Tag: punonjësve

  • Si u “paralajmërua” ngjarja në sallën e gjyqit, KLGJ publikon letërkëmbimet me Policinë dhe MB në 2023

    Si u “paralajmërua” ngjarja në sallën e gjyqit, KLGJ publikon letërkëmbimet me Policinë dhe MB në 2023

    Vrasja në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka tronditur opinionin publik.

    Ndërsa ishte në krye të detyrës duke shpallur vendimin për një çështje, ai u qëllua brenda sallës me 4 plumba nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, pala që humbi procesin.
    Por ndërsa policia dhe Ministria e Brendshme deklaroi se nuk është detyra e tyre sigurimi me oficerë policie i gjykatave dhe se ruhen nga siguria private, Kolegji i Lartë Gjyqësor ka publikuar letërkëmbimet mes Policisë dhe Ministrisë së Brendshme në vitin 2023, ku kërkonte shtim të punonjësve të policisë për sigurinë edhe brenda sallave, duke theksuar se u kërcënohet jeta magjistratëve.
    Policia në kthim përgjigje, i deklaron KLGJ se nuk kanë mundësi për të shtuar numër efektivesh për ruajtjen e Gjykatave në ambientet e brendshme, përveçse një efektivi sipas ligjit, që qëndron në pjesën e jashtme të Gjykatave.
    KLGJ deklaron sot se: duke vlerësuar se gjykatat janë objekte të një rëndësie të veçantë, Këshilli ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut.
    “Me shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, drejtuar Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, Këshilli ka kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.
    Në përgjigje, me shkresën nr. 9683/3 Prot., datë 11.12.2023, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.
    Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente: Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike.”
    “Në këtë moment të rëndë për sistemin e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive, për të garantuar sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proceset gjyqësore.
    Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit, vendi ku drejtësia duhet të mbrohet, jo të rrëzohet”, thuhet në deklaratën e  sotme të KLGJ.

  • KLGJ publikon letërkëmbimet, Policia: Nuk shtojmë dot oficerë në Gjykata

    KLGJ publikon letërkëmbimet, Policia: Nuk shtojmë dot oficerë në Gjykata

    Beteja për pronën ka 30 vite në dyert e drejtësisë dhe një pjesë u mbyll dje në mënyrë makabre, me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Policia dhe Ministria e Brendshme deklaruan se nuk është detyra e tyre sigurimi me oficerë policie i gjykatave dhe se ruhen nga siguria private, por Kolegji i Lartë Gjyqësor ka publikuar letërkëmbimet mes Policisë dhe Ministrisë së Brendshme në vitin 2023, ku kërkonte shtim të punonjësve të policisë për sigurinë edhe brenda sallave, duke theksuar se u kërcënohet jeta e magjistratëve.
    Policia në kthim përgjigje, i deklaron KLGJ se nuk kanë mundësi për të shtuar numër efektivesh për ruajtjen e Gjykatave në ambientet e brendshme, përveçse një efektivi sipas ligjit, që qëndron në pjesën e jashtme të Gjykatave. KLGJ deklaron sot se: duke vlerësuar se gjykatat janë objekte të një rëndësie të veçantë, Këshilli ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut.

    “Me shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, drejtuar Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, Këshilli ka kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave. Në përgjigje, me shkresën nr. 9683/3 Prot., datë 11.12.2023, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.

    Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente: Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike.”

    “Në këtë moment të rëndë për sistemin e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive, për të garantuar sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proceset gjyqësore. Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit, vendi ku drejtësia duhet të mbrohet, jo të rrëzohet”, thuhet në deklaratën e sotme të KLGJ.

  • Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë! Vendi ynë renditet mes shteteve me nivelin më të ulët

    Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë! Vendi ynë renditet mes shteteve me nivelin më të ulët

    Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024.
    internet-ne-pune-1024×682
    Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme).
    Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre.
    Të dhënat e Eurostat tregojnë diferenca të mëdha në nivelin e digjitalizimit mes ekonomive europiane. Shumë ndërmarrje në vendin tonë, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, ende nuk kanë arritur të integrojnë teknologjitë online si pjesë të përditshme të aktivitetit të tyre ekonomik.
    Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, niveli i përdorimit mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja europiane. Teksa BE-ja arrin një mesatare prej 62.9%, Shqipëria, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, renditet në zonën ku përqindja e punonjësve që përdorin internetin në punë është shpesh më pak se 30%.Arsyet e kësaj diference lidhen ngushtë me strukturën ekonomike të vendit tonë. Pesha e lartë e sektorëve tradicionalë, si bujqësia dhe ndërtimi, ku interneti nuk është mjet kryesor pune, kufizon ndjeshëm digjitalizimin e tregut të punës.
    Në Shqipëri, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve janë mikro ose të vogla, me kapacitet të kufizuar financiar dhe teknologjik për të investuar në pajisje digjitale dhe trajnime për punonjësit. Për më tepër, mungesa e shtrirjes së plotë të infrastrukturës moderne të internetit në zonat rurale e thellon hendekun mes qyteteve të mëdha dhe pjesës tjetër të vendit.
    Shumë kompani shqiptare vijojnë të mbështeten tek mënyrat tradicionale të punës, duke mos e parë internetin si një instrument që rrit produktivitetin. Krahas kësaj, mungesa e aftësive digjitale te një pjesë e madhe e fuqisë punëtore, sidomos te brezat më të vjetër, përbën një pengesë shtesë për përhapjen e gjerë të teknologjisë në punë.
    Krahasuar me rajonin, Shqipëria gjendet në një mesatare të ulët, të ngjashme me Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia tregojnë pak më shumë përparim, falë investimeve më të hershme në teknologji dhe integrimit më të madh të shërbimeve online./Monitor

  • Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

    Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

    Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024.Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme).Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës.Të dhënat e Eurostat tregojnë diferenca të mëdha në nivelin e digjitalizimit mes ekonomive europiane. Shumë ndërmarrje në vendin tonë, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, ende nuk kanë arritur të integrojnë teknologjitë online si pjesë të përditshme të aktivitetit të tyre ekonomik.Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, niveli i përdorimit mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja europiane. Teksa BE-ja arrin një mesatare prej 62.9%, Shqipëria, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, renditet në zonën ku përqindja e punonjësve që përdorin internetin në punë është shpesh më pak se 30%.Arsyet e kësaj diference lidhen ngushtë me strukturën ekonomike të vendit tonë. Pesha e lartë e sektorëve tradicionalë, si bujqësia dhe ndërtimi, ku interneti nuk është mjet kryesor pune, kufizon ndjeshëm digjitalizimin e tregut të punës.Në Shqipëri, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve janë mikro ose të vogla, me kapacitet të kufizuar financiar dhe teknologjik për të investuar në pajisje digjitale dhe trajnime për punonjësit. Për më tepër, mungesa e shtrirjes së plotë të infrastrukturës moderne të internetit në zonat rurale e thellon hendekun mes qyteteve të mëdha dhe pjesës tjetër të vendit.Shumë kompani shqiptare vijojnë të mbështeten tek mënyrat tradicionale të punës, duke mos e parë internetin si një instrument që rrit produktivitetin. Krahas kësaj, mungesa e aftësive digjitale te një pjesë e madhe e fuqisë punëtore, sidomos te brezat më të vjetër, përbën një pengesë shtesë për përhapjen e gjerë të teknologjisë në punë.Krahasuar me rajonin, Shqipëria gjendet në një mesatare të ulët, të ngjashme me Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia tregojnë pak më shumë përparim, falë investimeve më të hershme në teknologji dhe integrimit më të madh të shërbimeve online./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 200 VIP-at e 2024-s

    200 VIP-at e 2024-s

    Në “kurthin” e punonjësve Renditja e kompanive më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, “Monitor 200”, për vitin 2024. Zgjerimi i shoqërive po pengohet nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, duke detyruar rritjen e pagave, pa u mbështetur në produktivitet. Shpenzimet për paga dhe sigurime për sipërmarrjet më të mëdha në vend sipas të ardhurave ishin 14% më të larta në vitin 2024. P…

  • Shtyp me gomë këmbën e efektives së qarkullimit, i kërkoi të zhvendoste makinën

    Shtyp me gomë këmbën e efektives së qarkullimit, i kërkoi të zhvendoste makinën

    Policia e kryeqytetit ka arrestuar një shtetas për sjellje të rrezikshme në rrugë dhe kundërshtim ndaj punonjësve të rendit,
    Specialistët e Komisariatit Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi kishte parkuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe kishte penguar qarkullimin. Kur iu kërkua të zhvendoste mjetin, ai kundërshtoi ndërhyrjen e punonjësve të policisë dhe në përpjekje për t’u larguar, me gomën e automjetit i shkaktoi lëndime në këmbë një efektiveje të policisë.
    Ngjarja është referuar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Policia e Tiranës thekson se çdo veprim i tillë ndaj forcave të rendit do të përballet me forcën e ligjit.
    gijotina.com/

  • Vajza e Agron Llakajt ”reprezalje” tek Metrologjia, kërkon dorëheqje në grup të punonjësve

    Vajza e Agron Llakajt ”reprezalje” tek Metrologjia, kërkon dorëheqje në grup të punonjësve

    Përgatiti: Bekim Bici
    Çfarë po ndodh me ata që janë kërcënuar, apo edhe me ata të cilëve u është premtuar një vend pune në këmbim të votës për zgjedhjet e 11 Majit? Një situatë e rëndë dhe e vështirë paraqitet në një prej institucioneve publike, ku drejtuesi i saj është ndërruar më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, ku ka nisur një reprezalje ndaj punonjësve të ndryshëm.

    Shumë prej punonjësve me ardhjen e drejtoreshës së re, u është kërkuar dorëheqja në grup, e për kryeneçët po ngrihen komisione disipline, për ti ndëshkuar për mosbindjen e tyre.
    Në krye të këtij institucioni qëndron Alkida Llakaj, vajza e aktorit të humorit Agron Llakaj, e emëruar në mars të këtij viti që është shndërruar në tmerrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, që çdo ditë pritet të ”presë” një kokë të radhës nga ky institucion, fundja shumë kujt u është premtuar vend pune, e do të duhet të mbahet fjala e dhënë.

  • Hendeku në rritje mes pagave të punëtorëve dhe drejtuesve

    Hendeku në rritje mes pagave të punëtorëve dhe drejtuesve

    Një sondazh i kryer në prill nga FlexJobs tregoi se 80% e punonjësve besojnë se drejtuesit ekzekutivë të kompanive (CEO) paguhen më shumë sesa meritojnë.Një analizë e Institutit për Studime të Politikave (IPS) e mbështet këtë perceptim me të dhëna konkrete: te kompanitë e indeksit S&P 500 me pagat më të ulëta, hendeku mes pagës së punonjësve dhe drejtuesve ekzekutivë është zgjeruar me gati 13% gjatë pesë viteve të fundit. Në këto kompani, paga e CEO-ve është rritur mbi dyfishin e ritmit të pagave të punonjësve mesatarë.Në krye të listës që tërheq vëmendjen është Starbucks. CEO Brian Niccol fitoi vitin e kaluar rreth 95.8 milionë dollarë, ndërsa punonjësi mesatar vetëm 14,674 dollarë.Ndërkohë, te Ulta Beauty, paga mesatare e punonjësve ra me 46% në 11,078 dollarë, pasi kompania shtoi përdorimin e punës me kohë të pjesshme.Raporti thekson se këto diferenca pagash ndikojnë edhe në pabarazitë gjinore dhe racore, pasi gratë dhe personat me ngjyrë përbëjnë shumicën e punonjësve me paga të ulëta, por një pjesë shumë të vogël të drejtuesve të lartë.Vetëm tetë nga 100 kompanitë me pagat më të ulëta kanë një CEO femër, dhe vetëm një ka një drejtues me ngjyrë.Hendeku i madh në shpërblim ka nxitur pakënaqësi dhe ka ndikuar në fenomenet e reja të punës si “quiet cracking”, që përshkruan gjendjen e vazhdueshme të mungesës së motivimit, lodhjes dhe moralit të ulët në vendin e punës.Eksperti Rahkim Sabree e sheh këtë si pasojë të “traumës financiare në vendin e punës”, ku pasiguria financiare lidhet ngushtë me stresin, pakënaqësinë dhe sjelljen e përqendruar vetëm te mbijetesa.Në një këndvështrim më të gjerë, ky hendek gjithnjë e më i thellë në paga përforcon perceptimin e një sistemi ekonomik që favorizon pakicën në kurriz të shumicës.Për punonjësit, ndjenja e pabarazisë nuk është vetëm çështje morale, por edhe praktike: ajo ndikon në motivimin, produktivitetin dhe besimin ndaj kompanisë.Për kompanitë, rreziku është që nëse këto dallime vazhdojnë të rriten, mund të përballen me vështirësi më të mëdha për të rekrutuar dhe mbajtur punonjës, si dhe me kritika publike mbi mënyrën se si ndajnë pasurinë që gjenerojnë.Duke parë trendin aktual, presioni ndaj kompanive për më shumë transparencë dhe drejtësi në politikat e pagave pritet të rritet. Në një treg pune ku gjeneratat e reja i kushtojnë rëndësi vlerave sociale dhe barazisë, menaxhimi i këtij hendeku nuk është thjesht çështje imazhi, por një domosdoshmëri për qëndrueshmërinë e biznesit në të ardhmen. / Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Paralajmërojnë përshkallëzim, naftëtarët në protestë për pagat dhe statusin

    Paralajmërojnë përshkallëzim, naftëtarët në protestë për pagat dhe statusin

    Respektimi i të drejtave të punëtorëve, rritja e pagave, zbatimi i kontratës kolektive, aplikim i statusit të naftëtarit dhe përmirësim i kushteve të punës, ishin kompleksi i kërkesave të dhjetëra punonjësve të Bankers Petroleum, të cilët kanë shfrytëzuar pushimin e drekës për të protestuar në lidhje me plotësimin e këtyre kërkesave.

    Protesta e tyre u mbështet edhe nga sindikata e sektorit të hidrokarbureve.

    Organizatorët kanë pohuar se nëse zëri i punonjësve nuk do të dëgjohet atëherë protesta e sotme do të jetë vetëm fillimi i një rruge të re drejt protestave që do të përshkallëzohen deri në grevë dhe pezullim të aktivitetit.

  • “Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Mbahet sot seanca ndaj punonjësve të arrestuar të IMT-së

    “Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Mbahet sot seanca ndaj punonjësve të arrestuar të IMT-së

    Në gjykatën e posaçme ka nisur seanca për caktim të masave të sigurimit në ngarkim të Geraldo Fuqisë dhe Klajdi Zhillës.

    Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës.
    Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.
    Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.