Tag: puthen

  • Zyrtarët e Brukselit të dëgjojnë prokurorin belg Moinil përpara se të puthen me Ramën!

    Zyrtarët e Brukselit të dëgjojnë prokurorin belg Moinil përpara se të puthen me Ramën!

    Zyrtarët e Brukselit të dëgjojnë prokurorin belg Moinil përpara se të puthen me Ramën!
    Nga Petrit Vasili
    Skenat hipokrite të ca zyrtarëve të Brukselit që kur vijnë në Tiranë puthen e përqafohen me Ramën janë bërë vërtet një rutinë e pështirë.Gjithashtu të pështira janë bërë edhe deklaratat me lavdërime idiote për ca reforma imagjinare të qeverisë, ndërkohë që realiteti është katastrofik, vendi shpopullohet frikshëm dhe Shqipëria është kthyer në narkoshtet.
    Por akoma më e pështirë bëhet situata kur kujton se pikërisht në Bruksel, pak metra larg nga Komisioni Europian, prokuroria belge ka ndërmarrë një hetim të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm për narkokriminelët shqiptarë, që mbështeten hapur nga qeveria dhe përdoren edhe për zgjedhje, si dhe për komunikimin me SKY ENCRO CHAT-in, të përdorur nga politikanë dhe policia e korruptuar në Shqipëri.
    Prokurori i njohur belg Julien Moinil, për asgjësimin e të cilit mafia shqiptare vendosi 1 milion euro, konfirmon për rrjetin e njohur francez investigativ BLAST se:
    🟥 Hetimet SKY ECC nxorën në pah si “fuqinë financiare” të mafies shqiptare, ashtu edhe “pastrimin kolosal të parave që po ndodh aktualisht në Shqipëri”.
    🟥 “Në çështjen TOYOTA, zbuluam se hetuesja e prokurorisë kishte… një telefon SKY ECC. Ajo fyeu delegacionin belg dhe qartazi ishte e korruptuar. Kjo gjë të vret nga tmerri.”
    🟥 “Më vjen keq që kërkesat hetimore përfundojnë në media,” – vazhdon Moinil.
    🟥 “Kjo nuk do të thotë se nuk ka njerëz të mirë, të angazhuar për drejtësinë, por ata shpejt bien nën presionin e një sistemi të shkatërruar nga korrupsioni.”
    PËRFUNDIM:Nëse në Bruksel ka njerëz që me vullnet të plotë mbyllin sytë përpara kriminalizimit të qeverisjes në Shqipëri, opozita duhet ta refuzojë me forcë një qëndrim të tillë.
    Opozita, pa asnjë kompleks dhe me gjuhë të drejtpërdrejtë, t’u flasë këtyre zyrtarëve me gjuhën e fakteve, siç bën prokurori belg Julien Moinil.
    Kush mbyll sytë përpara pastrimit të parave, shkatërrimit të zgjedhjeve, korrupsionit të tmerrshëm dhe kapjes së drejtësisë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mik i Shqipërisë, por mik i narkotrafikantëve në qeveri.
    Koha e oportunizmit, komplekseve të inferioritetit dhe nënshtrimit ndaj zyrtarëve të huaj të korruptuar ka marrë fund, sepse fati i Shqipërisë është më i rrezikuar se kurrë.

  • Sërish thyerje rregullash? Pas rrëmujës me Loredanën, Keijsi në krahët e një tjetër vajze, kësaj here konkurrente e “Për’puthen”

    Sërish thyerje rregullash? Pas rrëmujës me Loredanën, Keijsi në krahët e një tjetër vajze, kësaj here konkurrente e “Për’puthen”

    Zhurmë të madhe bëri në rrjet takimi gjysmë ‘i fshehtë’ i konkurrentit të “Për’puthen”, Keijsi Hysenit, me kupid-in e emisionit, Loredana Brati.

    Mes vrulit të ngjarjes, Loredana njoftoi largimin nga emisioni duke e justifikuar me arsye personale, por më shumë u duk si ndëshkim për thyerjen e rregullores së programit. Asaj s’i lanë kohë të shpjegohej. Megjithëse kërkoi fjalën për herë të fundit në studio, prezantuesja Megi Pojani nxitoi të shfaqte klipin ku Loredana i jepte nga një mesazh të shkurtër djemve, si këshillat e fundit para se të largohej.
    Keijsin e “kryqëzuan” në studio. Megi dhe opinionistët i kërkuan shpjegime për arsyet e takimit kundër rregullores, ndërsa konkurrenti shpjegohej se kishin ngrënë drekë-darkë vetëm me njëri-tjetrin, për respekt. Këtë respekt e vuri në pikëpyetje e gjithë studio, ndërsa pati edhe një përplasje të fortë mes Keijsit dhe Stelinës, vajzës me të cilën ai po njihet këto tre javë.

    Pas toneve të larta të zërit dhe ndërhyrjes së opinionistit Laert Vasili, “çifti në tentativë” u pajtua dhe duket se prej tyre kemi zhvillime.
    Sot, në InstaStory, Keijsi ka ndarë një foto pikërisht me Stelinën. Pasi i kishte premtuar xhiron me motorr, duket se më në fund e ka mbajtur fjalën. S’e dimë nëse po thyejnë rregullat e emisionit, apo është takimi i radhës i xhiruar mes tyre. Mirëpo, çfarë na tërhoqi vëmendjen është gjesti romantik i Keijsit: kënga që shoqëron story-n është “Jay-Z ft Beyonce – 03 Bonnie & Clyde”, ndërsa ka mbuluar me trëndafil fytyrës e saj megjithëse dallohet qartë që është Stelina.

