Identifikimi si kasolle i Partisë Demokratike nga ana e Enkelejd Alibeajt në Off the Record ka sjellë dhe reagimin e kreut të PAA, Agron Duka.
Duka kërkoi nga Alibeaj që të mos e përdorte këtë shprehje më pasi ai vetë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike dhe ka punuar me ta.
Nga ana e tij, Alibeaj e shpjegoi termin e përdorur duke thënë se dy partitë e mëdha u braktisën në zgjedhjet e pjesshme dhe morën minimumin historik të votave.
Pjesë nga debate.
Alibeaj: PD nuk është e djathtë në lidership, modalitet dhe SMS që çuan sot. Mund të jetë një lëvizje e vogël proteste brenda kasolles.
Duka: Nuk është kasolle, dy parti janë PS dhe PD, kasolle jemi ne të tjerët. Ne merremi me çështje agrare. U bë dy herë që i thua kasolle. Na dërrmon fare. Janë 500 mijë vota.
Alibeaj: Kur ishe me Bashën vetëm për 30 mijë vota u ndamë.
Duka: Po pra por nuk kishte ndarje. Mos i thuaj kasolle. Fyen dhe militantët.
Alibeaj: Raportet me njerëzit nuk mi tregon ti Agron. Ka shumë shqiptarë të pakënaqur me qeverinë dhe duhet ti flasim. Pse është kasolle. Shih rezultatin në 9 nëntor. Mori dërrmën PS në bastionet e veta. Ishte një kambanë për refuzimin ndaj pushtetit. PD doli me 2-3% prandaj është kasolle.
Tag: punuar
-

“Po fyen demokratët, ke punuar me ta”/ Debati mes Dukës dhe Alibeajt: Mos e quaj PD kasolle se është turp
-

Detaje nga sulmi ndaj ushtarëve amerikanë: Autori babai i pesë fëmijëve, ishte radikalizuar…
Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, akuzohet për vrasjen e një anëtari të Gardës Kombëtare dhe plagosjen e një tjetri në Washington DC, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.
Ai kishte hyrë në SHBA në vitin 2021 përmes programit për refugjatët afganë, që kishin punuar me trupat amerikane.
E-mailet nga 2024 tregojnë se Lakanwal kalonte javë të tëra i izoluar në një dhomë të errët dhe kishte episode maniakale.
Një punonjës social tha se ai nuk ishte punësuar për një vit dhe familja e tij përballej me kërcënimin e dëbimit.
Lakanwal kishte aplikuar për azil në 2024 dhe e kishte marrë më vonë, gjatë këtij viti.
Ai jetonte me gruan dhe pesë fëmijët në Bellingham, Washington. Ishte pjesë e një njësie afgane që bashkëpunonte me CIA-n dhe kishte punuar pranë shërbimeve amerikane.Autoritetet po hetojnë për motivin e sulmit, ndërsa sekretarja e Sigurisë Kombëtare tha se ai kishte qenë i radikalizuar, që nga ardhja në SHBA.
Pas ngjarjes, administrata Trump ndaloi vendimet për azil dhe njoftoi rishikim të plotë të vettingut, për personat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Lakanwal, i plagosur gjatë sulmit, përballet me akuza për vrasje. -

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Në urimin e tij, Spahiu shprehu përgëzimet më të përzemërta për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke e cilësuar këtë ditë si një kujtesë të gjallë të sakrificave dhe qëndresës së popullit shqiptar përgjatë historisë. Ai vlerësoi kontributin e etërve të shtetit shqiptar, të cilët punuan për shpalljen e pavarësisë më 1912.
“Uroj që Zoti t’i japë popullit tonë dituri, qetësi dhe fuqinë për të vazhduar punën për ndërtimin e një atdheu përherë e më të mirë për qytetarët e vet,” tha ndër të tjera Spahiu.
Ai theksoi se populli shqiptar, edhe pse ndër më të vuajturit në rajon, është ngritur gjithmonë mbi mllefet dhe ka punuar për paqe mes popujve. Spahiu u bëri thirrje qytetarëve që kjo ditë e shenjtë të shërbejë si frymëzim për të punuar me më shumë dashuri për vendin dhe për njëri-tjetrin.
Në përfundim të mesazhit, kreu i KMSH-së uroi: “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët kudo që ndodhen. Urime festa!
Urimi i plotë:
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë!
Në këtë ditë të madhe për kombin tonë, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta gjithë popullit shqiptarë anë e kënd botës!
28 Nëntori është kujtesë e gjallë e sakrificave, qëndresës dhe dashurisë për atdheun.
Ne sot vlerësojmë kontributin secilit prej baballarëve të shtetit tonë që ka punuar për shpalljen e pavarësisë.
Uroj që Zoti t’i japë popullit tonë dituri, qetësi dhe fuqinë për të vazhduar punën për ndërtimin e një atdheu përherë e më të mirë për qytetarët e vet.
Populli jonë, edhe pse është më i vuajturi në rajon përgjatë historisë, është ngritur mbi mllefet dhe ka punuar përherë për paqe mes popujve.
Le të jetë kjo ditë një frymëzim për të gjithë ne, që të punojmë me më shumë dashuri për vendin dhe për njëri-tjetrin.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët kudo që ndodhen.
Urime festa!
-

Sulmi ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare/ Del fotoja e autorit, ka punuar me CIA në Afganistan
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat me armë të ndodhura pranë Shtëpisë së Bardhë ku u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare. Drejtori i CIA, Ratclife ka thënë se autori i dyshuar, Rahmanullah Lakanwal ka punuar më parë me CIA në Afganistan.
Ndërkohë ushtarët që mbetën të plagosur i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të gjendjes kritike. Gjithashtu, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe tha se autorit të dyshuar iu lejua të hynte në SHBA për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane.
-

Zanatet e shkrimtarëve para se të bëheshin të famshëm/ Ja me çfarë janë marrë…
Për shkrimtarët suksesi nuk është aspak i garantuar. Pikërisht për këta arsye, shpesh, shkrimtarët janë të detyruar të bëjnë punë nga më të ndryshmet, edhe të rëndomta.
Edhe kur suksesi vjen, s’është e thënë të vijë në moshë të re. Ja me çfarë janë marrë disa nga autorët më të mirë të të gjitha kohërave.
James Joyce, para se të bëhej i famshëm me “Uliksin” ishte këngëtar dhe pianist, përveçse ushtroi profesionin e mësuesit.
Vladimir Nabokov, autori i të famshmes “Lolita”, ishte një entomolog tejet i vlerësuar që merrej me studimin e insekteve.
Margaret Atwood me gjithë pakënaqësinë e saj punonte në një kafene në Toronto.
Douglas Adams ka punuar si roje sigurie në një hotel dhe si truproje e një familje manjatësh nafte në Katar.
JD Salinger ka qenë animator në një anije luksoze suedeze.
Don De Lillo punonte si parkues makinash.
John Grisham ka punuar në një firmë lulesh dhe bimësh dekorative: paguhej një dollar ora për të ujitur. Pastaj ushtroi profesionin e avokatit.
George Orwell ka qenë oficer i policisë perandorake indiane në Birmani.
Herman Melville punonte si marinar në një anije kroçere dhe merrej me punët më të rëndomta në kuvertë.
Jack Kerouac ka punuar në një pikë karburanti si furnitor, mandej si mbledhës pambuku, roje nate dhe marinar.
Joseph Conrad ka qenë i përfshirë në trafik armësh.
Harper Lee ka punuar për shumë vite në një qendër prenotimesh për një kompani ajrore.
Chuck Palahniuk ka qenë pjatalarës dhe mekanik.
Francis Scott Fitzgerald punonte në një agjensi komunikimi dhe shkruante slogane.
ObserverKult
Lexo edhe:
A E DINI Ç’ËSHTË “ALEGORIA E SHPELLËS SË PLATONIT”?
-

