Vazhdon mbrojtja/ Rama sërish në cilësinë e avokatit të Ballukut: Pezullimi po zgjat listën e punëve të bllokuara!
Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me dërgimin në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Teksa përpiqet të mbrojë zëvendësen e tij e cila është zyrtarisht e pandehur për korrupsion, Rama ka dhënë sërish arsyet e tij se pse i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit të Ballukut, duke argumentuar se ministres po i pengohet puna.
Sipas Ramës, ka disa akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin.
“Ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, thotë ai.
Reagimi i Ramës
Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:
Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve.
Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.
Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.
Tag: punëve
-

Vazhdon mbrojtja/ Rama sërish në cilësinë e avokatit të Ballukut: Pezullimi po zgjat listën e punëve të bllokuara!
-

Kongresmeni amerikan: 200 mijë çështje të pazgjidhura, drejtësia shqiptare në krizë
Kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self mbajti dje në mbrëmje një fjalim hapës gjatë një seance dëgjimore të nënkomitetit të titulluar “Pika Kritike: Rruga Drejt Stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
“Qëllimi i kësaj seance dëgjimore është promovimi i stabilitetit në Ballkan. Shpresoj që ndoshta anëtarët nga të dyja anët e rreshtit të mund të bien dakord për qëllimin e përbashkët të shërbimit ndaj interesave të SHBA-së, ndërsa kërkojmë të promovojmë ekuilibrin në këtë rajon, prosperitetin për qytetarët e tij dhe parandalimin e konflikteve të ardhshme. Duke përjashtuar agresionin rus kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”, tha sot kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self.
“Edhe pse konflikti i hapur është qetësuar që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, pas shumë shekujsh ndarjesh etnike, ndryshimesh kufijsh dhe mosbesimi politik vazhdojnë ta ndjekin këtë fqinjë – ndërsa kriza të ndryshme politike kërcënojnë rendin post-jugosllav”, tha ai.
“Si shembull, marrëdhënia e pazgjidhur e Serbisë me Kosovën është një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale që ka krijuar një vijë strategjike përçarjeje që i mundëson Rusisë të minojë aftësinë e BE-së dhe NATO-s për të fuqizuar vendet e Ballkanit”, shtoi Self.
“Marrëveshja e OHRIT e vitit 2023 midis Serbisë dhe Kosovës, që synonte të ulte tensionet e menjëhershme dhe të rifillonte marrëveshjet e kaluara, ka ngecur. Kriza zgjedhore në Kosovë e ka përkeqësuar këtë situatë si rezultat i dështimit të republikës për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 25 shkurtit, duke shkaktuar përgatitjen aktuale të Kosovës për zgjedhje të tjera të parakohshme më 28 dhjetor. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon një qeveri, shpresoj sinqerisht që Serbia më në fund ta njohë sovranitetin e Kosovës”, theksoi ai.
“Situata që po përkeqësohet me shpejtësi në Bosnjë-Hercegovinë ka çuar në një rritje eksponenciale të përdorimit të fuqive të obligacioneve ligjërisht të dyshimta nga përfaqësuesi i lartë”, tha ai.
“Ky autoritet i pakontrolluar, i cili i mundëson përfaqësuesit të lartë të miratojë ose të imponojë legjislacion dhe të shkarkojë zyrtarët nga detyra, ishte “i pezulluar” nga viti 2014 deri në vitin 2021, por vitet e fundit përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm”, tha Self.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri”, theksoi ai.
“Megjithatë, pas 10 vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar”, shtoi Self.
“Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë, fakti që numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë shtetin e së drejtës, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor. /ATSH -

Standarde të qarta/ Ministrja Koçiu sërish në Farkë: 581 objekte të kontrolluara, 4.500 m² ndërtim pa leje të…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, u rikthye sot në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren. Ajo deklaroi se ky një është proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore.
Sipas të dhënave të deritanishme, 26 komplekse rezidenciale, me 581vila dhe godina kolektive, janë inspektuar deri sot. Nga kontrolli janë konstatuar rreth 4.500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet për procedurën e konfiskimit për interes publik.
Ministrja Koçiu vuri theksin te një element i rëndësishëm i kuadrit të ri ligjor, që synon të vendosë standarde të qarta dhe të ndalë përfitimet e paligjshme.
“Për çdo objekt ku zbulohet tejkalim i lejes ndërtimore, ai konfiskohet për interes publik ose për strehim social, ose prishen të gjitha ndërtimet e kryera,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se ky mekanizëm shërben për të mos lejuar që abuzimi ekonomik të shpërblehet.
Për shkeljet e konstatuara deri tani janë vendosur 247 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro gjoba administrative.
Ministrja u shpreh se qëllimi i operacionit nuk është penalizimi i industrisë së ndërtimit, por ngritja e standardeve dhe mbrojtja e qytetarëve.
“Dua ta theksoj me forcë, ky operacion nuk ka synim të ndëshkojë industrinë e ndërtimit, ka synim të rritë standardin, të mbrojë qytetarët, të sigurojë që ata që zbatojnë ligjin të mos konkurrohen padrejtësisht nga ata që e shkelin atë. Të gjithë ata që ndërtojnë sipas lejes, me dokumentacion të rregullt e me standarde janë aleatët tanë në këtë proces”, tha Koçiu.
Operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje.
“Ky proces nuk do të zgjasë tre javë, as deri në fund të sezonit. Do të vazhdojë derisa rregulli, standardi dhe përgjegjësia të jenë norma e vetme në territor”, nënvizoi drejtuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në përmbyllje, Ministrja Koçiu tha se vendosmëria për të vendosur rregull e transparencë në sektorin e ndërtimit është tashmë standardi i përditshëm i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. -

Zv/kryeministrja Balluku takohet në Athinë me sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum. Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Samiti u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, në bashkëpunim me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, duke mbledhur në Athinë ministra të energjisë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë politikë nga rajoni. Balluku thekson rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në fushën e energjisë, duke vlerësuar mesazhin e Sekretarit Wright si një vizion frymëzues për të ardhmen energjetike të Europës.“Sekretari i Energjisë, Chris Wright, adresoi fjalën e tij me një vizion frymëzues, i cili kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë”,-u shpreh Balluku.
Ajo shtoi se prania e Sekretarit Amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum, në këtë samit tregon qartë rolin thelbësor që energjia luan jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në sigurinë globale. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e vendit për t’u bërë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi tranzicionin energjetik, diversifikimin e burimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë energjetike në rajon.
Samiti P-TEC shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe politikave që synojnë reduktimin e varësisë nga burimet e paqëndrueshme të energjisë dhe nxitjen e investimeve në teknologjitë e pastra, në përputhje me objektivat e transformimit të gjelbër global.
-

DETAJE / Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum. Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Samiti u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, në bashkëpunim me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, duke mbledhur në Athinë ministra të energjisë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë politikë nga rajoni.
Në një video-mesazh nga Athina, Zv.Kryeministrja Balluku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në fushën e energjisë, duke vlerësuar mesazhin e Sekretarit Wright si një vizion frymëzues për të ardhmen energjetike të Europës.
“Sekretari i Energjisë, Chris Wright, adresoi fjalën e tij me një vizion frymëzues, i cili kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë”, u shpreh Balluku.Ajo shtoi se prania e Sekretarit Amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum, në këtë samit tregon qartë rolin thelbësor që energjia luan jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në sigurinë globale.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e vendit për t’u bërë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi tranzicionin energjetik, diversifikimin e burimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë energjetike në rajon.
Samiti P-TEC shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe politikave që synojnë reduktimin e varësisë nga burimet e paqëndrueshme të energjisë dhe nxitjen e investimeve në teknologjitë e pastra, në përputhje me objektivat e transformimit të gjelbër global. -

Balluku takohet në Athinë me sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum. Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Samiti u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, në bashkëpunim me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, duke mbledhur në Athinë ministra të energjisë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë politikë nga rajoni. Balluku thekson rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në fushën e energjisë, duke vlerësuar mesazhin e Sekretarit Wright si një vizion frymëzues për të ardhmen energjetike të Europës.“Sekretari i Energjisë, Chris Wright, adresoi fjalën e tij me një vizion frymëzues, i cili kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë”,-u shpreh Balluku.
Ajo shtoi se prania e Sekretarit Amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum, në këtë samit tregon qartë rolin thelbësor që energjia luan jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në sigurinë globale. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e vendit për t’u bërë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi tranzicionin energjetik, diversifikimin e burimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë energjetike në rajon.
Samiti P-TEC shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe politikave që synojnë reduktimin e varësisë nga burimet e paqëndrueshme të energjisë dhe nxitjen e investimeve në teknologjitë e pastra, në përputhje me objektivat e transformimit të gjelbër global.
-

Struktura e punësimit/ Në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë dhe më e dobët se në Rajon nga 2002-2023 referon një studim i Bankës Botërore për Rajonin e Europës Juglindore dhe Azisë (ECA).
Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë për një zhvendosje të dukshme nga punët manuale drejt punëve që kërkojnë aftësi më të ulëta në sektorin e shërbimeve, pa pasur rritje domethënëse të profesioneve të kualifikuara. Punët me aftësi elementare janë zgjeruar me 15% ndërsa ato më aftësi që kërkojnë arsim të lartë vetëm 5 % në dy dekada.
Grafiku i mëposhtëm tregon Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe të vendeve të punës manuale rutinë, pra, të punëve fizike tradicionale që nuk kërkojnë shumë kualifikim, si në bujqësi apo industri të lehta. Këto zhvillime përkojnë me tranzicionin e ekonomisë shqiptare nga bujqësia drejt shërbimeve pas viteve 2000.
Në të njëjtën kohë, është vërejtur rritje e vendeve të punës në profesione me aftësi të ulëta, që kupton shtim të punëve në tregti, pastrim, kujdes personal apo transport, pra në sektorë me produktivitet të ulët dhe paga të ulëta.
Nga ana tjetër, vendet e punës për profesionistë apo menaxherë kanë pasur një rritje shumë të vogël, çka tregon se ekonomia shqiptare nuk ka arritur të krijojë në masë vende pune të kualifikuara, edhe pse është zhvendosur nga bujqësia. Për kategorinë e “teknikëve” dhe punëve rutinë ” (si administratë apo punë zyre), rritja është e kufizuar jo më shumë se 5% përgjatë 2002-2023.
Analiza tregon se Shqipëria ka kaluar nga një ekonomi bujqësore në një ekonomi të bazuar te shërbimet me intensitet të ulët aftësish, pa arritur ende fazën e modernizimit që karakterizon vendet më të zhvilluara të rajonit. Rritja e punëve të thjeshta, duke zëvëndësuar punët manuale tregon për një transformim strukturor ende të paplotë dhe me potencial të pashfytëzuar të produktivitetit dhe pagave.
Profesionet që kërkojnë arsim të lartë, aftësi analitike dhe përgjegjësi menaxheriale pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë periudhës 2002–2023 dhe është më e ulët se në vende si Rumania, Polonia, Serbia apo Kroacia, ku pjesa e këtyre profesioneve është zgjeruar dukshëm gjatë dy dekadave të fundit.
Teksa vendet e tjera të rajonit kanë përjetuar një transformim drejt ekonomive të bazuara në dije, ku rritet pesha e profesioneve menaxheriale, të IT-së apo të sektorit financiar, Shqipëria ka mbetur kryesisht në fazën e shërbimeve të ulëta dhe të punëve rutinë, me shumë pak krijim të vendeve që kërkojnë arsim të lartë.
Ndryshimi i strukturës së punësimit në dy dekada tregon se, tranzicioni i Shqipërisë drejt ekonomisë së shërbimeve është zgjeruar në numër punonjësish , por jo në cilësi apo nivel aftësish.
Rumania, Polonia dhe Turqia kanë pasur rritje të dukshme të punëve për profesionistë dhe teknikë, pra të sektorëve me produktivitet të lartë.
Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë ndjekur një model të ndërmjetëm, me ulje të punëve manuale por shtim më të kufizuar të profesioneve të kualifikuara.
Shqipëria, Bosnja dhe Bullgaria ndodhen në grupin e vendeve që kanë përjetuar rënie të fortë të punëve rutinë-manuale, por pa e kompensuar këtë humbje me shtim të punëve me aftësi të larta.
Struktura e vendeve të punës në Shqipëri u zhvendos në sektorë me kosto të ulët dhe produktivitet të kufizuar, si tregtia, turizmi dhe transporti. Krahasuar me vendet e rajonit, progresi teknologjik dhe rritja e aftësive profesionale janë ende të ngadalta.
Ky model i ndryshimit të strukturës së punësimit tregon nevojën për politika arsimore dhe ekonomike që nxisin punësimin në sektorë me vlerë të shtuar, si teknologjia, shërbimet profesionale, arsimimi dhe inovacioni./Monitor -

Shqipëria në vendnumëro për profesionet e kualifikuara nga 2003-2023! Punët me aftësi elementare u zgjeruan me…

Nga bujqësia te tregtia, por jo te teknologjia/ Shqipëria me rritjen më të dobët të punëve të kualifikuara në rajon

Ky model i ndryshimit të strukturës së punësimit tregon nevojën për politika arsimore dhe ekonomike që nxisin punësimin në sektorë me vlerë të shtuar, si teknologjia, shërbimet profesionale, arsimimi dhe inovacioni./Monitor