    Çift apo ende jo? Mbetet për t’u parë…

  • Flavio Qarri me thumb të fortë: S’mund të bëhet Neda Balluku kryeredaktore e Për’puthen

    Flavio Qarri me thumb të fortë: S’mund të bëhet Neda Balluku kryeredaktore e Për’puthen

    Showbiz E Shtunë, 30 Gusht 2025 18:46
    Gazetari dhe moderatori Flavio Qarri ka një kritikë për ndryshimin e sezonit të ri në Për’Puthen. Neda Balluku do të kryeredaktore, por vendim ky që sipas Flavio Qarrit është cenim ndaj punës së gazetarëve.
    “O Topi, mos ia fut me top. Më falni, po Balluku nuk mund të bëhet kryeredaktore. Nuk kam gjë me të serioziisht, por është cenim i gjtihçkaje për të cilën punon një gazetar gjithë karrierën dhe jetën e vet”.

    Qarri shprehu se sipas tij, Neda Balluku nuk ka kompetencat e duhura për të mbajtur rolin e ri që i kanë caktuar. “Si mund të drejtojë një redaksi me njerëz të trajnuar për një punë dikush pa lidhje me atë punë. Unë nuk e ndjek Për’Puthen dhe nuk besoj se ka shumë vend për gazetari aty, por kam ndjekur punën e kryeredaktores që u zëvendësua dhe jam i tronditur”.

  • Një zhigolo shqiptar: “Më pagoi që të shkoja me gruan e tij”, Ish-konkurrenti i “Për’puthen” çudit dynjanë

    Një zhigolo shqiptar: “Më pagoi që të shkoja me gruan e tij”, Ish-konkurrenti i “Për’puthen” çudit dynjanë

    I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Aldo Fetahu, ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka dhënë disa deklarata shumë pikante, ku është shprehur se ka qenë një zhigolo, ka pasur partnere një eskortë dhe shumë më tepër…
    “Një çift më pagoi mua… Burri i saj më pagoi që të kryeja marrëdhënie me gruan e tij. Ai erdhi kastile dhe më tha: “Kam qejf që të të shikoj me gruan time.” Pa lek nuk bëhet asgjë…”, tha Aldo

    I pyetur ‘ke bërë në Shqipëri rolin e zhigolosë?’, ish-konkurrenti i “Për’puthen” u përgjigj:
    “Kam tentuar, por kur pashë që nuk ishte shumë e mirë gjendja financiare, e lashë. Nuk u mora më. Për mua ishte humbje kohe dhe energjie”.

  • Gjirokastër, PD e PS “puthen” në varreza (FOTO)

    Gjirokastër, PD e PS “puthen” në varreza (FOTO)

    Përfaqësuesit e PS e PD janë bërë bashkë për pak kohë ditën e sotme në Gjirokastër. Vendi që kishin zgjedhur ishin varrezat e dëshmorëve. Me rastin e 5 Majit, Mirela Kumbaro teksa shkoi të bënte homazhe, është përshëndetur edhe me kandidatin për deputet të PD-së në Gjirokastër, Arben Ristani, si dhe me ish-kandidatin për kryetar bashkie, Dorian Lani. Në fotot që ka shpërndarë vetë Kumbaro, opozitarët duken të qetë e të qeshur. Fundja s’kanë gjë për të humbur. Ata e dinë që punojnë vetëm për të nxjerr deputet pensionistin Tritan Shehu.

  • Skandali Tea dhe Andi në “Për’puthen”, Fationi zbulon detaje pas shumë viteve: Unë e di sa

    Skandali Tea dhe Andi në “Për’puthen”, Fationi zbulon detaje pas shumë viteve: Unë e di sa

    Historitë e dashurisë apo konfliktet që herë pas here i shohim nëpër studiot televizive që ndonjëherë kanë edhe ndonjë skenar në prapaskenë, ndonjëherë bëhen për të marrë vëmendjen e publikut”. Kjo ishte tema e një dite më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.
    I ftuar në panel ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen” e ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Fation Kuqari. Në një moment gjatë bisedës me të ftuarit, Nevina Shtylla i kujtoi atij historinë e dashurisë që bëri bujë kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë, atë mes Tea Trifonit dhe Andi Shehit.
    Këta të fundit dolën bashkë nga “Për’puthen”, por në të vërtetë secili prej tyre ishin të lidhur me të tjerë ish-konkurrentë të programit.
    Pjesë nga biseda:
    Në vitin që ti ke qenë në “Për’puthen” ka patur një shpërthim mediatik sa i takonte lidhjes së Teas me Andin, dy histori të krijuara në atë periudhë që rezultuan të ishin ndryshe jashtë, në realitet ishin të lidhur realisht me të tjerë persona.
    Mua më kanë mbajtur 5 muaj mashtrues njerëzit për këtë gjë. Unë e di sa sharje kam ngrënë për 5 muaj se unë e dija historinë e vërtetë.
    Po ti pse se ke fol?
    Se dhashë fjalën diku
    Ekziston dikush me thënë ‘mos ma shfaq të vërtetën në publik’, kur ata mashtrojnë për vete?
    Mua më erdhi dikush e më tha ‘aman mos e thuaj’, dhe unë i qëndrova kësaj gjëje, në mënyrë shoqërore. Tani ti ikim kësaj gjëje se ka 6 vite, është diçka e ikur. Unë nuk jam pro skandaleve sa i përket lidhjeve. Pse? Mund të jetë nusja jote nesër a pasnesër dhe ti nuk mund të bësh skandale me personin tënd të jetës.