Tag: pushimeve

  • Hotelet e 2030-s, luks në orbitën e Tokës

    Hotelet e 2030-s, luks në orbitën e Tokës

    Prototipet e para të hoteleve në hapësirë po marrin formë dhe shumë shpejt, ideja e pushimeve jashtë atmosferës së Tokës pritet të bëhet realitet. Sipas planeve të kompanive që po udhëheqin garën e turizmit hapësinor, hotelet e para orbitale do të jenë gati rreth vitit 2030. Dhomat me pamje mahnitëse drejt globit blu do të kushtojnë më pak se një superjaht luksoz, por do të ofrojnë një përvojë që asnjë vend në Tokë nuk mund ta rivalizojë.

    Ky koncept revolucionar, që deri dje dukej si një skenë nga filmat fantastiko-shkencorë, po kthehet në realitet falë zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjike. Projekti më i avancuar deri tani është ai i stacionit orbital Voyager, një strukturë rrotulluese që do të krijojë ndjesinë e gravitetit përmes forcës centrifugale, duke lejuar që vizitorët të ecin, të hanë dhe të flenë si në Tokë. Stacioni do të ketë hapësira për rreth 400 persona, duke përfshirë suita luksi, restorante, palestra, kinema dhe ambiente për relaksim e argëtim në zero gravitet.

    Një ditë në një hotel orbital do të jetë përtej imagjinatës. Të zgjohesh me pamjen e Tokës që ndriçon nga dritarja e dhomës, të pish kafenë duke parë lindjen e diellit që ndodh çdo 90 minuta për shkak të rrotullimit të stacionit, dhe të kalosh pasdite të tëra duke vështruar yjet pa asnjë pengesë nga atmosfera, kjo do të jetë rutina e re e pushimeve për ata që kërkojnë përvoja unike.

    Megjithatë, luksit të kësaj bote të re i paraprijnë sfida të mëdha. Kostoja e transportit në orbitë mbetet ende shumë e lartë, ndërsa trajnimi fizik i vizitorëve për udhëtimin hapësinor është një tjetër pengesë që po kërkon zgjidhje. Kompanitë private po punojnë për të ulur ndjeshëm çmimet përmes raketave të ripërdorshme dhe logjistikës së optimizuar.

    Nga ana tjetër, çështjet e sigurisë, mbrojtjes ndaj rrezatimit kozmik dhe mirëmbajtjes së kushteve të jetesës në hapësirë kërkojnë teknologji të nivelit më të lartë. Pavarësisht këtyre pengesave, interesi i investitorëve dhe i publikut është në rritje, ndërsa turizmi hapësinor po shihet si një treg që do të arrijë miliarda dollarë në dekadën e ardhshme.

    Në një kuptim më të gjerë, hotelet orbitale nuk janë thjesht një shenjë e luksit ekstrem, por edhe një hap drejt zgjerimit të pranisë njerëzore përtej Tokës. Ky zhvillim përfaqëson fillimin e një epoke të re ku arkitektura, inxhinieria dhe turizmi bashkohen për të krijuar destinacionet e para jashtëtokësore. Në të ardhmen e afërt, pushimet në orbitë mund të bëhen po aq të zakonshme sa udhëtimet në destinacionet ekzotike të planetit tonë.

  • ‘Sindroma’ pos pushime/ Fundi i verës përjetohet me stres, apeli i mjekëve: Kryeni aktivitete fizike

    ‘Sindroma’ pos pushime/ Fundi i verës përjetohet me stres, apeli i mjekëve: Kryeni aktivitete fizike

    Pas pushimeve verore, rrugët e kryeqytetit janë gjallëruar. Ndërsa qytetarët i janë kthyer rutinës me energji pozitive, dhe objektiva të reja.
    “Jemi kthyer plotë energji, jemi shplodhur”
    Kjo reflektohet edhe në përditshmërinë e specialistëve të shëndetit mendor, të cilët thonë se pjesa më e madhe e qytetarëve kthehen më produktivë pas pushimeve, dhe optimist për të ardhmen.
    “Pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin këtij targetgrupi, që konsiderojnë se pushimet ishin një relaks i plotë, dhe që tani duhet të kthehemi, më me fuqi dhe produktiv. Janë më produktiv në punë, dhe më të qeshur në të gjitha llojet e punëve, ndihen më me energji. Dhe këtu, do fusja ata persona që mendojnë pozitivisht për pushimet dhe rikthimin në punë. Janë ata persona që rikthimin e quajnë aktivitet dhe jo barrë”.
    Mjekja psikiatre Valentina Asabella, nuk përjashton as rastet kur njerëzit e përjetojnë me stres, rinisjen e aktiviteteve të përditshme pas pushimeve, si pasojë e mendimeve negative që ata krijojnë.
    “Rikthimi pastaj është paksa e vështirë, se në periudhën e pushimeve ne kemi fituar lirinë, vjen momenti ku rutina na duket sikur po na e merr këtë liri. Duke menduar kështu negativisht, instalojmë një lloj lodhje pa e filluar punën, stres, çrregullim të gjumit, vetëm nga mendimi sesi do i kthehem rutinës. Janë shfaqur persona me probleme të ankthit, edhe njerëzit që kanë kaluar pushime të mira”.
    Në çdo rast mjekja Asabella, këshillon qytetarët që të mendojnë pozitivisht për kthimin në punë, dhe të kryejnë sa më shumë aktivitete sportive, si ecje në natyrë, apo të ndajnë sa më shumë kohë me miqtë dhe të afërmit e tyre.

  • Si të menaxhoni stresin në punë pas pushimeve

    Si të menaxhoni stresin në punë pas pushimeve

    Pavarësisht sa zhytje keni bërë në det, sado perëndime relaksuese të diellit keni parë, sado vakte që keni shijuar buzë detit, këto eksperienca mund të largohen në pak sekonda nëse stresi i punës ju pushton pas kthimit.
    Por, ja disa mënyra se si ta menaxhoni stresin në punë.
    Rilidhuni me kolegët tuaj

    Me të hyrë në zyrë, shfrytëzoni minutat e para për t’u rilidhur në shoqëri me kolegët tuaj duke ndarë përvojat tuaja të pushimeve. Puna mund të sigurojë marrëdhënie pozitive dhe kuptimplota, ndaj lidhja sociale është thelbësore

    Kontrolloni ngarkesën e punës
    Mos iu përgjigjni emaileve tuaja menjëherë. Vëllimi i madh do të shkaktojë një reagim të menjëhershëm stresi dhe dëshira juaj për të lexuar të gjitha emailet tuaja ditën e parë jo vetëm që do t’ju pushtojë dhe do t’ju lodhë, por gjithashtu mund të çojë në përgjigje problematike për të cilat mund të pendoheni më vonë. Pra, lexoni të gjitha e-mailet tuaja me një ritëm të qetë, shënoni dhe përgjigjuni vetëm atyre urgjente dhe lërini pjesën tjetër për një ditë tjetër.
    Bëni pushime të shkurtra
    Sigurohuni që të bëni një pushim për kafe ose çaj dhe një drekë çdo ditë gjatë javës së parë të kthimit. Marrja e pushimeve jashtë, si në një park, është veçanërisht e dobishme.
    Shkoni në shtëpi në kohë dhe shmangni orët shtesë
    Kur të ktheheni në shtëpi, vazhdoni të lëvizni duke bërë disa ushtrime ose shijoni një vakt jashtë me familjen ose miqtë. Lëreni atmosferën e festave të transferohet në ambientin tuaj të shtëpisë.
    Mos organizoni takime të shumta
    Shmangni të bini në grackën e takimeve të shumta për t’u treguar të tjerëve se jeni kthyer dhe vigjilent, sepse shpejt do të digjeni.

  • Pas pushimeve, Rama ndez motorët/ Surpriza në korridoret e pushtetit, ja kush u pa sot në Kryeministri

    Pas pushimeve, Rama ndez motorët/ Surpriza në korridoret e pushtetit, ja kush u pa sot në Kryeministri

    Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrë pas pushimeve, duket se ka nisur puna për kabinetin e ri qeveritar.
    Sot në kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete.
    Rama pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re.

  • “Ethet” e qeverisë së re, Rama pas pushimeve kthehet në zyrë, ja çfarë pritet

    “Ethet” e qeverisë së re, Rama pas pushimeve kthehet në zyrë, ja çfarë pritet

    Kryeministri Edi Rama është kthyer sot në zyrën e tij në godinën e qeverisë, për herë të parë pas pushimeve të verës. Pushimet kanë përfunduar edhe për kabinetin qeverisës, por edhe për deputetët, të cilët pritet të marrin mandatin më 10 shtator, kur pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Parlamentit të ri.
    Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ekipi me të cilin Edi Rama do të vendosë të drejtojë vendin, pasi shqiptarët i dhanë një mandat të katërt në krye të qeverisë.

    Tradicionalisht, lideri i mazhorancës i ka shpallur emrat e ministrave të rinj në Asamblenë Kombëtare në fund të muajit gusht ose në fillim të muajit shtator.

    Por deri më tani ende nuk ka një datë se kur kryeministri mund të thërrasë forumet e Partisë Socialiste apo kur do të vendosë të shpallë kabinetin qeverisës dhe prioritetet e mandatit të katërt në krye të vendit.
     

  • Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve, pritet Asambleja e PS dhe qeveria e re

    Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve, pritet Asambleja e PS dhe qeveria e re

    Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi.
    Kreu i qeverisë duket i veshur sportiv, me rroba të zeza, teksa hyn në godinën e Kryeministrisë.
    Në ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”.

  • Pas pushimeve, kthimi në punë është ‘makth’? Ja 5 sekretet që s’i thotë askush për t’u ambientuar pa stres

    Pas pushimeve, kthimi në punë është ‘makth’? Ja 5 sekretet që s’i thotë askush për t’u ambientuar pa stres

    Pushimet po mbarojnë, për disa ora e zgjimit është kthyer në 07:00 të mëngjesit, për disa të tjerë kthehet për pak ditë. 

    Kompjuteri në zyrë duket më i ftohtë se kurrë. Shumë njerëz përjetojnë një “tronditje” psikologjike sapo rikthehen në rutinën e punës pas pushimeve verore, madje disa e krahasojnë me depresionin pas festave. Por ekspertët tregojnë se ka disa sekrete të thjeshta që mund ta bëjnë këtë kalim jo vetëm më të lehtë, por edhe motivues për muajt që vijnë.

    Ja disa këshilla se si të kthimi në rutinën e përditshme mos ju kthehet ne makth:

    Mos u zhyt menjëherë në stres – filloni me detyrat më të lehta dhe organizoni gradualisht agjendën.

    Ruani pak nga ritmi i pushimeve – rezervoni kohë për ecje, kafe me miq ose aktivitete relaksuese edhe gjatë javës.

    Përdorni energjinë e re – vendosni objektiva të vegjël për muajt që vijnë.

    Flini mirë – gjumi i rregullt është “çelësi i artë” për produktivitetin.

    Shikojeni si një fillim të ri – në vend të kthimit të vështirë, mendoni si një mundësi për të rifreskuar karrierën.

  • Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj

    Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj

    Gushti është muaji i pushimeve dhe bregdeti i Durrësit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në vend.

    Edhe pse e hënë, plazhet janë të mbushura nga pushues vendas, të huaj dhe anëtarë të të diasporës shqiptare. Cilësia e shërbimit, cekëtia graduale e detit, si element sigurie veçanërisht për fëmijët e të moshuarit, si dhe çmimet më të përballueshme, krahasuar me zonat e tjera bregdetare janë arsyet kryesore pse shumë pushues zgjedhin Durrësin.
    “Jemi nga Serbia. Është shumë mirë ketu. Ky eshte viti i tretë qe vijmë.”
    “Jemi me pushime familjare dhe ky është destinacioni perfekt për të gjithë. Jemi nga Siçilia. Ka plazh dhe shumë gjëra të tjera për të parë e bërë. Edhe çmimet na thanë se janë të mira këtu.”
    “Është me afër kryeqytetit dhe pastër. Çmimet janë më të lira se në jug, edhe pse i kanë rritur. Kemi ardh për një javë për pushime.” 
    Një çadër me shezlong kushton mesatarisht nga 500 deri në 1000 lekë në ditë, ndërsa ka plazhe publike falas dhe menutë e restoranteve ofrojnë larmi gatimesh me produkte të freskëta.
    Me cilësi shërbimi, çmime të favorshme për akomodim, plazh dhe ushqim, Durrësi mbetet destinacioni më i frekuentuar dhe më i përballueshëm i pushimeve bregdetare në Shqipëri.

    Top Channel

  • Nis më 8 shtator viti i ri shkollor, ja datat e pushimeve dhe regjistrimeve në e-Albania

    Nis më 8 shtator viti i ri shkollor, ja datat e pushimeve dhe regjistrimeve në e-Albania

    Ministria e Arsimit ka publikuar datat e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, datat e pushimeve dimërore e pranverore, provimeve kombëtare, si dhe datat për regjistrimin online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta.

    Më datë 8 shtator hapin dyert shkollat në të gjithë vendin për arsimin bazë, të mesëm e atë të lartë, ndërsa më 12 qershor përveç maturantëve, përfundon viti akademik.

    Për maturantët viti shkollor mbyllet më 29 maj, pasi nga datat 1-26 qershor do i nënshtrohen provimeve shtetërore.

    Klasat e 9-ta do të zhvillojnë provimet nga data 15-26 qershor.

    Ministria bën me dije gjithashtu se regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania do të vijojë deri më datë 31 gusht, ndërsa për librat falas do të jenë shkollat ato që do të afishojnë listën dhe do të njoftojnë datat si dhe vendin ku do të bëhet shpërndarja.

    Sa i përket pushimeve në shkolla, mësues e nxënës nuk do të frekuentojnë shkollat nga data 22 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, si dhe nga data 30 mars 2026 deri më 3 prill 2026.