Tag: pyetje

  • Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Policia ka dy të dyshuar, ‘çelësi’ mund të jetë testamenti i biznesmenit

    Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Policia ka dy të dyshuar, ‘çelësi’ mund të jetë testamenti i biznesmenit

    Zhvillime të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda të Greqisë të dielën, ndërsa prova të tjera dalin në dritë.
    Pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër.
    Policia ka dy të dyshuar, teksa testamenti i biznesmenit pritet të hapet ditën nesërme dhe do ndihmojë hetuesit për të përforcuar dyshimet e arsyeshme.
    Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që i mbijetoi plumbave dhe për të cilin thuhet se ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje. Mediat greke raportojnë se dy persona tashmë janë shoqëruar dhe janë të dyshuar, por ende të arrestuar.
    I dyti është një 17-vjeçar që u soll u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet, pasi ai i njihte të dy viktimat – si pronarin e kampingut ashtu edhe kujdestarin shqiptar (punëtori). Policia e dinte që i riu i përkiste rrethit të tyre të ngushtë, pasi ai ishte shpesh me ta gjatë muajve të verës.
    Siç e përshkroi nipi i viktimës, autori duket të jetë një i ri i moshës 17 deri në 18 vjeç, i cili flet greqisht të çalë, ka flokë bjond dhe lëkurë të çelët. Në ditën e vrasjes së pronarit dhe kujdestarit, ai mbante veshur një bluzë me ngjyrë të çelët dhe po ngiste një skuter.
    Në pyetje u mor edhe punonjësi i një karburanti, ku kaloi motori i autorit, që dha dëshmi ndryshe, se kishte lëkurë të errët dhe jo të çelët.
    Skuteri i autorit të krimit që ekzekutoi ftohtësisht pronarin e kampingut dhe kujdestarin e tij në Finikounda u gjet në Ilia, ndërsa, siç duket, distanca e përshkuar nga autori është shumë më e madhe se sa ishte vlerësuar fillimisht. Sipas “Mega”, autoritetet gjetën pamje filmike të kamerave në Kyparissia që regjistruan kalimin e vrasësit, me skenarët që sugjerojnë se zona është ose vendi i fshehjes, ose shtëpia e autorit të krimit.
    Në fakt, duhet theksuar se një i dyshuar i dytë u soll për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin. Megjithatë, nipi i pronarit, i cili ishte dëshmitar okular i vrasjes, nuk njohu asnjërin prej tyre, duke rezultuar në lirimin e tyre.
    Vrasja e dyfishtë ndodhi natën e së dielës. Sipas informacioneve të para të mbledhura nga autoritetet në lidhje me incidentin e frikshëm, ky person e pyeti pronarin 68-vjeçar të kampingut dhe një mikun e tij 61-vjeçar (i cili punonte në biznes) nëse kishin një dhomë.
    Kur ata refuzuan, ai nxori armën dhe i qëlloi në zonën e pritjes. Nipi i pronarit të kampingut ishte gjithashtu në vendngjarje në kohën e krimit, dhe ai shpëtoi mrekullisht. Autori qëlloi drejt tij, por nuk arriti ta godiste.

  • Atentati në Greqi! Pronari grek pasurinë ia kishte lënë shqiptarit, të dy u ekzekutuan në kamping

    Atentati në Greqi! Pronari grek pasurinë ia kishte lënë shqiptarit, të dy u ekzekutuan në kamping

    pamje nga vendngjarja

    GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë në një kamping në zonën e Messenia, Greqi, ku pronari grek dhe punëtori i tij shqiptar u ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e 5 tetorit. Protothema raporton se pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër.

    Dy persona tashmë janë shoqëruar dhe janë të dyshuar, por ende asnjë i arrestuar. Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që i mbijetoi plumbave, i cili ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje.
    I dyti është një 17-vjeçar që u soll u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet, pasi ai i njihte të dy viktimat – si pronarin e kampingut ashtu edhe kujdestarin shqiptar (punëtori). Policia e dinte që i riu i përkiste rrethit të tyre të ngushtë, pasi ai ishte shpesh me ta gjatë muajve të verës. 
    Skuteri i autorit të krimit që ekzekutoi ftohtësisht pronarin e kampingut dhe kujdestarin e tij në Finikounda u gjet në Ilia, ndërsa, siç duket, distanca e përshkuar nga autori është shumë më e madhe se sa ishte vlerësuar fillimisht. Autori kishte hyrë në kamping si ‘klient i mundshëm’. Kur i është thënë se nuk kishte vende të lira, ai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj pronarit dhe punëtorit shqiptar.
    Mediat greke raportojnë gjithashtu se disa vite më parë ishte tentuar një tjetër sulm ndaj të njëjtit pronar, i cili atëherë kishte shpëtuar për mrekulli./ZËRI

  • Vrasja në kamping e shqiptarit dhe e grekut, dyshohet se shkak është testamenti, 2 persona të dyshuar si autorë

    Vrasja në kamping e shqiptarit dhe e grekut, dyshohet se shkak është testamenti, 2 persona të dyshuar si autorë

    Zhvillime të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda të Greqisë të dielën, ndërsa prova të tjera dalin në dritë.
    Pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër.
    Policia ka dy të dyshuar, teksa testamenti i biznesmenit pritet të hapet ditën  nesërme dhe do ndihmojë hetuesit për të përforcuar dyshimet e arsyeshme.
    “Kështu, nesër në mëngjes në Gjykatën lokale të Magjistraturës, do të hapet testamenti i 68-vjeçarit me qëllim zgjidhjen e çdo dyshimi dhe pyetjeje”, informon Protothema.
    Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që i mbijetoi plumbave dhe për të cilin thuhet se ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje. Mediat greke raportojnë se dy persona tashmë janë shoqëruar dhe janë të dyshuar, por ende të arrestuar.
    I dyti është një 17-vjeçar që u soll u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet, pasi ai i njihte të dy viktimat – si pronarin e kampingut ashtu edhe kujdestarin shqiptar (punëtori). Policia e dinte që i riu i përkiste rrethit të tyre të ngushtë, pasi ai ishte shpesh me ta gjatë muajve të verës.
    Siç e përshkroi nipi i viktimës, autori duket të jetë një i ri i moshës 17 deri në 18 vjeç, i cili flet greqisht të çalë, ka flokë bjond dhe lëkurë të çelët. Në ditën e vrasjes së pronarit dhe kujdestarit, ai mbante veshur një bluzë me ngjyrë të çelët dhe po ngiste një skuter.
    Në pyetje u mor edhe punonjësi i një karburanti, ku kaloi motori i autorit, që dha dëshmi ndryshe, se kishte lëkurë të errët dhe jo të çelët.
    Skuteri i autorit të krimit që ekzekutoi ftohtësisht pronarin e kampingut dhe kujdestarin e tij në Finikounda u gjet në Ilia, ndërsa, siç duket, distanca e përshkuar nga autori është shumë më e madhe se sa ishte vlerësuar fillimisht. Sipas “Mega”, autoritetet gjetën pamje filmike të kamerave në Kyparissia që regjistruan kalimin e vrasësit, me skenarët që sugjerojnë se zona është ose vendi i fshehjes, ose shtëpia e autorit të krimit.
    Në fakt, duhet theksuar se një i dyshuar i dytë u soll për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin. Megjithatë, nipi i pronarit, i cili ishte dëshmitar okular i vrasjes, nuk njohu asnjërin prej tyre, duke rezultuar në lirimin e tyre.
    Vrasja e dyfishtë ndodhi natën e së dielës. Sipas informacioneve të para të mbledhura nga autoritetet në lidhje me incidentin e frikshëm, ky person e pyeti pronarin 68-vjeçar të kampingut dhe një mikun e tij 61-vjeçar (i cili punonte në biznes) nëse kishin një dhomë.
    Kur ata refuzuan, ai nxori armën dhe i qëlloi në zonën e pritjes. Nipi i pronarit të kampingut ishte gjithashtu në vendngjarje në kohën e krimit, dhe ai shpëtoi mrekullisht. Autori qëlloi drejt tij, por nuk arriti ta godiste.
    gijotina,com/

  • Cilin kandidat do të mbështesë PD? Berisha mbledh kryesinë e vogël: Ka edhe disa emra që më kanë shkruar mesazh

    Cilin kandidat do të mbështesë PD? Berisha mbledh kryesinë e vogël: Ka edhe disa emra që më kanë shkruar mesazh

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët tek selia e PD, në lidhje me kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntori.

    Berisha u shpreh se përveç atyre që kanë shpallur dëshirën për të kandiduar zyrtarisht ka dhe nga ata që i shkruajnë mesazhe, edhe pse nuk bëri të ditur emra konkretë.
    Pyetje: Do kemi kandidat, një emër sot…
    Sali Berisha: Shpresoj se po, por do të ketë diskutime edhe me koalicionin. Shpresoj se po.
    Pyetje: A kanë ardhë shumë propozime nga kandidatë të pavarur?
    Sali Berisha: Janë disa, janë disa. Janë, sepse ka që e kanë shpallur publikisht ka të tjerë që e kanë shprehur dëshirën.
    Pyetje: Cilët janë emrat që kanë shprehur dëshirën? Emrat më të njohur
    Sali Berisha: Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet të ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike.
    Pyetje: Sot kryesia e vogël e zyrtarizon kandidatin kryesor për Tiranë?
    Sali Berisha: Do të merret dhe mendimi i aleatëve, sepse jemi në një përpjekje të përbashkët.
    Pyetje: Do të bëhet sot e ditur…
    Sali Berisha: Shpresoj se po.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ Berisha fton personalitetet e këtij vendi të guxojnë: I mirëpresim me shumë sinqeritet

    Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ Berisha fton personalitetet e këtij vendi të guxojnë: I mirëpresim me shumë sinqeritet

    Kryesia e PD-së ka dalë sot me një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe që i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër. Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit të cilat u dekretuan nga presidenti Begaj të mbahen më 9 nëntor 2025. 

    Lideri i Partisë Demokratike nxit personalitetet e këtij vendi, dhe të Tiranës të guxojnë sepse PD do i mirëpresë absolutisht  me shumë sinqeritet. I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha nuk dha një emër por bëri të qartë se kandidatura që do të mbështetet pritet të mësohet brenda 2 ditëve pasi dhe vetë koha është shumë e ngushtë. 

    Berisha denoncoi se tashmë Belinda Balluku e cila është caktuar si drejtuesja politike e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë ka nisur takimet me bandat.

    “Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.” tha Berisha.

    Më 9 nëntor do të ketë zgjedhje të pjesshme në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat. Fushata elektorale për këto zgjedhje të pjesshme do të nisë më 1 nëntor.

     

    Pjese nga deklarata e Berishes
    Pyetje: A është Ermal Hasimja kandidat i pavarur?
    Sali Berisha: Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua. 
    Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo. 
    Pyetje: I plotëson ato të dhëna themi?
    Sali Berisha: Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin. 
    Pyetje: Sa i takon çështjes, PS ka përcaktuar dhe cilët do të jenë personat që do bëjnë fushatë në degët e Tiranës, apo bashkitë e tjera… 
    Sali Berisha: Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.
    Pyetje: Ata po takojnë bandat, ju kur do i takoni qytetarët?
    Sali Berisha: Po i heq deputetet që nuk punojnë me bandat. Aty ligjin po e bëjnë bandat. 
    Pyetje: Po ju qytetarët kur do i takoni?
    Sali Berisha: Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë. 
    Pyetje: Kandidatin e pavarur deri kur do e prisni?
    Sali Berisha: Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur.
    Sot dhe nesër do të pritet. 
    Pyetje: Keni emra të përcaktuar?
    Sali Berisha: Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë. 
    Pyetje: Deri në mesin e javës do ta keni kandidatin?
    Sali Berisha: Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet.

     

  • Dosja e ngjarjes së rëndë në Shkodër i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

    Dosja e ngjarjes së rëndë në Shkodër i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

    Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për hetimet e atentatit që tronditi Shkodrën mëngjesin e 8 shtatorit, ku u vranë Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), teksa mbeti i plagosur shënjestra e atentatit Erogen Brajoviç, si dhe kamarierja Meri Kaceri.
    Dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal. SPAK ka nisur tërheqjen e dosjes dhe pritet që brenda pak ditësh të marrin në pyetje autorin e dyshuar të masakrës, 28-vjeçarin Ragip Gila. Ky i fundit u kap ditën e atentatit, pasi Policia u vu në ndjekje të tij, pas ngjarjes kriminale.
    Gila ka deklaruar se atentatin e kreu pas një përplasjeje të mëparshme me Erogen Brajoviç. Megjithatë, dyshimet e hetuesve në Spak janë se atentati ka qenë i porositur dhe Gila ka vepruar si ekzekutor me pagesë.
    “Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso. Kam pasur një problem personal me të. Erogen Vaso më ka ndjekur me makinën e tij të blinduar e më kërcënuar. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Me të tjerët nuk kisha asgjë, vetëm me Erogenin.” – ka deklaruar Gila.
    Policia ka shpallur në kërkim një prej njerëzve të tij më të Ibrahim Licit, Barush Bregun, por edhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Ragip Gilën për të kryer atenatin. Një prej personave që është marrë në pyetje është edhe Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit i njohur si “fantazma”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Ai është pyetur lidhur me armët e gjetura në banesën e motrës së tij, që dyshohet se është përdorur si bazë për aktivitet kriminal nga Barush Bregu alias Bajram Bregu. Lici ka deklaruar për hetuesit se motra e ka dhënë me qira banesën, pasi jeton jashtë vendit dhe do t’u vendoste në dispozicion edhe një kontratë.
    Ndërkohë, mësohet se në listën e personave që SPAK do të marrë në pyetje këto ditë për të hedhur dritë mbi përplasjet mes grupeve kriminale në Shkodër është edhe Denis Brajoviç (i njohur edhe si Denis Bajri Brajoviç). Ai u ekstradua nga Dubai disa muaj më parë dhe ndodhet në paraburgim për llogari të dosjes “Metamorfoza”, që është në hetim nga SPAK. Denis Brajoviç është vëllai i Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të 8 shtatorit dhe dyshohet si shënjestër e atentatit.

  • Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

    Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

    Personi që shihni në foton e mësipërme është 44-vjeçari Edoard Sarchi, sipërmarrësi italian me biznes në Shqipëri, i cili u gjet pa shenja jete, rreth orës 00:30 në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë.
    Ai ndodhej për gjueti së bashku me Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, si dhe me një person të katërt. Burime për mediat bëjnë me dije se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë plumbi në këmbë, në arterien kryesore.
    Në vendin e ngjarjes uniformat blu gjetën dy automjete, ku një prej tyre ishte e viktimës. Për shkak të mungesës së shenjave të plumbave në mjet, grupi hetimor dyshon se ndaj shtetasit italian nuk është qëlluar me breshëri.
    Edoardo Sarchi zhvillon aktivitet tregtar në Shqipëri prej të paktën 25 vitesh. Ai rezulton administrator dhe një prej pronarëve të shoqërisë “Tegola Edilcentro”, me seli në Laprakë të Tiranës dhe me aktivitet prodhim tullash, etj. Ai dyshohet se e frekuentonte vazhdimisht zonën e Salarisë në Tepelenë për gjueti.
    Policia shoqëroi në komisariat, për të marrë në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për kirimin Eqerem Braçen së bashku me dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, dhe personin e katërt, me të cilët viktima ishte për gjah.
    Burime bëjnë me dije se Daniel, Gazmend dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, Specialistët e Krimeve të Rënda e në fund përsëri nga OPGJ. Kjo marrje në pyetje është bërë për shkak se të tre këta persona kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin. Ndërkohë personi i 4-t nuk është thirrur ende për tu marrë në pyetje.
    Fillimisht këta persona kanë thënë se e kanë gjetur italianin Edoardo Sarchi të vdekur në anë të rrugës, e më pas kanë thënë se e kanë gjetur të plagosur dhe u vdiq në duar, ndërsa versioni i tjetër është se ka qenë së bashku për gjah dhe se dikush u kishte prerë rrugës dhe u ka qëlluar me armë zjarri.
    Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ende nuk e ka përcaktuar vendin e saktë se ku ka ndodhur krimi, pasi ka dyshime se italiani mund të jetë vrarë në vend tjetër dhe të jetë sjellë më pas tek vendi ku u gjet.
    Ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në Tiranë ku po kryet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes si dhe për të kuptuar nëse plaga në kofshë është shkaktuar nga qitja me armë zjarri apo është shkaktuar nga diçka tjetër.
    Ndërkohë për ekspertizë janë dërguar dhe dy armë gjahu për të kuptuar nëse me këto armë është bërë qitje dhe a kanë lidhje me plagën e konstatuar në trupin e viktimës.

  • Vrasja e biznesmenit italian, Eqerem Braçe dhe djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, merren 4 herë në pyetje

    Vrasja e biznesmenit italian, Eqerem Braçe dhe djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, merren 4 herë në pyetje

    Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës.
    Burime bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen po merren në pyetje ortaku i biznesit të italianit, shtetasi Eqerem Braçe, si dhe dy djemtë e tij, Gazment Braçe e Daniel Braçe.
    Bëhet me dije se këta persona deri tani janë marrë katër herë në pyetje. Një herë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, një herë nga Prokurori, një herë nga specialistët e krimeve që kanë mbërritur nga Tirana dhe një herë tjetër sërish nga OPGJ.
    Në pyetje nuk është marrë personi i katërt i cili qëndron në korridor, emri i të cilit ende nuk dihet.
    Arsyeja e marrjes katër herë në pyetje është se të tre personat kanë dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen. Një herë kanë thënë që e kanë gjetur italianin në rruge të vdekur, një herë kanë thënë se e gjetën të plagosur dhe u vdiq në duar, një herë kanë thënë se ishin me italianin dhe i qëlloi dikush që u zuri rrugën me armë.
    Kjo ka nxitur organet e hetimit të ripyesin personat që kanë dhënë dëshmitë, pra Eqrem Braçen me dy femijët e tij.
    Ndërkaq Eqrem Braçe në momentin e ardhjes në Gjirokastër u paraqit në Spital, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të rënies së sheqerit dhe tronditjes që pretendonte se përjetoi.
    Viktima ndodhet në Tiranë, në pritje të autopsisë dhe konfirmohet se plaga që ka marrë është në pjesën e femurit.

  • “E kishe me vete orën 400 mijë euroshe në Aruba?”, PD ka 7 pyetje për Ramën

    “E kishe me vete orën 400 mijë euroshe në Aruba?”, PD ka 7 pyetje për Ramën

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vijuar me akuzat e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama lidhur me një trafik që pretendohet se ka ndodhur në Aruba, me personazhe të trafikut ndërkombëtar të drogës.
    Sipas Balliut, në hetimin e Prokurorisë belge të vitit 2024, emri i Ramës del i përfshirë në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës, të pranishëm në një samit të organizuar në Aruba, Antilet Holandeze.
    “Në një hetim të Prokurorisë belge të vitit 2024, Edi Rama dilte sërish ‘i fotografuar’ në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës te pranishëm në samitin e Arubas. Po ashtu dilte edhe shtetasi Artur S., i njëjti që figuron si aktor kryesor edhe në interceptimet e shërbimeve italiane, të sapozbuluara në një libër bestseller në Itali të gazetarit Nello Trochia, botuar nga shtëpia e famshme ‘Rizzoli’. Në dosjen belge flitej edhe për një dhuratë luksoze, e ngjashme me verën ‘Romanee Conti’, por me një vlerë 10 herë më të madhe: një ore me kosto faraonike, 400 mijë euro. Po në atë dosje përmenden edhe Antilet holandeze, pra Aruba, që del qartë edhe në dosjen italiane të risjellë nga gazetari Trochia.”, deklaroi Balliu.
    Balliu thotë se ka disa pyetje për t’i drejtuar kryeministrit Edi Rama në emër të Partisë Demokratike dhe në interes të publikut.
    Pyetjet e tij:
    A kishte me vete orën 400 mijë euro gjatë takimit në Aruba?
    A ishte prezent dhuruesi i saj dhe çfarë marrëveshjesh apo dhuratash të tjera janë shkëmbyer mes tyre?
    A i është shprehur falënderimi për orën dhe a e ruan atë në koleksionin e tij privat në Surrel?
    Kush e ka shoqëruar në këtë takim dhe si janë ndarë përqindjet për ndërtimin e një “super-kulle” në zemër të Tiranës, e cila lidhet me bizneset e karteleve të drogës?
    A ka lidhje mungesa e tij në Asamblenë e OKB-së në Neë York me pjesëmarrjen e tij në këtë samit të dyshuar?
    Në fund të deklaratës së tij për mediat, Balliu ka paralajmëruar se këto pyetje dhe fakte do të sqarohen më në detaje në seancat e ardhshme parlamentare, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë për këto akuza shumë serioze që përfshijnë figurën e kryeministrit.

  • SPAK merr në pyetje 11 zyrtarë, hetim për tenderin e oksigjenit mjekësor

    SPAK merr në pyetje 11 zyrtarë, hetim për tenderin e oksigjenit mjekësor

    SPAK ka zhvilluar një aksion tjetër tek Shëndetësia. Një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçmen janë thirrur 11 zyrtarë të njësisë së prokurimeve, në lidhje me hetimin për tenderat e oksigjenit mjekësor, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitar dhe me këqyrje, tha ajo.
    Ajo ka evidentuar një shqetësim që disa qytetar, por dhe persona publikë, kanë hasur në SPAK. Në SPAK janë 978 telefona të sekuestruar, të cilët nuk u janë kthyer personave që janë hetuar.