Tag: pushime

  • Çmimet po rriten, edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”

    Çmimet po rriten, edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”

    Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet rregullave të tregut, kërkesës dhe ofertës. Ku kërkesa rritet, oferta shtrenjtohet. E njëjta po ndodh në prag të sezonit masiv turistik veror. Në raport me një vit më parë, akomodimi në hotele dhe plazh, bashkë me transportin janë shtrenjtuar mesatarisht me 5 për qind. Me 10 për qind mesatarisht janë shtrenjtuar pijet dhe ushqimet.

    “Mendoj që vendi është në zhvillim, por duhet të jemi goxha të kujdesshëm pasi ndonjëherë ky bumi mund të pasohet nga një boshllëk”, tha Albana Nanaj, gazetare, njohëse e sektorit të turizmit.

    “Nuk kemi një përputhje mes asaj që reklamojmë dhe asaj që turistët e huaj gjejnë kur vijnë në Shqipëri”, shprehet Blerina Ago, sipërmarrëse, eksperte e turizmit.

    Megjithatë, zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një çift mund të zgjedhë të paguajë nga 80 deri në 200 euro për të fjetur një natë.

    “Mendoj se operatorët në veri të vendit kanë zgjedhur një formulë më të mirë. Çmimet e qëndrueshme krijojnë turistë besnik. Pushuesit vendas, por edhe ata rusë e polakë apo më gjerë duan çmime të mira dhe kjo bëhet gati e pamundur në jug të vendit”, thotë Nanaj.

    Me gjithë shtrenjtimet, Shqipëria vijon të ofrojë çmime më të ulëta se vendet europiane, por duke u barazuar me ato të Rajonit. Sipas platformës Booking, një çift mund të akomodohet në plazhet e vendit për mesatarisht 80 euro, shifër kjo më e ulët se ajo që një turist do duhej të paguante në Itali apo Maltë, por më shtrenjtë se në Turqi, shkruan A2 CNN.

    “Nuk mendoj se Shqipëria është një destinacion i lirë dhe nuk mendoj se duhet të shitet si destinacion i lirë. Shqipëria nuk duhet të ndjekë modelet e vendeve të tjera që janë zhvilluar përmes turizmit “low cost”, thotë Blerina Ago.

    Çmimet e larta vlerësohen si një ndër arsyet që mund të frenojnë disi turizmin edhe këtë vit, siç ndodhi me jugun e vendit një vit më parë.

  • Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga çelja e sezonit turistik: Pushime si në Vlorë

    Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga çelja e sezonit turistik: Pushime si në Vlorë

    Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik 2025! Fundjava ka sjellë një sërë aktivitetesh si ato sportive e kulturore, ndërsa nuk kanë munguar performancat nga artistët më të mirë shqiptarë.

    Kryeministri Edi Rama ndau këtë të dielë në rrjetet sociale pamje nga turistë të cilët po marrin rreze dielli buzë detit si dhe nga aktivitete të shumta të organizuara përgjatë Lungomares nga bashkia, ku nuk mungonin të gjithë grupmoshat.
    “Pushime si në Vlorë”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në mediet sociale.
    Në Vlorë, turizmi gjithëvjetor është karakteristikë kryesore e zhvillimit të këtij qyteti bregdetar, ku vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj shijojnë kulinarinë e qytetit bregdetar, por edhe peizazhet e mrekullueshme të Labërisë.
    Pritshmëritë për sezonin e ri janë të larta nisur edhe nga interesi i të lartë nga të huajt.
    /a.f/

  • Zbuloni arsyen se pse duhet të vendosni ujë dhe një monedhe në frigorifer para se të ikni me pushime

    Zbuloni arsyen se pse duhet të vendosni ujë dhe një monedhe në frigorifer para se të ikni me pushime

    Të ikësh me pushime pa e pasur kokën mbrapa për gjërat që lë në shtëpi është pothuajse e pamundur. Ndaj, para se të niseni, është mirë që të përdorni disa truke që vlejnë për pas pushimeve. Si ai i monedhës në frigorifer.
    Mund të ndodhë që në kohën që jeni me pushime, në shtëpi të ketë ndonjë ndërprerje elektrike. Nëse energjia elektrike nuk kthehet për më shumë se 1 ose 2 ditë, ushqimi në frigorifer mund të shkrijë. Megjithatë, pas kthimit, nuk mund ta vini re ndryshimin, në qoftë se ushqimet janë shkrirë dhe janë ngrirë përsëri.
    Por gjatë kësaj faze, mund të rrezikoheni nga ushqime të cilat nuk janë shumë rezistente ndaj ngrirje-shkrirjes, sepse mund të lëshojnë disa lloje bakteresh dhe salmonelë.

    E thjeshtë! Për fat të mirë, ka një mënyrë të dobishme e cila ju ndihmon të gjeni nëse frigoriferit tuaj i ka munguar energjia elektrike.
    Për ta bërë këtë, ju nevojitet një gotë plastike me ujë. Vendoseni në ngrirje që të bëhet akull. Më pas, vini në të një monedhë dhe kthejeni atë sërish në frigorifer.
    Kështu, nëse në ndonjë rast që ju udhëtoni apo bëni pushime, kur ktheheni e gjeni monedhën e ngrirë brenda ujit. Atëherë të jeni të sigurt që ka pasur ndërprerje energjie dhe frigoriferi ka shkrirë dhe ka ngrirë sërish.
    /vizionplus.tv

  • U nisën për pushime në Sarandë, zhduken prej 7 ditësh dy të rinjtë nga Tirana

    U nisën për pushime në Sarandë, zhduken prej 7 ditësh dy të rinjtë nga Tirana

    Në policinë e Tiranës është denoncuar nga ana e një 47-vjeçareje  zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali.
    Mësohet se dy të rinjtë janë larguar në drejtim të Sarandës për pushime, por prej 7 ditësh kanë humbur çdo kontakt me familjet e tyre.
    “L. Q., 47 vjeçe kallëzoi se prej datës 01.05.2025, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, shtetasit R. Q., 22 vjeç dhe E. D., 25 vjeçe, të cilët sipas deklarimit të saj, janë larguar më datë 23.04.2025, në Sarandë, për pushime”, informon policia.
    Bëhet me dije se efektivët e policisë së Tiranës janë duke punuar së bashku me Policinë e Sarandës për gjetjen e dy të rinjve dhe aktualisht po kryhen kërkime.

  • Shkuan me pushime në Sarandë, ‘zhduken’ dy të rinjtë, asnjë gjurmë prej 23 prillit

    Shkuan me pushime në Sarandë, ‘zhduken’ dy të rinjtë, asnjë gjurmë prej 23 prillit

    Në policinë e Tiranës është denoncuar zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali, nga ana e një 47-vjeçareje.
    Mësohet se dy të rinjtë janë larguar në drejtim të Sarandës për pushime, por prej 14 ditësh kanë humbur çdo kontakt me familjet e tyre.
    “L. Q., 47 vjeçe kallëzoi se prej datës 01.05.2025, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, shtetasit R. Q., 22 vjeç dhe E. D., 25 vjeçe, të cilët sipas deklarimit të saj, janë larguar më datë 23.04.2025, në Sarandë, për pushime”, informon policia.
    Bëhet me dije se efektivët e policisë së Tiranës janë duke punuar së bashku me Policinë e Sarandës për gjetjen e dy të rinjve dhe aktualisht po kryhen kërkime.

  • Pushime që përfundojnë me aksident, dy të rinj plagosen me motor në Sarandë (Detaje)

    Pushime që përfundojnë me aksident, dy të rinj plagosen me motor në Sarandë (Detaje)

    Një aksident me motorr ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur Manastir.
    Dy të rinj që ndodhen në Sarandë për turizëm ishin duke udhëtuar me motorr me drejtim nga Saranda drejt Ksamilit. 21 vjeçari Giussepe Dani, shtetas italian që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i motomjetit me targë BV183 ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar. Në motomjet sëbashku me 21 vjeçarin italian ndodhej edhe 21 vjeçarja shqiptare Artena Llani.

  • Pushimet në Maldive për tu harruar për ish-yllin e kombëtares italiane, përfundon në spital me maskë oksigjeni

    Pushimet në Maldive për tu harruar për ish-yllin e kombëtares italiane, përfundon në spital me maskë oksigjeni

    “Pashkë për t’u harruar për Christian Vierin”, i cili ndau në rrjetet sociale disa video me maskë oksigjeni dhe i shtrirë në një krevat spitali. Ish-sulmuesi, sot 51 vjeç, ishte me pushime në Maldive me bashkëshorten e tij, Costanza Caracciolo, dhe dy vajzat e tyre. Ishujt tropikalë janë një nga destinacionet e tyre të preferuara për pushime, por këtë vit, mes plazheve dhe restoranteve, u desh të vizitonin edhe spitalin.

    Ngjarjen e ka rrëfyer vetë Christian Vieri përmes rrjeteve sociale. “Të gjithë më pyesin si jam,” tha ish-bomberi, duke treguar se ndihej keq që përpara se të nisej.
    “Kisha kollë dhe dhimbje në eshtra. Atëherë thashë, do marr një ilaç kundër dhimbjes për dy a tre ditë dhe do më kalojë.” Por situata përkeqësohej dhe kolla sa vinte e shtohej.“Shkova te mjeku, më dëgjoi mushkëritë dhe më tha se e majta ishte në rregull, por e djathta fishkëllente pak. I thashë, ‘penallti?’ dhe qeshi edhe mjeku.”
    Mjeku i përshkroi antibiotik dhe për tre ditë Vieri qëndroi në Maldive me kollë. “Pushimet përfunduan, deti vetëm një apo dy ditë, kthehemi në shtëpi. Shihemi në Milano”.
    Në rrjetet sociale kanë mbetur vetëm disa foto në ujin kristal të Maldiveve. “Pak vaj dhe jemi gati”, kishte shkruar ai, përpara se të përfundonte në spital dhe të zëvendësonte kremin e diellit me antibiotikët.
    “Ka qenë vërtet shumë keq, këto pushime i ka kaluar në shtrat,” tregoi Costanza Caracciolo, e cila ndau në rrjetet sociale foto të ditëve të kaluara buzë detit me fëmijët, të cilët arritën të shijonin vendin e ëndrrave ku ndodheshin.
    “Menduam që me diellin dhe detin e Maldiveve do t’i kalonte kolla, por përkundrazi, u përkeqësua,” shtoi ajo.Sapo të kthehet në Itali, me siguri Christian Vieri do të kryejë kontrolle të mëtejshme me mjekun e tij për të verifikuar gjendjen shëndetësore dhe për të kuptuar shkakun e problemit dhe fishkëllimës në mushkëri që ai përshkroi.

    Top Channel

  • Media italiane “Viaggiare Travel”: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime

    Media italiane “Viaggiare Travel”: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime

    Media italiane “Viaggiare Travel” e ka renditur Shqipërinë, një ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime në vitin 2025.

    Në përshkrimin theksohet se Shqipëria ofron peizazhe mahnitëse natyrore, plazhe të pacenuara, kuzhinë të shijshme dhe një traditë të pasur kulturore.

    Nëse jeni duke kërkuar për pushime që ju lejojnë të zbuloni destinacione të mrekullueshme pa shpenzuar shumë, ky vit ofron mundësi të shumta për turistët që duan një ndërthurje të qetësisë dhe kostove te përballueshme”, shkruan Alessandro Molteni në artikullin e botuar në revistën italiane të udhëtimit “Viaggiare Travel”.

    Shqipëria po fiton me shpejtësi popullaritet mes udhëtarëve që kërkojnë destinacione buxhetore për pushime verore. Vendi ofron peizazhe mahnitëse natyrore, plazhe të pacenuara, kuzhinë të shijshme dhe një traditë të pasur kulturore .

    Saranda, e vendosur në bregdetin e Jonit, është një nga destinacionet më të bukura dhe më të aksesueshme në Shqipëri, me ujërat e saj të kristalta, plazhet me rërë dhe restorantet me kosto të ulët, duke e bërë atë ideale për ata që kërkojnë pushime me kosto të ulët.

    Një tjetër destinacion i padiskutueshëm është Vlora, një qytet port i pasur me histori dhe me një bregdet magjepsës, perfekt për një pushim që ndërthur detin, kulturën dhe kuzhinën tipike me çmime shumë konkurruese”, shkruhet në artikull dedikuar vendit tonë.

  • Media italiane: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash

    Media italiane: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash

    Nëse jeni duke kërkuar pushime që ju lejojnë të zbuloni destinacione të mahnitshme pa shpenzuar shumë, 2025 ofron opsione të shumta për turistët që duan një kombinim të relaksit dhe kostove të përballueshme.
    Në artikullin e botuar në revistën italiane të udhëtimit “Viaggiare Travel”, do të zbuloni destinacionet më të lira të vitit, duke përfshirë Greqinë, Shqipërinë, Turqinë, Malin e Zi, Marokun dhe Egjiptin.

    Secili prej tyre ofron eksperienca unike, peizazhe të jashtëzakonshme dhe pushime që mund të përmbushin dëshirat e çdo lloji vizitori!
    Shqipëria
    Shqipëria po fiton me shpejtësi popullaritet mes turistëve që kërkojnë destinacione buxhetore për pushime verore.
    Vendi ofron peizazhe mahnitëse natyrore, plazhe të pacenuara, kuzhinë të shijshme dhe një traditë të pasur kulturore.
    Saranda, e vendosur në bregdetin e Jonit, është një nga destinacionet më të bukura dhe më të aksesueshme në Shqipëri, me ujërat e saj të kristalta, plazhet me rërë dhe restorantet me çmime të përballueshme, duke e bërë atë ideale për vizitorët që kërkojnë pushime me kosto të ulët.
    Një tjetër destinacion i padiskutueshëm është Vlora, një qytet port i pasur me histori dhe me një bregdet magjepsës, perfekt për një pushim që ndërthur detin, kulturën dhe kuzhinën tipike me çmime konkurruese./Viaggiare Travel

  • Turistët që erdhën vjet në Shqipëri shpenzuan gati 5 miliardë euro

    Turistët që erdhën vjet në Shqipëri shpenzuan gati 5 miliardë euro

    Gati 5 miliardë euro. Kaq para shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim 2023-shin, shpenzimet e pushuesve të huaj u zgjeruan me 769 milionë euro ose 19 për qind.
    “Të gjithë jemi dëshmitarë të flukseve të turistëve të huaj që po hyjnë në Shqipëri”, tha për A2 CNN, ekspertja e turizmit Blerina Ago.
    Vitin e shkuar vendin e vizituan 11.7 milionë pushues të huaj. Mesatarisht, çdo turist rezulton të ketë shpenzuar rreth 427euro, përfshirë këtu udhëtimin dhe akomodimin, duke përsëritur kështu paradoksin e “bumit të pushuesve të lirë”.
    “Shqipëria nuk duhet të orientohet te shifrat. Raporti që ne duam është ai i shpenzimeve. Ne na duhen turistë që shpenzojnë. Ka shumë studime që tregojnë se ka kategori turistësh që shpenzojnë deri në 58 për qind të të ardhurave të tyre për pushime. Këta na duhen ne”, shtoi më tej Ago.
    Fabulën joshëse “pushime me pak shpenzime në Shqipëri” e pranon edhe polaku Janika e cili ka ardhur për pushime në Tiranë.
    “Ardhja në Shqipëri më shumë është kuriozitet. Gjetëm bileta të lira dhe menduam të vijmë. Gjithashtu edhe çmimet e shtëpive me qira janë të lira. Rreth 40 euro dita është mjaftueshëm. Edhe ushqimet nuk janë shumë të shtrenjta. Nuk shkojmë në restorante, pasi aty kushton shumë”, tha turistja polake Janika për A2 CNN.
    Në linjë të ngjashme me shpenzimet e turistëve të huaj kanë shkuar edhe ato të pushuesve shqiptarë që preferuan t’i kalonin jashtë ditët e lejes nga puna. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vitin e shkuar, shqiptarët kanë shpenzuar 2.7 miliardë euro për pushime jashtë vendit. Në raport me 2023-shin, shifra u rrit me 379 milionë euro.
    “Shqiptarët janë pushues të dëshiruar pasi janë nga ata që shpenzojnë. Nuk kursehen si disa turistë që vijnë në Shqipëri”, tha për A2 CNN, kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.
    Megjithatë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se mesatarisht, një shqiptar që shkon jashtë për pushime shpenzon 342 euro. Kjo shifër është rreth 85 euro më pak nga sa ajo që turistët e huaj mesatarisht shpenzojnë kur vijnë në Shqipëri.