Tag: pyetje

  • Policia belge merr në pyetje dy izraelitë të akuzuar për krime lufte

    Policia belge merr në pyetje dy izraelitë të akuzuar për krime lufte

    Dy shtetas izraelitë janë marrë në pyetje nga autoritetet belge pasi u identifikuan në festivalin e muzikës elektronike Tomorrowland pranë qytetit Antwerp, pas akuzave për përfshirje në krime lufte në Rripin e Gazës.

    Prokuroria Federale belge njoftoi se ka ndërmarrë veprime pas marrjes së një ankese ligjore që pretendonte se dy ushtarë izraelitë, të përfshirë në “shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, ndodheshin mes pjesëmarrësve në festival.“Pas intervistimit të tyre nga policia, ata janë lënë të lirë,” thuhet në deklaratën zyrtare të Prokurorisë, e cila shton se çështja është ende në fazë hetimore dhe për momentin nuk do të jepen informacione të tjera. Identiteti i dy personave nuk është bërë publik.Sipas fondacionit belg pro-palestinez Hind Rajab Foundation (HRF), dy ushtarët izraelitë të dyshuar janë identifikuar në mesin e turmës në festival, ndërsa një grup të rinjsh mbanin flamurin e Brigadës Givati, një njësi ushtarake izraelite e përfshirë në luftime në Gaza.HRF tha se ka depozituar një kallëzim penal pranë prokurorisë, në bashkëpunim me Global Legal Action Network (GLAN), një rrjet juristësh që merret me çështje të shkeljeve të të drejtave të njeriut.Prokuroria belge bëri të ditur se ka vepruar duke u bazuar në juridiksionin ekstraterritorial që Belgjika gëzon për hetimin e krimeve të luftës.Tomorrowland është një nga festivalet më të mëdha të muzikës elektronike në botë, që këtë vit pritet të mbledhë rreth 400 mijë vizitorë përgjatë dy fundjavave.

  • “Rama më do në burg”/ Meta shpërthen: Procesi im, një farsë elektorale nga regjimi mafioz

    “Rama më do në burg”/ Meta shpërthen: Procesi im, një farsë elektorale nga regjimi mafioz

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reagon ashpër ndaj vendimit të fundit të Apelit të GJKKO për të mos ndryshuar masën e arrestit ndaj tij. Duke folur në një intervistë për “Syri.net”, Meta e cilëson të gjithë procesin si një farsë politike të orkestruar nga regjimi i Edi Ramës për ta mbajtur në burg me qëllime elektorale.
    Meta shpreh gjithashtu shqetësimin për gjendjen e drejtësisë në vend, ku sipas tij, gjykatësit janë të shantazhuar dhe të mbikëqyrur nga oficerë të SPAK dhe BKH, në kundërshtim me standardet europiane. Ai bën thirrje për një opozitë të organizuar dhe pa kompromis, që sipas tij është e vetmja forcë që mund ta shembë këtë “kala rëre” të ngritur mbi korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
    Meta gjithashtu u shpreh se një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim. Sipas tij Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.
    Intervista e Plotë e Metës:
    Pyetje: Z. Meta, dje edhe Apeli i GJKKO vendosi të mos e rishikojë masën e arrestit me burg ndaj jush. A jeni i zhgënjyer?
    Përgjigje: Aspak. Përkundrazi, ndaj edhe nuk doja të humbja kohë në një proces farsë, por u përfaqësova nga Avokati im i nderuar, Z. Kujtim Cakrani. Tre përvojat e mëparshme me GJKKO, janë tepër për mua për të kuptuar se atje GJKKO është vetë SPAK-u dhe gjykatësit, noterë të SPAK-ut.
    Pyetje: Mos jeni edhe ju paragjykues ndaj GJKKO?
    Përgjigje: Aspak! Dy herët e para edhe pse vendimet e tyre, pas arrestimit tim, ishin të padrejta edhe i kam mirëkuptuar, pasi e di se në çfarë presioni kanë qenë nga i gjithë regjimi, i cili më donte patjetër në burg për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit.
    Por tani, kur po bëhen 9 muaj nga dita e rrëmbimit tim, kur hetimet janë shtyrë 2 herë, kur jo vetëm nuk ka asnjë provë kundër meje, por edhe prova të pretenduara më parë nga SPAK-u kanë rënë, për çfarë arsye duhet të rri unë në paraburgim?
    Sepse SPAK-u bën analiza financiare të personave që nuk kanë asnjë lidhje me mua, e të cilët gëzojnë liri të plotë!
    Kjo është një situatë skandaloze, por në diktatura nuk bëhet fjalë as për proces të rregullt ligjor e as për gjykata të pavarura.
    Sidomos për gjykatësit e posaçëm, të cilët jo vetëm janë përzgjedhur në mënyrë të “posaçme”, por me ligj mbikqyren në mënyrë të përhershme nga oficerët e BKH-së, e cila është në varësi të SPAK-ut, i cili është palë në procesin e gjykimit.
    Në të gjitha sistemet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka patur rastin të vlerësojë në lidhje me mbikqyrjen sekrete, shqetësimi ka qenë se veprimet e autoriteteve policore do të kufizohen dhe kontrollohen nga gjyqtarë të pavarur.
    Ndërsa te ne, falë drejtësisë së “re”, sistemi është përmbysur dhe oficerët e policisë mbikqyrin gjyqtarët.
    Ndaj deklarata e Dumanit se Gjykatat afërmendsh vendosin cfarë kërkojmë ne, është më e sinqerta edhe pse skandaloze për një shtet të së drejtës.
    Kur ti i ke në përgjim të përhershëm gjykatësit dhe familjet e tyre, është normale që t’i trajtosh si vartës, siç kemi parë edhe komunikimet e tij me gjykatësen Irena Gjoka me rastin e arrestimit të Z. Berisha.
    Ky terror nën të cilin ndodhen gjykatësit në Shqipëri, duhet të denoncohet dhe t’i jepet fund.
    Në vendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, është paralajmërur se sistemi i mbikqyrjes duhet të shoqërohet me garanci adekuate dhe efektive që i mbrojnë ata persona nga abuzimet dhe të përshkruhen qartë në ligj: në veçanti duhet të ketë autorizim gjyqësor të bazuar në dyshimin e arsyeshëm se personi në fjalë është i përfshirë në disa aktivitete të paligjshme.
    Ndërkaq që ligji nuk parashikon në asnjë moment që ky proces mbikqyrjeje të autorizohet ose kontrollohet nga gjyqtari.
    Si mund të pritet gjykim i pavarur dhe i paanshëm nga gjykatësit, kur e gjithë jeta dhe aktiviteti i tyre dhe familjarëve të tyre është në mënyrë permanente në përgjim, pra mbikqyrjen e një pale që është SPAK, i cili ka në varësi edhe BKH.
    Kjo është një çështje madhore ku opozita duhet të angazhohet  seriozisht, pasi vetëm shtet të së drejtës nuk mund të kemi në të ardhmen, por një regjim policor ku oficerë anonimë të BKH-së mbikqyrin dhe kontrollojnë gjykatësit si askund në vendet demokratike dhe që kanë miratuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Pyetje: Ndërkohë pritet legjislatura e re parlamentare në shtator. Rama duket më i fortë se kurrë me 83 mandate. Po kështu ka premtuar 6 reforma të mëdha. Si e shihni opozitën?
    Përgjigje: Rama ka patur edhe 122 mandate, apo jo?
    Po kështu e kemi parë se për çfarë i ka përdorur, për ligje me porosi dhe vetëm për të vjedhur paratë dhe pronat publike.
    Ndaj opozita me 50 mandate mund të bëjë një barrikadë të pakapërcyeshme në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, të të drejtave të njeriut.
    Duhet të ishin atje në Theth që ditën e parë të agresionit të dhunshëm ndaj qytetarëve të Thethit, bashkë me deputeten Greta Bardeli.
    Sepse vetëm kështu edhe qytetarët do ta besojnë opozitën dhe kauzat e saj në interes të tyre.
    Një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim.
    Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.
    Pyetje: Mos jeni më optimist seç duhet?
    Përgjigje: Aspak, por besoj se jam shumë realist.
    Fitoren e arrin ai që e kërkon dhe lufton pa kompromis për të deri në fund. Vazhdimi i këtij regjimi është vetë shpërbërja e kombit dhe shtetit tonë. Ndaj beteja jonë është madhore, por edhe kërkon sakrifica të tilla dhe jo justifikime.

  • “Kjo është mënyra për të përmbysur”, Meta reagon ashpër nga burgu: Opozita duhet të shkërmoqë kalanë e krimit të  Ramës

    “Kjo është mënyra për të përmbysur”, Meta reagon ashpër nga burgu: Opozita duhet të shkërmoqë kalanë e krimit të Ramës

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reagon ashpër ndaj vendimit të fundit të Apelit të GJKKO për të mos ndryshuar masën e arrestit ndaj tij. Duke folur në një intervistë për një emision televiziv, Meta e cilëson të gjithë procesin si një farsë politike të orkestruar nga regjimi i Edi Ramës për ta mbajtur në burg me qëllime elektorale.
    Meta shpreh gjithashtu shqetësimin për gjendjen e drejtësisë në vend, ku sipas tij, gjykatësit janë të shantazhuar dhe të mbikëqyrur nga oficerë të SPAK dhe BKH, në kundërshtim me standardet europiane. Ai bën thirrje për një opozitë të organizuar dhe pa kompromis, që sipas tij është e vetmja forcë që mund ta shembë këtë “kala rëre” të ngritur mbi korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
    Meta gjithashtu u shpreh se një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim. Sipas tij Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.
    Intervista e Plotë e Metës:
    Pyetje: Z. Meta, dje edhe Apeli i GJKKO vendosi të mos e rishikojë masën e arrestit me burg ndaj jush. A jeni i zhgënjyer?
    Përgjigje: Aspak. Përkundrazi, ndaj edhe nuk doja të humbja kohë në një proces farsë, por u përfaqësova nga Avokati im i nderuar, Z. Kujtim Cakrani. Tre përvojat e mëparshme me GJKKO, janë tepër për mua për të kuptuar se atje GJKKO është vetë SPAK-u dhe gjykatësit, noterë të SPAK-ut.
    Pyetje: Mos jeni edhe ju paragjykues ndaj GJKKO?
    Përgjigje: Aspak! Dy herët e para edhe pse vendimet e tyre, pas arrestimit tim, ishin të padrejta edhe i kam mirëkuptuar, pasi e di se në çfarë presioni kanë qenë nga i gjithë regjimi, i cili më donte patjetër në burg për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit.
    Por tani, kur po bëhen 9 muaj nga dita e rrëmbimit tim, kur hetimet janë shtyrë 2 herë, kur jo vetëm nuk ka asnjë provë kundër meje, por edhe prova të pretenduara më parë nga SPAK-u kanë rënë, për çfarë arsye duhet të rri unë në paraburgim?
    Sepse SPAK-u bën analiza financiare të personave që nuk kanë asnjë lidhje me mua, e të cilët gëzojnë liri të plotë!
    Kjo është një situatë skandaloze, por në diktatura nuk bëhet fjalë as për proces të rregullt ligjor e as për gjykata të pavarura.
    Sidomos për gjykatësit e posaçëm, të cilët jo vetëm janë përzgjedhur në mënyrë të “posaçme”, por me ligj mbikqyren në mënyrë të përhershme nga oficerët e BKH-së, e cila është në varësi të SPAK-ut, i cili është palë në procesin e gjykimit.
    Në të gjitha sistemet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka patur rastin të vlerësojë në lidhje me mbikqyrjen sekrete, shqetësimi ka qenë se veprimet e autoriteteve policore do të kufizohen dhe kontrollohen nga gjyqtarë të pavarur.
    Ndërsa te ne, falë drejtësisë së “re”, sistemi është përmbysur dhe oficerët e policisë mbikqyrin gjyqtarët.
    Ndaj deklarata e Dumanit se Gjykatat afërmendsh vendosin cfarë kërkojmë ne, është më e sinqerta edhe pse skandaloze për një shtet të së drejtës.
    Kur ti i ke në përgjim të përhershëm gjykatësit dhe familjet e tyre, është normale që t’i trajtosh si vartës, siç kemi parë edhe komunikimet e tij me gjykatësen Irena Gjoka me rastin e arrestimit të Z. Berisha.
    Ky terror nën të cilin ndodhen gjykatësit në Shqipëri, duhet të denoncohet dhe t’i jepet fund.
    Në vendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, është paralajmërur se sistemi i mbikqyrjes duhet të shoqërohet me garanci adekuate dhe efektive që i mbrojnë ata persona nga abuzimet dhe të përshkruhen qartë në ligj: në veçanti duhet të ketë autorizim gjyqësor të bazuar në dyshimin e arsyeshëm se personi në fjalë është i përfshirë në disa aktivitete të paligjshme.
    Ndërkaq që ligji nuk parashikon në asnjë moment që ky proces mbikqyrjeje të autorizohet ose kontrollohet nga gjyqtari.
    Si mund të pritet gjykim i pavarur dhe i paanshëm nga gjykatësit, kur e gjithë jeta dhe aktiviteti i tyre dhe familjarëve të tyre është në mënyrë permanente në përgjim, pra mbikqyrjen e një pale që është SPAK, i cili ka në varësi edhe BKH.
    Kjo është një çështje madhore ku opozita duhet të angazhohet seriozisht, pasi vetëm shtet të së drejtës nuk mund të kemi në të ardhmen, por një regjim policor ku oficerë anonimë të BKH-së mbikqyrin dhe kontrollojnë gjykatësit si askund në vendet demokratike dhe që kanë miratuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Pyetje: Ndërkohë pritet legjislatura e re parlamentare në shtator. Rama duket më i fortë se kurrë me 83 mandate. Po kështu ka premtuar 6 reforma të mëdha. Si e shihni opozitën?
    Përgjigje: Rama ka patur edhe 122 mandate, apo jo?
    Po kështu e kemi parë se për çfarë i ka përdorur, për ligje me porosi dhe vetëm për të vjedhur paratë dhe pronat publike.
    Ndaj opozita me 50 mandate mund të bëjë një barrikadë të pakapërcyeshme në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, të të drejtave të njeriut.
    Duhet të ishin atje në Theth që ditën e parë të agresionit të dhunshëm ndaj qytetarëve të Thethit, bashkë me deputeten Greta Bardeli.
    Sepse vetëm kështu edhe qytetarët do ta besojnë opozitën dhe kauzat e saj në interes të tyre.
    Një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim.
    Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.
    Pyetje: Mos jeni më optimist seç duhet?
    Përgjigje: Aspak, por besoj se jam shumë realist.
    Fitoren e arrin ai që e kërkon dhe lufton pa kompromis për të deri në fund. Vazhdimi i këtij regjimi është vetë shpërbërja e kombit dhe shtetit tonë. Ndaj beteja jonë është madhore, por edhe kërkon sakrifica të tilla dhe jo justifikime.

  • SPAK “heton” informatorin e Jurgis Cyrbjas! Dëshmitë e 4 zyrtarëve të Interpol: Kompjuteri ishte 24/7 i hapur!

    SPAK “heton” informatorin e Jurgis Cyrbjas! Dëshmitë e 4 zyrtarëve të Interpol: Kompjuteri ishte 24/7 i hapur!

    Jurgis Çyrbja

    TIRANË- Katër zyrtarë të zyrës “Interpol Tirana” janë marrë në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ata kanë qenë subjekt i SPAK-ut në marrjen e dëshmive të tyre në kuadër të dosjes së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Qëllimi i marrjes në pyetje ishte vetëm një; që hetuesit të zbulojnë se cili prej tyre ishte “furnizuesi” me informacione për ish-deputetin, pasi dikush e informonte lidhur me të dhënat që merreshin nga sistemi TIMS.
    Siç bëhet me dije nga “OraNews”, një prej tyre ka deklaruar para Prokurorisë së Posaçme se kompjuteri qëndronte i hapur 24 orë në 7 ditë të javës pasi oficeret hynin për të parë materialet e ardhura dhe printimet e tyre. 
    “E dija se kush ishte emri i përdoruesit dhe i fjalëkalimit të këtij kompjuteri, pasi ishte i vendosur i shfaqur në një tabelë, por nuk isha unë e vetme që e dija këtë pasi edhe specialistët koordinatorë dhe operatorët 24/7 e dispononin,”- tregon zyrtari policor.
    Por kështu kanë lënë që të kuptohet se të dhënat mund të jenë nxjerrë nga struktura të tjera të Policisë, që gjithashtu mund të ishin në dijeni të informacioneve “sekrete”.
    “Pasi një shtet anëtar i Interpol sillte në rrjet një email ku bënte me dije se një shtetas shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sipas procedurës standarde të veprimit në atë kohë për të cilën pyetem, duhet që për 24 orë nga zyra jonë të kalohej në departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorinë e IT për ta shpallur në sistemin TIMS,”- ka thënë një tjetër zyrtar policor për prokuroret e SPAK.
    Një tjetër ka thënë: Dua të bëj me dije se fjalëkalimin e kompjuterit 24/7 nuk disponohej vetëm nga ana ime si operator, apo kolegët e mi të kësaj zyre, por edhe nga oficerët specialist koordinatorë, pasi ata hynin në këtë sistem për të parë materialet e ardhura dhe printimin e tyre.
    Ndërsa po një koleg i tyre ka bërë me dije se regjistrik elektronik nuk ishte më funksional.
    “Regjistri ynë elektronik në Excel, në njohurinë time, nuk është më funksional pas sulmit kibernetik që patën kompjuterat e Policisë së Shtetit.”
    Kështu pritet që në ditët në vijim të ketë personazhë të tjerë të marrë në pyetje. Madje, për të zbuluar informatorin, Prokuroria e Posaçme ka ndarë një fraksion të dosjes ku do të kryejë një sërë veprimesh hetimore për të zbuluar se cili efektiv i jepte informacionet Jurgis Çyrbjas, i cili informonte më pas grupin e Altin Hajrit për aksionet e Policisë./ZËRI

  • “Mos më bëni pyetje të tilla”, çfarë e nervozoi presidentin amerikan gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Zyrën Ovale?

    “Mos më bëni pyetje të tilla”, çfarë e nervozoi presidentin amerikan gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Zyrën Ovale?

    Nga takimi në zyrën ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump, ‘sa larg është i gatshëm të shkojë me përgjigjen e tij nëse Putin do të përshkallëzonte situatën e luftës”.

    “Mos më bëni një pyetje të tillë”, u përgjigj me nervozizëm Trump, duke shtuar se ai “dëshiron ta zgjidhë luftën”.
    “Fundja, të kesh një Evropë të fortë është një gjë shumë e mirë”, tha presidenti amerikan.
    Gjatë fjalës së tij në konferencë, presidenti amerikan kërcënoi Rusinë me tarifa të reja, nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve.
    Ai gjithashtu theksoi se do t’i dërgojë “armë të nivelit të lartë” NATO-s, e cila më pas do të jetë në gjendje t’i dërgojë ato në Ukrainë.
    “Ne kemi arritur një marrëveshje sot ku do t’u dërgojmë atyre armë dhe ata do të paguajnë për to”, tha Trump.

    Top Channel

  • Zbardhen debatet në sallë, pyetja tronditëse që Naim Murseli i bëri vëllait të Liridonës

    Zbardhen debatet në sallë, pyetja tronditëse që Naim Murseli i bëri vëllait të Liridonës

    U mbajt sot seanca e gjykimit për vrasjen makabre të Liridona Ademajt.
    Në seancën, i dyshuari Naim Murseli është përballur me dëshmitarët, përfshirë kunatin e tij, Leonardin.

    Një moment i pazakontë ndodhi kur Naimi, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, iu drejtua vetë Leonardit me disa pyetje në lidhje me raportin që ai ka pasur me të ndjerën.
    Më poshtë pyetjet dhe përgjigjet, e zbardhura nga korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrmai:
    Gjyqtarja: Ftohet i akuzuari Naim Murseli që të parashtrojë pyetje për dëshmitarin. Naim, pyetjet i parashtroni në mënyrë të tërthortë, kështu e kërkon ligji, ju keni avokat, ju ka sqaru se si duhet të pyetet një dëshmitar i prokurorisë, i palës tjetër. Urdhëro, ne po ju dëgjojmë.
    Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a iu është ankuar ndonjëherë motra e tij, për mua apo për raportin tonë?
    Leonard Ademaj: Jo nuk është anku. Përvec, se para disa muajve, para se të ndodhte ngjarja, e kishte prekur shumë një aferë tradhëtie e Naimit me një të afërm të vet. Por që, ajo vetë e kishte zgjidhur këtë punë me të dhe ne nuk e kemi kundërshtuar veprimet e saj.
    Naim Murseli: Ju thatë më herët , Leonard se kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën, të nesërmen, në sa ora paska qenë një vizitë, e panjohur për mua?
    Leonard Ademajl: Orën nuk e di, veçse këtë e thotë edhe punonjësi aty që më tha se në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi.
    Naim Murseli: E, dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 nëntor, a kemi shkuar së bashku në Budva për të festuar ditëlindjen time, unë e ti, bashkëshortja jote, bashkëshortja ime dhe fëmijët e mir, me ftesë time?
    Leonard Ademaj: Po, me ftesën e Liridonës.
    Naim Murseli: Pikërisht, me ftesën e Liridonës, për të festuar ditëlindjen time.
    Leonard Ademaj: Po.
    Naim Murseli: A vërtejte dicka ndryshe gjatë atij udhëtimi apo qëndrimi në Budva të Malit të Zi? Ndonjë padrejtësi apo krisje në raport apo diçka tjetër?
    Leonard Ademaj: Jo.
    Naim Murseli: Në shtëpinë në Prishtinë, që e kam blerë së bashku me të ndjerën bashkëshorten time, a ke qenë ndonjëherë në vizitë Leonard?
    Leonard Ademaj: Jo.
    Naim Murseli: Dhe një pyetje të fundit, në aktakuzë prokurorja përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financat dhe kinse sigurim jetësor që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor, kush është përfituesi, si janë kushtet atje jashtë shtetit, apo brenda shtetit të Suedisë, nuk dihet asgjë më tepër se që është një sigurim jetësor. Motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhëtuar, cilit motiv i besoni Leonard Ademaj?
    Leonard Ademaj: Motivin kinse Liridona të ka tradhtuar e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë prokuroria. Ndërsa sa i përket sigurimit, ti e din më mirë ku vlenë, se ja ke bërë vetëm asaj, nuk ia ke bërë vetës. Po ashtu, e dini mirë, kur i ke thënë babit në shtëpi: ‘Hajdar ia kam maru një sigurim Liridonës që nesër me e gjetë diçka, përfitojmë shumë, janë të siguruar fëmijë’, pra dihet qartë pse e ke bërë atë sigurim. Përvec tradhëtisë, të dyja versionet e tjera i besoj plotësisht.
    Gjyqtarja: A keni pyetje tjera Naim?
    Naim Murseli: Po edhe një të fundit nëse mundem. Unë e kam parë deklaratën e Leonard Ademajt në aktakuzë dhe aty thuhet që djali im i vogël, nuk po ia përmendi emrin sepse edhe është i mitur dhe nuk është e nevojshme, aty thuhet që sipas fjalëve të Leonardit që djali im i thotë dajës vet që jashtë kësaj me të cilën po përballëm është dajë dhe person shumë i mirë dhe asnjëherë nuk kemi pasë probleme as me atë as me asnjë anëtarë të familjes Ademaj, për të cilën edhe sot gëzoj respekt. Por, në deklaratë thuhet se përveç ato që i përmendi që ‘hajni ka kërku pare’ e të tjera, thuhet që djali i vogël thotë se ‘mamin e kemi harruar në makinë’, a ka qenë kështu Leonard?
    Leonard Ademaj: Po. Atë natë, kështu ka thënë. Sepse është vec katër vjec, ishte vetëm katër vjec më falni dhe nuk e ka ditur se cfarë saktë po ndodhte.
    Gjyqtarja: A keni pyetje tjera Naim?
    Naim Murseli: Po nëse bën. A kam qenë unë në prokurori me fëmijët, pas intervistimit në polici a kam qenë edhe në prokurori ditën e premte, disa orë para varrimit?
    Leonard Ademaj: Unë nuk e di.
    Naim Murseli: Në rregull, nuk kam pyetje tjera.
     
     

  • SPAK merr në pyetje biznesmenët që fituan tendera nga “5D”

    SPAK merr në pyetje biznesmenët që fituan tendera nga “5D”

    Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dëshmitarë të tjerë në lidhje me dosjen “5D” për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Në këtë rast, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar që të merren në pyetje disa dëshmitarë, por edhe biznesmenë që besohet se kanë përfituar tendera dhe kanë bashkëvepruar me kompaninë “5D Konstruksion”.
    Sipas një artikulli të publikuar nga “OraNews”, një nga biznesmenet që SPAK e kërkon si dëshmitar është Hamz Islamaj administrator i kompanisë “BE-IS shpk”. Islamaj është kërkuar për të dëshmuar pasi kompania e tij, së bashku me “VAS Konstrusion” dhe “Mateo shpk” kanë fituar një tender me vlerën e 136 mln euro që kishte të bënte me ndërtimin e kanalizimeve në rrugën e Durrësit. Nga hetimet, SPAK ka zbuluar se vetëm “VAS” i ka kryer punimet në terren.
    Për t’u marrë në pyetje janë kërkuar edhe Jani Kola, i shoqërisë “Kola Invest”, që ka kryer disa tendera me kompaninë “Igor Elektrik”, që tashmë mban emrin “5D”. Gjithashtu në sallë do të priten edhe Ilir dhe Blerim Allmata, dy persona që kanë interesa ekonomike në shoqërinë “Allmata 02”. E gjitha sepse SPAK ka zbuluar se mes administratorit të “5D”-së, Nestor Muhametllari me Ilir Allmetën është provuar edhe nga telefonatat dhe mesazhet.
    Nga të dhënat rezulton se “5D konstruksion” ka realizuar 66 transferta bankare në drejtim të shoqërisë “Allmeta 02” me një vlerë totale 120.289.975 lekë. 
    Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës Bashkisë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, se kanë lehtësuar një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC. SPAK përfundoi hetimet paraprake më 8 janar të këtij viti për fraksionin e dytë të dosjes ‘5D’, duke marrë të pandehur 9 zyrtarë të bashkisë së Tiranës të akuzuar për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.
    SPAK pretendon se ka provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere ku përfitues të tenderave ishin drejtorët e bashkisë, njëherësh pronar faktik të kompanisë “5D”./ZËRI

  • Meta interviston veten: GJKKO ka dhomë komandimi, SPAK i obsesionuar të më mbajë të lidhur mua me Monikën

    Meta interviston veten: GJKKO ka dhomë komandimi, SPAK i obsesionuar të më mbajë të lidhur mua me Monikën

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mungesë të një konference për shtyp me gazetarët, ka marrë në ”intervistë” veten. Ai thotë se kjo konferencë i është pamundësuar nga “regjimi i Ramaduros”, menjëherë pasi e kishte njoftuar dhe në këto kushte “blacout”-i dhe censurë nga qeveria dhe SPAK-u që ndodhet nën urdhrat e Ramës, ai është detyruar që të japë një intervistë krejt ndryshe, ku vetë pyet dhe vetë përgjigjet. Meta tashmë ndodhet i pandehur për çështjen e lobimit, ku SPAK ka zbuluar pagesat e kryera me një kartë bankare që përdorej nga ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Meta mbrohet duke thënë se marrëveshjet dhe pagesat për lobimin bëheshin me vendim të kryesisë së LSI-së në atë kohë dhe jo prej tij, ndërsa tregon edhe tronditjen kur mësoi se ish-gruaja e tij përdorte kartën që zbuloi SPAK për pagesat e ndryshme.
    ”Intervista” e plotë

    𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐙. 𝐌𝐞𝐭𝐚, 𝐩𝐚𝐬 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎, 𝐣𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐩𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐨𝐫𝐞̈𝐧 𝟏𝟏:𝟎𝟎. 𝐏𝐬𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Menjëherë sapo unë fola me Z. Tedi Blushi, që ai të theksonte 7 qëndrimet e mia kryesore që rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, në një konferencë shtypi, e cila atë mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik në burgun 313, për të vazhduar edhe gjithë ditën tjetër (blackout i vërtetë). Besoj se arsyeja kryesore kishte të bënte me postimin tim, se në orën 11:00 të së nesërmes, do bëja një konferencë shtypi me gazetarët që kishin dëshirë të bënin pyetje përmes telefonit të Z. Blushi, që është i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit që normal përgjohet 24 orë. Të nesërmen u ndjeva fajtor, se mesa duket, për të shmangur këtë komunikim të hapur e transparent “defekti” i la pa folur me të afërmit e tyre edhe gjithë të paraburgosurit. Ndaj po u jap përgjigje disa prej pyetjeve më “provokuese”.
    𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐧𝐢𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Prej janarit 2017, si Kryetar Parlamenti, kam denoncuar nisjen e “Ramaformës”, që polli “Ramaduron”. Pra të shkeljes së ndryshimeve kushtetuese, që u miratuan me 140 vota, kur u hodh shorti i parë tepër transparent në Kuvend me gogla për zgjedhjen e anëtarëve të KED. Pasi Ramës emrat nuk i pëlqyen, keqpërdori Ambasadorin e SHBA për të kontestuar procesin ku ishin edhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT-it, prezent gjithë kohën. Kjo solli edhe reagimin tim të parë publik ndaj kësaj deklarate minuese ndaj procesit, pasi bazohej mbi një: gënjeshtër se gjoja Prokuroria kishte bërë manipulime në përzgjedhjen e kandidaturës të saj. Për këtë unë mbajta edhe një qëndrim zyrtar si Kryetar Parlamenti, drejtuar jo vetëm atij si Ambasador, por edhe Departamentit të Shtetit, Sekretarit të kohës, Z. Tillerson.
    Pas ndërhyrjes pajtuese të Znj. Arta Dade, unë pranova ta takoj atë dhe ai kërkoi falje, por e kishin “gënjyer” socialistët. Kjo histori, siç e dini, vazhdoi pafund deri në mbetjen e vendit pa Gjykatë Kushtetuese dhe gjithmonë ambasadorët “gënjeheshin” nga socialistët e pak më vonë dhe Charles McGonigal. Pra historia e kapjes së gjithë sistemit të drejtësisë dhe gjykatave është shumë e vjetër dhe unë kam denoncuar të gjitha shkeljet e rënda të Kushtetutës (si zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta) e deri te betimi i një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese te noterja te Lana. Kjo ishte edhe 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚 𝐩𝐬𝐞 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐚 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐢𝐭𝐢𝐧𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝟐 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐩𝐫𝐚𝐩𝐞̈𝐬𝐨𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐞 𝐜̧𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐛𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐋𝐚𝐧𝐚”. Kjo betejë vetëm e shtyu në kohë kapjen edhe të Gjykatës Kushtetuese pas ndërhyrjes positive të Komisionit të Venecias. Ndaj ne jemi të detyruar të ezaurojmë të gjitha shkallët e gjykatave të brendshme, përfshi atë Kushtetuese, për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut.
    𝟑. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐥𝐮𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐨𝐬𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐚𝐬 𝟖 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐬𝐡?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Konkluzioni është i qartë, që 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎 𝐬’𝐤𝐚 𝐝𝐡𝐨𝐦𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐨𝐦𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 nga “Ma nalt fare”, sidomos në proces vetëm politik si ky. Por janë hallka të domosdoshme që duhen ezauruar me durim strategjik.
    𝟒. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳𝐞 𝐚𝐫𝐠𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐬𝐞̈ 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐠𝐢𝐦?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Lexojeni të plotë materialin prej 32 faqesh që SPAK i ka dërguar GJKKO, ku asnjë të re nuk ka gjatë këtyre 8 muajve të arrestimit tim në paraburgim, përveç rrëzimit përfundimtar që i bën vet SPAK-u shpifjes të botuar në “Mother Jones” të Soros në 2017, se LSI gjoja kishte paguar nga Qipro gati 1 milionë $ për “Dorelita Group” të “McKeon Group”, që unë të bëja gjoja një fotografi që as u kërkua ndonjëherë me Presidentin Tramp. SPAK e dinte shumë mirë të vërtetën, se unë këtë ua kam provuar me fakte dhe akte prej 2 vjetësh, se për “McKeon Group” është bërë vetëm një pagesë prej 15 mijë $ me vendim të Kryesisë së LSI dhe e deklaruar në KQZ dhe në FARA (SHBA). Çdo gjë tjetër trillim i sponsorizuar shumë shtrenjtë nga Narkoregjimi dhe i pranuar me hare nga vetë SPAK-u për të justifikuar edhe urdhrin për rrëmbimin tim.
    𝟓. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐨 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐬’𝐤𝐚 𝐫𝐞̈𝐧𝐞̈. 𝐒𝐢 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐣𝐞𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐣𝐮?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Ka 2 arsye kryesore sipas meje, sepse SPAK-u e di shumë mirë nëse ato diferenca janë të vërteta (pra midis FARA-s dhe KQZ) ato nuk kanë asnjë lidhje me veprimtarinë time gjatë periudhës si Kryetar i LSI deri në Prill 2017, ku çdo marrëveshje apo pagesë, si te rasti “McKeon Group”, miratohej nga Kryesia dhe autorizohej dikush të paguante. Po kështu, SPAK-u e di shumë mirë që unë as kam autorizuar njeri e as kam qenë në dijeni të pagesave të tilla që mund të kenë ndodhur. SPAK-u thotë, në faqen 103 të akuzës për mua, se kompania GSIS ka lidhur marrëveshje me LSI të nënshkruar nga një titullar i saj ( jo Ilir Meta).
    Po kështu, më poshtë thotë se GSIS LLC, në raportin e transaksioneve financiare të periudhës 1 Janar 2016-31 Dhjetor 2017, i ka dërguar faturat LSI në vlerën 589.024.57 USD, faturat që LSI ka paguar kapin vlerën 463.546 $. 𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐢 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐚𝐦 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢, 𝐪𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐬𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈 𝐢𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐣𝐨 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐲 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞𝐥𝐞̈𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞. Pasi është e padiskutueshme, që unë as kam qenë ndonjëherë në dijeni të një shume të tillë dhe as mund të autorizoja veprime të paligjshme, për më tepër që kjo është një shumë tejet e ekzagjeruar për ato shërbime të kërkuara apo të raportuara.
    𝟔. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐨 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢 𝐬𝐢 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐨𝐢?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Në mënyrën më absurde. Ai tha se para se të firmosej marrëveshja me GSIS nga LSI zyrtarisht, ekzistonte një letër e GSIS drejtuar Kryetarit Meta, ku i shkruhej për qëllimet e diskutuara të marrëveshjes që ishte biseduar më parë për t’u arritur. Kjo përgjigje është shumë qesharake, sepse përpara se të miratohej një marrëveshje më parë, natyrisht qëllimet dhe termat e saj do të diskutoheshin paraprakisht nga palët (si për çdo marrëveshje). Dhe natyrisht që një marrëveshje e tillë është miratuar nga Kryesia e LSI, siç përmend edhe vetë akuza në faqen 103 të marrjes si i pandehur.
    Dhe kjo marrëveshje ka qenë zyrtare dhe e depozituar sipas ligjeve dhe e firmosur nga një titullar i LSI. 𝐙. 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢, 𝐩𝐫𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐫𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧, 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐩𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈 𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐜̧𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐆𝐒𝐈𝐒? Sepse është ky person që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.
    𝐏𝐫𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡 𝐟𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐦𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐣𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐧, 𝐬𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 “𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐮𝐫𝐨”. 𝐍𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈, 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐞 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝟐𝟏 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝟐𝟎𝟐𝟑. 𝐉𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐊𝐨𝐧𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝟐𝟕 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐢 𝐪𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐟𝐫𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 “𝐃𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧𝐢𝐭”. Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur. Por edhe 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐇𝐁𝐀 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈.
    Si mund të bëja ose toleroja unë veprime të tilla me SHBA dhe në SHBA, kur jo vetëm e dija se ç’i kishte ndodhur “gruas së Bilalit”, por edhe ditën e parë të punës si Kryeministër në moshën 30 vjeç, e nisa me një konflikt me një ambasador të SHBA, i cili më bëri presion në emër të SHBA që të firmosja një marrëveshje me “Neë Ëorld Telekom”, një kompani off-shore që e donte falas Telekomin tonë, gjë për të cilën kishte një letërmirëkuptimi të firmosur më parë, por të kundërshtuar nga Ministrat e asaj kohe, Bufi dhe Angjeli, me shumë të drejtë.
    𝟕. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐚𝐭 𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐢?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Fillimisht patëm shumë përplasje, por kur unë ia kërkova të ma sillte kërkesën zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit, u tërhoq. Pasojat e tjera ishin pozitive, si vizita e Sekretares Ollbrajt në Shkurt 2000, e mbi të gjitha shteti shqiptar fitoi nga privatizimi i Albtelekom gati 200 milionë $, të cilat do ishin falur për “qoka”.SPAK-u e di shumë mirë si është historia e lobimeve dhe roli i personave të caktuar dikur në LSI, e tani të konvertuar në rilindas. 𝐏𝐞𝐧𝐠𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐛𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐍𝐚𝐫𝐤𝐨𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐮𝐫𝐨𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐢 𝐭𝐢𝐣. Penalizohen politikisht kundërshtarët e “Ramaduros”, pa fakte dhe merren në “bashkëpunim” dhe “mbrojtje” përgjegjësit e shkeljeve dhe bashkëpunëtorët e tyre.
    𝟖. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐩𝐨 𝐣𝐮 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣, 𝐬𝐢𝐜 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐭 𝐣𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐮 𝐞 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐚𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Së pari dua të shpreh mirënjohen e thellë për shumë miq besnikë dhe me karakter me mbiemër Braimllari, që nga themeluesit e LSI në 2004 e deri te Elisedi që s’kishte lindur atëherë e është ndër të rinjtë më aktivë sot. Endriti është rasti kur ai tallet me SPAK-un publikisht pasi është “graduar” nga Ramaduro Nënkryetar i Këshillit që nuk ekziston, si vetë inceneratori i Tiranës. Reagimi im erdhi kur e dëgjova live te Ola Bruko, pa ju skuqur faqja, se as ishte thirrur në SPAK dhe as kishte firmosur për lobimet e LSI.
    Nuk po u besoja veshëve, sepse për herë të parë, emrin e Z. Sotir Kllapi e mësova nga Endrit Braimllari në Jalë, në fund të gushtit 2022, kur unë isha rikthyer në krye të Partisë së Lirisë. Atë ditë zyra e Fugës shpërndau një lajm që SPAK-u kishte hapur një hetim për mua për të verifikuar se mos unë kisha gënjyer për mbiemrin tim, me apo pa “J”, ngaqë ishte shpikur dosja e Sigurimit të Shtetit për mua. Ç’është ky Sotir Kllapi e pyeta unë, ngaqë lajmi ishte se ky po merrej me këtë çështje “madhore”. E njoh unë tha Endriti, se ky ka dy mbiemra për vete, se jemi një moshë e kemi patur shoqëri, por është transformuar krejt. Pse e pyes unë? Po ky, tha, ishte kur më thirrën mua në SPAK për të më pyetur për lobimet dhe më qëndronte shumë rëndë.
    Po cfarë problemesh ngrenë ata për lobimet, i them unë? “Asgjë mo shef, ato shpifjet e njerëzve të Ramës. Ne çdo gjë e kemi bërë sipas ligjeve dhe me KQZ”, – u përgjigj ai.Edhe pse kujtesën e kam të hekurt, thashë me vete pa t’i hedh një sy dosjes ku unë jam marrë i pandehur. Jo një firmë, por tre firma ishin të Endrit Braimllarit në atë dosje. Më e bukura, në faqën 117, ku janë edhe firmat e tre prokurorëve, i pyetur për një faturë 20 mijë $ që ai kishte autorizuar në 2018-2019 për t’ju paguar një kompanie, ai nuk e mbante mend as arsyen e transferimit të shumave, as nuk kishte dijeni nëse mes LSI dhe kompanisë kishte kontratë dhe se ai as kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI kishte me kompaninë që ky autorizonte me firmën e tij pagesa. Unë edhe sot e kësaj dite e mbaj mend se si janë paguar 15 mijë $ për “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë dhe personin e autorizuar nga Kryesia për të bërë pagesën në bankë, sipas ligjit e raportuar në KQZ. Çfarë pune më të rëndësishme paska patur ky në atë kohë, 2018-2019, kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i LSI, që s’paska mbajtur mend se pse ka hedhur firmën dhe për një faturë 20 mijë $?
    Ndërsa tani, pasi është konvertuar në rilindas, gënjen publikisht në TV e thotë as jam thirrur në SPAK e as kam firmosur për lobimet. Ndërsa me Eriol Braimllarin, kushuririn e tij, kemi rastin kur SPAK-u tallet me veten, pra me SPAK-un. Në relacionin absurd prej 32 faqesh, dërguar Gjykatës për të justifikuar mbajtjen time në masë ekstreme paraburgimi, SPAK përdor dëshmitarin Eriol Braimllari, i cili gjoja rrëzon pretendimet e mia se s’kam lidhje me Adrian Shatkun, pasi ky dëshmitar paska deklaruar se për herë të parë e ka njohur Adrian Shatkun në Janar 2017, ku ka qenë në SHBA me mua si Kryetar Kuvendi. Po kështu, ai deklaron se është takuar të paktën njëherë me Adrian Shatkun.
    Së pari, kjo deklaratë është pa kuptim se unë i kam sqaruar prej dy vitesh rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun. Por problem është se ky Erioli, në faqen 112 të dosjes të marrjes time si i pandehur, del qartë nga vetë SPAK-u disa herë, direkt dhe indirekt, se Eriol Braimllari jo vetëm shoqëron që nga viti 2013 John Moreirin vazhdimisht në Shqipëri, e provuar dhe vërtetuar nga SPAK-u, që është i dërguar nga Adrian Shatku, por e shoqëron edhe në Hotel Rogner, ku sipas SPAK, përsëri rezulton se ka paguar A. Shatku.
    I përmenda këto inkoherenca të SPAK-ut, vetëm për të treguar se si luan politikisht duke përdorur gënjeshtarë, të cilët i dekonspiron vetë, ndërkohë që dihet nga të gjithë në LSI, që Eriol Braimllari është takuar me dhjetra herë me Adrian Shatkun edhe në Tiranë edhe në SHBA që përpara Janarit 2017. Po kështu, dihet që ai mbante të gjitha komunikimet me kompanitë lobuese që kishte sjellë A. Shatku. Po kështu dihet edhe që ishte bashkë me Endritin te numërimi i votave për Partinë Socialiste pas 11 Majit tani. Për të ardhur keq që 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐯𝐞𝐫𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ “𝐫𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐚𝐬” 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐧.
    𝟗. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐣𝐮 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐨𝐫𝐭𝐞𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣.
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐪 𝐢 𝐨𝐛𝐬𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐧, 𝐚𝐪 𝐬𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐞̈𝐧 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟐𝟔 𝐌𝐚𝐣𝐢𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐭𝐮𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦 𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐯𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë. Tani nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të më ngrenë akuzë edhe si përfitues te inceneratorët me “provat” se Z. Lefter Koka ka qenë Ministër i caktuar nga LSI dhe është e pamundur që ai të ketë firmosur pa dijeninë time. Dhe duke e përmendur Z. Lefter Koka, dua të kujtoj takimin tim pas zgjedhjeve të vitit 2013 me të te klubi i Osmanëve në Maminas, kur i kam thënë se duhet të jetë shumë i kujdesshëm si Ministër me ligjin, sidomos me një Kryeministër si Rama, për të cilin ligji s’ka rëndësi. Këtë porosi ua kam dhënë të gjithë njerëzve të cilëve u kemi besuar detyra me përgjegjësi apo që kanë punuar pranë meje. Këtë porosi ua kam thënë pa u lodhur edhe fëmijëve të mi që kur kanë qenë të vegjël. 𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐤𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐚𝐧𝐢.
    𝟏𝟎. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐄 𝐦𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐮𝐫𝐠 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐲 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧.
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Lexova te libri i Ilir Ikonomit për Fan Nolin, se kur një prej kundërshtarëve të tij i ishte ankuar pse e kishte futur në burg kur ai ishte Kryeministër, Fan Noli i kishte thënë se në Shqipëri një shqiptar i ndershëm duhet të jetë njëherë në burg. Por kur në burg nuk të fut Fan Noli, por një kryehajdut me cizme je shumë më i nderuar.Janë shumë figura politike që e kanë bërë “universitetin” e burgut dhe janë rikthyer më të fortë edhe në një moshë shumë më të madhe, siç është edhe rasti i Presidentit Lula në Brazil. E rëndësishme është që çdo ditë ta kthesh në një investim për të ardhmen dhe të mos përsëritësh gabimet e së kaluarës.
    𝟏𝟏. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐫𝐚 𝐛𝐞𝐭𝐞𝐣𝐚 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐬𝐛𝐮𝐫𝐠?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Kam qenë i qartë që në fillim për këtë, pasi s’mund të pritet drejtësi e pavarur nga “Ramaforma” e “Ramaduros”. Edhe shumë institucione ndërkombëtare e kanë theksuar përdorimin e gjyqësorit si armë politike. Por këtu problem është më i madh. 𝐀 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐤𝐨𝐭 𝐞 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐝𝐲 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡, 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐬𝐛𝐮𝐫𝐠𝐮𝐭? Ndaj kjo betejë duhet bërë edhe për ta, për t’i treguar Strasburgut dhe Europës se Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk njihet nga “Ramaforma” e “Ramaduros” dhe se gjykatat shqiptare që janë nën përgjimin e SPAK, veç presionit politik.
    𝟏𝟐. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐫𝐞𝐩𝐫𝐞𝐬𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐡, 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣?
    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Të gjitha masat absurde represive vijnë se këta dallkaukë kujtojnë se unë do të hesht e nuk do të vazhdoj betejën time për t’iu rikthyer lirinë dhe të drejtat të gjithë shqiptarëve që intimidohen në format nga më të ndryshmet nga Ramaduro. Mjafton të shikosh situatën në burgje për të kuptuar falimentimin e drejtësisë. Mbi 2/3 e popullsisë në burgje janë të paraburgosur për statistika. Shumë prej tyre nuk merren në pyetje edhe pse mund të kenë një apo dy vite këtu. Shiko rastin e Z. Arben Ahmetaj, që i shtynë për herë të katërt hetimet se s’kanë prova për ta çuar në gjykim. Atëherë pse donin ta arrestonin me patjetër që para 2 vitesh? Apo për “vibratorin”? Pse me “vibratorin” do mbulojnë inceneratorin? Mbi 150 mijë dosje janë stok në gjykata.
    Një çështje e thjeshtë shkon edhe 15 vite. Ndaj çmontimi i Ramaformës është domosdoshmëri për shporrjen e Ramaduros. Duhet protestë dhe reagim kudo. Të huajt pranojnë çdo regjim që pranojnë shqiptarët. Ndërkohë që fuqinë korruptuese të “Ramaduros” e kemi parë si te McGonigali e plot ambasadorë e diplomatë. Masat represive të këtyre më bindin më shumë për të forcuar përpjekjet e mia për çrrënjosjen e kësaj junte mizore që s’njeh as ligjin e as Kanunin, por vetëm pabesinë dhe pengmarrjen. Partia e Lirisë ka prej 27 Prillit të 2024, Konventës historike, një program shumë të qartë për dy dekadat e ardhshme. Çlirimi nga nepotizmi, pavarësisht nga pasojat afatshkurtra, i ka garantuar një frymëmarrje afatgjatë që duhet shoqëruar me një riorganizim më efikas në kushtet e Narkoregjimit.

  • ‘Arrestimi im është politik’/ Meta: Demokracia shqiptare në rrezik! Ja çfarë i tha Endrit Braimllari për prokurorin Kllapi

    ‘Arrestimi im është politik’/ Meta: Demokracia shqiptare në rrezik! Ja çfarë i tha Endrit Braimllari për prokurorin Kllapi

    Në një autointervistë, Z. Ilir Meta u shpreh hapur mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe mënyrën se si drejtësia po përdoret si mjet politik për të ndëshkuar kundërshtarët.

    Meta denoncon me forcë një proces të orkestruar politikisht, ku SPAK-u dhe strukturat e drejtësisë janë kthyer në vegla të qeverisë për të heshtur opozitën dhe për të zbehur zërin e lirë politik. Ai thekson se arrestimi dhe paraburgimi i tij janë pjesë e një fushate intimidimi ndaj figurave të rëndësishme opozitare, dhe i bën thirrje ndërkombëtarëve të vëzhgojnë me kujdes këtë proces.

    Ky është një apel për transparencë, drejtësi të paanshme dhe një paralajmërim për destabilizimin e demokracisë shqiptare.

    𝐀𝐮𝐭𝐨𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭

    𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐙. 𝐌𝐞𝐭𝐚, 𝐩𝐚𝐬 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎, 𝐣𝐮 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐩𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐨𝐫𝐞̈𝐧 𝟏𝟏:𝟎𝟎. 𝐏𝐬𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Menjëherë sapo unë fola me Z. Tedi Blushi, që ai të theksonte 7 qëndrimet e mia kryesore që rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, në një konferencë shtypi, e cila atë mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik në burgun 313, për të vazhduar edhe gjithë ditën tjetër (blackout i vërtetë).

    Besoj se arsyeja kryesore kishte të bënte me postimin tim, se në orën 11:00 të së nesërmes, do bëja një konferencë shtypi me gazetarët që kishin dëshirë të bënin pyetje përmes telefonit të Z. Blushi, që është i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit që normal përgjohet 24 orë.

    Të nesërmen u ndjeva fajtor, se mesa duket, për të shmangur këtë komunikim të hapur e transparent “defekti” i la pa folur me të afërmit e tyre edhe gjithë të paraburgosurit.

    Ndaj po u jap përgjigje disa prej pyetjeve më “provokuese”.

    𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐧𝐢𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Prej janarit 2017, si Kryetar Parlamenti, kam denoncuar nisjen e “Ramaformës”, që polli “Ramaduron”.

    Pra të shkeljes së ndryshimeve kushtetuese, që u miratuan me 140 vota, kur u hodh shorti i parë tepër transparent në Kuvend me gogla për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

    Pasi Ramës emrat nuk i pëlqyen, keqpërdori Ambasadorin e SHBA për të kontestuar procesin ku ishin edhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT-it, prezent gjithë kohën.
    Kjo solli edhe reagimin tim të parë publik ndaj kësaj deklarate minuese ndaj procesit, pasi bazohej mbi një: gënjeshtër se gjoja Prokuroria kishte bërë manipulime në përzgjedhjen e kandidaturës të saj.
    Për këtë unë mbajta edhe një qëndrim zyrtar si Kryetar Parlamenti, drejtuar jo vetëm atij si Ambasador, por edhe Departamentit të Shtetit, Sekretarit të kohës, Z. Tillerson.

    Pas ndërhyrjes pajtuese të Znj. Arta Dade, unë pranova ta takoj atë dhe ai kërkoi falje, por e kishin “gënjyer” socialistët.
    Kjo histori, siç e dini, vazhdoi pafund deri në mbetjen e vendit pa Gjykatë Kushtetuese dhe gjithmonë ambasadorët “gënjeheshin” nga socialistët e pak më vonë dhe Charles McGonigal.

    Pra historia e kapjes së gjithë sistemit të drejtësisë dhe gjykatave është shumë e vjetër dhe unë kam denoncuar të gjitha shkeljet e rënda të Kushtetutës  (si zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta) e deri te betimi i një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese te noterja te Lana.

    Kjo ishte edhe 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚 𝐩𝐬𝐞 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐚 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐢𝐭𝐢𝐧𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝟐 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐩𝐫𝐚𝐩𝐞̈𝐬𝐨𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐞 𝐜̧𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐛𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐋𝐚𝐧𝐚”. 

    Kjo betejë vetëm e shtyu në kohë kapjen edhe të Gjykatës Kushtetuese pas ndërhyrjes positive të Komisionit të Venecias.
    Ndaj ne jemi të detyruar të ezaurojmë të gjitha shkallët e gjykatave të brendshme, përfshi atë Kushtetuese, për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut.
     
    𝟑. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀𝐭𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈, 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐥𝐮𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐨𝐬𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐚𝐬 𝟖 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐬𝐡?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Konkluzioni është i qartë, që 𝐆𝐉𝐊𝐊𝐎 𝐬’𝐤𝐚 𝐝𝐡𝐨𝐦𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐨𝐦𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 nga “Ma nalt fare”, sidomos në proces vetëm politik si ky. Por janë hallka të domosdoshme që duhen ezauruar me durim strategjik.

    𝟒. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐨𝐳𝐞 𝐚𝐫𝐠𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐬𝐞̈ 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐠𝐢𝐦?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Lexojeni të plotë materialin prej 32 faqesh që SPAK i ka dërguar GJKKO, ku asnjë të re nuk ka gjatë këtyre 8 muajve të arrestimit tim në paraburgim, përveç rrëzimit përfundimtar që i bën vet SPAK-u shpifjes të botuar në “Mother Jones” të Soros në 2017, se LSI gjoja kishte paguar nga Qipro gati 1 milionë $ për “Dorelita Group” të “McKeon Group”, që unë të bëja gjoja një fotografi që as u kërkua ndonjëherë me Presidentin Tramp.

    SPAK e dinte shumë mirë të vërtetën, se unë këtë ua kam provuar me fakte dhe akte prej 2 vjetësh, se për “McKeon Group” është bërë vetëm një pagesë prej 15 mijë $ me vendim të Kryesisë së LSI dhe e deklaruar në KQZ dhe në FARA (SHBA).

    Çdo gjë tjetër trillim i sponsorizuar shumë shtrenjtë nga Narkoregjimi dhe i pranuar me hare nga vetë SPAK-u për të justifikuar edhe urdhrin për rrëmbimin tim.

    𝟓. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐨 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐬’𝐤𝐚 𝐫𝐞̈𝐧𝐞̈. 𝐒𝐢 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐣𝐞𝐠𝐨𝐧𝐢 𝐣𝐮?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Ka 2 arsye kryesore sipas meje, sepse SPAK-u e di shumë mirë nëse ato diferenca janë të vërteta (pra midis FARA-s dhe KQZ) ato nuk kanë asnjë lidhje me veprimtarinë time gjatë periudhës si Kryetar i LSI deri në Prill 2017, ku çdo marrëveshje apo pagesë, si te rasti “McKeon Group”, miratohej nga Kryesia dhe autorizohej dikush të paguante.

    Po kështu, SPAK-u e di shumë mirë që unë as kam autorizuar njeri e as kam qenë në dijeni të pagesave të tilla që mund të kenë ndodhur.

    SPAK-u thotë, në faqen 103 të akuzës për mua, se kompania GSIS ka lidhur marrëveshje me LSI të nënshkruar nga një titullar i saj ( jo Ilir Meta).

    Po kështu, më poshtë thotë se GSIS LLC, në raportin e transaksioneve financiare të periudhës 1 Janar 2016 – 31 Dhjetor 2017, i ka dërguar faturat LSI në vlerën 589.024.57 USD, faturat që LSI ka paguar kapin vlerën 463.546 $.

    𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐢 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐚𝐦 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢, 𝐪𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐬𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈 𝐢𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐣𝐨 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐲 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞𝐥𝐞̈𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞.

    Pasi është e padiskutueshme, që unë as kam qenë ndonjëherë në dijeni të një shume të tillë dhe as mund të autorizoja veprime të paligjshme, për më tepër që kjo është një shumë tejet e ekzagjeruar për ato shërbime të kërkuara apo të raportuara.

    𝟔. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐨 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢 𝐬𝐢 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐨𝐢?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Në mënyrën më absurde. Ai tha se para se të firmosej marrëveshja me GSIS nga LSI zyrtarisht, ekzistonte një letër e GSIS drejtuar Kryetarit Meta, ku i shkruhej për qëllimet e diskutuara të marrëveshjes që ishte biseduar më parë për t’u arritur.

    Kjo përgjigje është shumë qesharake, sepse përpara se të miratohej një marrëveshje më parë, natyrisht qëllimet dhe termat e saj do të diskutoheshin paraprakisht nga palët (si për çdo marrëveshje).

    Dhe natyrisht që një marrëveshje e tillë është miratuar nga Kryesia e LSI, siç përmend edhe vetë akuza në faqen 103 të marrjes si i pandehur.

    Dhe kjo marrëveshje ka qenë zyrtare dhe e depozituar sipas ligjeve dhe e firmosur nga një titullar i LSI. 𝐙. 𝐊𝐥𝐥𝐚𝐩𝐢, 𝐩𝐫𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐫𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧, 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐩𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐒𝐈 𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐜̧𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐆𝐒𝐈𝐒? Sepse është ky person që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.

    𝐏𝐫𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡 𝐟𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐦𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐣𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐧, 𝐬𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 “𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐮𝐫𝐨”. 𝐍𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈, 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐞 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝟐𝟏 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝟐𝟎𝟐𝟑. 𝐉𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐊𝐨𝐧𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝟐𝟕 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐢 𝐪𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐟𝐫𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 “𝐃𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧𝐢𝐭”.

    Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur. Por edhe 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐇𝐁𝐀 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈.

    Si mund të bëja ose toleroja unë veprime të tilla me SHBA dhe në SHBA, kur jo vetëm e dija se ç’i kishte ndodhur “gruas së Bilalit”, por edhe ditën e parë  të punës si Kryeministër në moshën 30 vjeç, e nisa me një konflikt me një ambasador të SHBA, i cili më bëri presion në emër të SHBA që të firmosja një marrëveshje me “Neë Ëorld Telekom”, një kompani off-shore që e donte falas Telekomin tonë, gjë për të cilën kishte një letërmirëkuptimi të firmosur më parë, por të kundërshtuar nga Ministrat e asaj kohe, Bufi dhe Angjeli, me shumë të drejtë.

    𝟕. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐚𝐭 𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐢?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Fillimisht patëm shumë përplasje, por kur unë ia kërkova të ma sillte kërkesën zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit, u tërhoq.
    Pasojat e tjera ishin pozitive, si vizita e Sekretares Ollbrajt në Shkurt 2000, e mbi të gjitha shteti shqiptar fitoi nga privatizimi i Albtelekom gati 200 milionë $, të cilat do ishin falur për “qoka”.

    SPAK-u e di shumë mirë si është historia e lobimeve dhe roli i personave të caktuar dikur në LSI, e tani të konvertuar në rilindas.

    𝐏𝐞𝐧𝐠𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐛𝐢 𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐍𝐚𝐫𝐤𝐨𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐮𝐫𝐨𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐢 𝐭𝐢𝐣.

    Penalizohen politikisht kundërshtarët e “Ramaduros”, pa fakte dhe merren në “bashkëpunim” dhe “mbrojtje” përgjegjësit e shkeljeve dhe bashkëpunëtorët e tyre.

    𝟖. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐩𝐨 𝐣𝐮 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣, 𝐬𝐢𝐜 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐭 𝐣𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐮 𝐞 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐚𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Së pari dua të shpreh mirënjohen e thellë për shumë miq besnikë dhe me karakter me mbiemër Braimllari, që nga themeluesit e LSI në 2004 e deri te Elisedi që s’kishte lindur atëherë e është ndër të rinjtë më aktivë sot.

    Endriti është rasti kur ai tallet me SPAK-un publikisht pasi është “graduar” nga Ramaduro Nënkryetar i Këshillit që nuk ekziston, si vetë inceneratori i Tiranës.

    Reagimi im erdhi kur e dëgjova live te Ola Bruko, pa ju skuqur faqja, se as ishte thirrur në SPAK dhe as kishte firmosur për lobimet e LSI.

    Nuk po u besoja veshëve, sepse për herë të parë, emrin e Z. Sotir Kllapi e mësova nga Endrit Braimllari në Jalë, në fund të gushtit 2022, kur unë isha rikthyer në krye të Partisë së Lirisë.

    Atë ditë zyra e Fugës shpërndau një lajm që SPAK-u kishte hapur një hetim për mua për të verifikuar se mos unë kisha gënjyer për mbiemrin tim, me apo pa “J”, ngaqë ishte shpikur dosja e Sigurimit të Shtetit për mua.

    Ç’është ky Sotir Kllapi e pyeta unë, ngaqë lajmi ishte se ky po merrej me këtë çështje “madhore”.

    E njoh unë tha Endriti, se ky ka dy mbiemra për vete, se jemi një moshë e kemi patur shoqëri, por është transformuar krejt.

    Pse e pyes unë? Po ky, tha, ishte kur më thirrën mua në SPAK për të më pyetur për lobimet  dhe më qëndronte shumë rëndë.

    Po cfarë problemesh ngrenë ata për lobimet, i them unë?

    “Asgjë mo shef, ato shpifjet e njerëzve të Ramës. Ne çdo gjë e kemi bërë sipas ligjeve dhe me KQZ”, – u përgjigj ai.

    Edhe pse kujtesën e kam të hekurt, thashë me vete pa t’i hedh një sy dosjes ku unë jam marrë i pandehur.

    Jo një firmë, por tre firma ishin të Endrit Braimllarit në atë dosje.

    Më e bukura, në faqën 117, ku janë edhe firmat e tre prokurorëve, i pyetur për një faturë 20 mijë $ që ai kishte autorizuar në 2018-2019 për t’ju paguar një kompanie, ai nuk e mbante mend as arsyen e transferimit të shumave, as nuk kishte dijeni nëse mes LSI dhe kompanisë kishte kontratë dhe se ai as kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI kishte me kompaninë që ky autorizonte me firmën e tij pagesa.

    Unë edhe sot e kësaj dite e mbaj mend se si janë paguar 15 mijë $ për “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë dhe personin e autorizuar nga Kryesia për të bërë pagesën në bankë, sipas ligjit e raportuar në KQZ.

    Çfarë pune më të rëndësishme paska patur ky në atë kohë, 2018-2019, kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i LSI, që s’paska mbajtur mend se pse ka hedhur firmën dhe për një faturë 20 mijë $?
    Ndërsa tani, pasi është konvertuar në rilindas, gënjen publikisht në TV e thotë as jam thirrur në SPAK e as kam firmosur për lobimet.

    Ndërsa me Eriol Braimllarin, kushuririn e tij, kemi rastin kur SPAK-u tallet me veten, pra me SPAK-un.

    Në relacionin absurd prej 32 faqesh, dërguar Gjykatës për të justifikuar mbajtjen time në masë ekstreme paraburgimi, SPAK përdor dëshmitarin Eriol Braimllari, i cili gjoja rrëzon pretendimet e mia se s’kam lidhje me Adrian Shatkun, pasi ky dëshmitar paska deklaruar se për herë të parë e ka njohur Adrian Shatkun në Janar 2017, ku ka qenë në SHBA me mua si Kryetar Kuvendi.
    Po kështu, ai deklaron se është takuar të paktën njëherë me Adrian Shatkun.

    Së pari, kjo deklaratë është pa kuptim se unë i kam sqaruar prej dy vitesh rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun.

    Por problem është se ky Erioli, në faqen 112 të dosjes të marrjes time si i pandehur, del qartë nga vetë SPAK-u disa herë, direkt dhe indirekt, se Eriol Braimllari jo vetëm shoqëron që nga viti 2013 John Moreirin vazhdimisht në Shqipëri, e provuar dhe vërtetuar nga SPAK-u, që është i dërguar nga Adrian Shatku, por e shoqëron edhe në Hotel Rogner, ku sipas SPAK, përsëri rezulton se ka paguar A. Shatku.

    I përmenda këto inkoherenca të SPAK-ut, vetëm për të treguar se si luan politikisht duke përdorur gënjeshtarë, të cilët i dekonspiron vetë, ndërkohë që dihet nga të gjithë në LSI, që Eriol Braimllari është takuar me dhjetra herë me Adrian Shatkun edhe në Tiranë edhe në SHBA që përpara Janarit 2017.

    Po kështu, dihet që ai mbante të gjitha komunikimet me kompanitë lobuese që kishte sjellë A. Shatku.

    Po kështu dihet edhe që ishte bashkë me Endritin te numërimi i votave për Partinë Socialiste pas 11 Majit tani. Për të ardhur keq që 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐯𝐞𝐫𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ “𝐫𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐚𝐬” 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐧.

    𝟗. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐣𝐮 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐨𝐫𝐭𝐞𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣.

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐪 𝐢 𝐨𝐛𝐬𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐧, 𝐚𝐪 𝐬𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐞̈𝐧 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟐𝟔 𝐌𝐚𝐣𝐢𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐭𝐮𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦 𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐯𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë.

    Tani nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të më ngrenë akuzë edhe si përfitues te inceneratorët me “provat” se Z. Lefter Koka ka qenë Ministër i caktuar nga LSI dhe është e pamundur që ai të ketë firmosur pa dijeninë time.

    Dhe duke e përmendur Z. Lefter Koka, dua të kujtoj takimin tim pas zgjedhjeve të vitit 2013 me të te klubi i Osmanëve në Maminas, kur i kam thënë se duhet të jetë shumë i kujdesshëm si Ministër me ligjin, sidomos me një Kryeministër si Rama, për të cilin ligji s’ka rëndësi.

    Këtë porosi ua kam dhënë të gjithë njerëzve të cilëve u kemi besuar detyra me përgjegjësi apo që kanë punuar pranë meje.

    Këtë porosi ua kam thënë pa u lodhur edhe fëmijëve të mi që kur kanë qenë të vegjël. 𝐙𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐤𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐚𝐧𝐢.

    𝟏𝟎. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐄 𝐦𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐮𝐫𝐠 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐲 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧.

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Lexova te libri i Ilir Ikonomit për Fan Nolin, se kur një prej kundërshtarëve të tij i ishte ankuar pse e kishte futur në burg kur ai ishte Kryeministër, Fan Noli i kishte thënë se në Shqipëri një shqiptar i ndershëm duhet të jetë njëherë në burg.

    Por kur në burg nuk të fut Fan Noli, por një kryehajdut me cizme je shumë më i nderuar.

    Janë shumë figura politike që e kanë bërë “universitetin” e burgut  dhe janë rikthyer më të fortë edhe në një moshë shumë më të madhe, siç është edhe rasti i Presidentit Lula në Brazil.

    E rëndësishme është që çdo ditë ta kthesh në një investim për të ardhmen dhe të mos përsëritësh gabimet e së kaluarës.

    𝟏𝟏. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐫𝐚 𝐛𝐞𝐭𝐞𝐣𝐚 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐬𝐛𝐮𝐫𝐠?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Kam qenë i qartë që në fillim për këtë, pasi s’mund të pritet drejtësi e pavarur nga “Ramaforma” e “Ramaduros”.

    Edhe shumë institucione ndërkombëtare e kanë theksuar përdorimin e gjyqësorit si armë politike.

    Por këtu problem është më i madh. 𝐀 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐤𝐨𝐭 𝐞 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐝𝐲 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡, 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐬𝐛𝐮𝐫𝐠𝐮𝐭? 
    Ndaj kjo betejë duhet bërë edhe për ta, për t’i treguar Strasburgut dhe Europës se Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk njihet nga “Ramaforma” e “Ramaduros” dhe se gjykatat shqiptare që janë nën përgjimin e SPAK, veç presionit politik.

    𝟏𝟐. 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐫𝐞𝐩𝐫𝐞𝐬𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐣𝐮𝐬𝐡, 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣?

    𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞: Të gjitha masat absurde represive vijnë se këta dallkaukë kujtojnë se unë do të hesht e nuk do të vazhdoj betejën time për t’iu rikthyer lirinë dhe të drejtat të gjithë shqiptarëve që intimidohen në format nga më të ndryshmet nga Ramaduro.

    Mjafton të shikosh situatën në burgje për të kuptuar falimentimin e drejtësisë.

    Mbi 2/3 e popullsisë në burgje janë të paraburgosur për statistika.

    Shumë prej tyre nuk merren në pyetje edhe pse mund të kenë një apo dy vite këtu.

    Shiko rastin e Z. Arben Ahmetaj, që i shtynë për herë të katërt hetimet se s’kanë prova për ta çuar në gjykim.

    Atëherë pse donin ta arrestonin me patjetër që para 2 vitesh? Apo për “vibratorin”?

    Pse me “vibratorin” do mbulojnë inceneratorin?

    Mbi 150 mijë dosje janë stok në gjykata. Një çështje e thjeshtë shkon edhe 15 vite. Ndaj çmontimi i Ramaformës është domosdoshmëri për shporrjen e Ramaduros.

    Duhet protestë dhe reagim kudo.

    Të huajt pranojnë çdo regjim që pranojnë shqiptarët.

    Ndërkohë që fuqinë korruptuese të “Ramaduros” e kemi parë si te McGonigali e plot ambasadorë e diplomatë.

    Masat represive të këtyre më bindin më shumë për të forcuar përpjekjet e mia për çrrënjosjen e kësaj junte mizore që s’njeh as ligjin e as Kanunin, por vetëm pabesinë dhe pengmarrjen.

    Partia e Lirisë ka prej 27 Prillit të 2024, Konventës historike, një program shumë të qartë për dy dekadat e ardhshme.
    Çlirimi nga nepotizmi, pavarësisht nga pasojat afatshkurtra, i ka garantuar një frymëmarrje afatgjatë që duhet shoqëruar me një riorganizim më efikas në kushtet e Narkoregjimit.

  • Rrëfehet Meta: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik, ja pse nuk u arratisa

    Rrëfehet Meta: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik, ja pse nuk u arratisa

    Kreu i PL. Ilir Meta ka dhënë një intervistë nga burgu.
    Pyetje: Z. Meta si po ecën çështja juaj?
    Përgjigje: Besoj se avokati i nderuar Z. Cakrani po e informon në vijimësi opinionin publik me farsën e shekullit  të fabrikuar nga Narkoregjimi dhe veglat e tij.
    Pyetje: Duket se ai është aq i sigurtë sa ka thënë se është gati të verë garanci pasurinë e tij për lirimin tuaj. Kaq i varfër jeni ju?
    Përgjigje: Besoj se avokat Cakrani e ka shprehur vetë këtë gatishmëri, duke shprehur bindjen e tij jo vetëm për pafajësinë time, por edhe në karakterin tim.
    Unë nuk u rrëmbeva se mund të largohesha, se fiks atë ditë unë po kthehesha nga Kosova.
    Po kështu një nga qëllimet kryesore të Narkoregjimit  që urdhëroi SPAK-un publikisht nga tribunat e PS-së, për të më arrestuar mua, ishte pikërisht largimi, sepse kështu unë vetë fajësohesha për tërë ato shpifje të investuara prej dy dekadash ndaj meje.
    Që mbas largimit të Arben Ahmetaj, çdo javë Dumani thërriste gazetaret e besuara duke u thënë informalisht se këtë javë e atë javë arrestohet Meta, se erdhi porosia nga X shtet e nga X ishull.
    Dhe ju i mbani mend lajmet që dilnin çdo ditë.
    Po kështu, në 21 Tetor 2023, isha në Austri për një kontroll mjekësor, ditën kur u rrëmbye në aeroport Prof. Jamarbër Malltezi dhe SPAK ju vërsul Sali Berisha, një mesazh interesant i erdhi personit që ishte me mua nga një bashkëpunëtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjalë se ky është fillimi, se qëllimi është te Meta.
    Po kështu, pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik.
    Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat.
    Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin.
    Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO.
    I falenderova shumë për përkujdesin e tyre, por u thashë se unë s’mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, që nga Rama e gjithë veglat e tyre në drejtësi e kudo.
    Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedent më skandaloz deri më sot.
    Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve.
    Ata shpresuan që përmes izolimit ekstrem dhe përpjekjeve për të korruptuar disa nga personat që komunikonin me mua, të krijonin prova apo fakte penale, siç bënë me kolegun e tyre Veliaj.
    Edhe zvarritjet e hetimeve të nisura nga Dumani që në Dhjetor 2019 me urdhër të Ramës e McGonigal, i shtyjnë qëllimisht për të zvarritur gjyqin në themel, i cili do jetë i hapur.
    Pyetje: A keni besim te drejtësia?
    Përgjigje: Te drejtësia po dhe prandaj gjithmonë kam respektuar ligjin, por kurrësesi te Ramaforma, të cilën e kam denoncuar e çmontuar në çdo moment që nga koha si Kryetar i Parlamentit, President i Republikës (madje edhe në Komisionin e Venecias) e kudo.
    Në një vend ku Kryeministri thotë se shpatën ia kam dhënë Dumanit për të goditur e izoluar kundërshtarët e mi, nuk mund të pritet drejtësi.
    Në një vend ku kreu i SPAK-ut deklaron publikisht se gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, s’mund të pritet drejtësi.
    Por drejtësia do të vijë dhe ajo ditë do të jetë shumë më e shpejtë se ç’e mendojnë këta mendjelehtë e mercenarë që i bashkon shumë fort afera McGonigal, por edhe shumë të tjera.
    Pyetje: Retorika juaj kundër SPAK-ut mbetet e pandryshuar dhe shumë kritike. Ndërsa ndërkombëtarët japin vlerësime.
    Përgjigje: Vlerësimet e vërteta për SPAK- un, pas 5 vitesh, i jep vet përshkallëzimi skandaloz i korrupsionit dhe vet Narkoekonomisë.
    Vlerësimet e vërteta do vijnë shumë shpejt, pas paralajmërimit të shumë organizatave ndërkombëtare në rezolutat e tyre, ku dënojnë përdorimin e gjyqësorit si armë politike kundër opozitës.
    Mos harroni se edhe pa ndihmën e ‘ndërkombëtarëve’, si McGonigali e të tjerë si ai, Rama nuk do e kishte kapur totalisht drejtësinë.
    Pastaj mos harroni se edhe drejtësinë e ‘plepave’ me ndërkombëtarët dhe Rajersonin e bëmë dhe pastaj e zhbëmë.
    Çështjet e SPAK-ut sapo kanë nisur të mbërrijnë në Gjykatën e Strasburgut, pavarësisht zbardhjeve të qëllimshme që bëhen këtu nga njëra gjykatë në tjetrën.
    SPAK-u është aleati më i ngushtë i Edi Ramës në garantimin e paprekshmërisë së tij dhe kollonës vertebrale të regjimit që është krimi i organizuar dhe elektoral, i cili ‘luftohet’ vetëm pasi vijnë kërkesa nga partnerët ndërkombëtarë dhe në mënyrë fiktive (kuptohet edhe pasi vidhen zgjedhjet).
    Megjithatë një falënderim e kam për SPAK-un, se pa hetimet e tij të gjithanshme dhe tendencioze, nuk do të kisha mësuar shumë të vërteta, nuk do kisha provuar shumë gënjeshtra dhe do kisha vazhduar të besoja te njerëz që vetëm të tillë s’kanë qenë kurrë.
    Kështu që këtë meritë unë ja njoh SPAK-ut.
    Dhe kjo do më ndihmojë shumë mua dhe Partinë e Lirisë për të ardhmen, e cila u përket atdhetarëve.
    Po kështu kurrë s’do kisha bërë këtë detoks 8-mujor dhe të kem parametrat fizike si në kohën kur merresha me sport.
    Dhe njëkohësisht nuk do të kisha njohur shumë miq besnikë që kujdesen për mua, me të cilët kemi një rrugë të gjatë përpara për Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.
    Kjo betejë po skarcon plaçkaxhinjtë dhe po rrit politikanë të kauzave të mëdha.