Edi Rama është në grahmat e fundit të pushtetit, prandaj përmbysi gjithçka për Endri Shabanin
Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, u shprh se Edi Rama është në grahmat e fundit të pushtetit, ndërsa komentoi çështjen e kandidaturave të dakordësuara mes palëve politike.
Berisha tha se, në listë kanë qenë 27 kandidatura dhe se mbështetja e dhënë prej PD nuk ka qenë një marrëveshje e mbyllur, por një proces seleksionimi.
Berisha: Absolutisht, jo!
Ky është një interpretim shumë i pasaktë.
Aty kanë qenë, sa për dijeni, 27 kandidatura.
Nuk do të thotë fare se ato ishin një marrëveshje.
Ajo ishte një mbështetje për t’u paraqitur në garë.
Për t’u seleksionuar.
Aty ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, më së pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalanë, dhe katër të tjerë.
Ne e kemi bërë publike këtë, i kemi bërë të qartë edhe palës socialiste, por Edi Rama personalisht, i cili është në grahmat e fundit të pushtetit të tij, përmbysi gjithçka dhe tha, o Shabani, o nuk ka.
Kjo është e vërteta.
Këtë qëndrim e përcaktoi në mënyrë të prerë Edi Rama.
Për dijeninë tuaj.
Deputetët tanë kanë tërhequr firmat me shkresë.
Është praktika më e zakonshme të tërheqësh firmat.
Tani, thashë, edhe mund të mos e firmosnin, por tani edhe njëherë, mos u përpiqni të mbuloni…
Ato vota, ato firma u dhanë për shkak të atij koalicioni që u krijua.
Tani kur u analizua këmbë e krye i lidhur me Edi Ramën.
Këtë nuk e themi vetëm ne, ia kanë thënë edhe të tjerët Edi Ramës.
Ne do marrim vendimet tona politikë, nuk ka…
Tag: pushtetit
-

Edi Rama është në grahmat e fundit të pushtetit, prandaj përmbysi gjithçka për Endri Shabanin
-

‘Mazhoranca gënjen dhe uzurpon institucionet’, Topalli: Ky nuk është Avokati i Popullit, por i pushtetit
Në fjalën e saj, deputetja e PD Jozefina Topalli, e ka nisur debatin nga një çështje procedurale, duke sfiduar mazhorancën të gjejë një rast të vetëm në historinë 30-vjeçare të parlamentarizmit shqiptar ku një kandidat është hedhur në votim pasi firmat mbështetëse për të janë tërhequr.
Sipas Topallit, neni 72 i Rregullores së Kuvendit e ndalon qartësisht një veprim të tillë, duke argumentuar se kur një iniciativë tërhiqet, emri nuk mund të futet në rendin e ditës.
Duke iu drejtuar maxhorancës, ajo hodhi poshtë pretendimet se ata kanë meritën për ligjin e Ombudsmanit, duke deklaruar se ai ligj është hartuar dhe votuar nga Sali Berisha dy dekada më parë. “Ju gënjeni kur thoni që ia keni dhënë opozitës. Ju keni pasur avokat të popullit deputetin tuaj socialist”, deklaroi ajo nga foltorja e Kuvendit.
Deputetja e PD shtoj se një ish-deputet i mazhorancës, i cili ka shërbyer në procesin e vetingut, është përdorur për të larguar individë që nuk i shërbenin pushtetit, dhe më pas është shpërblyer duke u bërë deputet. “E keni bërë shërbëtor të pushtetit. Ky nuk mund të jetë avokati i popullit. Ky është avokati i pushtetit”, theksoi ajo.
Jozefina Topalli:
‘A ekziston në historinë e tre dekadave të parlamentarizmit një rast që të hidhet në votim në seancë plenare një kandidat të cilit i janë tërhequr firmat? Nëse ju gjeni një në tre dekada, unë ju kërkoj ndjesë.
Përveç kësaj, ju keni një ligj me të cilin funksionon Kuvendi i Shqipërisë dhe ajo është rregullorja e Kuvendit.
Nëse ju lexoni nenin 72 të kësaj rregullore, aty është e shkruar qartë, kthjellët, pa asnjë mundësi për të interpretuar, që në rast se deri përpara fillimit të seancës plenare dhe votimit në parim, tërhiqet iniciativa, nuk mund të fusësh në rend të ditës një emër të cilës janë tërhequr firmat.
Ky parlament ka një memorie historike. Ju nuk mund të bëni sikur çdo gjë ka filluar në momentin që jeni ulur ju në këto karrige.
Zoti Klosi GëNJENIi. Nuk është e vërtetë se keni krijuar ju dhe keni shkruar ligjin për Ombudsmenin. Ligjin për Ombudsmenin e ka shkruar dhe e ka votuar Sali Berisha VITE më përpara.
Ju gënjeni kur thoni që ja keni dhënë opozitës. Ju keni pasur avokat të popullit deputetin ju tuaj socialist. Ju gënjeni kur thoni se se drejtësia është e pavarur.
Ja, këtu keni, deputetin që e keni pasur për vetingun. E keni përdorur për të hequr të gjithë ato që mendoshin se nuk ju shërbejnë ju dhe pastaj e keni bërë.
E keni bërë deputet. Po, e keni bërë shërbëtorë të pushtetit.
Ky nuk mund të jetë avokati i popullit. Ky është avokati i pushtetit dhe nëse as avokatin e popullit ju nuk e lëshoni pasi i keni marrë dhe keni uzurpuar të gjitha institucionet e ashtuquajtura të private, po ky është narkoshtet, absolutisht është narkoshtet. Ky është vetëm narkoshtet që nuk ngopet kurrë me një mazhorancë të vjedhur në votat e kaluara”. -

‘PS po zgjedh Avokatin e Pushtetit, jo të Popullit’, Topalli: Proces i paligjshëm, dhunim i institucionit
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli, reagoi ashpër ndaj vijimit të procesit për Avokatin e Popullit, pavarësisht tërheqjes firmëtarëve të deputetëve të PD, duke e cilësuar këtë sjellje si një tjetër akt arbitrar i pushtetit që përdor ligjin vetëm sa herë i shërben vetë atij.
Sipas saj, procedura është shkelur me vetëdije, ndërsa institucioni i Avokatit të Popullit po kthehet në një instrument partie dhe jo në një mbrojtës të qytetarëve.
“Në një moment kur Parlamenti duhej të provonte se procedurat dhe ligji kanë vlerë më të madhe se interesi i radhës i pushtetit, mazhoranca socialiste zgjodhi të bëjë të kundërtën”, shprehet ajo mes t1% tjerash në një postim në rrjetin social.
Madje ish-kryeparlamentarja bën edhe ironi me mazhorancën, duke theksuar se “PS po emëron Avokatin e Pushtetit dhe jo të Popullit”.
“Sot PS nuk po voton një Avokat të Popullit. Po voton një avokat të pushtetit. Dhe ky është një mesazh i rrezikshëm: se ligji vlen vetëm kur firmat janë në favor të qeverisë, kur jo, shpërfillen. Ky është standardi i një pushteti që ka frikë nga çdo institucion i pavarur”, shprehet Topalli mes të tjerash.
Ajo e cilëson një akt të rrezikshëm politik dhe një frikë të pushtetit ndaj institucioneve të pavarura.
Reagimi i deputetes së PD, Jozefina Topalli:
“Sot nuk po diskutojmë më për Avokatin e Popullit, por për mënyrën se si pushteti e kupton ligjin: si formalitet që zgjat deri sa t’i shërbejë, e hidhet tej sapo nuk i duhet më.
Disa deputetë kanë tërhequr firmat. Kjo, në çdo parlament normal, do të thoshte ndalim i menjëhershëm i procesit dhe rihapje e procedurës. Por jo këtu. Këtu mazhoranca vendos të ecë përpara sikur asgjë të mos ketë ndodhur, sepse kandidati është “i tyre” dhe ligji duhet t’i bindet vullnetit të PS-së, jo anasjelltas.
Ky nuk është vetëm një absurditet procedurial; është dhunim i vetë funksionit të Avokatit të Popullit. Si mund të mbrojë qytetarët një institucion që lind nga një proces i paligjshëm dhe i imponuar? Si mund të quhet i pavarur një kandidat që votohet me forcë, edhe kur bien firmat që e kanë sjellë këtu?
Sot PS nuk po voton një Avokat të Popullit. Po voton një avokat të pushtetit. Dhe ky është një mesazh i rrezikshëm: se ligji vlen vetëm kur firmat janë në favor të qeverisë — kur jo, shpërfillen. Ky është standardi i një pushteti që ka frikë nga çdo institucion i pavarur. -

Topalli shpërthen: “Po votohet një avokat i pushtetit, jo i popullit”
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli, reagoi ashpër ndaj vijimit të procesit për Avokatin e Popullit, pavarësisht tërheqjes firmëtave të deputetëve të PD, duke e cilësuar këtë sjellje si një tjetër akt arbitrar i pushtetit që përdor ligjin vetëm sa herë i shërben vetë atij.
Sipas saj, procedura është shkelur me vetëdije, ndërsa institucioni i Avokatit të Popullit po kthehet në një instrument partie dhe jo në një mbrojtës të qytetarëve.
Reagimi i deputetes së PD, Jozefina Topalli:
Sot nuk po diskutojmë më për Avokatin e Popullit, por për mënyrën se si pushteti e kupton ligjin: si formalitet që zgjat deri sa t’i shërbejë, e hidhet tej sapo nuk i duhet më.
Disa deputetë kanë tërhequr firmat. Kjo, në çdo parlament normal, do të thoshte ndalim i menjëhershëm i procesit dhe rihapje e procedurës. Por jo këtu. Këtu mazhoranca vendos të ecë përpara sikur asgjë të mos ketë ndodhur, sepse kandidati është “i tyre” dhe ligji duhet t’i bindet vullnetit të PS-së, jo anasjelltas.
Ky nuk është vetëm një absurditet procedurial; është dhunim i vetë funksionit të Avokatit të Popullit. Si mund të mbrojë qytetarët një institucion që lind nga një proces i paligjshëm dhe i imponuar? Si mund të quhet i pavarur një kandidat që votohet me forcë, edhe kur bien firmat që e kanë sjellë këtu?
Sot PS nuk po voton një Avokat të Popullit. Po voton një avokat të pushtetit. Dhe ky është një mesazh i rrezikshëm: se ligji vlen vetëm kur firmat janë në favor të qeverisë — kur jo, shpërfillen. Ky është standardi i një pushteti që ka frikë nga çdo institucion i pavarur. -

Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit është një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar sot pas deklaratave publike dhe ankimimit të paraqitur nga Kryeministri Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.
Në deklaratën e bërë publike, Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën për mënyrën e komunikimit publik të Kryeministrit mbi një çështje që, siç thekson, “është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor dhe aktualisht po shqyrtohet si nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe nga gjykatat e posaçme”.
“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit”, thuhet në reagim.
Shoqata nënvizon se ndarja dhe balancimi i pushteteve mbetet një parim themelor i funksionimit demokratik të shtetit dhe se pavarësia e gjyqësorit është thelbësore për garantimin e këtij parimi. Shoqata vë në dukje se edhe Komisioni Evropian, në raportet e tij për Shqipërinë, ka evidentuar herë pas here shqetësime lidhur me ndikimin apo presionin e mundshëm politik ndaj drejtësisë.
“Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë”, theksohet në deklaratë.
Shoqata kujton gjithashtu se Komisioni Evropian ka evidentuar në raportet për Shqipërinë raste të vazhdueshme të presionit politik ndaj sistemit të drejtësisë nga zyrtarë të lartë publikë, duke e konsideruar këtë një shqetësim serioz.
Në përmbyllje, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të pushteteve të tjera që të respektojnë pavarësinë e gjyqtarëve dhe të distancohen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të interpretohet si ndërhyrje në proceset gjyqësore.
“Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët. Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit”, përfundon deklarata. -

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990
Preç Zogaj, pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe bashkëthemelues i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke shpjeguar kulisat pas lëvizjes studentore u shpreh se ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, kërkonte demokratizimin e vendit duke ruajtur pushtetin për njerëzit e tij.
“Shqipëria ishte pas të tjerëve e para, sepse Shqipëria ishte vendi më i mbyllur, qoftë se vendet e tjera komuniste dilnin e hynin te njëri-tjetri dhe ishte vetëm.
Duhet të jemi, domethënë ta pranojmë, nuk na vjen keq, po ishte vetëm Shqipëria, nuk mund ta bënte ndryshe për mendimin tim, e vetmuar, e mbyllur, për herë të parë Shqipëria u bë as lindje as perëndim atë vit.
Pra, këto ngjarje që përmenda unë kanë diçka epike, domethënë realisht. Ato ditë janë të njerëzve të thjeshtë.
Lëvizja e dhjetorit kishte projektin e demokracisë dhe Ramizi nuk kishte nga t’ia mbante, por ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit, me kalimin e pushtetit prapë te njerëzit.
Alia ishte president që kishte përgjegjësi për vendin. Madje më kanë akuzuar radikalët e orës 25, që s’kanë qenë fare, se ky është i butë me Ramiz Alinë. Ai ishte përgjegjës për vendin. Ata kanë negociuar dhe negociatat nuk bëhen si në llogore. Shqipëria ka një pluraliëm të negociuar, por studentët e imponuan.
Ai e hodhi fatin e vet në karrocën e studentëve. Edhe në Poloni që ka patur 7 vjet rezistencë, pluralizmi lindi i negociuar”- tha Zogaj. -

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm
Nga Skënder Minxhozi/
Dikush tha më te drejtë në njërën nga ditët e protestave të 35 viteve më parë në Qytetin Studenti: gjak nuk provokoi ky revolucion po baltë prodhoi me shumicë. E thënë në atë moment shprehja qe spontane dhe jo mbartëse apo parashikuese e diçkaje të keqe. Balta identifikohej me motin me shi, e jo labirinthin e errët ku do të hynte vendi në vitet që pasuan. Pakkush mendonte keq në atë moment, në vrullin e romantizmit që kishte kapluar të gjithë ambjentin ku lindi pluralizmi shqiptar. Ishim të varfër, të frikësuar, të paqartë mbi të gjitha, por mendonim “vetëm për mirë”.
“Do e shihni që do bëhemi Evropë brenda tre vjetëve”, ishte një ndër batutat që dëgjoje më shpesh në atë kohë. Koncepti i hyrjes në Evropë artikulohej “do bëhemi Evropë”! “Do bjerë shi jeshil dollarësh, do zbarkojnë amerikanët të na ushqejnë e të na veshin”, ja priste tjetri. Në skamjen e komunizmit fundor të gjitha këto tingëllonin profetike, paçka se në thelb ishin dhe janë akoma dhe më shumë sot, thjesht parashikime naive dhe fëminore. Çka pasoi nuk ishte as shiu i dollarëve dhe as bashkimi me Evropën.
Sot, 35 vite më pas ngjarjet e dhjetorit ’90 kanë më së shumti vlerë për të analizuar kurbën e daljes së Shqipërisë nga sistemi totalitar komunist dhe tranzitimin e ngadaltë e plot gropa, kthesa e të përpjeta, drejt një shoqërie demokratike normale. Objektiv të cilin nuk e kemi arritur as pas tre dekadash e gjysëm hallakatjeje nëpër kallamishtet e tranzicionit.
Dekada e parë e tranzicionit, vitet 1991-2000, është ana tjetër e medaljes iluzive të rënies së komunizmit. Është ana e errët e një historie shprese dhe zhgënjimi. Qyteti Studenti u zbraz shpejt në dhjetor ’90 nga idealistët dhe vendin e tyre e zunë të rastësishmit dhe llogaritarët e pushtetit. Aq e vërtetë është kjo saqë teksa vendos përballë fotot e atyre ditëve, studentët dhe njerëzit e thjeshtë që gëzonin, me galerinë e fytyrave të pushtetit që u ndërtua mbi baltën e Qytetit Studenti, kupton sesa i rastësishëm, joprofesional dhe disa herë keqdashës e abuzues ka qenë shteti i ri që mori formë në fillimet e demokracisë shqiptare.
Në fakt teksa bën këtë fluturim në kohë, kupton të vërtetën e madhe se PD, si fryti madhor i lëvizjes studentore, qe një jo-projekt i lindur me nxitim për shkak të krizës së regjimit që po binte, e jo si rezultat i një kulture të konsoliduar demokratike. Karrieristë dhe të dështuar e të pakënaqur të regjimit komunist u kthyen në materien bazë që krijoi shtetin e të ardhmes. I cili kishte brenda shumëçka nga praktikat, fryma dhe konceptet bazë të shtetit të së shkuarës. Nuk pati një telajo sado të vagullt për të hedhur themelet e shtetit post-komunist, nuk pati traditë pluralizmi, nuk pati as organizata apo organizime të çfarëdo që të mbartnin mendimin alternativ. Ndërtuam mbi rërë dhe e pamë veten përtokë në tërmetin më të parë (kupto piramidat dhe vitin e mbrapshtë ’97)!
Përtej asaj që studentët dhe qytetarët e tjerë shpalosën në ato ditë dhjetori, ajo që pasoi më pas nisi si një histori e stisur keq qysh në krye të herët. Tamam si ajo këmisha të cilën e mbërthen keq në kopsën e parë dhe të shtrëngon në fyt në kopsën e fundit.
Pasi hoqëm qafe komunizmin, ju kthyem të heqim qafe gjithçka që trashëguam prej tij. Një operacion natyrisht i lëvdueshëm për pjesën e çmontimit të regjimit represiv, instalimin e ekonominë se tregut dhe hapjen e vendit ndaj botës, por jo në mënyrën sesi u sollëm me shtetin, administratën, drejtësinë, infrastrukturat, natyrën, me fenomene sociale si urbanizimi apo me dërgimin për skrap të thuajse gjithçkaje që breza shqiptarësh kishin ndërtuar me mund e djersë.
Asnjë studim paraprak, asnjë model ekonomik e zhvillimor, asnjë vetëfrenim i arsyeshëm për hapat që po hidhnim në errësirë. Thjesht pranim i thatë dhe mekanik i formulave shpesh idiote që vinin nga organizmat ndërkombëtare, ku burokratë të panjohur eksperimentonin me vendet lindore si me minjtë në një vazo qelqi.
Me qetësinë dhe kthjelltësinë që kemi sot, nuk na duhet shumë për të kuptuar sesa amatore, inatçore dhe e mbarsur me ideologji e propogandë boshe ka qenë dekada e parë e pluralizmit që erdhi pas Dhjetorit ’90. Një brez drejtuesish me kostume antikomuniste, që vepronin në mjaft raste pikë për pikë si aparatçikët e regjimit të saporrëzuar.
Dhe rezultantja e kësaj linje politike i dha frytet e saj të hidhura. Shqipëria e filloi epokën e pluralizmit politik duke parë të futej në burg kryetari i opozitës. Ajo qe këmbana e parë e deformimit demokratik që po pësonte vendi. Më pas erdhi demarshi për të instaluar një kushtetutë ku të gjitha pushtetet t’i kishte një dorë e vetme, Sali Berisha. Më pas pasuan piramidat dhe në fund, “qershia” mbi tortë, erdhi 97-ta e frikshme megjithë bilancin e saj tragjik. Shembja e shtetit dhe rrënimi deri në qelizë i gjithçkaje ishte ndërtuar. Ekuacioni i dekadës së parë të pluralizmit u mbyt në gjakun e derdhur pa e ditur pse dhe pa e marrë vesh për çfarë. Marrëzi kolektive për një vend që vegjentonte në një gjendje thuajse natyrore.
Të gjitha këto qëndrojnë pas atij shansi të humbur të vitit 1990, kur largimin e komunizmit dhe hapësirën e oportunitetet që sillte me vete ajo ngjarje, i deformuam duke ja vënë shtetin në dorë batakçinjve politikë dhe tregtarëve të paskrupullt të flamujve.
Një ëndërr e bukur u kthye gradualisht në makth, aq sa edhe sot askush nuk është në gjendje ta shpjegojë, fjala vjen,se përse kur ra sistemi komunist në dhjetor ’90 nuk u derdh asnjë pikë gjaku, por ama kur erdhi puna për të parin rotacion të pushtetit brenda sistemit të ri demokratik, u vranë nja 2 apo 3 mijë njerëz! Këtë paradoks sot nuk e shpjegon dot askush, përveçse me faktin se në vitin ’90 komunizmit i kishin rënë patkonjtë dhe shqiptarët donin lirinë, kurse në 1997 kur puna qe për ndarjen e pushtetit mes një klase politike të vradzhtë dhe përjashtuese (shto dhe fajdet), gara për pushtet u kthye në faturë gjaku.
Prandaj është mirë të përkujtohet e mbi të gjitha të studiohet Dhjetori ’90 me të gjitha efektet që prodhoi. Pa ditirambet e shëmtuara e glorifikimin grotesk që vërehet rëndom kur afrohet data, por me koshiencën se nga largësia e 35 viteve ka ardhur më në fund momenti për të pasur një refleksion mbi atë që shkoi mirë, por mbi të gjitha dhe kryesisht mbi atë që shkoi keq në atë moment ngjizjeje të vetëdijes sonë demokratike. Dhjetorin ’90 duhet ta kujtojmë për atë që fituam, por më shumë dhe më shpesh për atë që humbëm.
Sepse humbëm shansin për të vënë themelet e një shteti normal, një demokracie funksionale të rregulluar nga shteti ligjor dhe një vendi që të mban, jo që të përze 35 vjet rresht! Kishim shansin historik të ndërtojmë mbi rrënojat e komunizmit një shoqëri humane, e jo një kazan grykësish që abuzojnë me shtetin dhe me pushtetin. Për këto ja vlen vërtetë të kujtohet Dhjetori ’90!
-

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë shkresë të siguruar nga Klan News, ku kërkues është Kryeministri Edi Rama, argumentohet se lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së “do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional”.
“Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Theksojmë se pezullimi i një ministri apo zëvendëskryeministri, përveçse shkakton mosfunksionalizim të Këshillit të Ministrave si një organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar”.
Më tej renditen edhe pasojat që mund të sjellë mungesa e ministrit në detyrë.
“Mungesa e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, qoftë edhe në një fushë të përgjegjësisë, sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror e shoqëror, duke krijuar vakuum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vetë pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027, nga ministria që udhëhiqet nga ministri i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”.
Kryeministri në argumentet e tij rendit edhe arsyet pse ky pezullim është antikushtetues.
“Cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili, sipas pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës, gëzon imunitetin e deputetit.
Cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit, si organ kushtetues i një pushteti tjetër, dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
Ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë“.
Në përfundim të shkresës së firmosur nga vetë Rama, kërkohet shfuqizimi i këtij akti pezullimi, duke zgjidhur edhe mosmarrëveshjen e kompetencës së krijuar ndërmjet GJKKO-së dhe Kryeministrit.
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe atë të lotit 4 të Unazës së Madhe.
Ndërsa në arrest shtëpie janë edhe dy zyrtarët: kreu i ARSH-së, Gentian Gjyli, dhe drejtori i KESH-it, Erald Elezi./ Klan News -

Kërkesa e qeverisë për Ballukun në “Kushtetuese”, zbardhet dokumenti i firmosur nga Rama
Edi Rama dhe Belinda Balluku (dokumenti)
TIRANË- Është zbardhur kërkesa e qeverisë dërguar në Kushtetes për vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Në kërkesë, thotë se vendimi i GJKKO-së ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetencat e 3 organeve të shtetit: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.
“Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave që Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i njohin ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Theksojmë se pezullimi i një ministri apo zëvendëskryeministri, përveçse shkakton mosfunksionim të Këshillit të Ministrave si organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, paralizon edhe veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit apo zëvendëskryeministrit të pezulluar. Mungesa e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, qoftë edhe në një fushë të vetme, sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror dhe shoqëror, duke krijuar vakuum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vetë pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027 nga ministria që drejtohet nga ministri i pezulluar me vendimin e GJKKO-së.”, theksohet nw dokument.
Sipas qeverisë, Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.
Në shkresë theksohet se kryeministri vlerëson se vendimi i GJKKO-së është antikushtetues për këto arsye:
-Cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili sipas nenit 103, pika 3 të Kushtetutës “gëzon imunitetin e deputetit”.
-Cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, duke pezulluar nga detyra një ministër organ kushtetues i një pushteti tjetër dhe duke penguar veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
-Ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrin në detyrë.dokumenti
dokumenti
dokumenti
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.
Ndërkohë, pas vendimin të GJKKO, qeveria nuk ka humbur kohë dhe e dorëzoi në Kushtetuese. Ishte kryeministri Edi Rama ai që e deklaroi vendimin për ta çuar në Kushtetuese gjatë një konference me komisioneren e BE-së, Marta Kos. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e efektit të vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese, duke lënë të hapur mundësinë e një rivlerësimi të masave ndaj Ballukut./ZËRI
33333333png
222png
whatsapp image 2025 11 25 at 184214
-

Ankimimi i Ramës në Kushtetuese si “ruletë ruse”, i hap rrugën SPAK-ut që t’i shkojnë në zyrë
Lëvizja e kryeministrit Edi Rama drejt Gjykatës Kushtetuese ngjan si një “ruletë ruse” politike, ku çdo skenar mund të kthehet në bumerang për vetë qeverinë. Ndërsa Këshilli i Ministrave kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO-së) për masën ndaj Ballukut, ky hap i jep mundësi Kushtetueses të përcaktojë qartë kufijtë e pushtetit ekzekutiv. Nga ana tjetër, çdo interpretim i nenit 103 të Kushtetutës mund të hapë derën për një kontroll më të thellë të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), nëse lindin dyshime apo indicie. Dokumenti i dorëzuar nga Kryeministria synon të vendosë një mur institucional përpara vendimit të GJKKO-së, por një vendim kundër qeverisë mund të krijojë precedent të ri në raportet mes ekzekutivit dhe drejtësisë.
Nëse Kushtetuesja vlerëson se GJKKO dhe SPAK vepruan brenda kompetencave ndaj një zyrtare të rangut të lartë, atëherë ky standard mund të aplikohet edhe për pozicione të tjera të qeverisë. Kjo nënkupton se kontrolli i institucioneve të drejtësisë mund të shtrihet përtej rastit Balluku, duke përfshirë çdo zyrtar që rezulton objekt hetimi. Balluku, si numri dy i qeverisë, përfaqëson një hallkë kyçe të ekuilibrit politik, ndaj çështja e saj ka pasoja të drejtpërdrejta për strukturën e pushtetit. Prokuroria e Posaçme (SPAK) e akuzon për shkelje të barazisë në tendera, por procesi ndaj saj është vetëm një nga rastet që po testojnë kufijtë e reformës në drejtësi. Nëse kjo çështje mbetet në fuqi, juristët paralajmërojnë se SPAK mund të ketë më shumë hapësirë për të verifikuar çdo nivel të administratës, përfshirë zyrtarë të lartë.
Kjo është arsyeja pse shumë e shohin ankimin si një lojë të rrezikshme politike për Kryeministrin: nëse ai fiton, rimerr kontrollin institucional; nëse humbet, rrezikon të hapet një derë që nuk mbyllet më. Ndërkohë për disa juristë të tjerë, kjo situatë po shkon drejt një faze të re, ku ekzekutivi nuk mund t’i shmanget më standardeve të njëjta që po aplikohen ndaj vartësve të tij. Në këtë kuadër, rreziku politik nuk lidhet vetëm me Ballukun, por me precedentët që mund të prekin të gjithë kabinetin. Megjithatë Kushtetuesja tashmë ka në dorë jo vetëm fatin e një vendimi, por edhe fatin e një arkitekture politike që po dridhet mbi aksin drejtësi-politikë. Dhe çdo lëvizje në këtë dosje pritet të ketë valë të gjera në skenën e pushtetit në javët e ardhshme.