Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK. Ajo pritet të mbërrijë në SPAK në orën 10:30 dhe do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.
Ajola Xoxa është në hetim në dosjen e Erion Veliajt dhe ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
…
Tag: pyetje
-

Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, ja kur pritet të mbërrijë në godinë
-

LIVE/ Rama nga Lezha: Këneta televizive thotë se populli voton nga frika PS-në! Po si nuk e kuptojnë që na mbështesin
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim sot në Lezhë, në kuadër të fushatës përmbyllëse të 11 Majit.
Pas takimit në Shkodër, Rama vijon me takimin në Lezhë, 7 ditë përpara zgjedhjeve.
Rama e ka nisur fjalën e tij duke sjellë në vëmendje mbështetjen që populli i ka dhënë në zgjedhje, duke ironizuar analistët në emisionet televizive. Kryesocialisti tha se, sipas tyre, Shqipëria është në autokraci putiniane. Kreu i PS-së tha se ata thonë që popullit i ka hyrë frika në palcë dhe disa të tjerë thonë se populli është i sëmurë, ndërkohë, sipas Ramës, askush nuk e ka ngritur pyetjen, ‘Mos vallë populli është në rregull dhe ne e kemi gabim?’
Në një moment gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer batutat as me drejtuesin politik të qarkut të Lezhës, Ulsi Manja, të cilin e kishte pyetur nëse ishte e vërtetë apo jo opinioni se populli e voton PS-në nga frika. Sipas Ramës, e pyeti Manjan si dibran, duke qenë se ata kanë përgjigje për çdo pyetje dhe ndonjëherë edhe tre përgjigje për një pyetje.
“Shumë nga ata që nuk do votonin për ne, thonë “do fitojë PS-ja”, se e dinë njerëzit; njerëzit janë vërdallë, e dinë edhe ata të kënetës këtu se kush do të fitojë në Lezhë, edhe e thoshin. Aty e humbën pinin komplet. Edhe, sipas tyre, thuhej se tani jemi në autokraci putiniane dhe nuk e paskemi kuptuar. Këtu frika ka hyrë kaq shumë në palcë, sa këtë milet kur e pyeske “si të duket situata?”, thotë “mirë” nga frika. Kur e pyeske “me kë do votosh?”, thotë “PS” nga frika. Kur e pyeske “si do jetë ekonomia?”, thonë “PS-në” nga frika. Edhe kur e pyeske “kush do fitojë?”, më shumë thonë “do fitojë PS-ja”, i bie që këta janë tmerruar të gjithë. Mirë, unë kam një pyetje. Kam pyetur edhe Ulsiun, se këta dibranët kanë përgjigje për çdo pyetje, madje kanë tre përgjigje për të njëjtën pyetje dhe nuk di pastaj cila është ajo që do të marrësh për të vërtetë. Pyetja ime është: Mos vallë populli është në rregull dhe ne e kemi gabim?”, tha Rama. -

Kandidati demokrat euroatlantik, për qarkun Lezhë, Prel Dedaj: E diela e 11 majit do të jetë KOHA JONE! “Koha e tyre” ikën!
-Intervistë ekskluzive për KOHA JONE e kandidatit të “Koalicionit Euroatlantik” për qarkun e Lezhës, zotin Prel Dedaj, i cili vjen nga diaspora shqiptaro-amerikane-
Pyetje 1: U kthyet nga SHBA ku jetonit mirë për të kandiduar për deputet në Qarkun Lezhë. Pse latë rehatinë amerikane për të ardhur në zhurmën e rrëmujën shqiptare?
Përgjigje: Mund ta fillonit pyetjen me “Pse ikët nga Shqipëria”, por duket që edhe tek ju, është normalitet të ikim nga ky vend, dhe përbën habi të kthehemi sërish…
Çdo njeri ka tre anë të pasurisë së vet: shpirtërore, morale dhe materiale. Vetëm harmonia e të tre këtyre pjesëve na bën të lumtur. Sa për dy të parat, Shqipërinë nuk do e ndërroja me asnjë vend të botës. Por, kur vendosa të largohem nga Shqipëria, ana materiale tek unë, stononte me dy të parat dhe nuk e “plotësonte” tërësinë e asaj që thamë: pasurisë së vërtetë. Shkova në vendin e mundësive të mëdha dhe arrita të kem biznesin tim, e ta afroj edhe anën materiale me dy pjesët që thashë më lart, ku isha i plotësuar edhe para se të shkoja. Jeta është cikël i gjithçkaje.
Kur fiton diçka, mendon për atë që ke humbur…
Zhurma dhe rrëmuja thatë ju.
