Tag: pushimit

  • Slot me sytë nga infermieria: Ata të dy do të jenë gati pas pushimit, Wirtz mund të luajë në disa pozicione

    Slot me sytë nga infermieria: Ata të dy do të jenë gati pas pushimit, Wirtz mund të luajë në disa pozicione

    13 Nëntor 2025

    12:29

    Telesport

    Trajneri i Liverpool, Arne Slot, shpreson se pushimi 2-javor për shkak të kombëtareve do ta ndihmojë skuadrën që të rifitojë besimin e humbur pas një muaji zhgënjyes. Ai pret njëkohësisht edhe lajme të mira nga infermieria, për të rikuperuar disa futbollistë të dëmtuar.
    “Alisson me siguri do të kthehet në dispozicion për të luajtur pas pushimit të kombëtareve dhe pres që edhe Jeremie Frimpong të kthehet në grup. Nga ai moment do të luajmë pa ndërprerje nga nëntori deri në mars, ndaj kam nevojë për të gjithë lojtarët”, deklaroi Arne Slot.
    Më tej, trajneri holandez foli edhe për situatën në pjesën tjetër të skuadrës: “Andy Robertson filloi si titullar tre ndeshje në shtatë ditë. Më duhej ta largoja nga fusha sepse ndjeva se ishte i lodhur. Duhet të presim dhe të shohim nëse do të jetë sërish gati pas disa ditësh”.
    “Wirtz mund të luajë në shumë pozicione. Ai mund të luajë në të majtë, gjë që e bënte pothuajse gjatë gjithë kohës në Leverkusen. Para kësaj, ai luante si numër 10 në një formacion 4-3-3. Do ta vendosim atë në pozicionet në të cilat është i mirë se sa të përqendrohemi te një i vetëm”, deklaroi Slot.

  • Te Chelsea presin Palmer pas pushimit të kombëtareve, lojtari monitoron gjendjen ditë pas dite

    Te Chelsea presin Palmer pas pushimit të kombëtareve, lojtari monitoron gjendjen ditë pas dite

    11 Nëntor 2025

    12:07

    Telesport

    Chelsea shpreson që Cole Palmer të kthehet në dispozicion të trajnerit Enzo Maresca për përballjet e mëdha ndaj Barcelona dhe Arsenal në fund të këtioj muaji. Palmer nuk ka luajtur që nga fundi i shtatorit pas një dëmtimi në ijë dhe ka bërë vetëm katër paraqitje deri më tani këtë sezon.
    Trajneri Enzo Maresca thotë se “blues” ende duhet të menaxhojnë rikuperimin e tij në baza ditore, por shpresojnë që ai të kthehet shpejt pas pushimit ndërkombëtar. Chelsea udhëton për në Burnley më 22 nëntor përpara se të presë Barcelonën të martën në Champions League dhe Arsenalin të dielën.
    “Shpresojmë kështu, por me Cole përpiqemi të planifikojmë çdo gjë, përpiqemi të caktojmë orare dhe pastaj duhet ta rishikojmë atë. Në këtë moment ne shkojmë ditë për ditë me Cole. Ai nuk po bën asnjë seancë me ekipin. Do të doja ta kisha Cole këtu nesër, do të doja ta kisha Cole herët”, tha Maresca.
    Ndërkohë, vetë Palmer ndau një mesazh motivues pas ekzaminimit me “rrezet X”, ndërsa dha një përditësim mbi rikuperimin e tij nga lëndimi. Ylli i Anglisë ka punuar shumë për problemin e tij me ijët. Palmer zbuloi gjithashtu një foto se po i ndiqte nga afër djemtë edhe pse nuk po luan.

  • Flick lartëson holandezin: Shumë i rëndësishëm për ne, po luan në nivele të jashtëzakonshme

    Flick lartëson holandezin: Shumë i rëndësishëm për ne, po luan në nivele të jashtëzakonshme

    10 Nëntor 2025

    7:53

    Alfred Lleshi

    Hansi Flick pa dy fytyrat e Barcelonës në fitoren ndaj Celta në Balaídos: një pjesë e parë me gabime, por me sulm të mirë, dhe një të dytë plot dominim. “Jam i kënaqur me ekipin, para pushimit. Në pjesën e parë gabuam më shumë, por me topin luajtëm mirë. Në të dytën dominuam më shumë”, – tha trajneri gjerman.
    Ai e quajti ndeshjen një pikë kthese: “Në futboll nuk ka rëndësi e kaluara. Pjesa e dytë na jep besim për ndeshjet e ardhshme. Më pëlqeu presioni që krijuam ndaj kundërshtarit”. Falë kësaj fitoreje dhe barazimit të Real Madridit në Vallecas, Barça afrohet në tri pikë: “Është mirë të ushtrojmë presion ndaj Real Madridit, sidomos para pushimit”.
    Heroi ishte Robert Lewandowski me një “hat-trick”: “Pas dëmtimit, pashë një Lewandowski ndryshe, pozitiv. Këto tre gola janë shumë të rëndësishëm për të dhe për ne”. Për Flick, edhe Frenkie de Jong shkëlqeu: “Kontrolloi ndeshjen, po luan në nivel të jashtëzakonshëm. Kartoni i kuq ishte i padrejtë, por do ta zgjidhim”.

