Tag: pushtetin

  • Pas fshesës ne pushtetin lokal Edi Rama mbledh të enjten tjetër kabinetin për Retreat, pritet furtunë spastrimesh…

    Pas fshesës ne pushtetin lokal Edi Rama mbledh të enjten tjetër kabinetin për Retreat, pritet furtunë spastrimesh…

    Rigels Seliman
    Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të enjten tjetër, kabinetin e tij për atë që ai e quan “Retreat pune”, por që nga brenda qeverisë përflitet si “Retreat-i i pastrimit të madh”. Aty pritet të ndodhin tronditje të mëdha, të denja për një thriller politik. Pas fitores spektakolare në zgjedhjet e 11 majit dhe 83 mandateve që konfirmuan dominimin e Partisë Socialiste, kryeministri Rama po luan kartën e rrezikshme të spastrimit total të qeverisë dhe drejtuesve, për të rifreskuar pushtetin përballë zjarrit të drejtësisë. Pas spastrimeve (fshesës) të ditëve të fundit në pushtetin vendor, burime konfidenciale thonë se disa nga figurat më të fuqishme të kabinetit janë me një këmbë jashtë, ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) po i fryn në qafë me dosje të hapura, kallëzime të rënda dhe hetime që vetëm po thellohen. Në krye të listës për shkarkim është Belinda Balluku, që ndonëse fitoi bindshëm në Fier, është përmbytur nga hetime për inceneratorin e Tiranës, tenderët e Llogarasë, abuzimet me OSHEE, KESH, ARRSH dhe një dëm total që i kalon 200 milionë euro. Më e rënda? Sipas akuzave në rritje, Balluku ka firmosur kontrata 35-vjeçare me kompani të lidhura familjarisht me bashkëpunëtorët e saj, ndërkohë që dhjetëra vartës të saj janë arrestuar ose janë nën hetim aktiv. Përballë këtij presioni, Rama shihet gjithnjë e më shumë si i gatshëm ta flijojë Ballukun për të shpëtuar veten dhe qeverinë.
    Të rrezikuarit
    Por ajo nuk është e vetmja. Taulant Balla, njëherë shtylla e propagandës së PS-së, sot është hije e vetes. Dosja “Toyota Yaris”, përgjimet me grupet kriminale dhe hetimet nga drejtësia belge po i bien në kokë me shpejtësi. Emri i tij po përmendet gjithnjë e më fort në raportimet e BKH dhe në komunikime ndërkombëtare. Një tjetër që lëkundet është Arbjan Mazniku, nën hetim për tendera dhe abuzime që datojnë nga koha kur ishte nënkryetar bashkie. Kontroll në banesë, marrje në pyetje dhe një dosje që SPAK e ka avancuar. Burime thonë se largimi i tij është vetëm çështje ditësh. Lista nuk mbaron këtu. Në tehun e fshesës janë edhe Blendi Gonxhe, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, të cilët po përfliten si kandidatë për Bashkinë e Tiranës pas rrëzimit të Veliajt nga Gjykata e Lartë më 8 korrik dhe zgjedhjeve të parakohshme që po trokasin në vjeshtë.
    Prapaskenat
    Rama po përgatitet të shpërbëjë dhe rindërtojë ekipin qeveritar me një strukturë të re, ku dikasteret do të ndahen, kompetencat do të riorganizohen dhe fytyrat e reja do të mbushin skenën. Ai do një kabinet “të pastër”, të disiplinuar, dhe të palidhur me skandale. Por prapaskena e këtij Retreat-i është edhe më e thellë: Rama po kërkon të parandalojë veprimin e SPAK duke larguar vetë njerëzit që nesër mund të dalin me pranga në duar. Një manovër politike, por edhe një lëvizje e dëshpëruar për të ruajtur kontrollin. Në këtë panoramë të errët, ministrat janë në panik, drejtuesit po përgatiten për të dorëzuar zyrat dhe telefonat po ziejnë nga telefonatat për të “shpëtuar lëkurën”. Retreat-i i së enjtes nuk është pushim pune, por gjyqi final për shumë nga fytyrat më të njohura të qeverisë Rama. Megjithatë mbetet të shihet nëse nga kjo mbledhje do të dalin fitimtarë të rinj, viktima politike dhe ndoshta edhe të pandehur të ardhshëm. Pra një valë e re po vjen dhe fshesa e Ramës këtë herë nuk do të kursejë askënd.

  • “E majta shkeli ligjin në Theth”, Alibali: Kryeministri po kap edhe pushtetin vendor, jo vetëm qeverinë dhe parlamentin

    “E majta shkeli ligjin në Theth”, Alibali: Kryeministri po kap edhe pushtetin vendor, jo vetëm qeverinë dhe parlamentin

    Analisti Neritan Alibali i ftuar në një emision televzivu shpreh se pas zgjedhjeve të 11 majit, po shfaqet një profil i ri i kryeministrit Edi Rama, një figurë që nuk kufizohet më vetëm në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, por që përpiqet të zgjerojë ndikimin edhe mbi pushtetin vendor.
    “ Me një shumicë të fortë në Kuvend, përtej 84 deputetëve, mazhoranca ka sot mundësinë të miratojë ligje të përforcuara pa pengesa të mëdha parlamentare”, tha Alibali.
    Më tej, analisti Alibali u shpreh se Rama ka deklaruar në zgjedhje se do të jetë ai që do ta fusë Shqipërinë në 2030 në BE.
    “Por ai ka konstatuar se strukturat e PS apo njerëzit që partia vë në nivel qendror e vendor, nuk kanë nivelin e tij ose nuk mund ta bashkëshoqërojnë në rrugëtimin drejt BE-së”, tha Alibali referuar dorëheqjeve masive në bashkitë e majta pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.
    Nga ana tjetër, sipas Alibalit, opozita duket e paorganizuar përballë këtij zhvillimi.
    “Kemi ngjarje të rënda që po ndodhin, në Theth e kudo, kemi ndërhyrjet e kryeministrit në pushtetin lokal.
    Ata persona që kanë pasur për detyrë të mbrojnë territorin, ku sipas legjislacionit është krim penal, në vend që opozita të kërkojë llogari që pavarësisht ligjit institucionet e drejtuara nga PS kanë shkelur ligjin, ja vënë fajin banorëve”, u shpreh analisti Neritan Alibali.
    Neritan Alibali: Po shfaqet profili i ri i Ramës, përtej pushtetit. Pas zgjedhjeve të 11 majit, ka përtej 84 deputetëve që mund të miratojë dhe ligje të përforcuara.
    Nga ana tjetër, Rama përveçse ushtron të drejtën e pushtetit  si kryeministër, merr përsipër dhe të jetë në krye të pushtetit vendor.
    Reflekton pushtetin e ri të Ramës në të ardhmen. Vetëm deklarata e Berishës që ka përcaktuar protestat në shtator, do të thotë të bëjmë plazh pastaj dalim protestojmë.
    Kemi ngjarje të rënda që po ndodhin, në Theth e kudo, kemi ndërhyrjet e kryeministrit në pushtetin lokal. Ata persona që kanë patur për detyrë të mbrojnë territorin, ku sipas legjislacionit është krim penal, në vend që opozita të kërkojë llogari që pavarësisht ligjit institucionet e drejtuara nga PS kanë shkelur ligjin, ja vënë fajin banorëve.
    Aktet e mëpasshme të Edi Ramës do të jenë më agresive për mbledhjen e pushteteve në duart e veta. Ai ka deklaruar në zgjedhje se do të jetë ai që do ta fusë Shqipërinë në 2030 në BE.
     
     
     

  • “Rama mendon se i ka në varësi të gjitha pushtetet”, Mërtiri kritikon urdhrin për dorëheqje: Shteti nuk ndërtohet me…

    “Rama mendon se i ka në varësi të gjitha pushtetet”, Mërtiri kritikon urdhrin për dorëheqje: Shteti nuk ndërtohet me…

    Ndërhyrje e kryeministrit Edi Rama në pushtetin lokal, e ka cilësuar analisti Ergys Mërtiri, urdhërin e kryeministrit se drejtuesit në bashkitë e vendit duhet të japin dorëheqjen nga posti.

    I ftuar ditën e sotme në  një emision televziv, ai tha se ndryshime të tilla ai do ti bëjë edhe në qeveri.
    ‘Ndërhyrja e Ramës në pushtetin lokal është diçka që atij nuk i takon. Po kemi dy ndërhyrje, në pushtetin vendore dhe atë gjyqësor, sepse ai akuzon një prokurore si ajo në rastin e Thethit, pra ai mendon se i ka në varësinë e tij të gjitha pushtetet. Por dorëheqja kolektive është jashtë normës. Kur ti i shkarkon të gjithë tregon se bashkia është e tëra për t’u shkarkuar. Pse nuk kërkon edhe dorëheqjet e kryetarëve të bashkisë. Fajet i kanë ata që janë vartës dhe jo kryetarët sipas kryeministrit. Unë besoj se ndryshime të tilla ai do ti bëjë edhe në qeveri. Ata duan që të prodhojnë idenë se këtu po ndryshojnë gjërat’, tha ai.
    Aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, Mërtiri e sheh si aksion që është bërë në momentin jo të duhur.
    ‘E ka bërë këtë edhe vjet edhe këtë vit. Ka turistë që kanë prenotuar sepse do të shkojnë aty dhe do ta gjejnë të prishur. A mendon se ai do të kthehet më? Problemi më i madh është që ata kanë ndërtuar pa leje sepse kishin qejf apo kanë qenë kushtet e tilla. Në një vend ku nuk jepet leje ndërtimi do të ndërtojnë pa leje. Këtu e dimë se si jepen lejet e ndërtimit. Po pse i kanë lejuar që të ndërtojnë pa leje ata. Shteti nuk bëhet me polic por me ligje dhe me rregulla’, tha ai.
    Një koment e pati edhe për daljen nga burgu të Ervin Salianjit.
    ‘Salianjin e përcollën si hero dhe e pritën si askush kur doli nga burgu, kur pritej që të ishte e kundërta. Heshtja e Berishës do të tregojë se nuk e ka në listën e tij Salianjin. Po Salianji me sa kam vënë re nuk është politikan që mund të ngopet kollaj me pak, por do kërkoj rol me rëndësi në PD, të paktën numrin 2 pas Berishës’, tha ai.
     
     
     

  • “Rama zbuloi komplotin e krimit me pushtetin dhe drejtësinë”, Çupi: Po e çon Shqipërinë në një stad të ri

    “Rama zbuloi komplotin e krimit me pushtetin dhe drejtësinë”, Çupi: Po e çon Shqipërinë në një stad të ri

    Analisti Frrok Çupi, në emisionin ‘News Line’ në ABC News, akuzoi përfshirjen e krimit në pushtet dhe drejtësi, duke theksuar bashkëpunimin mes tyre dhe pjesës së korruptuar të Policisë së Shtetit.
    Ai u shpreh se krimi ka përdorur njerëz në nevojë për të fuqizuar veten dhe se ka tentuar të marrë kontrollin e institucioneve shtetërore.
    Çupi vlerësoi përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të rikthyer kontrollin mbi territorin dhe për të luftuar fenomenet negative, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe përgjegjësinë e mazhorancës socialiste për stabilitetin e vendit.
    “Kryeministri kapi një komplot të vërtetë të krimit me pushtetin dhe drejtësinë, e cila bashkëpunon me krimin. E dyta një pjesë e policisë së Shtetit e cila është kapur në bashkëpunim me krimin. E treta krimi kundër territorit, ka përdorur njerëzit nevojtarë, i kanë inkriminuar. Një pjesë e mirë e Policisë së Shtetit nuk kishte kryer detyrën. Krerët e ligjit përdorin njerëz të dobët, fshatarët për fuqizimin e pushtetit. Rama e kapi që krimi po tentonte që të merret pushtet.
    Kritikat për Dredhën janë të dyshimta, pasi është e turpshme që një kryetar bashkie të mos bëjë një shëtitje në qytet dhe të kuptojë se çfarë ka ndodhur. Edi Rama po tenton dhe realisht po tenton që ta çojë pushtetin atje ku e ka marrë, ndodhet tek votat që u morën në zgjedhje. Rama ka përgjegjësinë e mazhorancës socialiste, gjithë kohën qytetarët i kanë besuar kësaj force. Gjëja tjetër është detyrimi kushtetues i mazhorancës për kontrollin e territorit. Që prej vitit 1992 ne kemi vuajtur shpërbërjen e territorit. Jo se na i kanë marrë pushtuesit, por skifterët e trafikut dhe të korrupsionit. Pa territor nuk ka republikë dhe drejtësi.
    Forcat regresive duhet që të kapen dikur që të ndalojnë zhvillimin. Ligji konsiderohet ligj kur është në favor të vendit. Prokurorja e Shkodrës e përfshirë në krim. Në këtë vepër shkatërruese është bashkuar kryetari i PD, i cili është kudo ku ka shkelje të ligjit. Rama kërkon që të çojë përpara zhvillimin e vendit me anë të respektimit të ligjit, po e çon në një stad të ri. Sa herë ka zgjedhje, kapaciteti i shtetit vjen afër zeros, ku qytetari vuan për shkak të votës së tij, këtë gjë nuk e lejoi Rama, që të ketë një gjumë pas fitores”, tha Çupi.

  • “Janë më të afërt me pushtetin…”; Alonso i përgjigjet “thumbimit” të Laportës: Kemi ndjenjë lirie dhe demokracie

    “Janë më të afërt me pushtetin…”; Alonso i përgjigjet “thumbimit” të Laportës: Kemi ndjenjë lirie dhe demokracie

    26 Qershor 2025

    13:51

    Alfred Lleshi

    “Ne kemi ndjenja të ndryshme”. Kjo ishte përgjigjja e Joan Laportës, presidentit të Barcelonës, në episodin e fundit të video-podcast-it “La Llotja del 125”. I intervistuar nga disa prej anëtarëve më të rinj të klubit, pyetja më delikate ishte ajo që i kërkonte të shpjegonte pse Real Madridi është rivali i madh i Barcelonës.
    Laporta u përgjigj: “Ata kanë një ndjenjë më të afërt me pushtetin, ndërsa ne kemi ndjenjën e lirisë. Secili mbron qasjen e vet. Ushqehemi nga ky rivalitet, gjithmonë me respekt institucional. Ne e bazojmë identitetin tonë te futbolli formues dhe prodhojmë talente nga La Masia. Kjo na bën krenarë për atë që jemi. Ne jemi më shumë se një klub”.
    Këto fjalë u bënë “virale” në rrjetet sociale, përfunduan edhe në konferencën për shtyp të Xabi Alonso, trajnerit të Real Madridit, në “Lincoln Financial Field”, para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube.
    Trajneri bask u përgjigj me shumë diplomaci: “E imagjinoj kontekstin në të cilin e ka thënë, nuk dua të futem atje, por ne me të vërtetë kemi ndjenjë lirie dhe demokracie… Mendoj se edhe ata kanë diçka nga pushteti. Kjo vlen për të dyja palët”.

  • Anatomia e një krimi

    Anatomia e një krimi

    Nga Luçiano Boçi

    Në vendin tonë, vota nuk numërohet. Ajo ka vdekur para se të numěrohet, sepse votohet me frikë, me para, me trafik, me krim, me shantazh.

    Demokracia është dhunuar.

    Shteti është kthyer në një makineri të krimit elektoral.

    🇦🇱 Këto nuk janë zgjedhje. Janë krim!

    📊 Skema e Ramës është e qartë:

       •   30% e votës kontrollohet nga krimi i organizuar dhe paratë e pistë

       •   30% blihet me tendera, vende pune, legalizime e VKM

       •   20% sundohet nga patronazhistë dhe administratë e gjunjëzuar

       •   20% kompensohet

     nga policia politike, drejtësia e kapur dhe KQZ si notere e masakrës.

    🗳️ A është kjo demokraci?

    Jo! Kjo është një industri kriminale që grabit votën, përdhos shtetin dhe mban pushtetin me çdo mjet.

    Kjo mazhorancë e kriminalizuar:

    ❌ Nuk ka program.

    ❌ Nuk ka premtime të mbajtura.

    ❌ Nuk ka përfaqësim dnjitoz

    🩸 Ka vetëm dhunim të votës dhe tallje me qytetarin.

    🤝SHPRËNDAJE!

    📢 Sepse çdo heshtje është një firmë tjetër për pushtetin e krimit.

  • Andi Bushati: Macron e Meloni e kanë “vëlla” Edi Ramën, PD merret me raporte koti ndërkombëtare

    Andi Bushati: Macron e Meloni e kanë “vëlla” Edi Ramën, PD merret me raporte koti ndërkombëtare

    Për Andi Bushatin, më 11 maj, shqiptarët u bënë pjesëmarrës të një farse elektorale
    Ai thotë se tashmë jemi në diktatur, ndërsa regjimet nuk mund të rrëzohen përmes rezolutave dhe raporteve ndërkombëtare.
    Sipas Bushatit, ndryshe nga sa ka ndodhur me udhëheqësit e opozitës, përfshirë Berishën e Metën, apo edhe ish-kryesocialistin Fatos Nano, që e lëshuan pushtetin me votë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me Ramën, i cili qëndron në pushtet përmes autokracisë.
    “Shqiptarët s’kishin mundësi të zgjidhnin. Diktatura ka kur ka vetëm një diktator, dhe unë këtë e quaj regjim.
    Berisha ka një rekord në historinë e tij politike, ka lëshuar pushtetin me votë.
    Në historinë e Shqipërisë kemi një njeri që se ka lëshuar kurrë pushtetin e tij me votë, njëjtë si Meta dhe Fatos Nano që lëshuan pushtetin me votë.
    Shqiptarët u bënë pjesëmarrës në një farsë. Kam marrë pjesë në votime edhe në komunizëm.
    Çfarë vlere ka ky raport? A përballohen regjimet diktatoriale me raporte e rezoluta?
    Ne kemi një dualitet, kemi disa raporte teknicienësh, nga ana tjetër kemi Macron, Meloni, që thonë vëllai jonë Rama, mirë është e s’na prish punë.
    Gabimi i opozitës, që fryn e bymen këto raporte, sikur nga këto vjen ndryshimi.
    S’rrëzohen regjimet diktatoriale me raportet e BE, KiE, PPE.
    Tani kemi hyrë në një periudhë post demokratike, me farsa, SPAK, s’ka asgjë.
    Hiqi mënjanë këto, ne si shqiptarë, si duhet të përballemi me regjimin që kemi një qafë, dhe kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo shqipar dhe opozitar. S’ka alternative në diktaturë”, tha ai.

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ Bushati: Regjimi i Ramës na ka hipur në qafë, nuk rrëzohet me raporte

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Bushati: Regjimi i Ramës na ka hipur në qafë, nuk rrëzohet me raporte

    Gazetari dhe analisti, Andi Bushati u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri, ishin një farsë elektorale, ku shqiptarët nuk kishin asnjë alternativë reale për të zgjedhur.
    Bushati u shpreh se vendi ndodhet përballë një regjimi autokratik dhe jo një sistemi demokratik.
    Sipas tij, regjimi i Edi Ramës ka uzurpuar të gjitha mekanizmat e zgjedhjes së lirë dhe ka vënë nën kontroll institucionet, duke mos i lënë hapësirë kundërshtisë. Ai theksoi se shqiptarët janë bërë “pjesëmarrës të detyruar” në një proces të komanduar nga pushteti.
    Bushati: Shqiptarët s’kishin mundësi të zgjidhnin. Diktatura ka kur ka vetëm një diktator, dhe unë këtë e quaj regjim. Berisha ka një rekord në historinë e tij politike, ka lëshuar pushtetin me votë. Në historinë e Shqipërisë kemi një njeri që se ka lëshuar kurrë pushtetin e tij me votë, njëjtë si Meta dhe Fatos Nano që lëshuan pushtetin me votë.
    Shqiptarët u bënë pjesëmarrës në një farsë. Kam marrë pjesë në votime edhe në komunizëm. Çfarë vlere ka ky raport. A përballohen regjimet diktatoriale me raporte e rezoluta. Ne kemi një dualitet, kemi disa raporte teknicienësh, nga ana tjetër kemi Macron, Meloni, që thonë vëllai jonë Rama, mirë është e s’na prish punë.
    Gabimi i opozitës, që fryn e bymen këto raporte, sikur nga këto vjen ndryshimi. S’rrëzohen regjimet diktatoriale me raportet e BE, KiE, PPE. tani kemi hyrë në një periudhë post demokratike, me farsa SPAK, s’ka asgjë.
    Të përqendrohesh në këtë kuadrat, sinjal nga Brukseli e Strasburgu. Hiqi mënjanë këto, ne si shqiptarë, si duhet të përballemi me regjimin që kemi një qafë, dhe kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo shqipar dhe opozitar. S’ka alternative në diktaturë.

  • Kurban Bajrami, Rama: Sot nuk kremtojmë pushtetin për të marrë, por hirin për të dhënë

    Kurban Bajrami, Rama: Sot nuk kremtojmë pushtetin për të marrë, por hirin për të dhënë

    “Bread & Heart” Festival ka mbledhur sot në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit e tyre, që vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës.
    Gjatë zhvillimit të këtij eventi, arkitektët do të ndajnë eksperiencat si dhe do të diskutojnë mbi sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe për të kontribuuar për formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.

    Në fillim të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë event u ndal te mbledhja e këtij festivali në një ditë të shenjtë Bajrami.
    “Sot është festë kombëtare që pritet nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit të tyre. Është një ditë e rrënjosur me në një histori që u përket myslimanëve, të krishterëve, hebrenjve dhe ndoshta për mbi të gjitha kujtesës së përbashkët shpirtërore të njerëzimit. Një histori që rrugëton në kohë, nëpër besime e gjeografi dhe mbërrin me një rëndësi dhe vlerë të patjetërsueshme në zemër të asaj ku jemi sot”, tha Rama.
    Ndërsa shpjegoi simbolikën e fuqishme që mbart kjo ditë, Rama u shpreh se kjo festë simbolizon momentin që sprovon thelbin e besimit.
    “Ibrahimit i vjen një vizion në traditën islame. Ky vizion vazhdon përsëritet për disa netë dhe aty në këtë besim, kur një ëndërr përsëritet resht që qeni një ndihmë, por shndërrohet në një gëzim, në një mesazh, në një urdhër hyjnor: ‘Sakrifiko tët bir, Ismailin’. Babai nuk e fsheh, ja çon të birin. E kështu, at e bir ecin drejt së pamendueshmes, jo me frikë, por në paqe. Drejt momentit që do të sprovojë thelbin e besimit. Jo bindje e verbër, por besim rrënjësor. E ashtu si në momentin që ngrihet tehu, shfaqet një qingj, sakrifica orientohet tjetërkund dhe profecia përmbushet jo përmes vdekjes, por dorëzimit. Sepse ajo çfarë ishte në altar atë ditë nuk ishte një fëmijë, ishte egoja”, tha Rama.
    Rama tha se “posesiviteti, iluzioni i kontrollit dhe çfarë mbeti ishte oferta më e qëndrueshme nga të gjitha, lidhja midis ëndrrës dhe besimit për ta çuar përpara”.
    Kryeministri u shpreh se “ky është kuptimi që kremtojmë sot”. “Jo ritualin, por mëshirën, jo thikën, por mëshirën, jo pushtetin për të marrë, por hirin për të dhënë, jo ofrimin e mishit, por të vetes”, tha ai. ATSH

  • Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë

    Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka denoncuar ashpër procesin zgjedhor, duke e cilësuar si një masakër të organizuar nga ajo që ai e quan “Narkoregjimi”.
    Meta akuzon pushtetin aktual për përdorimin sistematik të bandave kriminale, shit-blerjes së votës, presioneve mbi qytetarët, si dhe për keqpërdorimin e administratës dhe pasurive publike, me qëllim tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve. Sipas tij, kjo situatë përbën një deformim mafioz dhe të dhunshëm të demokracisë në vend.
    Në deklaratën e tij, ai thekson se beteja për votën e lirë është tashmë një mision kombëtar dhe i pakthyeshëm, për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i mbështetur te krimi, manipulimi dhe korrupsioni. Ai nënvizon se Partia e Lirisë nuk do të ndalet përballë asnjë shantazhi apo presioni, por do të evidentojë dhe denoncojë çdo shkelje të procesit zgjedhor, me qëllim rikthimin e demokracisë së vërtetë, barazisë para ligjit dhe shtetit të së drejtës.
    “Banditizmi elektoral, “treni bullgar”, shit-blerja e votave, presionet për bukën e gojës, përdorimi i bandave dhe kriminelëve elektorale, parave të pista të trafiqeve dhe drogës, keqpërdorimi i administratës publike dhe aseteve shtetërore dhe të gjitha provat e masakrës elektorale, që po dalin në dritë të diellit, të organizuar nga Narkoregjimi tregojnë qartë një tjetërsim mafioz, total dhe të dhunshëm të vullnetit të lirë të qytetarëve.
    Ky regjim i bazuar mbi krimin, që bazon çdo gjë në tjetërsimin, manipulimin dhe në inflitrimin e njerëzve të korruptuar brenda opozitës, përmes mekanizmave shtrëngues të “Drejtësisë së Re”, shkatërroi standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
    Beteja për votën e lirë është e pakthyeshme për të mbrojtur Shqipërinë nga gremina dhe shqiptarët nga kthetrat e Narkoshtetit kriminal.
    Ne nuk do të ndalemi përballë asnjë shantazhi, presioni apo manipulimi. Do të evidentojmë dhe denoncojmë çdo shkelje, çdo abuzim, çdo tentativë për të kthyer zgjedhjet në një farsë, formalitet dhe në falsitet total.
    Mbrojtja e votës së lirë është një mision kombëtar për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë së vërtetë, të shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit për të gjithë.
    Sot beteja është mes narkokriminelëve që kanë zaptuar pushtetin dhe të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur me vullnetin e tyre njerëzit, që respektojnë Kushtetutën dhe ligjin.
    Themeli i fitores është vota e lirë ndaj të bëjmë çdo sakrificë për t’ja shkulur pushtetin Narkoqeverisë dhe për t’ja kthyer pushtetin qytetarëv”, shkruan Meta teksa publikon videon me poshte: