POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në fshatin Çërril, duke punuar me mjet bujqësor (zetor), në tokën e tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: punuar
-

Memaliaj, 58-vjeçari aksidentohet me zetor duke punuar tokën
-

Do të ‘sakrifikohet’ për të futur Metën në Kuvend? Blushi: Këto pyetje bëjuani atyre që kanë punuar kundër tij
Tedi Blushi
Tedi Blushi: Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës.
-

Këshilltari i LaCivita: Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Berisha
Këshilltari i kryestrategut të ASHM Chris LaCivita, Philip Griffin në takim përmbyllës të Sali Berishës në Has, ai tha se në 20 vite politikë nuk kishte njohur dikë që të ketë punuar më shumë se Berisha.
Ai bëri thirrje që shqiptarët të votojnë për të bërë histori dhe të çojë në pushtet PD.
“Përshëndetje! Çfarë pjesëmarrjeje e mrekullueshme! Faleminderit! Së pari, ju sjell përshëndetjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam këtu për t’ju thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë interes për Shqipërinë dhe për zgjedhjet që më 11 Maj. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve.
Ne bëmë histori në Amerikë në Nëntor. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë. Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor, por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte. Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu. Pikërisht. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.
Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Dr. Berisha. Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me miqtë tuaj, me fqinjët, me familjen tuaj, duhet të bëni që të gjithë të dalin e të votojnë. Çdokush që është në miting tani, shikoni njëri-tjetrin në sy. Shikoni majtas-djathtas. Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe duhet t’i bëni vetes pyetjen: A do ta bëjmë historinë së bashku? Përgjigjja ime është: Po, ne do të bëjmë histori”, tha Philip Grifin, këshilltari LaCivita. -

Këshilltari i këshilltarit të Berishës: S’kam njohur asnjë politikan që ka punuar aq shumë se Saliu

Francë/ U kap duke punuar në fermë kanabisi, dënohet me tre vite burg i riu shqiptar
Me 3 vite burg është dënuar një 32-vjeçar shqiptar nga autoritet franceze, pasi u kap duke punuar në një fermë kanabisi. Plantacioni me kanabis u zbulua në një fshat me vetëm 250 banorë, në zonën midis Mende dhe Saint-Chély-d’Apcher, në Lozère.
Brenda një shtëpie shumëkatëshe, autoritetet sekuestruan 132 bimë marijuane si dhe pajisje të specializuara për kultivimin e tyre. Sipas mediave franceze, çdo kat i ndërtesës ishte përshtatur për faza të ndryshme të kultivimit, duke e kthyer banesën në një laborator të sofistikuar të paligjshëm.
Gjykata urdhëroi gjithashtu deportimin e tij pas përfundimit të dënimit, duke i ndaluar kthimin në Francë në mënyrë të përhershme.
Autoritetet franceze e cilësuan këtë rast si një goditje të rëndësishme kundër kultivimit të paligjshëm të drogës në zona rurale të vendit, ku shpesh aktivitetet kriminale përpiqen të kalojnë pa u vënë re. -

“Pensionistët s’po vdesin, unë s’vij nga hëna” – Luljeta Bozo: Ne jemi mësuar të kursejmë, s’e kemi problem
Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë deputete, ishte e ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin mbrëmjen e së dielës në A2 CNN, nga ku ndër të tjera tregoi si pranoi të bëhet deputete. Bozo zbuloi se kishte dy objektiva.
“Unë pranova të bëhem deputete me dy objektiva. Të parën kisha objektivin që të bëjë sa mund të bëjë një njeri, të lëvizë me atë fuqi që mund t’i japë posti në drejtim të pensionistëve, të cilët janë një shtresë që ka punuar shumë për Shqipërinë, kanë punuar me pasion të madh. Sot janë një shtresë që nuk shpërblehen për atë që kanë bërë.
Ata nuk janë pak, por një e treta e popullsisë. Në të gjithë botën punojnë 4-5 veta që të hajë një pensionist. Tek ne janë një ose dy veta që të hajë një pensionist. Ka një defekt të madh që nuk korrigjohet me sustë. Njerëzit kanë punuar në të zezë, kështu nuk del pensioni. Skema kështu është në të gjithë botën. Ky nuk është një objektiv i arritur, por ka hyrë në rrugën e duhur.
Objektivi i dytë ishte pas tërmetit të vitit 2019 ku nuk do të ishin bërë të gjitha ato shkatërrime nëse në treg do të kishin dalë profesionistët. Nuk janë në atë tabelë elektronike. Ky grupi i madh që janë në licenca do të kalojë në këtë treg, atë të tjerët duhet të japin një provim”, tha Bozo. -

“Inxhinierja që u bë deputete”, Luljeta Bozo rrëfen si iu fut politikës: Kisha dy objektiva
Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë deputete, ishte e ftuar në një emision televiziv, nga ku ndër të tjera tregoi si pranoi të bëhet deputete. Bozo zbuloi se kishte dy objektiva.
“Unë pranova të bëhem deputete me dy objektiva. Të parën kisha objektivin që të bëjë sa mund të bëjë një njeri, të lëvizë me atë fuqi që mund t’i japë posti në drejtim të pensionistëve, të cilët janë një shtresë që ka punuar shumë për Shqipërinë, kanë punuar me pasion të madh. Sot janë një shtresë që nuk shpërblehen për atë që kanë bërë.
Ata nuk janë pak, por një e treta e popullsisë. Në të gjithë botën punojnë 4-5 veta që të hajë një pensionist. Tek ne janë një ose dy veta që të hajë një pensionist. Ka një defekt të madh që nuk korrigjohet me sustë. Njerëzit kanë punuar në të zezë, kështu nuk del pensioni. Skema kështu është në të gjithë botën. Ky nuk është një objektiv i arritur, por ka hyrë në rrugën e duhur.
Objektivi i dytë ishte pas tërmetit të vitit 2019 ku nuk do të ishin bërë të gjitha ato shkatërrime nëse në treg do të kishin dalë profesionistët. Nuk janë në atë tabelë elektronike. Ky grupi i madh që janë në licenca do të kalojë në këtë treg, atë të tjerët duhet të japin një provim”, tha Bozo -

EMRI/ 71-vjeçari pret krahun duke punuar në një gurore në Dimal, dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë
Një aksident në punë ka ndodhur sot në një nga firmat e gurëve (guroret), që operojnë në bashkinë Dimal.
Mësohet se 71-vjeçari, Petraq Prifti, banues në Dimal, ka qenë duke punuar por një nga makineritë i ka kapur krahun, duke e aksidetuar rëndë.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.
-

Ishte duke punuar, 47-vjeçari rrëzohet nga pallati në Përmet
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke punuar në një objekt, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Conceição: Mbrojtja me tre na jep më tepër ekuilibruar. Europa? Mendojmë ditë pas dite…
Sergio Conceição nuk mund të mos e niste konferencën për shtyp, pas fitores me Udeinese, me dëmtimin e Maignan: “Ishte një skenë që më la shumë përshtypje. Kishim dy lojtarë tanë të shtrirë në tokë, kishte kaos, shqetësim… Duhet të përgëzoj publikun e Udines që duartrokiti një lojtar, që më parë e kishte fishkëllyer. Një gjest i jashtëzakonshëm, në shumë vite në futboll e kam parë shumë rrallë”.
Trajneri kuqezi foli më pas për zgjedhjet taktike: “Kemi punuar për mbrojtjen me tre edhe gjatë pushimit (kualifikueseve të kombëtareve). Këtë herë kemi punuar me këtë ide si me topin, ashtu edhe pa të, sepse më në fund kishim një javë të plotë për t’u stërvitur. Jemi më të mbrojtur në këtë mënyrë, pata ndjesi pozitive. Tani fillojmë të mendojmë për Atalantën, sonte pashë një skuadër të ekuilibruar”.
“Ndeshja më e bukur nën drejtimin tim? Fitorja më e bukur ende nuk ka ardhur, – shtoi portugezi. – Theo Hernandez? Të gjithë e dimë që në aspektin ofensiv është një nga më të mirët në botë, në rolin e tij. Donim t’i jepnim më shumë mbrojtje dhe me këtë sistem ai është më i mbrojtur.
Kemi punuar që Jovic të bëjë lëvizje për të liruar hapësira, duke zbritur thellë apo shkuar në thellësi. E kemi bërë këtë zgjedhje, sepse kundërshtari ishte shumë fizik, donim të përfitonim nga shpejtësia jonë.
Një vend në Europë? Duhet të mendojmë ditë pas dite, nuk ka më nevojë të flasim për këtë. Kanë rëndësi vetëm rezultatet, le të përqendrohemi në to”.