Tag: punime

  • Punime në rrjetin e ujësjellësit, këto janë zonat që do të preken ditën e nesërme

    Punime në rrjetin e ujësjellësit, këto janë zonat që do të preken ditën e nesërme

    Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, si pasojë e stakimit të dy stacioneve kryesore të ujësjellësit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

    Ndërprerja, sipas saj, është e domosdoshme për shkak të remonteve të planifikuara nga OSHEE dhe OST, të cilat do të kryejnë punime teknike në rrjetin e energjisë elektrike.
    Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe normalizimit të furnizimit me energji.

  • Dyshohet se vodhën fondet publike për punë fiktive, çfarë zbuloi Prokuroria për 5 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ‘teknika’ që përdornin 

    Dyshohet se vodhën fondet publike për punë fiktive, çfarë zbuloi Prokuroria për 5 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ‘teknika’ që përdornin 

    Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ka siguruar edhe dosjen hetimore, raporton se bëhet fjalë për Aurel Cuko, Drejtor i Përgjithshëm i emergjencave civile, Bashkia Tiranë, Elehana Guce, Përgjegjëse e sektorit te kompensimit nga fatkeqësive natyrore, Rexhina Rakipi, specialiste IMT, Sokol Qehahaj, Specialist IMT, Aleksandra Mahmutllari, Mbikëqyrëse Punimesh, Shyqyri Maloku, Subjekt privat dhe Fatmir Firi, Subjekt privat.
    Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë, si dhe disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese.
    Në dosjen hetimore theksohet se shkresa e hartuar paraqet rrethana të rreme në përmbajtjen e saj, ku përshkruhet fillimi i punimeve për demolimin e 15 pallateve, në një kohë që 6 objekte, përfshirë edhe pallatin 140 (që ishte në hetim fillimisht), nuk ishin fare objekte në fazë demolimi, pasi ishin demoluar që në muajin janar 2021 nga mjetet e Bashkisë Tiranë.
    “Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” shtetasi Fatmir Firi dhe për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248, për përfaqësuesit e Drejtorisë së Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të NUA dhe Emergjencave Civile, Drejtor i Përgjithshëm Aurel Çuko, Drejtor Aurel Boriçi, si dhe Sektori i Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë Natyrore, Përgjegjëse Sektori Eleana Jupaj”, thotë prokuroria.
    Në një analizë të hollësishme të gjithë gamës së veprimeve hetimore, që përfshijnë deklarimet e ndryshme, administrimin e dokumentacionit, këqyrjet dhe aktet e ekspertimit, mund të arrihet në konkluzionin si më poshtë:Në muajin janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin 140, që fillimisht ishte objekti i vetëm i hetimit.
    Më pas, në muajin mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak është miratuar fondi për “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore” për 15 (pesëmbëdhjetë) pallate, duke përfshirë edhe objektet e demoluar më parë, që në muajin janar, nga Bashkia Tiranë.
    Në vijim është bërë tenderi, duke e fituar subjekti “Arb&Trans-2010” sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikëqyrës i punimeve subjekti “MAGING Studio” sh.p.k, përfaqësuar me prokurë BOE nga inxh. Aleksandra Mahmutllari, dhe është nënshkruar dorëzimi i sheshit të ndërtimit dhe situacionet e punimeve përkatëse, duke përfshirë edhe punime të demolimit dhe evadimit të mbetjeve edhe për objektet që ishin të demoluar që në muajin janar 2021, duke paraqitur kështu rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.

    Top Channel

  • Punime ndërtimi pa leje në Përmet, nën hetim një person

    Punime ndërtimi pa leje në Përmet, nën hetim një person

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., banues në Përmet, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • INVESTIGIMI/ “Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

    INVESTIGIMI/ “Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

    Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës se një firmë po sfidon hapur dhjetëra institucione shtetërore për kryerjen e punimeve pa leje për ndërtimin e një HEC-i në zonën e Martaneshit.
    Megjithëse Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kanë hapur hetime administrative dhe penale, ku kanë gjetur shkelje se s’ka leje uji dhe ndërtimi, firma “Teodori 2003” vijon sërish punën pa asnjë ndërprerje.
    Fiksi iu rikthye kësaj problematike, ku në datën 2 tetor 2025, banorët e Martaneshit kërkuan ndihmë se një firmë po bënte punime pa leje për ndërtimin e një HEC-i. Banorët thanë se firma “Teodori 2003” s’ka asnjë leje për të marrë ujërat e liqenit të Sopajve, që është në Basenin e Matit, për t’i dërguar në Basenin e Drin – Bunës.
    Fiksi filmoi në atë kohë se firma po bënte punime të mëdha, tunele dhe trase disa kilometra. Administratori i Njësisë Martanesh pohoi se të gjitha punimet janë pa leje, ku Drejtoria e Pyjeve në Bashkinë Bulqizë i ka vendosur një gjobë 1.5 milionë euro, por punimet vijojnë. Ndërkohë, drejtori Basenit Ujor të Matit, tha se ka bërë një inspektim dhe se “firma s’ka leje”. Vetë firma Teodori 2003 tha se ka leje nga ish KRRTRSH-ja dhe është një vendim gjykate që ka vendosur në favor të tyre.
    Në atë kohë, Fiksi i drejtoi disa pyetje edhe Agjencinë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, nëse ka leje apo jo firma për të kryer ato punime. Disa javë pas kërkesës, AMBU na ktheu një përgjigje: “Të vetmet leje përdorimi burimi ujor që disponon shoqëria ‘Teodori 2003’ janë lejet me numër 13, të datë 10 qershor 2013 për Hec Tërnovë – Valikardhë dhe numër 14, të datë 10 qershor 2013 për Hec Zall – Bulqizë, të lëshuara nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë. Ky subjekt nuk disponon leje përdormi burimi ujor nga Këshilli i Basenit Ujor Mat”.
    Pra, s’ka asnjë leje dhe vijon të punojë!
    AMBU shkruan se është bërë një gabim, pasi kontrata e koncesionit dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 1 gusht 2003, dhe marrëveshjes shtesë të vitit 2007, parashikon se si pjesë e projektit të HEC-it Tërnovë – Valikardhë është edhe pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Sopajve.
    Pas ankesave të banorëve, Agjencia ka bërë një monitorim në terren, ku u konstatua se firma ishte duke kryer punime për në drejtim të liqenit të Sopajve, që konsistonin në hapjen e trasesë së kanalit ushqyes për të Liqenit i Zi i Valikardhës.
    AMBU i kërkoi firmës që t’i vinte në dispozicion lejen e ndërtimit për kryerjen e punimeve që po zhvilloheshin. Nga ana e tyre nuk na u vu në dispozicion një dokument i tillë!
    Në fund, Agjencia shkruan se i është drejtuar në muajin shtator 2025, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme lidhur me punimet që po realizoheshin.
    Institucionet që menaxhojnë burimet ujore në Shqipëri thanë se firma s’ka leje ndërtimi dhe leje për të përdorur ujin. Krahas hetimeve administrative, a ka nisur ndonjë hetim penal? Fiks Fare iu drejtua edhe Prokurorisë së Dibrës, e cila thotë se ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e materialeve të dërguara nga Policia e Bulqizës.
    “Është regjistruar procedim penal me numër 515, i datës 14 tetor 2025, për veprën penale të shpërdorimit të tokës. Nga përmbajtja e materialit referuar rezulton se banorët e Martaneshit kanë bërë ankesë kundër firmës ‘Teodori 2003’, lidhur me punimet që po kryen në liqenin e Sopeve, Martanesh, në ekonominë pyjore Luçan-Batër. Këto punime kanë të bëjnë me marrjen e ujit nëpërmjet një kanalit dhe dërgimin e tij në HEC-in e ndërtuar në fshatin Luçanë – Batër. Aktualisht, procedimi penal ëhstë në fazën e verifikimit”, tha Prokuroria e Dibrës.
    Por, përpos se të gjitha institucionet thanë se s’ka leje ndërtimi dhe leje të tjera, firma vijon të punojë. Asnjë prej institucioneve të lartpërmendura nuk ka pasur forcë deri më tani që të bllokojë punimet, apo të vërë para përgjegjësisë penale personat që po kryejnë këto punime. Fiks Fare ka mësuar se e njëjta firmë, me gjithë këto hetime administrative dhe penale, vijon të kryejë punime në zonë!
    Banorët e zonës dërguan në emisionin Fiks Fare video të zonës, ku firma ka vijuar pa asnjë ndërprerje punën. Madje, trasetë e saj kanë shkuar shumë afër liqenit të Sopajve. Janë rrafshuar sipërfaqe të mëdha me pyje e kullota dhe asnjë institucion deri më sot, 28 tetor 2025, nuk ka vepruar. Deri kur?!
    /Emisioni “Fiks Fare”

