Tag: pushim

  • Miqësorja ndaj Laçit, trajneri Martini la pushim titullarët

    Miqësorja ndaj Laçit, trajneri Martini la pushim titullarët

    Titullarët e Vllaznisë me Balaj & CO nuk ishin pjesë e miqësores ndaj Laçit që kuqeblutë zhvilluan ditën e shtunë. Me stafin teknik që ka preferuar të “testojë” siç duhet ata lojtarë mbi të cilët mund të ketë dyshime.
    Kështu pavarësisht se titullarët nuk kanë qenë pjesë e ekipit në këtë miqësore, ata sërish nuk kanë qëndruar pushim, në mënyrë që të jenë në formën e duhur sportive dhe fizike para nisjes së edicionit. Kështu paraditen e së shtunës, futbollistët kanë qenë në fushën stërvitore.

    Në një seancë më tepër fizike, të bazuar mbi vrapimet dhe shpërthimet në momente të ndryshme gjatë lojës. Dhe pavarësisht temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin këto ditë, futbollistët e Vllaznisë kanë qenë në “krye” të detyrës. Duke zbatuar në përpikmëri programin e vendosur nga trajneri Martini dhe stafi atletik dhe i përgatitjes fizike.
    Tek Vllaznia aktualisht të gjithë futbollistët gëzojnë një gjendje të mirë fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për skuadrën. E grupi është po ashtu gati për të dhënë kontributin që në ndeshjen e parë sezonale. Me disa futbollistë si Kastrati apo Kallaku që kanë ardhur së fundmi të cilët duhet të kapin maksimumin e gjendje fizike dhe seancat stërvitore janë ato që ndihmojnë dyshen.
    Teksa ekipi është “shpërblyer” me pushim ditën e dielë, me futbollistët që janë relaksuar në bregdet gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit.

  • “Vazhdojmë, pa pushim”/ Rama ndan pamjet nga “pastrimi” i Astirit: U lutemi komentatorëve…

    “Vazhdojmë, pa pushim”/ Rama ndan pamjet nga “pastrimi” i Astirit: U lutemi komentatorëve…

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë të tjera pamje nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet.

    “Vazhdojmë, papushim! Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”-shkruan Rama krahas videos.

    Top Channel

  • Hapësirat publike/‘Komentatorët të bëjnë ca durim..’, Rama: Vazdojmë pa pushim

    Hapësirat publike/‘Komentatorët të bëjnë ca durim..’, Rama: Vazdojmë pa pushim

    Kryeministri Rama ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Në këtë postim, Rama shkruan ‘vazhdojmë pa pushim’.
    Ndërkohë me batuta Rama u ka kërkuar ‘komentatorëve’ që brenda mundësive të bëjnë ca durim, shkruan ai, por edhe po s’mundën ‘i përshëndesim me mirëkuptim’, përfundon statusin e tij në Facebook, Rama.
    Aksioni për lirimin e hapësirave publike si trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në të gjithë vendin.
    Si pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, kjo nismë ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet.
    Postimi i kryeministrit Rama
    Vazhdojmë, papushim👊 Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim

  • Kryeministri: Vazhdojmë pa pushim për lirimin e hapësirave publike

    Kryeministri: Vazhdojmë pa pushim për lirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish disa pamje nga lirimi i hapësirave publike.
    “Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

  • “SPAK nuk do pushojë as në gusht”, Gjikondi: Do të vijojë goditjet ndaj krimit, priten…

    “SPAK nuk do pushojë as në gusht”, Gjikondi: Do të vijojë goditjet ndaj krimit, priten…

    Juristja Brizida Gjikondi ka vlerësuar punën e SPAK ndër vite. Sipas saj është institucioni që shqiptarët kanë besim dhe që ka kthyer shpresën tek drejtësia.
    Gjatë intervistës në një emision televiziv , Gjikondi la të nënkuptohej se edhe gjatë muajit gusht nuk do të ketë pushime për SPAK dhe se mund të ketë “aksione” të radhës, ndërsa vlerësoi operacionin e fundit të goditjes së një grupi kriminal që merrej me mashtrime kompjuterike.
    “Besoj që gushti nuk do ketë pushim për SPAK. Mund të ketë pushim për politikën shqiptare, por jo për SPAK dhe jo më jep disi shpresë. Dumani mendoj që është i njëtrajtshëm në profesionalizmin e tij. Por është e trishtueshme kur tha “që politika shqiptare mund të kufizojë hapësirën apo ndoshta edhe për ta mbyllur si institucion”. Por Shqipëria është një vend që ka nevojë për një institucion si SPAK për të rikthyer vlerën dhe moralin. Është shpresa e vetme pavarësisht sulmeve që i bëhen. Deri tani besoj se nuk ka arritur të ndikohet dhe të zbehë sulmin e saj ndaj të keqes”, tha ndër të tjera Gjikondi.

  • Deputeti i Gjirokastrës: Kuvendi është pushim, unë jo. Më shkruaj ku duhet të jem…do të vij

    Deputeti i Gjirokastrës: Kuvendi është pushim, unë jo. Më shkruaj ku duhet të jem…do të vij

    Deputeti i zgjedhur i Gjirokastrës, Piro Dhima, thotë se nuk po pushon edhe pse sipas tij Kuvendi është pushim. Përmes një postimi në Facebook, Dhima fton qytetarët që t’i shkruajnë nëse kanë ndonjë ide apo histori që duhet dëgjuar. “Më shkruaj ku duhet të jem… do të vij”, thotë Dhima mes të tjerash.
    Më poshtë reagimi i tij i plotë.
    Gusht në terren, shtator në Kuvend
    Edhe pse Kuvendi është në pushim, unë jo.
    Ky muaj është një mundësi për të qenë më afër se kurrë me qytetarët. Do të jem në çdo lagje, fshat, rruge të harruar, duke takuar njerëz, duke dëgjuar histori dhe duke mbledhur problemet që më pas do t’i çoj në sallën e Parlamentit.
    ✅ Gushti do të jetë për dëgjim
    ✅ Shtatori e vazhdim për zgjidhje
    Nga rrugët që kanë mbetur per tu bërë, te zyrat që nuk japin shërbim si duhet, nga bizneset që zhvillohen e përpiqen çdo ditë, te të rinjtë që kërkojnë mundësi. Do t’i dëgjoj të gjithë.
    ️ Po përgatis një plan veprimi me interpelanca, propozime dhe pyetje parlamentare që nisin sapo hapet sezoni i ri në shtator.
    ️ Nëse ke një çështje, ide, apo thjesht një histori që duhet dëgjuar më shkruaj. Ky është momenti që zëri yt të dëgjohet. *Më shkruaj ku duhet të jem…do të vij.

  • Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

    Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, përmes të cilës tregon produktet e bllokura nga institucionet, pasi tregtoheshin pa faturë.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pamje nga aksioni i inspektorëve dhe produkteve të sekuestruara.
    Sipas tij, në 6 ditë janë bërë 32 ton sekuestrime të produkteve: qumësht, djathë dhe mish.
    Ai thotë se do të tregojë zero tolerancë për rastet e tregtimit pa faturë.
    “Vijon pa pushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund!”, shkruan kryeministri në rrjete sociale.

  • Mikrodetoksi dixhital: Pushim i shkurtër, rezultate maksimale

    Mikrodetoksi dixhital: Pushim i shkurtër, rezultate maksimale

    Në epokën e teknologjisë së pandërprerë, ekranet janë bërë pjesë e pandashme e çdo momenti të ditës. Por ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të sjellë lodhje mendore, shpërqendrim dhe stres. Mikrodetoksi dixhital ofron një zgjidhje të thjeshtë: ndërprerje të shkurtra dhe të rregullta për të rifituar energjinë psikike dhe përqendrimin, pa përplasjen drastike të një “çrregullimi” më të madh.

    Filloni me ndërprerje të vogla: çdo dy orë pune me ekran, ndaloni për 3–5 minuta. Gjatë këtij pushimi, mbyllni syrit, shtrihuni ose ecni pak në dhomë. Kjo ndihmon që muskujt e syrit të relaksohen dhe që mendja të çlirohet nga intensiteti i dritës dhe informacionit. Pas çdo seance të shkurtër, truri do të rigjallërohet dhe do të jeni më të gatshëm të riktheheni në detyrë pa ndjesinë e djersitjes mendore.

    Përqendrohuni në frymëmarrje ose në vëzhgimin e mjedisit përreth. Gjatë pauzës, përkuluni drejt një dritareje, përqendrohuni te tingujt e jashtëm—një zog që këndon, breeze që luan me gjethët—dhe merrni disa frymë thellë. Kjo metodë thjeshtë e vetëdijshmërisë (mindfulness) ju ndihmon të riktheni qetësinë dhe të pakësoni tensionin që ndodh pa e kuptuar pas shumë minutash shikimi në ekran.

    Zgjidhni aktivitetet që nuk kërkojnë pajisje elektronike: shkruani me dorë disa rreshta në një fletore, shikoni një artizanat të vogël ose pini një gotë ujë të ftohtë. Këto veprime të thjeshta ndërtojnë një urë mes pauzës digjitale dhe gatishmërisë për t’u kthyer në punë. Fakti që bëni diçka tjetër – edhe pse e vogël – thyen monotonia dhe e bën trurin të ndihet i stimuluar në mënyrë të ndryshme.

    Ndërtoni këtë zakon në rutinën tuaj ditore. Mund të vendosni një kujtesë të butë në telefon—jo njoftim me zhurmë, por një dridhje diskrete—për të sinjalizuar momentin kur duhet të pushoni. Me kalimin e ditëve, trupi do të mësojë vetë të kërkojë këto pauza, pa nevojën e njoftimeve. Rezultati është një performancë më e qëndrueshme dhe një ndjenjë e fortë kontrolli mbi vëmendjen tuaj.

    Mikrodetoksi dixhital nuk synon të largojë plotësisht teknologjinë, por t’ju ndihmojë të shpërndani energjinë mendore në mënyrë më efikase. Me pauza të shkurtra, të ndërgjegjshme dhe të integruara në përditshmëri, do të përfitoni rikthim të shpejtë të fokusit, ulje të stresit dhe një ndjesi qetësie mendore—të gjitha pa sakrifikuar produktivitetin.

    Provojeni edhe sot: një pushim prej vetëm pesë minutash mund të bëjë ndryshimin midis një dite të thjeshtë dhe një dite jashtëzakonisht produktive.

  • Lega Serie A zyrtarizon kalendarin e sezonit 2025-2026: Fillimi dhe mbyllja, pa pushim dimëror

    Lega Serie A zyrtarizon kalendarin e sezonit 2025-2026: Fillimi dhe mbyllja, pa pushim dimëror

    Lega Serie A ka zyrtarizuar datat dhe formatin e sezonit të ardhshëm 2025-2026. Kampionati italian do të nisë më 24 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026.
    Sipas njoftimit, sezoni i ri do të përfshijë 38 javë, me dy ndeshje të planifikuara në mesjavë (java e 9-të dhe e 19-të). Pushimet do të jenë të kufizuara vetëm gjatë katër dritareve ndërkombëtare të FIFA-s: në shtator, tetor, nëntor dhe mars.
    Ashtu si në sezonet e fundit, nuk do të ketë pushim dimëror. Ndeshjet do të vazhdojnë edhe gjatë festave të fundvitit, me takime të planifikuara për 21 dhe 28 dhjetor 2025, si dhe 3 dhe 6 janar 2026.
    Për të shmangur konfliktet logjistike dhe për arsye sigurie, Lega ka parashikuar që skuadrat që ndajnë stadiumin ose qytetin – si Inter–Milan, Roma–Lazio, Juventus–Torino dhe Fiorentina–Pisa – të alternojnë javët si pritëse dhe si udhëtuese.
    Gjithashtu, është marrë parasysh edhe organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Për këtë arsye, stadiumi “San Siro” nuk do të jetë i disponueshëm në fillim të shkurtit 2026, duke kërkuar riorganizim të kalendarit për Interin dhe Milanin gjatë kësaj periudhe.

  • Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit myslimanë, PS rrëzon kërkesën e PD

    Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit myslimanë, PS rrëzon kërkesën e PD

    Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e premte besimtarët myslimanë të kenë 2 orë pushim për faljen e namazit.
    Gështenja kishte propozuar gjithashtu që punëdhënësi i cili kishte më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman, do të duhet të ndërtonte ambient të posaçëm për faljen e tyre,.
    Pra sipas Gështenjës, çdo besimtar duhet të kishte të drejtën që të merrte 2 orë pushim çdo të premte, me qëllim që të kishte mundësi që të falte namazin në Xhaminë më të afërt me vendin e punës.
    “Punëdhënsi ne kushtet kur ka me shumë se 50 punëtorë te besimit mysliman, do duhet te ndertoje  dhe garantoje ambient te posaçëm per faljen e tyre. Punëdhënësi do dihet te garantoje dhe respektoje oraret e faljes së të punësuarve duke sipas njoftimeve paraprake te tyre.
    Gjithashtu çdo i punësuar ka të drejtë të marr pushim 2 orë çdo të premte me qellim që të ketë mundësi të fal namazin në xhaminë më te afërt me vendin e punës”, thuhej në nismën e deputetit Gështenja.