Vërtetë janë të mëdha, por për shpirtin janë si kripa në gjellë, sepse nuk janë vetëm ato: Këtu janë rrënjët për të gjithë ne. Në atdhe njeriu takon të parët e vet, fëmijërinë e vet, ndërsa sheh rrugën e shtëpisë, kthen në kujtesë pritjen e nënës në pragun e shtëpisë dhe ndjen hapat e fëmijëve të vet. Por këto gjëra e shumë si këto, që janë shpirtërore, ndjehen kur mungojnë: njëlloj si fryma që marrim, që kur e kemi, as që e mendojmë…
Edhe hapi që vendosa të hedh, është në funksion të kësaj pjese. I takoj asaj shtrese që kemi vuajtur persekutimin moral, shpirtëror dhe ekonomik, kemi jetuar në pothuaj një izolim shoqëror. Kisha babain në burg politik dhe i kujtoj rastet kur kishte vdekje apo gëzime në fshat dhe ne nuk ishim… hidhërimet kalonin, por kur kishte dasma, muzika që dëgjonim, na pengonte edhe të flisnim me njëri-tjetrin. Nuk e dinim çfarë kishim bërë por e shihnim se në çfarë përjashtimi social gjendeshim. Ndaj vendosa të kandidoj, për të treguar që ekzistojmë dhe meritojmë.
Pyetje 2. Nëse do të fitoni me 11 maj çfarë pozicioni politik do të mbani në parlament?
Përgjigje: Sistemi ynë politik është një demokraci me përfaqësim. Ndaj nuk është i drejtë koncepti që deputeti mund të bëjë ç’të dojë e të anojë nga të dojë. Kam takuar vetë dhjetra e qindra qytetarë. Kam folur para qindra të tjerëve. Po u zgjodha, unë e kam të qartë se kush më ka votuar, dhe nuk do devijoj në asnjë rast aspiratat e atyre që më kanë besuar.
Kalimi i deputetëve nga krahu në krah, si në merkaton e futbollistëve është një turp i madh. Mendoj nganjëherë: çfarë “rastësie” edhe në futboll merkatot janë çdo gjashtë muaj, dhe po çdo gjashtë muaj parlamenti konfiguron grupet në sesione…
(vijojnë pyetjet poshtë fotos)Pyetje 3: Ju jeni nga demokratët e vjetër të zonës së Kurbinit. Çfarë mesazhi keni për demokratët që tju votojnë?
Kurbini është nga pjesët ku demokracia ka patur gjithnjë mbështetjen më të madhe.
Por nuk ka marrë asgjë mbrapsht prej saj.
Mbështetja është shpërdoruar, duke i menduar njerëzit që nga dhembshuria për demokracinë, do vazhdojnë të votojnë ata që vetëquhen “demokratë”.
Të votosh për ata që e kanë lënë vendin në 34 vite në po të njëjtat halle, atëherë mbështetja ngjason me atë që bën një baba, duke i çuar drogë në burg fëmijës, vetëm sepse dhembshuria për të mposht arësyen.
E kujtoj një takim në fillimet e demokracisë, kur deputeti i Pd-së filloi të fliste duke falenderuar pjesmarrësit që i kishin dhënë votën: fjalën ia ndërpreu njëri që i tha: “o Zotëri: nuk të kemi dhënë votën, por të kemi dhënë zemrën!”
Edhe unë u them që po më dhatë votën, obligimi im është sikur më keni dhënë zemrën. Dhe unë institut të nderit, njoh Fjalën.
Pyetje 4: Çfarë mendoni se duhet të bëni në parlament për qarkun Lezhë, pra cilat gjërat prioritare sipas jush?
Prioritet do jenë iniciativat ligjvënëse për të kthyer rininë në Atdhe, me suport në strehim dhe lehtësira në taksim.
Do synoj të vijnë investitorë amerikanë. Ky vend u rrjep nga kjo klasë politike. Të gjitha konçesionet kanë brenda kompani offshore, të cilat gjoja kryejnë shumicën e punimeve (kur në fakt nuk kanë asnjë punëtor) dhe nxjerrin nga vendi shumicën e fondit të konçensionit: pra vjedhin e thënë shkurt. Duke ikur kapitali, ikin edhe njerëzit.
Synojmë të kundërtën. Këto 34 vite na kanë mësuar një gjë: çfarë s’duhet të bëjmë.
Pyetje 5: Nëse vota juaj do të ishte vendimtare për krijimin e qeverisë së re kujt do tja jepnit votën; Ramës apo Berishës?
Përgjigje:
Ne, njerëzit e zakonshëm duhet të kemi modele sjelljeje që njerëzit e mëdhenj të njerëzimit kanë krijuar.
Unë jam shumë i inspiruar nga Churchill, dhe ky personalitet më erdhi në mendje sapo më pyetët. Sepse ky i është përgjigjur kësaj pyetjejej, kur i thanë ndërsa ishte kryeministër i Anglisë: Përse u bëre me një diktator si Stalini?
Ai tha: Do bëhesha prap. Përballë ishte Hitleri.
Edhe unë, jam i bindur që do bëhesha me Stalinin dhe kundër Hitlerit.
Kam pak vështirësi ta gjej cili është njëri e cili është tjetri.
Por për ta mbyllur.
Asnjë zgjidhje nuk vjen nga bixhozi: ata që permendet janë të vendosur si në një letër bixhozi: gjoja të kundërt, por të njëjtë.
Dhe e fundit:
Ju falenderoj nga zemra për mundësinë që të jem në Koha Jonë.
Ka qënë gjetje emri që vutë: Koha Jonë.
Nëse me bredinë do respektoni emrin e artë që keni, vërtetë do ikë koha e atyre. Do jetë koha jonë! -

‘Zylyftari, nën hetim për aferën 250 mln lekë’ Bozdo akuza kryetarit të PS në Poliçan: I dënuar në Greqi me 8 vite burg
I deleguari politik i PD-së në Qarkun Berat, Eno Bozdo, ka denoncuar kryetarin e degës së PS në Poliçan, Erjon Zylyftari, duke e akuzuar për përgjegjësinë në zhdukjen e 54 ton lëndë të parë nga Uzina Mekanike Poliçan. Bozdo theksoi se Zylyftari, kur mbante detyrën e drejtorit të uzinës, ka shkaktuar një dëm prej 250 milionë lekësh për buxhetin e shtetit.
Sipas Bozdos, Erjon Zylyftari është përgjegjës për këtë vjedhje, por gjithashtu për një dënim të tij në Greqi me 8 vite burg. Ai po ashtu kritikoi Prokurorinë e Beratit për vonesat në hetimet ndaj Zylyftarit, duke shtuar se dosja ka ngecur për tre vjet.
Bozdo ngre pyetje lidhur me mbrojtjen që Zylyftari po merr dhe kërkon që ai të japë llogari për veprimet e tij. Ai përfundoi me një apel për ndryshim, duke theksuar se në zgjedhjet e 11 majit shqiptarët do të bëjnë ndryshimin dhe do të pastrojnë politikën nga ata që janë të lidhur me korrupsionin dhe kriminalitetin.
DeklarataErjon Zylyftari, Kreu i Partisë Socialistë të Poliçanit dhe njeriu që drejton fushatën e Partisë Socialiste në këtë bashki, sipas një raporti zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se është direkt përgjegjës për zhdukjen e sasive shumë të mëdha të lëndëve të para të vlefshme nga invetari i Uzinës Mekanike Poliçan, kur vetë Zylyfari ishte drejtor i saj! Kështu, në vitin 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi se ishin “zhdukur” 54 ton lëndë e parë tunxh, bronz dhe bakër, të maskuar si “skrap”. Sipas përllogaritjeve të KLSH-së, vlera totale e dëmit financiar të shkaktuar (dmth vjedhjes) është 250 milionë lekë.
Për këtë skandal, përgjegjës kryesor është ish-drejtori i Uzinës Mekanike, Erjon Zylyftari, sot drejtues i PS-së në Poliçan. Në vitin 2022, Prokuroria e Beratit nisi zyrtarisht hetimet, gjë që solli edhe marrjen në pyetje të Bledi Çuçit, ministrit socialist në atë kohë.
Pas 3 vitesh hetime, Prokuroria ka ngecur dhe nuk ka asnjë avancim në këtë dosje. Vjedhja e materialeve është tashmë e faktuar dhe pikërsht në kohën kur Erjon Zylyftari ishte drejtor i kësaj Uzine. Raporti i KLSH fakton përgjegjësinë direkte të Zylyftarin në këtë aferë. Prokuroria ka tre vjet që e mban ketë dosje dhe nuk bën asnjë hap përpara. Pse ndodh kjo? Apo sepse Zylyftari është drejtues politik i Partisë në Poliçan? Pse atij i ofrohet kjo mbrojtje shumë e fortë? Kush ka nderhyrë që kjo dosje të “ngecë” dhe mos të këtë asnjë zhvillim?
Disa pyetje për Zylyftarin: Kur keni jetuar në Greqi, a keni shkelur ligjin aty? A jeni dënuar ju me 8 vjet burg, me emër tjetër? A është dosja juaj në Policinë e Beratit, ku mbahet sepse njerëzit e partisë suaj janë mbi ligjin dhe ligji nuk i prek ata?
Këto pyetje meritojnë përgjigje. Dhe përgjigjen e merituar do ta marrin në 11 maj! Ndryshimi po vjen! Ne do pastrojmë shtëpinë tonë nga të korruptuarit, kriminelët dhe hajdutët e parave të shqiptarëve. -

Si u bë Aldrich Ames spiuni më i dëmshëm i SHBA-së
Për gati një dekadë, Aldrich Ames shiti informacione sekrete te Bashkimi Sovjetik, duke komprometuar më shumë se 100 operacione të fshehta dhe duke çuar në vdekjen e të paktën 10 agjentëve perëndimorë. Me 28 prill 1994, spiuni i dyfishtë u dënua me burgim të përjetshëm. Në shkurt të atij viti, BBC foli me një nga spiunët që u tradhtua nga Ames, por që arriti të mbijetojë.
Në vitin 1985, agjentët sovjetikë që punonin për CIA-n filluan papritur të zhdukeshin. Njëri pas tjetrit, këto burime të inteligjencës perëndimore kapeshin nga shërbimi sekret sovjetik, KGB, merreshin në pyetje dhe, shumë shpesh, ekzekutoheshin.
Oleg Gordievsky ishte një nga këta agjentë të dyfishtë. Si shefi i stacionit të KGB-së në Londër, ai kishte punuar fshehurazi për shërbimin sekret të jashtëm britanik, MI6, për vite me radhë. Por një ditë ai u gjet në Moskë, i droguar, i rraskapitur pas pesë orësh marrje në pyetje, dhe përballej me mundësinë reale të ekzekutimit. Gordievsky i shpëtoi vdekjes pasi MI6 arriti ta nxirrte fshehurazi nga Bashkimi Sovjetik, i fshehur në bagazhin e një makine.
Më pas, Gordievsky u përpoq të zbulonte se kush e kishte tradhtuar. “Për gati nëntë vjet kam bërë hamendësime se kush ishte burimi që më tradhtoi, dhe nuk dija përgjigje,” i tha ai BBC-së në një intervistë për “Newsnight” me 28 shkurt 1994. Dy muaj më vonë, Gordievsky mori përgjigjen kur veterani i CIA-s, Aldrich Ames, u paraqit në një sallë gjyqi në SHBA dhe pranoi se kishte kompromentuar “praktikisht të gjithë agjentët sovjetikë të CIA-s dhe shërbimeve të tjera amerikane dhe të huaja që njihja”.
Me 28 prill 1994, Ames pranoi se kishte zbuluar identitetet e më shumë se 30 agjentëve që spiunonin për Perëndimin dhe kishte kompromentuar mbi 100 operacione të fshehta. I njohur nga KGB me emrin e koduar “Kolokol” (Kambana), tradhtia e Ames çoi në ekzekutimin e të paktën 10 bashkëpunëtorëve të CIA-s, përfshirë gjeneralin Dmitri Polyakov, një zyrtar i lartë i inteligjencës ushtarake sovjetike që kishte furnizuar Perëndimin me informacion për më shumë se 20 vjet. Ames, spiuni më i dëmshëm i KGB-së në historinë e SHBA-së, u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.
Ashtu siç kishte tronditur Britaninë ekspozimi i spiunimit të Kim Philby-t në vitet 1960, “tani ishte radha e Uashingtonit të shikonte me mosbesim shkallën e dëmit të shkaktuar nga Ames,” tha gazetari Tom Mangold në vitin 1994.
Ishte pozicioni i Ames-it si kreu i departamentit të kundërzbulimit sovjetik të CIA-s që i dha atij mundësinë të shkaktonte kaq shumë dëm. Ai kishte akses pothuajse të pakufizuar në informacionin e klasifikuar për operacionet e fshehta kundër Bashkimit Sovjetik dhe, më e rëndësishmja, njihte identitetet e agjentëve në terren. Pozicioni i tij gjithashtu i lejonte të merrte pjesë në marrjen në pyetje të agjentëve nga shërbimet e tjera perëndimore. Kështu u krijua situata e çuditshme ku “dezertori më i rëndësishëm i KGB-së po merrej në pyetje nga spiuni më i rëndësishëm i KGB-së”, siç e përshkroi Mangoldi.
“Amerikanët ishin shumë të kujdesshëm dhe të aftë në marrjen në pyetje,” tha Gordievsky. “Isha entuziast. Më pëlqenin amerikanët. Doja të ndaja njohuritë e mia me ta, dhe tani kuptoj se [Ames] ishte aty i pranishëm. Kjo do të thotë që gjithçka, të gjitha përgjigjet e reja që jepja, ai duhet t’ia ketë kaluar KGB-së.”
Alkooli dhe divorci
Ames ishte njohur me botën e spiunazhit që herët. Babai i tij ishte analist në CIA dhe ndihmoi që djali i tij të futej në agjenci pasi Ames ndërpreu studimet universitare. Por vendimi i Amesit për të tradhtuar CIA-n do të shtyhej më shumë nga nevoja për para sesa nga bindjet ideologjike.
Fillimisht, Ames tregoi aftësi si oficer kundërzbulimi. Ai u dërgua me gruan e tij Nancy Segebarth, gjithashtu një agjente e CIA-s, në Turqi në fund të viteve 1960, ku kishte detyrën të rekrutonte agjentë të huaj. Por në vitin 1972, eprorët e thirrën përsëri në selinë e CIA-s, duke vlerësuar se nuk ishte i përshtatshëm për punë në terren. Në SHBA, ai studioi gjuhën ruse dhe u caktua në planifikimin e operacioneve kundër zyrtarëve sovjetikë.
Lufta e babait të tij me alkoolin kishte penguar karrierën e tij në CIA, dhe njësoj, konsumimi i tepërt i alkoolit nga vetë Amesi filloi të dëmtonte rrugëtimin e tij profesional. Në vitin 1972, një agjent tjetër e gjeti të dehur dhe në një situatë të papërshtatshme me një punonjëse tjetër të CIA-s. Situata u përkeqësua edhe më shumë nga pakujdesia e tij në punë, që kulmoi në vitin 1976 kur harroi një çantë me dokumente të klasifikuara në një metro.
Për të shpëtuar karrierën, Ames pranoi një detyrë të dytë jashtë vendit në Mexico City në vitin 1981, ndërsa gruaja e tij qëndroi në New York. Por sjellja e tij dhe pirja e pandërprerë e alkoolit bënë që ai të mos dallohej si oficer i CIA-s. Në vitin 1981, ai u përfshi në një aksident trafiku në Mexico City dhe ishte aq i dehur sa nuk ishte në gjendje të përgjigjej në pyetjet e policisë ose të njihte një zyrtar të ambasadës amerikane që kishte ardhur për ta ndihmuar. Pas një grindjeje të ashpër dhe plot sharje me një zyrtar kuban në një pritje diplomatike, eprori i tij rekomandoi që CIA ta vlerësonte për varësi nga alkooli pas kthimit në SHBA.
Ames vazhdoi të kishte lidhje jashtëmartesore, njëra prej të cilave do të rezultonte një pikë kthese për të. Në fund të vitit 1982, ai nisi një marrëdhënie me një atashe kulturore kolumbiane të rekrutuar për të punuar për CIA-n, Maria del Rosario Casas Dupuy. Romanca e tyre u bë gjithnjë e më serioze derisa Ames vendosi të divorcohej nga gruaja e tij e parë, të martohej me Rosarion dhe ta sillte atë me vete në SHBA.
Megjithëse performanca e tij në CIA ishte larg të qenit e shkëlqyer, Ames vazhdoi të ngjitej në karrierë. Në kthimin e tij në selinë e Agjencisë në vitin 1983, ai u emërua shef i degës së kundërzbulimit për operacionet sovjetike, duke i dhënë akses të gjerë në informacion rreth aktiviteteve të fshehta të CIA-s.
Ames kishte rënë dakord si pjesë e marrëveshjes së divorcit me Nancy-n të paguante borxhet që kishin grumbulluar si çift, si dhe të paguante mbështetje mujore. Të përkeqësuara nga shpenzimet e larta të gruas së tij të re Rosarios, dashuria e saj për blerje luksoze dhe telefonatat e shpeshta drejt Kolumbisë, problemet financiare të Amesit dolën jashtë kontrollit. Më vonë ai i tha senatorit të Arizonës, Dennis DeConcini, se ishte pikërisht kjo barrë financiare që e shtyu të mendonte për shitjen e sekreteve që kishte në dorë. “Ndjeva shumë presion financiar, për të cilin, me kalimin e kohës, kuptova se po reagoja keq,” tha Ames.
Tradhtia ndaj vendit të tij
“Çështja kishte të bënte me para, dhe nuk mendoj se ai ndonjëherë përpiqej t’ua fshihte të tjerëve këtë,” tha për BBC-në në 2015, agjenti i FBI-së Leslie G. Wiser, që ishte pjesë e hetimit që çoi në arrestimin e Amesit.
Me 16 prill 1985, pasi kishte pirë disa gota për të mbledhur guximin, Ames hyri drejt e në ambasadën ruse në Uashington DC. Brenda, ai i dorëzoi recepsionistit një zarf që përmbante emrat e disa agjentëve të dyfishtë, dokumente që vërtetonin pozicionin e tij në CIA, dhe një shënim ku kërkonte 50,000 dollarë. Ai do të pretendonte më vonë në një raport të Senatit se fillimisht kishte menduar se kjo do të ishte një marrëveshje një herë e vetme për të dalë nga kriza financiare, por shumë shpejt kuptoi se kishte “kaluar një vijë nga e cila nuk mund të kthehej më pas”.
Për nëntë vitet në vijim, Ames paguhej për t’u dorëzuar sovjetikëve sasi të mëdha informacioni shumë të klasifikuar. Ai merrte dokumente sekrete, që përfshinin gjithçka, nga pajisjet përgjuese të lidhura me objektin hapësinor të Moskës, deri te teknologjitë më të avancuara për numërimin e koka bërthamore të raketave sovjetike, i mbështillte në qese plastike dhe thjesht i nxirrte jashtë ndërtesës së CIA-s. Duke qenë se roli i tij përfshinte takime zyrtare me diplomatë rusë, ai shpesh mund të takonte bashkëpunëtorët e tij ballë për ballë pa ngjallur dyshime. Gjithashtu, ai linte pako me dokumente në vende të fshehta të paracaktuara, të quajtura “vendgrumbullime”.
“Kur kishte për të bërë një dorëzim të tillë, më parë bënte një shenjë me shkumës mbi një kuti postare, për shembull, dhe rusët, kur e shihnin atë shenjë, e kuptonin se vendgrumbullimi ishte mbushur me dokumente,” shpjegoi Wiser. “Më pas, pasi i merrnin dokumentet, ata fshinin shenjën, dhe kështu Ames kuptonte që dorëzimi ishte bërë në mënyrë të sigurt.”
Përmes rrjedhjes së informacionit sekret nga Ames, KGB-ja ishte në gjendje të identifikonte pothuajse të gjithë spiunët e CIA-s në Bashkimin Sovjetik, duke paralizuar plotësisht operacionet sekrete amerikane në atë territor. “Nuk di për asnjë spiun tjetër në SHBA që të ketë shkaktuar një humbje kaq të madhe jete njerëzore në radhët e bashkëpunëtorëve,” tha Wiser. Zhdukja e papritur e kaq shumë agjentëve të CIA-s ngriti alarmin dhe shkaktoi një hetim të brendshëm për një spiun në radhët e saj në vitin 1986, por Ames vazhdoi të mbetej i pazbuluar për pjesën më të madhe të një dekade.
Dhe ai u pagua mirë për tradhtinë e tij, duke marrë rreth 2.5 milionë dollarë nga Bashkimi Sovjetik. Ames nuk bëri shumë përpjekje për të fshehur pasurinë e re: ndonëse nuk kishte asnjëherë një rrogë më të madhe se 70,000 dollarë në vit, bleu një shtëpi të re prej 540,000 dollarësh me para në dorë, shpenzoi dhjetëra mijëra dollarë për përmirësime të shtëpisë dhe bleu një makinë Jaguar. Ishte pikërisht kjo mënyrë jetese e shfrenuar që tërhoqi vëmendjen dhe çoi në arrestimin e tij nga ekipi i FBI-së i udhëhequr nga Wiser në vitin 1994.
Pas arrestimit, Ames bashkëpunoi me autoritetet. Ai dha detaje të plota mbi aktivitetet e tij të spiunazhit në këmbim të një marrëveshjeje që siguronte një dënim më të lehtë për Rosarion, e cila pranoi se kishte dijeni për paratë dhe për takimet e tij me sovjetikët. Ajo u lirua pas pesë vitesh. Ndërkohë, Ames, oficeri më i lartë i CIA-s që u zbulua si agjent i dyfishtë, vazhdon të vuajë dënimin e përjetshëm në një burg federal në Terre Haute, Indiana.
Edhe sot e kësaj dite, Ames ka treguar shumë pak pendesë për veprimet e tij apo për vdekjet që shkaktoi. “Ai kishte një mendim shumë të lartë për veten,” tha Wiser për Amesin. “I vjen keq që u kap. Nuk i vjen keq që ishte spiun.” / BBC – Syri.net
-

Takime të paautorizuara me Roven Zekën në burg/ Merren në pyetje 2 shefa policie, sekuestrohen telefona e kamerat e sigurisë
SPAK ka nisur hetimet për të zbardhur takimet e paautorizuara të disa zyrtarëve policor me të paraburgosurin për korrupsion, Roven Zeka. Hetimi ka përfshirë marrjen në pyetje të të paktën dy shefave të komisariateve në kryeqytet, ndërkohë që është sekuestruar një pajisje telefonike dhe janë marrë deklaratat e personave përgjegjës për sigurinë në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza”, ku Zeka mbahej i paraburgosur.
Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj raporton se në kuadër të hetimeve, SPAK ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi natyrën e takimeve të realizuara me të paraburgosurin dhe qëllimet e tyre. Për më tepër, një biznesmen është marrë në pyetje nga prokurorja Elida Kaçkini, si pjesë e hetimeve të vazhdueshme për këtë rast.
Ky hetim vjen pas arrestimit disa ditë më parë të Roven Zekës, shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Sokol Novakut, shef i hetimit të aksidenteve, dhe oficerit të policisë rrugore Edison Tabaku. Ata janë arrestuar nën akuzën se kishin marrë para për manipulimin e provave lidhur me një aksident rrugor, në një hetim të SPAK për korrupsion.
Për momentin, hetimet janë ende në vazhdim nga SPAK për të zbardhur lidhjen e mundshme të këtyre zyrtarëve me aktivitete të tjera të paligjshme.
-

Kush e vrau Renato Hoxhajn? Misteri që rrethon ngjarjen, policia merr në pyetje 10 persona
Ende mbeten mister shkaqet e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ditën e djeshme në Vlorë. Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dhe policia e Vlorës ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me autorin ose autorët ose shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Pas ngjarjes policia ka marrë në pyetje rreth 10 persona, të cilët kanë qenë kryesisht familjarë, të afërm të tij, komshinj dhe kolegë. Por dëshmitë e tyre në komisariatin e Vlorës nuk kanë dhënë ndonjë detaj të rëndësishëm. Ata thjesht kanë pohuar se viktima ishte një njeri pa probleme dhe nuk kishte pasur konflikte me askënd. Edhe nga banorët e zonës njihej si njeri pa probleme.
Ndërsa në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë, teksa askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.
Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. -

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, merren në pyetje bashkëjetuesja e 58-vjeçarit dhe 10 persona të tjerë
Ende mbeten mister shkaqet e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dhe policia e Vlorës ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me autorin ose autorët ose shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Pas ngjarjes policia ka marrë në pyetje rreth 10 persona. Ata kanë qenë kryesisht familjarë, të afërm të tij, komshinj dhe kolegë. Por dëshmitë e tyre në komisariatin e Vlorës nuk kanë dhënë ndonjë detaj të rëndësishëm. Ata thjesht kanë pohuar se viktima ishte një njeri pa probleme dhe nuk kishte pasur konflikte me askënd. Edhe nga banorët e zonës njihej si njeri pa probleme.
Ndërsa në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.
Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur. -

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja: Mendova se ishin fishekzjarre, nuk dija të kishte konflikte
Për vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ende nuk ka dyshime mbi ndonjë autor të mundshëm dhe motivin e këtij krimi. Por kemi arritur të mësojmë pak mbi përditshmërinë e të ndjerit përmes bashkëjetueses së tij, K.Rakipaj.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan News, Greta Haskaj, zonja Rakipaj është shprehur se në dijeninë e saj, 58-vjeçari nuk ka ndjerë kërcënim, e as nuk është përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm. Rutina e tij ndryshoi kohët e fundit, pasi Hoxhaj nuk ka pasur një orar të rregullt të kthimit në shtëpi, apo të daljes nga banesa.
Çifti bashkëjetonte prej rreth 2 vitesh në shtëpinë e të ndjerit Hoxhaj. Bashkëjetuesja shprehet për gazetaren se prej gati 1 viti e gjysmë ai nuk punonte më si roje.
Rakipaj tregon dhe pak nga ajo se çfarë ajo ka dëshmuar para uniformave blu. Sipas saj, ajo ka dëgjuar të shtënat e armës teksa ndodhej në shtëpi, por i ka konsideruar si fishekzjarre. Pas rreth 2 orësh, ajo ka dalë nga banesa, dhe ka parë Hoxhajn të pajetë. Ka njoftuar ndihmën e shpejtë, por 58-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.
Bashkëjetuesja e të ndjerit, edhe pse nuk është në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës, është larguar nga banesa ku të dy jetonin, pasi shprehet se ka frikë.
Intervista e plotë:
Pyetje: Pra ju bashkëjetonit prej dy vitesh?
Rakipaj: Po, e ai punonte roje.
Pyetje: Prej sa vitesh punonte i ndjeri, tek subjekti në afërsi të banesës?
Rakipaj: Ai përpara rrinte, ruante… kishte lokalin, ishin shtëpi ato më përpara. Si u prishën shtëpitë, e u bë ai pallati, edhe rrinte në shtëpi ai pastaj. Nuk shkonte më tek puna. Vetëm në mëngjes ulej ky, nga ora 06:30.
Pyetje: Prej sa kohësh nuk punonte më?
Rakipaj: Vajti goxha që nuk shkonte më tek puna. Nuk rrinte roje natën.
Pyetje: Një vit e gjysmë?
Rakipaj: Po, po. E nuk shkonte më. Vetëm ditën.
Pyetje: Ti sot je larguar nga shtëpia dhe je strehuar tek mikesha jote. Pse je larguar nga shtëpia? Ke frikë? Ndihesh e kërcënuar?
Rakipaj: Kam frikë. Ku të vete të rri?
Pyetje: A është ndjerë ndonjëherë bashkëjetuesi juaj i kërcënuar? A ka pasur ai ndonjë konflikt të mëparshëm?
Rakipaj: Jo, jo.
Pyetje: Si mendoni ju, pse është shtënë me armë zjarri ndaj tij?
Rakipaj: S’e di. As vetë s’e di. S’më tregonte, që ka pasur këtë, ka pasur atë…
Pyetje: Pra, ai nuk është shprehur se ndonjëherë…
Rakipaj: Jo, jo. As më ka thënë asgjë. Të më thoshte mua kam këtë e atë, s’më thoshte fare. Se ai dilte, ikte. Ai sa vinte ikte. Ka ikur e në 2 të natës.
Pyetje: Pra po thua që nuk kishte një orar të rregullt që kthehej e vinte në shtëpi.
Rakipaj: Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë unë, në orën 19:30, të darkës, edhe vija deri nga ora 03:00 të mëngjesit. E kur vija e gjeja në shtëpi. Në gjumë. Edhe ngrihej nga gjumi ky, e ikte poshtë te lokali e shkonte pinte kafen aty. Rrinte aty gjatë ditës. Pastaj ikte, lëvizte. Ku di unë nga lëvizte ai. Se unë s’do ruaja atë se nga shkonte.
Pyetje: Pra, ti po thua se nuk je në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm që bashkëjetuesi juaj kishte.
Rakipaj: Nuk e di.
Pyetje: A është ndjerë ai ndonjëherë i kërcënuar?
Rakipaj: Për këtë nuk di ç’të thëm. Nuk më ka thënë asgjë.
Pyetje: Ti personalisht jo.
Rakipaj: Jo, jo. Unë s’di asgjë për vete.
Pyetje: Çfarë kërkoni sot?
Rakipaj: Unë kërkoj për veten time, ja tani, ku të rri.
Pyetje: Ku jetonit ju? Në shtëpi me qira?
Rakipaj: Jo, çfarë me qira? Unë rrija me atë.
Pyetje: Ku jetonit?
Rakipaj: Po me atë rrija unë. Ndonjëherë më merrte me të mira ai, ndonjëherë më përzinte, më nxirrte në rrugë. Rrija, përjashta rrugëve. Vija pastaj, rrija te kjo, 5 minuta, pastaj ikja prap. Ngjitesha lart në shtëpi. E s’më thoshte gjë.
Pyetje: Sot në mëngjes ju kanë shoqëruar në polici, ju kanë marrë në pyetje. Çfarë ju pyetën?
Rakipaj: Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë.
Pyetje: Çfarë ju thanë në polici?
Rakipaj: Më morën në pyetje, vetëm kaq. Pastaj më lëshuan, ika dola, se erdhi dhe daja i tij pastaj, nga njerëzit e vetë.
Pyetje: Nga njerëzit e të ndjerit, vetëm daja ishte?
Rakipaj: Vetëm daja, edhe ai djali i dajës.
Pyetje: Çfarë thonë ata të dy?
Rakipaj: Asgjë, çfarë të thoshin ata të dy. Nuk e di tha ai.
Pyetje: As sipas tyre nuk ka pasur një konflikt të mëparshëm që ka çuar në këtë atentat?
Rakipaj: Jo, jo. Ata më flisnin mua, unë kam respekt për ata. -

“PS-ja fuqinë më të madhe ka gratë dhe vajzat”, Rama në Gjirokastër: Shqipëria po ndryshon çdo ditë!
Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të marte një takim me qytetarët në Gjirokastër, në kuadër të fushatës elektorale.
Rama kërkoi votën e qytetarëve në garën e madhe të 11 Majit, duke theksuar se Shqipëria ka pësuar një transformim drastik.
Rama deklaroi se me ndryshimet e bëra në Gjirokastër, çdo person që ka kërkuar të largohej nga vendi, është rikthyer dhe madje nënvizon kryeministri, ka investuar në biznese fitimprurëse.Kreu i Partisë Socialiste u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ai tha se më parë asnjë zyrtar, apo person i përfshirë në politikë nuk merrej në pyetje, por gjithçka ka ndryshuar tashmë.
Rama: Unë jam shumë krenar që sot PS ka këtë fuqi të madhe të grave dhe vajzave, që i është bashkuar fuqisë së djemve që kanë qenë këtu gjithmonë. Kemi gjithë arsyet e botës të jemi krenarë dhe të mos ndalemi. Kemi arritur të kemi 40% gra, por nuk duhet të ndalemi derisa të shkojmë në 50%, e as kur të arrijmë që të kemi një vajzë e një grua më shumë.
Transformimet kanë kthyer shpresën dhe kanë bërë që kushdo që ishte nisur për Greqi, të mendohej të kthehej dhe të investonte. Ja një rast tipik, e kemi dhe kandidat për deputet. Është kthyer dhe tani rri këtu në Gjirokastër dhe ka bërë një investim, që është nga më të bukurit e qytetit.
Shqipëria është si një tru i ndarë. Ndaj them, andej nga ana tjetër e trurit ka ujë, është kënetë. Të thuash që është populli i sëmurë, apo që i ka blerë Edi Rama të gjithë, ndërkohë që Shqipëria është bërë një vend që e respekton gjithë dynjaja, është e pabesueshme. Këtu është marrë peng një pjesë e trurit të popullit shqiptar. Nuk e shohim atë që ndodh, janë më të verbër se të verbërit, më të shurdhër se të shurdhërit. Unë i bëra një pyetje pensionistëve sot, se unë nëse do të organizoja debate, nuk do lija asnjë panel pa një analist pensionist. U thashë pensionistëve, ngrini dorën kush e ka dëgjuar emrin Altin Dumani. Të gjithë e kanë dëgjuar. Dumani është profesionist dhe meriton gjithë respektin dhe solidaritetin për sulmet që i bëhen. Por Altin Dumani nuk erdhi nga Hëna. Ishte në Shqipëri, në Tiranë, dhe prej vitesh punonte si prokuror. Si ka mundësi që as unë, as ju nuk e dinim që ekzistonte një prokuror me këtë emër? Si ka mundësi që gjithë këto vite ky prokuror s’ka thirrur asnjë zyrtar me pushtet që ta merrte në pyetje?
Si ka ndodhur kjo? Që nga viti 1912 nuk kishte ndodhur që një person i lidhur me pushtetin politik të merrej në pyetje nga një prokuror. Këtu në këtë vend, para 10-14 vjetësh, ka ndodhur që i pari i vendit të bëjë sehir, po e them kështu, se në fakt ka bërë edhe më shumë, me vrasjen e protestuesve përpara dritares së vet. E parafytyroni ju sot këtë?
Ka ndryshuar diçka shumë thelbësore. Ka ndryshuar Shqipëria. Ka ndryshuar komplet drejtimi.
/vizionplus.tv