Tag: punojmë

  • E uroi në shqip për fitoren në zgjedhje, Rama i përgjigjet në gjermanisht kancelarit Merz: Privilegj të punojmë për Europën tonë të përbashkët

    E uroi në shqip për fitoren në zgjedhje, Rama i përgjigjet në gjermanisht kancelarit Merz: Privilegj të punojmë për Europën tonë të përbashkët

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar Edi Ramën për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare, pak ditë para mbajtjes së samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet në Tiranë.

    “Urime Edi Rama për rizgjedhjen në Shqipëri. Shumë urime!”, shkroi Merz në një mesazh në rrjetet sociale, duke shtuar se mezi pret të takohen për herë të parë në kuadër të samitit të së premtes në kryeqytetin shqiptar.
    Në përgjigje të këtij urimi, Kryeministri Rama shprehu falënderime dhe vlerësim për kancelarin gjerman:
    “Shumë faleminderit nga zemra, i dashur kancelar, dhe mezi pres t’ju mirëpres në Tiranë nesër. Kam një kujtim shumë pozitiv nga takimi ynë i parë dhe do të jetë një privilegj të punojmë së bashku – për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të avancuar bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe për të afruar më shumë shtëpinë tonë të përbashkët europiane.”

    Vielen herzlichen Dank, lieber Kanzler, und ich freue mich sehr darauf, Sie morgen in Tirana willkommen zu heißen. Ich habe eine sehr positive Erinnerung an unser erstes Treffen und es wird ein Privileg sein, mit Ihnen zusammenzuarbeiten – um unsere bilateralen Beziehungen weiter… https://t.co/cqSPG7S4er
    — Edi Rama (@ediramaal) May 15, 2025

    Vizita e kancelarit Merz në Tiranë është pjesë e takimeve të nivelit të lartë në kuadër të nismës europiane që synon thellimin e bashkëpunimit politik në kontinent, si dhe integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në strukturat e BE-së.

    Top Channel

  • Rama siguroi mandatin e katërt, Meloni e uron: Do të vijojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona

    Rama siguroi mandatin e katërt, Meloni e uron: Do të vijojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar homologun shqiptar Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
    “Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare.
    Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative.

    Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.

  • Conceição, pasi mposhti Bologna: Finalja e Kupës së Italisë, histori dhe ndeshje krejt tjetër

    Conceição, pasi mposhti Bologna: Finalja e Kupës së Italisë, histori dhe ndeshje krejt tjetër

    Sergio Conceição, trajneri i Milanit, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes Milan-Bologna, e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
    Italiano ka thënë që Milani ka një plan A dhe një plan B. A do të nevojitet një plan C për të mërkurën, finalen e Kupës së Italisë?Duhet të përgatitim një ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Do të jetë një ndeshje ndryshe, ndoshta me disa lojtarë të ndryshëm nga të dyja skuadrat. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Ne duhet të bëjmë diçka më mirë, sidomos duke parë çfarë nuk bëmë sonte në pjesën e parë, duke kuptuar se ku patëm vështirësi. Duhet të punojmë mbi aspektet negative, por edhe mbi ato positive. Edhe sonte, ata që hynë nga stoli e ndryshuan ndeshjen.
    A do të luajë Gimenez të mërkurën?Varet nga ajo që do të bëjë gjatë këtyre ditëve. Mua më takon të zgjedh sulmuesin ose sulmuesit.
    Chukwueze, a është një opsion?I kam në konsideratë të gjithë. Atij i duhet thënë fjalë shumë pozitive, si edhe të tjerëve që hynë nga stoli. Nuk kishte luajtur prej kohësh dhe donte t’i tregonte trajnerit që kishte gabuar që nuk e aktivizoi më herët. Është një shenjë e mirë të kesh këto dilema për formacionin titullar.
    Gabbia tha se më në fund kanë arritur të të njohin…Edhe unë tani i njoh më mirë lojtarët. Duhet kohë, kam ndryshuar jo pak gjëra. Në fillim ishte e vështirë. Ne punojmë ndryshe nga më parë. Tani ndiej që mund të punoj në shumë aspekte; e nisëm me tre mbrapa, pastaj e mbyllëm me 4-4-2. Po punojmë mbi këto gjëra. Lojtarët besojnë në atë që po bëjmë tani. U deshën disa muaj për ta ndërtuar këtë marrëdhënie shumë të sinqertë dhe shumë të drejtpërdrejtë me lojtarët. Përtej faktit që çdo ditë ka edhe nervozizëm për këtë apo atë gjë…
    Çfarë të tha djali yt?Kërkoi një autograf nga Zlatani…
    Po për sezonin tjetër?Hahahaha (qesh)…

  • Trump tha se Zelenskyy u tërhoq, Kievi: Do punojmë me Uashingtonin për marrëveshjen e mineraleve

    Trump tha se Zelenskyy u tërhoq, Kievi: Do punojmë me Uashingtonin për marrëveshjen e mineraleve

    Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

    KIEV- Ukraina ka lajmëruar se do të punojë me Shtetet e Bashkuara për krijimin e një teksti të pranueshëm nga të dy vendet për të arritur një marrëveshje për mineralet. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha tha se raundi i parë i konsultimeve për një draft të ri të marrëveshjes për mineralet që do të siguronte një prani të fortë të biznesit amerikan në Ukrainë do të kontribuonte në infrastrukturën e sigurisë së vendit të tij.
    “Ky proces do të vazhdojë dhe ne do të punojmë së bashku me kolegët tanë amerikanë për të arritur në një tekst të pranueshëm reciprokisht për nënshkrim”, tha Sybiha.
    Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja, duke paralajmëruar se udhëheqësi ukrainas do të përballet me probleme të mëdha nëse e bën këtë.
    Uashingtoni i propozoi Kievit një marrëveshje të zgjeruar për mineralet pasi të dy palët dështuan të nënshkruan marrëveshjen kuadër gjatë vizitës së Zelensky në SHBA në fund të shkurtit./ZËRI

  • Kievi: Do të punojmë me Uashingtonin për një marrëveshje të pranueshme për mineralet

    Kievi: Do të punojmë me Uashingtonin për një marrëveshje të pranueshme për mineralet

    Ukraina do të punojë me Shtetet e Bashkuara drejt një teksti të pranueshëm reciprokisht të një marrëveshjeje për mineralet që të dy vendet mund të nënshkruajnë, tha sot Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.

    Sibiha tha në një konferencë shtypi se raundi i parë i konsultimeve mbi një draft të ri të marrëveshjes për mineralet tashmë është zhvilluar dhe se një marrëveshje që do të siguronte një prani të fortë të biznesit amerikan në Ukrainë do të kontribuonte në infrastrukturën e sigurisë së vendit të tij.

    “Ky proces do të vazhdojë dhe ne do të punojmë së bashku me kolegët tanë amerikanë për të arritur në një tekst të pranueshëm reciprokisht për nënshkrim”, tha Sibiha.

    Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja, duke paralajmëruar se udhëheqësi ukrainas do të përballet me probleme të mëdha nëse e bën këtë.

    Uashingtoni i propozoi Kievit një marrëveshje të zgjeruar për mineralet pasi të dy palët dështuan të nënshkruan marrëveshjen kuadër gjatë vizitës së Zelensky në SHBA në fund të shkurtit.

  • Fiter Bajrami/ Meta uron besimtarët: Me zemrën plot besim, të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë!

    Fiter Bajrami/ Meta uron besimtarët: Me zemrën plot besim, të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë!

    Fiter Bajrami/ Meta uron besimtarët: Me zemrën plot besim, të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë!

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilri Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

    Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan: “le të bashkohemi në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!”.

    Meta shton se me zemrën plot duhet të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë!

    Postimi i plotë:

    Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh! ????????????

    Me përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, le të bashkohemi në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!

    Të forcojmë besimin, të mbajmë ndezur dritën e shpresës dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide! Kurani na mëson: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.”

    Me zemrën plot besim, të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë! Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të) na mëson: “Nuk ka begati pa sakrifica!”

    Le të ecim përpara me vendosmëri, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur!