Tag: pyetje

  • Pa babanë që i vr*u nënën, vajza: Mami bërtiste për ndihmë, ai e tërhoqi nga flokët

    Pa babanë që i vr*u nënën, vajza: Mami bërtiste për ndihmë, ai e tërhoqi nga flokët

    Burri që vrua gruan, është lajmi që ka tronditur mbarë opinionin publik në shtetin fqinj, por dhe në vendin tonë. Vajza 18-vjeçare e çiftit Nakoleci ka folur për televizionin grek ”Mega”, duke treguar të gjithë dinamikën. Ajo shprehet se ishte dëshmitare e të gjithë krimit dhe pa se si i ati vrau me thikë nënën e saj. 18-vjeçarja thotë se nuk do që ta shikojë më të atin. 40-vjeçari Pandeli Nakoleci e goditi me thikë në kraharor bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, pas sherrit për xhelozinë. Sipas tij, ajo e tradhtonte dhe një fëmijë që kishte humbur nuk ishte i tij, por i një burri tjetër.
    Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz.

    Pyetje: Nuk janë grindur më parë?
    Vajza: Janë grindur por jo kështu. Ishim mirë. Kohët e fundit kishte filluar punën. Punonte normalisht, ishte normal. Nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe për këtë arsye e bëri.
    Pyetje: Ishe aty?
    Vajza: Po. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë ndihmë’, ai veproi shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikë dhe ajo po bërtiste, edhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë. Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘Do të më vrasësh’? Pastaj filloi të vraponte. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them. Ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. U grindën për këtë dhe mami i tha ‘më mirë të ndahemi’. Ai iku njëherë për dy ditë, nuk e nxorri jashtë mami, iku vetë dhe pastaj u kthye dy ditë më vonë dhe na thoshte më vjen, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më.
    Pyetje: A kishte tentuar ndonjëherë vetëvrasjen?
    Vajza: Po një herë, këtë vit në fakt. Për të njëjtën arsye.
    Pyetje: A ja mori celularin mamit për të kontrolluar mesazhet?
    Vajza: Po, po.

  • Prova të reja nga FBI dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë për aferat Rama- McGonigal, ja si pazaret me…

    Prova të reja nga FBI dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë për aferat Rama- McGonigal, ja si pazaret me…

    Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, pasi FBI dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë, gjatë hetimeve të thelluara, dyshohet se kanë zbuluar prova të reja që lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama. Këto të dhëna kanë dhënë një dimension të ri hetimit, duke e bërë çështjen jo vetëm një proces ndaj McGonigal, por edhe një hetim që e vendos Ramën në qendër të skandalit ndërkombëtar pasi sipas informacioneve, afera është e përmasave të frikshme, me korrupsion në sektorin e naftës, energjetikës etj.
    FBI po heton se çfarë di McGonigal dhe deri ku ka shkuar ai. Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të janë në rrezik. McGonigal ka pranuar takimet me kryeministrin shqiptar dhe se ai po tentonte të ngrinte biznes në vendin tonë. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi sinjalet janë se FBI di shumë më tepër dhe telashet për Ramën do jenë të shumta në momentin që ai do të dalë nga ajo zyrë. Fati i Sali Berishës mund të jetë më i pakti.
    Hetimet e SPAK
    Për të argumentuar zhvillimin në SHBA lidhur me çështjen “McGonigal”, që tashmë është prapa derës së Edi Ramës, po përmendin tre fakte që kanë ndodhur në drejtësinë shqiptare.

    Më 26 tetor 2023, SPAK mori 4 orë në pyetje Dorjan Duçkën, këshilltar i Edi Ramës dhe drejtor i një kompanie mafioze kinezo-ruse që ka aktivitet dhe në Shqipëri, me pronarë oligarkë të sanksionuar e dënuar nga SHBA.
    Më 22 janar 2024, SPAK mori 6 orë në pyetje Agron Nezën, i përfshirë aktivisht në skandalin e aferës korruptive “McGonigal-Rama”, si sekser biznesesh e korrier milionash te ish-agjenti i FBI, dhënë nga Edi Rama për skema lobimi e goditjesh politike në Shqipëri.
    Më 15 janar 2024, gjatë një takimi me studentët në Shkodër, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, pyetjes për hetimin e Edi Ramës lidhur me dosjen “McGonigal”, iu përgjigj: – Hetimi është në proces. Kush është implikuar do merret në pyetje, mbasi ne shikojmë vetëm provat e jo postet. Drejtuesi i SPAK e tha qartë, që Edi Rama është skeduar si subjekt në hetimin e dosjes “McGonigal”, për sa i përket aferave të bëra në Shqipëri, me këshilltarin e tij Dorjan Duçka dhe me sekserin Agron Neza, ndërsa për të tjerat, Edi Rama ka punë me Drejtësinë Amerikane. SPAK ka marrë në pyetje Agron Nezën, i skeduar si “Personi A” dhe Dorjan Duçkën i skeduar si “Personi B”; të cilët, kanë vepruar me porosi të kryeministrit Edi Rama, për llogari të interesave të tij e bashkë me të. Nuk dihet nëse është marrë Rama në pyetje. Kjo dosje ka qenë e regjistruar në SPAK, por pa futur në procedurë hetimi, deri kur SHBA dërgoi provat për veprimet e kryera në Shqipëri; mbështetur në hetimet e FBI dhe deklarimet e ish-agjentit Charles McGonigal, të dashurës së tij dhe të personit “A” e personit “B”. Personi që është marrë në pyetje në mënyrë private pa dijeninë e mediave, ose nuk është marrë akoma në pyetje, është vetëm kryeministri Edi Rama, si subjekt penal i përmendur 17 herë në dosjen hetimore të FBI, që është dorëzuar për gjykim në Uashington, ku subjekt janë McGonigal, Rama, Duçka e Neza. Dënimi i Charles McGonigal në New York, për aferat e oligarkun rus; dënimi i pritshëm i tij në Uashington për aferat në Shqipëri dhe thirrja e Duçkës e Nezës nga SPAK, kanë alarmuar Edi Ramën, sepse e di që nuk mund t’i shpëtojë përballjes me drejtësinë.

  • Berisha i drejton 4 pyetje Ramës: Nëse nuk ballafaqohesh dot me Daniel Shimën, je autori kryesor i këtij terrorizmi shtetëror bashkë me Agasin

    Berisha i drejton 4 pyetje Ramës: Nëse nuk ballafaqohesh dot me Daniel Shimën, je autori kryesor i këtij terrorizmi shtetëror bashkë me Agasin

    Kreu i opozitës, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në atë që e quajti “terrorizëm shtetëror” kundër Daniel Shimës.

    Ai deklaroi se policia ka manipuluar informacionet dhe se Shima u mbajt peng për disa orë në një “bodrum mafioz”. Berisha ngriti dyshime mbi një skenar të zhdukjes së tij dhe tha se heshtja e tij dëshmon kodin mafioz që sundon në vend.

    Ai i drejtoi Ramës katër pyetje publike, duke e sfiduar për ballafaqim me Shimën dhe duke e akuzuar për lidhje me tenderat e AKSHI-t. Më tej, Berisha e cilësoi Shqipërinë si “narkoshtetin e parë në Europë”, ku qeveria bashkëpunon me kartelet e drogës.

    FJALA E BERISHËS:

    Pra, policia mashtroi paturpësisht. Ishte në jug, tha.
    Policia kishte të gjitha mundësitë në qoftë se policia e lokalizoi atë tek Qyteti Studenti, por pastaj u tha hiqni dorë nga kjo, çojeni në Elbasan.
    Hajdeni merreni vesh tani se ku…
    Por një gjë del e sigurt, që ky për disa orë u mbajt peng në një bodrum mafie, vrasësish serialë, në të cilën atij iu mbyll goja.
    Ai ka dalë, është në shtëpi. E ka qepur gojën njëlloj si Lefteri, i cili pas kërcënimit që i bëri Poja, pret me durim dajak pas dajaku, akuzë pas akuze dhe nuk u thotë shqiptarëve të vërtetën.
    Pra, cili ishte skenari?
    Ishte skenari zhdukja e tij përfundimtar apo vetëm qepja e gojës, faktikisht cilido që të ishte, kodi i mafies, Omerta mbizotëroi.
    Tani unë kam disa pyetje për Edi Ramën.
    1.Cilat kanë qenë motivet e kërcënimit tuaj ndaj Daniel Shimës?
    2.E urdhërove ti Mirlinda Karçanajn ta shkarkojë atë sapo doli nga Skapi dhe pse?
    3.Ke dijeni ti për regjistrimin ambiental në të cilin Gerond Meçe pohon se të gjitha tenderat në AKSH i përcakton baxhanaku dhe bashkëshortja jote, Linda Rama?
    4.Je i gatshëm të ballafaqohesh me Daniel Shimën pas kësaj situate? Në qoftë se ta mban. Përndryshe, me Agasin je autor kryesor i këtij akti i terrorizmit shtetëror të realizuar sigurisht nëpërmjet karteleve të drogës dhe absolutisht më i mundshmi, meqenëse këta thonë njëherë shkoi në Qytetin Studenti, po ç’punë ka QS me Elbasanin? Pra në qoftë se e keni identifikuar me kamera dhe qeliza në Elbasan, ai atëherë aty është përpunuar në bodrumet e Suel Çelës.
    Pretendimi i policisë se kishte një zënkë me partneren, fakton të gjitha këto që themi.
    Është një turp, turp i madh.
    Përndryshe, AKSHI si sipërmarrja private e Edi Ramës është një institucion me inkriminimin më të lartë.
    Ju jeni dëshmitarë se si drejtoresha aty u kap në flagrancë teksa transportonte 140 kg kanabis. Njëfarë Erisa Feraj. Për të mos folur për të tjerë.
    Por, edhe njëherë, gjithçka ndodhi si në romanet e Markezit, si në një narkoshtet të parë dhe të vetëm në Europë që është Shqipëria.
    Dënoj me forcën më të madhe rrëmbimin dhe kërcënimet e mëdha që i janë bërë Daniel Shimës, një person siç u faktua, i planifikuar për t’u zhdukur nga Edi Rama me mafien e tij.

  • Mister në Francë, gjenden në lumin Senë trupat e katër burrave, një i dyshuar po merret në pyetje

    Mister në Francë, gjenden në lumin Senë trupat e katër burrave, një i dyshuar po merret në pyetje

    Policia franceze arrestoi të mërkurën dhe po merr në pyetje një burrë për vrasje, pasi katër trupa u gjetën në lumin Sena javën e kaluar.

    I dyshuari po mbahet në Paris, raporton BBC. Policia nuk ka dhënë detaje rreth tij apo numrit të vrasjeve për të cilat po merret në pyetje. Trupi i parë u gjet më 13 gusht nga një kalimtar pranë një ure në Soisy-le-Roi, një periferi juglindore e Parisit. Më vonë atë ditë, policia, duke kontrolluar zonën, zbuloi tre trupa të tjerë të zhytur në ujë në një distancë të shkurtër.
    Trupi i parë me sa duket kishte qenë në ujë për një kohë të shkurtër. Ishte një burrë 40-vjeçar nga zona. Tre trupat e tjerë u gjetën në një fazë shumë të avancuar të dekompozimit dhe ka të ngjarë të kenë qenë në lumë për ditë të tëra.
    Prokurorët thonë se një nga viktimat ishte mbytur dhe një tjetër kishte lëndime serioze.
    Deri më tani, nuk ka prova që i lidhin viktimat me njëra-tjetrën. Është e mundur që ato të jenë hedhur në lumë në pika të ndryshme dhe të jenë sjellë poshtë rrjedhës së ujit deri te ura.

    Top Channel

  • Agim Doçi: Ku ta gjej unë erën tënde…

    Agim Doçi: Ku ta gjej unë erën tënde…

    Ehu!… Pyetje ishte kjo për të bërë.apo të gjithë kërkojnë nga dashuria?Ahere thashë: “Do bëj një pyetje jo si të tërë!Një pyetje “bombë”, nga ato që bën mençuria.

    “Ku ta gjej unë erën tënde!?…”dhe si shuplakë, pyetja në vesh më flakëroi.Këto janë intervista! – mendova, – që dalin prej zemre…Tani forca, përgjigju!… se koha kaloi!

    E vura gishtin tek plaga e sapohapurArrnuar me fasho psherëtime dhe malli.E prekja pa mëshirë plagën e përgjakurQë përgjigja të dilte e sinqertë…e jo nga halli.

    Kërkoja të nuhasja erën time vetiakedhe aty brenda shpirtit përgjigjen të merrja…çudi…përpjekjet e mija dështakenga thellësitë e shpirtit erën tënde nxirrja!

    Përse më bën pyetje ti zogu i pranverësQë strukesh pranë meje e lumtur!?S’e ndjen erën time që rri prapa derësdhe pret e rrënqethur një fjalë, për t’u futur?!

    Rrëmo plagët e tua që kullojnë dashuriPastaj vur melhemin e mallit të përzhitur!…Dhe pyetmë e dashur, pyetmë përsëri:– Ku ta gjej erën tënde, nga largësia…grisur!?

    Tani prit përgjigjen, se më duket e gjeta!Kërko erën time, tek ëndrrat e tua!Të fal të gjitha netët që askurrë nuk i fjeta!Se erën e përbashkët e ke tek fjalët TË DUA!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AGIM DOÇI: JA KËNGËTARET QË KANË QENË TË PRIVILEGJUARA NGA SISTEMI

    Po, ka pasur këngëtare që janë privilegjuar nga diktatura. Dhe këtë e konfirmoi kohë më parë një artist që ka krijuar në atë sistem, poeti Agim Doçi.

    Edhe pse nuk është dakord që të flitet për jetën intime të artisteve të dikurshme, ai pranon rivalitetet mes këngëtareve “big” nëpër festivale, ku sipas tij, favorizoheshin këngët me përmbajtje politike dhe partiake.

    Që nga Bosnjë-Hercegovina ku ndodhet për të shkruar një material mbi viktimat e gjenocidit serb, Agim Doçi ka dhënë një intervistë…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

    ObserverKult

  • SPAK merr në pyetje më shumë se 3 orë ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

    SPAK merr në pyetje më shumë se 3 orë ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

    Lidhur me hetimet që po kryhen për aferën e ‘Eco Parkut’ në Durrës, SPAK ka marrë dhjetë ditë më parë dëshminë e ish deputetit socialist, Alqi Bllako.

    Ish deputeti është pyetur në cilësinë e drejtorit të AKUM. Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, ai është marrë në pyetje për më shumë se tre orë.
    Në vitin 2019 qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë ‘Eko Parkun’.
    Në tetor të po atij viti, AKUM e shpalli tenderin dhe e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë.
    Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanisë ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’.
    Bllako ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ndërkohë që është pyetur disa herë për këtë çështje.
     

    Top Channel

  • I dënuar për aferën e inceneratorëve/ SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon për më shumë se 3 orë

    I dënuar për aferën e inceneratorëve/ SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon për më shumë se 3 orë

    Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako është marrë në pyetje lidhur me hetimet që po kryen nga SPAK për tenderin e EcoPark në Durrës.
    SPAK, sipas burimeve, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos 10 ditë më pare, ku ish-ligjvënësi u mor në pyetje në cilësinë e drejtorit të AKUM. Në 2019, qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun.
    AKUM shpalli tenderin në tetor 2019, por e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanive ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’.
    Alqi Bllako ndërkohë ndodhet në burgun e Durrësit, i akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

  • “A do vrasësh më civilë?”, Putini nuk është mësuar të vihet në pyetje nga gazetarët

    “A do vrasësh më civilë?”, Putini nuk është mësuar të vihet në pyetje nga gazetarët

    Vladimir Putin

    ALASKË- Pak çaste më parë, pamë gazetarë të huaj duke i bërë pyetje Vladimir Putinit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Alaskë. Kjo është hera e parë pas shumë kohësh që presidenti rus gjendet në një dhomë me kaq shumë gazetarë të pavarur, jo të kontrolluar nga Kremlini.
    Puna e grupit të shtypit rus që zakonisht udhëton me presidentin është shumë e ndryshme nga mënyra se si gazetarët amerikanë mbulojnë ngjarjet. Pyetjet e pashkruara ose të pakëndshme pothuajse nuk bëhen kurrë.
    Sot gazetarët kanë arritur t’i bërtasin Putinit pyetje të tilla si: “Kur do të ndaloni së vrari civilë?” dhe “Pse duhet Trump t’u besojë fjalëve tuaja?”
    Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse presidenti rus i ka dëgjuar pyetjet, por nëse ai del për një konferencë shtypi, do të jetë e pamundur të shmangë plotësisht temat e pakëndshme./ZËRI

  • Putini nuk është mësuar të pyetet kaq hapur publikisht

    Putini nuk është mësuar të pyetet kaq hapur publikisht

    Vetëm pak çaste më parë, pamë gazetarë të huaj duke i bërë pyetje Vladimir Putinit gjatë ceremonisë së tij të mirëseardhjes në Alaska.

    Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që presidenti rus e ka gjetur veten në një dhomë me kaq shumë gazetarë të pavarur që nuk kontrollohen nga Kremlini, shkruan BBC.

    Puna e grupit të shtypit rus që zakonisht udhëton me presidentin është shumë e ndryshme nga mënyra se si gazetarët amerikanë i mbulojnë ngjarjet.

    Pyetje të paautorizuara ose të pakëndshme pothuajse nuk bëhen kurrë.

    Sot gazetarët kanë arritur tashmë t’i bëjnë pyetje Putinit, të tilla si “kur do të ndaloni së vrari civilë?” dhe “pse duhet t’u besojë Trump fjalëve tuaja?”

    Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse presidenti rus i dëgjoi pyetjet – por nëse ai del për një konferencë shtypi, do të jetë e pamundur të shmangen plotësisht temat e pakëndshme.

  • Vrasja e 14-vjeçarit. Dy të miturit ishin konfliktuar më parë! Policia po merr në pyetje autorin

    Vrasja e 14-vjeçarit. Dy të miturit ishin konfliktuar më parë! Policia po merr në pyetje autorin

    Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar. Sipas policisë, autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.
    Përleshja fatale ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg. Dy adoleshentët janë takuar për t’u sqaruar, por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.

    Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.