Tag: putinin

  • Polonia paralajmëron Putinin: Mund të arrestohet nëse hyn në hapësirën tonë ajrore gjatë rrugës për në Budapest

    Polonia paralajmëron Putinin: Mund të arrestohet nëse hyn në hapësirën tonë ajrore gjatë rrugës për në Budapest

    Polonia ka paralajmëruar Vladimir Putinin se nuk mund të fluturojë nëpër hapësirën ajrore polake për të takuar Donald Trump në Budapest, sepse autoritetet polake mund të detyrohen të ekzekutojnë urdhrin e arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
    Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë lëshoi ​​një urdhër arresti kundër presidentit rus në vitin 2023 për rrëmbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina dhe transferimin e tyre në Rusi.
    Moska nuk e njeh Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe juridiksionin e saj dhe i mohon akuzat.

    “Nuk mund të garantoj që një gjykatë e pavarur polake nuk do ta urdhërojë qeverinë të detyrojë aeroplanin të ulet me qëllim që të dorëzojë të dyshuarin në gjykatën e Hagës”, tha Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski.
    Urdhër-arresti ndërkombëtar i GJND-së i detyron gjykatat e shteteve anëtare të vazhdojnë me arrestimin e Putinit nëse ai shkel në territorin e tyre.
    “Unë besoj se pala ruse është në dijeni të kësaj. Dhe, si pasojë, nëse ky samit do të zhvillohet, aeroplani do të përdorë një rrugë tjetër”, shpjegoi Sikorski.
    Hungaria, kryeministri i së cilës mban marrëdhënie të ngrohta me Putinin, ka thënë se do të sigurojë që presidenti rus të mund të hyjë dhe të dalë nga vendi.
    Megjithatë, nëse dëshiron të shmangë hapësirën ajrore ukrainase, delegacioni rus do të detyrohet të kalojë nëpër hapësirën ajrore të të paktën një vendi të Bashkimit Evropian. Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Hungaria është në proces tërheqjeje.

  • Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

    Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

    Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka njoftuar këtë të premte, 10 tetor, se Rusia ka pranuar që ukrainasit që ishin të mitur kur u zhvendosën nga lufta dhe tani janë të rritur që jetojnë në Rusi, do të kthehen “brenda një periudhe të shkurtër kohore.”
    Melania Trump në një fjalim të mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë theksoi nevojat e fëmijëve që janë përfshirë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

    Në fakt, zonja e parë e SHBA-ve e kishte kontaktuar më parë Putinin për këtë çështje përmes një letre në gushtin e kaluar, ndërsa sot tha se presidenti rus “iu përgjigj me shkrim,” duke shfaqur “dëshirën për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me të.”

    Sipas Melanias, letra e Putinit përmbante detaje mbi fëmijët ukrainas që jetojnë në Rusi, pas së cilës të dy palët krijuan një “kanal të hapur komunikimi” lidhur me mirëqenien e këtyre fëmijëve.
     “Gjatë disa muajve të fundit, të dy palët kanë marrë pjesë në disa takime të fshehta dhe kanë zhvilluar telefonata, të gjitha me vullnet të mirë,” tha Melania në fjalimin e saj publik. “Kemi rënë dakord të bashkëpunojmë për të mirën e të gjithë personave të përfshirë në këtë luftë”.
    “Përfaqësuesi im ka punuar direkt me ekipin e presidentit Putin për të siguruar ribashkimin e sigurt të fëmijëve me familjet e tyre mes Rusisë dhe Ukrainës.”
    Si rezultat, tha Melania, tetë fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit.
    “Rusia ka treguar dëshirë për të zbuluar informacion objektiv dhe të detajuar që pasqyron situatën aktuale,” shtoi ajo, duke theksuar se federata ruse ka dhënë detaje për të gjithë fëmijët që kanë qenë pjesë e procesit të ribashkimit këtë javë.
    “Shpresoj që paqja të vijë së shpejti. Ajo mund të fillojë me fëmijët tanë.”, është shprehur bashkëshortja e presidentit Trump.

  • ‘E nënvlerësuam Putinin’, Macron: Përgatituni për skenarin më të keq

    ‘E nënvlerësuam Putinin’, Macron: Përgatituni për skenarin më të keq

    Niveli më i ulët barometrik në Evropë: “E kemi nënvlerësuar Putinin për shumë kohë”, thonë francezët. “Përgatituni për skenarin më të keq”, paralajmërojnë gjermanët.

    Klima në zhvillim në Evropë lidhur me qëllimet e mundshme të Moskës pasqyrohet qartë në dy intervista të fundit në median gjermane. Nga njëra anë, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius deklaron prerazi se Gjermania duhet të përgatitet për skenarin më të keq në raport me Rusinë. Nga ana tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron pranon se Evropa e ka nënvlerësuar Vladimir Putinin për një kohë të gjatë.

    Në një intervistë për gazetën ekonomike Handelsblatt, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, duke komentuar incidentet e fundit me dronë mbi Gjermani dhe vende të tjera të NATO-s, u shpreh se “ushtria gjermane nuk mund të ndërhyjë kudo”, dhe theksoi se është jetike që “policia shtetërore dhe ajo federale të zhvillojnë aftësitë e tyre për të përballuar kërcënimet nga lartësitë e ulëta”.

    Duke u ndalur te nevoja për forcimin e industrisë gjermane të mbrojtjes, Pistorius theksoi se qeveria federale po shqyrton një rol më aktiv të shtetit në industritë kritike të mbrojtjes, si prodhuesi i tankeve KDNS dhe kompania Thyssen-Krupp Marine, e cila merret me ndërtimin e anijeve luftarake.

    Megjithatë, ai paralajmëroi për një “atmosferë të etheve të arit” në industrinë e mbrojtjes, për shkak të fluksit të investimeve, dhe ngriti shqetësimin për një “inflacion të ri në fushën e sistemeve të armëve”.

    Në një intervistë ekskluzive për Frankfurter Allgemeine Zeitung, në kuadër të 35-vjetorit të Ribashkimit të Gjermanisë, Presidenti francez Emmanuel Macron u ndal te kërcënimet e reja me të cilat përballen Franca, Gjermania dhe Evropa në tërësi.

    “Jemi në një fazë riarmatimi. Por për një kohë të gjatë kemi nënvlerësuar Rusinë. Po, Rusia është ekonomikisht më e dobët se Evropa, popullsia e saj po tkurret, dhe industria e saj nuk është inovative. Por ajo prodhon armë, dhe me një ritëm shumë më të shpejtë. E kemi nënvlerësuar kërcënimin. Nuk mund të kalosh nga një gjendje paqeje në një gjendje lufte brenda natës. Tashmë jemi në një gjendje konfrontimi të përhershëm”, tha Macron.

    Sipas tij, “Rusia përbën kërcënimin më të madh strukturor për evropianët. Ajo rrezikon sigurinë tonë kolektive përmes ndërhyrjeve në zgjedhje, sulmeve kibernetike, vrasjeve të disidentëve dhe përdorimit të migracionit si mjet presioni. Po teston mbrojtjen tonë ajrore dhe ka ndryshuar doktrinën e saj bërthamore.”

    Macron theksoi se shoqëritë e hapura janë të ndjeshme ndaj luftës së informacionit.
    “Do të ishim naivë po të mos pranonim se ushtria e fshehtë ruse është e infiltruar në demokracitë tona. Ajo përbëhet nga ‘luftëtarë të padukshëm’, të njohur si robotë dixhitalë, të cilët manipulojnë demokracinë në Francë, Gjermani dhe mbarë Evropën”, tha ai.

    Lidhur me mundësinë e një skenari ekstrem, si rrëzimi i avionëve rusë që shkelin hapësirën ajrore evropiane, Macron u përgjigj: “Në përputhje me doktrinën e paqartësisë strategjike, mund të them vetëm një gjë: asgjë nuk përjashtohet.”

  • “E nënvlerësuam Putinin”, Macron: Përgatituni për skenarin më të keq

    “E nënvlerësuam Putinin”, Macron: Përgatituni për skenarin më të keq

    Niveli më i ulët barometrik në Evropë: “E kemi nënvlerësuar Putinin për shumë kohë”, thonë francezët. “Përgatituni për skenarin më të keq”, paralajmërojnë gjermanët.

    Klima në zhvillim në Evropë lidhur me qëllimet e mundshme të Moskës pasqyrohet qartë në dy intervista të fundit në median gjermane. Nga njëra anë, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius deklaron prerazi se Gjermania duhet të përgatitet për skenarin më të keq në raport me Rusinë. Nga ana tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron pranon se Evropa e ka nënvlerësuar Vladimir Putinin për një kohë të gjatë.
    Në një intervistë për gazetën ekonomike Handelsblatt, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, duke komentuar incidentet e fundit me dronë mbi Gjermani dhe vende të tjera të NATO-s, u shpreh se “ushtria gjermane nuk mund të ndërhyjë kudo”, dhe theksoi se është jetike që “policia shtetërore dhe ajo federale të zhvillojnë aftësitë e tyre për të përballuar kërcënimet nga lartësitë e ulëta”.
    Duke u ndalur te nevoja për forcimin e industrisë gjermane të mbrojtjes, Pistorius theksoi se qeveria federale po shqyrton një rol më aktiv të shtetit në industritë kritike të mbrojtjes, si prodhuesi i tankeve KDNS dhe kompania Thyssen-Krupp Marine, e cila merret me ndërtimin e anijeve luftarake.
    Megjithatë, ai paralajmëroi për një “atmosferë të etheve të arit” në industrinë e mbrojtjes, për shkak të fluksit të investimeve, dhe ngriti shqetësimin për një “inflacion të ri në fushën e sistemeve të armëve”.
    Në një intervistë ekskluzive për Frankfurter Allgemeine Zeitung, në kuadër të 35-vjetorit të Ribashkimit të Gjermanisë, Presidenti francez Emmanuel Macron u ndal te kërcënimet e reja me të cilat përballen Franca, Gjermania dhe Evropa në tërësi.
    “Jemi në një fazë riarmatimi. Por për një kohë të gjatë kemi nënvlerësuar Rusinë. Po, Rusia është ekonomikisht më e dobët se Evropa, popullsia e saj po tkurret, dhe industria e saj nuk është inovative. Por ajo prodhon armë, dhe me një ritëm shumë më të shpejtë. E kemi nënvlerësuar kërcënimin. Nuk mund të kalosh nga një gjendje paqeje në një gjendje lufte brenda natës. Tashmë jemi në një gjendje konfrontimi të përhershëm”, tha Macron.
    Sipas tij, “Rusia përbën kërcënimin më të madh strukturor për evropianët. Ajo rrezikon sigurinë tonë kolektive përmes ndërhyrjeve në zgjedhje, sulmeve kibernetike, vrasjeve të disidentëve dhe përdorimit të migracionit si mjet presioni. Po teston mbrojtjen tonë ajrore dhe ka ndryshuar doktrinën e saj bërthamore.”
    Macron theksoi se shoqëritë e hapura janë të ndjeshme ndaj luftës së informacionit.“Do të ishim naivë po të mos pranonim se ushtria e fshehtë ruse është e infiltruar në demokracitë tona. Ajo përbëhet nga ‘luftëtarë të padukshëm’, të njohur si robotë dixhitalë, të cilët manipulojnë demokracinë në Francë, Gjermani dhe mbarë Evropën”, tha ai.
    Lidhur me mundësinë e një skenari ekstrem, si rrëzimi i avionëve rusë që shkelin hapësirën ajrore evropiane, Macron u përgjigj: “Në përputhje me doktrinën e paqartësisë strategjike, mund të them vetëm një gjë: asgjë nuk përjashtohet.”

    Top Channel

  • Debati në 31 tetor, Dodik kërkon ndihmën e Rusisë, ja çfarë diskutoi me Putinin

    Debati në 31 tetor, Dodik kërkon ndihmën e Rusisë, ja çfarë diskutoi me Putinin

    Ish-presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, kërkoi përsëri mbështetjen e Presidentit rus Vladimir Putin dhe, pasi të dy u takuan në Soçi të enjten në mbrëmje, ai deklaroi se e kishte marrë atë mbështetje dhe se mbështetej te Moska që të vazhdonte të ishte mbështetja e tij e fortë.
    Dodik i tha RTRS se biseda me Putinin ishte “shumë e hapur dhe e drejtë”. Dodik i quajti gjermanët, si dhe përfaqësuesit e vendeve të tjera me ndikim që merren me Bosnjën dhe Hercegovinën, “primitivë të apasionuar nga Perëndimi”. Prandaj, ai mbështetet te Rusia si një korrigjim i mundshëm dhe beson se presidenca aktuale ruse e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e dobishme për qëllimet e tij politike. “Ne po përgatisim raportin tonë (për Këshillin e Sigurimit të OKB-së) dhe është Rusia ajo që tradicionalisht do ta mbështesë atë”, tha Dodik. Më 31 tetor, Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë një debat të rregullt gjashtëmujor mbi situatën në BiH bazuar në raportet e dërguara këtij organi nga përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare, dhe për vite me radhë autoritetet e RS kanë dërguar vazhdimisht raportet e tyre që Këshilli nuk i shqyrton, por Rusia gjithmonë këmbëngul që ato të jenë relevante.
    Përfaqësuesi i lartë aktual, Christian Schmidt, u identifikua edhe një herë nga Dodik si fajtori kryesor për rënien e tij politike, si dhe për krizën disamujore në vend. Ai tha se situata mund të stabilizohet vetëm nëse të gjitha vendimet e marra nga Schmidt përmbysen. “Rusia kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në punët e brendshme”, pohoi Dodik, duke interpretuar atë që i tha Putini.
     

  • Pse të mos lejohet Ukraina të godasë Moskën?

    Pse të mos lejohet Ukraina të godasë Moskën?

    Lajmi i kësaj jave se SHBA-ja do të ofrojë mbështetje inteligjence për sulmet me raketa me rreze të gjatë të Ukrainës ndaj objektivave ruse është i mirëpritur dhe tregon për debatin e gjallë brenda administratës së Trump-it për mënyrën si duhet trajtuar refuzimi i Vladimir Putinit për të negociuar fundin e agresionit ndaj Ukrainës.

    Kushdo që ndjek luftën e kupton se Ukraina nuk mund të marrë epërsinë nëse territori rus mbetet një strehë e sigurt. Trump vetë tha në rrjetet sociale këtë vit se gabimi i madh i presidentit Biden ishte refuzimi për ta lënë Ukrainën të “kundërpërgjigjej” në vend që thjesht të mbronte territorin e vet. Ai kishte të drejtë atëherë, edhe pse politika e tij nuk ka ndryshuar shumë që prej asaj kohe.

    Sulmet e Ukrainës mbi infrastrukturën energjetike të Rusisë po shkaktojnë dëme të prekshme. Instituti Hudson në përditësimin e betejës të 1 tetorit theksoi se “Rusia ka vendosur struktura mbrojtëse metalike mbi objektet e saj energjetike për t’i mbrojtur nga sulmet e dronëve ukrainas. Kremlini kohët e fundit ndaloi gjithashtu eksportin e benzinës deri në fund të vitit 2025, në një përpjekje për të kursyer burimet për përdorim të brendshëm.”

    Inteligjenca amerikane do t’i bëjë këto sulme më të fuqishme dhe më precize. Kjo mbështetje është të paktën një anashkalim i atyre brenda administratës, sidomos në sektorin strategjik të Pentagonit, që shqetësohen se ndihma e tillë përbën një përshkallëzim të rrezikshëm që mund të zemërojë Putinin.

    Një pyetje vendimtare është nëse Trump do të vendosë kufizime mbi objektivat e municioneve të reja me rreze të zgjeruar që pritet të mbërrijnë në Ukrainë. Këto municione më të lira do t’i japin Ukrainës aftësi më të mira për të goditur në distanca më të gjata. Zhvillimi i tyre për Ukrainën është një histori suksesi mes kaq shumë disfatizmi për arsenalin amerikan të pamjaftueshëm dhe tepër të shtrenjtë.

    Megjithatë, Trump ende nuk është gati të ashpërsohet me Putinin dhe dikush mund të mendojë nëse rrjedhjet e kësaj jave synojnë të shmangin kritikat se ai nuk po bën atë që duhet vërtet të bëjë: të vendosë sanksione mbi blerësit e naftës ruse dhe mbi vetë Putinin; të konfiskojë asetet ruse të ngrira në llogari të huaja; të zgjerojë arsenalin e armëve me rreze të gjatë të Ukrainës, përfshirë raketat lundruese Tomahawk.

    Edhe në ditët e mira, politika e Trump-it për Ukrainën është e paqartë. Por gjithsesi, duhet përshëndetur një përmirësim gradual siç është mbështetja më e madhe e inteligjencës amerikane për Ukrainën, që do ta ndihmojë të ushtrojë më shumë presion mbi Putinin për t’u ulur në tryezën e negociatave. / Wall Street Journal – Syri.net

  • VIDEO/ Trump ngacmon sërish Putinin: A je ti një tigër letre? Nuk ndihesh mirë, është për të ardhur keq!

    VIDEO/ Trump ngacmon sërish Putinin: A je ti një tigër letre? Nuk ndihesh mirë, është për të ardhur keq!

    Presidenti amerikan Dobald Trump ka vënë sërish në lojë dhe ngacmuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me paaftësinë e tij për të fituar luftën në Ukrainë pas më shumë se tre vitesh.

    Duke folur para qindra gjeneralëve që fluturuan për në SHBA nga e gjithë bota në Quantico të Virxhinias, Trump diskutoi luftërat e ndryshme në të cilat administrata e tij ndërmjetësoi që kur ai mori detyrën.

    “Kam zgjidhur kaq shumë luftëra. Shtatë dhe mund të kishim zgjidhur më të madhen prej tyre”, tha Trump duke iu referuar luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

    Ai vazhdoi duke thënë se besonte se çështja “më e lehtë” për t’u zgjidhur ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sepse “e njihja shumë mirë Putinin”. “Mendova se kjo do të ishte e lehtë sepse e njoh shumë mirë”, shtoi ai.

    “Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin. Mendova se do ta mbaronte këtë punë. I thashë: ‘Nuk dukesh mirë. Po bën katër vjet që lufton një luftë që duhej të kishte zgjatur një javë. Je tigër letre?’ Është për të ardhur keq, por përfundimisht mendoj se do ta përfundojmë këtë”, shtoi ai.

    Trump on Putin: “I said to him, you know, you don’t look good. You’re 4 years fighting a war that should have taken a week. Are you a paper tiger? And it’s a shame”. pic.twitter.com/f6RV9A91wh— Visegrád 24 (@visegrad24) September 30, 2025

    Tensionet me Rusinë kanë qenë duke u përshkallëzuar, me vendet evropiane të NATO-s, që thuhet se i kanë thënë Moskës se janë gati të përgjigjen ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të anëtarëve, përfshirë rrëzimin e avionëve luftarakë.

