Tag: punonjësit

  • Naftëtarët 17 ditë në GREVË-Bankers: Të bazohen në fakte, paga tejkalon atë të punonjësit të naftës

    Naftëtarët 17 ditë në GREVË-Bankers: Të bazohen në fakte, paga tejkalon atë të punonjësit të naftës

    punonjësit në grevë

    TIRANË- Bankers Petroleum Albania ka reaguar në një deklaratë për shtyp, teksa sot shënohet dita e 17 e naftëtarëve në grevë urie. Naftëtarët kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë, por Bnkers në deklaratën e fundit thekson se paga e tyre përmbush dhe tejkalon kërkesën ligjore për punonjësit e naftës dhe gazit, duke siguruar që asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 150% të pagës minimale kombëtare.
    Në regimin publik, kompania thekson se shëndeti dhe siguria e punonjësve janë thelbësore për ta, ku ndër të tjera shprehen se çdo punonjës dhe anëtarët e familjes së tij (bashkëshorti/ja dhe fëmijët) përfitojnë nga sigurimi privat mjekësor. 
    DEKLARATA E PLOTË:
    Bankers Petroleum Albania është krenar që është sot një nga punëdhënësit më të respektuar dhe më të qëndrueshëm në vend. Fakti që rreth 70% e punonjësve tanë janë pjesë e kësaj kompanie për më shumë se 10 vjet është një pasqyrim i asaj që përfaqëson Bankers, një kompani që vlerëson njerëzit, trajtimin e drejtë dhe kushtet e sigurta të punës. Gjatë kohërave të mira por dhe atyre sfiduese, punonjësit tanë kanë qëndruar pranë kompanisë, dhe kompania gjithmonë ka qëndruar pranë tyre. Kjo qëndrueshmëri e përbashkët është themeli i suksesit tonë.
    Ne respektojmë të drejtën e çdo punonjësi për t’u organizuar dhe për të shprehur shqetësimet e tyre, por besojmë fuqimisht se ato duhet të bazohen në fakte, vërtetësi dhe respekt të ndërsjellë. Mbi të gjitha, duam të sigurojmë çdo anëtar të ekipit tonë se ne qëndrojmë pranë tyre dhe i vlerësojmë ata si asetin tonë më të rëndësishëm, forcën lëvizëse për një të ardhme pozitive dhe të qëndrueshme për të gjithë ne.
    Bankers Petroleum Albania operon në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar të punës dhe me Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me sindikatën në dhjetor 2024. Që nga fillimi, kompania ka punuar me transparencë dhe respekt me sindikatën, dhe kjo marrëveshje pasqyron frymën tonë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
    Të gjitha praktikat e punësimit, të kompensimit dhe kushtet e punës rishikohen rregullisht për të siguruar përputhshmëri të plotë me standardet ligjore dhe të industrisë. Struktura jonë e pagave përmbush dhe tejkalon kërkesën ligjore për punonjësit e naftës dhe gazit, duke siguruar që asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 150% të pagës minimale kombëtare. Përveç pagës bazë, punonjësit marrin bonuse, shpërblime të lidhura me performancën dhe mbulim shëndetësor që shkojnë përtej detyrimeve ligjore. Kompania gjithashtu siguron kompensim të drejtë për orët shtesë, turnet e natës, punën në festat zyrtare dhe lejet vjetore.
    Shëndeti dhe siguria e punonjësve janë thelbësore në gjithçka që bëjmë. Bankers Petroleum Albania mban disa nga standardet më të larta të sigurisë dhe shëndetësore në vend dhe në industrinë rajonale të naftës dhe gazit.
    Ne operojmë me Shërbim Mjekësor në fushë 24/7. Mjekë të kualifikuar janë të pranishëm në vendet operative 24 orë në ditë, duke ofruar mbështetje të menjëhershme mjekësore dhe monitorim të vazhdueshëm shëndetësor për të gjithë punonjësit.
    Ne garantojmë sigurim shëndetësor gjithëpërfshirës. Çdo punonjës dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë (bashkëshorti/ja dhe fëmijët) përfitojnë nga sigurimi privat mjekësor që përfshin:
    Pagesë të plotë të pagës gjatë lejes mjekësore (14 ditë, duke tejkaluar kërkesat ligjore).
    Sigurim jete për incidente në vendin e punës dhe jashtë vendit të punës.
    Mbulim i plotë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme duke përfshirë edhe ato malinje, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
    Kontrolle mjekësore vjetore në klinika të njohura.
    Mbështetje financiare për lindjen e fëmijëve dhe nevoja të tjera mjekësore.
    Kultura jonë e sigurisë është ndërtuar mbi parandalimin, vigjilencën dhe përmirësimin e vazhdueshëm.
    Të gjithë punonjësit që punojnë në terren janë të pajisur me pajisje mbrojtëse personale (PPE) të çertifikuara që inspektohen rregullisht, zëvendësohen dhe përmirësohen, dhe mendimi i punonjësve merret parasysh sa herë që kompania shqyrton përdorimin e pajisjeve të reja mbrojtëse personale.
    Ne zhvillojmë programe të shpeshta trajnimi për sigurinë që mbulojnë tema thelbësore si:
    -Ndërgjegjësimi për sigurinë H₂S.
    -Puna në lartësi;
    -Hyrja në hapësira të kufizuara dhe përgatitjet para hyrjes.
    -Siguria nga zjarri dhe reagimi ndaj emergjencave.
    – Ndërgjegjësim për shëndetin dhe sigurinë, si dhe orientim industrial në vendin e punës për të gjithë punonjësit dhe kontraktorët..
    Punonjësit kryejnë mbi 2,100 orë trajnimi në vit, dhe ne sigurohemi që çdo personel i nënkontraktorëve të përmbushë gjithashtu standardet tona të rrepta të sigurisë.
    Bankers Petroleum Albania zbaton procedura të brendshme të rrepta, duke përfshirë:
    Kufijtë e shpejtësisë dhe kontrollet e lëvizjes brenda zonave operative.
    Sisteme moderne monitorimi me sensorë dhe kamera.
    Inspektime të rregullta – mbi 2,400 inspektime të sigurisë teknike të kryera në vit në zona, platforma dhe sisteme mbrojtjeje nga zjarri. Të gjitha pajisjet e kompanisë janë të çertifikuara dhe të inspektuara në përputhje me standardet ndërkombëtare.
    Ne krenohemi shumë me faktin se në 21 vite aktivitet, Bankers Petroleum Albania nuk ka regjistruar kurrë një incident fatal në vendin e punës të punonjësve të saj, një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur ndaj sigurisë.
    Bankers Petroleum Albania është një nga kompanitë e pakta në Shqipëri që ofron shërbime kaq të shumta shëndetësore dhe sigurie për punonjësit dhe familjet e tyre.
    Përtej pagave, kompania ofron një sërë përfitimesh që demonstrojnë përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj mirëqenies dhe dinjitetit të punonjësve:
    Dieta ushqimore prej 13,200 lekësh në muaj, që tejkalon standardet kombëtare.
    Transport për punonjësit në terren dhe dietë mujore fikse udhëtimi për stafin e zyrës.
    Ndihmë humanitare dhe emergjente për punonjësit dhe familjet e tyre gjatë sëmundjes, fatkeqësive apo humbje të pronës.
    Bankers Petroleum Albania riafirmon pozicionin e saj si një nga kompanitë më të pajtueshme, më të ndërgjegjshme për shëndetin dhe më të fokusuara te fuqia punonëtore në vend.
    Kultura jonë e fortë e sigurisë, mbulimi gjithëpërfshirës shëndetësor dhe respektimi i rreptë i Kodit të Punës pasqyrojnë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të mbrojtur dhe mbështetur çdo anëtar të familjes Bankers.

  • Bankers Petroleum Albania: Kompani model për sigurinë, mirëqenien dhe respektin ndaj punonjësve

    Bankers Petroleum Albania: Kompani model për sigurinë, mirëqenien dhe respektin ndaj punonjësve

    Fier – Bankers Petroleum Albania ka bërë publik një deklarim zyrtar ku riafirmon përkushtimin e saj ndaj punonjësve, sigurisë në punë dhe standardeve të larta të industrisë, duke u shprehur se rreth 70% e stafit janë pjesë e kompanisë prej më shumë se 10 vitesh.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në njoftimin për shtyp, kompania thekson se suksesin e saj e ka ndërtuar mbi marrëdhënie të ndershme dhe të qëndrueshme me punonjësit, duke i vlerësuar ata si “asetet më të rëndësishme dhe forcën lëvizëse të së ardhmes”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Bankers Petroleum deklaron se operon në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar të punës dhe me Marrëveshjen Kolektive të firmosur me sindikatën në dhjetor 2024, duke siguruar transparencë, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas kompanisë, asnjë punonjës nuk paguhet më pak se 150% e pagës minimale kombëtare, ndërsa përfitimet përfshijnë bonuse performance, shpërblime dhe sigurim shëndetësor privat për punonjësit dhe familjarët e tyre.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në fokus të veçantë mbetet shëndeti dhe siguria, fusha në të cilën Bankers mban disa nga standardet më të larta në vend dhe në rajon. Kompania ofron shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë në zonat operative, sigurim jete, mbulim të plotë mjekësor për sëmundje të rënda brenda dhe jashtë vendit, si dhe kontrolle mjekësore vjetore.

    Në 21 vite aktivitet, Bankers thekson se nuk ka regjistruar asnjë incident fatal në vendin e punës, çka e konsideron një dëshmi të qartë të angazhimit të saj për sigurinë.

    Punonjësit kryejnë mbi 2,100 orë trajnimi çdo vit në tema që lidhen me ndërgjegjësimin për sigurinë, punën në lartësi, hapësira të kufizuara dhe reagimin ndaj emergjencave.

    Përveç pagave, kompania ofron edhe dietë ushqimore mujore prej 13,200 lekësh, transport për punonjësit në terren, si dhe mbështetje financiare për raste sëmundjesh, lindjesh apo fatkeqësish familjare.

    Në përfundim, Bankers Petroleum Albania riafirmon rolin e saj si një ndër kompanitë më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme në vend, duke theksuar se “kultura e fortë e sigurisë, mbulimi gjithëpërfshirës shëndetësor dhe respektimi i Kodit të Punës mbeten themeli i suksesit tonë të përbashkët.”

  • “Po shkelin kontratat”/ Protesta e minatorëve të Spaçit, reagon kompania: Duhet të rikthehen menjëherë në punë

    “Po shkelin kontratat”/ Protesta e minatorëve të Spaçit, reagon kompania: Duhet të rikthehen menjëherë në punë

    Pasi dhjetëra minatorë në Spaç të Mirditës, prej datës 8 tetor kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit dhe janë ngritur në një protestë, ka reaguar sërish kompania koncesionare turke TETE Albania. Përmes një njoftimi për mediat, TETE Albania e ka konsideruar protestën e minatorëve si të jashtëligjshme, pasi sipas tyre punonjësit kanë shkelur kontratat individuale të punës dhe legjislacionin në fuqi.
    TETE Albania shton se janë të gatshëm që të dëgjojnë kërkesat e punonjësve dhe i fton për herë të fundit që të rikthehen menjëherë në detyrë. Kompania thekson se kthimi në punë përbën hapin e parë drejt normalizimit të situatës dhe stabilitetit të përgjithshëm.
    “Që nga data 8 tetor 2025, brenda kompanisë TETE ALBANIA TUNNEL AND MINING Sh.A. është zhvilluar një grevë e paligjshme, gjatë së cilës më shumë se 45 punonjës nuk janë paraqitur në vendin e punës.
    Si shenjë vullneti të mirë, TETE Albania ka informuar vazhdimisht punonjësit për shkeljet ligjore që burojnë nga ky veprim dhe u ka bërë thirrje për t’u rikthyer në punë, duke theksuar gatishmërinë e kompanisë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të zhvilluar dialog të hapur.
    Megjithëse punonjësit në fjalë kanë shkelur kontratat individuale të punës dhe legjislacionin në fuqi, kompania, në frymën e besimit dhe bashkëpunimit, i fton për herë të fundit të rikthehen menjëherë në detyrë.
    TETE Albania nënvizon se çdo çështje mund të trajtohet në mënyrë të hapur dhe ligjore, përmes komunikimit institucional dhe respektimit të rregullave të punës.
    Kompania shpreh gatishmërinë për të mirëpritur rikthimin e të gjithë punonjësve me kontrata të vlefshme pune, duke theksuar se kthimi në punë përbën hapin e parë drejt normalizimit të situatës dhe stabilitetit të përgjithshëm, si për 170 punonjësit e tjerë aktivë, ashtu edhe për qindra punëtorë të kompanive nënkontraktuese që presin rifillimin e aktivitetit.
    Në përfundim, TETE Albania falënderon institucionet shtetërore për vëmendjen e treguar gjatë këtij procesi dhe rikonfirmon angazhimin e saj për dialog, respektim të ligjit dhe bashkëpunim të ndërsjellë në zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje, thuhet në reagimin e TETE Albania.
    Një nga kërkesat kryesore të minatorëve të Spaçit, është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë.

  • 10 ditë në grevë! Naftëtarët me shkresë zyrtare: Kërkojmë ndërhyrje nga BE dhe Avokati i Popullit

    10 ditë në grevë! Naftëtarët me shkresë zyrtare: Kërkojmë ndërhyrje nga BE dhe Avokati i Popullit

    PROTESTA

    TIRANË-Në ditën e dhjetë të grevës, punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, përpos protestave para institucioneve i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit, si dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
    Punonjësit kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, me qëllim që të parandalohet çdo pasojë serioze për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi situata është bërë e padurueshme. Ata bëjnë apel për dialog me kompaninë, me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të mosmarrëveshjeve që kanë çuar në grevë.

    Naftëtarët kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta, ndërsa kompania pak ditë më parë deklaroi se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht. Punonjësit kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese./ZËRI

    download 19

    640 0 1761322009×1761321436 whatsappimage20251024at175143 194

    640 0 1761322010×1761321436 whatsappimage20251024at175144 265

    0 450 1761322009×1761321436 whatsappimage20251024at1751441 130

  • Punonjësit e Bankers Petroleum në ditën e 10-të të grevës së urisë, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të BE-së dhe institucioneve shqiptare

    Punonjësit e Bankers Petroleum në ditën e 10-të të grevës së urisë, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të BE-së dhe institucioneve shqiptare

    Në ditën e dhjetë të grevës, punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum” kanë ndërmarrë një hap të ri duke iu drejtuar zyrtarisht Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

    Në shkresën zyrtare të dorëzuar këtë të premte, punonjësit kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, me qëllim që të parandalohet çdo pasojë serioze për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi – siç theksojnë ata – situata është bërë e padurueshme.

    Grevistët nënvizojnë se janë në kushte të vështira fizike dhe psikologjike, ndërsa mungesa e reagimit nga drejtuesit e kompanisë i ka shtyrë të kërkojnë mbështetje nga institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

    Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

    Gjiganti i teknologjisë Meta ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 600 vende pune në njësinë e saj të Inteligjencës Artificiale, si pjesë e një riorganizimi që synon të thjeshtojë strukturën drejtuese dhe të përmirësojë efikasitetin operativ.

    Sipas raportimeve të CNBC, lajmi u bë publik nga drejtori i njësisë së Inteligjencës Artificiale, Alexandr Wang, i cili iu bashkua kompanisë në muajin qershor, pas një investimi prej 14.3 miliardë dollarësh të Meta-s në Scale AI. Shkurtimet pritet të prekin sektorë të rëndësishëm, përfshirë AI Infrastructure dhe FAIR (Fundamental Artificial Intelligence Research).

    Punonjësit që do të largohen do të kompensohen me 16 javë pagë bazë, si dhe dy javë shtesë për çdo vit pune në kompani.
    Ky vendim vjen në një moment kur CEO Mark Zuckerberg ka shprehur pakënaqësi për ritmin e zhvillimit të Meta-s në fushën e Inteligjencës Artificiale, veçanërisht pas “pritjes së vakët” që kanë marrë modelet Llama 4.
    Ndërkohë, Meta po vijon të investojë miliarda dollarë në projekte të reja teknologjike, përfshirë ndërtimin e një qendre të dhënash gjigante në Luiziana.

  • Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur punonjësit më të mirë

    Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur punonjësit më të mirë

    Në shumë kompani, sidomos ato të reja, drejtuesit habiten kur punonjësit më të mirë largohen. Edhe pse ofrojnë fleksibilitet, kulturë pozitive dhe përfitime të ndryshme, një faktor shpesh anashkalohet: pagesa e drejtë.Shumë sipërmarrës mendojnë se misioni, entuziazmi dhe fryma e ekipit do të jenë të mjaftueshme për të mbajtur stafin e talentuar. Por realiteti është ndryshe, idealizmi nuk paguan qiranë dhe as nuk ndërton besnikëri afatgjatë.Kur një punonjës i vlefshëm largohet, ai merr me vete më shumë se pozicionin e tij: humb përvoja, njohuri institucionale dhe stabilitet në grup.Kostoja e vërtetë e mosshpërblimit të drejtëSipas vlerësimeve të ndryshme, humbja e një punonjësi mund t’i kushtojë një kompanie deri në dyfishin e pagës së tij, për shkak të uljes së produktivitetit, kohës për rekrutim dhe trajnimit të punonjësve të rinj. Nëse pagesat mbahen të ulëta për të kursyer, humbja reale mund të jetë shumë më e madhe.Përveç kostos financiare, largimet e shpeshta dëmtojnë frymën e ekipit dhe vazhdimësinë e projekteve. Një largim mund të shkaktojë një efekt domino, projektet ngadalësohen, motivimi bie dhe të tjerët nisin të kërkojnë alternativa. Rikthimi i balancës mund të zgjasë me muaj.Paga si investim, jo si shpenzimNjë mënyrë e thjeshtë për të kuptuar nëse një kompani po paguan mjaftueshëm është ta trajtojë pagën si një investim që duhet të ndihet, jo diçka e lehtë për buxhetin. Kur pagesa e drejtë kërkon sakrificë, ajo shndërrohet në investim për besnikëri, performancë dhe besim.Në fazat e hershme të zhvillimit të një biznesi, vendimi për të paguar mirë stafin shpesh bën diferencën mes suksesit dhe dështimit. Pagat e drejta krijojnë një ndjenjë vlerësimi dhe stabiliteti, që asnjë bonus i vogël apo aktivitet ekipor nuk mund ta zëvendësojë.Të parashikosh, jo të reagoshSipas studimeve të Gallup, rreziku i dorëheqjeve është në nivelin më të lartë që nga viti 2015. Megjithatë, shumë drejtues nuk e kuptojnë problemin në kohë.Rreth 36% e punonjësve që largohen thonë se nuk kanë diskutuar pakënaqësinë me askënd përpara dorëheqjes. Punonjësit më të mirë shpesh nuk duan të duken mosmirënjohës, por edhe ata kanë nevojë të ndihen të vlerësuar në mënyrë konkrete.Kur mungon shpërblimi i drejtë, motivimi shndërrohet shpejt në kërkim të një mundësie të re. Pagesa e ndershme është një nga mjetet më të fuqishme për ruajtjen e talenteve, jo si shpërblim për besnikërinë, por si themel i saj.Mesazhi është i qartë: të paguash drejt nuk është luks për kohët kur kompania është fitimprurëse. Është mënyra e vetme për të ndërtuar një biznes që arrin ta bëjë të tillë. / Entrepreneur, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mayo Clinic: Puna me turne lidhet me rrezik më të lartë për gurë në veshka

    Mayo Clinic: Puna me turne lidhet me rrezik më të lartë për gurë në veshka

     

    Ata që punojnë me turne, sidomos ata që punojnë natën, përballen me rrezik më të madh për zhvillimin e gurëve në veshka, sipas një studimi të ri të botuar në Mayo ClinicProceedings. Hulumtimi zbuloi se puna me orare të parregullta e rrit mundësinë për gurë në veshka me rreth 15%, sidomos tek punonjësit më të rinj dhe ata me punë më pak fizike.

    Gurët në veshka, që prekin deri në një në tetë persona, janë më të zakonshëm tek meshkujt e moshës 30–60 vjeç. Faktorët e njohur të rrezikut përfshijnë indeksin e lartë të masës trupore (BMI), marrjen e pamjaftueshme të lëngjeve dhe disa zakone jetese. Megjithatë, ky është studimi i parë në shkallë të gjerë që lidh drejtpërdrejt punën me turne me këtë gjendje.

    Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 220,000 pjesëmarrësve nga UK Biobank për një periudhë mesatare prej 13.7 vitesh. Ata shqyrtuan se si lloji, shpeshtësia dhe kohëzgjatja e turneve ndikonin në rrezikun për gurë në veshka. Rezultatet treguan se faktorët e stilit të jetesës, si duhanpirja, gjumi, hidratimi dhe BMI-ja, e shpjegonin pjesërisht lidhjen.

    Dr. Yin Yang nga Universiteti Sun Yat-sen, drejtuesi i studimit, tha se megjithëse punonjësit me përvojë më të gjatë në turne kishin një rrezik pak më të ulët, ndoshta për shkak të përshtatjes ose efektit të “punëtorit të shëndetshëm”, prirja e përgjithshme mbetet e qartë: puna me turne rrit rrezikun për gurë në veshka.

    Dr. Felix Knauf nga Mayo Clinic shpjegoi se çrregullimi i ritmeve cirkadiane, i shkaktuar nga oraret e parregullta, mund të ndikojë në rregullimin e ujit dhe mineraleve në trup, duke nxitur formimin e gurëve në veshka.

    Studiuesit sugjerojnë që programet parandaluese të përqendrohen te punonjësit me turne, duke promovuar hidratimin, gjumin e shëndetshëm, kontrollin e peshës dhe ndalimin e duhanit. Fleksibiliteti në orare dhe edukimi për shëndetin e veshkave mund të ndihmojnë në uljen e ndikimit të punës me turne në shëndetin urinar në mbarë botën. / TalkerNews – Syri.net

  • U konfliktua me disa persona në lokal dhe u drejtoi armën, procedohet polici në Kamëz

    U konfliktua me disa persona në lokal dhe u drejtoi armën, procedohet polici në Kamëz

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshmë në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej.

    AMP ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • AMP nis hetimin ndaj policit që shpërdoroi detyrën, pas konfliktit në një lokal në Tiranë

    AMP nis hetimin ndaj policit që shpërdoroi detyrën, pas konfliktit në një lokal në Tiranë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshmë në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej.
    AMP ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.