Drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, është përballur me kërcënime të hapura dhe sharje ndaj familjes së tij pas publikimit të një shkrimi investigativ ku u zbardhën aktivitetet e dyshuara kriminale të biznesmenit Lul Morina. Investigimi nxori në pah lidhjet e Morinës me politikën, përfitimet e marra përmes lejeve të ndërtimit nga Belinda Balluku, si dhe të kaluarën e tij të dyshuar si trafikant droge dhe trafik femrash në vitet ’90.
Burime nga redaksia bëjnë të ditur se pas publikimit të shkrimit, Morina ka përdorur gjuhë kërcënuese për të tentuar ta trembë Toskën dhe për ta detyruar të heshtë. Kërcënimet kanë përfshirë edhe sharje ndaj familjes së tij, një metodë tipike e individëve që nuk kanë argumente për të kundërshtuar faktet por vetëm për të ushtruar presion dhe frikësim.
Investigimi i Timoni.al tregoi qartë se Morina ka shfrytëzuar lidhjet politike për të blerë vota, për të marrë leje ndërtimi dhe për të forcuar ndikimin e tij në tregun privat dhe publik. Ai ka përfituar favore të mëdha duke përdorur pushtetin dhe duke manipuluar mekanizmat e shtetit për të avancuar interesat personale, duke shkelur standardet e transparencës dhe ligjit.
Almer Toska ka deklaruar se kërcënimet nuk do ta ndalin në detyrën e tij gazetareske dhe se angazhimi i tij për të sjellë të vërtetën për publikun do të vazhdojë pa kompromis. Redaksia e Timoni.al thekson se çdo kërcënim, sharje apo shantazh ndaj gazetarëve duhet të ndiqet nga organet ligjzbatuese dhe të marrë përgjigjen e duhur.
Ky rast është një shembull i qartë i përplasjes mes krimit, pushtetit dhe gazetarisë së lirë, dhe tregon rëndësinë e veprimit të menjëhershëm nga Policia e Shtetit dhe SPAK për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe mbrojtjen e transparencës së informacionit publik. Heshtja ose vonesa e tyre nuk mund të tolerohet, pasi çdo minutë vonese mund të interpretohet si mbështetje për individët me të kaluar kriminale dhe lidhje politike.
Publiku shqiptar tani ka mundësinë të kuptojë sesi krimi dhe politika bashkohen për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të frikësuar çdo gazetar që denoncon lidhjet e errëta dhe aktivitetet e dyshimta. Investigimi i Timoni.al nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të zbardhë të vërtetat, pavarësisht kërcënimeve dhe presionit nga individë si Lul Morina.
Statusi i plotë i gazetarit Almer Toska në FB:
Njoftim Publik dhe Denoncim
Pas publikimit të shkrimit investigativ mbi biznesmenin Lul Morina, ku u faktua e kaluara e tij kriminale si trafikant femrash dhe droge, lidhjet e tij me pushtetin e sotëm dhe përfitimi i lejeve të ndërtimit falë mbështetjes politike nga Belinda Balluku, unë jam kërcënuar hapur. Morina më ka dërguar mesazhe fyese ndaj familjes sime dhe ka përdorur gjuhën e shantazhit për të më frikësuar.
Ky veprim tregon qartë se Morina nuk ka asnjë argument kundër fakteve të publikuara, por përpiqet të heshtë të vërtetën me kërcënime. Ai vepron siç ka bërë gjithmonë, me dhunë dhe arrogancë, duke besuar se lidhjet e tij me pushtetin e mbrojnë nga ligji. Por kjo nuk është më një çështje personale mes meje dhe tij, është një çështje publike që prek të gjithë shoqërinë shqiptare.
Policia e Shtetit dhe SPAK nuk mund të heshtin. Nëse kërcënimet e hapura nga një person me të kaluar kriminale nuk mjaftojnë për të nxitur veprimet e organeve ligjzbatuese, atëherë ky vend është peng i mafies së pushtetit dhe trafikantëve që janë shndërruar në oligarkë të rinj. Heshtja e policisë do të thotë bashkëpunim, vonesa në veprim do të thotë mbrojtje, mungesa e hetimit do të thotë kapje e shtetit.
Lul Morina është shembulli i qartë i asaj se si krimi i organizuar është integruar në politikë dhe ekonomi. Nga trafikant në vitet ‘90, ai është kthyer sot në “biznesmen të suksesshëm”, duke blerë vota për pushtetin dhe duke marrë leje ndërtimi në këmbim të shërbimeve të tij. Dhe sot, ai guxon të kërcënojë hapur gazetarë dhe qytetarë vetëm pse publikojnë të vërtetën.
Unë e them qartë: kërcënimet nuk më trembin dhe nuk do të më ndalin. Përkundrazi, ato janë provë e gjallë se shkrimi im ka goditur në zemër të së vërtetës. Ky është momenti kur Policia, Prokuroria dhe SPAK duhet të tregojnë se a janë në shërbim të qytetarëve apo në shërbim të trafikantëve të lidhur me pushtetin.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë vendi ku trafikantët bëhen ndërtues, ku blerësit e votave bëhen partnerë të qeverisë, dhe ku kërcënuesit trajtohen si të paprekshëm. Lul Morina duhet të hetohet, të ndëshkohet dhe të ndalet përpara se kërcënimi i tij të bëhet realitet për këdo tjetër që guxon të thotë të vërtetën.
Ligji nuk mund të jetë armë në duart e pushtetarëve, ligji duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve. Dhe nëse Policia dhe SPAK heshtin sot, nesër askush nuk do të ketë më besim tek shteti.
Tag: pushtetin
-

Gazetari Almer Toska kërcënohet pas investigimit mbi Lul Morinën dhe lidhjet e tij politike
-

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Analistit Fatos Lubonja ka deklaruar se liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet prej ndryshimeve të propozuara nga qeveria në Kodin Penal.
Lubonja tha se me dënimet e ashpra që parashikohen në Kodin Penal në rastet e ironisë, fyerjes e talljes me figura të larta të pushtetit, tregojnë se një njeri me pushtet absolut është i rrezikshëm.
Sipas tij, reagimi i dobët jo vetëm i mediave të tjera, por dhe ai qytetar tregojnë se në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës.
“Plani i Ramës është ky, se ai ka vështirësi të pranojë kritikën. Teknikat që ka përdorur kanë qenë këto, blerja e atyre që e kritikojnë, e dyta investitorët strategjikë që i shpërblen.
Qarkullon shumë ajo që thotë se e kam personale me Irfanin, u ka thënë njerëzve të vet, se televizioni ka qenë i balancuar, tani problemi është se kjo është abuzim me pushtetin. S’mund të përdorësh pushtetin si kryeministër. Shko në gjyq nëse të ka fyer dhe zgjidhe me gjyq. Por ti do të kënaqësh sadizmin tënd.
Këto janë gjëra që kanë deformuar dhe shqiptarët, shhembulli që u jepet shqiptarëve është se duhet të jesh i fortë, i dhunshëm që të të kenë frikë, pra në vend të ndërtojmë shoqërinë e komunikimit, lejojmë shoqërinë e dominimit me shprehje si ‘mbylle gojën’. Por, ne kemi nevojë për një shoqëri të komunikimit, se ashtu korrigjohet më mirë gjëja.
Ne vijmë nga një diktaturë që përgjithësisht krijohet kulti i individit.
E keni parë ju ti dalin kundër Berishës në PD? Jo duhet një më i fortë se ai, kjo është strukturë që duhet shkatërruar dhe këta shembuj e forcojnë,.
Po vazhdoi kështu, skeni parë gjë akoma, ne sdo dorëzohemi por dueht rezistencë e madhe për ta frenuar këtë lloj abuzimi të frikshëm me pushtetin dhe ajo që mund të ndodhë në një të ardhme do të jetë modeli i Enver Hoxhës që ka nisur, që nga eleminimi i armiqve të partisë dhe zëvendësimi me figura tërësisht të nënshtruara.”, tha Lubonja. -

Dilema e zonjës Lindë “paradhoma apo dhoma e gjumit”, si versioni shekspirian “të rroç a mos rroç”
Nga Ilir J Dako
Në intervistën e zonjës Lindë të disa ditëve më parë shumë njerëz nxituan të blinin në tezga revistën që e botoi me pritshmërinë sesi do të ishte opinioni i bashkëshortes të kryeministrit. Që në gërmat e para të intervisës deri në pikën e mbylljes gjeje një material me autopyetje dhe përgjigje të së intervistuarës, ku mundohej të sqaronte pozicionin e saj në raport me kryeministrin-bashkëshort.
“Paradhoma apo dhoma e gjumit”, kjo ishte dilema e përkthyer në versionin shekspirian “të rroç apo mos rroç”, ku e intervistuara e kishte distancuar veten me dezifenktim higjenik në raport me pushtetin e burrit.
“Duke mos pranuar që në ditën e parë të Edit në pushtet dhe në asnjë ditë të Edit kryeministër që ta lejoj thelbin tim qytetar, profesional dhe mënyrën time të të jetuarit brenda dhe jashtë shtëpisë të ndikohet nga ngjitja e tim shoqi në majë, kam krijuar qysh atë ditë e çdo ditë më tej, një distancë të sigurtë higjenike nga pushteti. I kam rezistuar kështu çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, deklaronte zonja Lindë në intervistën e saj, duke vënë shumë pika dyshimi mbi çka përfaqëson ajo në realitet dhe si e shfrytëzon pushtetin që fillon nga dhoma e gjumit dhe potencohet në zyrën kryeministrore.
Mund të përmendim vetëm një fakt të pushtetit të saj të frikshëm mbi ekzekutivin, mazhorancën dhe opozitën. Zgjedhja e drejtorit të RTSH. Pasi nuk u ploësua dëshira e saj për të zgjedhur mikeshën e zemrës Eni Vasilin, zemërimi i saj si i Zeusit përvëloi gjithë Këshillin të RTSH, duke vënë në rresht të majtë e të djathë, Nul Mokë e Sali Berishë, Belindë e Spiropal, të cilët zgjodhën një këshill aseksual që do të zbatonte urdhërat e zonjës Lindë. Këshilli u zgjodh sipas dëshirave të Zonjës Lindë dhe dishepullit të saj, duke u futur të njëjta figura të cikluara dhe stracikluara në 35 vite tranzicion. Të gjithë si për çudi e zgjodhën njëzëri Eni Vasilin, duke përmbushur profecinë e zonjës Lindë, duke grisur përfundimisht dhe atë copë leckë virgjërie që i kishte ngelur nga ish brekët këtij shteti. Gazeta Sot e kishte paralajmëruar që në momentin kur u prish Këshilli i RTSH se gjithë kjo lojë luhej për interesat e zonjës Lindë për të zgjedhur zonjën Eni. Thuaj pastaj që nuk janë profetë gazetarët e Sotit, të cilët e lajmëruan disa muaj më parë.
Higjiena e Zonjë Lindë u zhye në zhulin e politikës dhe demonstroi se pushteti real dhe i tmershëm në këtë vend po shkon në duart e klonit të Nexhmijes. Mjafton kjobëmë, në morinë e bëmave, të cilat janë të paekspozuara deri më sot si mediatikisht dhe politikisht, pasi propaganda qeveritare është munduar të veshë me rrobat e Engjëllit një personazh që fsheh Antipodin e tij. Kjo dhunë e pashembullt e përdhunimit të një institucioni është mjaftueshëm, për të perceptuar sesa higjenik është raporti i zonjës Lindë me pushtetin e bashkëshortit. Fakte të tjera ka pafund, por kjo shërben si shembull për të nxjerrë zbardhur puritanizmin fallc të zonjës në fjalë, ku hipokrizia vret realitetin, ku antikrishti vret krishtin me një triumfalizëm të rremë propagandistik.
-

Dilema e zonjës Lindë “paradhoma apo dhoma e gjumit” si versioni shekspirian “të rroç a mos rroç”
Në intervistën e zonjës Lindë të disa ditëve më parë shumë njerëz nxituan të blinin në tezga revistën që e botoi me pritshmërinë sesi do të ishte opinioni i bashkëshortes të kryeministrit. Që në gërmat e para të intervisës deri në pikën e mbylljes gjeje një material me autopyetje dhe përgjigje të së intervistuarës, ku mundohej të sqaronte pozicionin e saj në raport me kryeministrin-bashkëshort.
“Paradhoma apo dhoma e gjumit”, kjo ishte dilema e përkthyer në versionin shekspirian “të rroç apo mos rroç”, ku e intervistuara e kishte distancuar veten me dezifenktim higjenik në raport me pushtetin e burrit.
“Duke mos pranuar që në ditën e parë të Edit në pushtet dhe në asnjë ditë të Edit kryeministër që ta lejoj thelbin tim qytetar, profesional dhe mënyrën time të të jetuarit brenda dhe jashtë shtëpisë të ndikohet nga ngjitja e tim shoqi në majë, kam krijuar qysh atë ditë e çdo ditë më tej, një distancë të sigurtë higjenike nga pushteti. I kam rezistuar kështu çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, deklaronte zonja Lindë në intervistën e saj, duke vënë shumë pika dyshimi mbi çka përfaqëson ajo në realitet dhe si e shfrytëzon pushtetin që fillon nga dhoma e gjumit dhe potencohet në zyrën kryeministrore.
Mund të përmendim vetëm një fakt të pushtetit të saj të frikshëm mbi ekzekutivin, mazhorancën dhe opozitën. Zgjedhja e drejtorit të RTSH. Pasi nuk u ploësua dëshira e saj për të zgjedhur mikeshën e zemrës Eni Vasilin, zemërimi i saj si i Zeusit përvëloi gjithë Këshillin të RTSH, duke vënë në rresht të majtë e të djathë, Nul Mokë e Sali Berishë, Belindë e Spiropal, të cilët zgjodhën një këshill aseksual që do të zbatonte urdhërat e zonjës Lindë. Këshilli u zgjodh sipas dëshirave të Zonjës Lindë dhe dishepullit të saj, duke u futur të njëjta figura të cikluara dhe stracikluara në 35 vite tranzicion. Të gjithë si për çudi e zgjodhën njëzëri Eni Vasilin, duke përmbushur profecinë e zonjës Lindë, duke grisur përfundimisht dhe atë copë leckë virgjërie që i kishte ngelur nga ish brekët këtij shteti. Gazeta Sot e kishte paralajmëruar që në momentin kur u prish Këshilli i RTSH se gjithë kjo lojë luhej për interesat e zonjës Lindë për të zgjedhur zonjën Eni. Thuaj pastaj që nuk janë profetë gazetarët e Sotit, të cilët e lajmëruan disa muaj më parë.
Higjiena e Zonjë Lindë u zhye në zhulin e politikës dhe demonstroi se pushteti real dhe i tmershëm në këtë vend po shkon në duart e klonit të Nexhmijes. Mjafton kjobëmë, në morinë e bëmave, të cilat janë të paekspozuara deri më sot si mediatikisht dhe politikisht, pasi propaganda qeveritare është munduar të veshë me rrobat e Engjëllit një personazh që fsheh Antipodin e tij. Kjo dhunë e pashembullt e përdhunimit të një institucioni është mjaftueshëm, për të perceptuar sesa higjenik është raporti i zonjës Lindë me pushtetin e bashkëshortit. Fakte të tjera ka pafund, por kjo shërben si shembull për të nxjerrë zbardhur puritanizmin fallc të zonjës në fjalë, ku hipokrizia vret realitetin, ku antikrishti vret krishtin me një triumfalizëm të rremë propagandistik.
-

Pushteti i Ramës po e bën ‘qesharak’ demokracinë
Nga Ben Andoni
Për ditë e më shumë dhe, madje edhe në paqësinë e këtyre ditëve të pushimit po ndjejmë fuqinë e pushtetit me tendenca autokratike të kryeministrit Rama në vend. Arroganca e skajshme, përballja e njerëzve të tij me pushtetin dhe të mirat, siguria “skajore” zgjedhore, vetëbesimi e tij se do të largohet “kur të dojë ai”, apo shprehje të tilla “se nuk keni parë gjë akoma” dhe shumë elementë që përcillen dhe kultivohen prej servilizmit të njerëzve përreth, e bëjnë pushtetin e tij që dukshëm të manifestojë tendenca autokratikë. Mania e madhe e ndërtimeve të kullave ngado dhe ideja e gjigandomanisë për ta përjetësuar vizualisht qeverisjen dhe për ta thelluar diferencën e tij në drejtim me opozitën është një aspekt tjetër i asaj që po e shqetëson publikun shqiptar.
Autokratët e sotëm në Ballkan dhe në Evropën e Lindjes, ku Rama po kalon në rreshtin e parë, po e përballin kundërshtimin gjithnjë e më të mekët të qytetarëve të tyre (shqiptarët, po ashtu). Shqiptarët duke e parë apatinë e opozitës së sotme përballë pushtetit dhe lajmet gjithnjë e më të shpeshta të lidhjeve të tyre klienteliste me pushtetin Rama; duke parë mundësitë e reduktuara ekonomike, ku fuqia mbetet në pak duar, që kanë lidhje me pushtetin, ndërsa biznesi po vuan, teksa bujqësia po përballet me shqetësime gati ekzistence; në aspektin social, ku vendi ka ndarje shumë të mëdha dhe shtuar edhe me probleme me arsimin dhe shoqërinë, po i bën shqiptarët të ikin pa kthim. Tani edhe fasha moshore të klasës së mesme. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220.000 qytetarë përmes emigrimit. Kurse në një sondazh, të realizuar online, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me një kampion rastësor, ku u anketuan 857 persona (82%) jetonin në Shqipëri dhe 187 (ose 17.9%) jetonin jashtë vendit u tregua për një emigracion potencial të lartë në mesin e të shkolluarve. Mbi 94% e pjesëmarrësve (984 persona kishin arsimin e lartë, nga të cilët 478 me gradë PHD dhe 57 në proces doktorantë) donin të iknin. (Monitor, 2024).
Dhe, sot në Shqipëri ne po e shohim paq ekuilibrin ndërmjet masave gati drakoniane të Ramës për informalitetin (që për hir të vërtetës vlerësohen nga njerëzit, por Rama harron se ato në masë janë bërë nën pushtetin e tij) dhe propagandës për të përqeshur dhe hedhur poshtë gjithçka kundër tij brenda kuadrit të etjes për pushtet. Sot, z.Rama nuk jep llogari para parlamentit që e frekuenton në mënyrë shumë të rezervuar, ndërsa ish-kryetarja Spiropali (me gjasë mund të rizgjidhet) e ngre në apoteozë (krahasimet e saj me Skënderbeun dhe të tjera janë pjesë e groteskut kombëtar tani); presidenca, ku Shkëlqesia e tij Begaj pothuaj nuk i ndihet autoriteti më i lartë sublim përballë tij qoftë dhe në momente kur kërkohen; për të përfunduar me Partinë Socialiste, ku tashmë duhet thënë thjesht: “Na ishte njëherë”. Dorëheqjet e administratës që u dhanë kolektivisht e shfaqën hapur këtë logjikë detashmenti sovjetik.
Ndërkohë, qytetari shikon emrat e atyre që përfitojnë dhe mënyrën sesi shfrytëzohen burimet ekonomike, ku për fat të keq shikohet se veç pak emrave janë edhe njerëz të lidhur me opozitën që janë kapur në çarkun e interesave. Nuk është e largët dita kur do akuzojnë njëri-tjetrin për afera, siç po ndodh tashmë me çështjen “Bankers”. Akoma më shqetësues është fakti sesi Rama e trajton përballjen me ekonominë e vendit. Duhet të kesh akses në grupimet afër tij që të kesh përfitime, ashtu si shikon kohë më vonë që miqtë e tij shndërrohen në përfitues. Ndërtimet dhe emrat e arkitektëve që kanë punuar në këtë monstruozitet në kryeqytetin tonë ta japin më saktë këtë paraqitje.
Institucionet e ndryshme janë krejt në dorën e Ramës dhe këtë e shikon se nuk ke drejtues dhe individë që të kundërshtojnë ose thjesht t’i argumentojnë për punën e tyre. Javët e fundit e treguan hapur memecërinë e tyre, kur u kërkoi dorëheqjet. Dhe, zëvendësimet në institucione dhe shkarkimet u bënë në bllok dhe pa edhe rezistencën më të vogël.
