Në të gjithë vendin po vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që zënë hapësira publike të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga operacioni në terren për prishjen e një restoranti në Tiranë, pronarët e të cilit nuk i ishin përgjigjur thirrjes së qeverisë për largimin e shtesave dhe strukturave mbi trotuare, brenda muajit korrik.
“S’ka pushim”, u shpreh Rama.
Autoritetet shtetërore kanë bërë me dije se sipërfaqja e çliruar e hapësirave publike, sidomos në kryeqytet, është duke u zgjeruar çdo ditë, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projekte të shumta për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Në fillim të muajit korrik, qeveria nisi një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike në qytetet e mëdha, ndërsa bizneseve iu dha dy javë kohë për të hequr trarët dhe tendat që zënë hapësirat publike, të cilat përdoren për parkim ose lokale.
Po ashtu, qeveria paralajmëroi ashpërsim të kuadrit ligjor për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, si dhe për inspektorët që do të tolerojnë këto ndërtime.
Tag: pushim
-

“Nuk ka pushim për lirimin e territorit”/ Zaptimi i hapësirave publike, reagon Rama ndan pamje nga aksioni
-

“S’ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga lirimi i hapësirave të zaptuara
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
Në pamje duket prishja e ndërtimeve para pallateve dhe hapësirave publike në kryeqytet.
Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.Top Channel
-

“Nuk ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqytet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Në pamje duken forcat e IKMT, të cilat shembin betonin që ka ‘zaptuar’ hapësirat publike.
Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.
Top Channel
-

“S’ka pushim”/ Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike
Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe ditën e sotme të ndajë pamje nga lirimi i hapësirave publike në vend. Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihet se është shembur një ndërtesë.
Krahas videos kryeministri shkruan: S’ka pushim. -

Pastrimi i vendit nga bllokimi i hapësirës publike, Rama poston videon: S’ka pushim
”S’ka pushim”, shkruan kryeministri Edi Rama në videon e rradhës që tregon vijimin e aksionit për çlirimin e vendit nga bllokimi që i është bërë hapësirave publike. Ndaj dhe lirimi i hapësirave publike shihet edhe si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.
-

Partizani nuk ka kohë për pushim, në fundjavë miqësore me Besën! Axhenda e caktuar nga trajneri sepse…
3 Shtator 2025
18:20
Telesport
Partizani nuk ka kohë për pushim, në fundjavë miqësore me Besën. Fillimi i kampionatit ka evidentuar jo pak probleme tek Partizani, sidomos në fazën sulmuese.
Skuadra e kryeqytetit ndaj për këtë arsye, sipas udhëzimit të trajnerit Milinkovic ka kërkuar një miqësore për të vazhduar provat dhe të shtunën më 6 shtator Partizani do të përballet me Besën.
Sfida do të luhet në Niko Dovana të Durrësit, prej orës 16.00. Partizani e ka nisur kampionatin me një fitore (1-0 ndaj Vorës) dhe një barazim (0-0 ndaj Teutës). -

Çfarë ndodhi? Cillian Murphy largohet një vit nga aktrimi
Aktori irlandez Cillian Murphy, fitues i çmimit Oscar, ka zbuluar se do të marrë një vit pushim nga aktrimi. Në një intervistë për Deadline, gjatë promovimit të filmit të tij të ri për Netflix, “Steve”, Murphy tha: “Po marr një vit pushim, duke bërë këtë punë, por në fakt nuk kam luajtur në asgjë të mirë për një kohë. Po pres vetëm që Tim Mielants të më punësojë për filmin e tij të radhës.”
Filmi “Steve” do të përqendrohet te një drejtor i një institucioni korrektues, i cili përpiqet të mbajë nxënësit nën kontroll, ndërsa lufton me shëndetin e tij mendor. Drama zhvillohet gjatë një dite vendimtare dhe është adaptim i romanit “Shy” të Max Porter. Ky do të jetë bashkëpunimi i dytë mes Murphy dhe regjisorit Mielants, pas filmit “Small Things like These” të vitit të kaluar.
Murphy foli me nostalgji për punën me regjisorin belg, duke e quajtur bashkëpunimin e tyre “me fat” dhe “të mrekullueshëm”. Megjithëse po pushon nga aktrimi, aktori ka plane të shumta për vitin e ardhshëm. Ai ka themeluar kompaninë prodhuese “Big Things Films” me Alan Moloney dhe ka blerë kinemanë Phoenix në Dingle, të cilën planifikon ta shndërrojë në një qendër arti komunitar jofitimprurëse.
Murphy vazhdon të investojë në artin dhe komunitetin, duke treguar se pasionet e tij nuk kufizohen vetëm në ekranin e madh. -

Sytë gjithë ditën në ekran? Pesë këshilla të thjeshta për t’i mbrojtur
Ekranet janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Nga email-et në laptop deri te rrjetet sociale në telefon, të rriturit kalojnë mesatarisht mbi gjashtë orë në ditë përpara ekraneve, rreth një e treta e kohës që jemi zgjuar.Kalimi drejt punës në distancë e ka përkeqësuar këtë fenomen. Takimet në Zoom, mesazhet në Slack apo dokumentet në Google nuk i japin syve asnjë pushim.Sipas optometristes Shahina Pardhan nga Universiteti Anglia Ruskin në Mbretërinë e Bashkuar, problemi kryesor është lodhja e muskujve të syrit.“Kur shikoni nga afër një ekran, si ai i telefonit, sytë duhet të fokusojnë në atë distancë të shkurtër. Kjo kërkon punë nga muskuj të veçantë në sy,” shpjegon ajo. Me kalimin e moshës, këta muskuj lodhen më lehtë dhe shfaqen problemet.Kjo mund të çojë në një sërë shqetësimesh, të njohura si Sindroma e Shikimit nga Kompjuteri (CVS), që përfshin tharje të syve, dhimbje koke, turbullim shikimi dhe lodhje.Por simptomat nuk janë të pashmangshme. Më poshtë janë pesë mënyra të thjeshta për t’i dhënë syve pak pushim dhe për të ruajtur shikimin në afatgjatë.1. Zbatoni rregullin 20-20-20Ky është një nga rekomandimet më të njohura për të reduktuar lodhjen vizuale. Çdo 20 minuta, shikoni diçka që ndodhet 6 metra larg për të paktën 20 sekonda. Kjo ndihmon në relaksimin e muskujve të syrit dhe të evitoni tharjen e tyre.2. Rregulloni vendin e punësPozicioni i ekranit ka rëndësi. Mbajeni gjithmonë në nivelin e syve për të shmangur tendosjen e qafës dhe shpinës. Ndriçimi gjithashtu ka ndikim: shmangni dritat direkte dhe reflektimet. Përdorni perde, filtra antireflektues ose vendosni ndriçim të butë dhe të shpërndarë në dhomë.3. Mos harroni të mbyllni sytëKur jemi të përqendruar te ekrani, rrahjet e qepallave bien ndjeshëm, nga 15-20 herë në minutë në vetëm 4-6 herë. Kjo shkakton tharje të syve. Vendosni një kujtesë të vogël në monitor, ose një shenjë vizuale për t’u kujtuar. Në mjedise të thata, mbani një enë me ujë ose një vazo me lule për të rritur lagështinë në ajër.4. Përdorni filtra për dritën bluDrita blu nga ekranet LED, sidomos në errësirë, mund të ndikojë negativisht në retinë dhe të shkaktojë shqetësime. Aktivizoni “modalitetin e natës” në pajisjet tuaja ose përdorni syze që filtrojnë dritën blu, veçanërisht në mbrëmje. Megjithatë, kujdes: këto filtra nuk parandalojnë sëmundjet e rënda të syrit.5. Kufizoni kohën jashtë orarit të punësEdhe kur mbaron puna, zakonisht drejtohemi te ekranet për argëtim. Këto momente shtesë lodhin sytë pa e kuptuar. Përdorni aplikacione që ju ndihmojnë të monitoroni dhe reduktoni kohën para ekranit. Aplikacioni Forest ju “rrit një pemë” sa herë që rrini larg telefonit, nëse nuk rezistoni, ajo thahet. Ndërsa OneSec ju jep një sekondë për të reflektuar para se të hapni aplikacione si Instagram, duke ju ndihmuar të frenoni zakonet automatike.Në fund të ditës, syve u duhet pushim po aq sa edhe mendjes. Ruani shëndetin e tyre me disa zakone të thjeshta. / Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Evropa e di që me Rusinë do të ketë përsëri luftë”/ Takimi Trump-Zelensky, flet gazetari: Është thjesht një lojë…
Në një analizë të thelluar mbi takimin që po zhvillohet mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë, gazetari Genc Burimi, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se thelbi i diskutimeve është çështja e garancive dhe e vlerave.
Ai theksoi se historia nuk duhet të përsëritet, duke sjellë ndër mend rastet e Mynihut, Chamberlainit dhe Daladier, të cilët i shitën Çekosllovakinë Hitlerit.
Burimi nënvizoi se sot në tryezë është një debat semantik, por jetik: pushim zjarri apo marrëveshje paqeje. Sipas tij, evropianët po synojnë një skenar të ngjashëm me atë të dy Koreve apo dy Qiprove, ku nuk ka pasur kurrë marrëveshje paqeje, por vetëm një situatë të ngrirë.
“Evropianët e dinë fare mirë se me Rusinë do të ketë përsëri luftë. Prandaj ata duan të fitojnë kohë, të armatosen dhe të mos kenë më nevojë për SHBA-në për 3-4 vjet,” u shpreh Burimi. Ai shtoi se një marrëveshje paqeje do të thotë fund i luftës dhe kjo është e papranueshme për Zelensky, i cili sipas tij pranon një pushim zjarri vetëm përkohësisht, me synimin që në të ardhmen të rikthejë luftën kur të ndjehet më i fuqishëm.
Nga ana tjetër, Trump kërkon që marrëveshja e paqes të bëhet tani. Pikërisht këtu, sipas Burimit, qëndron edhe dallimi i madh në qasjen mes SHBA-së dhe Evropës. “Prandaj evropianët shprehen qartë se nuk janë dakord me një marrëveshje paqeje. Është thjesht një lojë fjalësh,” theksoi gazetari.
Genc Burimi:
Për mua sigurisht është thelbësore historia e garancive, por kemi të bëjmë në radhë të parë me një problem vlerash. Sot kërkoi t’i evitojë vetes, kërkoi t’i evitojë historisë, kërkoi t’i evitojë brezave imazhin e Mynihut, Chamberlainit dhe Daladier, që i shiten Çekosllovakinë Hitlerit.
Pra sot është një debat semantik për shumë e shumë i rëndësishëm, pushim zjarri apo marrëveshje paqeje, këtu luhet gjithçka. Evropianët sot duan që të ketë pushim zjarri, pra për ta bërë të thjeshtë për shqiptarët, evropianët duan sot bashkë me Zelensky një situatë, një kontekst të ngjashëm me 2 Koretë, ose me 2 Qiprot, që do të thotë midis 2 Koreve apo midis 2 Qiprove nuk ka pasur kurrë marrëveshje paqeje, thjesht është ngrirë situata.
Kjo është themelorja e sotme, marrëveshje paqeje apo pushim zjarri?
Evropianët e dinë fare mirë se me Rusinë do ketë luftë, prandaj evropianët kërkojnë të fitojnë kohë, të armatosemi, mos kemi nevojë për SHBA për 3-4 vjet. Por nëse nuk bëhet pushim zjarri, nëse bëhet marrëveshje paqeje nuk ka më luftë, se është në kushtetutë pastaj, dhe këtë Zelensky nuk mund ta bëjë. Pra ai thotë: unë e pranoj, mbajeni, por kur unë të bëhem i fuqishëm do ta luftoj prapë. Kurse Trump, jo-jo thotë, unë e dua atë tani marrëveshjen e paqes. Prandaj kanë shkuar evropianët të thonë që ne nuk jemi dakord me marrëveshje paqeje, është lojë fjalësh. -

‘Është lojë fjalësh’/ Burimi: Trump kërkon paqe tani, Zelenksy synon të fitojë kohë, Evropa e di që me Rusinë do të ketë përsëri luftë
Në një analizë të thelluar mbi takimin që po zhvillohet mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë, gazetari Genc Burimi, i ftuar në një intervistë në Syri TV, deklaroi se thelbi i diskutimeve është çështja e garancive dhe e vlerave.
Ai theksoi se historia nuk duhet të përsëritet, duke sjellë ndër mend rastet e Mynihut, Chamberlainit dhe Daladier, të cilët i shitën Çekosllovakinë Hitlerit.
Burimi nënvizoi se sot në tryezë është një debat semantik, por jetik: pushim zjarri apo marrëveshje paqeje. Sipas tij, evropianët po synojnë një skenar të ngjashëm me atë të dy Koreve apo dy Qiprove, ku nuk ka pasur kurrë marrëveshje paqeje, por vetëm një situatë të ngrirë.
“Evropianët e dinë fare mirë se me Rusinë do të ketë përsëri luftë. Prandaj ata duan të fitojnë kohë, të armatosen dhe të mos kenë më nevojë për SHBA-në për 3-4 vjet,” u shpreh Burimi. Ai shtoi se një marrëveshje paqeje do të thotë fund i luftës dhe kjo është e papranueshme për Zelensky, i cili sipas tij pranon një pushim zjarri vetëm përkohësisht, me synimin që në të ardhmen të rikthejë luftën kur të ndjehet më i fuqishëm.
Nga ana tjetër, Trump kërkon që marrëveshja e paqes të bëhet tani. Pikërisht këtu, sipas Burimit, qëndron edhe dallimi i madh në qasjen mes SHBA-së dhe Evropës. “Prandaj evropianët shprehen qartë se nuk janë dakord me një marrëveshje paqeje. Është thjesht një lojë fjalësh,” theksoi gazetari.
Burimi:
Për mua sigurisht është thelbësore historia e garancive, por kemi të bëjmë në radhë të parë me një problem vlerash. Sot kërkoi t’i evitojë vetes, kërkoi t’i evitojë historisë, kërkoi t’i evitojë brezave imazhin e Mynihut, Chamberlainit dhe Daladier, që i shiten Çekosllovakinë Hitlerit.
Pra sot është një debat semantik për shumë e shumë i rëndësishëm, pushim zjarri apo marrëveshje paqeje, këtu luhet gjithçka. Evropianët sot duan që të ketë pushim zjarri, pra për ta bërë të thjeshtë për shqiptarët, evropianët duan sot bashkë me Zelensky një situatë, një kontekst të ngjashëm me 2 Koretë, ose me 2 Qiprot, që do të thotë midis 2 Koreve apo midis 2 Qiprove nuk ka pasur kurrë marrëveshje paqeje, thjesht është ngrirë situata.
Kjo është themelorja e sotme, marrëveshje paqeje apo pushim zjarri?
Evropianët e dinë fare mirë se me Rusinë do ketë luftë, prandaj evropianët kërkojnë të fitojnë kohë, të armatosemi, mos kemi nevojë për SHBA për 3-4 vjet. Por nëse nuk bëhet pushim zjarri, nëse bëhet marrëveshje paqeje nuk ka më luftë, se është në kushtetutë pastaj, dhe këtë Zelensky nuk mund ta bëjë. Pra ai thotë: unë e pranoj, mbajeni, por kur unë të bëhem i fuqishëm do ta luftoj prapë. Kurse Trump, jo-jo thotë, unë e dua atë tani marrëveshjen e paqes. Prandaj kanë shkuar evropianët të thonë që ne nuk jemi dakord me marrëveshje paqeje, është lojë fjalësh.