Tag: punojnë

  • Manjani: Pse duhet t’i paguajmë me rrogë të plotë deputetët?

    Manjani: Pse duhet t’i paguajmë me rrogë të plotë deputetët?

    Nga Ylli Manjani: 
    Po ta kisha në dorë, duke parë se si kanë ardhur punët parlamentin do ta kisha bërë me kohë të pjesshme. Deputetët do t’i paguaja me mëditje, dmth me ditë pune, për pjesmarrje në aktivitetet parlamentare.

    Pakashumë si parlamenti i Zvicrës.
    Nuk ka asnjë kuptim të paguhet dikush me kohë të plotë vetëm sepse na qënka deputet. Dhe meqë është i tillë duhet të jetë me pagë të lartë. Helbete është lart në hierakinë e shtetit.
    Por pagë super të lartë për të mos bërë asnjë punë, madje as punën e deputetit, nuk ka. Nuk mund të ketë bazuar në çdo llogjikë të mundshme.
    Shteti ka plot zyrtarë që punojnë nga mëngjesi në mëngjes dhe paguhen shumë më pak se deputeti që rri kot nga mëngjesi në mëngjes. Një polic, ashtu si edhe një ministër paguhen më pak se deputeti ndërkohë që punojnë 24 orë në 24. Nuk po futem këtu në krahasime populiste me pensionistë e të të papunë, se nuk është ky qëllimi i argumentit.
    Por brenda hierakisë së shtetit, trajtimi financiar i deputetit nuk është i drejtë. Le pastaj po të shtojmë këtu privilegjet dhe trajtimet e tjera të posaçme.
    Ndaj them, të paktën tua kondicinojnë shpërblimin me pjesmarrjen dhe me kontributin në punë.
    Pjesën tjetër të kohës le të punojnë në punët e tyre të zakonshme, në ditshin të bëjn ndonjë punë tjetër… Se edhe ky është hall tjetër, kemi deputetë që sdinë të bëjnë asnjë punë tjetër në jetë…
    Prandaj dhe u rrinë besnikë shefave politikë. Ku ka shef sot që të jep 3000 euro rrogë në muaj pa bërë asnjë punë?!

  • ‘Liria e fjalës, thelbësore’/ Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Rubio: Kufizime vizash për zyrtarët e huaj

    ‘Liria e fjalës, thelbësore’/ Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Rubio: Kufizime vizash për zyrtarët e huaj

    Mesazhi i sekretarit amerikan Marco Rubio, i cili njoftonte një politikë e re për kufizimin e vizave ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që përfshihen në censurimin e qytetarëve amerikanë u shpërnda sot edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

    Në rrjetet sociale të ambasadës amerikane ripublikohet mesazhi i Rubio, i cili thekson se amerikanët janë përballur prej kohësh me përpjekje për t’u gjobitur, paditur apo shqetësuar nga autoritete të huaja për shkak të ushtrimit të lirisë së tyre të fjalës – një e drejtë që, sipas tij, është themelore dhe e patjetërsueshme.

    “Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet,” thuhet në deklaratë.

    Sipas politikës së re, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë më që individët që punojnë për të kufizuar këtë të drejtë të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në SHBA.

    “Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar,” thuhet në mesazhin e Sekretarit Rubio.

  • Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

    Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

    Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës.
    Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global.
    Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani.
    Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. Këtë e tregon një analizë e re e Institutit të Ekonomisë, ifo mes punonjësve që kanë përfunduar universitetin në 40 vende.
    Sipas saj, njerëzit në Gjermani punojnë nga shtëpia mesatarisht 1.6 ditë në javë. Kurse mesatarja globale është 1.2 ditë në javë e punës me kohë të plotë të paktën gjashtë orë në ditë.
    “Pavarësisht shembujve të spikatur të kompanive që rikthejnë punonjësit e tyre në zyrë, rezultatet tona tregojnë se ruajtja e trenidt të punës nga shtëpia ka qenë e qëndrueshme në botë që nga viti 2023,” thotë studiuesi i ifo, Mathias Dolls.
    Prindërit preferojnë punën nga shtëpia nëse munden
    Në Evropë,  vetëm Finlanda ka një përqindje më të lartë të akademikëve që punojnë nga shtëpia (mesatarisht 1.7 ditë në javë). Kurse në mbarë botën puna nga shtëpia ësht mjaft e përhapur në Kanada (1.9 ditë) dhe Mbretërinë e Bashkuar (1.8 ditë).
    Në SHBA dhe Indi, njerëzit gjithashtu punojnë nga shtëpia rreth 1.6 ditë në javë. Puna nga shtëpia është më pak e përhapur në Korenë e Jugut (0,5 ditë), Kinë dhe Greqi (0,6 ditë secila).
    Kurse nga kategoritë e punonjësve, ata me fëmijë të vegjël ka më shumë gjasa të ndajnë javën e tyre të punës midis “zyrës së shtëpisë” dhe vendit të punës tek punëdhënësi. Ata pa fëmijë kanë më shumë gjasa të punojnë ose plotësisht nga distanca ose plotësisht në vend.
    Pothuajse në të gjitha vendet tendena e punës shtëpiake është e ngjashme për burrat dhe gratë. Kurse dëshira për të punuar nga shtëpia është më e theksuar te gratë me fëmijë sesa tek gratë pa fëmijë./DW

  • Puna nga shtëpia dëmton shëndetin e të rinjve

    Puna nga shtëpia dëmton shëndetin e të rinjve

    Puna nga shtëpia mund të jetë e dëmshme për shëndetin, pasi të rinjtë që punojnë nga shtëpia mund të bëjnë 30 minuta më pak aktivitet fizik çdo ditë, zbulon një studim i ri.

    Një studim i njerëzve që fillojnë punën e tyre të parë tregoi se ata që shkojnë në zyrë marrin 28 minuta shtesë aktivitet fizik të moderuar çdo ditë, si ecje ose çiklizëm.

    Por ata që punojnë nga shtëpia përjetojnë një rënie mesatare prej 32 minutash aktivitet fizik të moderuar në ditë.

    Për të gjykuar se si fillimi i punës ndikon te aktiviteti fizik, gjumi dhe dieta e njerëzve, studiuesit analizuan të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar – të moshës 16 deri në 30 vjeç – të cilët morën pjesë në një anketë kombëtare familjare.

    Vullnetarët raportuan statusin e tyre të punës çdo vit dhe, çdo tre vjet, treguan se sa ushtrime bënin zakonisht gjatë një jave tipike.

    Kjo përfshinte aktivitet fizik të moderuar, si çiklizmi, dhe aktivitet fizik intensiv, si ngritja e peshave ose aerobiku.

    Studiuesit krahasuan 128 persona që punonin nga shtëpia me mbi 3,000 që shkonin në zyrë ose vende të tjera pune.

    Bazuar në analizë, rënia e aktivitetit fizik për ata që punonin nga shtëpia ishte ekuivalente me 32 minuta aktivitet të moderuar në ditë ose 16 minuta aktivitet intensiv në ditë.

    Rritja e aktivitetit fizik mes të rinjve në përgjithësi u pa kryesisht tek ata me punë gjysmë-rutine, si shoferë autobusësh dhe parukierë, si dhe tek ata me punë rutinë si pastrues ose kamarierë.

     

    Ndërkohë, ndryshime të vogla u vunë re tek ata që fillonin punë menaxheriale ose profesionale.

    Rezultatet janë publikuar në International Journal of Behavioral Nutrition and Physical Activity.

    Dr. Eleanor Winpenny, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit, tani në Imperial College London, tha:

    “Nëse duam të qëndrojmë të shëndetshëm gjatë gjithë jetës, duhet të kujtojmë se të qenit aktiv është një mënyrë e rëndësishme për të arritur këtë qëllim. Ata që punojnë nga shtëpia mund të konsiderojnë përfshirjen e aktivitetit fizik në ditën e tyre, për shembull duke bërë një shëtitje para ose pas punës, ose gjatë pushimit të drekës”.

    Alena Oxenham, bashkëautore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit, shtoi:

    “Fillimi i punës mund të ketë një ndikim të madh në stilin tonë të jetesës dhe sjelljet që mund të bëjnë një ndryshim në shëndetin tonë, nëse jo menjëherë, atëherë më vonë në jetë.

    Megjithëse zbuluam se njerëzit priren të bëjnë më shumë aktivitet fizik kur fillojnë punën, që është një lajm i mirë, këto janë mesatare dhe disa njerëz – veçanërisht ata që punojnë nga shtëpia dhe, në një masë më të vogël, ata me punë zyre – mund të bëjnë më pak”.

  • “Ku u zhduk LaCivita, se thatë do ishte në Tiranë gjithë fushatën?” Justifikohet Mediu: Kemi 5 amerikanë të tjerë

    “Ku u zhduk LaCivita, se thatë do ishte në Tiranë gjithë fushatën?” Justifikohet Mediu: Kemi 5 amerikanë të tjerë

    Fatmir Mediu thotë se megjithëse Chris LaCivita është larguar nga Shqipëria, duke braktisur në mes fushatën elektorale, pavarësisht se u pagua nga PD, ai mban kontakte permanente me shtabin e tij elektoral që qëndron në selinë e PD. Mediu thotë se kanë 5 amerikanë të tjerë, staf i ngushtë i LaCivita-s, që sipas tij, punojnë ditë e natë dhe çdo mesazh që përcillet nga kandidatët e PD i kalon drejtuesit të shtabit elektoral.
    “LaCivita ka folur në mënyrë fare të hapur për “non gratën”. Ai ka ardhur për të menaxhuar fushatën elektorale të PD dhe unë mendoj se marrëdhënia me të ka sjellë qasje tjetër në raport me qytetarët.
    Ne kemi vënë në lëvizje mekanizmat për një qëndrim të DASH dhe Kongresit për zgjedhjet në Shqipëri, prej kohësh si një opozitë e organizuar për një gjë krejt normale që duhet të ketë Shqipëria, për zgjedhje të lira e të ndershme. Sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Ka një kontakt permanent me LaCivitan. Në PD ka një shtab me 5 veta, cdo mesazh kalon përmes tyre, që janë non stop te PD që punon.
    Çdo mesazh që përcillet kalon përmes këtij kanali tek LaCivita. Po pse nuk keni shtruar njëherë një pyetje, kush punon tek PS? Kush i paguan ata që punojnë te PS? A e dini që ka një grup izraelitësh që punojnë me Ramën, i dimë dhe emrat”, tha Mediu për News24. Kur e punësuan LaCivitan dhe kur erdhi dhe herën e dytë madje, u tha se ai do të qendronte në Shqipëri deri në përfundim të fushatës. Por ai u largua papritur vetëm pas tre ditësh dhe mjaftohet vetëm duke bërë ndonjë koment në rrjetet sociale, herë pas here.

  • ‘Në shtabin e PD janë 5 amerikanë që punojnë natë e ditë’, Mediu: Kush i paguan izraelitët që punojnë për PS?

    ‘Në shtabin e PD janë 5 amerikanë që punojnë natë e ditë’, Mediu: Kush i paguan izraelitët që punojnë për PS?

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi në një emision televiziv se LaCivita, strategu amerikan që drejton fushatën elektorale të Partisë Demokratike, mban kontakte të vazhdueshme me selinë e PD-së, edhe pse nuk ndodhet fizikisht gjithë kohës në Tiranë.
    Sipas Mediut, pesë anëtarë të stafit të ngushtë të LaCivita-s janë të vendosur pranë selisë së PD dhe punojnë pandërprerë. “Çdo mesazh që përcillet nga kandidatët e PD-së kalon përmes këtij ekipi, që i raporton direkt drejtuesit të shtabit elektoral,” u shpreh Mediu.
    Ai theksoi se LaCivita ka qenë i qartë për qëndrimin ndaj çështjes “non grata”, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të ndikuar në mënyrën e menaxhimit të fushatës. “Marrëdhënia me LaCivita-n ka sjellë një qasje ndryshe në raport me qytetarët,” tha kreu i PR.
    Mediu bëri gjithashtu të ditur se opozita ka vënë në lëvizje mekanizmat për të informuar DASH-in dhe Kongresin Amerikan në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e tyre për një vend anëtar të NATO-s.
    Ai ngriti edhe pikëpyetje për shtabet e partisë në pushtet: “Pse askush nuk pyet kush punon tek PS? A e dini që një grup izraelitësh punon me Ramën? I dimë edhe emrat,” përfundoi Mediu.

  • Berisha prezanton programin për bimët medicinale: Do negociojmë për zero tarifa me SHBA! Do u kompensojmë për eksportet

    Berisha prezanton programin për bimët medicinale: Do negociojmë për zero tarifa me SHBA! Do u kompensojmë për eksportet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur një plan të detajuar për mbështetjen e eksportuesve dhe zhvillimin e sektorit të bimëve medicinale në Shqipëri. Gjatë një takimi me prodhues dhe eksportues të këtij sektori, Berisha theksoi se synimi është vendosja e tarifave zero në marrëdhënie me SHBA-në dhe kompensimi i plotë për çdo tarifë të vendosur nga vende të tjera. Ai premtoi mbështetje të drejtpërdrejtë përmes granteve, dokumentacion të thjeshtuar, kredi me interesa të subvencionuara dhe angazhim të ekspertizës shkencore për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
    Berisha: E shtruat cështjen e tarifave. Shumë e drejtë! Cili është qëndrimi ynë ndaj tarifave? Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Ne do vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me zero tarifat. Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni.
    Ne do bëjmë gjithçka me grante, siç thashë për çdo njësi prodhimi dhe ato nuk do i merrni mbi bazën e burokracisë, por me dokumentacionet më të thjeshta. Ju do merrni të gjithë mbështetjen bazuar në faturat që shisni. Bazuar në dokumentet që sillni. Bazuar në punën që harxhoni në proceset e trajtimit të këtij sektori. Shqipëria ka pasur dhe ka institucione në këtë sektor, por ne do fuqizojmë krahas studimeve për bimët frutore, bimët e arave, krahas studimeve për bimët arrore, bimët e tjera, ne do fuqizojmë shumë sektorin e studimeve të bimëve aromatike.

    Ai theksoi se qeveria do të angazhojë ekspertizën shkencore më të mirë dhe do të ofrojë kredi të buta me interesa të ulëta, ku shteti do të mbulojë deri në 80% të interesit. Për më tepër, Berisha deklaroi se do të ndërmarrin politika për të tërhequr emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi të kthehen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e sektorëve të tillë në Shqipëri. Ai gjithashtu premtoi mbështetje për punëtorët sezonalë, duke garantuar paga bazë për të siguruar stabilitet dhe sigurim ekonomik gjatë periudhave pa punë.
    Berisha: Do angazhojmë ekspertizën shkencore më të mirë në këtë sektor. Kudo Shqipëria është me një pasuri të madhe natyrore në këto bimë. Kredi të buta në të cilat qeveria do të mbulojë 80 përqind të interesit, do ofrohen për ju sipas sektorëve. Për të gjithë proceset që nevojiten në këtë fushë. Ne duam ta bëjmë sektorin e bimëve eterovajore, ta shumëfishojmë në prodhim, në të ardhura, në punësim, në eksport. Ju keni bërë shumë dhe e keni bërë pa ndonjë ndihmë. Pa ndihmën që meritoni.
    Injorimi juaj dhe injorimi në tërësi i eksportit nga kjo qeveri, i ka kushtuar vendit një çmim më të rëndin, shpunësim dhe largim të shqiptarëve nga Shqipëria. Ne do kemi një politikë shumë të vendosur për popullimin dhe ripopullimin e Shqipërisë. Ne do bëjmë që ata që u larguan, të cilët në të shumtën punojnë në bujqësi, të kthehen dhe të punojnë në sektor bujqësie në Shqipëri. T’u krijojmë ato kushte që kanë në vendet ku punojnë dhe të vijnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në këtë vend.
    Do përpiqemi të mbështesim edhe sezonalitetin. Sot një punëtor sezonal është një punëtor shumë i pasigurt. Qoftë në sektorin tuaj, qoftë në turizëm, qoftë në çdo fushë. Shteti, në bashkëpunim me ju, do vendosë disa paga bazë, në mënyrë që punëtorët në periudhën që nuk kanë punë, të marrin një shpërblim, një pagë bazë, të marrin minimumin jetik ose më shumë dhe të mos largohen, por të presin sezonin e ri të punës./vizionplus.tv 

  • “Jam i nderuar që s’kam shokë në SPAK’”, Basha: Taksat o punojnë për shqiptarët, o për shokët e Ramës

    “Jam i nderuar që s’kam shokë në SPAK’”, Basha: Taksat o punojnë për shqiptarët, o për shokët e Ramës

    Gjatë një interviste ndryshe në emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i pyetur nëse ndjehet i diskriminuar që ska shokë në SPAK. Basha tha se ndihet i nderuar dhe se synimi i tij është të qëndrojë larg çdo konflikti interesi me drejtësinë.
    Në vijim, ai foli për programin për një taksë të sheshtë 9%, model i ngjashëm me atë të Malit të Zi. Ai theksoi se kjo taksë do të zbatohet për bizneset me xhiro deri në 140 milionë lekë të vjetra dhe jo më shumë se 1% taksat lokale.
    “Ulja e taksave i jep frymëmarrje biznesit dhe sjell më shumë të ardhura për shtetin,” u shpreh Basha, duke theksuar qartësisht pozicionin e tij politik: “Padiskutim që jam i djathtë.”
    Pjesë nga intervista:
    Rudi: A ndjeheni të diskriminuar që s’keni njeri në SPAK si gjithë të tjerët?
    Basha: Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar sepse qëllimi im është që most ë jem në konflikt interesi me SPAK.
    Rudi: E dyta.
    Basha: E dyta, lekët o don jenë në ekonominë shqiptare, o do jenë tek 7×7-313. Taksat e shqiptarëve, o do punojnë për shqiptarët, o do punojnë për shokët e Edi Ramës.
    Rudi: Sa do jenë taksat?
    Basha: 9%, taksë e sheshtë. Siç e ka Mali i Zi, duhet të jemi konkurrent me vendet e tjera të rajonit. Por funksionon deri në një niveli të caktuar, nën 140 milionë lekë të vjetra në vit për biznesin dhe mbi minimumin jetik për të ardhurat personale. Nën të është zero dhe jo më shumë se 1% taksat lokale.
    Rudi: Po nga do të dalin lekët pa taksa?
    Basha: Ulja e taksave i jep frymëmarrje biznesit, gjeneron më shumë të ardhura, rrit bazën e taksimit, sjell më shumë të ardhura për qeverisjen.
    Rudi: Pra, je i djatht ti?
    Basha: Padiskutim.

  • Dy nga të arrestuarit në Gjakovë konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi

    Dy nga të arrestuarit në Gjakovë konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi

    Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë në Gjakovë, pasi iu gjetën armë të ftohta, kanë konfirmuar se punojnë në institucione serbe të sigurisë.
    Pavle Kragoviq ka thënë se punon inspektor i Policisë në Kragujevc të Serbisë. Ndërsa Milovan Steviq deklaroi është doktor, stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.
    Në gjykatore për seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjakovë janë edhe Branko Rakiq i cili deklaroi se është teknik i komunikacionit dhe Nemanja Vamoviq i cili tha se është inxhinier i pylltarisë.
    Rakiq dhe Kragoviq janë me dyshtetësi, kurse Steviq dhe Vamoviq janë vetëm shtetas të Serbisë.
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla një ditë më parë shkroi në Facebook se në veturën ku ishin ata u gjetën dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative, por edhe një fotografi me fytyrat e pjesëtarëve të grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit në Banjskë.
    Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim tha se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës. Tha se rreziku i arratisjes për të pandehurit duhet të lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në Serbi.
    Shala se ata kanë shkuar në formë të organizuar në manastire, andaj do të mund ta rrezikonte jetën e pelegrinëve.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Gratë e vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë/ Propozimi interesant i Dash Shehit tërheq vëmendje

    Gratë e vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë/ Propozimi interesant i Dash Shehit tërheq vëmendje

    Kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi propozoi që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë. Sipas tij, ky orar i reduktuar do të sillte shumë gjëra pozitive në shoqëri. Sipas tij edhe në privat rendimenti i punës nuk i kalon 6 orë punë.
    “Ne kemi menduar që grave dhe vajzave t’i japim mundësinë që të punojnë vetëm 6 orë në ditë. Nuk humb asgjë as biznesi në privat. Kjo i rikthehet ekonomisë shqiptare në edukimin e fëmijëve dhe në jetën e grave. E kanë eksperimentuar shumë shtete javën e punës me 30 orë.
    Në privat nuk shkon më shumë se 6 orë rendimenti i punës. Është favor i madh që i bëhet çifteve të reja. Është edhe një lloj shtytjeje që të mos largohemi nga Shqipëria, pasi këtu kemi lehtësira”, tha Shehi në studion e “Debat”.