Tag: punonjësi

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë

    Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj.
    Gjon Shkambi u arrestua për ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa punonjësi i sigurisë për ‘shpërdorim detyre’. Ky i fundit kishte gjashtë muaj që kishte nisur punë tek detektori.
    Sakaq, burime për Anila Hoxhën thonë se Astrit Kalaja ka qenë gjyqtari i vetëm në proces dhe këtë e provon procesverbali. Dy gjyqtarët e tjerë kanë qenë duke dalë sa kanë mbaruar gjyqin. Kamerat e sigurese tregojnë se sa u shpall vendimi, dy gjyqtarët e tjerë u larguan nga salla e gjyqit.

    Top Channel

  • Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

    Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

    Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin–Elbasan.

    Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
    Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, 61-vjeçari, Bedri Dedej, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.
    Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

    Top Channel

  • Aksident tragjik në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

    Aksident tragjik në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Peqin–Elbasan. 
    Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit. 
    Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit. 
    Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive. 

  • E rëndë/ Punonjësi rrëzohet nga lartësia gjatë ndërtimit të hidrocentralit, vihen nën hetim inxhineri i subjektit

    E rëndë/ Punonjësi rrëzohet nga lartësia gjatë ndërtimit të hidrocentralit, vihen nën hetim inxhineri i subjektit

    Një 50-vjeçar, punonjës i një subjekti që po kryen punime për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Selane tq Dibrës, është rrëzuar nga një lartësi gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe punonjësi është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Nën hetim u vendosën drejtuesi teknik dhe inxhinieri i subjektit, 70 dhe 58-vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
    Njoftimi i Policisë:
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasit D.D., 70 vjeç, banues në Tiranë, dhe L.Sh., 58 vjeç, banues në Dibër, me detyra drejtues teknik dhe inxhinier, në një subjekt që kryen punime për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Selane, pasi dje, gjatë punës, është rrëzuar nga një lartësi shtetasi Q.M., 50 vjeç, punëtor në këtë subjekt, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”

  • E rëndë/ Punonjësi aksidentohet në kompani pasi ra nga lartësia, nën akuzë administratori, dhe drejtuesi i mjetit

    E rëndë/ Punonjësi aksidentohet në kompani pasi ra nga lartësia, nën akuzë administratori, dhe drejtuesi i mjetit

    Punonjësi aksidentohet në ambientet e firmës industriale në Tiranë, Policia merr nën akuzë administratorin dhe drejtuesin e mjetit të kompanisë.
    Një 39-vjeçar bëhet me dije se ka rënë dje nga lartësia duke punuar në një kosh të mjetit të kompanisë dhe është plagosur. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, kurse për dy të tjerët po kryhen hetime në gjendje të lirë.
    Veprimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat.
    “U referuan materialet për F. I., 50 vjeç dhe D. H., 51 vjeç, pasi ditën e djeshme S. L., 39 vjeç, ka rënë nga lartësia duke punuar në një kosh të një mjeti industrial i firmës me administrator 50-vjeçarin dhe drejtues mjeti 51-vjeçarin. Aktualisht 39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia e kryeqytetit.
    Për ngjarjen, dosja i kaloi Prokurorisë, e cila do kryejë edhe hetimet e thelluara të aksidentit në punë, në lidhje me kushtet e sigurisë.

  • Punonjësi vjedh xhiron e lokalit beach-bar dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

    Punonjësi vjedh xhiron e lokalit beach-bar dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

    Punonjësi vjedh xhiron e lokalit në plazhin e Himarës dhe arratiset pa gjurmë.
    Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë menaxheri i subjektit, që ka dëshmuar se kishte konstatuar mungesën e parave në beach-barin ku i dyshuari punonte. Policia ka shpallur në kërkim të riun 20-vjeçar për akuzën e vjedhjes dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë shpallën në kërkim H. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Qerret, Lushnjë, pasi më datë 22 gusht ka paraqitur kallëzim shtetasi O. T., 35 vjeç, me profesion menaxher, se i ka vjedhur një shumë monetare të xhiros ditore në beach barin ku punonte”, thanë burime zyrtare.
    Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësja vjedhjeve, nëse nga punonjësi ka pasur pretendime kundrejt menaxherit dhe lokalit apo ka rrethana dhe dinamikë tjetër, për të cilën ende po hetohet.

  • Skandal në Qafë-Thanë/ Cënoi figurën me sjelljen e tij, pezullohet nga detyra efektivi, nis hetimi

    Skandal në Qafë-Thanë/ Cënoi figurën me sjelljen e tij, pezullohet nga detyra efektivi, nis hetimi

    Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën një qytetar denoncon sjelljen e papërshtatshme të një punonjësi policie në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë ka reaguar menjëherë duke marrë masa konkrete.
    Sapo është njohur me ngjarjen, Drejtori i DVKM Korçë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë që shfaqet në video, inspektor R. S. Paralelisht, ndaj tij është nisur një hetim disiplinor, i cili parashikon masa për rastet kur punonjësi i Policisë kryen veprime që cenojnë rëndë figurën e tij, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.
    Materialet lidhur me këtë rast i janë referuar gjithashtu Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila do të vijojë me një hetim më të thelluar.
     

  • Tentoi të fshihte provat për vëllain polic të arrestuar për fajde dhe kanosje, detyrim paraqitje për efektivin

    Tentoi të fshihte provat për vëllain polic të arrestuar për fajde dhe kanosje, detyrim paraqitje për efektivin

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
    – Inspektor E. P., me detyrë Trupë Shërbimi / Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.– Shtetasi E. D., banues në Tiranë
    Në vijimësi të hetimeve të thëlluara në kuadër të operacionit “Last rent”, ka dyshime se punonjësi i policisë në bashkëpunim me shtetasin e sipërpërmendur, kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me ndalimin me datë 05.07.2025 të punonjësit të policisë E. P., (vëllai i punonjësit E. P.) i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

  • Aksident në Shkodër, punonjësi i policisë përplaset ndërsa kalonte vijat e bardha

    Aksident në Shkodër, punonjësi i policisë përplaset ndërsa kalonte vijat e bardha

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës, ku një punonjës policie ëhthë aksidentuar në vijat e bardha.

    Sipas njoftimit shtetasi B.N, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur efektivin Pal Kërrçi, 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.
    Punonjësi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi:
    Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.
    Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Një mace jeton në një muze amerikan që nga viti 2009

    Një mace jeton në një muze amerikan që nga viti 2009

    Një mace ngjyrë portokalli po jeton jetën e saj më të mirë në një muze në Delaware, SHBA.

    Punonjësit e quajtën “Dude the Museum Cat”. Ai u miqësua me një punonjës që e përkëdhelë sa herë që vjen në punë.

    “E kam gjetur në mars të vitit 2009 në gardhin e muzeut ngjitur me kontejnerin”, tha punonjësi.

    Videoja e maces u postua në profilin TikTok të The Dodo dhe ka më shumë se 1.5 milion shikime.

    Dude dhe punonjësi i tij i preferuar shkojnë në punë së bashku çdo ditë, dhe macja kënaqet duke ecur nëpër muze.

    Edhe macja ka vendin e saj në muze, një karrige në të cilën mbështetet dhe përballë muzeut, në bar, ka një tabelë që thotë “Ndal! Ky është territori i Dude”. /Telegrafi/