Tag: pyetje

  • “Bëni ligjin për patronazhistët dhe t’i ndjekim penalisht”, Dumani: Quhet korrupsion kur premtojnë hipotekë apo regjistrim prone

    “Bëni ligjin për patronazhistët dhe t’i ndjekim penalisht”, Dumani: Quhet korrupsion kur premtojnë hipotekë apo regjistrim prone

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e sotme (27 tetor)  pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton.
    Dumani, i pyetur nga deputeti Flamur Noka se në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, kemi të bëjmë me korrupsion aktiv apo pasiv.Lexo edhe :Related Posts
    Kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton nuk ka sot një bazë ligjore për të ndjekur penalisht patronazhistët.

    Ai nënvizoi se SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve, qoftë kur kanë qenë parti, kur kanë qenë qytetarë, qoftë edhe kur kanë qenë institucione.
    Pjesë nga pyetje-përgjigjet:
    Pyetje: A përbën korrupsion zgjedhor që të falësh gjobat para zgjedhjeve dhe të japësh bonus pensionistëve?
    Dumani: Çështja e gjobave të falura është vendosur mosfillim i procedimit penal. Vendimi nuk është ankimuar në gjykatë. U verifikua çdo pretendim.
    Pyetje: OSBE flet edhe për rrjetin e patronazhistëve, që nuk është gjë tjetër veçse gjurmim i qytetarëve.
    Dumani: Sa i takon patronazhistëve, në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, këtu kemi korrupsion aktiv apo pasiv. Ne nuk kemi një vepër penale për patronazhimin. Bëjeni si Kuvend dhe ne ushtrojmë ndjekjen penale.
    Pyetje: A ka dështuar SPAK për të përmbushur përgjegjësitë ligjore për ndëshkimin e korrupsionit zgjedhor?
    Dumani: SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve, qoftë kur kanë qenë parti, kur kanë qenë qytetarë, qoftë edhe kur kanë qenë institucione. Në çdo rast verifikimet janë bërë në kohë rekord, që çdo kallëzues të kishte një vendimmarrje në një kohë sa më të shpejtë. Sa kohë që kallëzuesit nuk e kanë ankimuar, do të thotë që janë pajtuar me vendimin. Kemi disa procedime penale të rëndësishme, vazhdon hetimi edhe për disa subjekte të tjera.
    /vizionplus.tv

  • Berisha: Dumani po mbron Ballukun, po e heton për një tender supervizimi dhe jo për 50 milionë eurot

    Berisha: Dumani po mbron Ballukun, po e heton për një tender supervizimi dhe jo për 50 milionë eurot

    Berisha: Dumani po mbron Ballukun, po e heton për një tender supervizimi dhe jo për 50 milionë eurot
    Nga jashtë Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar se ‘po mbron’ ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    Berisha theksoi se Dumani po e heton Ballukun vetëm për një tender supervizimi, ndërsa po shmang hetimin për “50 milionë eurot e aferës së madhe”.
    Për pyetjet ka disa praktika.
    Në shumë raste, pyetje nuk bëhen fare. Deputetët, opozita e gjykon të mos bëhen pyetje dhe ka ndodhur jo një, por në mënyrë të përsëritur.
    Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për t’i dhënë mundësi të pyeturit që të përgatitet. Kjo është normale.
    Por kjo nuk përjashton as të drejtën e pyetjes me gojë pas dëgjimit të raportit, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim.
    Këta janë në frikë dhe tmerr.
    I thashë unë, dil e betohu në Kushtetutë, por nuk del dot Nesti Angoni.
    Se tani thonë që ky Gogo është Nesti Angoni, ia hoqën Belindës…
    …Problemi është se duhet të dëgjojnë shqiptarët çfarë pyetjesh janë bërë.
    Se pastaj lexo një pyetje po, lexo një pyetje jo, lexo një gjysmë pyetje, nuk jemi në pozita miqësore aty.
    Jo, ajo është një palë kundërshtare, e cila është marrë me luftë të egër kundër pluralizmit politik. E cila është akuzuar se ka fjetur mbi dosje krimi.
    Unë lexova nga dosja e Taulant Ballës. Kjo është dosja 26. Ky, për të mos e çuar Taulant Ballën me dosjen 26, ka krijuar dosjen 26/1.
    Por shqiptarët duhet ta dinë se ky fle mbi dosjet e krimit.
    Ata mund ta bëjnë këtë me mazhorancën se janë në miqësi, jo me ne, se ne na bashkon interesi i publikut…
    …Në radhë të parë, gjer sot nuk ka pasur parlament. Por sot jemi të gjithë të përgatitur për diskutime.
    Por në rast se partia e krimit, mazhoranca e krimit kërkon që të mos ketë diskutime…
    …Zonja Maloku, e bëre me dashje apo pa dashje këtë pyetje, unë nuk e di. Por ke bërë një pyetje shumë interesante. Pikërisht për këtë punë jam këtu se ka variante të tjera.
    Kurse ky tha ose pranoni këtë, ose ne do i votojmë. Këta përjashtojnë çdo variant tjetër….
    …Jo, nuk kam asgjë personale me asnjërin prej tyre. Ato çfarë kam pasur, i kam thënë më kush se gjithkush tjetër.
    Unë këtu kam hallin e qytetarëve.
    Këtu mund të them vetëm disa gjëra të shkurtra. Janë 130 milionë euro të djegësit, ky deklaron se sekuestroi filan apartament apo filan apartament, apo se ktheu një qindarkë nga 130 milionë euro të zhdukura, jo sepse nuk heton dot Edi Ramën dhe Erion Veliajn për këto. Edhe Lubinë.
    Mirëpo ju keni parë që këto ditë po gumëzhin Tirana se ky po bëhet avokat i Lubisë.
    Dhe Lubinë shkojnë dhe e marrin për një tender supervizioni për tunelin dhe jo për 50 milionë eurot.
    Ku janë 50 milionë eurot?
    Sa u ka kthyer qytetarëve shqiptarë kjo prokuroria nga 1 miliardë e 200 milionë të plaçkitura nga qeveritarët me dokumente zyrtare?
    Asnjë qindarkë…
    …Nuk përbën asgjë qëndrimi im sepse unë atë e kam dokumentuar. Ky është një armik i pluralizmit, është një mercenar i Edi Ramës që në vitin elektoral sulmon me çdo kusht opozitën dhe i vë në arrest shtëpie, arrest me burg, në ndjekje penale, në mënyrë që partia e tij e krimit dhe ai vetë të fitojë zgjedhjet.
    Kjo nuk janë gjëra të panjohura për ata që na dëgjojnë.
    Të panjohura janë 1 miliard dhe 200 milionë euro të zhdukura nga këta qeveritarë që ky nuk u ka kthyer një qindarkë qytetarëve shqiptarë.
    Të panjohura janë konflikti i tij i interesit.
    Ka në drejtësi, ua tregoj me emra po të doni, një gjykatës apo prokuror që është nxjerrë nga sistemi i drejtësisë se pinte kafe me një të dënuar. Pra, është nxjerrë sistemi se ke pirë kafe me filanin. Por ky danson me të dënuar, që thonë edhe se i lanë paratë tek ai.
    Natyrisht që ne jemi opozitë, ne jemi për transparencë…
    ….Raporti i OSBE/ODIHR thotë se nuk janë marrë parasysh shumica e rekomandimeve.
    OSBE/ODIHR nuk është institucion që vjen dhe të garanton zgjedhjet e lira.
    Ai të thotë ishin apo jo dhe i vëzhgon zgjedhjet. Të jep këshilla dhe orientime se si mund të bëhen transparente.
    Dhe ne jemi të gatshëm që t’i zbatojmë ato rekomandime…

  • “Nesti Angoni brenda Kuvendit”, Sali Berisha: Kush është ministri që denoncoi në SPAK Erion Veliajn

