Tag: punojë

  • Dëshiron të punojë me një trajner ekspert. Vinicius Junior i “shkel syrin” gjigantit tjetër të Europës

    Dëshiron të punojë me një trajner ekspert. Vinicius Junior i “shkel syrin” gjigantit tjetër të Europës

    29 Tetor 2025

    18:14

    Telesport

    Edhe pse Vinicius Junior kërkoi falje publike për gjestin që bëri në momentin e zëvendësimit nga trajneri Xabi Alonso në “El Clasico”, sërish situata mes tij dhe klubit është e nderë.
    Prej kohësh po përflitet për një rinovim, por gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Sikur të mos mjaftojnë kushtet e Vinicius Junior për rrogën dhe privilegjet e tjera që kërkon, sjellja e tij në fushë mund të jetë një shtysë shumë e madhe për të ndarë rrugët përfundimisht.
    “SPORT” ka zbuluar gjatë ditës së sotme se Vinicius Junior i pëlqen shumë të punojë me një trajner si Luis Enrique dhe është i gatshëm për një transferim të mundshëm te PSG. Pavarësisht ofertave të jashtëzakonshme nga ana ekonomike, klubi parizien është destinacioni i preferuar për sulmuesin brazilian.

  • MJK: Kina e gatshme të punojë me SHBA-në për të arritur rezultate pozitive

    MJK: Kina e gatshme të punojë me SHBA-në për të arritur rezultate pozitive

    Gjatë takimit të ardhshëm midis Presidentit të Kinës Xi Jinping dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dy krerët e shteteve do të kenë komunikim të thelluar mbi çështjet strategjike dhe afatgjata që kanë të bëjnë me marrëdhëniet kino-amerikane, si dhe mbi çështjet kryesore me interes të përbashkët, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës. 
    Zëdhënësi Guo Jiakun i bëri këto komente në një konferencë të rregullt për shtyp kur u pyet për një pyetje të lidhur me këtë çështje. 
    Diplomacia e krerëve të shteteve luan një rol udhëheqës strategjik të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet kino-amerikane, vuri në dukje zëdhënësi Guo. 
    Kina është e gatshme të punojë me palën amerikane për të siguruar që takimi të prodhojë rezultate pozitive, të ofrojë udhëzime të reja për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe për të injektuar një impuls të ri në lidhjet dypalëshe, shtoi ai. 

  • Më tepër se pasuri: Motivimi i thellë i Elon Musk për të ndryshuar botën

    Më tepër se pasuri: Motivimi i thellë i Elon Musk për të ndryshuar botën

    Elon Musk, me një pasuri marramendëse prej rreth 500 miliardë dollarësh, mund të kishte zgjedhur qetësinë e një pensioni në një ishull privat. Por ai ka plane krejt të tjera. Në një intervistë në podcast-in ‘Tesla Beat’, Musk u pyet pse vazhdon të punojë pa pushim dhe pse është kaq i përfshirë në politikë dhe në vizionin e tij për ta bërë njerëzimin një specie shumëplanetare.
    Përgjigja e tij ishte surprizuese dhe e sinqertë. Ai tregoi se motivimi i tij vjen nga një krizë ekzistenciale që përjetoi në adoleshencë, kur nuk gjeti përgjigje të kënaqshme rreth kuptimit të jetës në tekstet fetare apo filozofike. Një pikë kthese ishte leximi i një romani humoristik fantastiko-shkencor, që ndryshoi perceptimin e tij.
    Musk tha se e kuptoi se “universi është përgjigjja” dhe se detyra jonë është të gjejmë pyetjet e sakta që duhet të bëjmë. Ky kuptim i thellë filozofik është ajo që e shtyn atë të punojë me pasion dhe të angazhohet në projekte që ndryshojnë të ardhmen e njerëzimit, duke mos pranuar kurrë një përgjigje të thjeshtë për kuptimin e ekzistencës.
    Elon Musk nuk është thjesht një biznesmen i pasur, por një njeri me një vizion të thellë dhe një mision që shkon përtej pasurisë materiale. Ai punon për të zgjidhur misteret më të mëdha të jetës dhe për të shpëtuar njerëzimin përtej Tokës.

  • Kremlini: Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon

    Kremlini: Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti Vladimir Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon.
    “Qëllimi i Perëndimit për të vazhduar të ushtrojë presion mbi Rusinë në çfarëdo mënyre nuk është i favorshëm për një zgjidhje në Ukrainë”, paralajmëroi Peskov, i cituar nga RIA Novosti.
    Më pas, ai theksoi se Putin është i gatshëm të negociojë dhe “planifikon të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në këtë rrugë”.
    “Putin, ashtu si Donald Trump është i interesuar dhe i hapur për ta udhëhequr të gjithë çështjen ukrainase drejt një zgjidhjeje paqësore”, shtoi ai.

  • “Duhet të punojë shumë”, trajneri i Burnley flet për gjendjen e Armando Brojës: Nuk dua ta rrezikoj

    “Duhet të punojë shumë”, trajneri i Burnley flet për gjendjen e Armando Brojës: Nuk dua ta rrezikoj

    Armando Broja u zyrtarizua te Burnley pak ditë më parë. Sulmuesi shqiptar u zyrtarizua te ekipin anglez, doli në stërvitje dhe një ditë më vonë Burnley luajti miqësoren e fundit kundër Lacios. Megjithatë trajneri Scot Parker e la jashtë Brojën nga kjo miqësore dhe pas ndeshjes shpjegoi gjithçka në lidhje me këtë vendim.
    “U stërvit një ditë para ndeshjes me Lacion për herë të parë dhe ishte stërvitje e lehtë. Duket mirë, duket mirë fizikisht, i gatshëm, pa probleme. Thjesht duhet të punojë pak më shumë tani dhe të jetë pak i shpejtë sepse nuk ka punuar shumë në pjesën e mëparshme. Nuk dua që t’i vë shumë peshë tani apo ta rrezikoj”, tha trajneri i Burnley. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/