Tag: pushtetin

  • Merr zyrtarisht detyrën, betohet kryetari i ri i bashkisë Berat

    Merr zyrtarisht detyrën, betohet kryetari i ri i bashkisë Berat

    Është zhvilluar mesditën e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak Berat, ceremonia e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Berat, Ervin Ceca. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare, deputetë, anëtarë të këshillit bashkiak, përfaqësues nga shoqëria civile etj.
    Në nisje të ceremonisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo e ka cilësuar ditën e sotme të rëndësishme për qytetin sepse sot zyrtarizohet në detyrë kryebashkiaku i ri.
    “Jam i bindur se kryetari i ri i bashkisë Berat do të ketë në fokusin e tij ruajtjen e vlerave të qytetit dhe ruajtjen e bashkëjetesës fetare. Dinamika që ka qyteti do të marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i ri i bashkisë Berat, sepse ai ka dashuri për këtë qytet dhe është njeri dashamirës. Jemi përpara një periudhe intensive, përsa i përket reformave në pushtetin vendor dhe unë jam i bindur se bashkia e Beratit do të japë kontributin e saj për këto reforma dhe sidomos për atë të reformës territoriale”-,ka thënë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
    Pas betimit të bërë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo i vendosi kryetarit të bashkisë Berat, Ervin Ceca shiritin e kryebashkiakut. Kryebashkiaku i ri Ervin Ceca, ka deklaruar pas marrjes zyrtarisht të detyrës se, do t’i shërbej më së miri qytetit të Beratit.
    “Kjo bashki ka qenë një histori suksesi dhe ky mandat do të jetë vijimi i punës së nisur për ti shërbyer Beratit. Besoj se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne do të arrijmë rezultate të qëndrueshme”-,ka thënë kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca.

  • Luan Baçi: Oligarkët e lidhur me pushtetin po grabisin tokat e fermerëve në Levan dhe Hamil të Fierit

    Luan Baçi: Oligarkët e lidhur me pushtetin po grabisin tokat e fermerëve në Levan dhe Hamil të Fierit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar në mënyrë të hapur grabitjen e tokave të fermerëve në zonën e Myzeqesë, duke treguar sesi oligarkë të lidhur me pushtetin po shfrytëzojnë lejet për parqe fotovoltaike për të dëbuar fermerët. Ky është reagimi i tij i plotë:

    Reagimi i deputetit Luan Baçi:

    Të Martën, datën 2 Dhjetor, denoncova në parlament grabitjen e tokave të fermerëve në Levan dhe në Hamil, bashkia Fier, nga oligarkë të lidhur me pushtetin!

    Sot, disa nga këta fermerë, nga fshati Shtyllas, banues të hershëm tashmë në këto zona, të ardhur nga persekucioni i diktaturës, kanë denoncuar në polici zaptimin me anë të grabitjes dhe dokumenteve fallco të tokave të tyre, që i zotërojnë për më shumë se 20 vjet, me dokumentacion të rregullt dhe me pagesa të detyrimeve në mënyrë korrekte!

    Individë dhe firma, të lidhura me pushtetarë të kësaj qeverie, të korruptuar deri në palcë, po u grabisin tokat bujqësorë dhe shumë pjellore fermerëve, për t’i kthyer ato në parqe fotovoltaike!

    Licencat dhe lejet korruptive, për prodhim energjie me parqet fotovoltaike, janë kthyer në një gangrenë dhe shqetësim madhor për fermerët e Myzeqesë!

    Edhe ata pak fermerë që kanë ngelur, nga shpopullimi masiv që ka ndodhur nën qeverisjen e Ramës dhe vazhdojnë të punojnë tokat e tyre, pa asnjë ndihmë nga shteti, po i përzënë forcërisht nga tokat dhe shtëpitë e tyre!

    Lubi Balluku dhe shpura e saj e hajdutëve, ka mbushur me licenca dhe me leje të posaçme për parqe fotovoltaike një taborr të tërë me oligarkë të lidhur me vet atë dhe shumë pushtetarë të tjerë, dhe po përzënë të gjithë fermerët e Myzeqesë!

    Ngrihuni dhe bjeruni, s’ka rrugë tjetër me këta!

    Ne jemi me ju.

     

     

  • Dosja “Balluku” në Kushtetuese, Hazizaj: Jo hera e parë që kryeministrat e vendit ndërhyjnë në vendimet e GJK

    Dosja “Balluku” në Kushtetuese, Hazizaj: Jo hera e parë që kryeministrat e vendit ndërhyjnë në vendimet e GJK

    Avokati Sokol Hazizaj thotë se kryeministri Edi Rama përdor Reformën në Drejtësi për të mbajtur pushtetin. Hazizaj tha se nuk është hera e parë që një kryeministër i vendit ndërhyjnë.
    ”Nuk mendoj se është për ta lehtësuar pozicionin e kryeministrit. Nuk është hera e parë që kryeministrat e vendit ndërhyjnë në ose interpretojnë dhe dialogojnë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjyqësorit në tërësi. Si dhe me katet e prokurorit. Ajo që mua më shqetëson, çdo kryeministër ka filluar të ngatërrojë edhe në mënyrë të qëllimshme edhe piramidat në të cilat ka ngritur Kushtetuesja në përgjithësi. Parimi se si funksionojnë këto pushtetet normalisht janë të ndara mbi njëri-tjetrin.

    Perceptohet se e përdor pushtetin gjyqësor si dilemë politike në favorin e tij. Për sa kohë kemi dy deklarime të kryeministrit që Reformën në Drejtësi e bëra unë. Nga njëra anë mban atë peshën e madhe të reformës në drejtësi, nga ana tjetër stigmatizon në mënyrë të përhershme gjithë gjykatat. Mua më duket se pjesa e dytë e mban si stimul të karakterit politik për të mbajtur pushtetin nëpërmjet kësaj gjëje.

    Kemi që në vitin 2016 që na ka ngelur në kujtesën tonë perceptimi mbi drejtësi që ka qytetarët dhe populli. Duke mbajtur këtë situatë mbi pushtetin e së drejtës, ai në një farë mënyre përcakton perceptimi publik të aferës së tij mbi pushtetin e drejtësisë. Ai është njeriu që e kontrollon, stigmatizon, e vendos në sinorët e duhura dhe ne duhet të kemi besim tek ky njeri.

    Kjo është dhe qëllimi që nga njëra anë mban këtë peshë dhe nga ana tjetër në opinionin tim duke u marrë me këtë lloj pushteti. Njerëzit për shkak të reformës i janë vonuar problemet e pronësisë të familjes. Një njeri si ai e mban në këtë lloj penduli lart për të mbajtur dhe pushtetin. Por e vërteta është se situata nuk është kaq e thjeshtë për tu mirëkuptuar”, tha Hazizaj.

  • Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

    Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

    Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor
    Kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, po udhëheq diskutimet për buxhetin e Tiranës – një sjellje që sipas ekspertëve të pushtetit vendor bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi për vetëqeverisjen vendore.
    Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm.
    E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet me banorët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit zyrtarë të Bashkisë së kryeqytetit shërbyen si dekor përgjatë aktivitetit.
    Sjellja e saj si kryetare “de facto” gjatë diskutimeve për buxhetin e Tiranës u legjitimua nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim të parë tha se po e mbështesnin Bashkinë “që të bënte më të mirën” me Manastirliun në krye si drejtuese politike e qarkut dhe deputete e Tiranës.
    Megjithatë, kjo sjellje ka ngritur shqetësime për politizim të buxhetit lokal dhe ‘uzurpimin’ politik nga partia në pushtet të drejtimit të bashkisë më të madhe në vend, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, legjislacionin vendor si dhe Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.
    Manastirliu është kandidatja e përzgjedhur e kryeministrit Edi Rama që kur qeveria vendosi të shkarkonte kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të këtij viti i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
    Veliaj e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të qeverisë, duke sjellë si rrjedhojë pezullimin e dekretit të presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
    Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me shqetësim protagonizmin e Manastirliut në prezantimin e buxhetit të bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë një politizim të buxhetit “që u përket qytetarëve”.
    “Manastirliu nuk mund të sillet si kryebashkiake ‘de facto’ e Tiranës dhe kjo periudhë tranzicioni nuk duhet të shfrytëzohet për kapital dhe qëllime kontrolli të qeverisë mbi bashkinë,” tha Haxhimali për BIRN.
    “Për buxhetet e bashkive duhet të jenë politikanët lokalë që të udhëheqin konsultimet, pasi ata do t’a zbatojnë buxhetin dhe ata kanë përgjegjësi para qytetarëve,” shtoi ai.
    Edhe Ylli Asllani, kryetar i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, e dënon uzurpimin e pushtetit vendor në Tiranë, ndërsa e sheh këtë si pjesë të një presioni më të gjerë që kryeministri Edi Rama ushtron mbi pushtetin vendor.
    “Mbi këtë deformim të demokracisë vendore dhe ligjit, Manastirliu, i jep mandat vetes për të ushtruar kompetenca të të zgjedhurve vendorë, qoftë duke u shfaqur si ofruese e ‘karotës së projekteve’ pas dhunës dhe arrogancës së larpermendur,” tha Asllani.
    “Qëllimi është i njëjtë, denigrimi dhe uzurpimi i kompetencave të këshilltarëve bashkiakë dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit,” shtoi ai.
    Manastirliu nuk iu përgjigj pyetjeve se në çfarë atributesh ligjore ajo i drejton këto takime dhe as kritikave të ekspertëve për ndërhyrje antiligjore në kompetencat e pushtetit vendor.
    ‘Uzurpimi’ i funksioneve vendore
    Komandimi ‘de facto’ i Manastirliut në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës nuk është një rast i izoluar i ndërhyrjes së ekzekutivit në pushtetin vendor. Vetëm pak javë pas fitores së mandatit të katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama shpalli nismën për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, duke diktuar tek kryetarët e bashkive shkarkimet e nëpunësve vendorë.
    I gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja u monitorua në terren nga të deleguar të PS-së nëpërmjet grupeve të punës, të përbëra kryesisht nga drejtues politikë për qarqet dhe deputetë.
    Fushata e “dorëzimit” të bashkive në duart e Partisë Socialiste vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas kërkesave publike të Ramës dhe shkarkime masive në administratë, duke ngritur shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë dhe personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë në modelin e ‘partisë-shtet’.
    Duke iu referuar kësaj situate, Ylli Asllani e sheh situatën si alarmante dhe sugjeron që sjellja dhe roli i qeverisë është antiligjor, përfshirë edhe buxhetimin vendor.
    Sipas tij, qeverisja vendore ka ‘parlamentin’ e vet dhe çdo diskutim e rekomandim rreth buxhetimit me pjesëmarrje kryhet aty me pjesëmarrje dhe transparencë, ndërkohë që procesi është finalizimi i një diskutimi të gjatë të këshillave bashkiakë me administratën vendore, qytetarët, specialistët dhe kushdo tjetër që dëshiron të jetë kontribues.
    Qeveria nuk dëshiron të kuptojë se në Kushtetën e Shqipërisë, projekt/buxhetet vendore i hartojnë njësitë vendore, i miratojnë Këshillat Vendorë dhe vetëm Parlamenti ka të drejtë t’i aprovojë pa hallka politike të ndërmjetme,” tha Asllani duke kritikuar përfaqësuesit politikë të partisë në pushtet për “uzurpim” të dialogut lokal për buxhetet.
    Sipas tij, e gjithë kjo shfaqje është një “farsë” dhe përtej propagandës, qeveria sërish vijon të mbajë të njëjtin nivel të ulët mbështetje buxhetore për pushtetin lokal.
    “Me 1% të PPB, buxheti i njësive vendore nuk mund të plotësojë shërbimet për qytetarët, apo të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbusë varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore,” sugjeroi ai.
    Të njëjtin shqetësim ndan dhe Haxhimali, një kritik i vazhdueshëm i ndërhyrjeve politike në autonominë vendore, i cili apelon që politika qendrore duhet të bëjë kujdes sa i përket ndërhyrjeve në pushtetin vendor.
    “Nuk duhet të interferojë përveçse në rrugë ligjore të bashkëpunimit,” thekson Haxhimali, duke kërkuar nga ana tjetër dhe nga vetë drejtuesit e bashkive që të jenë në lartësinë e detyrës dhe “të mos lejojnë dhe lëshojnë autoritetin e tyre”./ BIRN

  • Tokat bujqësore në disa zona ende nën ‘pushtetin’ e ujit/ Moti i keq ‘paralizon’ qytetin e Lushnjës

    Tokat bujqësore në disa zona ende nën ‘pushtetin’ e ujit/ Moti i keq ‘paralizon’ qytetin e Lushnjës

    Reshjet e shiut prej mbrëmjes së të enjtes janë ndërprerë në Lushnje, por pasojat që kanë lënë pas janë tepër të mëdha. Në zonën e Tërbufit ku përfshihen tokat bujqësore të njësisë administrative Dushk, Grabjan, dhe Tërbuf, dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbjella me grurë, foragjere, por edhe stane bagëtish janë nën pushtetin e ujërave.
    Megjithëse hidrovori i Biçukasit prej një javë punon 24 orë me kapacitet të plotë, do të duhen ditë për largimin e ujërave. Pas kësaj, hapet rruga evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
    Ndërkohë që edhe në zonën Ngurrëz, Imshtë, Zhelizhan edhe pse niveli i ujit në lumin Seman ka pësuar rënie, mbi 200 hektarë tokë brenda argjinaturës janë ende nën ujë.

  • Përkeqësimi i motit/ Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

    Përkeqësimi i motit/ Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

    Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ditët e fundit ka bërë që lumi Osum të dalë nga shtrati në orët e para të mëngjesit.
    Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, pedonalja e Beratit është nën ‘pushtetin’ e ujit.
    Niveli i ujit ka arritur në 20 cm, teksa rrezikohen bizneset aty pranë.
    Forcat zjarrfikëse po punojnë për heqjen e ujit.

  • “Parlamenti peng, akt i turpshëm”/ Propozimi për të përjashtuar Berishën, reagon Gjekmarkaj: Ka arritur kulmi

    “Parlamenti peng, akt i turpshëm”/ Propozimi për të përjashtuar Berishën, reagon Gjekmarkaj: Ka arritur kulmi

    Kërkesa e socialistëve për të mbajtur larg Kuvendit liderin e PD-së, Sali Berisha, është një akt i turpshëm politik, servil dhe që tregon abuzimin me pushtetin të mazhorancës që ka arritur kulmin dhe mban peng Parlamentin.
    Kështu u shpreh sot nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një deklaratë publike për zhvillimet e djeshme dhe të sotme politike, brenda dhe jashtë parlamentare.
    Duke marrë shkas nga kërkesa e grupit të PS për të përjashtuar në Komisionin e Etikës kreun e selisë blu Berisha, me pretendimin e fyerjeve që i bëri ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, Gjekmarkaj nënvizon se “turpet për këtë mazhorancë nuk kanë fund”.
    “Abuzimi i socialistëve me pushtetin dhe me Kuvendin ka arritur kulmin! Me arrogancën e një mazhorance të frikësuar nga e vërteta, ata po përpiqen të fikin opozitën dhe të mbyllin gojën e çdo zëri ndryshe. Propozimi për të mbajtur liderin e opozitës, Sali Berishën, jashtë Kuvendit, është një akt politik i turpshëm dhe një demonstrim servilizmi ndaj pushtetit absolut per te spostuar vemendjen nga turpet qe i kanë vënë për fund!”, shprehet ai mes të tjerash.
    Ligjvënësi akuzon socialistët se duan që të shtypin opozitën në fjalën e saj dhe se ata nuk kanë asnjë lidhje me Evropën, por vetëm me pushtetin.
    Deklarata e plotë:
    “Abuzimi i socialistëve me pushtetin dhe me Kuvendin ka arritur kulmin! Me arrogancën e një mazhorance të frikësuar nga e vërteta, ata po përpiqen të fikin opozitën dhe të mbyllin gojën e çdo zëri ndryshe.
    Propozimi për të mbajtur liderin e opozitës, Sali Berishën, jashtë Kuvendit, është një akt politik i turpshëm dhe një demonstrim servilizmi ndaj pushtetit absolut per te spostuar vemendjen nga turpet qe i kanë vënë per fund!
    Kjo është shfaqja më e pastër e një mazhorance që ka humbur çdo ndjenjë mase e dinjiteti.
    Ky është një akt servil nga partia më antieuropiane në historinë e Shqipërisë  partia e dikurshme jugosllave, sovjetike e kineze, partia e izolimit, që për gjysmë shekulli mbajti vendin të mbyllur pas hekurave të diktaturës! Dhe sot, pikërisht ajo parti guxon t’i flasë për Europën Partisë Demokratike — asaj force që thyeu izolimin, që shndërroi “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” në moton e përhershme ne perpetum mobile të jetës politike shqiptare, dhe që riktheu aleancat historike të vendit me Perëndimin.
    Ironia është e dhimbshme, por e vërteta është e qartë: ata nuk kanë asnjë lidhje me Europën, përveçse si maskë për pushtetin. Ata janë korrupsioni, pas tyre shkon shëmtia.
    Sot Parlamenti është marrë peng. Fjala e lirë është në sulm, dhe e vërteta përndiqet si armike. Por duhet ta dinë mirë: zëri i opozitës nuk do të shuhet, dhe Sali Berisha do të mbetet simboli i qëndresës, i së vërtetës dhe i rrugës europiane të Shqipërisë.
    Shqipëria nuk do të kthehet më në errësirë. Demokracia do të rikthehet, dhe e ardhmja e këtij vendi është vetëm një: Shqiptaret do te reagojnë!
    Shqipëria si gjithë Europa por atë nuk e bëjnë dot mbeturina bolshevike e bëjnë qytetarët e këtij vendi!

  • ‘Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar’, Meçe për Veliajn

    ‘Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar’, Meçe për Veliajn

    Analisti Arben Meçe ka deklaruar në një emision televiziv se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vuri vulën duke lënë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
    Sipas Meçes, nga njëra në “sjellja e shtetit tonë, e sistemit gjyqësor ka qenë diskriminuese ndaj Erion Veliajt”, ndërsa theksoi se Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar në hierarkinë shtetërore.
    Ai vuri në dukje se kryetari i Bashkisë ka një madat të veçantë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijoi një precedent për të zgjedhurit në pushtetin lokal, pasi janë pushtet më vete.
    “Të arrish që Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar në hierarkinë shtetërore. Është hierarki. Krijoi precedentin me njerëzit e zgjedhur në pushtetin lokal sepse janë pushtet më vete. Që të mbash me arrest me burg kryetarin e Bashkisë i cili vjen në ekuivalencë me kryeministrin me pushtetin që ka, pse? Sepse se kishte folur me familjen?”, u shpreh Meçe.
    Meçe tha më tej se “çfarë interesi kishte PS për shkarkimin e Erion Veliajt? Rama ngriti një problem të qartë politik i cili tashmë në pikën zero. Bashkia e Tiranës nuk ka kryetar. Nuk ishte incivativë e Ramës në këshillin bashkiak”.
    “Nëse do të hapësh nenin 62 të ligjit mbi pushtetin lokal do të shohësh pikën c që parashikon 3 muaj, pra ai mungon tre muaj. Kush njeh procedurën e një procesi gjyqësor, aq më tepër ku futen në masa sigurie, 3 muaj është sa për të filluar procedura. Kjo do të thotë se pika c ka krijuar një dilemë që Gjykata Kushtetuese i vuri vulën sot. E para gjë që duhej të goditej ishte kushtetueshmëria e kësaj dispozite. Gjykata Kushtetuese tha stop nuk do të ketë një gjë të tillë çka do të thotë që prodhohet precedent shumë i rrezikshëm”, deklaroi Meçe.

  • Vendimi për Veliajn-Meçe: Gjykata Kushtetuese i vuri vulën, i dha vendin e merituar

    Vendimi për Veliajn-Meçe: Gjykata Kushtetuese i vuri vulën, i dha vendin e merituar

    Analisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vuri vulën duke lënë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
    Sipas Meçes, nga njëra në “sjellja e shtetit tonë, e sistemit gjyqësor ka qenë diskriminuese ndaj Erion Veliajt”, ndërsa theksoi se Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar në hierarkinë shtetërore.
    Ai vuri në dukje se kryetari i Bashkisë ka një madat të veçantë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijoi një precedent për të zgjedhurit në pushtetin lokal, pasi janë pushtet më vete.
    “Të arrish që Gjykata Kushtetuese i dha vendin e merituar në hierarkinë shtetërore. Është hierarki. Krijoi precedentin me njerëzit e zgjedhur në pushtetin lokal sepse janë pushtet më vete. Që të mbash me arrest me burg kryetarin e Bashkisë i cili vjen në ekuivalencë me kryeministrin me pushtetin që ka, pse? Sepse se kishte folur me familjen?”, u shpreh Meçe.
    Meçe tha më tej se “çfarë interesi kishte PS për shkarkimin e Erion Veliajt? Rama ngriti një problem të qartë politik i cili tashmë në pikën zero. Bashkia e Tiranës nuk ka kryetar. Nuk ishte incivativë e Ramës në këshillin bashkiak”.
    “Nëse do të hapësh nenin 62 të ligjit mbi pushtetin lokal do të shohësh pikën c që parashikon 3 muaj, pra ai mungon tre muaj. Kush njeh procedurën e një procesi gjyqësor, aq më tepër ku futen në masa sigurie, 3 muaj është sa për të filluar procedura. Kjo do të thotë se pika c ka krijuar një dilemë që Gjykata Kushtetuese i vuri vulën sot. E para gjë që duhej të goditej ishte kushtetueshmëria e kësaj dispozite. Gjykata Kushtetuese tha stop nuk do të ketë një gjë të tillë  çka do të thotë që prodhohet precedent shumë i rrezikshëm”, deklaroi në 3D Meçe.

  • “Nuk dua mëshirë”, Veliaj-Gjykatës: Ktheni shtetin në binarët e Kushtetutës

    “Nuk dua mëshirë”, Veliaj-Gjykatës: Ktheni shtetin në binarët e Kushtetutës

    Në fund të fjalës së tij, Erion Veliaj kishte edhe një thirrje për anëtarë e Gjykatës Kushtetuese. 
    Teksa i cilësoi si trupi ndërmjetës mes popullit dhe pushtetit, Veliaj kërkoi nga kjo gjykatë që të kthejë pushtetin në “binarët”, e Kushtetutës. 
    “Nuk jam këtu për mëshirë apo privilegj, kërkoj drejtësi kushtetuese. Drejtësia e ndan shtetin e së drejtës, nga shteti i frikës. Në këtë moment vendimtar ju nuk jeni një gjykatë që po shqyrton një shkarkim të një kryebashkiaku, jeni trupi ndërmjetës mes popullit dhe pushtetit, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar kushtetuta. Vetëm kjo gjykatë mund ta kthejë pushtetin në binarët e kushtetutës”, tha Veliaj.