Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qeveria po punon për rritjen e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta.Në konferencën rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, Rama deklaroi se janë 16 fëmijë me aftësi të veçanta që mertitojnë jo vetëm mbështetje financiare, por edhe institucionale.
Më tej, ai tha se po punohet për shtimin e mësuesve specialë, si edhe për hapjen e klasave të para për fëmijët që janë të shtruar në spitale.“BE ka përcaktuar edhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ceur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane dhe për zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve, nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësues më të gjithë hapësirën europiane.
Këtu natyrisht që financimi i posaçëm lidhet me përfshirjen aktive të qeverise kombëtare e vendore, ndërtimin e partneriteteve me organizata qeveritare dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore e shëndetësore. Në të gjitha këto drejtime kemi bërë kemi bërë një progres të dukshëm, duke synuar të përfitojmë nga financimi i BE.
Një nga pikat ku synojmë të bëjmë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta të cilët në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten, meritojnë një rritje të mbështetjes nga ana jonë, e cila nuk është thjesht e vetëm financiare por edhe institucionale.
Për këtë po punohet aktivisht që të rritet numri i mësuesve speciale, ashtu sikundër kemi hapur dje një kapitull të ri për hapjen e klasave të para për fëmijët e shtruar në spital, klasa mësimore dhe arti, u shërbejnë të mos humbasin kontaktin me mësimin dhe të energjizohen me besim e bindje se do t’ia dalin në betejën me sëmundjen e tyre”, shprehet Rama.
Tag: punohet
-

“Janë 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta”/ Rama: Po punohet për shtimin e mësuesve specialë
-

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore, lumenjtë janë brenda kuotave
Informacion mbi situatën datë 06.04.2025 ora 21:00
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.
Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht, ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.
Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.
Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m.
Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.
Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.
Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.
Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Parashikimi motit për nesër datë 07.04.2025
Reshjet: Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 12 °C
në vendet e ulëta: 2/ 13 °C
në vendet malore: -4 / 4 °C
Era: pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet. -

Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore, lumenjtë brenda kuotave
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend, për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore.Sipas njoftimit, bëhet me dije se aktualisht po punohet në mënyrë që të mbahen hapur akset rrugore për qarkullimin e mjeteve.
Ndërkaq të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.Njoftimi i plotë:
Informacion mbi situatën datë 06.04.2025 ora 21:00
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.
Akset rrugoreNë “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht, ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.
Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.
Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m.
Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.
Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.
Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.
Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.
Lumenjtë dhe rezervuarëtNga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Parashikimi motit për nesër datë 07.04.2025
Reshjet: Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 12 °C
në vendet e ulëta: 2/ 13 °C
në vendet malore: -4 / 4 °C
Era: pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.