Tag: punuar

  • Vitet e punës, ligji i ri: Periudhat që njihen automatikisht! Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension! Aplikimi, formulari e dokumentet që duhen

    Vitet e punës, ligji i ri: Periudhat që njihen automatikisht! Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension! Aplikimi, formulari e dokumentet që duhen

    Pas shumë vitesh pritjeje dhe paqartësish, më në fund është krijuar një mundësi për mijëra qytetarë që kanë punuar gjatë periudhës komuniste, por që nuk kanë mundur të përfitojnë të drejtën për pension.

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin e ligjit të ri 7/2025, në të cilin vitet e punës të kryera përpara vitit 1991 do të njihen automatikisht si periudha sigurimi, pa qenë nevoja që qytetarët të përballen me gjykata, padi apo pengesa burokratike që kanë rënduar shpesh mbi ta. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonominë shtetërore, në kooperativat bujqësore apo në ndërmarrjet socialiste të asaj kohe, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit ose procedurave të vështira, kanë mbetur jashtë skemës së drejtë të përfitimit të pensionit.

    Për herë të parë, aplikimi për këtë njohje mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë pranë zyrës së Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, ku çdo qytetar ndihmohet për të plotësuar kërkesën dhe për të dorëzuar një set të thjeshtuar dokumentesh.

    Formulari i aplikimit plotësohet në zyrë, me ndihmën e specialistit të ISSH-së dhe përfshin të dhënat personale të aplikuesit, si dhe një deklaratë të vetëdijshme që ai ose ajo nuk ka qenë i dënuar me vendim gjykate gjatë periudhës së pretenduar të punës.

    Ajo që ka rëndësi thelbësore në këtë proces është vendbanimi që qytetari ka pasur gjatë viteve të punës përkatëse – nëse ka banuar në një fshat, mund të përfitojë njohjen e punës në kooperativë; nëse ka jetuar në qytet, përfiton për vitet e punës në ndërmarrjet shtetërore.

    Ky informacion verifikohet përmes regjistrave të gjendjes civile dhe nuk është më detyrë e qytetarit të provojë çdo detaj me dokumente të pamundura për t’u siguruar pas kaq shumë vitesh. Për ata që kanë një pjesë të librezës së punës ose ndonjë vërtetim të mbetur nga ndërmarrjet e vjetra, këto shërbejnë si mbështetje, por nuk janë më të domosdoshme për të përfituar.

    Madje, edhe në mungesë të tyre, institucionet e sigurimeve i kryejnë vetë kërkimet dhe verifikimet në arkiva apo në bashki. Çdo element i mbetur pezull deri më tani, çdo pengesë ligjore që kërkonte avokat ose gjykatë, tashmë është zëvendësuar me një procedurë të thjeshtuar dhe të aksesueshme për të gjithë. Kjo nismë është një hap i vonuar, por i nevojshëm drejt barazisë dhe vlerësimit të kontributit të atyre që e mbajtën ekonominë në këmbë në dekada të vështira.

    Tashmë, pensioni nuk është më privilegj i atyre që kanë ruajtur letra, por e drejtë e atyre që kanë punuar vërtetë. Për shumë qytetarë që sot jetojnë me pension minimal ose aspak, kjo është një dritare e re shprese.

    1. Dokument identifikimi: Kartë identiteti ose pasa- DORËZUAR portë e vlefshme.

    2. Vërtetim i vendbanimit historik: Ky dokument merret në zyrën e gjendjes civile dhe tregon që gjatë viteve përkatëse (psh., 1975-1990) keni banuar në një fshat (nëse keni punuar në kooperativë) ose qytet (nëse keni punuar në ndërmarrje shtetërore). Nëse nuk gjendet vërtetim i asaj kohe, mund të përdoret edhe një deklaratë noteriale nga të afërm ose dëshmitarë.

    3. Libreza e punës ose vërtetime pune (nëse ekzistojnë): Edhe nëse keni vetëm pjesë të fragmentuara të saj. Në mungesë, ISSH e verifikon vetë, bazuar në të dhënat nga ish-Ndërmarrjet Shtetërore, Komunat ose Arkivat.

    4. Deklaratë personale që nuk jeni dënuar me vendim gjykate: Kjo deklaratë bëhet me shkrim në zyrën e ISSH, bashkë me formularin.

    5. Në raste të caktuara, vërtetim që aplikimi është në proces gjyqësor ose administrativ (nëse po kërkoni rishikim të vendimit të mëparshëm).

    Një zonjë, e lindur në vitin 1953, ka punuar në kooperativën bujqësore të Beratit nga viti 1971 deri më 1989. Ajo kishte vetëm një vërtetim pune të pjesshëm, por s’mund të merrte pension të plotë. Sot, me ligjin e ri, ajo aplikon te ISSH me: kartë identiteti, vërtetim nga gjendja civile që banonte në fshat në vitet 1971– 1989, deklaratë që nuk ka qenë e dënuar dhe vërtetim pune që ekziston pjesërisht. Brenda 45 ditëve, ajo përfiton njohjen e 18 viteve si periudhë sigurimi dhe një shtesë në pension.

    -Nuk ka asnjë tarifë aplikimi, është falas.

    -Kohëzgjatja e shqyrtimit: 30–60 ditë zakonisht, në varësi të verifikimeve.

    -Nëse kërkesa pranohet, pensioni përllogaritet nga data e dorëzimit të aplikimit.

    -Nuk nevojitet gjyq, edhe nëse më parë është kërkuar me padi.

  • Izolohen flakët në Shkopet, zjarrfikësit punojnë për të shuar plotësisht vatrën edhe në Dukat

    Izolohen flakët në Shkopet, zjarrfikësit punojnë për të shuar plotësisht vatrën edhe në Dukat

    Vatra e zjarrit në zonën e Shkopetit është drejt vënies nën kontroll. Në terren ndërhynë forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të bashkisë se Kurbinit dhe Matit, forcat e policisë dhe ato të ushtrisë.

    Gjatë gjithë natës grupet që kanë qenë në terren kanë punuar me pompa shpine për të fikur zjarrin.
    Në orët e para të ditës së sotme është bërë e mundur që zjarri të izolohej, ndërsa ka vijuar puna për ta mbajtur në monitorim si dhe për të fikur trungjet e pemëve që të mos riaktivizohet.

    Po ashtu mësohet se ka pasur edhe shpërthime të fishekëve luftarak, të cilët mund të kenë qenë prej vitesh në zonë.
    Ndërkohë në Dukat prej orëve të para të mëngjesit është punuar sërish në terren nga forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile si dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
    Zjarri u riaktivizua për shkak të temperaturave të larta, të ndihmuara edhe nga era e fortë në zonë duke paraqitur rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.
    Në ndihmë të tyre erdhi edhe një helikopter që hodhi ujë mbi zonat më problematike.
    /vizionplus.tv

  • Po hapte pus uji, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

    Po hapte pus uji, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

    Një 55-vjeçar ka humbur jetën duke punuar sot në Koplik.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, ku shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
     

    Top Channel

  • Michael Douglas: “S’dua të vdes në shesh xhirimi!”

    Michael Douglas: “S’dua të vdes në shesh xhirimi!”

    Fituesi dy herë i çmimit Oscar, Michael Douglas, ka zbuluar se mund të ketë mbaruar me aktrimin, duke thënë se “nuk ka asnjë qëllim të vërtetë” për t’u rikthyer në industri.
    Duke folur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në Republikën Çeke për të shënuar 50-vjetorin e filmit “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” – të cilin ai e bashkëprodhoi – aktori dhe producenti 80-vjeçar tha se nëse “diçka e veçantë” nuk do të vinte për të, ai nuk do të aktronte përsëri.

    Roli i tij i fundit ishte si Benjamin Franklin në serialin e Apple TV+ “Franklin”, i filmuar në vitin 2022 dhe i transmetuar në vitin 2024.
    “Kam pasur një karrierë shumë të ngjeshur. Nuk kam punuar që nga viti 2022, me qëllim, sepse kuptova se duhej të ndalesha“, tha Douglas.
    “Kam punuar shumë për gati 60 vjet dhe nuk doja të isha një nga ata djem që bien të vdekur në shesh xhirimi.”
    “Jam shumë i lumtur që kam bërë një pushim. Nuk kam ndonjë qëllim të vërtetë. Por nuk po them se jam në pension, sepse nëse do të dilte diçka e veçantë, do të kthehesha. Por përndryshe, jam mjaft i lumtur. Më pëlqen ta shoh gruan time (aktoren Catherine Zeta-Jones) duke punuar.”

    Në vitin 2010, Douglas iu nënshtrua kimioterapisë dhe rrezatimit për kancerin e fytit në fazën e katërt. Në Karlovy Vary, ai tha se ishte “i lumtur” që kishte shmangur një operacion që do të thoshte se ai nuk mund të fliste më dhe heqjen e një pjese të nofullës së tij:
    “Kjo do të ishte mjaft kufizuese për një aktor”.
    Ai foli gjithashtu për gjendjen aktuale të politikës në SHBA.
    “Kam një ndjesi se vendi im po ‘luan me autokracinë’”.

    “Në përgjithësi, e shoh si një kujtesë se sa e çmuar është demokracia, sa e cenueshme është dhe se si duhet të mbrohet gjithmonë. Shpresoj që ajo që po kalojmë tani të jetë një kujtesë për të gjithë punën e madhe që çekët bënë për të fituar lirinë dhe pavarësinë e tyre. Politika tani duket si një biznes për fitim. Paraja hyri në demokraci si një burim fitimi. Njerëzit tani hyjnë në politikë për të fituar para. Ne dikur ushqenim një ideal, një idealizëm në SHBA, i cili nuk ekziston tani”.
    Ai shtoi se “nuk do të hyjë në shumë detaje” sepse “lajmet flasin vetë”.
    “Unë vetë jam i shqetësuar, jam nervoz dhe mendoj se të gjithë kemi përgjegjësi të kujdesemi për veten tonë”, shtoi Douglas. /tesheshi.com/

  • Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

    Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

    Fituesi dy herë i çmimit Oscar, Michael Douglas, ka zbuluar se mund të ketë mbaruar me aktrimin, duke thënë se “nuk ka asnjë qëllim të vërtetë” për t’u rikthyer në industri.
    Duke folur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në Republikën Çeke për të shënuar 50-vjetorin e filmit “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” – të cilin ai e bashkëprodhoi – aktori dhe producenti 80-vjeçar tha se nëse “diçka e veçantë” nuk do të vinte për të, ai nuk do të aktronte përsëri.

    Roli i tij i fundit ishte si Benjamin Franklin në serialin e Apple TV+ “Franklin”, i filmuar në vitin 2022 dhe i transmetuar në vitin 2024.
    “Kam pasur një karrierë shumë të ngjeshur. Nuk kam punuar që nga viti 2022, me qëllim, sepse kuptova se duhej të ndalesha“, tha Douglas.
    “Kam punuar shumë për gati 60 vjet dhe nuk doja të isha një nga ata djem që bien të vdekur në shesh xhirimi.”
    “Jam shumë i lumtur që kam bërë një pushim. Nuk kam ndonjë qëllim të vërtetë. Por nuk po them se jam në pension, sepse nëse do të dilte diçka e veçantë, do të kthehesha. Por përndryshe, jam mjaft i lumtur. Më pëlqen ta shoh gruan time (aktoren Catherine Zeta-Jones) duke punuar.”

    Në vitin 2010, Douglas iu nënshtrua kimioterapisë dhe rrezatimit për kancerin e fytit në fazën e katërt. Në Karlovy Vary, ai tha se ishte “i lumtur” që kishte shmangur një operacion që do të thoshte se ai nuk mund të fliste më dhe heqjen e një pjese të nofullës së tij:
    “Kjo do të ishte mjaft kufizuese për një aktor”.
    Ai foli gjithashtu për gjendjen aktuale të politikës në SHBA.
    “Kam një ndjesi se vendi im po ‘luan me autokracinë’”.

    “Në përgjithësi, e shoh si një kujtesë se sa e çmuar është demokracia, sa e cenueshme është dhe se si duhet të mbrohet gjithmonë. Shpresoj që ajo që po kalojmë tani të jetë një kujtesë për të gjithë punën e madhe që çekët bënë për të fituar lirinë dhe pavarësinë e tyre. Politika tani duket si një biznes për fitim. Paraja hyri në demokraci si një burim fitimi. Njerëzit tani hyjnë në politikë për të fituar para. Ne dikur ushqenim një ideal, një idealizëm në SHBA, i cili nuk ekziston tani”.
    Ai shtoi se “nuk do të hyjë në shumë detaje” sepse “lajmet flasin vetë”.
    “Unë vetë jam i shqetësuar, jam nervoz dhe mendoj se të gjithë kemi përgjegjësi të kujdesemi për veten tonë”, shtoi Douglas. /tesheshi.com/

  • PL: 52% e qytetarëve marrin pension të pjesshëm! Në 12 vite, qeveria garantoi varfëri

    PL: 52% e qytetarëve marrin pension të pjesshëm! Në 12 vite, qeveria garantoi varfëri

    Partia e Lirisë akuzon qeverinë Rama, duke thënë se ka dështuar me politikat sociale. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Myrvete Asqeri thotë se sipas të dhënave zyrtare, 52% e qytetarëve që dolën në pension në vitin 2024 nuk përfitojnë pension të plotë, por të pjeshëm. Kjo shifër për të tregon dramën sociale që ka shkaktuar qeveria, e cila në këto vite vetëm ka promovuar propagandë dhe shifra boshe. ”Reforma e pensioneve e vitit 2014, që kërkon nga 35 në 40 vite sigurim për një pension të plotë, nuk është reformë, është dënim me mjerim për një brez të tërë që ka punuar me ndershmëri, por është lënë jashtë sistemit nga politikat korruptive dhe mungesa e shtetit ligjor. Një reformë që u bë në një vend ku gjysma e ekonomisë ka qenë në të zezë, ku mijëra shqiptarë kanë punuar pa kontratë, dhe ku shteti ka munguar sistematikisht”, u shpreh ajo.
    Deklarata e plotë:

    Sot, Shqipëria përballet me një nga pasqyrat më të errëta të dështimit shtetëror dhe social. Sipas të dhënave zyrtare, 52% e qytetarëve që dolën në pension në vitin 2024 nuk përfitojnë pension të plotë, por të pjeshëm. Janë mijëra burra dhe gra që kanë punuar një jetë të tërë, që sot e gjejnë veten të dënuar nga sistemi që i braktisi. Ky nuk është një problem statistikor, por është një dramë sociale e bërë nga një qeveri që nuk ka pasur as vullnetin, as vizionin dhe as ndërgjegjen për të ndërtuar një shtet social.
    Ky është një dështim total i politikave sociale të kësaj qeverie, që për 10 vjet me radhë ka promovuar propagandë dhe shifra boshe. Reforma e pensioneve e vitit 2014, që kërkon nga 35 në 40 vite sigurim për një pension të plotë, nuk është reformë, është dënim me mjerim për një brez të tërë që ka punuar me ndershmëri, por është lënë jashtë sistemit nga politikat korruptive dhe mungesa e shtetit ligjor.
    Një reformë që u bë në një vend ku gjysma e ekonomisë ka qenë në të zezë, ku mijëra shqiptarë kanë punuar pa kontratë, dhe ku shteti ka munguar sistematikisht. Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2024, vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7%, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.
    Sot, pas 12 vitesh qeverisje, e vetmja gjë që qeveria garanton për pensionistët është varfëri dhe pasiguri. Pensioni i pjesshëm është kthyer në normë, jo përjashtim. Pagesat për ilaçe e shërbime bazë nuk mbulohen dot nga pensioni, ndërkohë që luksi i pushtetarëve rritet, klientelizmi forcohet dhe buxheti i shtetit vidhet çdo ditë përmes PPP-ve dhe tenderëve të dyshimtë.
    Partia e Lirisë e ka dinjitetin e pensionistëve si prioritet të padiskutueshëm. Programi ynë, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, është i qartë, i drejtë dhe i realizueshëm: Pension minimal jo më pak se minimumi jetik (200 € në muaj), cdo qytetar shqiptar ka të drejtë të mos jetojë në mjerim në pleqëri, por me dinjitet. Indeksim progresiv automatik i pensioneve sipas inflacionit real, jo me përqindje simbolike. Kthim i bonusit të fundvitit si e drejtë ligjore, jo si favor elektoral.
    Subvencionim i barnave dhe shërbimeve mjekësore për moshën e tretë. Nëse nuk ndryshojmë këtë realitet sot, po i themi brezave që vijnë: “Puno, kontribuo dhe kur të vish në moshën e pensionit… do të harrohesh.” Kjo nuk është e pranueshme. Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka që kjo padrejtësi historike të marrë fund. Pensioni nuk është lëmoshë, por është e drejtë. E jona është detyra për ta garantuar.

  • “Nderim dhe respekt për kontributin e tyre”, Rama reagon pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes për pensionet Itali-Shqipëri

    “Nderim dhe respekt për kontributin e tyre”, Rama reagon pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes për pensionet Itali-Shqipëri

    Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë, nga ku përfitojnë mbi gjysëm milioni shqiptarë.

    Marrëveshje e cila ju krijon lehëtsi të madhe qytetarëve shqiptarë të cilët për vite me radhë kanë punuar në Itali, por edhe italianëve që kanë punuar në Shqipëri.
    Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e mirë, nga e cila përfitojnë mijëra shqiptarë dhe italinë, të cilëve do u njihet çdo vit pensioni.

    Postimi i Ramës:
    Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut😍
    Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre🙏

  • Denaj: Hiqen pengesat, bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

    Denaj: Hiqen pengesat, bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

    Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të përfitojnë pension mbi bazën e viteve të punës të njohura zyrtarisht.
    Këshilli i Ministrave miratoi listën zyrtare të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe kooperativave, të ndara sipas vitit të krijimit dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, për qëllime të njohjes së periudhave të sigurimit në sistemin e pensioneve.
    Vendimi synon të lehtësojë procesin e verifikimit të viteve të punës për ish-punonjësit e sektorit bujqësor, të cilët kanë kontribuar ndër vite në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat, që dikur ishin shtylla të zhvillimit rural në vend.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi se ky vendim do t’i hapë rrugë përfitimit të pensionit për shumë qytetarë që kanë punuar në punë të lodhshme dhe të domosdoshme për ekonominë e kohës: mbjellje, korrje, vaditje, përpunim dhe mirëmbajtje të tokës bujqësore.
    Ligji sjell një risi në mënyrën e vërtetimit të viteve të sigurimit, duke eliminuar pengesat e shumta të shkaktuara nga mungesa e dokumentacionit dhe shmangur procedurat e shtrenjta dhe të gjata gjyqësore me të cilat qytetarët janë përballur deri tani.
    Kjo do të thotë që shumë prej tyre, të cilët nuk kishin mundur të përmbushnin periudhën minimale të sigurimeve për të përfituar pension, tashmë do të kenë një mundësi reale për ta arritur këtë të drejtë.
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nënvizon se ky vendim është pjesë e një strategjie më të gjerë, “Bujqësia 2030”, që synon një bujqësi të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo punëtor i fshatit të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë në sistemin e mbrojtjes sociale.
    “Një hap domethënës për të rikthyer dinjitetin dhe të drejtat e merituara për ata që, për vite me radhë, kanë punuar tokën e këtij vendi”, u shpreh Denaj./ATA

  • VIDEO/ Mbesa e Donald Trump surprizon ndjekësit, shfaqet duke punuar si shitëse

    VIDEO/ Mbesa e Donald Trump surprizon ndjekësit, shfaqet duke punuar si shitëse

    Kai Trump, mbesa 18-vjeçare e Donald Trump dhe vajza më e madhe e Donald Trump Jr., ka habitur ndjekësit e saj pasi ndau një video në TikTok ku shfaqej duke punuar në arkën e një pike të Dunkin’ Donuts.

    E veshur me një kanotierë rozë, fund portokalli sportiv dhe atlete të bardha, ajo shihet duke marrë porositë e klientëve në drive-thru. “Duke punuar në drive-thru te Dunkin’ Donuts,” shkroi ajo mbi videon, duke shtuar: “Nëse është në menu, e kam provuar.”
    Në fakt, Kai nuk është punonjësja më e re e kompanisë, por pjesë e një videoje në YouTube, ku së bashku me vëllain e saj Tristan (13 vjeç) dhe shoqen Emma Markin (16 vjeç), testuan pijet e ndryshme të Dunkin’. Në një pjesë të videos, Kai mbante një lidhëse sysh dhe përpiqej të identifikonte shijet e pijeve që provonte.

    Kanali i saj në YouTube u hap pak ditë pasi gjyshi i saj, Donald Trump, fitoi zgjedhjet presidenciale. Që prej asaj kohe, ajo ka arritur të mbledhë plot 1.16 milionë abonentë.
    Kai është një golfiste e pasionuar dhe kohët e fundit ka njoftuar pranimin e saj në Universitetin e Miamit, ku do të jetë pjesë e ekipit të golfit.
    “Jam jashtëzakonisht e lumtur të shpall angazhimin tim verbal me Universitetin e Miamit,” shkroi ajo në një postim në Instagram. “Faleminderit mamit tim, Vanessës, dhe babit tim, Donald Jr., që më kanë mbështetur gjithmonë. Faleminderit edhe gjyshit për mundësinë që të stërvitem në fusha të mrekullueshme dhe për mbështetjen e madhe.”
    Ajo falënderoi gjithashtu “Mormor”-in (gjyshen nga nëna) dhe trajnerët që i dhanë mundësinë të bëhet pjesë e ekipit universitar. “Jam super e emocionuar të bëhem pjesë e ekipit dhe të përfaqësoj Universitetin e Miamit. Gooo Canes!”
    /vizionplus.tv

  • Berisha akuzon Arkend Ballën: Kandidati i PS ka punuar për bandën e Troplinëve në Durrës

    Berisha akuzon Arkend Ballën: Kandidati i PS ka punuar për bandën e Troplinëve në Durrës

    Pas 4 dite mungesë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu rikthye komunikimit me gazetarët për të denoncuar procesin zgjedhor të 11 majit.

    “Kisha një gjendje virale e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë”, tha Berisha.
    Berisha sot u fokusua te një nga deputetët më të votuar të Partisë Socialiste më 11 maj, Arkend Balla, i cili sipas kryetarit të PD-së Berisha është mbështetur nga bandat e Troplinëve në Durrës.

    Për të mbështetur këtë akuzë, Berisha vuri në dukje se vetë Arkend Balla në deklaratën e tij të pasurisë sqaron se ka punuar për dy vite në kompaninë “Nisatel”. Kjo kompani sipas Berishës zotërohet nga Sadrit Danaj.
    “Sadriti është vëllai i Nexhmedin dhe Vexhi Danaj. Nexhmedin Danaj pas një hetimi 5-vjeçar të Antimafias Italiane është akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim me shtetasin Elvis Doçi apo Visi i Pojës. I punësuari Arkend Balla në këto kompani, siç e shihni, nuk është pra rastësisht deputeti më i votuar sepse është deputeti më i investuar i klanit Troplini”, tha kreu i PD-së.
    Kryetari i PD, Berisha komentoi edhe rinumërimin duke sjellë në vëmendje se ky është një proces në të cilin PD mbështeti kërkesën e kandidatëve të saj për transparencë.
    “Për PD-në vota ka vdekur pa hyrë në kuti”, tha ai.
    Deri tani beteja e PD-së për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet është rrëzuar nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor për 4 qarqe./vizionplus.tv