Tag: punonjësi

  • Kukës/ Efektivi i policisë konfliktohet fizikisht me disa persona

    Kukës/ Efektivi i policisë konfliktohet fizikisht me disa persona

    Një oficer i Policisë Rrugore në Kukës është konfliktuar fizikisht me disa persona pasditen e sotme.
    Sipas njoftimit të bluve, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së oficerit, pasi disa ditë më parë ka pasur debate mes tyre.
    Deri më tani është identifikuar një prej personave të përfshirë në ngjarje, por nuk janë dhënë kredenciale nga ana e Policisë. Punonjësi blu është duke dhënë deklaratën e tij, teksa po punohet për kapjen e këtij personi dhe identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.
    Njoftimi i policisë:
    “Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës. Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.
    Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e Policisë.”
     

  • Polici dhunohet nga disa persona në Kukës/ Debatoi disa ditë më parë me njërin prej autorëve

    Polici dhunohet nga disa persona në Kukës/ Debatoi disa ditë më parë me njërin prej autorëve

    Një efektiv policie jashtë shërbimit ka njoftuar sallën se po konfliktohet me disa persona.

    Aktualisht ndodhet në komisariatin e Kukësit që po bën kallëzimin.
    Fillimisht kallëzimin efektivi i rrugores, i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin që pretendon se është konfliktuar me disa persona në rrugë, e ka bërë në Prokurorin e Kukësit.
    Mësohet se polici i dhunuar është efektivi i rrugores Qazim Dogjani 25 vjeç.
    “Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës. Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë”, njofton policia.

    Top Channel

  • Dhunimi i policit në Kukës, blutë japin detaje të reja: U përfshi në debat me disa persona pak ditë më parë

    Dhunimi i policit në Kukës, blutë japin detaje të reja: U përfshi në debat me disa persona pak ditë më parë

    Një efektiv i Policisë Rrugore në Kukës është dhunuar fizikisht nga disa persona ditën e sotme, për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën që të çon në fshatin Pobreg, ku inspektori me inicialet Q.D është konfliktuar me disa shtetas.
    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, efektivi kishte pasur një debat disa ditë më parë me njërin prej personave të përfshirë në incident, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
    Punonjësi i policisë ndodhet aktualisht pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, ku po jep kallëzim për ngjarjen. Grupi hetimor, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, po punon për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
    Ndërkohë, shërbimet policore po kryejnë kontrolle intensive në terren për të bërë të mundur kapjen e personit tashmë të identifikuar.
    ‘Kukës/Informacion paraprak/ Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.
    Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë’, njoftoi sot policia.

  • “As ma ndjen!” Blen shtëpi në bankë, ish-pronari ndërron bravën dhe e jep me qira

    “As ma ndjen!” Blen shtëpi në bankë, ish-pronari ndërron bravën dhe e jep me qira

    Për çështjen e shtëpisë në Ksamil, “Stop” takoi ish-pronarin Agron Lile, i cili pranon që e ka zaptuar me vetëgjyqësi pronën e zonjës B.L, duke përmendur sërish shtesat që ka bërë.
    Agron Lile: Ajo e ka marrë pjesën e saj.
    Gazetari: Po jo, nuk e ka marrë…!
    Agron Lile: Aty është një shtesë, shtesën unë i kam thënë merre ta gëzosh, me jep mua, çfarë investimi kam bërë dhe merre.
    Gazetari: Po shtesën ajo nuk e do, mund ta prishë.
    Agron Lile: Le ta prishi ajo, është me vetëdeklarim, që ta prishi ajo, duhet të dalë skualifikimi dhe le ta marri…!
    Agron Lile: Ajo ka pronën, ka metrat e saj, t’i marrë, t’i gëzojë! Nuk i futem fare, po unë një metër e kam me vetdeklarim. Që ta marri ajo, duhet të skualifikohet, flasim siç është tani, ajo do marrë pjesën e saj, atë, që e kam timen nuk e le, edhe një metër, që kam timen, nuk e le, deri në momentin e skualifikimit. Po mirë mo, le të m’i japë mua lekët mua dhe le ta marrë siç është…
    Gazetari: Po si të t’i japi lekët ty, kur nuk e ke me dokumente…?!
    Agron Lile: Po e kam me vetëdeklarim.
    Gazetari: Po nuk e ke me letra.
    Agron Lile: Po vetëdeklarimi për çfarë është…? Mua s’ma ndjen fare për atë pronën atje, se kam prona plot.
    Meqë policia nuk pranoi të mbante një proces-verbal për sendet, që ishin në objekt vetë zonja hap shtëpinë e saj, duke mbledhur sendet e qiramarrësit të Agron Liles, të cilat i dorëzon në polici.
    Gazetari: Do mbani procesverbal kur ta hapë portën zonja, se kështu i thonë këta zotërinjtë? Na e shpjego pak.
    Punonjësi i policisë Ksamil: Jo portën e hap privatisht, nuk e hapim ne.
    Gazetari: Po, po, po!
    Punonjësi i IMT: Duhet ta hapi në prezencën tuaj.
    Punonjësi i policisë Ksamil: Jo, duhet ta hapësh ti.
    Punonjësi i IMT: Jo unë, jo! Duhet ta hapi zonja.
    Punonjësi i policisë Ksamil: Pse s’ja hap ti, po duhet ta hap unë?
    Punonjësi i IMT: Po unë s’jam polic.
    Kur u duk se gjithçka u zgjidh, të nesërmen Agron Lile shkon dhe shkallmon bravën dhe vë kamera në objekt, duke e kthyer situatën në pikën zero.

  • Vota e diasporës/ Berisha ndan videon kur punonjësi i postës i kujton emigrantit numrin 1

    Vota e diasporës/ Berisha ndan videon kur punonjësi i postës i kujton emigrantit numrin 1

    Kryetari i Partisë Demokratike ka postuar një video në faqen e  tij në facebook ku paraqitet një punonjës i DHL, kompania që po dërgon dhe merr zarfet në të cilët është vota e diasporës shqiptare.

    Punonjësi i përgjigjet qytetarit që do marrë zarfin i cili e pyet se për kë duhej të votonte dhe ai i përgjigjet për numrin 1 që është numri i PD dhe koalicionit të opozitës.

    Postimi:

  • Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, përfundon në spital

    Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, përfundon në spital

    Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë godinës së institucionit, në momentin kur po kalonte vijat e bardha.
    Sipas informacioneve, ai është përplasur nga një automjet sapo kishte dalë nga ambientet e ministrisë. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim të specializuar.
    Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

  • Punonjësi i OSHEE-së ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën, vihen në pranga dy elektricistët, ja çfarë dyshohet

    Punonjësi i OSHEE-së ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën, vihen në pranga dy elektricistët, ja çfarë dyshohet

    Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë në fshatin Mërtish, Divjakë.
    Viktima, Xh. Sh., 32 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje, për shkak të mosshkëputjes së energjisë.
    Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE.
    Dy të ndaluarit dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos siguruar ndërprerjen e energjisë në linjën ku po punonte 32-vjeçari, gjë që çoi në aksidentin tragjik.
    Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

  • Punonjësi i stacionit të pompave të ujësjellësit humb jetën gjatë orarit të punës

    Punonjësi i stacionit të pompave të ujësjellësit humb jetën gjatë orarit të punës

    Një punonjës i pompave të ujësjellësit të Sarandës ka humbur jetën gjatë orarit të punës.
    Bëhet fjalë për 54-vjeçarin me iniciale G.H.
    Policia e Vlorës bën me dije se dyshohet se 54-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak).
    Njoftimi i policisë
    Sot, në fshatin Bërdënesh, Sarandë, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak), brenda ambienteve të stacionit të pompave të ujësjellësit, punonjësi i stacionit, shtetasi G. H., 54 vjeç.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Tronditëse në Berdenesh: Ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i ujësjellësit (Emri)

    Tronditëse në Berdenesh: Ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i ujësjellësit (Emri)

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e vogël të fshatit Berdenesh, ku ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale punonjësi i stacionit të pompave të ujësjellësit.
     
    Shtetasi Gramoz Hoxha 54 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda ambienteve të punës, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Ngjarja e papritur ka sjellë trishtim dhe shqetësim mes banorëve dhe kolegëve të tij, të cilët e njohin si një njeri të përkushtuar dhe të qetë.
     
    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar me detaje rrethanat e kësaj humbjeje të parakohshme, megjithëse shkaqet paraprake flasin për një vdekje natyrale.
     
    Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, i cili e mbylli jetën në vendin ku për vite me radhë kishte shërbyer me përkushtim për komunitetin.

  • Tragjedi në Berdenesh: Ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i ujësjellësit

    Tragjedi në Berdenesh: Ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i ujësjellësit

    Tragjedi në Berdenesh: Ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i ujësjellësit
     
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e vogël të fshatit Berdenesh, ku ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale punonjësi i stacionit të pompave të ujësjellësit.
     
    Shtetasi Gramoz Hoxha 54 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda ambienteve të punës, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Ngjarja e papritur ka sjellë trishtim dhe shqetësim mes banorëve dhe kolegëve të tij, të cilët e njohin si një njeri të përkushtuar dhe të qetë.
     

     
    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar me detaje rrethanat e kësaj humbjeje të parakohshme, megjithëse shkaqet paraprake flasin për një vdekje natyrale.
     
    Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, i cili e mbylli jetën në vendin ku për vite me radhë kishte shërbyer me përkushtim për komunitetin.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb