Tag: punojnë

  • Zjarr pranë një resorti, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

    Zjarr pranë një resorti, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

    Aktualitet E Enjte, 26 Qershor 2025 20:47

    Situata me zjarret në vend po fillon që të jetë problematike. Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në periferi të Ksamilit. Zjarrfikëset sapo kanë vënë nën kontroll zjarrin në Sarandë janë drejtuar drejt zjarrit në Ksamil, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse.
     

  • Zjarr në Ksamil pranë një resorti, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

    Zjarr në Ksamil pranë një resorti, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

    Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti. Zjarrfikëset janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Po ashtu një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke rrezikuar zonat përreth.
    Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Në ndihmë të tyre është angazhuar edhe një helikopter, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll situatën.
    Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për banesa të rrezikuara deri në këto momente.

  • 13 mijë të huaj punojnë në Shqipëri, të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe industrinë e lehtë

    13 mijë të huaj punojnë në Shqipëri, të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe industrinë e lehtë

    Rritja e zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe kërkesa për fuqi punëtore të shtuar ka bërë që vendi ynë të jetë tërheqës për punonjësit e huaj.
    Drejtorja e Shërbimeve të Tregut të Punës pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Gertiola Çepani, tregon edhe numrin e të huajve të punësuar në vendin tonë.
    “Shqipëria shihet si një nga vendet me zhvillim ekonomik dhe interesi i huajve për të punuar në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave zyrtare, fundi i vitit 2024 është mbyllur me 13 mijë të huaj që punojnë në Shqipëri.“, tha Çepani.
    Ndërkohë që sipërmarrjet që kërkojnë më shumë janë të ndryshme.
    “Më shumë evidentohen sipërmarrjet që shtrijnë aktivitetin në sektorë si akomodimi dhe shërbimi ushqimor, i ndërtimit, i tregtisë me shumicë e pakicë, industria përpunuese e të tjera. Punonjësit që kërkohen më shumë janë banakier, ose kamarier, kuzhinier, apo ndihmëskuzhinier, apo profesione që lidhen me nivelin e ulët apo të mesëm të arsimit,“ deklaroi ajo.
    Vendet nga vijnë të huajt e interesuar për t’u punësuar janë me shtrirje gjeografike të gjerë.
    “Shtetasit e huaj që vijnë për të punuar në Shqipëri përfaqësojnë një shumëllojshmëri vendesh ku mund të theksojmë Turqinë, Italinë, Kosovën, Filipinet dhe Indinë.“, tha Çepani.
    Ndërkohë që edhe dy shërbimet që ofrohen në platformën “e-Albania” për paketën e “Lejes Unike” kanë bërë që bizneset të kenë mundësi më të shpejta për të kryer dokumentacionet.

  • Përfshihen nga flakët 3 konteinerë banimi në Shkodër, zjarrëfikëset po punojnë për fikjen e zjarrit…

    Përfshihen nga flakët 3 konteinerë banimi në Shkodër, zjarrëfikëset po punojnë për fikjen e zjarrit…

    Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.
    Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

    Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

    Në Nish, Novi Sad, Beograd e më gjerë…. si mësues, punëtor ndërtimi apo tregtar… qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi do t’iu njihen vitet e punës. E njëjta vlen edhe për qytetarët serbë që punojnë në Shqipëri. Së afërmi ato do mund të përfitojnë dy pensione, një në atdhe dhe një tjetër në vendin ku jetojnë e punojnë.
    “Do të jenë rreth 111 shtetas serb të cilët janë të pajisur me leje pune dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Do të jenë rreth 450-500 shtetas shqiptarë që do të përfitojnë nga marrëveshja për shkak të marrëdhënieve të punës apo rezidencës që kanë në shtetin serb”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI.
    Marrëveshja me Serbinë është e fundit e arritur nga Qeveria e Shqipërisë, pas asaj me Italinë. Pas shumë datash të shtyra, prej 1korrikut emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do mund të përfitojnë nga njohja e ndërsjellë e pensioneve.
    “Një shtetas shqiptar në Itali që do ta bëjë aplikimin në institucionin homolog në Itali, mund ta bëjë atje. Nuk është nevoja të vijë në Shqipëri. Kështu eliminohen të gjitha kostot e udhëtimit, apo apostilimi të dokumentacionit”, tha Manjani.
    Sytë e qeverisë tashmë janë hedhur drejtët shtetit me diasporën më të madhe shqiptare… Greqisë.
    “Por njëkohësisht duhet të jemi edhe koshientë që përpos faktit që Shqipëria ka gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator për inicimin e kësaj marrëveshje, jemi në pritje të vullnetit politik të shtetit grek për inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes”.
    Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë dhe së fundmi me Serbinë.
    “Me konkludimin e të gjithë marrëveshjeve që ne kemi në proces, ky numër do të shkojë në 21. Dhe unë e theksova që përpos vendeve të BE po përpiqemi të kemi marrëveshje edhe me ato shtete me të cilat kemi shkëmbime të shpeshta tregtare”.
    Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Poloninë, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë.

  • 12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

    12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

    Data 12 qershor, shënon Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve. Kjo ditë, ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e shoqërisë, ashtu sikurse e të qeverisë për të parandaluar punën e fëmijëve.
    Që prej vitit 2000, bota ka bërë përparim të qëndrueshëm në reduktimin e punës së fëmijëve. Por gjatë viteve të fundit, konfliktet, krizat dhe pandemia COVID-19 kanë zhytur më shumë familje në varfëri. Kështu, janë detyruar miliona fëmijë të tjerë të punojnë. Rritja ekonomike nuk ka qenë e mjaftueshme, për të lehtësuar presionin që ndiejnë shumë familje dhe komunitete dhe që i bën ata të përdorin punën e fëmijëve. Sot, 160 milionë fëmijë janë ende të angazhuar në punën e fëmijëve. Kjo është pothuajse një në dhjetë fëmijë në mbarë botën.
    Afrika renditet më e larta midis rajoneve si në përqindjen e fëmijëve që punojnë, një e pesta, ashtu edhe në numrin absolut të fëmijëve që punojnë, 72 milionë të mitur. Azia dhe Paqësori renditen të dytët më të lartë në të dyja këto masa. Të paktën 7% e të gjithë fëmijëve dhe 62 milionë fëmijë në terma absolutë punojnë në këtë rajon. Rajonet e Afrikës dhe Azisë dhe Paqësorit së bashku përbëjnë pothuajse nëntë nga çdo dhjetë fëmijë që punojnë në mbarë botën.
    Popullsia e mbetur e fëmijëve që punojnë ndahet midis Amerikave (11 milionë), Evropës dhe Azisë Qendrore (6 milionë) dhe Shteteve Arabe (1 milion). Për sa i përket incidencës, 5% e fëmijëve janë në punë në Amerikë, 4% në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe 3% në Shtetet Arabe.
    9% e të gjithë fëmijëve në vendet me të ardhura të ulëta-mesme dhe 7% e të gjithë fëmijëve në vendet me të ardhura të larta-mesme, punojnë fëmijë.
    Statistikat mbi numrin absolut të fëmijëve që punojnë fëmijë në secilin grup të të ardhurave kombëtare tregojnë se 84 milionë fëmijë që punojnë, që përbëjnë masën 56%, në të vërtetë jetojnë në vendet me të ardhura të mesme dhe 2 milionë të tjerë jetojnë në vendet me të ardhura të larta.
    Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve u krijua për herë të parë në vitin 2002 nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për të tërhequr vëmendjen e vazhdueshme ndaj çështjes së punës së fëmijëve dhe për të rishikuar strategjitë për të eliminuar punën e fëmijëve. /tvklan.al

  • “Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    “Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa më e madhe për rritjen ekonomike në vend. Por ajo thotë se ky është një problem që ka mundur të zgjidhet dekada më parë. Tani “gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”.
    Në fund të qershorit do të publikohet një plan i ri ekonomik i koalicionit qeveritar. Malmendier beson se shumë gjëra në draft janë të mira, por një pikë kyçe është anashkaluar: “Frena kryesore e rritjes nuk është korniza buxhetore, por mungesa kronike e fuqisë punëtore të kualifikuar”.
    Zgjidhja nënkupton mobilizimin e fuqisë punëtore në vend, veçanërisht grave dhe punëtorëve të moshuar në Gjermani. Njëkohësisht duhet të hapet tregu përfuqinë e huaj punëtore.
    “Duhet të krijohen kushtet që më shumë gra të kalojnë nga puna me kohë të pjesshme në atë me kohë të plotë dhe që të moshuarit të punojnë më gjatë. Por edhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ne kemi nevojë edhe për njerëz nga jashtë që duan të punojnë në Gjermani”, thotë ajo.
    Në këtë kontekst, ajo sugjeron një qasje ndaj migrimit më të bazuar në treg: “Nëse një kompani thotë: ‘Gjeta dikë në Indi ose Argjentinë, ata janë të kualifikuar dhe mund ta punësoj menjëherë’, ne nuk duhet të krijojmë barriera burokratike për ta. Lëreni tregun të funksionojë.”
    Statistikat janë mashtruese
    Ekonomistja kritikon edhe qëndrimin ndaj punës në debatin publik në Gjermani. Pasi kreu i CDU-së, kancelari Friedrich Merz, paralajmëroi se “një javë pune katër-ditore dhe ekuilibri punë-jetë nuk do ta ruajnë prosperitetin gjerman”, Malmendier kundërshton: “Do të doja që puna të mos ishte më një frikë e madhe. Puna mund të jetë edhe argëtuese – ku njerëzit kanë bindjen, se përmes saj mund të arrihet diçka, të takohen me njerëz dhe të ndryshojnë gjërat.”
    Në të njëjtën kohë, ajo pranon se numri i përgjithshëm i orëve të punës në Gjermani është me të vërtetë një pengesë për rritjen ekonomike. Por me një shpjegim të rëndësishëm: “Kjo nuk ndodh sepse punojmë më pak, por sepse shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme. Statistikat ‘prishen’ nga gratë dhe të moshuarit që përfshihen rishtas në tregun e punës – gjë që është një sukses, por ata shpesh punojnë me kohë të pjesshme. Nëse do të shikonim vetëm punësimin me kohë të plotë, pamja do të ishte dukshëm ndryshe.”
    Prandaj, gjermanët me kohë të plotë nuk punojnë shumë pak – problemi është në strukturën e punonjësve.
    “Përparime të vogla në këtë drejtim janë të mundshme, por ndryshimi i vërtetë do të ishte nëse do ta bënim më të lehtë për të moshuarit dhe gratë të kalojnë në punë me orar të plotë”, thekson ajo.
    Zhgënjimi më i madh, megjithatë, shkaktohet nga fakti se kjo çështje është e njohur për dekada dhe politikanët nuk kanë reaguar.
    “Është një problem vërtet i dukshëm. Matematika është e qartë: njerëzit po plaken, fuqia punëtore po zvogëlohet. Ne e dinim këtë edhe 10, 20, madje 30 vjet më parë.”
    Pse nuk është vepruar?
    Pse pra nuk është bërë asgjë në këtë drejtim? Malmendier sheh dy arsye. E para është oportunizmi politik dhe raporti ndaj të moshuarve, sepse Gjermania është një shoqëri në plakje, por të moshuarit janë edhe votuesit më të besueshëm.
    Fenomeni i dytë është “paragjykimi ndaj të tashmes” – mendimi politik që reduktohet nga një mandat në tjetrin. “Politikanët besojnë se katër vjet të tjera do të kalojnë disi, dhe pastaj le ta zgjidhë këtë problem të tjerët.”
    Për momentin, asgjë nuk i motivon politikanët të merren me zgjidhje afatgjata, sepse pasojat nuk janë menjëherë të dukshme. “Askush nuk i mban pasojat e mosveprimit.”
    Ndërsa pasojat tashmë po ndihen: “Çdo ditë bëhet pak më keq, por nuk ka një përplasje të madhe që do t’i detyronte të gjithë të reagojnë.” Ose të paktën jo ende. Po nëse asgjë nuk ndryshon, kjo përplasje mund të vijë së shpejti.
    Përplasja më e madhe do të shihet kur brezi i “baby boomer” të dalë në pension. Atëherë do të shohim se si do të ofrojmë shërbime për qytetarët dhe si do të sigurohen fondet për pensione./ DW

  • Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    Bota E Martë, 10 Qershor 2025 09:32
    Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa më e madhe për rritjen ekonomike në vend. Por ajo thotë se ky është një problem që ka mundur të zgjidhet dekada më parë. Tani “gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”.
    Në fund të qershorit do të publikohet një plan i ri ekonomik i koalicionit qeveritar. Malmendier beson se shumë gjëra në draft janë të mira, por një pikë kyçe është anashkaluar: “Frena kryesore e rritjes nuk është korniza buxhetore, por mungesa kronike e fuqisë punëtore të kualifikuar”.

    Zgjidhja nënkupton mobilizimin e fuqisë punëtore në vend, veçanërisht grave dhe punëtorëve të moshuar në Gjermani. Njëkohësisht duhet të hapet tregu përfuqinë e huaj punëtore.
    “Duhet të krijohen kushtet që më shumë gra të kalojnë nga puna me kohë të pjesshme në atë me kohë të plotë dhe që të moshuarit të punojnë më gjatë. Por edhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ne kemi nevojë edhe për njerëz nga jashtë që duan të punojnë në Gjermani”, thotë ajo.
    Në këtë kontekst, ajo sugjeron një qasje ndaj migrimit më të bazuar në treg: “Nëse një kompani thotë: ‘Gjeta dikë në Indi ose Argjentinë, ata janë të kualifikuar dhe mund ta punësoj menjëherë’, ne nuk duhet të krijojmë barriera burokratike për ta. Lëreni tregun të funksionojë.”
    Statistikat janë mashtruese
    Ekonomistja kritikon edhe qëndrimin ndaj punës në debatin publik në Gjermani. Pasi kreu i CDU-së, kancelari Friedrich Merz, paralajmëroi se “një javë pune katër-ditore dhe ekuilibri punë-jetë nuk do ta ruajnë prosperitetin gjerman”, Malmendier kundërshton: “Do të doja që puna të mos ishte më një frikë e madhe. Puna mund të jetë edhe argëtuese – ku njerëzit kanë bindjen, se përmes saj mund të arrihet diçka, të takohen me njerëz dhe të ndryshojnë gjërat.”
    Gjermani: Ekspertët që këshillojnë qeverinë prezantojnë raportin e tyreGjermani: Ekspertët që këshillojnë qeverinë prezantojnë raportin e tyreNë të njëjtën kohë, ajo pranon se numri i përgjithshëm i orëve të punës në Gjermani është me të vërtetë një pengesë për rritjen ekonomike. Por me një shpjegim të rëndësishëm: “Kjo nuk ndodh sepse punojmë më pak, por sepse shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme. Statistikat ‘prishen’ nga gratë dhe të moshuarit që përfshihen rishtas në tregun e punës – gjë që është një sukses, por ata shpesh punojnë me kohë të pjesshme. Nëse do të shikonim vetëm punësimin me kohë të plotë, pamja do të ishte dukshëm ndryshe.”
    Prandaj, gjermanët me kohë të plotë nuk punojnë shumë pak – problemi është në strukturën e punonjësve.
    “Përparime të vogla në këtë drejtim janë të mundshme, por ndryshimi i vërtetë do të ishte nëse do ta bënim më të lehtë për të moshuarit dhe gratë të kalojnë në punë me orar të plotë”, thekson ajo.
    Zhgënjimi më i madh, megjithatë, shkaktohet nga fakti se kjo çështje është e njohur për dekada dhe politikanët nuk kanë reaguar.
    “Është një problem vërtet i dukshëm. Matematika është e qartë: njerëzit po plaken, fuqia punëtore po zvogëlohet. Ne e dinim këtë edhe 10, 20, madje 30 vjet më parë.”
    Pse nuk është vepruar?
    Pse pra nuk është bërë asgjë në këtë drejtim? Malmendier sheh dy arsye. E para është oportunizmi politik dhe raporti ndaj të moshuarve, sepse Gjermania është një shoqëri në plakje, por të moshuarit janë edhe votuesit më të besueshëm.
    Fenomeni i dytë është “paragjykimi ndaj të tashmes” – mendimi politik që reduktohet nga një mandat në tjetrin. “Politikanët besojnë se katër vjet të tjera do të kalojnë disi, dhe pastaj le ta zgjidhë këtë problem të tjerët.”
    Për momentin, asgjë nuk i motivon politikanët të merren me zgjidhje afatgjata, sepse pasojat nuk janë menjëherë të dukshme. “Askush nuk i mban pasojat e mosveprimit.”
    Pamje sibolike: Ju lutem për durim – për shkak të mungesës së fuqisë punëtorePamje sibolike: Ju lutem për durim – për shkak të mungesës së fuqisë punëtoreJu lutem për durim – për shkak të mungesës së fuqisë punëtoreFotografi: Matthias Balk/dpa/picture allianceNdërsa pasojat tashmë po ndihen: “Çdo ditë bëhet pak më keq, por nuk ka një përplasje të madhe që do t’i detyronte të gjithë të reagojnë.” Ose të paktën jo ende. Po nëse asgjë nuk ndryshon, kjo përplasje mund të vijë së shpejti.
    Përplasja më e madhe do të shihet kur brezi i “baby boomer” të dalë në pension. Atëherë do të shohim se si do të ofrojmë shërbime për qytetarët dhe si do të sigurohen fondet për pensione.
    Ulrike Malmendier ka qenë anëtare e Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë të qeverisë gjermane që nga shtatori 2022. Ndër të tjera ajo është profesore e financave në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley./ DW

  • Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    Foto ilustruese

    Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa më e madhe për rritjen ekonomike në vend. Por ajo thotë se ky është një problem që ka mundur të zgjidhet dekada më parë. Tani “gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”.
    Në fund të qershorit do të publikohet një plan i ri ekonomik i koalicionit qeveritar. Malmendier beson se shumë gjëra në draft janë të mira, por një pikë kyçe është anashkaluar: “Frena kryesore e rritjes nuk është korniza buxhetore, por mungesa kronike e fuqisë punëtore të kualifikuar”.
    Zgjidhja nënkupton mobilizimin e fuqisë punëtore në vend, veçanërisht grave dhe punëtorëve të moshuar në Gjermani. Njëkohësisht duhet të hapet tregu përfuqinë e huaj punëtore.
    “Duhet të krijohen kushtet që më shumë gra të kalojnë nga puna me kohë të pjesshme në atë me kohë të plotë dhe që të moshuarit të punojnë më gjatë. Por edhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ne kemi nevojë edhe për njerëz nga jashtë që duan të punojnë në Gjermani”, thotë ajo.
    Në këtë kontekst, ajo sugjeron një qasje ndaj migrimit më të bazuar në treg: “Nëse një kompani thotë: ‘Gjeta dikë në Indi ose Argjentinë, ata janë të kualifikuar dhe mund ta punësoj menjëherë’, ne nuk duhet të krijojmë barriera burokratike për ta. Lëreni tregun të funksionojë.”
    Statistikat janë mashtruese
    Ekonomistja kritikon edhe qëndrimin ndaj punës në debatin publik në Gjermani. Pasi kreu i CDU-së, kancelari Friedrich Merz, paralajmëroi se “një javë pune katër-ditore dhe ekuilibri punë-jetë nuk do ta ruajnë prosperitetin gjerman”, Malmendier kundërshton: “Do të doja që puna të mos ishte më një frikë e madhe. Puna mund të jetë edhe argëtuese – ku njerëzit kanë bindjen, se përmes saj mund të arrihet diçka, të takohen me njerëz dhe të ndryshojnë gjërat.”
    Në të njëjtën kohë, ajo pranon se numri i përgjithshëm i orëve të punës në Gjermani është me të vërtetë një pengesë për rritjen ekonomike. Por me një shpjegim të rëndësishëm: “Kjo nuk ndodh sepse punojmë më pak, por sepse shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme. Statistikat ‘prishen’ nga gratë dhe të moshuarit që përfshihen rishtas në tregun e punës – gjë që është një sukses, por ata shpesh punojnë me kohë të pjesshme. Nëse do të shikonim vetëm punësimin me kohë të plotë, pamja do të ishte dukshëm ndryshe.”
    Prandaj, gjermanët me kohë të plotë nuk punojnë shumë pak – problemi është në strukturën e punonjësve.
    “Përparime të vogla në këtë drejtim janë të mundshme, por ndryshimi i vërtetë do të ishte nëse do ta bënim më të lehtë për të moshuarit dhe gratë të kalojnë në punë me orar të plotë”, thekson ajo.
