Tag: pyetje

  • Marrëveshja për kampin e Gjadrit/ Rama gazetarit: Keni 2 vite me këtë pyetje…

    Marrëveshja për kampin e Gjadrit/ Rama gazetarit: Keni 2 vite me këtë pyetje…

    Kryeministri Edi Rama është përgjigjur sot nëse është penduar për marrëveshjen me Italinë për kampin e Gjadrit.
    I pyetur nga një gazetar italian, Rama u shpreh se nuk ka asnjë pendesë, teksa ironizoi duke thënë se kjo pyetje i bëhet prej dy vitesh.
    “Më pyesni nëse jam penduar, por nëse nuk jeni penduar ju që më bëni të njëjtën pyetje prej 2 vitesh, si mund të pendohem unë, Kam bërë edhe 100 gjera të tjera. Këtu u fol për shumë projekte të përbashkëta, që i rrinë mirë Shqipërisë dhe Italisë. Projektet po vazhdojnë nmë tej. Në një kohë të arsyeshme, italianët do shohin efektet në faturat e energjisë nga interkonjeksioni. Edhe kompanitë italiane po investojnë. Po bashkëpunohet në fushën e mbrojtjes. Itali dhe Greqia janë dy vende fqinje që takojnë njëri-tjetrin”,-tha Rama.

  • Çfarë fshihet pas planeve të inteligjencës së BE-së të von der Leyen?

    Çfarë fshihet pas planeve të inteligjencës së BE-së të von der Leyen?

    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, po merr përsëri drejtimin. Ajo dëshiron të koordinojë më mirë punën e inteligjencës kombëtare dhe të konsolidojë informacionin e mbledhur. DER STANDARD ka mbledhur pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme.

    Pyetje: Çfarë ka në mendje saktësisht Presidentja e Komisionit?

    Përgjigje: Detajet janë ende të pakta. Zëdhënësit e Komisionit theksojnë fazën e hershme të projektit. Diskutimet janë duke vazhduar. Megjithatë, në parim, qëllimi është të koordinohet më mirë informacioni i inteligjencës dhe i shërbimeve sekrete nga shtetet anëtare brenda Komisionit, i cili vetë tashmë merr dhe mbledh një sasi të madhe informacioni. Kjo është arsyeja pse është i ankoruar brenda Sekretariatit të Përgjithshëm të BE-së. Aktualisht, duket se vetëm disa individë do të mbështeten nga autoritetet kombëtare. Von der Leyen e justifikon këtë qasje me një numër sfidash gjeopolitike dhe gjeoekonomike në mjedisin e BE-së.

    Pyetje: Cila nuk është tema?

    Përgjigje: Qëllimi i qartë nuk është të krijojmë njësitë ose agjentët tanë për mbledhjen e inteligjencës. Ndërsa ky mund të jetë një objektiv afatgjatë, sigurisht që nuk është i realizueshëm në klimën aktuale politike. Prandaj, krahasimet me agjencinë e fuqishme të inteligjencës së jashtme të SHBA-së, CIA-n, siç bëhen nga kritikë të shquar si populisti i krahut të majtë, Yanis Varoufakis, ish-ministër grek i financave, aktualisht janë mjaft të gabuara.

    Pyetje: A nuk ka BE-ja aktualisht një shërbim inteligjence?

    Përgjigje: Me SIAC (Kapaciteti i Vetëm i Analizës së Inteligjencës), BE-ja ka një depo qendrore për informacionin e inteligjencës nga shtetet anëtare. Ai përbëhet nga Qendra për Inteligjencë dhe Analizë (INTCEN) dhe struktura e inteligjencës ushtarake EUMS INT. E gjithë kjo është e vendosur brenda EEAS, Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Që andej po del edhe një rezistencë e kujdesshme ndaj planeve të Komisionit. Ka shqetësime për dyfishimin e përpjekjeve, por edhe për humbjen e kompetencës.

    Pyetje: A është e gjitha kjo e arsyeshme dhe e realizueshme?

    Përgjigje: Historiani austriak i inteligjencës, Thomas Riegler i tha STANDARD se “iniciativa është sigurisht e kuptueshme, dhe padyshim do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një qëndrueshmërie më të madhe”. Në të njëjtën kohë, ai ofroi një verifikim të realitetit: “Shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë janë përgjegjëse vetëm ndaj qeverive të tyre dhe veprojnë në sfera ku interesat kombëtare ende kanë përparësi mbi ato evropiane”. Prandaj, shërbimet e ndryshme preferojnë rrjete informale për shkëmbim, ku ato mbeten midis tyre. Sa më e ndjeshme të jetë çështja, aq më shumë ka të ngjarë që ato të zbresin në nivelin dypalësh. Duke pasur parasysh një BE prej 27 shtetesh anëtare me një numër në rritje të qeverive skeptike ndaj BE-së dhe pro-ruse, besimi po bëhet i pakët. Kjo është edhe më e vërtetë kur – siç u zbulua së fundmi nga STANDARD – ka akuza për spiunazh kundër Hungarisë brenda BE-së. Por çdo formë e koordinimit të mundshëm nga Brukseli do të përballej gjithashtu me refuzim nga agjencitë kryesore evropiane të inteligjencës, tha eksperti./ Der Standard.

  • “Nuk dua të flas për këtë temë…”/ Çfarë ndodhi mes Sara Gjordenit dhe Egli Takos?

    “Nuk dua të flas për këtë temë…”/ Çfarë ndodhi mes Sara Gjordenit dhe Egli Takos?

    Në finalen e “Big Brother VIP Albania”, një nga momentet që u komentua më shumë ishte mbështetja e fortë që Sara Gjordeni i dha Egli Takos. Sara u shfaq në skenë me një surprizë emocionale për Eglin.
    Por sot, situata mes tyre duket ndryshe. Të dyja nuk ndiqen më në Instagram dhe ky detaj ka ngjallur pyetje nga publiku për prishjen e miqësisë. Gjatë emisionit ‘Goca dhe Gra’, Rudina Dembacaj nuk hezitoi ta adresonte drejtpërdrejt këtë ndryshim:
    “Ti erdhe në natën finale me një surprizë për Eglin. Ndërkohë tani nuk ndiqni njëra-tjetrën. Çfarë ka ndodhur? Kush e hoqi kë?”
    Sara vendosi të mos japë detaje:
    “Duke qenë se kam parë që këto muhabete zgjasin shumë, nuk dua të flas për këtë. Pse nuk ia bëtë këtë pyetje Eglit kur ajo ishte në këtë panel?”
    Më tej, ajo shtoi:
    “Unë mendoj se ka gjëra që ia vlen të fliten dhe ka gjëra që nuk ia vlen të fliten.”
    Deklarata e Sarës lë të kuptohet se mes tyre ka pasur një largim gradual, por jo domosdoshmërisht një konflikt të hapur. Ajo zgjodhi të mos e shndërrojë raportin në debat publik dhe nuk dha as emra, as arsye.
    A do të ketë sqarime në të ardhmen?

  • PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve, mungojnë 5 deputetë. Korreshi: Duhet të ngujohemi te zyra e Peleshit

    PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve, mungojnë 5 deputetë. Korreshi: Duhet të ngujohemi te zyra e Peleshit

    Pas bojkotit të komisioneve, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu.

    Në hyrje të mbledhjes, deputeti i PD Sajmir Korreshi deklaroi:
    “Unë e kam dhënë mendimin, që në seancën e parë që shoku Meleshi nuk na lejoi fjalën. Duhet t’i kishim shkuar te zyra. Ne nuk mund të kthehemi, ka disa teori të shohim. Duhet të shkonim te zoti Meleshi të zbatonte rregulloren. Ne kemi luajtur me një portë”-u shpreh Korreshi.
    Nga ana tjetër, pa dhënë shumë detaje, demokratët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve:
    Pyetje: Cili është qëndrimi që do të mbani në mbledhjen e Grupit?
    Ivi Kaso: Ku i keni dëgjuar këtë bojkot ose Komisione parlamentare. Deri më tani nuk ka asnjë bojkot.
    Luçiano Boçi: Prandaj është mbledhja, për të bërë propozime.
    Pyetje: A jeni pro bojkotit të PD-së në Komisione?
    Jozefina Topalli: Akoma nuk kam shkuar në mbledhje.
    Pyetje: Cili është qëndrimi juaj?
    Gazment Bardhi: Të shkojmë një herë në mbledhje dhe pastaj. Besoj që ju keni durimin e nevojshëm për qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD-së që do të bëhet i ditur pas mbledhjes.
    Në mbledhje mungojnë 5 deputetë Bujrar Leskaj, Edi Paloka, Luan Baçi, Gent Strazimiri, Artan Luku.
     

    Top Channel

  • Sefa shpjegon kur do të rriten pagat e administratës publike, ja çfarë do të përfitojnë punonjësit

    Sefa shpjegon kur do të rriten pagat e administratës publike, ja çfarë do të përfitojnë punonjësit

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka bërë me dije se projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një politikë të re pagash për punonjësit e sektorit publik.
    Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, në një lidhje të drejtpërdrejtë për një emision televiziv, shpjegoi se që nga viti që vjen administrata publike, si ajo shtetërore, ashtu edhe ajo në nivelin lokal, do të ketë një rritje të pagës në varësi të indeksimit që bëhet bazuar te inflacioni.
    Sefa u shpreh se indeksimi bëhet gjithmonë në fund të shtatorit ose në tetor të secilit vit, pasi, siç tha eksperti, inflacioni matet nga gushti i vitit paraardhës deri në gushtin e vitit aktual.
    Sefa komentoi edhe vendimin për rritjen e pagës minimale që hyn në fuqi më 1 janar 2026, duke e cilësuar me ndikim të dyfishtë, një kosto për bizneset, por edhe një përfitim për punonjësit dhe konsumatorët, pasi rrit fuqinë blerëse dhe kontributet në skemën e sigurimeve shoqërore.
    Ndër risitë që hyjnë në zbatim është edhe llogaritja e vjetërsisë në punë për sektorë të veçantë, e cila, sipas Sefës, do të ndikojë drejtpërdrejt në llogaritjen e pensioneve, duke u garantuar punonjësve të këtyre sektorëve një pension më të lartë në të ardhmen.
    Në lidhje me pensionet, eksperti shtoi se rritja prej 1800 lekësh të rinj në muaj për pensionin urban është llogaritur mbi fondin e disponueshëm dhe kategoritë përfituese.
    INTERVISTA E PLOTË:
    Pyetje: Çfarë do të thotë indeksimi vjetor i pagave për punonjësit e sektorit publik?
    Sefa: Do të thotë që, ashtu si dhe me pensionet, që nga viti që vjen administrata publike, si ajo shtetërore, ashtu edhe ajo në nivelin lokal, do të ketë një rritje të pagës në varësi të indeksimit që bëhet bazuar te inflacioni. Në këtë mënyrë, do të mundësohet që pagat e administratës të mos ngrihen vetëm me rritje sa herë që vendos qeveria, por edhe çdo vit gradualisht të përshtaten me nivelin e inflacionit.
    Pyetje: Kur ndodh kjo rritje? Pra, në fillim të vitit, në mes, në fund? Kur?
    Sefa: Indeksimi bëhet gjithmonë në fund të shtatorit ose në tetor të secilit vit, sepse inflacioni matet nga gushti i vitit paraardhës deri në gushtin e vitit aktual. Del shifra përkatëse. Në rastin konkret për vitin që jemi, ishte 2.5%. Më pas, kryhet indeksimi sipas kësaj shifre që e nxjerr Banka e Shqipërisë.
    Pyetje: Si e shikoni ju vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale që hyn në fuqi nga data 1 janar 2026 dhe çfarë impakti sjell ajo në ekonomi në tërësi?
    Sefa: Impakti është i dyfishtë. Nga njëra anë, është një kosto për bizneset, sidomos ata që kanë punonjës me paga të ulëta, sepse do të duhet të paguajnë një pagë më të lartë. Por, nga ana tjetër, për konsumatorin dhe për punëmarrësin, është një benefit i dyfishtë. Kanë para më shumë për të shpenzuar, pra rriten shpenzimet për konsumin e tyre të përmuajshëm. Gjithashtu, ndikon edhe në fondin e sigurimeve shoqërore, pasi rrit nivelin e kontributeve për pensionet.
    Pyetje: Për herë të parë do të kemi edhe llogaritjen e vjetërsisë në punë për sektorë të veçantë. Çfarë do të thotë kjo më konkretisht?
    Sefa: Do të thotë që, përveç nivelit të pagës, kur llogaritet pensioni, këtyre personave që punojnë në këto sektorë të veçantë do t’u llogaritet vjetërsia e punës në koeficientët e llogaritjes së pensionit. Kjo do të thotë praktikisht, në fund ata do të kenë mundësi të marrin një pension më të lartë sesa do ta merrnin po të dilnin sot në pension, ku nuk do t’u llogaritej kjo shtesë e vjetërsisë së punës.
    Pyetje: Dhe të gjitha këto janë shtesa, njëra pas tjetrës. Pra, një punonjës nuk është se penalizohet në qoftë se merr shtesën e vjetërsisë apo të indeksimit. Pra, janë të gjitha njëra pas tjetrës.
    Sefa: Absolutisht. Këto janë shtesa të akumuluara. Pra, janë shtesa që i përfiton të gjitha secili punonjës, edhe indeksimin, edhe atë të vjetërsisë në punë. Absolutisht, janë bashkë.
    Pyetje: Çfarë peshe kanë këto në buxhet sipas jush? Domethënë, a e dëmtojnë, le të themi, në tërësi buxhetin, duke parë që drafti i paraqitur nga qeveria ka fokus te kujdesi social, te mirëqenia sociale. Sipas jush, çfarë peshe kanë këto në buxhet në raport me zërat e tjerë, për shembull bujqësinë, infrastrukturën, mbrojtjen e kështu me radhë?
    Sefa: Kemi një farë llogarie dhe një projeksion që është bërë në projektbuxhetin afatmesëm edhe nga qeveria se sa do të jetë impakti për këtë rritje të pagave dhe për pensionet. Për të katër vitet e mandatit pritet të shkojë në rreth 1.7 miliardë euro. Që ta kuptojnë edhe shikuesit, po ta krahasojnë këtë me shifrën e investimeve publike, të gjitha investimet publike janë pothuajse të barabarta. Pra, kostoja që do të ketë e shtrirë në tre-katër vite e gjithë kjo rritje e pagës dhe pensionit do të jetë pothuajse e barabartë me investimet publike në një vit. Pra, është një peshë goxha e konsiderueshme. Nëse do ta marrim vetëm vjetore, pritet të shkojë diku te rreth 440-450 milion. ashtu siç parashikonte projektbuxheti i paraqitur nga qeveria. Për krahasim, arsimi merr 620 milionë euro.
    Pyetje: Pensionistët morën të parët lajmin e mirë që do të ketë një rritje nga janari i vitit që vjen. Si konsiderohet kjo rritje sipas jush? Pra, të paktën për pensionin urban, 1800 lekë të rinj çdo muaj, është llogaritur bazuar ku?
    Sefa: Kjo rritje është llogaritur mbi fondin e disponueshëm që është bërë dhe mbi ndarjet sipas kategorive. Është marrë urbani i plotë, që ka rritje më të madhe, për arsye se numri më i madh i pensionistëve, përfitojnë këtë lloj pensioni. Dhe mbi të gjitha, kjo varet edhe nga disponueshmëria e fondeve. Me fondet që kemi aktualisht, madje, kjo shumë që duket e vogël e ka tejkaluar pak disponueshmërinë e fondeve nga ana e qeverisë.

  • A do kishte rrjedhur historia ndryshe?/ Një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986

    A do kishte rrjedhur historia ndryshe?/ Një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986

    Kur diskutohet për futjen e Shqipërisë me BE, sot ka pesimizëm të lartë. Por Shqipëria ka patur të paktën dy momente të mira që nëse do ishin shfrytëzuar nga elita politike, sot vendi do ishte prej kohësh pjesë e klubit europian dhe historia ndoshta do kishte rrjedhur ndryshe.
    Ka shumë që mendojnë me të drejtë se ajo që ndodhi në 1997 na largoi përfundimisht nga axhenda e europianëve, pas një starti nën mbrojtjen amerikane që nisi menjëherë pas ndërrimit të kontrolluar të sistemit.
    Kjo është e drejtë, por edhe para kësaj ka patur një moment që nuk është analizuar sa duhet.
    Në vitin 1989, Shqipëria pati shansin e artë të vendoste marrëdhënie tregtare dhe politike me Bashkimin Europian me ndërmjetësimin e Gjermanisë.
    Por ky shans u humb. Ramiz Alia, nuk i ktheu përgjigje ofertës së Gjermanisë – dhe këtë histori e ka treguar vetë ish-Kryeministri Fatos Nano, i ndarë dje nga jeta.
    Në një rrëfim disa kohë më parë, ai ka zbuluar disa nga prapaskenat para rrëzimit të komunizmit. Nano tha se në vitin 1989 ka qenë pjesë e një vizite në Gjermani dhe përpiloi vetë raportin për këtë vizitë, ku në fund përcillej një “ofertë” e papërsëritshme e Gjermanisë për Shqipërinë.
    Pyetje: A kishte shanse Shqipëria në atë kohë, në vitet ’85-’86, të hapej drejt Perëndimit përpara vendeve të tjera të Lindjes? Dhe a pati tratativa për të në atë kohë?
    Fatos Nano: Kam një përvojë personale për këtë gjë. Në mes të vitit 1988, u bëra pjesëtar i një grupi pune të kryesuar nga Abdyl Baca. Detyra ishte të prisnim në Tiranë në 5 dite pune drejtorin e Europës në Ministrinë Federale të Ekonomisë Gjermane, i cili do të na fliste për politikat e BE-së, institucionet e BE-së, politikat ndaj Mesdheut.
    Nuk kaloi shumë, por pas 6 muajsh, vjen ftesa nga Ministria Gjermane e Ekonomisë për të parë në vend dhe për t’u takuar me më shumë personalitete. Vizita ime në ’89 në Gjermani ka qenë e rrallë, e organizuar kaq mirë. Më çuan me Luan Çaullarin, zv/kryetari i komisionit të planit. Filluam nga Mynih për të dalë në Hamburg, vizituam 5 lande, u takuam me zyrtarët e Ministrive përkatëse, u takuam me botën akademike, u takuam me CEO të kompanive kryesore gjermane.
    E gjitha kjo përfundoi në një raport rreth 20 faqe që e kam shtypur vetë, i cili përfundoi me mesazhin që na dha Gjermani, që ishte: “Ju mjafton të merrni një vendim politik, që jeni të gatshëm të hapeni ndaj BE-së. Ne do t’ju marrim për dore, do t’ju çojmë në Bruksel, do ju tregojmë ku të trokisni, nuk do jemi ne brenda, por do gjeni atmosferë shumë miqësore. Merreni vendimin politik dhe do t’ju shoqërojmë për të krijuar të parët marrëdhënie preferenciale me BE-në”.
    Pyetje: Ju e përcollët këtë mesazh?
    Fatos Nano: Ky material i shkoi Ramiz Alisë.
    Pyetje: Çfarë ndodhi?
    Fatos Nano: Nuk u dha asnjë përgjigje për 1 vit e ca. Kur kam takuar Ramizin për herë të parë në ’90, i them: “Po ç’u bë ai materiali i gjermanëve”. Po se ku ma zhduku Hekurani – tha – nëpër sirtarë.
    Pyetje: Kur e gjykoni sot me intuitën tuaj, mund të shkonte deri me pranimin e Shqipërisë në BE si një projekt pilot?
    Fatos Nano: Ishte fillimi i rrugës për të krijuar marrëdhënie preferenciale tregtare dhe pastaj bashkëpunimi më të gjerë ekonomik.
    Pyetje: Pra, duhej vetëm vendimi ynë?
    Fatos Nano: Duhej vendimi ynë.
    Pyetje: Që nuk e morëm…
    Fatos Nano: E humbi Hekurani pra. Që do të thotë… Prandaj kam thënë që Ramiz Alia ngeli takticien, nuk u bë kurrë strateg. Ky ishte një nga vendimet strategjike që duhet të merrte.
    Pyetje: Që nuk e mori kurrë.
    Fatos Nano: Nuk e mori kurrë!/Tema/

  • Je burrë? Volejbollistja: Nuk kishte asnjë dokument ligjor, thjesht më pa dhe më kërkoi testin

    Je burrë? Volejbollistja: Nuk kishte asnjë dokument ligjor, thjesht më pa dhe më kërkoi testin

    Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira u pezullua nga Federata e Volejbollit për arsyen se refuzoi të bënte testin e gjinisë. E ftuar në ”Goca dhe Gra”, ajo u shpreh se i deleguari i Federatës thjesht e pa volejbollisten dhe i kërkoi asaj të bënte testin e gjinisë, gjë për të cilën ajo u ndje e diskriminuar.
    ”Presion dhe stres? Kjo pyetje është për të qeshur, sepse kam parë shumë komente që ma kanë bërë këtë pyetje. Unë nuk jam nën presion dhe nuk ndjej stres për këtë. Jam një volejbolliste. Kjo situete për mua është diskriminim. Është një situatë ndryshe. Është diçka jonormale. Ky është diskriminim për veten time. Për flokët e mi, unë kam tatuazhe.

    Ku është bazuar gjithçka që akuzojnë? Këtë pyetje bëj dhe unë. Ku janë bazuar për këtë? Herën e partë që shkova në atë spital, u takova me personin e Federatës dhe e pyeta se nuk e pashë bazën ligjore për këtë veprim. Nuk pashë asnjë dokument, nuk pashë asgjë. Ai thjesht më pa dhe vendosi këtë gjë. Për mua është diskriminim i pastër.

    Nuk më dhanë asgjë. Asnjë informacion, asgjë. Më pyetën për testin e gjakut. E bëra këtë testin vetë. Nuk e bëra që të provoja diçka. E bëra për veten time. Vajzat e ekipit tim ishin perfekte me mua. Më kanë mbështetur. Patjetër që do ta bëj këtë gjë, por kur të ndihem vetë gati”, tha Ferreira.

  • Pse PS nuk i bëri pyetje Dumanit? Karamuço zbulon prapaskenat: Janë alarmuar, SPAK ka hapur dosjet për disa ministra

    Pse PS nuk i bëri pyetje Dumanit? Karamuço zbulon prapaskenat: Janë alarmuar, SPAK ka hapur dosjet për disa ministra

    Eksperti i i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar seancën sot në Kuvend ku raportoi kreu i SPAK Altin Dumani. Në atë seancë ra në sy fakti se mazhoranca nuk bëri asnjë pyetje. Karamuço tha në një emision televiziv se shkak është frika
    Ervin Karamuço: Disa nga ata (maxhoranca) që i kanë bërë pyetjet do të shkojnë në burg. Disa kanë frikë vërtetë, se kanë bërë gjëra që po hetohen. Janë ministra të tjerë që po merren nën hetim, ta konfirmoj unë.
    Grida Duma: Maxhoranca nuk kishte pyetje?
    Ervin Karamuço: Maxhoranca konsumoi shumë gjëra në komision, ka diçka tjetër, nuk është në balancë. Nuk e ka qëllim në vetvete, por ka garë me kohën për hetimet. Sa kohë, që e dimë ne që po hetohen, por që nuk merret asnjë masë. Ky është viti më i keq për luftën kundër korrupsionit, ishte viti i zgjedhjeve, disa çështje u shtynë.

  • A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Ja si u përgjigj Dumani në Kuvend

    A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Ja si u përgjigj Dumani në Kuvend

    Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Kuvend për inceneratorin e Tiranës, nëse është marrë në pyetje kryeministri Edi Rama për favorizimin e kompanisë në ndërtimin e tij. Në përgjigje të tij Dumani tha se ky dokument ka qenë pjesë e hetimit të prokurorëve të SPAK. Ai pohoi se Erion Veliaj është marrë në pyetje dhe çështja është në hetim.
    Pyetja: A është hetuar apo marrë në pyetje Edi Rama nga SPAK kur në kundërshtim me çdo ligj në fuqi më datë 7. 12. 2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt kjo kompani nuk ekzistonte në momentin që kryeministri firmosi procedurën?
    Dumani: Edhe ky dokument ka qenë pjesë e hetimit të prokurorëve të SPAK. Gjatë hetimit të procedimit penal kryhet hetim i gjithanshëm e objektiv, duke evidentuar fakte penale dhe përgjegjësinë penale të autorëve. E rëndësishme është prova dhe jo emrat që fshihen pas tij qoftë edhe kryeministri.
    Pyetja: A është hetuar e marrë në pyetje Veliaj për firmën e paligjshme të tij në miratimin e koncesionit të inceneratorit fantazmë?
    Dumani: Është fakt i njohur publik, po është marrë në pyetje dhe siç e thashë në përgjigje të pyetjes së Tabakut, çështja është në hetim dhe vazhdon të hetohet me qëllim evidentimin e përgjegjësisë penale të çdo personi të përfshirë në kundërligjshmërinë e dhënien e kësaj procedure koncensionare.
    Më herët deputetja Jorida Tabaku e pyeti kreun e SPAK se çfarë veprimesh ka marrë lidhur me çështjen e 3 inceneratorëve, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
    Altin Dumani tha nga foltorja e Kuvendit se Prokuroria e Posaçme ka hetuar në kuadër të këtyre 3 procedimeve penale, 71 persona.