Tag: putin

  • Trump me një KËRCËNIM TË FORTË: Jam shumë i zemëruar me Putinin, do ketë tarifa nëse…

    Trump me një KËRCËNIM TË FORTË: Jam shumë i zemëruar me Putinin, do ketë tarifa nëse…

    Donald Trump dhe Vladimir Putin

    SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ishte “shumë i mërzitur” dhe “i zemëruar” me homologun e tij rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës dhe kërcënoi se do të vendosë tarifa të reja për naftën ruse. Që kur u bë sërish president i SHBA-së, Donald Trump ka pasur vazhdimisht dialog me përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës dhe duke gjykuar nga mënyra se si ai flet për këto komunikime, është krijuar ideja se ai ka një marrëdhënie të mirë me Putin. Por duket se nuk është kështu!
    Megjithatë, Trump tha në një telefonatë me “NBC News”, se ai kohët e fundit ishte “shumë i zemëruar” me Putinin.
    “Nëse Rusia dhe unë nuk jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë, dhe besoj se është faji i Rusisë, dhe unë do të vendos tarifa dytësore për të gjithë naftën që del nga Rusia,”- tha Trump në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC. Trump shtoi se komentet e fundit të presidentit rus që bën thirrje për krijimin e një qeverie teknike në Ukrainë janë të panevojshme.
    “Do të ketë një tarifë 25 për qind për të gjithë naftën që del nga Rusia,”-tha ai. Trump tha se Putini e di se ai është i zemëruar, por shtoi se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe se zemërimi mund t’i kalojë shumë shpejt nëse homologu bën gjënë e duhur.
    Ai gjithashtu zbuloi se planifikon të flasë me presidentin rus sërish këtë javë./ZËRI

  • FOTOLAJM – Limuzina e presidentit rus shpërthën në mënyrë misterioze në Moskë, atentat i dështuar ndaj Putin?

    FOTOLAJM – Limuzina e presidentit rus shpërthën në mënyrë misterioze në Moskë, atentat i dështuar ndaj Putin?

    Një limuzinë luksoze nga flota zyrtare e makinave të presidentit rus Vladimir Putin shpërtheu në qendër të Moskës, sipas The Sun. Ky incident ka ngritur shqetësime për sigurinë e Putinit dhe ka nxitur spekulime rreth kërcënimeve të brendshme të mundshme brenda Kremlinit dhe tentativave të dështuara për vrasje.
    Sipas tabloidit në Mbretërinë e Bashkuar Express, automjeti ishte në pronësi të Departamentit të Menaxhimit të Pronës Presidenciale të Putinit dhe kushton 357,000 dollarë. Në pamjet, udhëtarët shihen duke ikur nga flakët ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.
    Automjeti Aurus Senat me vlerë £ 275,000, i cili është një simbol i elitës politike të Rusisë, u pa i përfshirë nga flakët pranë selisë së FSB-së në Lubyanka.
    Dëshmitarët thanë se zjarri ka filluar në motor dhe është përhapur me shpejtësi brenda makinës. Njerëzit nga restorantet aty pranë nxituan për të ndihmuar përpara se të mbërrinin shërbimet e urgjencës.
    Sipas The Sun, shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
    Shpërthimi ndodhi vetëm disa ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky parashikoi se Rusia mund të përballet me një pengesë të konsiderueshme në luftën në vazhdim, mes thashethemeve për shëndetin në rënie të Putinit.
    Zelensky bëri së fundmi një deklaratë goditëse për luftën në vazhdim, duke deklaruar, ” Vladimir Putin do të vdesë së shpejti”, duke e quajtur atë një “fakt”, sipas The Mirror.

  • Atentat i dështuar ndaj Putin? Limuzina e presidentit rus shpërthen në flakë pranë godinës së Shërbimit Sekret në Moskë

    Atentat i dështuar ndaj Putin? Limuzina e presidentit rus shpërthen në flakë pranë godinës së Shërbimit Sekret në Moskë

    Një nga limuzinat e Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pas një shpërthimi të madh përgjatë një rruge të Moskës.
    Një nga automjetet nga ajo që besohet të jetë “flota zyrtare e makinave” e presidentit rus u përfshi nga flakët pranë selisë qendrore të shërbimit sekret FSB në Moskë.

    🚨BREAKING: Limo from Putin’s fleet explodes and catches fire in Moscow amid assassination paranoia
    Reports did not reveal who was using the car – believed to be owned by Putin’s Presidential Property Management Department – when the shocking incident occurred. pic.twitter.com/ixo6HsRXCC
    — Steve Gruber (@stevegrubershow) March 29, 2025

    Dyshohet se zjarri ka nisur në motorin e makinës, por menjëherë pas kësaj, pjesa e brendshme e limuzinës Aurus ka marrë plotësisht flakë.
    Ndërsa tymi i zi mbulonte rrugën, stafi nga restorantet përreth nxituan jashtë për t’u përpjekur të ndihmonin përpara se shërbimet e urgjencës të zbrisnin në vendngjarje.
    Nga videot e filmuara duket qartë se nga zjarri i madh është dëmtuar rëndë pjesa e pasme e makinës.
    Nuk dihet se kush ishte në timonin e makinës dhe çfarë e shkaktoi shpërthimin.
    Megjithatë, mediat e huaja raportojnë se Putini përdor gjerësisht makinat e prodhimit rus dhe se ai u jep limuzina dhurata njerëzve të afërt.

  • ‘Çdo gjë do mbarojë’, Zelenskyy: Putin do të vdesë së shpejti

    ‘Çdo gjë do mbarojë’, Zelenskyy: Putin do të vdesë së shpejti

    Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin

    UKRAINË-Presidenti ukrainas në një dekkaratë të tijën ka thënë se homologu i tij Vladimir Putin do të vdesë së shpejti. Në një deklaratë shokuese, ai i kërkoi SHBA-së që të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë, pasi fundi është afër.
    Ai (Putini) do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të mbarojë”, tha presidenti ukrainas, shkruan The sun.
    Prej kohësh është përfolur se Vladimir Putin, 72 vjeç, ka probleme me shëndetin, përfshirë sëmundje të ndryshme të kancerit të parkinsonit. Inteligjenca ukrainase ka mbështetur pretendimet se Putin nuk është mirë, teksa Volodymyr Zelenskyy ka aluduar më parë për shëndetin e keq të presidentit rus.
    Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu se Putin “i frikësohet shoqërisë së tij” në Rusi, ndërsa i kërkoi SHBA-së që të mos e lënë atë të dalë nga izolimi. Kremlini e ka mohuar gjithmonë se Putini nuk është mirë, ndërsa 72-vjeçari nga ana e tij ka ndarë shpesh pamje nga aktivitetet e tij të përditshme, duke peshkuar, kalëruar dhe madje duke bërë xhudo./ZËRI

  • Putin i dërgon një dhuratë të veçantë Trump-it

    Putin i dërgon një dhuratë të veçantë Trump-it

    Bota E Martë, 25 Mars 2025 15:20
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë një dhuratë të veçantë nga presidenti rus, Vladimir Putin: një portret të ri.
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se portreti ishte një “dhuratë personale” nga Putin, por nuk dha më shumë detaje. Deri tani, portreti nuk është bërë publik.

    Ndërkohë, Trump kritikoi një portret të mëparshëm të tij që ishte vendosur në ndërtesën e Kapitolit të Kolorados, i cili u hoq pas komenteve të tij në rrjetin social Truth Social.
    Steve Witkoff, një nga bashkëpunëtorët e Trump, konfirmoi se portreti i ri ishte dërguar nga Moska në Uashington. Ai e përshkroi atë si një “pikturë e bukur” nga një artist rus dhe tha se Trump ishte shumë i prekur nga kjo dhuratë.
    Ky gjest vjen në një moment kur SHBA dhe Rusia po diskutojnë për luftën në Ukrainë, me negociatat e fundit që u mbajtën në Arabinë Saudite. Dhurata tregon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.
    Witkoff, i cili u takua me Putinin 10 ditë më parë, tha se presidenti rus ishte shumë miqësor dhe i kishte thënë se ishte lutur për Trump pas atentatit të dështuar ndaj tij vitin e kaluar në Pensilvani.

  • Putin nënshkruan dekretin: një alternativë ndaj Eurovizionit me njerëz normalë

    Putin nënshkruan dekretin: një alternativë ndaj Eurovizionit me njerëz normalë

    Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të organizojë një event muzikor alternativ në Rusi ndaj Eurovizionit, i cili do të quhet Intervision.
    Ky vendim është marrë pasi Rusisë iu ndalua pjesëmarrja në Eurovizion nga viti 2022 për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, shkruan britanikja The Guardian.
    Putin nënshkroi një dekret për nisjen e Intervision-it, i cili do të mbahet në Moskë këtë vjeshtë, me qëllim “zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kulturor dhe humanitar”.
    I dërguari presidencial rus Mikhail Shvydkoi tha se gati 20 vende kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke përfshirë Brazilin, Kubën, Indinë, Kinën dhe vende të tjera “miqësore”.
    Në fakt, Intervision u nis nën udhëheqjen e ish-udhëheqësit sovjetik Leonid Brezhnev dhe u mbajt në mënyrë sporadike nga viti 1960 deri në 1980 si përgjigje e Bllokut Lindor ndaj Eurovizionit.
    Rusia konkurroi për herë të parë në Eurovizion në 1994, vetëm pak vite pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
    Senatorja ruse Liliya Gumerova tha për mediat lokale se Intervision “do të jetë një shans për të promovuar muzikë të vërtetë, jo vlera të rreme që nuk kanë të bëjnë fare me njerëzit normalë, duke dënuar Eurovizionin për shkak të interpretuesve si Conchita Wurst”.
    Sipas dokumenteve ruse mbi parimet e konkursit, të cilat Reuters i ka parë, interpretuesve u kërkohet të respektojnë vlerat tradicionale, universale shpirtërore dhe familjare.
    Në një intervistë nëntorin e kaluar, Putin tha se kishte diskutuar personalisht idenë e organizimit të një eventi alternativ ndaj Eurovizionit me presidentin kinez Xi Jinping, duke shtuar se Kina e mbështeti nismën.
    Siç raporton Guardian, regjisori i njohur rus, Nikita Mikhalkov, gjithashtu i ka kërkuar vazhdimisht Moskës që të organizojë Çmimet e Filmit Eurasian si ekuivalent i Oscars. /tesheshi.com/