Tag: putinin

  • ‘Duhen dy vetë për tango’- Trump: Takimi në Moskë me Putinin ishte shumë i mirë, por nuk dihet se çdo ndodhë më tej

    ‘Duhen dy vetë për tango’- Trump: Takimi në Moskë me Putinin ishte shumë i mirë, por nuk dihet se çdo ndodhë më tej

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se takimi mes dy të dërguarve amerikanë dhe presidentit rus Vladimir Putin ishte “mjaft i mirë”, por shtoi se ende nuk është e qartë se cilat do të jenë zhvillimet e radhës. Nga Zyra Ovale, Trump u tha gazetarëve se Rusia dëshiron “shumë fort” të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Të kujtojmë se Steve Witkoff dhe Jared Kushner u takuan me Putinin të martën në Moskë.

    “Nuk mund t’ju them çfarë do të dalë nga ky takim, sepse duhen dy veta për të kërcyer tango”, tha Trump me ironi, duke lënë të hapur të gjitha skenarët për vijimin e negociatave.

    Më herët, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Witkoff dhe Kushner e informuan si presidentin ashtu edhe zyrtarët ukrainas pas një “takimi të thelluar dhe produktiv” me Putinin. Sipas tij, bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë ishin të gjera dhe konstruktive, dhe pala amerikane përcolli menjëherë detajet tek Kievi.

  • Itali/ Bojkot kulturor ndaj artistëve Rusë të afërt me Putinin: Ildar Abdrazakov anulohet në Verona

    Itali/ Bojkot kulturor ndaj artistëve Rusë të afërt me Putinin: Ildar Abdrazakov anulohet në Verona

    Bas-baritoni rus Ildar Abdrazakov nuk do të performojë më në “Don Giovanni” në Teatro Filarmonico të Veronës në janar 2026. Fondacioni Verona Arena njoftoi anulimin pas presionit të organizatës Liberi Oltre le Illusioni dhe Fondacionit Rus Kundër Korrupsionit (FBK), që e akuzuan artistin për mbështetje ndaj Vladimir Putinit gjatë zgjedhjeve presidenciale ruse dhe për përpjekje për rikthim në skenat italiane pas anulimit të koncertit të tij në Napoli në janar 2025.

    Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Picerno, e konsideroi vendimin si një “fitore kundër propagandës së Kremlinit”, duke falënderuar Fondacionin Kundër Korrupsionit dhe Yulia Navalnaya-n për mbështetjen.

    Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, tha se anulimi nuk lidhej vetëm me çështje sigurie, por ishte një mënyrë për të refuzuar përdorimin e artit si mjet propagande: “Artet dhe kultura ruse janë të mirëpritura kur shërbejnë për dialog dhe paqe, jo kur promovojnë një pushtet despotik.”

    Kjo nuk është hera e parë që artistët rusë të lidhur me Kremlinin përballen me bojkote perëndimore. Dirigjenti Valery Gergiev, pianisti Denis Matsouïev dhe diskutimet rreth dirigjentit gjerman Justus Frantz tregojnë një trend të qartë: mbështetja për Putinin po ndëshkohet në skenat kryesore të muzikës klasike.

    Ndërkaq, disa artistë si sopranoja Anna Netrebko kanë filluar të rikthehen në skenat italiane pas distancimit të saj nga mbështetja për separatistët e Donetskut, duke treguar se ka mundësi për rehabilitim nëse shfaqet pendim publik.

  • “Rusia nuk do të ndalet ende”- Trump shpjegon pse anuloi takimin me Putinin në Hungari

    “Rusia nuk do të ndalet ende”- Trump shpjegon pse anuloi takimin me Putinin në Hungari

    Ditën e sotme, Presidenti Donald Trump dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë.
    Sipas mediave të huaja, Presidenti Trump është pyetur se përse nuk po zhvillohet samiti i Budapestit me Vladimir Putinin.
    Trump dhe Putin dukej se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por bisedimet u anuluan nga presidenti amerikan, me sa duket sepse dyshonte se një takim i tillë mund të sillte përparim në një marrëveshje paqeje.
    “Mosmarrëveshja themelore është se ata thjesht nuk duan të ndalen ende”, tha presidenti i SHBA-së.
    “Mendoj se do ta bëjnë, mendoj se kjo po i kushton shumë Rusisë, padyshim një kosto të madhe për të dy vendet”, shtoi Trump.
    Trump përsërit se, sipas tij, pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte President dhe thotë se “kjo ndodhi me Bidenin”.
    Viktor Orban pajtohet me aleatin e tij dhe thotë se nuk ka “asnjë dyshim” se nëse Trump do të ishte President i SHBA-së, “nuk do të kishte luftë”.
    I pyetur nëse është ende i etur të shkojë në Budapest për një samit me Putinin, Trump thotë se do të “dëshironte ta bënte” atë në kryeqytetin hungarez.
    Trump thotë gjithashtu se ai dhe Orban “janë dakord që lufta do të mbarojë” dhe Orban u thotë gazetarëve se ka “disa ide” se si mund të ndodhë kjo. Orban shtoi se do t’ua paraqesë këto ide Trumpit sot.

  • Trump: Nuk do ta takoj Putinin nëse nuk është gati për marrëveshje

    Trump: Nuk do ta takoj Putinin nëse nuk është gati për marrëveshje

    Bota E Diel, 26 Tetor 2025 10:00Presidenti amerikan, Donald Trump.
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të humbasë kohë që ta takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nëse lideri i Kremlinit nuk është gati të bëjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    “Duhet ta dini se do ta arrijmë një marrëveshje. Nuk do të humb kohë kot”, u ka thënë Trump gazetarëve më 25 tetor sa ka qenë duke udhëtuar për në Majalzi, ku e ka nisur turneun e tij aziatik.

    “Kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mrekullueshme me Vladimir Putinin, mirëpo kjo ka qenë tepër zhgënjyese. Kam menduar se kjo luftë do të përfundonte para se të arrihej paqja në Lindje të Mesme”, ka shtuar ai.

    Trump ka biseduar me Putinin javën e kaluar dhe ka thënë se planifikon ta takojë atë në Budapest brenda disa javësh.

    Megjithatë, presidenti amerikan e ka anuluar më vonë takimin, duke thënë se palët do të takohen më vonë.
    Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters e ka cituar një zyrtar amerikan të ketë thënë se administrats Trump ka përgatitur sanksione shtesë kundër ekonomisë ruse, të cilat mund të zbatohen nëse Putin e refuzon marrëveshjen për paqe.
    Shtetet e Bashkuara i kanë tronditur tregjet e energjisë në gjithë botën më 22 tetor, kur kanë njoftuar se do t’i sanksionojnë kompanitë ruse të energjisë, Rosneft dhe Lukoil, të cilat besohet se përmes eksporteve të naftës, e financojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.
    Një ditë më vonë, edhe Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Rosneftit dhe Gazpromneftit, një tjetër kompani e madhe e naftës, degë e gjigantit shtetëror rus, Gazprom.
    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

  • ‘Nuk do të humbasë kohë me Putinin’, Trump: Takim i ri vetëm nëse ka një marrëveshje për Ukrainën

    ‘Nuk do të humbasë kohë me Putinin’, Trump: Takim i ri vetëm nëse ka një marrëveshje për Ukrainën

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se “nuk do të humbiste kohë” duke planifikuar një takim tjetër me Presidentin rus Vladimir Putin pa një marrëveshje të afërt për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    “Duhet ta dija se do të bënim një marrëveshje”, u tha ai gazetarëve që e shoqëronin në turneun e tij në Azi, kur u pyet se çfarë do ta bindte të organizonte një takim tjetër me Putinin.
    “Nuk do të humbas kohë. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Vladimir Putinin, por kjo ka qenë shumë zhgënjyese”, shtoi ai, duke iu referuar përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin midis Moskës dhe Kievit.

    Top Channel

  • Mbretëria e Bashkuar në ofensivë: Raketa, sanksione dhe presion mbi Putinin

    Mbretëria e Bashkuar në ofensivë: Raketa, sanksione dhe presion mbi Putinin

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer, ka deklaruar se do të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën.
    Gjatë samitit me udhëheqësit europianë, në të cilën pjesëmarrës është edhe presidenti ukrainas, Volodymyur Zelensky, ai shtoi se do të heqë naftën dhe gazin rus nga tregu global.
    “Ne po forcojmë mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe Mbretëria e Bashkuar do t’i ofrojë asaj raketa shtesë për të forcuar mbrojtjen gjatë dimrit”, deklaroi Starmer.
    Starmer deklaroi se do të vazhdojë presionin ushtarak mbi presidentin rus Vladimir Putin, derisa ky i fundit të bie dakord për t’i dhënë fund luftës.
    “E ardhmja e Ukrainës është e ardhmja jonë, ne jemi të vendosur të veprojmë tani për të rritur presionin mbi Putinin dhe më në fund ta sjellim atë në tryezën e negociatave me mirëbesim”, tha ai.

