Tag: pyetje

  • Person nën hetim/ Myzyrit ju kërkua në SPAK që të dorëzonte telefonin, po hetohen tenderat e rrugëve…

    Person nën hetim/ Myzyrit ju kërkua në SPAK që të dorëzonte telefonin, po hetohen tenderat e rrugëve…

    Detaje të reja janë mësuar për marrjen në pyetje të Kreut të  Komisionit të Prokurimeve Publike. 

    Gazetari i Syri tv mëson se atij i është kërkuar telefoni por nuk e ka dorëzuar pasi u ka thënë hetuesve se nuk e kishte me vete.

    Jonaid Myzyrit i është kërkuar telefoni këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, por ka thënë para Oficerëve të BKH-së që e kanë marrë në pyetje se nuk e kishte me vete.

    Atij i është komunikuar që është person nën hetim, shpjegon gazetari Fatjon Gjinaj, dhe nga dita e sotme do duhet ti përgjigjet organit hetues sa herë të shikohet e arsyeshme nga ky i fundit, ndërsa emri i tij është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale, prej kohësh.

    Burime të besueshme, konfirmuan se indicia për të hetuar rolin e tij si drejtues i Prokurimeve Publike, ka të bëjë me referime që janë bërë në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

     Çështja ndaj tij po hetohet për një sërë procedurash tenderash, dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me objektin që kanë patur për ndërtimin apo rikonstruksionin e rrugëve ku autoritet kontraktor ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar.

    Burimi shprehet i rezervuar se cilat janë këto projekte dhe procedura, por theksoi se janë krijuar dyshime të arsyeshme për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

  • Kreu i Prokurimeve del nga SPAK, dyshohet se u mor në pyetje si person nën hetim

    Kreu i Prokurimeve del nga SPAK, dyshohet se u mor në pyetje si person nën hetim

    Kreu i Komisionit të prokurimeve, Jonaid Myzyri është thirrur sërish këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se Jonaid Myzyri është marrë në pyetje si person në hetim.
    Pas tre orësh marrje në pyetje, ai ka lënë SPAK, ndërsa nuk ka pranuar të flasë për gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

    Top Channel

  • 3 orë në SPAK, kreu i KPP merret në pyetje si person nën hetim

    3 orë në SPAK, kreu i KPP merret në pyetje si person nën hetim

    Kreu i Komisionit të prokurimeve, Jonaid Myzyri është thirrur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme.
    Ndryshe nga herët e tjera, Jonaid Myzyri është marrë në pyetje si person në hetim.
    Pas tij në SPAK për të qenë i pranishëm është futur në seancën e marrjes në pyetje edhe avokati Ermir Beta.
    Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tenderë.
    Sot Myzyri, që u pyet për herë të tretë edhe në cilësinë e personit nën hetim, dha shpjegime për rreth 3 orë para prokurorëve të SPAK.

  • Njeriu i Ballukut/ Jonaid Myzyri po merret në pyetje si person në hetim

    Njeriu i Ballukut/ Jonaid Myzyri po merret në pyetje si person në hetim

    Gjatë ditës së sotme është paraqitur në SPAK sërish Kreu i KPP.

    Ndryshe nga herët e tjera, Jonaid Myzyri po merret në pyetje si person në hetim, shpjegojnë burimet për gazetarin e SYRI tv Fatjon Gjinaj.

    Pas tij në SPAK për të qenë i pranishëm është futur në seancën e marrjes në pyetje edhe avokati Ermir Beta.

    Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tendera

  • Merren në pyetje zyrtarët e policisë, shefi i qarkullimit dhe ai i sektorit të aksidenteve akuzohen për korrupsion

    Merren në pyetje zyrtarët e policisë, shefi i qarkullimit dhe ai i sektorit të aksidenteve akuzohen për korrupsion

    Pasi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, zyrtarët e policisë rrugore u morën në pyetje këtë të diel nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Ata  u pyetën brenda bllokut të sigurisë, ku qëndrojnë në pritje për të dalë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.Lexo edhe :Related Posts
    Shefi i qarkullimit të Tiranës, Roven Zeka, ai i sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku, si dhe oficeri i policisë gjyqësore, akuzohen se kanë kryer korrupsion dhe shpërdoruar detyrën.

    Sipas SPAK, ata kanë marrë ryshfet nga një grua e përfshirë në një aksident për t’i lehtësuar pozitat ligjore.
    /vizionplus.tv

  • Merren në pyetje zyrtarët e policies, shefi i qarkullimit dhe ai i sektorit të aksidenteve akuzohen për korrupsion

    Merren në pyetje zyrtarët e policies, shefi i qarkullimit dhe ai i sektorit të aksidenteve akuzohen për korrupsion

    Pasi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, zyrtarët e policisë rrugore u morën në pyetje këtë të diel nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Ata  u pyetën brenda bllokut të sigurisë, ku qëndrojnë në pritje për të dalë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.Lexo edhe :Related Posts
    Shefi i qarkullimit të Tiranës, Roven Zeka, ai i sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku, si dhe oficeri i policisë gjyqësore, akuzohen se kanë kryer korrupsion dhe shpërdoruar detyrën.

    Sipas SPAK, ata kanë marrë ryshfet nga një grua e përfshirë në një aksident për t’i lehtësuar pozitat ligjore.
    /vizionplus.tv

  • Dyshohet si objektiv i atentatit në Tiranë, gruaja e Roanit do të merret në pyetje

    Dyshohet si objektiv i atentatit në Tiranë, gruaja e Roanit do të merret në pyetje

    Dy atentate të ndodhura mbrëmjen e së mërkurës, (17 prill 2025), tronditën vendin. Atentati i parë u regjistrua në Lezhë, rreth orës 20:00, ku pasi u qëllua me armë nga persona të panjohur humbi jetën babai i Roan Brahimit.

    Një orë e gjysmë më vonë, në Tiranë, katër persona u qëlluan brenda një mjeti tip “G-Class” në Unazën e Madhe të Tiranës.

    Policia dyshon se atentati në Tiranë mund të ketë lidhje me atë të Lezhës. Sipas hetimeve, automjeti ku udhëtonin katër të rinjtë mund të jetë ngatërruar me një tjetër, pasi gruaja e Roan Brahimit, të cilit iu vra babai në fshatin Planë të Lezhës vetëm një orë e gjysmë para atentatit në Tiranë, dyshohet të ketë qenë shenjëstër e vrasësve. Kjo vjen për shkak të ngjashmërisë së mjetit të përdorur nga ajo që është i njejtë me atë që ra pre e plumbave, por ka vetëm një numër dhe një germë të ndryshme në targa. Gjithashtu, gruaja e Brahimit jeton në të njëjtën zonë me personat që u plagosën dhe mund të ketë qenë targeti i këtij atentati.

    Përsa i përket ngjarjes në Lezhë, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra në vigjilje të Pashkës, ndërsa djali i tij u ekzekutua gjithashtu në vigjilje të Pashkës më 9 maj 2024 në Athinë, përpara gruas dhe fëmijëve të tij.

    Bashkëshortja e Roan Brahimit ende nuk është marrë në pyetje, pasi ndodhet në zonën e Lezhës, ku po kryen homazhe për vdekjen e vjehërrit të saj. Pas përfundimit të këtyre homazheve, ajo mund të merret në pyetje nga policia. Policia ka dyshime se ajo mund të ketë qenë shenjëstër e atentatorëve pasi dhe nga dëshmitë e të plagosurve në mjetin “G-Class” e përforëcojnë idenë se mund të ketë ndodhur ngatërrim i shënjestrave.

    Sa i përket gjendjes shëndetësore të të plagosurve në Tiranë informohet se 11-vjeçari D.D. ka marrë ndërhyrje në kraharor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

    19-vjeçari K.M. ka pësuar plagë në krah dhe ndodhet në gjendje stabël nën monitorim, i shtruar në një spital privat.

