Tag: punonjësit

  • Terrorizonte me armë punonjësit e bizneseve dhe i grabiste, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi (VIDEO)

    Terrorizonte me armë punonjësit e bizneseve dhe i grabiste, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi (VIDEO)

    Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, i akuzuar për grabitje të përsëritura dhe në bashkëpunim, dhunë ndaj punonjësve, falsifikim dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.
    Siç njoftoi Policia Greke, në kuadër të hetimeve pas grabitjeve të përsëritura në zonat e Atikës, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shqiptarit.
    Në orët e para të mëngjesit të së premtes, efektivët e policisë kanë pikasur 37-vjeçarin duke drejtuar një automjet dhe në momentin që ka tentuar të hyjë në një hotel në zonën e Glyfadës, e kanë ndaluar.

    Sipas ELAS-it, 37-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të arratiset duke kërcënuar policët me një armë plastike.

    Siç rezultoi nga hetimi i Policisë, 37-vjeçari, duke udhëtuar me automjet, kryesisht në orët e para të mëngjesit, hynte në hotele si klient, duke përdorur një kartë identiteti false dhe duke kërcënuar me armë punonjësit, tërhiqtë shuma parash.
    Pas kontrollit në pronën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan:
    * një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve. * kartë identiteti false,
    * leje drejtimi false,
    * sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe
    * shuma prej 405 euro.
    Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur 5 raste grabitjesh në Skaramangas, Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarchia.

    Gjithashtu ndaj tij kishte 2 urdhra arresti dhe një urdhër për grabitje të përsëritur dhe armëmbajtje pa leje.
    I arrestuari është dërguar në Prokurorinë kompetente./vizionplus.tv

  • Sulmi tek “One”/ Dëshmojnë rojet private: Nuk denoncuam se s’donin t’i prishnim reputacionin kompanisë

    Sulmi tek “One”/ Dëshmojnë rojet private: Nuk denoncuam se s’donin t’i prishnim reputacionin kompanisë

    Kompania “One Albania”

    TIRANË- Zbardhet dëshmia e punonjësve që ishin angazhuar me ruajtjen fizike të kompanisë “One Albania”. Para oficerëve të Komisariatit nr.3 në Tiranë, punonjësit e kompanisë “Nazeri” janë marrë në pyetje lidhur me atë që ndodhi mbrëmjen e 25 dhjetorit 2024 dhe arsyen se përse nuk e denoncuan ngjarjen.
    “Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk e denoncuam vjedhjen. Hajdutët qëndruan për disa minuta në dy sallat e mbledhjeve të kompanisë dhe pastaj u larguan,”-kështu mësohet se janë shprehur punonjësit e sigurisë. Kështu, siç shkruan për “OraNews”, gazetari Edison Vatnikaj, për disa prej punonjësve të kompanisë ka nisur edhe një procedim penal. 

    Procedimi penal mësohet se ka nisur për shtetasit:
    – Erald Sina, drejtues Departamentit dhe Pasurisë
    – Gentian Koçi, përgjegjës sigurie
    – Alfred Zylalaj, përgjegjës sigurie i kompanisë “Nazeri”
    – Ismet Tartari, punonjës sigurie i kompanisë “Nazeri”
    – Koço Veneci, punonjës sigurie i kompanisë “Nazeri”
    – Zafer Dinushi, punonjës sigurie i kompanisë “Nazeri”
    Por përveç tyre po hetohen edhe punonjës të kompanisë “ONE”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
    Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente./ZËRI

  • Gjergj Luca shtron iftar në Natën e Kadrit për punonjësit e Rozafës në Prrenjas

    Gjergj Luca shtron iftar në Natën e Kadrit për punonjësit e Rozafës në Prrenjas

    Gjergj Luca, edhe pse i besimit katolik, ka dëshmuar me vepra harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, duke qenë pranë punonjësve të tij jo vetëm për të ndarë sfidat e përditshmërisë, por edhe për të festuar së bashku.
    Ndryshe nga shumë sipërmarrës të tjerë, ai tregohet i kujdesshëm që të jetë gjithnjë afër atyre që me punën dhe përkushtimin e tyre janë shtylla kryesore e suksesit të kompanisë “Rozafa”. Në këtë frymë vlerësimi dhe mirënjohjeje, ai ka zgjedhur të festojë Natën e Kadrit me punonjësit e tij në Prrenjas, në njërën prej fabrikave të përpunimit të peshkut, duke ndarë me ta një moment reflektimi dhe bashkimi shpirtëror.

    “Nata e Kadrit më sjell kujtimet e bukura të fëmijërisë sime, që nisin me këshillat e gjyshes dhe vazhdojnë edhe sot me respektin për punonjësit dhe miqtë e mi… Bekuar qofshi të gjithë dhe sa më shumë paqe në shpirtrat dhe mendjet tona!”, shkruan Luca në postimin e tij, teksa shpërndan edhe një video ku uron agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë.
    Në këtë mbrëmje të shenjtë, ai ndan gjithashtu një sekret familjar tejet domethënës: lidhjen shpirtërore që ai ka krijuar me këtë natë falë gjyshes së tij, e cila e ka udhëzuar që fëmijë për vlerën e sakrificës dhe përkushtimit. Me një emocion të veçantë, ai rrëfen se që në moshën 5-vjeçare ai e ka agjëruar këtë natë të madhe.
    Përfshirja e një sipërmarrësi në këto momente të rëndësishme është një dëshmi e vlerësimit të tij të thellë për punonjësit dhe për bashkëjetesën harmonike ndërfetare. Ky gjest nuk është vetëm një shprehje mirënjohjeje ndaj kontributit të tyre, por edhe një shembull i fortë i solidaritetit, respektit dhe humanizmit, që duhet të frymëzojë shoqërinë tonë.
    Albert Vataj