Tag: punonjësve

  • Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

    Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

    Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë pak për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve të tyre, teksa pagat po rriten me ritme më të shpejta se para pandemisë.
    Në vitin 2023 të gjitha ndërmarrjet në operojnë në vendin tonë dhanë 2,7 miliardë lekë në formën e shpërblimeve dhe trajnimeve për punonjësit. Masa e shpërblimit mesatar ne sektorin e biznesit ishte 4,844 lekë/vit në vitin 2023. Kjo shumë ishte pak më e lartë se në vitin 2021, por shumë më e ulët se në vitet paraardhëse, sidomos para pandemisë. Shpenzimet mesatare për shpërblimin dhe trajnimin e punonjësve në vitin 2023 ishin 20 për qind më të ulëta se në vitin 2018 dhe 70 për qind më të ulëta se në vitin 2010.
    Ecuria për shpenzimet e bizneseve për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve tregon se ekonomia e Shqipërisë po zhvillohet drejt sektorëve që nuk kërkojnë aftësi. Në vitet 2000-2010, hyrja në treg e kompanive të mëdha të telekomunikacionit dhe bankave të huaja nxiti investimet në burimet njerëzore sidomos në trajnimin e tyre. Por vitet e fundit ekonomia po zhvillohet drejt sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit, të cilat kanë nevoja më të shumta për punonjës se sa për aftësi.
    Sipas grafikut të mëposhtëm që përmbledh ecurinë e shpenzimeve për trajnime dhe shpërblime nga viti 2010 deri në 2023, investimet e bizneseve për këtë qëllim kanë pasur luhatje të mëdha dhe një tendencë rënëse në dekadën e fundit. Kulmi i shpenzimeve në këtë zë është regjistruar në vitin 2013 me afro 4.452 milionë lekë ndërsa më pas, grafiku tregon një ulje graduale, me përjashtime të vogla. Në vitin 2023, totali i shpenzimeve ra në vetëm 2.682 milionë lekë, që është thuajse gjysma e nivelit më të lartë të regjistruar një dekadë më parë. Viti më i dobët rezulton të jetë 2022, me 1.747 milionë lekë, një tregues shqetësues për një treg pune që vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar dhe motivimit të brendshëm.
    Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë prirje me mungesën e politikave afatgjata të investimit në burimet njerëzore nga ana e bizneseve, por edhe me presionin e kostove të tjera operacionale që i shtyjnë punëdhënësit të shkurtojnë buxhetet për trajnime apo bonuse motivuese. Shumica e bizneseve e shohin trajnimin si një shpenzim, jo si një investim. Kjo filozofi që kanë bizneset për burimet njerëzore dëmton efikasitetin e tyre afatgjatë, por edhe klimën e përgjithshme të punësimit./ Monitor

  • Vranë 15 mjekë në Gaza, ushtria izraelite: Ishte një keqkuptim!

    Vranë 15 mjekë në Gaza, ushtria izraelite: Ishte një keqkuptim!

    Ushtria izraelite ka pranuar se një “keqkuptim operacional” dhe një “shkelje e urdhrave” çuan në vrasjen e 15 punonjësve të emergjencës në Gaza muajin e kaluar.
    Hetimi i kryer nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) evidentoi disa dështime serioze. Zëvendëskomandanti i njësisë që mori pjesë në incident është shkarkuar për raportim të pasaktë dhe jo të plotë gjatë analizës së ngjarjes.
    Ngjarja ndodhi më 23 mars, kur një autokolonë e Kryqit të Kuq Palestinez dhe e Kombeve të Bashkuara, që përfshinte ambulanca, një makinë të OKB-së dhe një zjarrfikëse, u qëllua nga ushtria izraelite. Si pasojë, humbën jetën 14 punonjës të emergjencës dhe një punonjës i OKB-së.
    IDF pretendoi se ushtarët menduan se kishin të bënin me një kërcënim armik dhe se gjashtë nga viktimat ishin pjesëtarë të Hamasit – por nuk dha prova konkrete për këto pretendime, pavarësisht se emrat e viktimave janë të njohur publikisht.
    Raporti i IDF fajësonte terrenin e rrezikshëm, pamjen e kufizuar gjatë natës dhe perceptimin e komandantit në terren për një kërcënim të menjëhershëm. Por një video e gjetur në telefonin e një mjeku të vrarë tregoi se autokolona kishte dritat dhe sinjalizimet ndezur dhe punonjësit kishin veshje reflektuese, duke rrëzuar versionin e parë të Izraelit.
    Trupat e 15 viktimave ishin mbuluar me rërë dhe u zbuluan vetëm pas një jave, për shkak të pamundësisë së agjencive ndërkombëtare për të hyrë në zonë.
    IDF gjithashtu konfirmoi se mban të ndaluar një mjek të Kryqit të Kuq Palestinez, Assad al-Nassasra, për të cilin organizatat ndërkombëtare po kërkojnë lirimin.
    Shumë organizata humanitare, përfshirë Kryqin e Kuq dhe OKB-në, kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi këtë ngjarje.
    Ky nuk është rasti i parë: vitin e kaluar, pas vrasjes së 7 punonjësve të organizatës World Central Kitchen, ushtria izraelite shkarkoi dy oficerë dhe mori masa disiplinore ndaj të tjerëve.
    Që prej nisjes së luftës më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë rreth 1200 persona dhe marrë peng 251 të tjerë, ofensiva izraelite në Gaza ka lënë mbi 51,200 të vrarë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Dhunuan agjentët e BKH, Prokuroria nis hetimet dhe kërkon masa sigurie për autorët

    Dhunuan agjentët e BKH, Prokuroria nis hetimet dhe kërkon masa sigurie për autorët

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

    Ngjarja ka ndodhur në “Rrethrrotullimin e Parkut”, Fier, ku disa persona kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë që po kryenin veprime hetimore.

    Prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit ndaj tre të dyshuarve dhe angazhohet për ndëshkimin ligjor të çdo akti dhune ndaj punonjësve të shtetit.

    Njoftimi:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.

    Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorise Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

    Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.

    Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të cilat cënojnë jetën e shëndetin e punonjësve të policisë së shtetit dhe të personave që kryejnë detyrë shtetërore apo shërbim publik.

  • Programi për turizmin, Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve

    Programi për turizmin, Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve

    Programi për turizmin, Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve

    Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paraqitur një program të ri për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, duke theksuar se për parandalimin e sezonalitetit dhe mbështetjen e punonjësve të këtij sektori, shteti do të marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezonit.

    Kjo masë, sipas Berishës, e njohur tashmë në shtete të tjera si Greqia dhe Italia, do të kontribuonte në stabilizimin e kushteve të punës për një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

    “Unë jam këtu për t’u zotuar se së pari do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit, për kushte të barabarta.

    Së dyti, ne së bashku me këto shoqata, do arrijmë një marrëveshje ku shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve.

    Përndryshe këta fillojnë çdo vit nga e para. Ajo praktikë që ekziston në Greqi dhe Itali, do vendoset edhe në Shqipëri se ne nuk kemi potencial më të vogël se ata.

    Ndaj u siguroj se ne do të ulemi bashkë me ju. Unë ju dëgjova një ditë zoti Topuzi që thatë se një pjesë janë studentë, por një pjesë janë edhe punëtorë që meritojnë të trajtohen në vazhdimësi me një pagë bazë sa të vijë sezoni tjetër.

    Sikundër do bëhet gjithçka për zgjatjen sa më të madhe të sezonit turistik.

    Ka shumë mundësira, Shqipëria është turistike në çdo sezon dhe ky është një drejtim tjetër.

    Ne e nisëm këtë. E nisëm me ngritjen e infrastrukturës nga Çajupi gjer në Vermosh dhe Valbonë, por kjo do vazhdjë dhe do bëjmë çdo gjë që kudo që ka potenciale turistike, të shfrytëzohen.

    Turizmi i jep një shtytje shumë të madhe prodhimit vendas. Turizmi është shërbim, por indirekt është stimul i fuqishëm i prodhimit bujqësor, blegtoral, artizanal, etj.

    Pra është një sektor që punëson shumë më tepër jashtë logjistikës së vet, me mijëra e mijëra punëtorë.

    Dhe në këtë kontekst, ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të jetë e ngjitur me industrinë turistike”, tha Berisha.

  • Berisha: Mbështetje turizmit, pas 11 majit do të mbulojmë pagat e punonjësve jashtë sezonit

    Berisha: Mbështetje turizmit, pas 11 majit do të mbulojmë pagat e punonjësve jashtë sezonit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave të turizmit, ku ka theksuar rëndësinë e këtij sektori për zhvillimin ekonomik të vendit.
    Në masat që qeveria e tij në rast fitoreje do të ndërmarrë në ndihmë të sektorit, janë mbulimi i pagave të punonjësve jashtë sezonit dhe ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse.

    “Unë jam këtu për t’u zotuar se së pari do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit, për kushte të barabarta.Së dyti, ne së bashku me këto shoqata, do arrijmë një marrëveshje ku shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve.Përndryshe këta fillojnë çdo vit nga e para. Ajo praktikë që ekziston në Greqi dhe Itali, do vendoset edhe në Shqipëri se ne nuk kemi potencial më të vogël se ata.Ndaj u siguroj se ne do të ulemi bashkë me ju.Sikundër do bëhet gjithçka për zgjatjen sa më të madhe të sezonit turistik.Ka shumë mundësira, Shqipëria është turistike në çdo sezon dhe ky është një drejtim tjetër.Ne e nisëm këtë. E nisëm me ngritjen e infrastrukturës nga Çajupi gjer në Vermosh dhe Valbonë, por kjo do vazhdjë dhe do bëjmë çdo gjë që kudo që ka potenciale turistike, të shfrytëzohen.Turizmi i jep një shtytje shumë të madhe prodhimit vendas. Turizmi është shërbim, por indirekt është stimul i fuqishëm i prodhimit bujqësor, blegtoral, artizanal, etj.Pra është një sektor që punëson shumë më tepër jashtë logjistikës së vet, me mijëra e mijëra punëtorë.Dhe në këtë kontekst, ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të jetë e ngjitur me industrinë turistike.
    Një pjesë janë studentë por një pjesë janë punëtorë që duhet të trajtohen deri në sezonin tjetër.
    Do të investojmë në infrastrukturën turistike, si pash konsiderojmë problematike aeroportin e Vlorës. Ai s’duhet të ndërtohej por jo aty ku u ndërtua. Godet habitatin mijëra vjeçar. E ka ndërtuar natyra atë”, tha Berisha.

  • Mirëqenia në punë si avantazh strategjik për biznesin

    Mirëqenia në punë si avantazh strategjik për biznesin

    Rëndësia që i kushtohet shëndetit mendor në vendin e punës po rritet. Shumë punëdhënës në mbarë botën kanë ndërmarrë hapa për të investuar në mirëqenien e punonjësve. Vetëm në Azi Paqësor, investimet në programet e mirëqenies janë rritur me 27% që nga viti 2020.Pavarësisht këtyre përpjekjeve, mirëqenia e punonjësve po përkeqësohet. Të dhënat tregojnë se 38% e punëtorëve janë në rrezik të problemeve të shëndetit mendor, me më shumë se 65% që tashmë vuajnë nga burnout. Një sondazh i Ipsos zbuloi se 45% e njerëzve në 31 vende përmendën shëndetin mendor si shqetësimin kryesor për shëndetin, duke tejkaluar shqetësimet për kancerin, obezitetin dhe stresin.Në mënyrë intuitive, anëtarët e bordit dhe CEO-t e kuptojnë se kultura e korporatës dhe mirëqenia e punonjësve e dallojnë një organizatë, performancën e saj financiare, përvojën e klientit, rekrutimin dhe mbajtjen e talenteve.Sipas McKinsey & Company, përmirësimi i mirëqenies globale të punonjësve mund të krijojë deri në 11.7 trilion dollarë vlerë ekonomike në mbarë botën. Me mirëqenien e punonjësve që nuk tregon shenja të rritjes, lind pyetja: a e shohin drejtuesit mirëqenien e punonjësve si një investim për rritjen e biznesit apo thjesht një kosto të zhytur, megjithëse me qëllime të mira?Mirëqenia në një organizatë fillon me drejtuesitProgramet e mirëqenies në vendin e punës janë përqendruar kryesisht në mekanizmat mbështetës individualë; si shërbimet e këshillimit, rrjetet e mbështetjes së kolegëve, trajnimet për menaxhimin e stresit, yoga dhe fleksibiliteti në punë (i mbetur nga kufizimet e pandemisë).Ndërsa këto iniciativa janë me qëllime të mira, ato ende duket se nuk kanë arritur në atë që punonjësit kanë vërtet nevojë. Një studim në Mbretërinë e Bashkuar me 46,000 punonjës zbuloi se këto ‘ndërhyrje’ mbështetëse individuale, nuk tregojnë ndikim të rëndësishëm në rezultatet e përgjithshme të mirëqenies mendore.Kur drejtuesit angazhohen me guxim dhe publikisht për mirëqenien e ekipit të tyre, kjo krijon përgjegjësi dhe ndihmon në ndërtimin e besimit. Gjithashtu dërgon një mesazh të rëndësishëm se mirëqenia mendore nuk është një temë tabu dhe mund të diskutohet hapur.Adresimi i mirëqenies së punonjësve si një strategji biznesi horizontale ndikon në pikat kyçe të kontaktit të përvojës së përditshme të punonjësve.Mirëqenia e punonjësve si risk për biznesinPërtej përfitimeve të dukshme për performancën e biznesit, ka rreziqe të rëndësishme që lidhen me neglizhimin e mirëqenies së punonjësve. Me shtimin e rregulloreve, të tilla si standardet e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim 45003 dhe 45004, që fokusohen në shëndetin psikologjik dhe sigurinë në punë, shumë palë të interesuara tani e shohin mirëqenien e punonjësve si një risk kritik biznesi./ WEF, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fabrikat e veshjeve dhe të këpucëve kanë shkurtuar numrin e punonjësve, kriza nga rënia e euros dhe kërkesës nga jashtë

    Fabrikat e veshjeve dhe të këpucëve kanë shkurtuar numrin e punonjësve, kriza nga rënia e euros dhe kërkesës nga jashtë

    Të gjendur në një krizë të shumëfishte nga rënia e euros dhe e kërkesës nga jashtë fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në statistikat afatshkurtra në tremujorin e fundit të vitit 2024 indeksi i punësimit në fabrikat e tekstilit shënoi rënie me mbi 19 pikë % krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2023, ndërsa në fabrikat e prodhimit të këpucëve indeksi i punësimit në të njëjtën periudhë krahasimi ra me mbi 7 pikë %.
    Të dhënat ekonomike mbi ndërmarrjet që raporton INSTAT tregojnë se në vitin 2023 numri mesatar i punonjësve me pagë ne fabrikat e veshjeve ishte 28,250, ndërsa në të këpucëve 20,080. Burimet nga tregu pohojnë se tkurrja e punonjësve ka vijuar edhe në janar -shkurt 2025, pasi shumë fabrika mbyllen kontratat vjetore dhe gjithashtu i dhanë fund aktivitetit. Reduktimi i punonjësve në fabrikat e veshjeve hyri në vitin e tretë më 2025. Rënia e vlerës së euros nga 122.4 lekë që ishte me 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar shkakori humbje të mëdha.
    Gjithashtu sektori u përball me rënie të fortë të kërkesës në tregjet eksportit si rrjedhojë e transferimit të prodhimit jashtë Europës dhe uljes së kërkesës konsumatorëve për veshje dhe këpucë në vendet e zhvilluara. Të dhënat më të fundit tregojnë se në muajin shkurt të këtij viti ka një përmirësim të porosive për këpucë, por për veshjet situata është pak më e brishtë. Rikthimi i aktivitetit për fabrikat e këpucëve po bëhet i vështirë për shkak se tashmë punonjësit janë integruar në sektorë të tjerë dhe e kanë të vështirë të rikthehen në fabrika.
    Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve “Made in Albania” doli i shpartalluar nga beteja me euron dhe rënia e kërkesës dhe tani e ka të vështirë ti përgjigjet porosive të reja. Punonjësit e fabrikave që humben punën më së shumti janë riintegruar në sektorin e shërbimeve sidomos në pastrim. Rritja e kërkesës nga hotelet dhe njësitë me Airbnb shtoi kërkesën për punonjës pastrimi. Tregu i punës u ristrukturua duke u zhvendosur nga prodhimi drejt shërbimeve, por pothuajse të gjithë sektorët, përveç industrisë po vuajnë mungesën e punonjësve. Indekset e punësimit vitin kaluar kanë pësuar rritjen të fortë në programin kompjuterik, agjencitë të udhëtimit, hotele, informacion dhe komunikimi etj./Monitor

  • 16% e punonjësve në Shqipëri punojnë më pak se 10 orë në javë

    16% e punonjësve në Shqipëri punojnë më pak se 10 orë në javë

    Foto ilustruese

    TIRANË- 16% e punonjësve shqiptarë punojnë më pak se 10 orë në javë, shumë më tepër se Rajoni referon një studim i Fondit Europian të Trajnimeve publikuar së fundmi. Të dhënat tregojnë një pjesë e madhe punonjësve në vendin janë të nën-punësuar dhe të ardhurat që sigurojnë janë tërësisht të pamjaftueshme (shiko grafikun e mëposhtëm).
    Anketa vëren se shumica e punonjësve në Ballkan kanë orare të rregullta pune, kryesisht ndërmjet 30 dhe 49 orë në javë. Megjithatë, 8% e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut në 14% në Shqipëri dhe Kosovë punojnë më shumë se gjatë 50 orë pune në javë.
    Siç tregojnë të dhënat Shqipëria i ka dy ekstremet me çerekun e punonjësve që punojnë vetëm 2 orë në ditë, ndërkohë që 14 % e punonjësve punojnë më shumë se 50 orë në javë, nga nivelet më të larta rajonale. Punonjësit që punojnë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm rrinë më gjatë në punë.
    Gjithashtu rreth një e treta e punonjësve në Ballkanin Perëndimor janë të ekspozuar ndaj rreziqeve në vendin e punës, të tilla si kushtet jo të përshtatshme dhe pajisjet. Bosnja kryeson rajonin për përqindjen e lartë të punonjësve me kushte jo të përshtatshme (34%) dhe Serbia (33%), Shqipëria 29% dhe Maqedonia e Veriut 28%.
    Anketa ka vërejtur se një pjesë gjithnjë më e madhe e të punësuarve punojnë larg vendbanimit të tyre dhe kjo tendencë është në rritje.
    Bosnja dhe Shqipëria kanë përqindjen më të lartë të punonjësve larg vendbanimit (36%), Shqipëria 33% dhe Kosova më të ulëtën 21 %.
    Punonjësit me arsim të lartë ka më shumë gjasa të përfitojë nga puna në distancë, por ky grup përfshin gjithashtu punëtorë krahu në ndërtim dhe sektorët e bujqësisë.
    Anketa e ETF me rreth 1000 të punësuar në Shqipëri tregoi se prevalenca e punësimit informal është e lartë në vendet e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri.
    Përqindja e punëtorëve pa kontratë varionte nga 20% në Shqipëri, në 6% në Serbi, ndërsa ishte vetëm 2% në BE. Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese pasi lë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore në punë të pasigurta.
    Tregu i punës në vendin tonë ka problematika të shumëfishta që lidhen me informalitetin e lartë, pagat e ulëta dhe mospërputhje të aftësive me nevojat e tregut të punës./Monitor