    Zhgënjimi më i madh, megjithatë, shkaktohet nga fakti se kjo çështje është e njohur për dekada dhe politikanët nuk kanë reaguar.
    “Është një problem vërtet i dukshëm. Matematika është e qartë: njerëzit po plaken, fuqia punëtore po zvogëlohet. Ne e dinim këtë edhe 10, 20, madje 30 vjet më parë.”
    Pse nuk është vepruar?
    Pse pra nuk është bërë asgjë në këtë drejtim? Malmendier sheh dy arsye. E para është oportunizmi politik dhe raporti ndaj të moshuarve, sepse Gjermania është një shoqëri në plakje, por të moshuarit janë edhe votuesit më të besueshëm. Fenomeni i dytë është “paragjykimi ndaj të tashmes” – mendimi politik që reduktohet nga një mandat në tjetrin.
    “Politikanët besojnë se katër vjet të tjera do të kalojnë disi, dhe pastaj le ta zgjidhë këtë problem të tjerët.”
    Për momentin, asgjë nuk i motivon politikanët të merren me zgjidhje afatgjata, sepse pasojat nuk janë menjëherë të dukshme.
    “Askush nuk i mban pasojat e mosveprimit.”
    Ndërsa pasojat tashmë po ndihen: “Çdo ditë bëhet pak më keq, por nuk ka një përplasje të madhe që do t’i detyronte të gjithë të reagojnë.” Ose të paktën jo ende. Po nëse asgjë nuk ndryshon, kjo përplasje mund të vijë së shpejti.
    Përplasja më e madhe do të shihet kur brezi i “baby boomer” të dalë në pension. Atëherë do të shohim se si do të ofrojmë shërbime për qytetarët dhe si do të sigurohen fondet për pensione. Ulrike Malmendier ka qenë anëtare e Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë të qeverisë gjermane që nga shtatori 2022. Ndër të tjera ajo është profesore e financave në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley./DW

  • “Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani për sfidën ndaj Letonisë: Mos ta nënvlerësojmë, kemi ndeshje të vështirë

    “Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani për sfidën ndaj Letonisë: Mos ta nënvlerësojmë, kemi ndeshje të vështirë

    Me objektivin e vetëm fitoren, Shqipëria luan të martën në mbrëmje ndaj Letonisë, sfidën e radhës kualifikuese të Botërorit. Para ndeshjes, në konferencë, përkrah Sylvinhos u shfaq edhe mesfushori Kristjan Asllani.
    “Duhet të karikohen bateritë. Vijmë nga një ndeshje ku kemi bërë mirë dhe mungoi vetëm fitorja. Vijmë në një ndeshje shumë të rëndësishme, që vlen për ecurinë në grup.
    Nga koha kur ka ardhur Silvinjo, thuajse i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Megjithatë duhet të mendojmë për skuadrën. Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kanë një trajner italian dhe unë e di si punojnë ata. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën.
    Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian, i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ai.