Sikur të mos mjaftojë kjo, shikon institucionet e sigurisë që janë të pagoja për këtë korrupsion, këtë pushtet pa limite të Ramës, apo qoftë edhe mënyrës sesi veprojnë njerëzit afër tij. Shpërdorimi me fondet e IPARD-it janë ndër të shumtët indikatorë. Përballë tashmë ka një shoqëri civile që duhet reformuar, por që vuan sëmundjen e vjetër të politikës që ka të njëjtat emra dhe përfitues të frikshëm parash që nuk janë efikasë për shumë nga problemet e vendit, përveç interesave të tyre të gjenerojnë fonde për jetët e pasura që bëjnë një pjesë e tyre.
Nuk është se Rama e ka gjetur kaq të papërpunuar truallin. Përmes njerëzve të tij, nuk mund të thuhet elita politike (për fat të keq nuk u krijuan asnjëherë tek ne) që shfrytëzuan institucione dhe shumë mediume të ndikimit shoqëror, u risajuan norma të cilat i përshfaqin hapur përjashtimin e tjetrit, antagonizmat dhe përjashtimin. Paçka shumë gjërave që nën syrin e publikut e lidhin Partinë e Ramës dhe Partinë e Berishës (PS dhe PD, mirëfilli janë në histori), kryesore është se ne jemi të ndarë “Ne” dhe “Ata”. Mu si në kohën e fill pas Luftës së Dytë Botërore që prodhoi aq shumë gjak, por mbi të gjitha në thjeshtësimin e sotëm të sfidave komplekse shoqërore. Ndërsa Berisha e nisi, sot Rama e ka institucionalizuar kuptimin e diversitetit dhe përçarjen e madhe shoqërore, por mbi të gjitha është shkatërruar besimi se mund të bëjmë një shtet efikas që t’u shërbejë të gjithëve dhe ku do të jetosh.
Megjithatë kohët tona janë të mbushura me paradokse: Dhe, një drejtues me tendenca autokrate si Rama e di mirë se mbështetja e huaj (dhe kjo ndaj tij ka qenë e pamatë) mund të pjellë pushtet. Samitet në Tiranë i ka kthyer në tribuna, ku ka marrë aprovimin e liderëve kryesorë të Evropës (paçka se kancelari gjerman Friedrich Merz bëri një gjest shumë domethënës në takimin protokollar para Muzeut Kombëtar, kur ia bëri me shenjë: Ke fituar katër herë? Çudi! Ngritje supesh). Dhe, për çudi Evropa e bashkuar ka kohë që nuk sheh, por integrimi është ai imazh që Rama diti ta luajë aq mirë si moto në zgjedhjet e vitit 2025.
Sot me Ramën nuk ka më kontroll dhe balancë të institucioneve, ka përçarje deri në vuajtje të opozitës dhe një media apatike, e cila mezi po merr frymë në këtë pushtet me tendenca mirëfilli autokrati. Por pushteti i autokratit ngrihet mbi fantazira dhe larg realiteteve, kurse i demokratit mbi realitetin. Ndaj përballja e demokratëve është sfiduese, kurse drejtues si Rama dinë të manipulojnë me ndjenjën për t’i hequr nga ky realitet dhe për t’i çuar në fantazi. Ndaj autokracia e tij po e bën ‘qesharake’ dhe pa jetë demokracinë tonë. Pakkush ka fuqi t’i thotë të vërtetën: Ku po e çon vendin?! Kurse Czesław Miłosz, nobelisti polak do t’ia thoshte edhe më thjeshtë përmes vargjeve: “Në një dhomë ku njerëzit ruajnë unanimisht komplotin e heshtjes, një fjalë e së vërtetës tingëllon si një e shtënë pistolete”. (Homo Albanicus)
-

Preket edhe Kryeqyteti/ Flakët s’kanë më kontroll, përfshihet zona e Bërzhitës
Zjarret kanë rënë në zonën e Bërzhitës në kryeqytet pak kilometra nga Tirana, ku siç shihet dhe nga pamjet, vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat me pyje e shkurre, duke përbërë rrezik edhe për zonat e banuara. Sikur të mos mjaftonte që thuajse i gjithë vendi ndodhet nën pushtetin e flakëve, tanimë vatra të reja zjarri janë shfaqur edhe në Tiranë.
Prej gati një muaj, autoritetet vendore po luftojnë me flakët, të cilat kanë rrezikuar në disa raste edhe jetët e banorëve, duke ndërhyrë në evakuimin e tyre për të mos agravuar situata më tej.
Zona juglindore, pjesa qendrore e vendit dhe jugo prej ditësh vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve, pavarësisht ndërhyrjeve, të cilat në disa raste kanë qenë me mjete rrethanore, duke nxjerrë në pah pamundësinë e institucioneve shtetërore e vendore për të përballuar situatën me zjarret. -

Pak minuta reshje shiu përmbytën Vlorë, pamje të tjera nga rrugët dhe zonat që ishin në pushtetin e ujit
Qyteti i Vlorës është përballur pasditen e sotme më një stuhi që zgjati vetëm disa minuta, por aq mjaftuan që rrugët e qytetit të përmbytenin dhe pusetat të bllokohenin.
Në rrugën “Albano e Romina” për shkak të prezencës së ujit u vështirësua qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve e turistëve. Edhe lagjia historike e Muradies ishte nën pushtetin e ujit, ku tavolina dhe karrige “notonin” në ujë, ndërsa çadrat ishin përmbysur.
Në zonën e portit dhe në pjesën doganorë të kufirit niveli i ujit ishte rritur dhe qarkullimi ishte i vështirë. Siç u raportua edhe më herët autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë aktivizuar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës. Shërbimet e emergjencës po punojnë për pastrimin e pusetave dhe rikthimin e qarkullimit. -

“Kodi i frikës”, Vokshi: Rama po e përdor për të kontrolluar qytetarët, jo për të ndëshkuar pushtetin
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në nje emision televiziv në edicionin informativ ttë lajmeve ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për diskutim publik në një moment që ajo e cilëson të papërshtatshëm dhe të qëllimshëm.
“Në mënyrë të qëllimshme, drafti është hedhur për diskutim gjatë muajve të verës, kur vëmendja e qytetarëve është minimale për shkak të pushimeve. Askush nuk po merr autorësinë e këtij dokumenti, i cili prek drejtpërdrejt çdo qytetar shqiptar dhe përbën një ndër aktet më të rëndësishme ligjore për sistemin e drejtësisë,” deklaroi Vokshi.
Sipas saj, kryeministri Edi Rama ka dalë në publik vetëm pas valës së kritikave nga shoqatat e mediave dhe organizatat e të drejtave të njeriut, por nuk ka pranuar se drafti është produkt i qeverisë së tij. “Nuk guxojnë të marrin përsipër autorësinë e këtij kodi. Është një tentativë për të testuar durimin dhe reagimin e qytetarëve,” u shpreh Vokshi.
Deputetja theksoi se drafti përmban masa kufizuese që cenojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtat e qytetarëve, ndërsa nuk parashikon masa të ngjashme për zyrtarët apo drejtuesit e institucioneve shtetërore. “Është një draft i orientuar kundër qytetarëve, jo kundër abuzuesve me pushtetin,” nënvizoi ajo.
Vokshi shtoi gjithashtu se procesi i hartimit të këtij drafti ka qenë jo transparent dhe jashtë çdo standardi demokratik. “Shoqatat, ekspertët dhe institucionet që duhet të ishin pjesë e procesit nuk janë ftuar fare. Opozita është përjashtuar krejtësisht,” tha ajo.
Në përfundim, ajo theksoi se Partia Demokratike do të angazhohet me ekspertët më të mirë për të analizuar në detaje draftin dhe për të zhvilluar konsultime të gjera me publikun. “Do të bëjmë transparencë të plotë për atë që Rama dhe Ulsi Manja po përpiqen t’ia imponojnë qytetarëve në mënyrë të heshtur,” përfundoi Vokshi. -

“Rama i frikësuar”, PD akuzon Gjokën për shërbim ndaj korrupsionit: Gjyqtarja me “tre mbiemra” i shërben regjimit, jo..
Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për lirimin e kryebashkiakut të Tropojës dhe nënkryetarit të tij. Përmes një deklarate Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, e ka cilësuar këtë akt si një provë të re të kapjes së drejtësisë nga regjimi i Edi Ramës.
Balliu në deklaratë denoncon përdorimin e drejtësisë si mjet politik për të mbrojtur pushtetin e dalë nga zgjedhje të manipuluara dhe për të goditur opozitën. Ai shprehet se kapja e drejtësisë është kërcënimi më i madh ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë. Sipas tij nuk mund të ketë integrim dhe nuk mund të ketë drejtësi pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të çliruar nga regjimi i Edi RamësDeklarata e deputetit të zgjedhur të PD, Klevis Balliu:
Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcë një tjetër akt të rëndë të kapjes dhe përdorimit politik të drejtësisë nga regjimi i Edi Ramës, për të mbrojtur pushtetin e tij te dale nga farsa elektorale.
Sot, gjyqtarja me ‘tre mbiemra’, Irena Gjoka, një prej simboleve të drejtësisë së kapur dhe të komanduar politikisht, ka vendosur të shpëtoje pushtetin e dalë nga gryka e zgjedhjeve te vjedhura te 11 majit, duke liruar kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, dhe nënkryetarin Abedin Kernaja. Të dy janë lejtnantë të korrupsionit dhe farsës elektorale të Edi Ramës në Tropojë.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme është një tjetër dëshmi të qartë se drejtësia në Shqipëri nuk është e pavarur, por funksionon si një instrument i verbër në duart e Edi Ramës. Me Byberin dhe Kërnajen vendoset një precedent edhe në radhët e hajdutëve në PS: Rama mbron dhe lëshon kë të dojë. Të dy këta janë të parrezikshëm për pushtetin në Tiranë, por të nevojshëm për të mbajtur pushtetin e krimit në Tropojë.
Ndërkohë që opozitarët përndiqen, izolohen dhe mbahen në ‘arrest; pa prova, vetëm mbi bazën e urdhrave politikë.
E njëjta gjyqtare që sot i shërben Partisë Socialiste duke liruar 2 kryebashkiake të korruptuar, mbajti për 333 ditë në ‘arrest shtëpie’ liderin historik të opozitës, Sali Berisha, pa asnjë provë, me një proces te montuar dhe dirigjuar politik, me qellim politik hakmarrës zhbërjen e opozitës.
Po kjo drejtësi e kapur ka kthyer Ilir Metën në një të burgosur politik. Burgosi për një vit deputetin e opozitës Ervin Salianji, mbajti në qeli e arrest shtëpiak anëtarin e këshillit kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, përndjek kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Rama nëpërmjet Irena se Ballës dhe Altinit të Troplinëve, kërkon të eliminojë çdo zë kritik dhe çdo kundërshtar politik.
Me këtë vendim të sotëm, Irena Gjoka duket se i ka bërë një tjetër shërbim Edi Ramës, pasi nëse kryebashkiaku do të vazhdonte të qëndronte në masën ‘arrestit’ bashkia e Tropojës që pothuajse 1 vit funksionon me nënkryetar, duhet të shkonte në zgjedhje.
Kapja e drejtësisë është kërcënimi më i madh ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë. Nuk mund të ketë integrim, nuk mund të ketë zhvillim dhe nuk mund të ketë drejtësi pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të çliruar nga regjimi i Edi Ramës.
-

Cunami godet qytetin rus, porti nën ‘pushtetin’ e dallgëve të mëdha
Imazhet ajrore tregojnë dëmet e shkaktuara nga cunami në qytetin portual rus, duke përfshirë strukturat e shkatërruara dhe infrastrukturën e zhytur në ujë.Valë masive pushtuan qytetin në Ishujt Kuril, duke marrë me vete rërë, mbetje dhe pjesë të ndërtesave të dëmtuara.
Kur uji u tërhoq, bregdeti u duk plotësisht i transformuar, me një peizazh pothuajse joreal. Për fat të mirë gjatë këtij fenomeni natyror, nuk u raportuan viktima.