Tag: pyetje

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, mbërrin në Shqipëri letërporosi nga Britania, zbulohet përmbajtja

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, mbërrin në Shqipëri letërporosi nga Britania, zbulohet përmbajtja

    Në gjykatën e posaçme vijon seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.

    Sot togat e zeza relatuan një letërporosi që ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, të vëllait i Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.
    Shkresa që ka mbërritur në ministrinë e drejtësisë nga homologët britanikë:
    “Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK.
    Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”.

    Top Channel

  • “Koha që Parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore”, Gonzato: Partitë të punojnë për rrugëtimin drejt BE-së

    “Koha që Parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore”, Gonzato: Partitë të punojnë për rrugëtimin drejt BE-së

    Silvio Gonzato, ambasador i delegacionit të BE ka komentuar sot nga Korça zgjedhjet e 11 majit.

    Pyetje: Si i shihni zgjedhjet e 11 Majit sipas raportit të OSBE ODHIR?
    Gonzato: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kalas, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe Parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për t’u futur në BE.
    Pyetje : Standardet e zgjedhjeve?
    Gonzato: Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike, por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj komisionin qendror të zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, prokurorinë e përgjithshme, SPAK, që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.
    Pyetje: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE?
    Gonzato: Do doja të thoja që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE, do të punojnë realisht në këtë drejtim.

    Top Channel

  • Vrasja e Ermir Dedjas/ 13 persona merren në pyetje, pista kryesore prishja e pazareve të drogës

    Vrasja e Ermir Dedjas/ 13 persona merren në pyetje, pista kryesore prishja e pazareve të drogës

    Ermir Dedja

    DURRËS- Vazhdojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe porositësin e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës. Përveç kamerave të sigurisë së zonës, të cilat janë sekuestruar, ka nisur edhe marrja në pyetje e disa personave. Deri më tani, 13 persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e të riut, mes tyre është edhe nëna e të riut dhe familjarë të afërt të Dedjas.
    Po ashtu, po pyeten edhe persona që janë pjesë e grupit shoqëror të të riut, të cilët mund të kenë dijeni për konfliktet e tij të fundit, për të zbuluar ndonjë detaj që mund të ndihmojë Policinë për zbardhjen e ngjarjes. Aktualisht, pistat kryesore të hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës dhe ajo e hakmarrjes, ngjarje të cilat lidhen me ngjarjet e 2015 dhe 2017. Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. Por më pas mori pafajsinë. 
    Ndërkohë që në vitin 2015, u prangoas teksa i shiste lëndë narkotike 2 personave nga Hasi, të cilët do ta tregtonin në Kosovës. 
    29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ndërsa së fundmi jetonte i vetëm në lagjen nr.11 në Durrës.  Dedja u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së martës, sapo zbriti nga makina e tij. Pak orë pas ngjarjes, paraditen e ditës së ngjarjes, në Gërdec të Tiranës, Policia gjeti një makinë të djegur, brenda të cilës ishte dhe një armë zjarri tip kallashnikov./ZËRI

  • Sulmi i PD ndaj gazetarët, Berisha: Në protesta mos bëni pyetje të porositura, se pastaj…

    Sulmi i PD ndaj gazetarët, Berisha: Në protesta mos bëni pyetje të porositura, se pastaj…

    Sali Berisha në prononcimin për gazetarët pas daljes nga SPAK, u pyet edhe për përplasjen e deputetëve dhe mbështetësve të tij me gazetarët në protestën e mbajtur të premten.
    Berisha u përpoq të minimizonte incidentin, duke thënë se nuk e kishte parasysh të gjithë episodin.
    “Personalisht siç e dimë kam falenderuar me sinqeritet në mënyrë të përsëritur gazetarët për kontributin që kanë dhënë në denoncimin e farsës elektorale. Ato kronikat e tyre, edhe para zgjedhjeve, veçanërisht ditën e zgjedhjeve dhe në vazhdim, janë të çmuara. Nuk jam nga ana tjetër, të sugjeroi miqësisht të lexosh raportet e OSBE, çfarë thonë për mediat në Shqipëri. Thonë se u sollën si në diktaturë, jo gazetarët e kronikës. I përjashtoj gazetarët e kronikës nga ky klasifikim pasi ka prej tyre që kanë rrezikuar veten me raportimet me guxim e trimëri. Por gjendja e mediave flet që shëmbëlltyrë e vendeve në diktaturë.
    E thotë raporti, nuk kam lexuar një raport të tillë tjetër. Unë s’e kam të gjithë episodin para sysh, jam për respektin e gazetarëve. Nëse ju në anën tjetër në tre muaj nuk bëni dot një pyetje, keni bërë pyetje dhe keni marrë përgjigje për çfarë keni dashur. Çdo politikan duhet të ketë kujdes të veçantë në marrëdhënie me gazetarin. Në protesta kur ka kauzë, besoj se gazetari nëse nuk e mbështet protestën, nuk duhet të përpiqet të marrë porosi që nuk është vendi për t’i zbatuar se mund të krijojë gjaknxehtësira. Por marrëdhëniet me PD ju i keni pasur më normale krahasuar me të tjerat. “, tha Berisha.

  • “Po tërheqim disa nga markat më të njohura në botë”, Kushner: Kur u tregoj miqve për resortin në Sazan më thonë ‘duam një vend aty pranë’

    “Po tërheqim disa nga markat më të njohura në botë”, Kushner: Kur u tregoj miqve për resortin në Sazan më thonë ‘duam një vend aty pranë’

    PYETJE: Kush do të jenë blerësit? Kush do të jenë vizitorët? Si shpresoni t’i tërhiqni?
    DHËNDRI I TRUMP, JARED KUSHNER: E vetmja që e di me siguri është vetja ime, gruaja dhe familja ime. Pra, po e dizajnojmë këtë vend në mënyrë që të jetë një vend ku ne do të donim të kalonim verën. Dhe sa herë ua tregoj miqve tanë, ata më thonë: “Duam edhe ne një vend aty pranë.” Po tërheqim disa nga markat më të njohura në botë që duan të bëhen pjesë e kësaj. Dhe mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Pra, po e dizajnojmë si vendi ku ne vetë do të donim të kalonim verën, dhe nëse e realizojmë mirë, besoj se edhe shumë familje të tjera do të duan të kenë një shtëpi aty ose ta vizitojnë shpesh.
    PYETJE: Kur e nisët “Affinity Partners”, nuk mendoj se pasuritë e paluajtshme ishin pjesë e strategjisë tuaj. Si ndodhi që vendosët të bëni këtë ndryshim? Na tregoni edhe për investime të tjera që po konsideroni në Europë. Çfarë mundësish shihni në këtë pjesë të botës?
    DHËNDRI I TRUMP, JARED KUSHNER: Kur isha në sektorin e pasurive të paluajtshme, gjithmonë më tërhiqnin tregjet që ishin të nënvlerësuara, por kishin të gjithë elementët e duhur. Në Nju Jork, isha në SoHo para se të bëhej shumë i njohur. Në Brooklyn para se të bëhej trend. Dhe në Jersey City para se të bëhej interesant. Të gjitha këto kishin të njëjtën gjë me Shqipërinë – themeli i duhur, por njerëzit nuk e kuptonin ende. Ndihesha sikur ishim dhjetë vjet përpara trendit. Po ashtu, përmasa, shkalla e mundësive dhe elementi qeveritar që ndihmon zhvillimin. Kemi pasur shumë sukses në Europë. Nuk kemi bërë shumë, por kemi investuar në një kompani në Gjermani që tani ka dyfishuar vlerën. Rritja e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Po ashtu kemi investuar në Revolut, që është ndoshta platforma më e mirë e teknologjisë financiare që është ndërtuar ndonjëherë. Po rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe jemi shumë krenarë për këtë.
    PYETJE: A ka ndryshuar strategjia juaj e investimeve që kur babai juaj, Presidenti Trump, mori detyrën? Dhe nëse po, si dhe çfarë shihni në strategjinë tuaj për tregje të tjera të hapura?
    DHËNDRI I TRUMP, JARED KUSHNER: Vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Kemi investuar tashmë rreth 2.5 miliardë dollarë. Më shumë se gjysma është në SHBA. Kemi disa investime ndërkombëtare, ku mendojmë se tregjet dhe mundësitë janë të çmueshme gabimisht. Po shoh diçka edhe nga një interes personal. Nuk e di nëse do të kualifikohet për fondin, por kam ndihmuar shumë Steven për të promovuar Marrëveshjet e Abrahamit – për të siguruar që ekzistueset të funksionojnë dhe për të gjetur mundësi të reja.

  • Vetëvrasja e stilistit nga Kosova, Prokuroria merr në pyetje të venë e tij

    Vetëvrasja e stilistit nga Kosova, Prokuroria merr në pyetje të venë e tij

    Rina Maloku dhe Festim Isufi

    PRISHTINË- Rina Maloku është marrë në pyetje në lidhje me rastin e vdekjes së bashkëshortit të saj, Festim Isufit. Sipas mediave të Kosovës, hetuesit e Policisë e kanë ftuar për intervistim Rina Malokun, i cili vdiq në rrethana të dyshimta.
    “Ajo po merret në pyetje nga hetuesit policorë në Prishtinë,”-kështu raporton Paparaci nga burime brenda Prokurorisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion nëse e reja do të arrestohet. Kur është kontaktuar nga mediat, ai është shprehur: Çështja është nën hetim!
    Lidhur me ngjarjen, familja e Festim Isufit në Përlepnicë të Gjilanit, nuk kanë dashur të prononcohen për media lidhur me ngjarjen. Familja ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar raportin e IML-së për vdekjen e Festimit dhe se është në pritje të këtij raporti për të mësuar edhe shkakun e vërtetë të ndarjes nga jeta të familjarit të tyre. 
    Festim I. u gjet pa shenja jete në banesën e tij pasditën e të premtes në afërsi të Rrugës B në Prishtinë. Vdekja e tij u konstatua nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes. Deri më tani ka dyshime se viktima fillimisht plagosi me thikë bashkëshorten e tij Rina Malokun dhe më pas i mori jetën vetes./ZËRI

  • Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

    Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

    Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

    Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion”. Medini ishte pjesë e panelit të gazetarëve që i drejtuan pyetje Ramës teksa shkruan se ky i fundit refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, duke i etiketuar gazetarët si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje duke vënë në dyshim të drejtën e tyre për të qenë në atë studio.

    Ajo shprehet se qasja e kryeministrit ka qenë e njëjtë: intimidues, bullizues, me gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia. Medini shton se kjo nuk është një sjellje spontane, por një strategji e mirëllogaritur, e ndërtuar mbi një bilanc të dështuar të qeverisjes së tij. Gazetarja thotë se është e vështirë të japësh llogari për çështje të rënda si skandali i inceneratorëve, një nga dështimet dhe aferat më të mëdha të kësaj qeverie.

    Postimi i Fatjona Medinit:Gjatë pesë viteve të fundit, kam pasur disa përballje me Kryeministrin Rama në emisionin “Opinion”. Në çdo rast, qasja e tij ndaj meje dhe kolegëve të mi ka qenë e njëjtë: intimidim, bullizim, gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia. Dje në emisionin e fundit, intensiteti i kësaj sjelljeje arriti kulme të reja. Kryeministri refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, duke na etiketuar si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje duke vënë në pikëpyetje të drejtën tonë për të qenë në atë studio.

    Kjo nuk është një sjellje spontane, por një strategji e mirëllogaritur, e ndërtuar mbi një bilanc të dështuar të qeverisjes së tij. Është e vështirë të japësh llogari për çështje të rënda si skandali i inceneratorëve, një nga deshtimet dhe aferat më të mëdha të kësaj qeverie.

    Ashtu sic dëshmohet edhe në ketë video, në tetor 2020, Kryeministri më premtoi se do të më ftonte në përurimin e inceneratorit të Fierit në dhjetor të atij viti. Por ky përurim nuk është bërë as sot, katër vjet e gjysmë më vonë. Sepse, ashtu si në Tiranë dhe Elbasan, edhe në Fier nuk ka asnjë incenerator funksional. Ka vetëm male mbetjesh të papërpunuara, zyrtarë të dënuar për korrupsion apo në arrati dhe dhjetëra miliona euro të qytetarëve të vjedhura dhe shpërdoruara.

  • ChatGPT të përgjigjet njësoj si ai gazetari amerikan, kot harxhuan 6 mln dollarë për një pyetje

    ChatGPT të përgjigjet njësoj si ai gazetari amerikan, kot harxhuan 6 mln dollarë për një pyetje

    Nga Mero Baze
    E pyeta ChatGPT me të njëjtën pyetje që ai gazetari ka “pyetur” Departamentin e Shtetit. Përgjigjia është njësoj dhe pa lekë. Kot ka harxhuar 6 milionë dollarë për një pyetje.
    Ja dhe ChatGBT:
    A mund të udhëtojë një politikan i caktuar nga Departamenti i Shtetit në SHBA në çfarëdo rrethane?
    Një person i caktuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së – për shembull, sipas Seksionit 7031(c) për korrupsion ose sipas sanksioneve Globale Magnitsky – në përgjithësi nuk është i pranueshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ka përjashtime shumë të kufizuara dhe të rralla:
    1. Heqje dorë në Interesin Kombëtar të SHBA-së
    • Sekretari i Shtetit mund të japë një heqje dorë rast pas rasti nëse konsiderohet në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
    • Këto heqje dorë janë jashtëzakonisht të rralla dhe zakonisht lidhen me bashkëpunimin e inteligjencës, negociatat diplomatike ose interesat urgjente të sigurisë.
    2. Përjashtim i Kombeve të Bashkuara (Marrëveshja e Selisë)
    • Nëse udhëtimi është për punë zyrtare të OKB-së në Nju Jork dhe individi është pjesë e një delegacioni, SHBA-të janë të detyruara sipas Marrëveshjes së Selisë së OKB-së të lejojnë hyrjen përveç nëse ka shqetësime mbizotëruese për sigurinë.
    • Kjo nuk do të thotë udhëtim i lirë në SHBA, vetëm lëvizje e kufizuar brenda Nju Jorkut.
    3. Raste të Veçanta Diplomatike ose Imuniteti Ligjor
    • Në raste jashtëzakonisht të ngushta, nëse individi mban ose i është dhënë një pozicion diplomatik me imunitet (p.sh., ambasador i akredituar), ky status mund të krijojë një mburojë të përkohshme – por kjo është shumë e shqyrtuar dhe shpesh politikisht e diskutueshme.
    Përfundim:
    Po, por vetëm në kushte të rrepta dhe të jashtëzakonshme, dhe me miratimin e qartë të qeverisë së SHBA-së në nivelet më të larta. Shumica e emërimeve janë automatikisht skualifikuese për viza, dhe heqjet dorë kërkojnë justifikim politik shumë përtej komoditetit personal ose politik.

  • Socialistë pas hekurave? Rama: S’bëhem avokat i askujt, përgjegjësia ime do ishte sikur të pengoja drejtësinë!

    Socialistë pas hekurave? Rama: S’bëhem avokat i askujt, përgjegjësia ime do ishte sikur të pengoja drejtësinë!

    Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në Report Tv nëse duhet të mbajë përgjegjësi për socialistët e arrestuar, ai thotë se nuk bëhet avokati i askujt. Kreu i qeverisë thotë se përgjegjësi do ishte e tij vetëm në rast se do pengonte drejtësinë, duke i kujtuar kështu Sali Berishës vrasjet e 21 janarit, kur thotë se bufi nuk lejoi që drejtuesi e policisë të merreshin në pyetje.
    Edi Rama: Dymbëdhjetë vjet, unë kam pasur mbi 60 ministra. Janë më pak se sa 5 gishtat e dorës ata që kanë pasur probleme me drejtësinë. Mund të ishin dhe dhjetë, nuk ka rëndësi. Nëse ka ndodhur kjo, kjo ka ndodhur sepse vetëm me Edin dhe me Partinë Socialiste mund të ndodhte. Të bënin hapin e madh, t’i jepnin drejtësisë shpatën, që të vinte dhe brenda shtëpisë. Sepse bufi kur vrau njerëz në bulevard i vuri gjoksin tre drejtuesve të policisë dhe nuk la që të merreshin në pyetje tre drejtues policie, jo më të merrej në pyetje ministri e tjetri e tjetri. Ndërkohë që kjo është kohë tjetër komplet dhe unë jam krenar për këtë.
    Nuk jemi një trup amorfe në një botë më vete, ne bëjmë detyrën tonë. Qeveria, kryeministri nuk ka detyrë të merren me hetime. Ne kemi detyrë të bëjmë të tjera gjëra në luftën kundër korrupsionit. Atë detyrë e ka drejtësia dhe në qoftë se dikush, një individ, i cili është pjesë e jona, shkel jashtë perimetrit të qëllimeve të përbashkëta dhe hyn në probleme me drejtësinë. Ne nuk gjykohemi, ne nuk gjykohemi nga fakti pse ai shkel. Ne gjykohemi nga fakti si reagojmë ndaj shkeljes së tij. Nuk e marrin mbrojtje, nuk bëhemi avokat.
    Mentor Kikia: Si kryeministër s’keni asnjë përgjegjësi për një, dy, tre, katër, pesë, pesëmbëdhjetë njerëz që shkuan në burg, sepse kanë vjedhur lekë e taksave.
    Edi Rama: Përgjegjësia ime do të ishte sikur të mos kishte drejtësi, ose unë të pengoja drejtësinë.
    Mentor Kikia: Drejtësia është atje, bën punën e vet.
    Edi Rama: Nuk ka asnjë rast në vendet e mëdha demokratike ku një ministër anëtar i kabinetit të ketë hyrë në një situatë që të ketë pasur probleme me drejtësinë dhe kryeministrit të ketë marrë një përgjegjësi tjetër përveç distancimit prej tij. Nuk ka, çfarë përgjegjësie politike.

  • Ajola Xoxa mbërrin në SPAK/ Bashkëshortja e Veliajt, do të merret në pyetje nga hetuesit

    Ajola Xoxa mbërrin në SPAK/ Bashkëshortja e Veliajt, do të merret në pyetje nga hetuesit

    Ajola Xoxa, Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur pak momente më parë në ambientet e SPAK.
    Mësohet se paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vjen pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK. Xoxa do të merret në pyetje nga hetuesit.
    Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.