  • Çipa: Nevoja të larta për burime njerëzore, marrja e punonjësve të huaj zgjidhje praktike

    Çipa: Nevoja të larta për burime njerëzore, marrja e punonjësve të huaj zgjidhje praktike

    KryesoreKronikëEkonomiEmisioneÇipa: Nevoja të larta për burime njerëzore, marrja e punonjësve të huaj zgjidhje praktikeE Diel, 09 Mars 2025, 13:40
    Kryetari i Operatorëve Turistikë të Shqipërisë Arben Çipa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV teksa foli për sfidat e sektorit të turizmit u shpreh se ka nevoja të larta sa i përket burimeve njerëzore ku kërkohen më shumë profesionistë sesa punëtorë të thjeshtë.
    Ai tha se marrja e punëtorëve tëhuaj është në zgjidhje praktike pasi ata janë dhe me një kosto më të ulët se punonjësit vendas dhe se prioritete u është dhënë atyre nga Nepali dhe Afrika.
    Sipas tij është i paevitueshëm punësimi i të huajve, teksa thekson se këtë vit çmimet do jenë më të logjikshme për vizitorët.
    “Tipologjia e akomodimit është e ndryshme dhe klientela kësaj i referohet. Kjo është një pjesë që e përballojmë për momentin pastaj ka dhe një përshkrim të situatës para rezervimeve dhe kërkesat që kemi aktualisht i përballojmë, por trendi që presim në të ardhmen e shpejtë kërkon shtimin e kapaciteteve.
    Do theksoja se për staf ka nevojë të madhe hoteleria. Në rastin e operatorëve turistikë kërkojnë më tepër profesionistë sesa punonjës të thjeshtë. Pra hoteleria është dhe industria që kërkojnë më tepër punonjës të specifikuar dhe të thjeshtë.
    Shpirtërisht nuk është zgjidhje marrja e punonjësve të huaj, por praktikisht është e vetmja që mund të zgjidhë këtë situatë. E kemi thënë se trendi për kërkesën e punonjësve të huaj po rritet se s’po e përballon dot me vendas.
    Vetëm për Sarandën dhe Ksamilin aplikimet për një javë kishin arritur në 830 punonjës të huaj. Janë punonjës të gatshëm për të bashkëpunuar, janë me kosto më të ulët sa i përket krahasuar me një punonjës vendas, por mbete për tu parë se si ata janë sjellë më punët e mëparshme.
    Punësimi i tyre është vetëm për sezonin e verës sepse gjatë dimrit aktiviteti është pothuajse i mbyllur apo me kapacitet të ulët, prandaj kërkesa është për punonjës sezonal nga maj deri shtator”
    Më tej ai shtoi se i kanë dhënë prioritete punonjësve nga Nepali pasi janë mjaft të mirë në akomodimin e dhomave, po tentojmë dhe po sjellim nga Afrika, pra Nepali dhe Afrika janë dy vendet më të dukshme në territorin tonë.
    “Krahasuar pagat e një punonjësi vendas me një të huaj është që në lidhje me një punonjës të huaj që ka pranuar si rrogë mujore pagën minimale të Shqipërisë, i bie të pranojë gjysmën e pagesës që kërkon një punonjës shqiptar, plus që i ofrohet akomodimi dhe bileta e ardhjes dhe largimit.
    Me punonjësit tanë dy vitee e fundit kemi pasur një stres të madh pasi pretendimet janë të larta dhe ajo që ofrojnë nuk e justifikon. Ndoshta e kanë parë që ne kemi nevojë në këtë industri dhe ata kërkojnë më shumë pagesë.
    Kërkesat nga turistët janë të konsiderueshme dhe kur ka kërkesa kjo është në favor të biznesit dhe jo klientit, por duke parë një problem që u shfaq vitin e kaluar bëmë gabime frangmentale dhe dua të besoj se çmimet këtë vit do jenë më të studiuara dhe mirë menduara. Në rast se kemi kërkesa të larta është e paevitueshme që të ngrihen disi çmimet por nuk dua të ndodhë ajo që ndodhi një vit më parë.”