  • “Thatë se do na jepnit fjalën pas pushimit”, Korreshi ironizon Peleshin: Një pyetje, shkulet veshi gjatë 5-minutëshit?

    “Thatë se do na jepnit fjalën pas pushimit”, Korreshi ironizon Peleshin: Një pyetje, shkulet veshi gjatë 5-minutëshit?

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me tone ironike dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare të sotme, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe për mashtrim ndaj opozitës lidhur me të drejtën për fjalën.
    Në fjalën e tij, Korreshi kërkoi një përgjigje publike nga Peleshi për një premtim që, sipas tij, ishte dhënë kryetarit të grupit parlamentar të PD-së: që pas pushimit pesëminutësh të seancës, opozitës do t’i jepej fjala për të diskutuar.
    “Shqiptarët duhet të shohin se si ju, si drejtues i Kuvendit, keni shkelur Kushtetutën me dy këmbë,” deklaroi Korreshi nga foltorja, duke e akuzuar Peleshin për njëanshmëri dhe për shmangie të qëllimshme të debatit parlamentar.
    Ai shtroi dy pyetje të drejtpërdrejta, duke kërkuar sqarime mbi mosrespektimin e fjalës së dhënë dhe procesverbalin e seancës së kaluar:
    “Kam nja dy pyetje për ju si drejtues. E para: pse nuk figuron në procesverbal premtimi juaj se pas pushimit do na jepej fjala? Dhe e dyta: a shkulin zakonisht veshin gjatë 5 minutëshit të pushimit?” tha ai, duke nënkuptuar se Peleshi ka ndryshuar qëndrim pas një ndërhyrjeje.

  • Një muaj pushim pas dëmtimit, Slot humbet sulmuesin deri në fund të shtatorit

    Një muaj pushim pas dëmtimit, Slot humbet sulmuesin deri në fund të shtatorit

    22 Gusht 2025

    10:58

    Telesport

    Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka zbuluar se Jeremie Frimpong do të jetë jashtë i lënduar deri pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit. Lojtari doli nga fusha me një problem në kofshë në ndeshjen ndaj Bournemouth një javë më parë.
    Lojtari nuk ka rikuperuar dhe Liverpool do të shkojë në Newcastle, në ndeshjen e së hënës në mbrëmje, pa sulmuesin holandez. “Ekipi mjekësor kishte plotësisht të drejtë për Jeremie kur më tha se duhej ta largoja. Ai do të jetë jashtë deri në fund të pushimit ndërkombëtar”, tha Slot.
    “Mendoj se u kritikova pak që e largova. Stafi mjekësor mendoi se ai kishte një problem në kofshë të pasme. Vendim i mirë për ta larguar atë, përndryshe mund të kishte qenë jashtë për më gjatë. Presim ta kemi përsëri pas pushimit ndërkombëtar“, deklaroi Slot.

  • Makinat përplasen në Lushnjë-Fier, krijohen radhë kilometrike pranë “Pushimit të shoferit”

    Makinat përplasen në Lushnjë-Fier, krijohen radhë kilometrike pranë “Pushimit të shoferit”

    Radhë kilometrike në autostradën Lushnje-Fier në kryqëzimin e pushimit të shoferit.
    Për shkak të një përplasjeje të disa mjeteve në afërsi të kryqëzimit, radhët e trafikut janë tepër të gjata. Ky është rasti i katërt që nga fillimi i javës dhe aksidentet me dëme materiale krijojnë konfuzion në trafik.

    Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka bllokuar kalimin e mjeteve në autostradë drejt Këmishtajt dhe Krutjes në mënyrë që të çlirohet autostrada nga radhët e krijuara. Përveç kësaj mase provizore. grupi i punës po dokumenton dhe aksidentin e krijuar, ku disa makina janë përplasur dhe kanë dëme materiale. Fluksi i mjeteve që përshkojnë autostradën është tepër i lartë, pasi jemi në sezon veror dhe rruga drejt jugut të vendit është e mbingarkuar.

    Disa pika të njohura ndryshe si pika të zeza në qarkullimin nëpër autostradë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të ulur numrin e aksidenteve dhe qarkullimin normal të mjeteve.

  • Pas pushimit të numëruesve të PD, rinis procesi në njësinë 5 në Tiranë

    Pas pushimit të numëruesve të PD, rinis procesi në njësinë 5 në Tiranë

    Në njësinë 5 prej orës 22:00 u ndërprere numërimi, për të rinisur në orë 23:40.

    Shkaku i ndërprerjes ishte lodhja e numëruesve të PD. Ndërkohë në 7 tavolinat e numrit qëndronin në pritje numëruesit e PS.
    Nënkryetarja e KZAS tha se numëruesit u larguan të ushqehen dhe do kthehen përsëri.

    Top Channel

  • Rama takim në biznesin privat: Futja jonë në BE rrit detyrimisht mbështetjen tuaj financiare

    Rama takim në biznesin privat: Futja jonë në BE rrit detyrimisht mbështetjen tuaj financiare

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me punonjeset e një sipërmarrjeje private.Rama u shpreh se prania e vajzave të reja në këtë sektor të industrisë nënkupton se u janë garantuar jo vetëm të drejtat e punësimit, por gjithashtu një fitim i arsyeshëm për ato.
    “Që të kesh në këtë industri të reja që punojnë një punë që është e pastër por jo e lehtë, do të thotë tu garantosh të drejtat dhe një fitim të arsyeshëm. Nuk mundet që brezi i ri të ulët në makinë  qepëse sç në fillim nënat e tyre, kur luftohej për bukën e gojës.Kjo kompania ka bërë hapa të jashtëakonshmë, por ka krijuar një shembulll pozitiv për këdo, se në këtë industri do të kuptojë se si mund të lidhen bashkë suksesi ekonomik me cilësinë e jetës së punonjësit”, tha Rama.
    Sipas Ramës, dikur pronarët investonin në estetikën e godinave dhe në makina, e jo në kushtet e punëtorëve, ndërsa tani shprehet se mirëmbajtja e punëmarrësve ka rëndësi të madhe.
    “Sipërmarrësit shqiptarë dikur investuan shumë më tepër për godinat e makinat, se sa menduan për punëtorët. Sot ka një kthesë të rëndësishme, që po e kuptojnë që nuk shkon dot më para me shfrytëzimin e krahut të punës. Krahun e punës jo ta shfrtëzosh por ta motivosh e mirëmbash. Kështu që në këtë aspekt është vërtetë impresionuese kjo që ndodh këtu”, tha ai.
    E pse më parë Rama ka shprehur se ka qenë problematike, kreu i qeverisë duke marrë shembull këtë biznes, tha se tashmë respektohen ditët e pushimit e të punësuarve. Sipas kryeministrit biznesmenët shqiptarë kanë kuptuar rëndësinë e ditëve të pushimit dhe efektivitetin që japin ato në kuadër të punës.
    Duke ritheksuar rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama premtoi se futja jonë në këtë union do u sigurojë punonjësve paga më dinjitoze.
    “Ashtu sikunder ka një element tjetër, është shumë serioz e për t’u admiruar që kompania është provë e gjallë e respektimit të diteve të pushimit, është rritje e cilësisë dhe efektivitetit në punë. Nuk mund ti mbash pa pushim. Ne kemi bërë një plan masash të rrepta për ditët e pushimit.
    E fundit që kam është që kjo kompani me qendërzimin e aktiviteteve të veta, e pse ka disa degë në disa vende te BE, dhe me strategjinë për ta kthyer Shqipërinë në një hapësirë ku të mbledh të gjitha produktet për ti cuar në Evropën Perëndimore, na jep provën e avantazhit që ka Shqipëria, avantazhin strategjik, që po mundohemi ta mbështesim me investimet infrastrukturore. Hapi i futjes në BE do e bëjë kompaninë evropiane që të rrisë kapacitetet e veta, fitimet e veta dhe të rrisë detyrimisht mbështetjen financiare tuaj. Të gjithë punonjësit e Shqipërisë se me futjen në BE ndryshojnë menjëere pagat. Se bëhet më e lehteë për ju, që s’ma bën kaq pagën, po mirë unë shkoj në Irlandë, po them kot. Se të bëhemi anëtarë të BE, është njësoj si të thuash s’po ma jep pagën ti këtu, po shkoj ta marr në Durrës, apo Korçë. Kam dëgjuar një histori, që në Korçë keni hapur degën me 200 punonjës e është bërë si barcaletë, që është hapur fabrika dhe paguhen ditët me raport, e u bën habi.”, tha kryeministri.

  • Pas pushimit luksoz, Butrinti ndahet nga e dashura?

    Pas pushimit luksoz, Butrinti ndahet nga e dashura?

    E papritura ka ndodhur mes Butrintit dhe së dashurës së tij turke.
    Pas shumë postimeve dedikuar njëri-tjetrit, duket se mes tyre ka përfunduar gjithçka.
    Kështu na lanë të kuptojmë më lëvizjen e fundit që kanë bërë në Instagram.
    Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin, gjë e cila ka shqetësuar ndjekësit e dyshes.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh