Buxheti i vitit 2026 ka parashikuar rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale njofton se pagat bazë dhe shtesat për kushte pune dhe ushqim do të rriten nga inspektorët e thjeshtë deri te drejtuesit e lartë.
Për inspektorët e thjeshtë me pagë 80,500 lekë do të ketë rritje prej 4,025 lekësh. Grada nënkomisar me pagë 95,500 lekë do të ketë rritje prej 5,500 lekësh; grada komisar, nga 105,000 lekë, do të ketë rritje me 5,600 lekë.
Kryekomisarët e Policisë së Shtetit, nga 115,500 lekë, do të kenë rritje me 5,325 lekë. Rritje do të kenë edhe gradat drejtuese me 10,950 lekë, dhe grada drejtues i parë me pagë 145,500 lekë do të ketë rritje me 11,325 lekë.
Për ministren e Brendshme, ky vendim është pjesë e angazhimit të qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës dhe motivimin e punonjësve të rendit.
“Një vendim i merituar për gratë dhe burrat që çdo ditë mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin publik. Kjo rritje është një investim në profesionistët që qëndrojnë në shërbim të qytetarëve, me përkushtim, integritet dhe sacrifice”, tha ministrja Koçiu.
Ministrja ka njoftuar edhe pagat mesatare sipas gradave, për punonjësit me një vjetërsi mesatare prej 15 vjetësh. Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare për inspektor të thjeshtë shkon në 100 mijë lekë, për nënkomisar 116 mijë lekë, për komisar arrin në 125,600 lekë.
Ndërsa gradat më të larta: kryekomisar arrin në 135,075 lekë, drejtues në 156,450 lekë dhe drejtues i parë në 171,575 lekë.
Tag: punonjësit
-

Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin
-

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet
Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar për të drejtat e tyre, që mbulohen prej vitesh nga errësira e galerive. Të rraskapitur në punë me orë të zgjatura për 30 Euro dita, minatorët kërkojnë që të legjitimojnë sindikatën e tyre për kushte më të mira pune dhe siguri.
“Të gjithë punëtorët po të shkojnë te spitali janë me mushkëri të bllokuara, me silikozë dhe me probleme nga më të ndryshmet,” thotë Kastriot Prenga, një prej minatorëve të Spaçit.
Rreth 150 kilometra më në jug të vendit, në fushën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier, një tjetër betejë po zhvillohet nga naftëtarët e kompanisë “Bankers Petroleum”. Prej dy javësh në grevë urie, naftëtarët kërkojnë gjithashtu paga të denja dhe kushte minimale pune mes helmeve të përditshme që lëshon nafta.
“Jo vetëm unë, por të gjithë ne jemi me fenole në gjak. Këtu po punove katër-pesë vite, të gjithë janë me fenole në gjak,” thotë Sotiraq Dhimo, njëri prej naftëtarëve grevistë. “Kompania na i bën vetë analizat dhe i nxjerr të gjitha në rregull,” tha ai me mosbesim.
Shqipëria është një vend me burime të pasura minerare dhe hidrokarbure, por ka dështuar në dekada që t’i transformojë ato në burim mirëqënieje për qytetarët. Të shfrytëzuara prej vitesh përmes koncesioneve të debatueshme, burimet natyrore duket se janë kthyer në mallkim për punonjësit e industrive nxjerrëse.
Në minierën e Spaçit, ky është ditari mujor i një minatori. Janë 36 ditë pune, sepse shpesh punojnë 16 orë në galeri për të plotësuar një pagë dinjitoze për familjen. Aksidentet në minierë janë gjithashtu të shumta, por protestuesit thonë se shumica prej tyre nuk raportohen.
Dritan Lleshi, kryetar i sindikatës së minatorëve thotë se gjatë viteve të fundit, shumë prej incidenteve janë manipuluar.
“Traditë e kësaj kompanie ka qenë që i kanë kërkuar minatorëve të thonë se jemi dëmtuar jashtë vendit të punës, që të mos shënohet si incident në punë,” thotë Lleshi për BIRN. “Ja, ky kolegu këtu është aksidentu së fundmi, i ka rënë një gur,” shtoi ai, duke treguar me dorë nga minatori Lekë Gjergji.
“Prej Zotit kam shpëtu lehtë me gurin që më ra në galeri,” thotë Gjergji, ndërsa shton se kompania i ka shënuar ditët e raportit si ditë pune.
Kompania Tete Albania, e cila menaxhon përmes një koncesioni minierën e bakrit në Spaç, i mohon pretendimet, ndërsa bën rezistencë për njohjen e sindikatës së minatorëve. Përmes një përgjigje me shkrim, kompania i tha BIRN se ofron standardet më të larta të protokolleve të sigurisë, kushteve të punës dhe paga mbi nivelin mesatar të tregut.
“Dokumentet që provojnë përfaqësimin duhet të paraqiten si pjesë e kërkesës për nisjen e negociatave. Kjo u bë e qartë dhe u kërkua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit gjatë takimit tonë ndërmjetësues me përfaqësuesit e Konfederatës dhe dokumente të tilla ende nuk janë paraqitur,” deklaroi Tete Albania.
Minatorët ankohen se kompania po hakmerret me shkarkime të paligjshme nga puna, ndërkohë që këmbëngulin se nuk do të tërhiqen nga të drejtat e tyre.
“Ne mendojmë se është e drejtë e ligjshme për të pasë sindikatë dhe kontratë kolektive, që të jemi të mbrojtur,” tha Lleshi, i zgjedhur si drejtues i Sindikatës.
“Nuk e kemi ndjerë veten të mbrojtur asnjëherë. Konkretisht tani e ndjejmë veten të braktisur nga shteti, sepse mesa duket, na ka shitë megjithë pasurinë minerare,” shtoi ai.
Ndryshe nga minatorët në Spaç, naftëtarët e Marinzës e kanë sindikatën dhe kontratat kolektive të punës, por u detyruan që të futen në grevë urie pasi kompania nuk i respekton sipas tyre marrëveshjet.
Aktualisht, kompania Bankers Petroleum po hetohet nga Prokuroria për një skemë mashtrimi 20 vjeçare, që dyshohet se i ka shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Të informuar për diferencat e mëdha në paga mes drejtuesve të kompanisë, naftëtarët thonë se nuk do të tërhiqen nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre.
“Kompania ka deklaruar se nuk kemi mundësi për rritjen e fondit të pagave për punonjësit. Por në të vërtetë nuk është kështu, sepse ajo që kemi kërkuar për 400 punonjësit shqiptarë është sa paga e një kinezi,” tha Dritan Shahu, kreu i sindikatës së naftëtarëve duke iu referuar drejtuesve të huaj të kompanisë.
“Ka dalë në përgjimet e Prokurorisë se merr 850 mijë euro në vit. Kaq kërkojmë edhe ne për 400 veta,” shtoi ai.
Kompania Bankers Petroleum pretendon se ofron paga të mira, bonuse dhe mbulim shëndetësor për të gjithë punonjësit e saj dhe i konsideron kërkesat e grevistëve si të pabazuara në fakte dhe vërtetësi.
Por punonjësit e naftës e konsiderojnë këtë reagim një fyerje.
“Kjo është absurde, është fyerje,” thotë inxhinieri i naftës, Eduard Mita.
“Unë jam lindur e rritur këtu në Marinzë dhe dua që fëmijët e mi të rriten në vendin tim…. Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund me çfarëdolloj kushti,” shtoi ai.
Në betejën e tyre për siguri dhe dinjitet, punonjësit e industrisë nxjerrëse kërkojnë ndërhyrjet e institucioneve shtetërore për zgjidhur mosmarrëveshjet – të zhgënjyer se kërkesat e tyre kanë rënë deri më tani në vesh të shurdhër.
“Ne e themi me zë e figurë që kemi këto probleme dhe nuk ka reagim. Kur do të kujtohen, kur të mos mbetet asnjë këmbë njeriu këtu,’ pyet Shahu.
Për kryetarin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, punonjësit e industrisë nxjerrëse vuajnë pasojat e kontratave korruptive dhe mungesës së sindikatave që luftojnë për sigurinë, shëndetin dhe të drejtat e tyre në punë.
“Çfarë e bën të veçantë rastin e naftëtarëve dhe minatorëve është fakti se këtu bëhet fjalë për investime të cilat kanë zaptuar pasurinë publike. Pra, nafta dhe mineralet janë pronë e popullit shqiptar dhe punëtorët janë të fundit që përfitojnë nga kjo pasuri,” tha Qori, duke shtuar se të vetmit përfitues janë koncesionarët dhe zyrtarët politikë që ua kanë dhënë këto koncesione ndër vite./Reporter.al -

BIRN/ Punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe…

“Çfarë e bën të veçantë rastin e naftëtarëve dhe minatorëve është fakti se këtu bëhet fjalë për investime të cilat kanë zaptuar pasurinë publike. Pra, nafta dhe mineralet janë pronë e popullit shqiptar dhe punëtorët janë të fundit që përfitojnë nga kjo pasuri,” tha Qori, duke shtuar se të vetmit përfitues janë koncesionarët dhe zyrtarët politikë që ua kanë dhënë këto koncesione ndër vite. -

Projektbuxheti i vitit 2026, Pirdeni: Rritje pagash për mjekët, punonjësit e policisë dhe të administratës,llogaritet..
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për projektbuxhetin e vitit 2026.
Pirdeni tha se, në projektligj parashikohen rritje pagash për disa kategori si për mjekët punonjësit e policisë, specialistët e administratës.
Pirdeni theksoi se për mjekët dhe për specialistët e administratës dhe mjekët do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsisë në punë.
‘Me projektbuxhetin e 2026 qeveria parashikon indeksimin e pagave dhe indeksimin e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë që përkthehet në një rritje 25 % për një kategori të konsiderueshme të punonjësve të administratës me paga aktualisht më të ulëta. Konkretisht do të përfitojnë punonjës të shërbimit publik, do të përfitojnë nga rrija e pagës minimale, për specialistët e administratës rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, në shëndetësi do të filloi edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.
Për mjekët në spitale, po ashtu një rritje do të ketë edhe për punonjësit të policisë së shteti ku përveç indeksimit do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsinë në punë me 5 mijë lekë të reja në muaj. Puna më e rëndësishme gjatë këtyre viteve, ka qenë rishikimi i ligjit për nënpunësin civil dhe ai për administratën shtetërore që janë për konsultim publik, procesi i ndërhyrjes në to është bërë me një analizë të thelluar. Në ligjin për administratën shtetërore konsultimi publik tashmë ka përfunduar’, tha ajo. -

“Ministrja ia mbath dhe nuk mban përgjegjësi”/ Mungesa e ilaçeve për të sëmurët me kancer, Berisha: Krim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk lejon punonjësit që të kryejnë auditimin. Ky reagim vjen pas deklaratës së dhënë nga kreu i KLSH gjatë raportimit në komision, i cili tha se: “Jam në dijeni të rasteve kur punonjësit janë shprehur se kanë frikë të auditojnë punën e kryeministrit”.
Teksa iu referua edhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për çështjen e medikamenteve të Onkologjikut për të sëmurët me kancer dhe shkeljet e shumta, Berisha e ka cilësuar si një krim ndaj njerëzimit.
Ai përmendi edhe mosprezencën e ministrave në Kuvend, veçanërisht të ministres së Shëndetësisë.
“Unë vlerësoj punën që ju keni bërë me abuzimet e tmerrshme me ilaçet e të sëmurëve. Iku zonja, ia mbathi, bëri një zotim por iku, unë do e përgëzoja nëse do e mbante premtimin. Është krim të mos u japësh ilaçe të sëmurëve me kancer. Përben krim kundër njerëzimit sipas konventat ndërkombëtare, shkoni pyesni të sëmurët. Nuk jep asnjë përgjigje, nuk jep asnjë garanci, se ia mbath, ia mbath (flet për ministren e Shëndetësisë)”, tha kryedemokrati. -

Rama: Indeksim e rritje pagash, më shumë të ardhura për punonjësit në sektorin publik në të gjitha nivelet
Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme ka bërë me dije se projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një politikë të re pagash për punonjësit e sektorit publik, me indeksim vjetor në bazë të inflacionit.
Krahas kësaj, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, ndërsa për, mjekët, infermierët dhe punonjësit e policisë do të ketë shtesa të ndryshme.
Për herë të parë do të përfshihet edhe vjetërsia në punë në sistemin shëndetësor.Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje përsëri këtu nga zyra ime, sepse ka një tjetër lajm shumë të mirë në projekt-buxhetin 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor, edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë nivel vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.
Kjo është një politikë e re pagash, që e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton gati 100 milionë euro, qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.
Kështu konkretisht: 10600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë do të përfitojë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj.
Për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja.
Mësuesit do të përfitojnë pagë, 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj.
Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë, që do të thotë si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131.700 lekë në 143.500 lekë të reja në muaj.
Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të reja në muaj.
Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92.500 lekë në muaj.
Po ashtu, edhe për punonjësit e policisë së shtetit, përveç indeksimit, do të ketë rritje për vjetërsinë në punë, e cila për gradat më të ulëta përkthehet në një rritje mesatare me 5 mijë lekë të reja në muaj.
E thënë ndryshe, për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vjet, sipas gradave pagat rriten si më poshtë:
Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë të reja në 84.500 lekë të reja, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja.
Për nënkomisaret, paga do të rritet nga 95.500 në 101 mijë lekë të reja, e cila me shtesën për kushtet e punës dhe po ashtu, për ushqimin shkon në 116 mijë lekë të reja.
Për komisarët nga 105 mijë në 110.600 dhe me shtesën për kushtet e punës, plus për ushqimin, shkon në 125.600 lekë të reja.
Dhe për drejtuesit e thjeshtë, nga 130.500, paga do të shkojë 141.450 lekë të reja, që me shtesën dhe me ushqimin bëhet mesatarisht 156.450 lekë të reja.
Janë të gjitha lajme të mira për të gjitha këto kategori, sepse tani Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, të njerëzve që jetojnë me punë. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate për Shqipërinë 2030, meritojnë çdo vit e më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë.
Këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë. -

Shpenzimet e pagave të administratës rriten 20.4 mld lekë – Nga 119.7 mld lekë në buxhetin e 2024, në 140.1 mld lekë…
Projektbuxheti për vitin 2026, tregon se shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën e 140.1 miliard lekëve. Por si ka evoluar kjo tendencë krahasuar me buxhetet e mëparshme? Në buxhetin e vitit 2024, shpenzimet për pagat e administratës ishin planifikuar në masën e 119.7 miliardë lekëve, duke zënë 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas buxhetit të vitit aktual, shpenizmet e pagave për administratën janë 127.6 miliardë lekë. Ndërsa në projekt buxhetin e vitit 2026, shpenzimet e pagave të administratës janë shtuar, duke arritur në 5% të PBB. E kësisoj, duke ju referuar të dhënave, nga viti 2024, deri në 2026, pagat e administratës përbëjnë një rritje prej 20.4 miliardë lekësh. Rritja graduale e buxheteve për pagat reflekton synimin e qeverisë për të përmirësuar standardin e jetesës për punonjësit e administratës dhe për të ruajtur motivimin e tyre në të gjithë sektorët publikë. Ky proces prek të gjitha nivelet e administratës dhe sektorët kryesorë publikë. Por kujtojmë që nga 1 korriku i vitit 2024, qeveria shqiptare ndërmori nismën e rritjes së pagave të administratës shtetërore. Ku përfituan punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore. Konkretisht, ishin 14.720 specialistë të administratës që përfituan rritje, 36.570 punonjës mësimorë, 15 858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë dhe rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada.
-

“Shtëpia e barit”/ Gjykata e Shkodrës liron punonjësit e OSHEE-së, në burg vetëm kultivuesit
Gjykata e Shkodrës ka liruar nga paraburgimi 4 punonjësit e OSHEE të Malësisë së Madhe, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtor në lidhjen e energjisë elektrike në 3 “shtëpi bari”. Katër punonjësit dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Njëri prej drejtuesve të OSHEE në Malësinë e Madhe,Gëzim Hoxha është liruar me urdhër të prokurorisë vetëm pak orë pas arrestimit.
Tre të tjerët, shtetasit Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaju liruan teksa dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë. Pas seancës, gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për tre punonjësit e OSHEE duke bërë praktikisht edhe lirimin e tyre nga paraburgimi.
Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” por gjykata vendosi t’i lërë me një masë edhe më lehtësuese, “detyrim paraqitje” duke bërë kështu lirimin e tyre.
Katër punonjësit e OSHEE u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët” teksa bashkë me ta u arrestuan edhe shtetasit Lazër Pepaj, Sandër Pepaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pepaj të dyshuar si autor të kultivimit të kanabisit përmes llampave në tri mjediset e zbuluara nga policia.
Dy të dyshuarit si autor, Lazër Pepaj dhe Sandër Pepaj janë lanë me masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Shkodrës duke vijuar që të qëndrojnë në paraburgim.
Në këtë operacion të policisë u sekuestruan 1110 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 1 kg e 800 gramë e kësaj lënde në formë boçe, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë, të tri mjedise të ndryshme në fshatin Hot të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis.
-

U kapën duke furnizuar kanabisin me energji, gjykata merr vendimin për tre punonjësit e OSHEE
Gjykata e Shkodrës ka liruar nga paraburgimi 4 punonjësit e OSHEE të Malësisë së Madhe, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtor në lidhjen e energjisë elektrike në 3 “shtëpi bari”. Katër punonjësit dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Njëri prej drejtuesve të OSHEE në Malësinë e Madhe, Gëzim Hoxha është liruar me urdhër të prokurorisë vetëm pak orë pas arrestimit.
Tre të tjerët, shtetasit Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj u liruan teksa dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë. Pas seancës, gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për tre punonjësit e OSHEE duke bërë praktikisht edhe lirimin e tyre nga paraburgimi.
Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” por gjykata vendosi t’i lërë me një masë edhe më lehtësuese, “detyrim paraqitje” duke bërë kështu lirimin e tyre.
Katër punonjësit e OSHEE u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët” teksa bashkë me ta u arrestuan edhe shtetasit Lazër Pepaj, Sandër Pepaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pepaj të dyshuar si autor të kultivimit të kanabisit përmes llampave në tri mjediset e zbuluara nga policia.
Dy të dyshuarit si autor, Lazër Pepaj dhe Sandër Pepaj janë lanë me masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Shkodrës duke vijuar që të qëndrojnë në paraburgim.
Në këtë operacion të policisë u sekuestruan 1110 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 1 kg e 800 gramë e kësaj lënde në formë boçe, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë, të tri mjedise të ndryshme në fshatin Hot të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis.
Policia bëri të ditur se në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në mjedise të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, janë ushtruar kontrolle intensive në këto mjedise, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje. -

FOTO/ Punonjësit e pastrim-gjelbërimit në Tiranë strehohen në kabina elektrike
Disa foto të mbërritura në redaksinë e Syri.Net, tregojnë situatën shqetësuese për punonjësit e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, që janë strehuar në kabina elektrike për të kaluar natën.
Sipas informacioneve, disa prej këtyre punonjësve flenë në kushte të vështira, në kabina elektrike apo ambiente të ngjashme, pa asnjë standard sigurie apo higjiene. Edhe pse në kabina elektrike ka tabela që tregojnë zonën e rrezikut, por kjo si duket nuk iu ka bërë përshtypje punonjësve.
Një prej rasteve është shënuar në zonën e Myslym Shyrit, ndërsa burimet nga terreni tregojnë se situata është e ngjashme edhe në Fushën e Aviacionit, ku punonjësit e pastrimit rrinë apo flenë gjatë natës në mjedise të improvizuara.
Kjo situatë tregon mungesën e theksuar të kushteve bazë dhe mbështetjes për punonjësit që kujdesen për pastërtinë e kryeqytetit.