  • Rutte: Putini mund të bindet të bjerë dakord për armëpushim në Ukrainë

    Rutte: Putini mund të bindet të bjerë dakord për armëpushim në Ukrainë

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të ulet në tryezën e bisedimeve për armëpushim me Ukrainen përmes “presionit të vazhdueshëm”.
    “Jam absolutisht i bindur se me presion të vazhdueshëm, do të jemi në gjendje ta bindim Putinin të ulet në tryezë për të rënë dakord për një armëpushim dhe më pas për bisedime të tjera”, u tha Rutte gazetarëve pas një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
    Rutte tha se të dy shkëmbyen pikëpamje se si mund t’i japin fund luftës Rusi-Ukrainë dhe si mund të kontribuojë NATO dhe çfarë hapash mund të ndërmerren për të bindur Putinin të pranojë një armëpushim.

    Ai e quajti Trumpin, duke pasur parasysh “pozicionin e tij të fuqishëm dhe vizionin e tij për këtë”, “të vetmin që mund të ulet me Putinin dhe ta bindë atë të ndryshojë llogaritjet e tij dhe t’i japë pak hapësirë për ta bërë këtë”.
    Duke theksuar përfshirjen e ripërtërirë të SHBA-së në garancitë e sigurisë për Ukrainën, Rutte vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në, Kanadanë, Japoninë, Australinë dhe vendet përkatëse evropiane në kuadër të angazhimeve të sigurisë.
    Më herët në Shtëpinë e Bardhë, Trump shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

  • “Nuk na merr malli për Putinin”/ Rama: Në komunizëm, i cilësuam sovjetikët si tradhtarë. Ishim të vetmit që nuk e braktisëm Stalinin

    “Nuk na merr malli për Putinin”/ Rama: Në komunizëm, i cilësuam sovjetikët si tradhtarë. Ishim të vetmit që nuk e braktisëm Stalinin

    Në takimin e tij në Londër, Edi Rama u ndal edhe te Presidenti rus, Vladimir Putin.

    I pyetur nëse është takuar ndonjëherë me liderin rus, Kryeministri Rama e mohoi, duke folur për periudhën kur Shqipëria Komuniste u shkëput nga Bashkimi Sovjetik pas vdekjes së Stalinit.
    “Për disa vjet, gjatë administratës së mëparshme amerikane, Europa jashtë-kontraktoi politikën e saj të jashtme dhe e vuri veten në autopilot duke ndjekur SHBA-në, në dritën e konfliktit dhe në qasjen që ishte maksimaliste. Tani, situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që konsiderohej se ishte një fjalë e papranueshme, armëpushimi dhe kur e përmendi Orban e u kalua pa vëmendje, befas e përmendi Donald Trump dhe e gjithë Europa e përqafoi.
    Mendoj se Europa akoma nuk ka një plan paqeje të vetin, është legjitime të mbështetës Ukrainën dhe të dënosh marrjen me forcë të një cope tokë nga një vend tjetër. Teksa mendojmë që të mbështesim Ukrainën me armë, tingëllon e çuditshme që nuk kemi ende një plan.
    Na duhet një plan si duket kjo paqe. Mungesa e saj na duket e varur se çfarë duhet të bëjë Uashingtoni dhe ndryshon shumë nga më parë. E shoh si një shembull mbresëlënës të mungesës së një qëndrimi autonom të Europës në raport me çështjet e rëndësisë së madhe.
    Takim me Putinin? Jo, faleminderit. Ne jemi një rast i veçantë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në të gjithë kontinentin që nga Kremlini dhe Moska nuk ka ardhur askush nga 1960 dhe askush nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë. Kjo ka të bëjë me historinë tonë, sepse ne, si i vetmi vend komunist, i cilësonim ata tradhtarë dhe të degraduar që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Luftuam si fari i vetëm i komunizmit në Europë. Kur komunistët e braktisën Stalinin, ne e ndoqëm Stalinin, Stalini ishte në bulevardin tonë kryesorë deri në vitin 1990. Kjo krijoi një mungesë totale qëndrimi. Ne e dashurojmë Dostojevskin dhe gjithçka që na ka dhënë kultura ruse. Por nuk kemi të bëjmë me Putinin dhe Rusinë, edhe as nuk na merr malli”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Pa asnjë centimetër tokë për Putinin”: Ukraina dhe BE refuzojnë linjën e Trump

    “Pa asnjë centimetër tokë për Putinin”: Ukraina dhe BE refuzojnë linjën e Trump

    Presidenti i Ukrainës dhe udhëheqësit evropianë akuzuan sot presidentin rus, Vladimir Putin se po vonon kohën në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës dhe kundërshtuan çdo lëvizje për të detyruar Kievin të dorëzojë territorin e pushtuar nga forcat ruse në këmbim të paqes, siç ka sugjeruar herë pas here presidenti i SHBA-së Donald Trump.
    “Tetë udhëheqës evropianë, si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë në një deklaratë të përbashkët – se kanë ndërmend të vazhdojnë me planet për të përdorur miliarda dollarë euro të Moskës në asete të ngrira jashtë vendit – për të ndihmuar Kievin të fitojë luftën, pavarësisht disa dyshimeve në lidhje me ligjshmërinë dhe pasojat e një hapi të tillë.
    Në deklaratë, ata shprehën mbështetje për përpjekjet e Trump për paqe në Ukrainë, ndërsa ai përgatitet të takohet me Putinin në Budapest, Hungari në javët e ardhshme.
    “Udhëheqësit mbeten të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, thuhet në deklaratë.
    Trump, muajin e kaluar ndryshoi qëndrimin e tij se Ukraina do të duhej të lëshonte territor dhe se ajo mund të fitonte sërish tokat e pushtuara nga Rusia.
    Megjithatë, pas një telefonate me Putinin javën e kaluar dhe një takimi pasues me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy të premten, Trump e ndryshoi sërish qëndrimin e tij dhe i bëri thirrje Kievit dhe Moskës të “ndalen aty ku janë” në luftën më shumë se 3-vjeçare.
    Trump tha të hënën se, ndërsa mendon se është e mundur që Ukraina të mundë Rusinë, tani dyshon se kjo mund të ndodhë.
    Udhëheqësit ukrainas dhe evropianë po përpiqen ta mbajnë Trump në anën e tyre.
    “Ne e mbështesim fuqimisht qëndrimin e presidentit Trump që luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se linja aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare e negociatave”, thuhet në deklaratë.
    “Ne të gjithë mund të shohim se Putini vazhdon të zgjedhë dhunën dhe shkatërrimin”, thuhet në deklaratë.
    Dinamika e angazhimit të Trump në konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore ka ndryshuar drejtim ndërsa ai kërkon një marrëveshje paqeje.
    Rusia ka pushtuar rreth një të pestën e Ukrainës, por copëtimi i vendit të tyre në këmbim të paqes është i papranueshëm për zyrtarët e Kievit.
    Gjithashtu, zyrtarët ukrainas dhe evropianë kanë frikë se një konflikt i ngrirë në vijën aktuale të frontit mund të përkeqësohet, me zonat e pushtuara të Ukrainës që i ofrojnë Moskës një trampolinë për sulme të reja në të ardhmen.
    Deklarata e udhëheqësve të Ukrainës, Britanisë së Madhe, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Norvegjisë, Polonisë, Danimarkës dhe zyrtarëve të BE-së erdhi u publikua sot në mengjës.
    Në samitin e BE-së të enjten në Bruksel ka të ngjarë të diskutohen rritja e sanksione ekonomike ndërkombëtare.
    “Ne duhet të rrisim presionin mbi ekonominë e Rusisë dhe industrinë e saj të mbrojtjes, derisa Putini të jetë gati të bëjë paqe”, sipas deklaratës.
    Një takim i Koalicionit të të Gatshmëve – një grup prej 35 vendesh që mbështesin Ukrainën – do të zhvillohet në Londër.