    “Nesti Angoni brenda Kuvendit”, Sali Berisha: Kush është ministri që denoncoi në SPAK Erion Veliajn

    Pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për 15 minuta pushim, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ndërpreu seancën plenare.
    Disa nga deputetët, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, zgjodhën që të dilnin jashtë ambienteve të Parlamentit dhe të flisnin për mediat.
    Kreu i opozitës, Berisha, deklaroi se Nesti Angoni, personi që denoncoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili është arrestuar që më 10 shkurt, në fakt ndodhet brenda Parlamentit.

    Sipas Berishës ai është deputeti socialist Toni Gogu.
    Berisha: I thashë unë, dil e betohu në Kushtetutë, por nuk del dot Nesti Angoni. Se tani thonë që ky Gogu është Nesti Angoni, ia hoqën Belindës…
    Berisha gjithashtu komentoi edhe refuzimin e Partisë Socialiste për t’i drejtuar pyetje krerëve të institucioneve të drejtësisë, të cilët do të raportojnë sot në Kuvend.
    Balla i dha opozitës dy mundësi, ose të pranojë faktin që pyetjet Altin Dumanit dhe krerëve të tjerë të institucioneve të drejtësisë t’i paraqiten me shkrim, ose në të kundërt do të vijojnë me procesin e votimit. Berisha u shpreh se kjo është e papranueshme dhe se socialistëve “nuk iu leverdis” raportimi i tyre. Berisha theksoi se vitet e kaluara është vendosur në zbatim praktika pyetje përgjigje me gojë.
    Berisha: Për pyetjet ka disa praktika. Në shumë raste, pyetje nuk bëhen fare. Deputetët, opozita e gjykon të mos bëhen pyetje dhe ka ndodhur jo një, por në mënyrë të përsëritur. Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për t’i dhënë mundësi të pyeturit që të përgatitet. Kjo është normale. Por kjo nuk përjashton as të drejtën e pyetjes me gojë pas dëgjimit të raportit, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim. Këta janë në frikë dhe tmerr.Problemi është se duhet të dëgjojnë shqiptarët çfarë pyetjesh janë bërë. Se pastaj lexo një pyetje po, lexo një pyetje jo, lexo një gjysmë pyetje, nuk jemi në pozita miqësore aty. Jo, ajo është një palë kundërshtare, e cila është marrë me luftë të egër kundër pluralizmit politik./vizionplus.tv 

  • Opozita “bombardon” Dumanin, 57 pyetje që presin përgjigjet e kreut të SPAK! Më pak të interesuar për ILD-në

    Opozita “bombardon” Dumanin, 57 pyetje që presin përgjigjet e kreut të SPAK! Më pak të interesuar për ILD-në

    Opozita ka bombarduar me pyetje kreun e SPAK, Altin Dumanin me 57 pyetje në total të depozituara paraprakisht në Kuvend. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, do të raportojnë sot punën vjetore në Kuvend pas raportimeve në komisionin e posaçëm të Ligjeve. 
    Jorida Tabaku kryeson listën me 8 pyetje për Dumanin, ndjekur nga Flamur Noka me 7 pyetje. 6 pyetje janë përgatitur nga Tedi Blushi, Luan Baçi. Ndërkohë Sali Berisha nuk ka përgatitur asnjë pyetje për asnjë prej përfaqësueseve që do të raportojnë. 
    Theksojmë se deputetët ka nisur një sherr në sallë, pasi opozita kërkon që përveç pyetjeve të depozituara, të drejtojnë dhe pyetje me gojë, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga mazhoranca me argumentimin se kjo është një tendencë për të intimiduar titullarët institucionalë. 

  • Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend, opozita bllokon procesin! Berisha:  Po na hiqni të drejtën të bëjmë pyetje si burri-burrit

    Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend, opozita bllokon procesin! Berisha: Po na hiqni të drejtën të bëjmë pyetje si burri-burrit

    Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ.
    Por seanca, e cila ka nisur në orën 10:00 është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës
    Në nisje të seancës, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se është parashikuar 150 minuta debat pas raportimit të çdo institucioni. Opozita këmbëngul që tu bëjnë pyetje krerëve të drejtësisë gjatë seancës, por PS refuzon.

    Sipas Peleshit kjo është një praktikë e ndjekur që nga viti 2016, por e pazbatuar në dy vitet e fundit.
    Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.
    “Ka një rregull, pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen përpara dhe kryeministri lexon pyetjen që i ka dhënë deputeti. Keni 5 orë për të folur, ndoshta ai aty (Berisha) nuk do që ju të flisni. Është puna e tij”, tha Balla.
    Por sipas opozitës kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të prishur seancën parlamentare.
    “Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve. Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha Belind Këlliçi.
    Për socialistët, fakti që deputetët e opozitës duan të bëjnë pyetje në seancë, është gjyq që ata duan ti bëjnë institucioneve të pavarura.
    Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi  mazhorancën se po i heq opozitës të drejtën për të bërë pyetje direkte ‘si burri-burrit’.
    Berisha: Mëkatarë, me dosje palë-palë, dhe gjumashë mbi dosjen e krimit, kanë bërë një kompromis që të fshihen para jush që të fshihen para jush duke na hequr të drejtën të bëjmë pyetje direkt si burri-burrit, si qytetari-qytetarit, si përfaqësuesi juaj në këtë parlament. Këta të gjithë këtu janë në konflikt interesi. Dil e betohu këtu në Kushtetutë se nuk ke dosje në SKAP? Dil betohu! Sepse ju jeni me dosje… Problemi juaj është se ju keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën. Ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, të na gjykojnë shqiptarët për pyetjet që bëjmë.

  • “Ka shumë punë me drejtësinë”/ Seanca plenare, ironizon Balliu: Ku e keni shoqe Ballukun

    “Ka shumë punë me drejtësinë”/ Seanca plenare, ironizon Balliu: Ku e keni shoqe Ballukun

    Kuvendi është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se nuk po i lejon që ti bëjnë pyetje, drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
    Deputeti i PD-së, Kelvis Balliu u shpreh se Belinda Balluku dhe Edi Rama nuk janë të pranishëm në Kuvend, pasi sipas tij ata kanë shumë probleme me drejtësinë, kryetarët e të cilëve pritet të raportojnë.
    “Ky i keni këta të dy, edhe shoqen balluku edhe shokun Rama, kanë ardhur këto institucione me të cilët këta të dy kanë shumë punë”, tha Balliu, i cili kërkoi që ligjvënësit demokrat të lejohen të bëjnë pyetje.

  • “Ke qenë i vërtetë vetëm në Bjeshkët e Istokut”/ Berisha i përgjigjet Manjës: Ulsiu nuk do që të bëj pyetje për 500 mijë eurot

    “Ke qenë i vërtetë vetëm në Bjeshkët e Istokut”/ Berisha i përgjigjet Manjës: Ulsiu nuk do që të bëj pyetje për 500 mijë eurot

    Nuk kanë munguar debatet nga kreu i PD, Sali Berisha në këtë seancë të sotme plenare.

    Teksa u përfshi në një përplasje me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, kryedemokrati tha se ‘Ulsiu nuk do që unë të ngrihem dhe të bëj pyetje për 500 mijë eurot’.
    Ulsi Manja u përgjigj duke thënë se ‘Berisha i vërtetë është ai i Bjeshkëve të Istokut, jo ai stolit’.Ndër të tjera, Berisha thotë se institucionet e drejtësisë, kanë frikë nga pyetjet e opozitës dhe se ky është një konsensus midis mazhorancës dhe atyre, duke i cilësuar të gjithë si bashkëmëkatarë.
    Pjesë nga debati:
    Berisha: Ju jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje te ata. Ata kanë mëkatet e tyre. Unë e kuptoj se Ulsi nuk do që unë të ngrihem dhe të bëj pyetje për 500 mijë eurot. Bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur.
    Manja: Zakonisht, ti njëlloj si kur ngjitesh në mal, na flet e vërteta. Sivjet ke qenë i vërtetë. Aty ku zhvillove dialogun me kalin, në fund the: “Në fund të dykluftimit triumfoi mosha”, la kalin dhe vendose të ecësh në këmbë. Atje është e vërteta, vetë jeta ka ndërtuar mbi gënjeshtra. Ata duan të dëgjojnë Saliun e Bjeshkëve shquitarëve, jo atë të stolit.
    Berisha: Ulsiu nuk e përgënjeshtroi kurrë. Nuk na lini neve, nuk doni pyetjet tona. E keni gabim. Vetën e keni përmbysur kodin dhe manualin. Ne nuk kemi diktuar përmbysjen e tij sepse ai manual nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjeve me gojë. E bëni nga frika, nga halli, është kompromis në hall, në krim, në frikë.
    “Unë iu referova ligjit, por nëse kjo shërben që të mos përdoret foltorja për të nëpërkëmbur shtetin, ne jemi deputetë por nuk kemi të drejta të pakufishme por dhe detyrime, dhe detyrimi është të mbajmë shtetit në këmbë dhe jo ta nëpërkëmbim atë”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

    Top Channel

  • ‘Ke qenë i vërtetë vetëm në Bjeshkët e Istokut’, Berisha i përgjigjet Manjës: Ulsiu nuk do që të bëj pyetje për…

    ‘Ke qenë i vërtetë vetëm në Bjeshkët e Istokut’, Berisha i përgjigjet Manjës: Ulsiu nuk do që të bëj pyetje për…

    Nuk kanë munguar debatet nga kreu i PD, Sali Berisha në këtë seancë të sotme plenare.

    Teksa u përfshi në një përplasje me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, kryedemokrati tha se ‘Ulsiu nuk do që unë të ngrihem dhe të bëj pyetje për 500 mijë eurot’.
    Ulsi Manja u përgjigj duke thënë se ‘Berisha i vërtetë është ai i Bjeshkëve të Istokut, jo ai stolit’.Ndër të tjera, Berisha thotë se institucionet e drejtësisë, kanë frikë nga pyetjet e opozitës dhe se ky është një konsensus midis mazhorancës dhe atyre, duke i cilësuar të gjithë si bashkëmëkatarë.
    Pjesë nga debati:
    Berisha: Ju jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje te ata. Ata kanë mëkatet e tyre. Unë e kuptoj se Ulsi nuk do që unë të ngrihem dhe të bëj pyetje për 500 mijë eurot. Bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur.
    Manja: Zakonisht, ti njëlloj si kur ngjitesh në mal, na flet e vërteta. Sivjet ke qenë i vërtetë. Aty ku zhvillove dialogun me kalin, në fund the: “Në fund të dykluftimit triumfoi mosha”, la kalin dhe vendose të ecësh në këmbë. Atje është e vërteta, vetë jeta ka ndërtuar mbi gënjeshtra. Ata duan të dëgjojnë Saliun e Bjeshkëve shquitarëve, jo atë të stolit.
    Berisha: Ulsiu nuk e përgënjeshtroi kurrë. Nuk na lini neve, nuk doni pyetjet tona. E keni gabim. Vetën e keni përmbysur kodin dhe manualin. Ne nuk kemi diktuar përmbysjen e tij sepse ai manual nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjeve me gojë. E bëni nga frika, nga halli, është kompromis në hall, në krim, në frikë.
    “Unë iu referova ligjit, por nëse kjo shërben që të mos përdoret foltorja për të nëpërkëmbur shtetin, ne jemi deputetë por nuk kemi të drejta të pakufishme por dhe detyrime, dhe detyrimi është të mbajmë shtetit në këmbë dhe jo ta nëpërkëmbim atë”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

  • Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

    Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

    Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ishte i ftuar në MCN, ku foli rreth hetimeve të SPAK, për koncesionin e Portit të Limionit në Sarandë, e cila është pronë e ushtrisë.

    Sipas Qorit, SPAK duhet të marrë në pyetje Edi Ramën, pasi në fund të çdo vendimi është ai që firmos, ndërsa shtoi se në Shqipëri ligjet bëhen me porosi. Ai tha dhe se në Shqipëri ka një problem të madh të sigurisë kombëtare dhe të korrupsionit.

    “Nëse është e vërtetë që Dulakut i kanë marrë telefonin, besoj do të ketë gjurmë. Nuk jam në brendësi të mënyrave si komunikojmë oligarkët me pushtetarët. Është hap i rëndësishëm që hedh dritë jo vetëm për Portin e Limionit, por dhe për skandale të tjera korruptive. Rastet që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, statusin e investimeve strategjike. Ligjet merren me porosi. Para se të nisë procesi i konsultimit publik, kemi transaksione të errëta private ku gatuhen vendimet që prekin shoqërinë.
    Nuk e kuptoj si kryeministri i një vendi mund t’i kundërvihet me një ton arrogant të gjitha hallkave të gjyqësorit. Tregojnë se këtu ka një problem të madh dhe të sigurisë kombëtare dhe të korrupsionit. Në vend që Rama të ishte i hapur për hetimin, nuk e di pse e bën këtë lloj presioni, mbase do të fshehë gjurmët.
    Është rasti që Rama të merret në pyetje. Çdo vendim të fund mban firmën e tij, bashkëpunëtorët e tij janë thirrur nga SPAK për t’u pyetur. Rama me deklaratat e tij i jep mbrojtje. Ai thotë lëreni investimit të kryhet. Si mund të kërkojë që investimi të shkojë përpara pavarësisht se ka hetime që investimi nuk do duhej të behët.”
    Sipas Qorit, Presidenti Bajram Begaj do të duhej të kishte një qëndrim për çështjen në fjalë.
    “Një nga të hetuarit ka qenë ish-deputeti i PS. Një nga ato që ka firmosur nga qene ish-ministrja Xhaçka. Nga ana tjetër kemi Presidentit që do duhej të kishte një qëndrim. Të thoshte nëse sipas tij kërcënohet siguria kombëtare apo jo. Institucionet që ndikohet nga kryeministri nuk bëjnë zë.”

  • Dumani konfirmon hetimet Rama–McGonigal, SPAK paralajmëron hapjen e çështjes së shekullit, priten…

    Dumani konfirmon hetimet Rama–McGonigal, SPAK paralajmëron hapjen e çështjes së shekullit, priten…

    Pas muajsh heshtjeje, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka konfirmuar ditën e djeshme se hetimet për dosjen e bujshme “Rama- McGonigal” janë në zhvillim aktiv, ndërsa paralajmëroi se priten materiale të tjera zyrtare nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori special Dumani u pyet drejtpërdrejt nga deputeti Ivi Kaso lidhur me ecurinë e hetimeve për këtë dosje që lidhet me takimet dhe marrëdhëniet e dyshimta mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. “Kjo çështje ndodhet ende në fazë hetimi paraprak. Janë kryer veprime të shumta në territorin shqiptar, por pritet ndihma e autoriteteve të huaja, të cilave u është dërguar kërkesë për asistencë juridike,” deklaroi Dumani. Ky konfirmim zyrtar tregon se çështja nuk është mbyllur, por përkundrazi ndodhet në një moment vendimtar. Hetimi që ka zhvilluar drejtësia amerikane ka nxjerrë prova të forta që përfshijnë Edi Ramën, dhe aktualisht SPAK ndodhet në pritje të përgjigjeve nga Uashingtoni. Sapo të mbërrijnë dokumentet e kërkuara, pritet që çështja të marrë një drejtim të qartë, me pasoja të mundshme të rënda politike dhe penale.
    Hetimet në SHBA
    Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) publikoi disa javë më parë  raportin e investigimit të tij për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Ky i fundit u shpall fajtor dhe u dënua në fund të vitit të kaluar për një sërë akuzash duke përfshirë lidhjet e tij me oligarkë rusë të sanksionuar dhe fshehje të udhëtimeve në Shqipëri. Në këtë raport flitet edhe për lidhjet me “Personin A” (i identifikuar si shqiptari Agron Neza) dhe “Personin B” (i identifikuar si ish-zyrtari shqiptar Dorian Duçka). Në investigim përmenden edhe udhëtimet e McGonigal në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Edi Rama. Në raporti thuhet se gjatë vitit 2017, Dorian Duçka organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit Edi Rama në vendin tonë. Ky i fundit u takua sërish më ish-drejtuesin e FBI-së edhe në nëntor të 2017 sërish në Shqipëri. “Më 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një mesazh një fotografi të tij me Kryeministrin një miku personal dhe i dërgoi një mesazh një miku tjetër personal se Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe se kjo paraqiste “mundësi të shumta”, thuhet në raport. Nuk dihet çfarë nënkuptonte ai me “mundësi të shumta”. Duhet nënvizuar se takimet me McGonigal i ka pranuar edhe vetë Rama. “E kam takuar dhe do e takoja sa herë të kthehesha prapa sepse unë në takimet e mia jam kryeministër i Shqipërisë dhe vlerësoj se në të gjitha rastet kur më kërkohet takim nga zyrtarë amerikanë, evropianë apo të vendeve aleate, jam gjithmonë i gatshëm t’i pres”,  është shprehur Rama kohë më parë. Në raport, thuhet se McGonigal i ka fshehur kontaktet e tij me Duçkën dhe udhëtimet me të, siç duhej të bënte sipas politikës së FBI-së dhe si kusht për lejen e tij të sigurisë.
    Ku kanë “ngecur” hetimet e SPAK?
    SPAK ndërkohë ka zhvilluar disa veprime konkrete në lidhje me këtë dosje. Më 26 tetor 2023, SPAK mori 4 orë në pyetje Dorjan Duçkën, këshilltar i Edi Ramës dhe drejtor i një kompanie mafioze kinezo-ruse që ka aktivitet dhe në Shqipëri, me pronarë oligarkë të sanksionuar e dënuar nga SHBA. Më 22 janar 2024, SPAK mori 6 orë në pyetje Agron Nezën, i përfshirë aktivisht në skandalin e aferës korruptive “McGonigal-Rama”, si sekser biznesesh e korrier milionash te ish-agjenti i FBI, dhënë nga Edi Rama për skema lobimi e goditjesh politike në Shqipëri. Më 15 janar 2024, gjatë një takimi me studentët në Shkodër, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, pyetjes për hetimin e Edi Ramës lidhur me dosjen “McGonigal”, iu përgjigj: – Hetimi është në proces. Kush është implikuar do merret në pyetje, mbasi ne shikojmë vetëm provat e jo postet. Drejtuesi i SPAK e tha qartë, që Edi Rama është skeduar si subjekt në hetimin e dosjes “McGonigal”, për sa i përket aferave të bëra në Shqipëri, me këshilltarin e tij Dorjan Duçka dhe me sekserin Agron Neza, ndërsa për të tjerat, Edi Rama ka punë me Drejtësinë Amerikane. SPAK ka marrë në pyetje Agron Nezën, i skeduar si “Personi A” dhe Dorjan Duçkën i skeduar si “Personi B”; të cilët, kanë vepruar me porosi të kryeministrit Edi Rama, për llogari të interesave të tij e bashkë me të. Nuk dihet nëse është marrë Rama në pyetje nga SPAK, por nga deklarata e djeshme e Dumanit, gjithçka duket se varet nga dokumentacionet që do të mbërrijnë nga SHBA dhe prej tyre mund të varet edhe fati politik i Edi Ramës.