    17-vjeçari M.D. ka marrë plagë në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe 34-vjeçari A.S. ka pesuar 5 plagë të lehta në krah, po ashtu dhe ai nodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • FOTO/ Ja kush është Fatmir Hoxha, mësuesi pedofil që ngacmonte nxënëset 14-vjeçare, ra sot në pranga

    FOTO/ Ja kush është Fatmir Hoxha, mësuesi pedofil që ngacmonte nxënëset 14-vjeçare, ra sot në pranga

    Mësuesi i shkollës 9-vjeçare në Rrajcë, Fatmir Hoxha ka rënë në prangat e policisë pasi ngacmoi seksualisht dy nxënëse.

    Sipas korrespodentes së Top Channel, Bruna Kërçyku, mësuesi i Histori Gjeografisë, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar me fjalë dhe me prekje 14 vjeçaret në ambientet e shkollës.
    Veprimet e rënda janë vënë re nga kolegët e tij të cilët më pas e kanë referuar ngjarjen në drejtorinë e shkollës.
    Ka qenë drejtori i shkollës ai që ka denoncuar në polici 55 vjeçarin Fatmir Hoxha.
    Ky i fundit sapo ka mësuar hetimet ndaj tij ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët në aeroportin e Rinasit.
    Ndërkohë policia ka marrë në pyetje nxënëset në prani të psikologut të cilat janë në gjendje të rënduar psikologjike. Nga ana tjetër gjatë marrjes në pyetje prindërit e vajzave kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen.
    Gjatë veprimeve të para hetimore gjithashtu është marrë në pyetje mësuesi 55 vjeçar i cili ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave ndërkohë është shprehur se po largohej nga Shqipëria për çështje personale.
    Prokuroria tashmë ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

     

    Top Channel

  • Mësuesi ped*fil tentoi të arratisej, u ndalua në Rinas

    Mësuesi ped*fil tentoi të arratisej, u ndalua në Rinas

    Një mësues 55-vjeçar është arrestuar nga policia i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve të mitura. Fatmir Hoxha mësuesi i Histori Gjeografisë, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar me fjalë, por edhe me prekje 14 vjeçaret në ambientet e shkollës. Veprimet e rënda janë vënë re nga kolegët e tij të cilët më pas e kanë referuar ngjarjen në drejtorinë e shkollës.
    Ka qenë drejtori i shkollës ai që ka denoncuar në polici 55 vjeçarin Fatmir Hoxha. Ky i fundit sapo ka mësuar hetimet ndaj tij ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje nxënëset në prani të psikologut të cilat janë në gjendje të rënduar psikologjike. Nga ana tjetër gjatë marrjes në pyetje prindërit e vajzave kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen.

    Gjatë veprimeve të para hetimore gjithashtu është marrë në pyetje mësuesi 55-vjeçar i cili ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave ndërkohë është shprehur se po largohej nga Shqipëria për çështje personale. Prokuroria tashmë ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • “Dehja nga verërat e shtrenjta do t’i kalojë”, Meta ironizon Ramën për rënien e mbështetjes: Ka kapur shtetin, po…

    “Dehja nga verërat e shtrenjta do t’i kalojë”, Meta ironizon Ramën për rënien e mbështetjes: Ka kapur shtetin, po…

    Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili garon në Tiranë për deputet tregon për gazeta “Panorama” se si po e zhvillon fushatën elektorale pavarësisht izolimit në qeli.
    1. Pyetje: Z. Meta, edhe 26 ditë na ndajnë nga 11 Maji. A keni besim në fitoren e Opozitës?
    Përgjigje: Më i qartë se gjithë të tjerët se është pakicë, është vetë Edi Rama pengmarrësi i shtetit të së drejtës dhe shkatërruesi i zgjedhjeve të lira në mënyrë të përsëritur e të provuar botërisht. Vetë arrestimet dhe persekutimet politike të lidershipit të opozitës, duke nisur me arrestimin antikushtetues të Z. Berisha dhe rrëmbimi im kriminal, që i ngjan vetëm atij të Aldo Moros nga brigadat terroriste e provojnë këtë. Por llogaritë e tij janë prishur e këtë e dëshmon shumë qartë paqëndrueshmëria e tij jo vetëm politike, por edhe psiqike.
    2. Pyetje: Megjithatë, ai insiston në një fitore bindëse.
    Përgjigje: Po por nga 1 milionë vota zbriti në 800.000, e në javët që vijnë do i dalë dehja nga verat e shtrenjta e do ulet shumë më tepër. Nga mbi 90 mandate, zbriti në 77, e kur ti dalë dehja nga verërat e shtrenjta do zbresë shumë më tepër. Fitorja është qartazi në duart e opozitës dhe ajo s’duhet ta lëshojë për asnjë moment, sepse është në garë me një shtet të kapur dhe jo me PS. Opozita ka programin pikën më të fortë dhe duhet ti qëndrojë fort programit të saj që ndihmon cdo shqiptar që në 100 ditët e para të qeverisjes. Por ky program duhet të hyjë në cdo familje shqiptare, e këtë e kanë në dorë vetëm kandidatët e opozitës e aktivistët e saj në të gjithë vendit.
    Opozita garanton cdo shqiptar që do të marrë 200 euroqë në 100 ditët e para të qeverisjes së re, ndërsa Edi Ramamashtron se në 2030, pra pas zgjedhjeve të 2029, do synojë pensionin minimal 200 euro.A ka tallje më të madhe për pensionistët shqiptarë? Edi Rama bën premtime futuristese me anëtarësimin në BE, që vetëm ky e ka sabotuar në 12 vite, por edhe kur ishte në opozitë me bllokimin e 3 ligjeve për Qarkun e Fierit do vijnë miliarda euro, por duhet të japë llogari se pse u vodhën qindra milionë euro të IPARD- it për bujqësinë e fermerët dhe pse lekët e tyre shkuan te inceneratorët.
    Por opozitës nuk i mjafton Programi i shkëlqyer e konkret që ul taksat e rikthen lirinë ekonomike, por i duhet të shkojë te cdo biznes e t’ia sqarojë se si do përfitojë konkretisht.
    3. Pyetje: Por ndërkohë sondazhet tregojnë se Edi Rama është në avantazh sidoqoftë.
    Përgjigje: Është provuar botërisht edhe me përgjimet e Veliajt se si i kontrollojnë Rilindasit mediat edhe nga burgu. Besoj se e keni të qartë se si i kontrollon Edi Rama në krye të Qeverisë dhe kemi dhe të Bashkisë të Tiranës. Besoj është e qartë pse nuk ndërpritet financimi i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, sepse ato parashikojnë, siç na e tha edhe Ahmetaj, për të blerë mediat, emisionet, analistët dhe sondazhet, gjithashtu për të dekurajuar frymën e ndryshimit dhe revoltës. Ndaj fuqia e opozitës është te njerëzit dhe ajo duhet të shkojë çdo ditë, çdo orë pranë tyre, atje te furra e bukës, te bar – restoranti më i thjeshtë, te fabrikat që po falimentojnë e te qindra – mijëra pensionistë që do jenë përfituesit e parë që në 100 ditët e para të programit tonë. 3.3 miliardë euro në vit vidhen nga Edi Rama pa hyrë fare në buxhetin e shtetit ose 13.2 miliardë euro në 4 vite. Sepse 14% është diferenca midis të ardhurave që realizon Shqipëria sot në raport me PBB në krahasim me Bosnjen, Serbinë e Malin e Zi.
