Tag: pyetje

  • Del nga SPAK/ Kreu i ujësjellësit Elbasan u mor në pyetje për 3 orë

    Del nga SPAK/ Kreu i ujësjellësit Elbasan u mor në pyetje për 3 orë

    Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, është paraqitur në SPAK ku është marrë në pyetje nga hetuesit për reth 3 orë.

    Burimet pranë SPAK konfirmuan, për gazetarin e Syri tv se Fatjon Gjinaj, se Tabaku ishte thirrur si person në dijeni lidhur me procedimin penal që po hetohet nga Vladimir Mara e Altin Dumani, për dosjen e Suel Çelës

    Ndërkohë pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar disa kontrolle në qytetin e Elbasanit, përfshirë zyra e banesa të disa zyrtarëve socialistë.

    Pjesë e kontrollit konfirmuan burime policore, kanë qenë edhe banesa e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan.

    Të njëjtat burime konfirmuan se kontrollet janë urdhëruar në kuadër të hetimeve për grupin e  Suel Çelës, ku janë evidentuar edhe tendera të dyshimtë.

  • Dumani: Në godinën e re të BKH-së, dëshmitë do jenë me audio dhe video

    Dumani: Në godinën e re të BKH-së, dëshmitë do jenë me audio dhe video

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një deklaratë të fundit në mbledhjen e KLP është ndalur te performanca e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke theksuar se mes tyre ka profesionistë të shkëlqyer, por edhe të tjerë që lënë për të dëshiruar.
    Dumani vuri gjithashtu në dukje se kushtet aktuale të punës në godinën ekzistuese nuk janë të përshtatshme për ushtrimin efektiv të detyrës. Sipas tij, mbipopullimi në zyrat e hetuesve, ku deri në pesë persona ndajnë një hapësirë, krijon vështirësi serioze, sidomos në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

    “Kemi 60 hetuëes të BKH të ndarë në dy seksione. E kam thënë dhe tani e them sërish, kemi hetues të BKH shumë të mirë, të zbardhur në faqe, që edhe prokurorit ia bën punën më të lehtë. Ka edhe hetues që lënë për të dëshiruar. Ka një proces vlerësimi që bëhet nga BKH dhe Prokurorë të Posaçëm që testojnë çdo dy vjet hetuesit e BKH. Ka hetues dhe janë për të dëshiruar, është punuar fort për trajtimet e tyre nga BE, apo edhe projekte të tjera. Punohet shumë me ta. Kushtet nuk i kemi pasur të mira për të ushtruar funksionet hetuesit e BKH-së. Janë 4-5 hetues në një zyrë, çka e vështirëson qoftë edhe marrjen në pyetje të një dëshmitari. Tashmë godina e re është marrë dhe shpresoj që brenda këtij vitit të bëhet funksionale, ku hetuesit do të jenë në kushte më komode për të ushtruar funksionet e tyre. Në godiën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetje dëshmitarësh, duke u regjistruar me audio dhe video. Gjithashtu për të hetuarit dhe të pandehurit ka dhoma të veçanta për pyetje se të gjitha këto na ndihmojnë edhe ne”, u shpreh Dumani.

  • Më në fund, Santiana konfirmon lidhjen e dashurisë

    Më në fund, Santiana konfirmon lidhjen e dashurisë

    Ish-banorja e “BBVK2”, Santiana, ka ndezur rrjetin me postimin e fundit.
    Ajo ka hapur një pyetësor ku ka pranuar pyetje nga më të ndryshmet sa i përket jetës profesionale dhe personale.
    Një pyetje ishte nëse do ta postonte një “story” me dashurinë, teksa përgjigjja ishte e papritur.
    “Nc se qes se e njohin”, shkroi ajo, duke bërë me dije që është fytyrë publike.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Vrasja makabre e Ilaria Sulës, “thyhet” më në fund nëna e autorit: E ndihmova tim bir të pastronte gjakun!

    Vrasja makabre e Ilaria Sulës, “thyhet” më në fund nëna e autorit: E ndihmova tim bir të pastronte gjakun!

    Ka përfunduar në Komisariatin e Policisë në Romë, në zyrat e seksionit të vrasjeve, marrja në pyetje e nënës së Mark Samson, të riut të arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula-s, ish-të dashurës së tij.
    Gruaja është regjistruar që të shtunën në regjistrin e të dyshuarve me akuzën e bashkëpunimit në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg. Një marrje në pyetje që zgjati katër orë, edhe për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj.
    «E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi», pranon Nors Marlapz.
    Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të prokurores Maria Perna, asaj iu formalizua akuza për bashkëpunim në fshehjen e trupit. Në urdhrin e arrestit për 23-vjeçarin, gjyqtari nënvizon “ftohtësinë dhe mungesën e ndjeshmërisë” në goditjen e befasishme dhe “brutale të një personi që kishte besim tek ai”.
    Zonja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin kur djali i saj kreu femicidin, thuhet se e ka ndihmuar të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja.
    Në ditët në vijim, ekipi mbrojtës i 23-vjeçarit mund të kërkojë një ekspertizë psikiatrike për Samson.
    Vendimi për ekspertizën psikiatrike
    “Nëna ishte në shtëpi, ndryshe nga babai i tij, i cili në atë orë nuk ndodhej aty, dhe tani po sqaron pozicionin e saj. Ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë”, konfirmon avokati Fabrizio Gallo, mbrojtësi i Mark Samson.
    Për mundësinë e ekspertizës psikiatrike, Gallo shpjegon se duhet të analizohet marrja në pyetje e të riut dhe të shihet nëse ka një histori të mëparshme.
    “Nuk është thelbësore, por është një nga mundësitë që mund të ndiqet, në momentin që edhe ne mbrojtësit duam të kuptojmë çfarë ka kaluar në mendjen e djalit për të kryer një akt kaq të rëndë.”
    Penalisti: “Mark duhet të kuptojë çfarë ka bërë”
    “Mund të tingëllojnë si fjalë të zakonshme, por nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojnë prindërit e Ilaria Sula-s. I bashkohem ngushëllimeve të familjes,” shton ai.
    “Duhet të dimë me siguri çfarë ka ndodhur.”
    “Mark duhet të kuptojë gabimin që ka bërë,” përfundon penalisti.

  • 2 orë në SPAK/ Kreu i Prokurimeve Publike, nuk pranon të flasë para gazetarëve, u mor në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë

    2 orë në SPAK/ Kreu i Prokurimeve Publike, nuk pranon të flasë para gazetarëve, u mor në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë

     Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri ka dalë pas dy orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai u paraqit paraditen e sotme në SPAK ndërsa u mor në pyetje.

    Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.

    Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë. Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.

  • Ancelotti për rastin “Dani Olmo”: Nuk e shtrembëron garën, por s’është pyetje për mua

    Ancelotti për rastin “Dani Olmo”: Nuk e shtrembëron garën, por s’është pyetje për mua

    Rasti i Dani Olmo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Spanjë. Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes mes Real Madrid dhe Valencia, Carlo Ancelotti ka ndërhyrë duke u përpjekur të ulë tonet mbi atë që po ndodh te Barcelona:“Nuk është një pyetje për mua, nuk dua të komentoj mbi këtë çështje. A e shtrembëron Dani Olmo garën? Jo, nuk mendoj kështu”.
    Pyetja iu drejtua trajnerit italian, duke qenë se merenguesit do të përballen me azulgranat në finalen e Kupës së Mbretit: “Tifozët gjithmonë shprehin mendimin e tyre. Barcelona po luan shumë mirë. Kur luan një finale duhet të respektosh çdo kundërshtar, ne kemi shumë respekt për katalanasit”.
    Pra, asnjë koment konkret nga Ancelotti mbi rastin Dani Olmo. Në orët e fundit, Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) është shprehur në favor të Barcelonës mbi mosmarrëveshjen për licencat që përfshijnë ish-lojtarin e Dinamo Zagrebit dhe Pau Víctor, duke vendosur se Komisioni RFEF-Liga nuk kishte kompetencë për të vlerësuar vlefshmërinë e kontrollit ekonomik të zbatuar nga La Liga.
    Vendimi, i përfshirë në një dokument zyrtar prej 34 faqesh, e forcon pozicionin e klubit blaugrana, i cili do të mund t’i mbajë në skuadër të dy lojtarët. Megjithatë, nuk përjashtohet që disa klube të protestojnë zyrtarisht për atë që po ndodh në këtë fundsezoni të nxehtë të La Liga-s.

  • Izrael/ Skandali ‘Katargate’, Netanyahu merret në pyetje…

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është thirrur për t’u marrë në pyetje nga policia izraelite pas arrestimit të dy prej ndihmësve të tij në skandalin ‘Qatargate’ më herët të hënën.

    Sipas raporteve nga disa media izraelite, dy të dyshuarit e arrestuar ishin Eli Feldstein dhe Yonatan Urich, anëtarë të mëparshëm dhe aktual, përkatësisht, të Zyrës së Shtypit të Netanyahut.

    Një gazetar tjetër gjithashtu u thirr për t’u marrë në pyetje, sipas raportimeve nga Maariv.

    Urich dhe Feldstein ishin marrë në pyetje për herë të parë 12 ditë më parë. Urich u arrestua në shtëpinë e tij, ndërsa Feldstein u vendos në arrest shtëpiak.

    Vlen të përmendet se avokati Amit Hadat, pjesë e ekipit mbrojtës të Benjamin Netanyahut në gjyqin për korrupsion në vazhdim, u tërhoq nga seanca të hënën për shkak të nevojës urgjente për të zhvilluar një bisedë profesionale me dy të dyshuarit.

    Çështja ‘Qatargate’ ka të bëjë me një hetim ndaj ndihmësve të kryeministrit Netanyahu, të cilët, sipas ‘Jpost’, dyshohet se ishin përfshirë në një skandal në të cilin ishin paguar nga Katari ndërsa menaxhonin negociatat për pengjet. Akuzat kundër të dyshuarve përfshijnë ryshfet, kontakt me një agjent të huaj, shkelje të besimit, pastrim parash dhe vepra të tjera tatimore.

    Sipas gazetarit Ben Caspit, policia po heton pretendimet se Katari financoi pagën e sekretarit të shtypit të Netanyahut, Eli Feldstein. Syri.net-CNN.gr.

     

     

     

  • “Tabela e re e shumëzimit është 7×7=313”/ Basha ironizon sërish Ramën: Vije ndonjëherë këtu për të…

    “Tabela e re e shumëzimit është 7×7=313”/ Basha ironizon sërish Ramën: Vije ndonjëherë këtu për të…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një takim me struktuarat e Degës 15 të Tiranës, i shoqëruar nga kandidati Saimir Lika, iu drejtua Edi Ramës, përmes një video ironike.
    “O Ramë! Nga Pezë-Ndroqi, Ramë! Vijshe ndonjëherë këtu përpara ti! Ti e di ça bojshe!” – thotë Basha, ndërsa thekson se edhe në këtë zonë, si kudo tjetër, qytetarët kanë vetëm një pyetje për Edi Ramën: “Ku i ke shokët?”“Dhe kryesorja mo Ramë… këto janë të bind… që tabela e re e shumëzimit është: 7×7 = 313”, vijoi Basha me ironi, duke nënvizuar mesazhin e tij të përsëritur gjatë kësaj fushate, i cili simbolizon pushtetarët socialist që janë arrestuar, në arrati po nën hetim.
    Mesazhi i Bashës:
    O Rame! Nga Pezë-Ndroqi, Rame! Vijshe ndonjëherë, këtu, përpara ti! Ti e di se ça bojshe! Po ktu, edhe ktu, në Ndroq mo Rame, edhe n’Pezë edhe n’Vaqarr, pyetja, ka shumë pyetje, por pyetja kryesore që kanë për ty është: Ku i ke shokët mo Ram?! Ku i ke mo Ram shokët? Ëëëë? Paskan edhe një pyetje tjetër këtu! Dhe kryesorja mo Ram, këto janë të bind, që tabela e re e shumëzimit 7×7=313.

  • “O Rame, vije ndonjëherë këtu ti?!” Basha ironizon Ramën nga Peza: Shqiptarët kanë mësuar tabelën e re të shumëzimit: 7×7=313

    “O Rame, vije ndonjëherë këtu ti?!” Basha ironizon Ramën nga Peza: Shqiptarët kanë mësuar tabelën e re të shumëzimit: 7×7=313

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një takim me strukturat e Degës 15 të Tiranës, i shoqëruar nga kandidati Saimir Lika, iu drejtua Edi Ramës përmes një video ironike.

    “O Rame! Nga Pezë-Ndroqi, Ramë! Vijshe ndonjëherë këtu përpara ti! Ti e di ça bojshe!” – thotë Basha, ndërsa thekson se edhe në këtë zonë, si kudo tjetër, qytetarët kanë vetëm një pyetje për Edi Ramën: “Ku i ke shokët?”
    “Dhe kryesorja mo Rame… këto janë të bind… që tabela e re e shumëzimit është: 7×7 = 313”, vijoi Basha me ironi.
    “O Rame! Nga Pezë-Ndroqi, Rame! Vijshe ndonjëherë, këtu, përpara ti! Ti e di se ça bojshe! Po ktu, edhe ktu, në Ndroq mo Rame, edhe n’Pezë edhe n’Vaqarr, pyetja, ka shumë pyetje, por pyetja kryesore që kanë për ty është: Ku i ke shokët mo Ram?! Ku i ke mo Ram shokët? Ëëëë? Paskan edhe një pyetje tjetër këtu! Dhe kryesorja mo Ram, këto janë të bind, që tabela e re e shumëzimit 7×7=313”, shprehet Basha.

    Top Channel

  • Pensionistët që kanë futur njerëz me qira në banesën ku jetojnë vetë do të taksohen

    Pensionistët që kanë futur njerëz me qira në banesën ku jetojnë vetë do të taksohen

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Pensionistët, të cilët për arsye ekonomike kanë futur qiraxhinj në banesën e tyre do të paguajnë tatim nëse të ardhurat nga qiraja tejkalojnë shumën 50 mijë lekë në vit. Tatimet kanë sqaruar përmes një rubrike të posaçme pyetje-përgjigjesh se individët që kanë të ardhura qiraje mbi 50 mijë lekë në vit janë të detyruar të plotësojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave.
    Pyetje: Jam një pesionist që në banesën time në vitin 2025, për arsye ekonomike, jeton dhe shoku im i cili më paguan dhe 5 mijë lekë në muaj. A kam detyrimin të deklaroj DIVA dhe paguaj detyrime tatimore?
    Përgjigje: Duke qenë se e ardhura vjetore është mbi 50,000 lekë dhe për këtë të ardhur individi nuk është tatuar, lind detyrimi që individi pensionist duhet të deklarojë dhe paguajë tatimin 15% mbi të ardhurat e përfituara, duke dorëzuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave të DIVA 2025.
    Ndryshimet e njëpasnjëshme në ligjin e procedurave tatimore dhe ato të ligjeve të tjera fiskale kanë krijuar një lëmsh burokratik, por edhe konfuzion duke i lënë shumë qytetarë të paqartë, se kur dhe çfarë duhet të deklarojnë.
    Për këtë arsye, Tatimet kanë publikuar një material të gjatë me pyetje përgjigje sqaruese se kush ka detyrim për deklarim dhe pagesë taksash, sipas situatave të ndryshme./KAPITAL