Trajneri i Andorrës/ Kemi punuar vetëm katër orë për Shqipërinë
Trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez, është i qartë se skuadra e tij do të vuajë përballë Shqipërisë në ndeshjen e të enjtes. Në konferencën për mediat, ai ka theksuar se skuadra e tij do të duhet të përballet me intensitetin e lojës së kuqezinjve, të cilët luajnë për të siguruar një vend në play-off të Botërorit.
“Do të doja që lojtarët të ishin në gjendje të mirë, të bënin gjithçka që kemi punuar në këto katër orë që ka zgjatur kjo javë (qesh). Do të përpiqemi ta vëmë në zbatim nesër. Nëse jemi në gjendje ta bëjmë, mendoj se do të jemi afër asaj që duam. Por është gjithashtu e vërtetë që kemi një rival përballë, një rival po luan për mundësinë për t’u kualifikuar dhe mundësinë për të pasur një shans tjetër për të shkuar në një fazë finale të Kupës së Botës.
Dhe mendoj se nëse jemi në gjendje të përballojnë këtë intensitet në fillim, do të jetë më mirë edhe për ne. Nëse jo, ata do të vuajnë përsëri. Do të kemi përsëri mundësi. Dhe nëse rivalët krijojnë mundësi që nga fillimi, bëhet më e komplikuar t’i ndalim ata më vonë. Nëse jemi në gjendje t’i mbrojmë ata katër ose pesë metra jashtë zonës dhe jo aty brenda zonës, atëherë do të jetë më mirë edhe për ne”, tha Koldo Alvarez. -

Lufta “e çmendur” e Llagamit për në Kushtetuese
Një profil që u ngrit nga OJF e Ajola Xoxës dhe Erjon Velisë. Një profil i panjohur që kryesoi po në mënyrë të panjohur Këshillin e Lartë Gjyqësor për vite, edhe tej mandatit, që sot pretendon me çdo lloj forme një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Në datën 11 nëntor zhvillohet seanca e radhës mbi ankimimin e Naureda Llagamit kundër zgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi si anëtari më i ri i Kushtetueses.
E bërë publike tashmë, edhe nëpërmjet artikujve të mëparshëm të “Ora News”, ka qenë ëndrra e saj për të zënë një vend në këtë Gjykatë. Ashtu sikurse dhe aferat e saj me ish-kryetaren e Komisionit të Ligjeve, znj Klotilda Bushka, për të kapur medoemos një vend në Kushtetuese. Pas një sage të gjate ligjore, u konstatua së pari se Naureda Llagami kishte deklaruar si periudhë punësimi një periudhë fiktive pranë UKT-së, ndërkohë që ka punuar pranë zyrës së Ajola Xoxës.
Së dyti, u konstatua një plan i hershëm për të prerë mandatet e Gjykatës Kushtetuese në mes, sikurse edhe është kallëzuar përkatësisht në SPAK.
Së treti, e këtu duhet të ndalemi pak, po konstatohet një revansh i fundit, me stil tipik vërshimi si dhe Ujësjellës-Kanalizimet ku ka punuar zonja. Pak orë më parë, u botua një artikull pa asnjë bazë faktike, mbi konkurentin e znj. Llagami, gjyqtarin Asim Vokshi. Përflitej se ky gjyqtar mund të ishte një agjent shërbimesh sekrete.
“Ora” vëren se gjyqtari i mësipërm ka kaluar filtrat e vetingut me proces të mirëfilltë vetingu zhvilluar nga KPK, ndryshe nga zonja Llagami.
Gjithashtu, “Ora” është vënë në dijeni nga një gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (gjyqtar ende në fuqi), që znj. Llagami është përfshirë në afera korruptive të procesit të rivlerësimit, si nëpërmjet KPK, ashtu edhe kur ka qenë kryetare e KLGJ-së.
Në rastin e parë, bëhet me dije se, nëpërmjet zonjushës Anila A. (vajzë teze me ish-kryetaren e KLGJ), e cila ka punuar këshilltare në organet e vetting-ut, janë diktuar afera të procesit të rivlerësimit.
E dyta i referohet vendimmarrjeve të znj. Llagami në cilësinë e ish-kryetares së KLGJ-së. Ndër të tjera sillet në vëmendje, duke përzgjedhur mes mjaft rasteve, një manipulim votash për zgjedhjen e një anëtari të KLGJ-së, zonjës G.M., një proces rivlerësimi me sukses të një kandidati për magjistrat, zonjushës A.L., si dhe një emërim në Gjykatë të Lartë i zonjës A.A.
“Ora” vëren se gara për në Gjykatën Kushtetuese po merr përmasa të një loje që shkon përtej kuadrit ligjor e ndaj, sjell në vëmendje detyrën e çdo kandidati për të respektuar ligjin e zbatueshëm dhe dinjitetin e kandidaturës përkatëse. -

5 vite nga paraburgimi i ish krerëve të UÇK, Kurti: Kam punuar në heshtje që të mos mbahen atje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar dje lidhur me mbajtjen prej 5 vitesh tanimë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti kujton se “Rexhep Selimi, menjëherë pasi kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit më 5 nëntor 2020, ishte dërguar në burgun e Hagës, ku vazhdon të mbahet edhe sot”. Së bashku me të, në paraburgim që prej vitit 2020 ndodhen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Krasniqi. Të katërt, sipas Kurtit, po përballen me 5 vite pritje vite pas hekurave, ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit, “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj.
Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim. Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet. Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar.”, shkruan Kurti. -

E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Përgjithësisht ka qenë i kursyer në komente për ish-krerët e UCK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë.
Por Albin Kurti bëri së fundi një deklaratë të hapur publike në mbështetje të tyre, duke pretenduar madje se ka punuar në heshtje për këtë qëllim.
“Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”-u shpreh Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, Albin Kurti shprehet “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë.
Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”.
Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim.
Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet.
Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar.
E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.
Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre.”
Komenti i Kurtit erdhi në pesë vjetorin e arrestimit dhe paraburgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjyqi ndaj tyre nisi më 2023 dhe po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999. -

“Kërkoj të shënoj ndaj Vorës”, Skuka: Partizani kalon ngërçin, do ia dalim
Partizani do të kërkojë fitoren ndaj Vorës, në ndeshjen e kampionatit. Sulmuesi i të kuqve, Xhuljano Skuka u shfaq optimist në konferencë.
Ka ardhur momenti për të shënuar dhe të riktheheni siç jeni lideri i skuadrës –Skuka: Në çdo ndeshje futem për të shënuar jo vetëm nesër me Vorën. Në çdo ndeshje jam futur 100%. Meqë tashmë jemi në fazën e dytë patjetër që do ketë më shumë ndryshime, më shumë impenjim dhe duke punuar në stërvitje goli do të vij.
Ngërçi psikologjik i skuadrës –
Skuka: Nga dita e parë që unë kam ardhur e deri më sot, besoj se ekipi ka punuar mirë. Nuk është se kemi patur ankesa nga stërvitjet. Kushdo që ka qenë ka punuar dhe është stërvitur mirë. Them që është vetëm ngërç i momentit dhe besoj që do arrijmë t’ia dalim.
Çfarë i premtoni tifozëve –
Skuka: Siç e thash edhe më parë, ne në çdo ndeshje futemi për ta fituar, pastaj pjesa e lojës është diçka tjetër. Tifozët na kanë mbështetur është e vërtetë, ne i jemi shumë borxhli në emër të gjithë ekipit. Besoj që do vij kthesa kam shumë besim ke çunat, kanë kualitet, nuk i mungon asgjë me kushte me të gjitha. Besoj që ka ardhur koha për kthesën dhe besoj shumë që do ja arrijmë.Të gjithë në skuadër e dinë që ka ardhur koha të jemi aty ku duhet. Kanë punuar të gjithë pa përjashtim, kanë punuar shumë mirë, besoj që është vetëm një ngërç do ta arrijmë t’ia dalim.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb