Tag: punonjësit

  • Tirana pret Komunitetin Politik, Qeveria: 15 dhe 16 maji, ditë pushimi për administratën në katër bashki

    Tirana pret Komunitetin Politik, Qeveria: 15 dhe 16 maji, ditë pushimi për administratën në katër bashki

    Në datën 16 maj do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara.
    Këtë e bëi të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Në kuadër të organizimit të këtij samiti të rëndësishëm, qeveria miratoi një vendim duke përcaktuar pushim datat 15 dhe 16 maj për punonjësit e administratës në Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

    Përjashtim bëjnë vetëm Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda, Zjarrëfikset dhe Punonjësit e Sistemit Shëndetësor.
    Takime të këtij niveli organizohen për herë të parë në Tiranë, ndërsa pritet që Samiti të marrë vëmendjen maksimale të mediave më të rëndësishme në Europë./vizionplus.tv

  • Samiti i Komunitetit Politik Europian në vendin tonë, pushim më 15 dhe 16 maj për institucionet në Tiranë dhe rrethina

    Samiti i Komunitetit Politik Europian në vendin tonë, pushim më 15 dhe 16 maj për institucionet në Tiranë dhe rrethina

    Këshilli i Ministrave ka miratuar një VKM, sipas së cilës parashikohet që në datat 15 dhe 16 maj, punonjësit e institucioneve më seli në katër bashki, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, do të jenë pushim. Kjo VKM vjen pasi më 16 maj në Tiranë do të organizohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian.
    Nga kjo VKM përjashtohen Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
    Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
    VKM
    1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
    2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
    3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, administrata shtetërore në katër bashki pushim më 15-16 maj

    Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, administrata shtetërore në katër bashki pushim më 15-16 maj

    Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 si ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore.
    Ky vendim do të zbatohet për punonjësit e institucioneve në katër bashki, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.
    Ky vendim vjen pasi më datë 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politk Evropian. Në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen liderët e kontinetit evropian.

    Nga VKM-ja e miratuar ditën e sotme, bëjnë përjashtim Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda ë Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe sistemi shëndetësor.
    Për punonjësit e administratës shtetërore, ditët e punës për këto dy data do të zëvendësohen me ditë pushimi brenda vitit 2025.
    VKM
    Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    -Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
    -Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
    -Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./vizionplus.tv

  • Liderët e BE-së në Tiranë, administrata në Tiranë pushim më 15 dhe 16 maj

    Liderët e BE-së në Tiranë, administrata në Tiranë pushim më 15 dhe 16 maj

    Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë VKM-në sipas së cilës parashikohet që datat 15 dhe 16 maj, punonjësit e administratës së katër bashkive, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, të jenë pushim. Arsyeja e pushimit është se më 16 maj në Tiranë do të organizohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian.
    Nga kjo VKM përjashtohen Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

  • Liderët e Europës në Tiranë/ Qeveria publikon vendimin: 15-16 maji ditë pushimi

    Liderët e Europës në Tiranë/ Qeveria publikon vendimin: 15-16 maji ditë pushimi

    Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që datat 15 dhe 16 maj të jenë ditë pushimi.
    Ky vendim vlen për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.
    Nga kjo përjashtohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës,  shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.
    Mësohet se arsyeja e pushimit lidhet me mbajtjen e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
    Vendimi:
    VENDIM PËR CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
    Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
    2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
    3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Liderët e Europës në Tiranë, qeveria merr vendim: 15-16 maji ditë pushimi!

    Liderët e Europës në Tiranë, qeveria merr vendim: 15-16 maji ditë pushimi!

    Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që datat 15 dhe 16 maj të jetë ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë. Nga kjo përjashtohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës,  shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.
    A2 CNN mëson se arsyeja e pushimit lidhet me mbajtjen e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
    Sipas vendimit të qeverisë, dita e punës do të zëvendësohet me në ditët e pushimit brenda vitit 2025.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    Vendimi i Këshillit të Ministrave
    CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
    Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
    2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
    3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Goditi punonjësit e Urgjencës që i shkuan për ndihmë, arrestohet 39-vjeçari

    Goditi punonjësit e Urgjencës që i shkuan për ndihmë, arrestohet 39-vjeçari

    Një 39-vjeçar është arrestuar në Manzë, të Durrësit, pasi goditi me sende të forta shërbimet e Urgjencës dhe autoambulancën që kishin shkuar për t’i ofruar asistencë mjekësore. Ngjarja ndodhi në fshatin Përlat, ku shërbimet e Urgjencës së Spitalit të Durrësit ishin njoftuar për një rast emergjence.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili, gjatë shoqërimit në polici, ka kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
    Policia ka sekuestruar provat dhe ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Shtetasi L. D. akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

  • Leje unike për profesionistët e huaj/ “Kartë blu” për të huajt që duan të punojnë në Shqipëri

    Leje unike për profesionistët e huaj/ “Kartë blu” për të huajt që duan të punojnë në Shqipëri

    Punonjësit e kualifikuar që do të zgjedhin Shqipërinë për të punuar do të paisen me leje unike  ose ndryshe “karta blu “.

    Projektligji i dorëzuar në kuvend parashikon një sërë lehtësish për të gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar. Në draft është përcaktuar që i huaji të pajiset me leje unike për një periudhë 2-vjeçare nëse në kontratën e punës përcaktohet se paga është minimalisht sa paga mesatare vjetore bruto kombëtare. Gjithashtu, me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e punësimit do të përcaktohet lista e profesioneve për të cilat nuk do të aplikohet ky parashikim.

    Leje unike pritet te ketë edhe për punonjësit sezonalë edhe ata shtëpiakë. Aplikimi kërkohet të bëhet vetëm online nëpërmjet portalit e-Albania. Po ashtu edhe Studentet dhe kërkuesit shkencore do të kenë mundësinë më të thjeshtuara për të qëndruar në Shqipëri.

    Gjithashtu, projektakti ka sjellë më shumë të drejta në lidhje me lejen e qëndrimit të marrë për bashkimfamiljar . Lufta kundër migracionit të parregullt mbetet një nga kërkesat prioritare në kuadër të procesit të anëtarësimit  në Bashkimin Evropian dhe, për këtë qëllim, projektligji ka një saktësim të politikave që kanë të bëjnë me kthimet apo ripranimet.

    Në draft sanksionohet se urdhri i dëbimit si person i padëshiruar i njoftohet në formë të shkruar të huajit kur ndodhet fizikisht në Republikën e Shqipërisë dhe nuk  do të lëshohet urdhër dëbimi kur i huaji, nuk ndodhet fizikisht në Republikën e Shqipërisë. Për shtetasit e vendeve të BE rregullat janë edhe më të lehta, pasi ata kanë drejtën e qëndrimit në vend pa leje qëndrimi apo leje unike edhe më shumë se tre muaj kur janë të punësuar apo  vetëpunësuar. Të dhënat tregojnë se në vendin tone janë punësuar  rreth 13 mijë shtetas të huaj kryesisht në turizëm,ndërtim e tregti.

  • Jorida Tabaku vizitë në fasoneri: Angazhim për uljen e taksave dhe mbështetje e PD për punonjësit dhe bizneset

    Jorida Tabaku vizitë në fasoneri: Angazhim për uljen e taksave dhe mbështetje e PD për punonjësit dhe bizneset

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sot një fasoneri, ku bisedoi nga afër me punonjësit dhe drejtuesit e saj. Gjatë takimit, ajo shprehu vlerësim të veçantë për punëtorët dhe premtoi mbështetje konkrete në drejtim të lehtësimit fiskal dhe zhvillimit të biznesit.

    Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore, me qëllim rritjen e të ardhurave reale për punonjësit.

    “Nëse ulet taksa për biznesin nga 50% në 10%, nëse ulen sigurimet shoqërore, kjo do të thotë më shumë lekë në xhepat tuaj”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se “forca e ekonomisë gjendet pikërisht tek bizneset dhe tek njerëzit e punës si ju”.

    Në bisedë me punonjëset gra, Tabaku kërkoi mbështetje përmes votës preferenciale në listën e hapur, duke e konsideruar këtë si një votë të drejtpërdrejtë besimi dhe mbështetjeje për të përfaqësuar gratë dhe punëtorët në parlament.

    Në fund, Tabaku vizitoi edhe ambientet e punës duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve në një sektor që është prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike dhe rënia e euros.

  • Pushohen nga puna të gjithë punonjësit e Institutit për Paqe në SHBA

    Pushohen nga puna të gjithë punonjësit e Institutit për Paqe në SHBA

    Punonjësit në Institutin Amerikan të Paqes filluan të marrin letra nga puna që hyjnë në fuqi menjëherë të premten mbrëma, thanë pesë persona për Politico. Ndërsa shtrirja e plotë e pushimeve nga puna nuk ishte menjëherë e qartë, George Foote, këshilltari i jashtëm për një kohë të gjatë i Usip, tha se pothuajse të gjithë punonjësit me bazë në SHBA kishin marrë njoftime për pushime nga puna, me disa përjashtime, duke përfshirë nënkryetarët rajonalë përgjegjës për koordinimin me punonjësit jashtë vendit.

    Ai tha se midis 50 dhe 80 staf jashtë shtetit ishin “braktisur në thelb” pasi Departamenti për Efiçencën e Qeverisë duket se kishte shkurtuar fondet për udhëtimet, pagat dhe komunikimet.

    Edhe pse stafi jashtë shtetit nuk ka marrë ende njoftime për pushime nga puna, ata janë udhëzuar të përgatiten për zhvendosje brenda dy javëve të ardhshme.

    Instituti, një organizatë e pavarur e financuar nga Kongresi, promovon mekanizmat e zgjidhjes së konflikteve dhe nxit paqen botërore. Ajo ka një fond prej afro 80 milionë dollarësh dhe një ndërtesë të caktuar selie në Uashington.