  • ‘Teodori 2003’ sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

    ‘Teodori 2003’ sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

    Mbrëmjen e së martës është denoncuar se një firmë po sfidon hapur dhjetëra institucione shtetërore për kryerjen e punimeve pa leje për ndërtimin e një HEC-i në zonën e Martaneshit.

    Megjithëse Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kanë hapur hetime administrative dhe penale, ku kanë gjetur shkelje se s’ka leje uji dhe ndërtimi, firma “Teodori 2003” vijon sërish punën pa asnjë ndërprerje.

    Fiksi iu rikthye kësaj problematike, ku në datën 2 tetor 2025, banorët e Martaneshit kërkuan ndihmë se një firmë po bënte punime pa leje për ndërtimin e një HEC-i. Banorët thanë se firma “Teodori 2003” s’ka asnjë leje për të marrë ujërat e liqenit të Sopajve, që është në Basenin e Matit, për t’i dërguar në Basenin e Drin – Bunës.

    Fiksi filmoi në atë kohë se firma po bënte punime të mëdha, tunele dhe trase disa kilometra. Administratori i Njësisë Martanesh pohoi se të gjitha punimet janë pa leje, ku Drejtoria e Pyjeve në Bashkinë Bulqizë i ka vendosur një gjobë 1.5 milionë euro, por punimet vijojnë. Ndërkohë, drejtori Basenit Ujor të Matit, tha se ka bërë një inspektim dhe se “firma s’ka leje”. Vetë firma Teodori 2003 tha se ka leje nga ish KRRTRSH-ja dhe është një vendim gjykate që ka vendosur në favor të tyre.

    Në atë kohë, Fiksi i drejtoi disa pyetje edhe Agjencinë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, nëse ka leje apo jo firma për të kryer ato punime. Disa javë pas kërkesës, AMBU na ktheu një përgjigje: “Të vetmet leje përdorimi burimi ujor që disponon shoqëria ‘Teodori 2003’ janë lejet me numër 13, të datë 10 qershor 2013 për Hec Tërnovë – Valikardhë dhe numër 14, të datë 10 qershor 2013 për Hec Zall – Bulqizë, të lëshuara nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë. Ky subjekt nuk disponon leje përdormi burimi ujor nga Këshilli i Basenit Ujor Mat”.

    AMBU shkruan se është bërë një gabim, pasi kontrata e koncesionit dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 1 gusht 2003, dhe marrëveshjes shtesë të vitit 2007, parashikon se si pjesë e projektit të HEC-it Tërnovë – Valikardhë është edhe pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Sopajve.

    Pas ankesave të banorëve, Agjencia ka bërë një monitorim në terren, ku u konstatua se firma ishte duke kryer punime për në drejtim të liqenit të Sopajve, që konsistonin në hapjen e trasesë së kanalit ushqyes për të Liqenit i Zi i Valikardhës.

    AMBU i kërkoi firmës që t’i vinte në dispozicion lejen e ndërtimit për kryerjen e punimeve që po zhvilloheshin. Nga ana e tyre nuk na u vu në dispozicion një dokument i tillë!

    Në fund, Agjencia shkruan se i është drejtuar në muajin shtator 2025, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme lidhur me punimet që po realizoheshin.

    Institucionet që menaxhojnë burimet ujore në Shqipëri thanë se firma s’ka leje ndërtimi dhe leje për të përdorur ujin. Krahas hetimeve administrative, a ka nisur ndonjë hetim penal? Fiks Fare iu drejtua edhe Prokurorisë së Dibrës, e cila thotë se ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e materialeve të dërguara nga Policia e Bulqizës.

    “Është regjistruar procedim penal me numër 515, i datës 14 tetor 2025, për veprën penale të shpërdorimit të tokës. Nga përmbajtja e materialit referuar rezulton se banorët e Martaneshit kanë bërë ankesë kundër firmës ‘Teodori 2003’, lidhur me punimet që po kryen në liqenin e Sopeve, Martanesh, në ekonominë pyjore Luçan-Batër. Këto punime kanë të bëjnë me marrjen e ujit nëpërmjet një kanalit dhe dërgimin e tij në HEC-in e ndërtuar në fshatin Luçanë – Batër. Aktualisht, procedimi penal ëhstë në fazën e verifikimit”, tha Prokuroria e Dibrës.

    Por, përpos se të gjitha institucionet thanë se s’ka leje ndërtimi dhe leje të tjera, firma vijon të punojë. Asnjë prej institucioneve të lartpërmendura nuk ka pasur forcë deri më tani që të bllokojë punimet, apo të vërë para përgjegjësisë penale personat që po kryejnë këto punime. Fiks Fare ka mësuar se e njëjta firmë, me gjithë këto hetime administrative dhe penale, vijon të kryejë punime në zonë!

    Banorët e zonës dërguan në emisionin Fiks Fare video të zonës, ku firma ka vijuar pa asnjë ndërprerje punën. Madje, trasetë e saj kanë shkuar shumë afër liqenit të Sopajve. Janë rrafshuar sipërfaqe të mëdha me pyje e kullota dhe asnjë institucion deri më sot, 28 tetor 2025, nuk ka vepruar. Deri kur?!/ TopChanel

  • Kreu punime pa leje në një pallat në Yzberisht, arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj

    Kreu punime pa leje në një pallat në Yzberisht, arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj

    IMT ka bllokuar një shtesë pa leje të ndërtuar në një pallat në Yzberisht e cila kishte një sipërfaqje prej 4 mijë metrash katror.
    Policia ka ndaluar ndërtuesin e pallatit, Sino Llanaj. Sipas njoftimit të bluve, 50-vjeçari është ndaluar, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.”, njofton policia.
    Gjithashtu Llanaj, rezulton të jetë ndërtuesi i një kompleksi në zonën e ish-parkut të Autobusëve bashkë me Albert Allmuçën. Ata kanë pasur një konflikt në vitin 2021, ku mbeti i pagosur ndërtuesi Llanaj. Nga konflikti i tyre kanë mbetur pa banesa 120 familje. Familjet që kanë blerë apartamentet kanë protestuar para ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk kanë mundur që të futen në banesa prej më shumë se 10 vitesh.

  • Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, sharra elektrike i bie në trup

    Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, sharra elektrike i bie në trup

    Një person rreth 50 vjeç humbi jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje.

    Ngjarja ndodhi në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime.

    Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante, e cila i ra mbi këmbë, duke shkaktuar një prerje të rëndë. Goditja preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme.

    Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak më vonë.

  • Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

    Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

    GREQI – Një burrë rreth 50 vjeç humbi jetën të mërkurën pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje. 
    Ngjarja ndodhi në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime. 
    Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante, e cila i ra mbi këmbë, duke shkaktuar një prerje të rëndë. Goditja preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme. 
    Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak më vonë. 
     

  • Tronditëse/ Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

    Tronditëse/ Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

    Një burrë rreth 50 vjeç humbi jetën të mërkurën pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje. Ngjarja ndodhi në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime.
    Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante, e cila i ra mbi këmbë, duke shkaktuar një prerje të rëndë. Goditja preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme.
    Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak orë më vonë.

  • E RËNDË – Kryente punime në oborr dhe bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 47- vjeçari

    E RËNDË – Kryente punime në oborr dhe bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 47- vjeçari

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 2 raste, pasi dje në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!