Tag: punohet

  • Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

    Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare.

    Ai e cilëson këtë spital si një nga investimet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor.

    “QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama në Facebook.

  • Rama publikon pamjet nga QSUT: Po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare

    Rama publikon pamjet nga QSUT: Po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook pamje të QSUT-së.

    Ai thekson se po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor.
    “QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Fluks hyrjesh në Kakavijë, policia kufitare: Pala greke shtoi sportelet, po punohet me ritme të shpejta

    Fluks hyrjesh në Kakavijë, policia kufitare: Pala greke shtoi sportelet, po punohet me ritme të shpejta

    Pamje nga Kakavija

    KAKAVIJË- Pika kufitare e Kakavijës është përballur me një fluks të lartë udhëtarësh, emigrantë dhe turistë që udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke shkaktuar pritje dhe radhë të gjata automjetesh. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 15,112 shtetas në hyrje dhe dalje, prej të cilëve 10,551 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 4,561 kanë dalë. Po ashtu, janë përpunuar 4,942 mjete, nga të cilat 3,578 në hyrje dhe 1,364 në dalje. Për të përballuar këtë fluks, pala shqiptare po punon me 3 sportele. Nga ana tjetër, pala greke po punon vetëm me dy sportele. 
    Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër ka reaguar duke njoftuar se kanë kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportele për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me ritme të shpejta.
    Njoftimi:
    Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
    Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, ju sqarojmë se ka patur fluksi të shtuar në hyrje të Shqipërisë.
    Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me rritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata.
    Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet pkk Kakavije kanë hyr-dal 5482 shtetas dhe 2090 automjete.
    Pika e Kalimit Kufitar Kakavije është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmagien e radhëve të gjata.

    Fluks i lartë është regjistruar gjatë diëve të fundit edhe në Kapshticë, teksa udhëtarët janë detyruar të presin në radhë të gjata për shkak të palës greke që punon me sportele të reduktuara. Gushti që konsiderohet si periudha më e ngarkuar për këtë pikë kufitare gjatë gjithë sezonit veror, ka shënuar fluks të qytetarëve dhe automjeteve që në javën e parë, ndërsa piku pritet të jetë më 15 gusht./ZËRI

  • “20 mijë metra katrorë të çliruara në Tiranë”, Rama: Po punohet me projektet e “Rilindjes Urbane 2.0”, 75% e hapësirës për këmbësorët

    “20 mijë metra katrorë të çliruara në Tiranë”, Rama: Po punohet me projektet e “Rilindjes Urbane 2.0”, 75% e hapësirës për këmbësorët

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se vetëm në Tiranë, deri nesër do të jenë çliruar rreth 20 mijë metra katrorë hapësira publike, në kuadër të aksionit kundër zaptimit të trotuareve dhe hapësirave të përbashkëta.

    Ai thekson se puna nuk do të ndalet as në kryeqytet, as në qytetet e tjera, e as në zonat bregdetare apo të mbrojtura.

    Ndërkohë, po punohet paralelisht për projektet e “Rilindjes Urbane 2.0”, me kontributin e arkitektëve vendas dhe të huaj.
    Së shpejti, bën me dije kryeministri, të prezantohet plani i ri për vendosjen e tavolinave jashtë, ku 75% e hapësirës do t’i mbetet këmbësorëve dhe vetëm 25% njësive të shërbimit, pa lejuar ndërtim strukturash mbi trotuare pa projekte të miratuara.
    Edi Rama: Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…
    Ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas.
    Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik./vizionplus.tv

  • Radhë mjetesh në pikën kufitare të Bllatës, punohet me dy sportele

    Radhë mjetesh në pikën kufitare të Bllatës, punohet me dy sportele

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    DIBËR- Sezoni veror me fluksin e turistëve dhe emigrantëve ka prekur edhe pikën kufitare të Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë. Fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës. Në këtë pikë po punohet me dy sportele.
    Radhët pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës, për shkak të fluksit të shtuar si pasojë e pushimeve verore dhe udhëtimeve drejt vendeve fqinje./ZËRI

  • Skandal në Dibër/ Radhë të gjata mjetesh në pikën kufitare, punohet vetëm me dy sportele

    Skandal në Dibër/ Radhë të gjata mjetesh në pikën kufitare, punohet vetëm me dy sportele

    Pika kufitare e Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është përballur me radhë të gjata ditën e sotme.
    Fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës. Në këtë pikë po punohet me dy sportele, ndërsa fluksi më i madh është gjatë fundjavës.
    Radhët pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës, për shkak të fluksit të shtuar si pasojë e pushimeve verore dhe udhëtimeve drejt vendeve fqinje.

  • Zjarri në landfillin e Elbasanit, kreu i Emergjencave, Sinani: Po punohet me 20 mjete, era, gazet dhe temperaturat e larta acarojnë vatrën!

    Zjarri në landfillin e Elbasanit, kreu i Emergjencave, Sinani: Po punohet me 20 mjete, era, gazet dhe temperaturat e larta acarojnë vatrën!

    Operacioni për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit po vijon në ditën e dytë, teksa të paktën 20 mjete të ndryshme ndodhen në terren për shuarjen me ujë, shkumë dhe mbulimin me dhe, pasi vatra është në brendësi dhe e padepërtueshme, kurse gazet dhe era janë faktorë që riaktivizojnë vatrën.Ndriçim Sinani, drejtori i Emergjencave të Elbasanit, dha një deklaratë sot për gazetarët, ku shpjegoi situatën, masat e marra, rreziqet dhe shkaqet e mundshme. Për shkakun ai tha se do priten hetimet, kurse shkalla e ndotjes përcaktohet nga Ministria e Mjedisit. Prioriteti kryesor mbetet shuarja e plotë e vatrës.
    “Aktualisht jemi duke punuar që prej orës 16:00 të ditës së djeshme, non stop, me mjete të rënda dhe të zjarrfikëseve, për shuarjen e vatrës së zjarrit, për mbulimin me dhe. Si dhe për mbylljen totale të fenomenit që ndodhi në landfill. Po punohet me mbi 20 mjete të rënda, zjarfikëse, fadroma, kamionë, traktorë me zinxhirë, si dhe zjarrfikëset nga i gjithë qarku Elbasan, zjarrfikëset e Ministrisë së Mbrojtjes, kamzës, Beratit. Zjarri është i vështirë për t’u vënë nën kontroll sepse vatra e zjarrit është në brendësi dhe përbërja e mbetjeve urbane dhe lëndëve është e ndryshme dhe shkaktojnë zjarr dhe gaze të ndryshme dhe acarojnë situatën. Kemi marrë masa me ujë me shkumë, mbulim me dhe e zhavor. Vatrat janë nën kontroll, nuk kemi zjarr aktiv, punohet me mbulim me dhe, ka vetëm tym, s’e shohim dot por ne do vijojmë mbulimin e do vazhdojmë edhe gjatë natës. Ndikimi i gazrave ndikon në acarimin e situatës”, tha Sinani.
    Ai nuk dha shkaqe për ngjarjen, pasi i mbetet organeve kompetente ta zbulojnë, por shpjegoi se temperaturat e larta, era që fryn dhe gazrat e lëndëve të para në landfill, e acarojnë situatën dhe vështirësojnë aksionin.
    “Është ende herët për shkaqet, organet kompetente po punojnë për situatën. Puna jonë është të zgjidhim sa më shpejt problemin, jo vetëm për Elbasanin, por edhe në të tjerat. Dje kishim 4 vatra zjarresh që u fikën në kohë rekord edhe me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht nuk kemi asnjë vatër, me përjashtim të landfillit ku po punojmë aktualisht. Ka një problem me zjarret në landfille sepse janë në brendësi dhe për shkak të gazeve acarohen, por edhe për shkak të erës që fryn riaktivizohet. Shkallën e ndotjes nuk mund ta them sepse atë e ka Ministria e Mjedisit që ka edhe aparaturat për matjen”, tha zyrtari vendor.
    I pyetur për rreziqet e mundshme ndaj forcave në aksion, pasi dëgjohen edhe shpërthime, Sinani shpjegoi se nuk ka shpërthime municionesh, por vetëm të kavanozëve apo shisheve dhe nuk përbëjnë rrezik për forcat që ndodhen në distancë. Kurse për ndotjen dhe asfiksimin ishin marrë masat.
    “Për ndotjen janë marrë masa, por shpërthimet në landfill janë të vogla, nuk ka rrezik për punonjësit, janë kryesisht kavanozë dhe shishe që shpërthejnë, por nuk ka municione. Temperaturat e larta kanë ndikuar në avancimin e zjarrit, por edhe cilësia e materialeve, lëndës së parë në landfill, që çlirojnë gazet, bëjnë të mundur riaktivizimin e zjarrit, edhe pse punohet pa ndërprerje. Vetëm mbulimi i plotë i landfillit bën eleminimin total të situatës”, përfundoi Sinani.

  • Balluku: Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë punohet për ndërtimin e veprave të artit e nënkalimeve

    Balluku: Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë punohet për ndërtimin e veprave të artit e nënkalimeve

    Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se puna në kantierët strategjikë të infrastrukturës vijon pa ndërprerje, edhe gjatë fundjavave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku ka ndarë pamje nga puna intensive që po zhvillohet në lotin 7 të segmentit Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të rëndësishëm ndërkombëtar VIII.
    Ministrja theksoi se në këtë segment po punohet për ndërtimin e veprave inxhinierike, si bokse betoni dhe nënkalime, duke e cilësuar kantierin si një ndër më të avancuarit në kuadër të fazës së parë të punimeve.

    “Ky është një projekt ndërkufitar që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe është pjesë e korridoreve europiane që synojnë të forcojnë lidhjen e rajonit me infrastrukturën kryesore të BE-së”, u shpreh Balluku.
    Ajo bëri me dije gjithashtu se nga të dyja anët e kufirit – si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga Maqedonia e Veriut – po punohet për të realizuar lidhjen në urën e re të Bushtricës, e cila do të shërbejë si pikë e re doganore dhe nyje strategjike për qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve.
    Korridori VIII pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe tregtar të rajonit, përfshirë edhe funksionimin e Portit të Porto Romanos, i cili do të kthehet në një pikë kyçe logjistike që do t’i shërbejë edhe Maqedonisë së Veriut.

  • DOSJA URA/ Porti i Durrësit, ‘porta e hapur’ për trafikantët! Adi Çoba: Ej ‘Bishë’ punohet me ata në traget

    DOSJA URA/ Porti i Durrësit, ‘porta e hapur’ për trafikantët! Adi Çoba: Ej ‘Bishë’ punohet me ata në traget

    Adi Çoba

    TIRANË-Në dosjen e megaoperacionit “Ura” zbulohet sesi anëtarët e grupeve kriminale kishin lidhjet e tyre në portin e Durrësit lehtësimin për trafikun e drogës drejt Italisë. Sipas dosjes së SPAK të siguruar nga ZËRI, nga rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale rezulton se Gertin Aliu në bashkëpunim me Adi Çobën, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.
    PJESË NGA DOSJA
    Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:
    Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.
    Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit “heroinë” e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë si më sipër të lëndës narkotike. Pas sekuestrimit të lëndes narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë “Tani nga Fieri” dhe nga “Nardi”.
    Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit
    “per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha ” po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget” (…) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget.
    Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels Presi: “Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?… këtu e aty… mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!”.

  • Belinda Balluku te aksi i Korridorit VIII dhe në Fier si drejtuese politike

    Belinda Balluku te aksi i Korridorit VIII dhe në Fier si drejtuese politike

    Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, shkruan se po punohet në kantierin e Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, ku punimet po ecin me ritëm të shpejt për ndërtimin e një rruge të kategorisë A që plotëson të gjithë parametrat dhe standardet europiane.
    Paralel me këtë aks të rëndësishëm kombëtar po punohet për akse të tjera të vendit, ku spikat projekti hekurudhor që bën në një Kombin shqiptar, ai i hekurudhës Durrës-Shkodër-Prishtinë.

    Ndërkohë Belinda Balluku vazhdon me intensitet punën politike të fushatës në qarkun e Fierit për të marrë 10 mandate deputeti.

    (Kliko te video on facebook për ta parë…)