Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i ka dhënë fjalën de Interpelancën e kërkuar me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar fjalën.
Pasi Peleshi i tha se nuk ka të drejtë pasi ishin në proces votimi dhe nuk ishin në debat e as nuk iu përmend emri, Berisha u vendos në Foltore duke mos lejuar vijimin e seancës.
Peleshi në këto momente ndërpreu seancën duke vendosur 5 minuta pushim.
Tag: pushim
-

Berisha bllokon foltoren/ Ndërpritet seanca: 5 minuta pushim!
-

Gjyqi paraprak për dosjen “Veliaj”, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes
Këtë të premte po zhvillohet gjyqi paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të akuzuarve të tjerë, mes tyre ish-deputetes Klotilda Bushka e cila akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në seancën që po zhvillohet me dyer të mbyllura raporton gazetarja Anila Hoxha, avokatët kanë kërkuar sërish nxjerrin nga “kafazi të Erion Veliajt”.
Të pandehurit e tjerë po parashtrojnë përmes avokatëve kërkesat e tyre, mes tyre edh Bushka, e cila ka kërkuar pushim të çështjes.
Veliaj nuk është i pranishëm, ndërsa kërkesës së tij për ta nxjerrë nga kafazi, gjykata iu përgjigj: “Për të pandehurit nën arrest gjykatat po procedojnë në këtë mënyrë prej vitit 1993”.Top Channel
-

A njeh kanceri pushim? Pacientët e Onkologjikut mbeten pa trajtim, shtyhen seancat e kimioterapisë
Gazetari Osman Stafa, ka denoncuar ditën e sotme një tjetër situatë në lidhje me Onkologjikun.
Në një postim në rrjete sociale, Stafa thotë se seancat për kimioterapi për pacientët me kancer janë shtyrë për shkak të pushimeve të stafit mjekësor.
Sipas tij një pacient me kancer, i cili duhej të kryente kimioterapinë në intervalin standard prej 21 ditësh, është njoftuar se trajtimi do të shtyhet deri të martën, pra pas 25 ditësh.
Ai pyet pse ndodh kjo, kur protokolli mjekësor e përcakton qartë frekuencën e terapisë.
“A njeh kanceri pushim? Mjekët duhet të bëjnë pushime, por cila prevalon, e drejta për pushim, apo e drejta për trajtim sipas protokollit, me qëllim mposhtjen e kancerit.
A është korrekte që sot, e premte, një pacient me kancer, që duhet të bënte kimioterapi (marrim njëherë në 21 ditë) duhet ta bëj këtë së paku të martën, pas 25 ditëve.
Nëse lejohet, atëherë pse protokolli thotë që kimio duhet të bëhet njëherë në 21 ditë?”,- shkruan Stafa në fb. -

250 ditë pushim dhe një rrogë mbi 10 mijë euro në muaj, por ‘askush’ s’e do, njihuni me punën e ëndrrave
Të kesh 250 ditë pushim në vit, mbi 130 mijë euro pagë dhe mjaft kohë për projektet personale tingëllon si puna e ëndrrave. Por për Amalie Lundstad, 29 vjeç, inxhiniere procesesh në një platformë nafte pranë brigjeve të Norvegjisë, kjo jetë vjen me shumë sakrifica. Mediat daneze tregojnë historinë e saj: tre vite duke punuar e izoluar në det, larg familjes dhe miqve, në një nga mjediset më të ashpra të punës.
Ajo punon me turne dyjavorë, me nisje që para orës gjashtë të mëngjesit ose në mbrëmje. Çdo ditë fillon me ndërrimin e ekipit, planifikimin e detyrave dhe kontrollet e sigurisë. Si përgjegjëse zone, Amalie duhet të garantojë funksionimin e saktë dhe të sigurt të proceseve teknike të platformës. “Punojmë gjithmonë dyshe. Parimi i ‘katër syve’ është thelbësor, sepse çdo gabim mund të ketë pasoja fatale”, shpjegon ajo, duke theksuar sasitë e mëdha të energjisë që kalojnë nëpër tubacione, shkruan A2.
Presioni psikologjik, izolimi dhe mungesat e gjata larg familjes bëjnë që shumë njerëz të mos e përballojnë dot këtë punë. Por sipas saj, shpërblimi është një jetë me liri të jashtëzakonshme. Platforma ka palestër, simulator golfi dhe aktivitete të tjera që e ndihmojnë ekipin të çlirohet nga stresi. Edhe pse është një nga të paktat gra atje, ajo është mësuar me ritmin dhe atmosferën.
Me gati 90 mijë ndjekës në Instagram, Amalie dokumenton përditshmërinë e saj dhe këshillon të rinjtë që mendojnë një karrierë të ngjashme. Por paralajmëron: koha e lirë është e bollshme, por jo fleksibël. “Ke shumë pushime, por nuk i zgjedh dot vetë. Humb festa, dasma, pushime me miq – sepse turni nuk ndryshon”. Për të, çelësi është që njeriu të ketë gjithmonë një qëllim dhe një plan, ndryshe jeta mes valëve bëhet e vështirë. -

Bellingham shkëmben fanellën me Asllanin në pushim, tifozët anglezë “nuk e falin”
Jude Bellingham u kthye në protagonist të rrjeteve sociale mbrëmjen e së dielës, pasi kamera e kapën duke shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllani, në pushimin e ndeshjes eliminatore të Botërorit në Tiranë. Mesfushori i Real Madridit u pa duke ndërruar bluzat me Asllanin teksa skuadrat po largoheshin drejt tunelit, një veprim që zakonisht ndodh pas përfundimit të ndeshjes.
Ky moment shkaktoi reagime të menjëhershme nga tifozët, të cilët e panë ndërrimin e fanellave gjatë pjesës së parë si të pazakontë për një ndeshje zyrtare. “Bellingham po ndërron fanellën në pushim??? Këtë e bën në fund të ndeshjes!”, shkroi një tifoz i revoltuar. Ndërkohë një tjetër komentoi: “Është ndeshje ndërkombëtare, çfarë po bën?!”.
Shpejt reagimet u kthyen në humor. Një përdorues postoi imazhin e trajnerit të Nottingham Forest, Sean Dyche, me mbishkrimin e famshëm “utter woke nonsense”, një meme e përdorur shpesh në debatet për futbollin modern. Të tjerë shpërndanë foton ikonike të Roy Keane me shikimin e tij të zemëruar, duke ironizuar situatën: “Bellingham shkëmben fanella në pushim…”.
Pavarësisht zhurmës online, episodi nuk e zbehu fitoren e Anglisë, që në Tirane kërkonte të mbyllte grupin me 100% fitore, pasi e kishte siguruar prej kohësh vendin e parë në Grupin F. Shqipëria, nga ana tjetër, kishte prerë biletën për “play-off” pas triumfit kundër Andorrës disa ditë më parë.
Bellingham u rikthye titullar në këtë sfidë, pasi ndaj Serbisë kishte nisur nga stoli. Megjithatë, në fund të mbrëmjes, ai u komentua më shumë për një moment jashtë fushe sesa për lojën e tij. -

Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’ka pushim, do të çlirohen të tëra pa përjashtim
Kryeministri Rama ka ndarë pasditen e sotme pamje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Rama thekson se nuk do të ketë pushim, derisa hapësirat publike të zaptuara të çlirohen të gjitha.
“S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan kryeministri.Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.
-

“Pa përjashtim”/ ‘Matrapiku’ Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim
Kryeministri Rama ka ndarë pasditen e sotme pamje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Rama thekson se nuk do të ketë pushim, derisa hapësirat publike të zaptuara të çlirohen të gjitha.
“S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan ai.
Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen. -

VIDEO / Rama: S’ka pushim, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim e pa përjashtim
Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga operacionet që po zhvillohen në terren për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni, duke deklaruar se “S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim.”
Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike të viteve të shkuara, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë.
Sipas kryeministrit, operacioni nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces i nisur prej muajit korrik, i cili do të zbatohet me prioritet në të gjithë territorin gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisë.
Për të goditur më fort fenomenin e ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal janë parashikuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
Ndërkohë, sipas portalit “Hapësira Ime Publike”, ku qytetarët kanë mundësi të denoncojnë rastet abuzive, deri më sot janë regjistruar 15,705 denoncime, prej të cilave 12,006 janë zgjidhur, ndërsa 3,699 raste ndodhen ende në proces shqyrtimi. -

Lirimi i hapësirave publike/ Rama nxjerr tjetër video nga aksioni: S’ka pushim!
Në të gjithë territorin e vendit vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.
Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.
“S’ka pushim”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e disa ndërtimeve pa leje në Shkodër dhe disa opinione të qytetarëve.
Qytetarët e vlerësuan këtë ndërhyrje si pozitive, teksa shprehen se shembja e tyre është e drejtë, ia ka vlejtur, pasi kishin bllokuar rrugët e qytetit.
Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