    Si shpjegohet që në vendin ku taksat janë shumëfishuar në 12 vite si askund tjetër në rajon, të ardhurat të jenë më skandalozet? Sepse korrupsioni i Edi Ramës është skizofrenik. Ndaj pensionisti në Ulqin ka trefishin e pensionistit në Velipojë. Ulja drastike e taksave do formalizojë me shpejtësi ekonominë, sic ndodhi edhe pas 2005 me taksën e sheshtë.
    4. Pyetje: Si po ecën fushata e PL dhe e juaja vecanërisht?
    Përgjigje: Partia e Lirisë ka qenë targeti kryesor i regjimit mafioz të Edi Ramës prej një kohe të gjatë.Por përpjekjet e tij kriminale nuk e realizuan dot rrëmbimin e drejtimit të PL përmes bashkëpunëtorëve të tij të rekrutuar nga SPAK- u. Dhe Edi Rama u “ngushëllua”duke marrë të konvertuarin në rilindas pasi doli nga dyert e SPAK- ut dhe duke e futur në listën e tij. Mori kështu simbolin e nepotizmit në PL dhe përgjegjësin për shumë shpërdorime financiare në parti. Ky madje na “ rrëmbeu” edhe financieren e PL(LSI), prej 20 vitesh, duke e punësuar në biznesin e tij dhe e cila u largua pa bërë dorëzimet sipas ligjit dhe etikës. Kjo thjesht tregon sa rëndë është Edi Ramadhe nivelin ordiner që ka rënë për të gjetur shpëtim.,Nga 27 Prilli i vitit të kaluar PL është në një proces rindërtimi mbi themele shumë të shëndosha parimore e morale.Kjo betejë do na ndihmojë shumë në konsolidimin e PL për dy dekadat që vijnë.Jam shumë i kënaqur nga angazhimi i shumë njerëzve të rinj që kurrë s’kishin përfituar nga LSI dhe janë në ballë të betejës tonë për Fitore dhe Liri!
    Fushata ime ecën shumë mirë. Çdo ditë dërgoj 50 – 100 letra për shokë te miqtë kudo e marr plot të tilla.5 – E theksoj, tani deputetët e sigurt dhe gjithë kandidatët në listat e hapura të PL, duhet të jenë pa ndërprerje në terren kudo.
    Beteja e vërtetë çdo minutë në terren do na çojë të pjesëmarrja e lartë , të cilës i trembet me të drejtë Edi Rama.90% e televizorëve që kontrollohen nga Edi Rama, synojnë çoroditjen e qytetarëve dhe fikjen e shpresës për Ndryshim.Ndaj vetëm dalja në terren e sqarimi konkret i programit na çon në mënyrë të sigurt te Fitorja.
    6. Pyetje: A ekziston rreziku i ndarjes së votave nga opozita, sepse tani jeni disa subjekte të reja?
    Përgjigje: Ky rrezik ekziston nëse opozita nuk lëshohet gjithë kohës në terren. Askush nuk ka program më të mirë për familjet shqiptare dhe mbështetjen e prodhimit vendas se sa opozita e bashkuar. Edi Rama çdo palë zgjedhje, financon e stimulon G.99 për të bërë opozitën e opozitës. Asnjë votë s’duhet të shkojë dëm dhe indirekt në interesin e Edi Ramës. Çuarja e programit te njerëzit do garantojë Ndryshimin dhe rrisë pjesëmarrjen e tyre në këtë moment ekzistencial jo për demokracinë, por për kombin tonë.
    7. Pyetje: Po për strategun LaCivita c’do të thonit?
    Përgjigje: Besoj se fjalimet e tij kanë qenë më të qartat dhe koncizet. 12 vjet krim, drogë dhe shpopullimjanë tepër për të vazhduar kështu. Po kështu, se programi i Opozitës është zgjidhja e problemeve të çdo familje shqiptare. Njëkohësisht se ky program është si ai i Regamit e Trampit që unë do e interpretoja: Me pak qeveri (administratë), me shumë liri (popull). Me Edi Ramën kemi shumë qeveri ( administratë e cila është dyfishuar), shumë më pak liri ( popull). Sa më thjeshtë të shpjegojmë këtë program, e sidomos uljen drastike të taksave e bashkë me të ulje drastike të kostove të jetesës për familjet shqiptare, aq më e lartë pjesëmarrja në zgjedhje dhe aq më e sigurt fitorja e saj!