Tag: punishten

  • FOTOLAJM/ Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit në Mitrovicë

    FOTOLAJM/ Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit në Mitrovicë

    Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë. Siç shihet edhe në pamje, një sasi e madhe e ujit ka dëmtuar në vendpunishte.

    Mediat e kosovës shkruajnë se kjo është bërë me qëllim dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në punishten e urës së re. Nëpamje shihet një eskavator gati i mbuluar nga uji, si dhe shumë pajisje tjera i mori uji.

    Pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur, pasi niveli i ujit është rritur në një pjesë të konsiderueshme.

  • Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

    Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

    Një grabitje e armatosur ka tronditur Lyonin, në jug të Francës, ku një grup personash të maskuar si oficerë policie sulmuan punishten e ariut “Pourquery”, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara.
    Sipas dëshmitarëve, grabitësit, të armatosur me arme automatike dhe eksplozivë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda, duke përdorur edhe një shkallë për të kaluar gardhin e objektit. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale dokumenton momentin e sulmit.
    Autoritetet franceze njoftuan se pesë të dyshuar janë arrestuar dhe mallrat e vjedhura janë rikuperuar.
    Ngjarja ndodhi të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me një grabitje të bizhuterive në Luvër, duke theksuar një valë aktivitetesh kriminale në vend.

  • Video/ U maskuan si oficerë policie, banda e armatosur grabit punishten e arit në Francë

    Video/ U maskuan si oficerë policie, banda e armatosur grabit punishten e arit në Francë

    Një grabitje ka bërë bujë në Francë, pasi një grup personash të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në jug të vendit.

    Grabitësit e pajisur me armë automatike dhe eksplozivë sulmuan punishten “Pourquery” në Lyon, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara.
    Dëshmitarët okularë raportuan se autorët, të veshur si policë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda.
    Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon grabitësit duke përdorur një shkallë për të kaluar gardhin e laboratorit. Policia njoftoi se ka arrestuar pesë të dyshuar dhe se mallrat e vjedhura janë rikuperuar.
    Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër.

    🔴 Le laboratoire Pourquery de Lyon, qui traite des métaux précieux, a été la cible d’une attaque à l’arme longue, par plusieurs hommes, ce jeudi vers 13h40, avant que les braqueurs ne soient interpellés. Des témoins racontent une scène impressionnante.#Lyon #Faitsdivers pic.twitter.com/Q3p5NJ57nK
    — Le Progrès (@Le_Progres) October 30, 2025

    Top Channel