  • Donald Trump, idioti i dobishëm

    Donald Trump, idioti i dobishëm

    Nga Nina L. Khrushcheva*
    Çfarë ngjitet lart zbret edhe poshtë. Korr atë që mbjell. Mallkimet, si pulat, kthehen në shtëpi për të fjetur.
    Thënie të tilla njëkohësisht qortojnë dhe ngushëllojnë: aktorët e këqij, qofshin ju apo ata që ju bëjnë padrejtësi, përfundimisht do të marrin hakun e tyre ‘karmik’. Në realitet, megjithatë, aktorët e këqij shpesh i shpëtojnë përgjegjësisë për sjelljen e tyre, ndonjëherë për shkak të fatit, dhe ndonjëherë si rezultat i një taktike të suksesshme për të çuar përpara një qëllim strategjik.
    Rusia bie në kategorinë e dytë. Strategjia e Presidentit Vladimir Putin për t’i shpëtuar pandëshkueshmërisë duke shkaktuar shkatërrim në shkallë të gjerë në Ukrainë dhe për t’u angazhuar në një luftë hibride situacionale në të gjithë Perëndimin përfshin dy taktika të epokës sovjetike: rekrutimin e “idiotëve të dobishëm” në kauzë dhe përdorimin e “taktikave të sallamit” për të arritur qëllimet tuaja.
    Taktika e parë, që shpesh i atribuohet Vladimir Leninit, i referohet shfrytëzimit të aleatëve të pavetëdijshëm – atyre që pa dashje çojnë përpara kauzën e aktorit të keq, ndoshta edhe ndërsa e kundërshtojnë atë me zë të lartë. Për Putinin sot, asnjë idiot nuk është më i dobishëm se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
    Putini identifikoi potencialin e Trumpit për të përmbushur këtë rol para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, të cilat ai kërkoi t’i anonte në favor të Trumpit. Samiti i dy udhëheqësve në Helsinki në vitin 2018 – kur Trumpi kundërshtoi publikisht agjencitë e inteligjencës amerikane duke pohuar se Rusia nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të ndikuar në zgjedhje – pothuajse me siguri e konfirmoi vlerësimin e Putinit. Që atëherë, Trumpi ka treguar një dëshirë pothuajse patologjike për të reklamuar marrëdhënien e tij “fantastike” me Putinin, edhe pse Putini e ka nënvlerësuar, shpërfillur dhe sfiduar atë.
    Pasi samiti i tyre i fundit në Alaska nuk çoi askund, me Putinin që hodhi poshtë kërkesën e Trumpit për një armëpushim në Ukrainë, Trumpi filloi të përsëriste thirrjen e Kremlinit për një marrëveshje të menjëhershme paqeje. Më vonë ai u tregoi me krenari gazetarëve një foto të dy udhëheqësve, të cilën Putini ia kishte dërguar. Kur disa dronë rusë kaluan në hapësirën ajrore të Polonisë javën e kaluar, Trumpi, gjithmonë i gatshëm ta justifikonte Putinin, tha se “mund të kishte qenë një gabim”. Nuk mund të mos mendosh për një fëmijë të dëshpëruar që këmbëngul se ngacmuesi i tij është miku i tij.
    Pa habinë e askujt, Trump ka rënë pre e “taktikave të sallamit” të Putinit, ku një qëllim i madh, i cili ka shumë të ngjarë të përballet me rezistencë të fuqishme, përparohet përmes një sërë manovrash më të vogla, ose “fetash”, secila prej të cilave kundërshtarët potencialë ka të ngjarë t’i shpërfillin, minimizojnë ose pranojnë me pahir.
    Sulmet e fundit me dronë në Poloni dhe Rumani janë një shembull konkret: qëllimi nuk ishte të provokohej luftë me NATO-n, por përkundrazi të testoheshin aftësitë e Aleancës dhe, ndoshta më e rëndësishmja, vendosmëria e saj.
    Dhe si iu përgjigj këtyre provokimeve idioti i dobishëm i Putinit në Shtëpinë e Bardhë? Ai konfirmoi, edhe një herë, se Shtetet e Bashkuara ngurrojnë të lëvizin gishtin për të mbrojtur aleatët e tyre të NATO-s.
    Sigurisht, Putini filloi të përdorë taktikat e sallamit shumë kohë përpara se Trump të vinte në skenën politike. Pushtimi gradual i territorit ukrainas nga Rusia, i cili filloi me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, gjithashtu pasqyron këtë qasje. Në vend që të kundërshtojë, Trump përpiqet t’i paraqesë veprimet e Kremlinit si provë të forcës së tij: nëse nuk do të isha për mua, pretendon ai, Putini do të kishte marrë të gjithë vendin.
    Heroi i Putinit, Joseph Stalin, përdori një qasje të ngjashme për të eliminuar rivalët e mundshëm vendas, si Leon Trotsky, Grigory Zinoviev, Lev Kamenev dhe Nikolai Bukharin. Sigurisht, prerja e një sallami ishte një metaforë shumë e vogël për një njeri që hartoi plane madhështore për ekonominë e planifikuar në të gjithë shtetin. Por Mátyás Rákosi, udhëheqësi i linjës së ashpër i Partisë Komuniste Hungareze të pasluftës dhe një dishepull besnik i Stalinit (derisa stalinistët hungarezë u kthyen kundër tij sepse ishte hebre), nuk kishte asnjë shqetësim të tillë për përdorimin e termit.
    Taktikat e salamit nuk kufizohen vetëm në Kremlin. Para Luftës së Dytë Botërore, Gjermania filloi përpjekjen e saj për dominim evropian me një seri hapash të vegjël jo-ushtarakë dhe kuazi-ushtarakë, të destinuar të ishin mjaftueshëm të kufizuar saqë fuqitë evropiane të mos ndërmerrnin një përgjigje ushtarake. Sot, Presidenti kinez Xi Jinping përdor taktikat e sallamit – duke përfshirë ndërtimin e qetë të posteve ushtarake në zonat e diskutueshme – për të ndryshuar status quo-në territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe Himalajet, pa shkaktuar ndonjë reagim serioz ndërkombëtar.
    Meqenëse Xi ka imituar në mënyrë efektive Mao Ce Dunin në një paradë ushtarake të kohëve të fundit në Pekin, dikush pyet veten nëse suksesi i strategjisë së tij po e inkurajon atë të miratojë një qëndrim më konfrontues. Ashtu si Putin – i cili ishte i pranishëm – Xi ndoshta nuk është shumë i shqetësuar për përpjekjen e Trump për të ndërmarrë një përgjigje efektive.
    Trump është shumë naiv, shumë i lehtë për t’u manipuluar, jo vetëm për shkak të dëshirës së tij të dukshme për të qenë pjesë e klubit të tyre autoritar. Duke parë atë paradë në Sheshin Tiananmen, Trump ndoshta dëshironte të ulej pranë shpirtrave të ngjashëm, udhëheqësve që sundojnë nga frika, vlerësojnë besnikërinë personale mbi të gjitha dhe përçmojnë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit.
    Ndoshta karma do të vijë një ditë për Putinin ose Xi-në. Por Trump, idioti i dobishëm, nuk ka gjasa të jetë agjenti i tyre.
    *Nina L. Khrushcheva, Profesoresha e Çështjeve Ndërkombëtare në The New School, është bashkautore (me Jeffrey Tayler) e librit “Në Gjurmët e Putinit: Duke kërkuar për Shpirtin e një Perandorie në të Gjithë Zonat Kohore të Rusisë” (St. Martin’s Press, 2019)
    Project Syndicate

  • “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun që në 2008-ën

    “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun që në 2008-ën

    Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se të gjithë e kishin gabim për Putinin, në një intervistë me revistën franceze Paris Match.

    Merz tha se gjithmonë kishte qenë skeptik, por se “duhet ta kishim kuptuar madhësinë e kërcënimit në vitin 2014, kur ai pushtoi Krimenë, dhe ndoshta që në vitin 2008, kur sulmoi Gjeorgjinë”.
    Kancelari shprehu shpresën se një ditë do të përjetojmë përsëri marrëdhënie të mira fqinjësore me rusët. Por, tha ai, “fatkeqësisht, jemi shumë larg kësaj, sepse përballemi me regjimin e Putinit, një ‘sistem kleptokratik’ që i është afruar autokracisë gjatë viteve”.
    “Le të kujtojmë madhësinë historike të asaj që po ndodh, duke sulmuar Ukrainën, Putin sulmoi vendin e dytë më të madh në kontinentin evropian”, theksoi ai.
    I pyetur nëse do të fliste përsëri me Moskën, Merz tha se nëse kjo mund të ishte e dobishme në një farë mënyre, ai do ta bënte këtë.
    “Qëllimi është të rikthehemi te rendi dhe respekti i ndërsjellë! Në kohën e bashkimit të Gjermanisë, gjërat nuk ishin të lehta, megjithatë ne punuam me Mikhail Gorbachev. Ky është ekuilibri që dinim pas rënies së BRSS në vitin 1991 dhe deri në vitin 2022. Putin nuk e respekton më këtë ekuilibër. Shpresojmë ta gjejmë përsëri”, vuri në dukje ai.
    Së fundmi, në lidhje me marrëdhënien e Evropës me SHBA-në e Trump, Merz deklaron se është i bindur se “duke punuar shumë për t’u bërë më të fortë”, do të jetë e mundur të negociohet me amerikanët si të barabartë, ndërsa deklaron se është gati të bashkëpunojë me presidentin francez, Macron, të cilin e quan “mik” të tij, drejt nxjerrjes së Evropës nga “dobësia” dhe “varësia”.

    Top Channel

  • Zelensky: Takimi me Putinin është i nevojshëm, por jo në Moskë

    Zelensky: Takimi me Putinin është i nevojshëm, por jo në Moskë

    Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se takimi me presidentin e rusisë Vladimir Putinin është i nevojshëm, por sipas tij nuk duhet që të zhvillohet në Moskë.
    “Një takim me Putinin është i nevojshëm. Ne i mbështetëm propozimet në çdo mënyrë. Unë besoj se nëse ata donin të prishnin një takim, do të më sugjeronin të shkoja në Moskë. Por nëse Rusia flet për një takim, ky është tashmë një hap i parë. Takimet midis udhëheqësve të rritur duhet të kenë tashmë rezultatet në mendje, dhe ky është fundi i luftës”, tha Zelensky.
    Zelensky ka deklaruar se Putini do ta përdorë takimin në Kinë për të vazhduar luftën.
    “Ne të gjithë pajtohemi se forca e Ukrainës është forca e botës dhe ne po punojmë në mënyrë aktive për të siguruar sigurinë tonë. Tani shohim se Rusia po i hedh poshtë të gjitha nismat paqësore; Putini nuk është dakord me rivendosjen e paqes, dhe “e pamë takimin në Kinë”, të cilin “ai do ta përdorë si leje për të vazhduar luftën e tij”
    Putini po përpiqet të duket sikur po i reziston presionit, por ne kemi një pikëpamje të ndryshme për këtë çështje, presioni po funksionon dhe ekonomia ruse po përjeton probleme në rritje dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim. Ne diskutuam gjithashtu për sanksione të reja, duke përfshirë sanksione dytësore dhe tarifa të veçanta tregtare, të cilat mund të ndihmojnë’, tha ai.