Tag: punëtore

  • Sezoni turistik me sfida/ DHAT kërkon zgjidhje për ujin, mbetjet dhe fuqinë punëtore

    Sezoni turistik me sfida/ DHAT kërkon zgjidhje për ujin, mbetjet dhe fuqinë punëtore

    Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij.
    DHAT rendit si shqetësime për mbarëvajtjen e sezonit mungesën e ujit të pijshëm në zonat bregdetare, djegien e mbetjeve në landfille apo edhe vazhdimi i punës në sektorin e ndërtimit në vendet turistike.
    “Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut”, deklaron DHAT.
    Një tjetër shqetësim i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka të bëjë me mungesën e fuqisë punëtore ndërsa thekson nevojën për një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje.
    DeklarataDhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit. Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.
    Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut.
    Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.
    Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.
    Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje.

  • Moti i keq dhe era e fortë përfshijnë Italinë qendrore dhe veriore, mbytet një burrë që po notonte, plagosen dy punëtorë

    Moti i keq dhe era e fortë përfshijnë Italinë qendrore dhe veriore, mbytet një burrë që po notonte, plagosen dy punëtorë

    Pas shiut të rrëmbyeshëm në Milano, moti i keq përfshiu sot Firencen, Torinon, Genovën dhe disa zona të Napolit.

    Zjarrfikësit dhe mbrojtja civile u mobilizuan për të ndihmuar banorët që jetonin në katet përdhese dhe nuk ishin në gjendje të largoheshin. Në Milano, dy punëtorë u plagosën ndërsa përpiqeshin të hiqnin trungjet dhe degët e pemëve që kishin rënë në rrugë për shkak të erërave të forta. Ishin rreth 500 Operacione shpëtimi brenda një ore, pas sasisë së madhe të shiut që ra në një orë.
    Më herët, trafiku u rivendos në linjën hekurudhore që lidh Milanon me Bolonjën, ku mbrëmë një tren u godit nga rrufeja. Asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua. Jashtë Venedikut, policia shpëtoi një banor i cili, pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve për përkeqësim të kushteve të motit, kishte vendosur të shkonte në det për të notuar dhe nuk mundi të kthehej në breg.
    Italia duket e ndarë në dysh ku në shumë zona të jugut, vala e të nxehtit vazhdon, duke sjellë probleme thatësire. Ndërsa në shumë zona qendrore dhe veriore, breshëri që ra orët e fundit ka shkaktuar dëme të mëdha, kryesisht në vreshta.
    Sipas parashikimeve të meteorologëve, në Gjenova sonte priten reshje të reja, të dendura, dhe nesër mund të ketë rrebeshe në 14 nga 20 rajonet e vendit.

    Top Channel

  • Shpërthim në një fabrikë kimike në Telangana, Indi, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Shpërthim në një fabrikë kimike në Telangana, Indi, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Një fabrikë kimike në Telangana të Indisë u përball me një shpërthim dhe zjarr vdekjeprurës, duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe disa të plagosur, raporton The Daily Guardian.

    Incidenti ndodhi në Industrinë Kimike Sigachi në Pashamylaram, pasi një reaktor shpërtheu brenda objektit. Autoritetet nisën shpejt operacionet e shpëtimit pasi shumë punëtorë dyshohej se ishin të bllokuar.

    Një shpërthim i fuqishëm në reaktorin shkaktoi papritur një zjarr në fabrikën kimike të Telanganës, duke vrarë 10 punëtorë, sipas PTI-së. Për më tepër, zyrtarët e zjarrfikësve konfirmuan se 15 deri në 20 persona pësuan lëndime nga shpërthimi intensiv dhe flakët që pasuan. Situata u bë shpejt kritike pas shpërthimit, me tym të zi të dendur që mbulonte të gjithë zonën dhe panik që përhapej me shpejtësi midis punëtorëve dhe banorëve aty pranë.

    Zjarri shpërtheu në Industrinë Kimike Sigachi, e cila ndodhet në zonën industriale Pashamylaram. Menjëherë, zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe filluan procedurat e emergjencës pa vonesë. Në përgjigje të rrezikut në rritje, zyrtarët dërguan njëmbëdhjetë automjete zjarrfikëse për të vënë flakët nën kontroll. Megjithatë, u deshën disa orë për ta vënë plotësisht nën kontroll zjarrin, i cili u përhap me shpejtësi për shkak të kimikateve shumë të ndezshme të ruajtura brenda uzinës.

    Autoritetet nisën shpejt një kërkim në shkallë të gjerë në fabrikën kimike të Telanganës për të gjetur punëtorë që dyshohet se ishin të bllokuar nën rrënoja. Ndërkohë, media lokale raportoi se ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë të mbijetuarit, pavarësisht kushteve të rrezikshme.

    “Ekipet e shpëtimit dhe të kërkimit janë vendosur gjithashtu në vendngjarje për të gjetur punëtorët e bllokuar”, konfirmoi një zyrtar gjatë operacionit në vazhdim. Në të njëjtën kohë, hetuesit po shqyrtojnë shkakun e saktë të shpërthimit. Zyrtarët aktualisht besojnë se një mosfunksionim i reaktorit shkaktoi zjarrin vdekjeprurës.

    Megjithatë, qeveria e shtetit nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me kompensimin ose inspektimet e planifikuara të sigurisë. Si rezultat, e gjithë zona industriale mbetet në gatishmëri të lartë, me disa fabrika aty pranë që kanë ndaluar operacionet si një masë e nevojshme sigurie.

  • SYRI TV/ Turizmi vuan mungesën e punëtorëve, bizneset: Nuk kemi fuqi punëtore në sezon

    SYRI TV/ Turizmi vuan mungesën e punëtorëve, bizneset: Nuk kemi fuqi punëtore në sezon

    Largimi i të rinjve jashtë Shqipërisë ka shkaktuar mungesë të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit.

    Bizneset në Velipojë ankohen për mungesën e punëtorëve, ndërsa kësaj situate i shtohen edhe problemet me infrastrukturën, veçanërisht rrugët e amortizuara.

    Në kulmin e sezonit turistik, një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen bizneset në Velipojë është mungesa e fuqisë punëtore. Largimi i të rinjve drejt vendeve të huaja ka krijuar një boshllëk të ndjeshëm në sektorin e turizmit, ku operatorët turistikë vuajnë mungesën e stafit në shërbime të ndryshme.

    Për bizneset në Velipojë, problemi nuk ndalet vetëm tek mungesa e punonjësve. Atij i shtohen edhe vështirësitë infrastrukturore, si rrugët e dëmtuara, të cilat, sipas tyre, janë lënë në harresë nga bashkia.

    Megjithë këto sfida, Velipoja vijon të mbetet një nga plazhet më të frekuentuara në vend, veçanërisht nga pushuesit shqiptarë nga Kosova.

  • “Vetëm pensionistë do mbeten”,Kedhi paralajmëron kolaps social në Shqipëri: Vendi po mbushet me punëtorë nga Azia dhe..

    “Vetëm pensionistë do mbeten”,Kedhi paralajmëron kolaps social në Shqipëri: Vendi po mbushet me punëtorë nga Azia dhe..

    Anëtari i platformës Brain Gain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, në një intervistë për  një studio televizive, theksoi se qytetarët shqiptarë nuk po largohen nga vendi, por sipas tij po dëbohen nga Rama.
    Kedhi tha se në vend do të mbesin vetëm pensionistët, dhe sipas tij, do të ketë probleme dhe me ‘sistemin e pensioneve’.
    “Nuk është thjesht ndryshim në letër midis PD dhe PS, por është një përballje filozofish. PS është një parti e majtë dhe po bën atë që bën e majta në versionin më të keq të saj. Nga akumulimin e të gjithë pushteteve, akumulimin e të gjithë elementëve të ekonomisë në versionin final në duart e një personi. Por natyrisht pas atij personi vijnë më pas tek katër pesë veta që kontrollojnë çdo gjë për atë person, që në këtë rast është kryeministri. E dëgjoj shpesh këtë që thonë që kryeministri Edi Rama nuk është i majtë por i djathtë. Më vjen keq ta them për këtë që thonë njerëzit që nuk e kanë haberin se çfarë është e majta dhe e djathta. Kryeministri Rama është i majtë ashtu siç është PS. E majta ka shumë për zemër kolektivizmin, është kjo filozofi që qëndron në bazë të socializmit të komunizmit të fashizmit të merkantilizmit. Që në thelb eleminon konkurrencën, eleminon iniciativën e lirë të çdo individi, dhe çlirimin e potencialit ekonomik që çdo njeri ka. Unë mendoj se shqiptarët nuk po largohen nga vendi por, po dëbohen, si pasojë e një politike të mirëfilltë të qeverisë shqiptare prej 10 viteve, 12 sa kanë vajtur të dëbimit të shqiptarëve. Dhe kemi zëvendësimin e tyre sicc e shikojm dhe e ka thënë kryeministri në 2021, zëvendësimin e shqiptarëve që ikin me me punëtorë që vijnë nga vendet e Azisë apo të Afrikës. Kjo e bën edhe më keq situatën sepse këtu vijnë punëtorë që nuk kanë asnjë interes të qëndrojnë në Shqipëri, ata po e përdorin si trampolinë për tu larguar drejt vendeve të BE. Këtu po ngelen njerëz të moshës së tretë në pjesën më të madhe pensionistë. Kjo jo vetëm që e bën më të rëndë situatën ekonomike, por dhe të pensioneve që është një minë me sahat. Ky largim bën që të hidhet në erë e gjithë skena e pensioneve.” tha Kedhi.
     

  • “Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    “Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa më e madhe për rritjen ekonomike në vend. Por ajo thotë se ky është një problem që ka mundur të zgjidhet dekada më parë. Tani “gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”.
    Në fund të qershorit do të publikohet një plan i ri ekonomik i koalicionit qeveritar. Malmendier beson se shumë gjëra në draft janë të mira, por një pikë kyçe është anashkaluar: “Frena kryesore e rritjes nuk është korniza buxhetore, por mungesa kronike e fuqisë punëtore të kualifikuar”.
    Zgjidhja nënkupton mobilizimin e fuqisë punëtore në vend, veçanërisht grave dhe punëtorëve të moshuar në Gjermani. Njëkohësisht duhet të hapet tregu përfuqinë e huaj punëtore.
    “Duhet të krijohen kushtet që më shumë gra të kalojnë nga puna me kohë të pjesshme në atë me kohë të plotë dhe që të moshuarit të punojnë më gjatë. Por edhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ne kemi nevojë edhe për njerëz nga jashtë që duan të punojnë në Gjermani”, thotë ajo.
    Në këtë kontekst, ajo sugjeron një qasje ndaj migrimit më të bazuar në treg: “Nëse një kompani thotë: ‘Gjeta dikë në Indi ose Argjentinë, ata janë të kualifikuar dhe mund ta punësoj menjëherë’, ne nuk duhet të krijojmë barriera burokratike për ta. Lëreni tregun të funksionojë.”
    Statistikat janë mashtruese
    Ekonomistja kritikon edhe qëndrimin ndaj punës në debatin publik në Gjermani. Pasi kreu i CDU-së, kancelari Friedrich Merz, paralajmëroi se “një javë pune katër-ditore dhe ekuilibri punë-jetë nuk do ta ruajnë prosperitetin gjerman”, Malmendier kundërshton: “Do të doja që puna të mos ishte më një frikë e madhe. Puna mund të jetë edhe argëtuese – ku njerëzit kanë bindjen, se përmes saj mund të arrihet diçka, të takohen me njerëz dhe të ndryshojnë gjërat.”
    Në të njëjtën kohë, ajo pranon se numri i përgjithshëm i orëve të punës në Gjermani është me të vërtetë një pengesë për rritjen ekonomike. Por me një shpjegim të rëndësishëm: “Kjo nuk ndodh sepse punojmë më pak, por sepse shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme. Statistikat ‘prishen’ nga gratë dhe të moshuarit që përfshihen rishtas në tregun e punës – gjë që është një sukses, por ata shpesh punojnë me kohë të pjesshme. Nëse do të shikonim vetëm punësimin me kohë të plotë, pamja do të ishte dukshëm ndryshe.”
    Prandaj, gjermanët me kohë të plotë nuk punojnë shumë pak – problemi është në strukturën e punonjësve.
    “Përparime të vogla në këtë drejtim janë të mundshme, por ndryshimi i vërtetë do të ishte nëse do ta bënim më të lehtë për të moshuarit dhe gratë të kalojnë në punë me orar të plotë”, thekson ajo.
    Zhgënjimi më i madh, megjithatë, shkaktohet nga fakti se kjo çështje është e njohur për dekada dhe politikanët nuk kanë reaguar.
    “Është një problem vërtet i dukshëm. Matematika është e qartë: njerëzit po plaken, fuqia punëtore po zvogëlohet. Ne e dinim këtë edhe 10, 20, madje 30 vjet më parë.”
    Pse nuk është vepruar?
    Pse pra nuk është bërë asgjë në këtë drejtim? Malmendier sheh dy arsye. E para është oportunizmi politik dhe raporti ndaj të moshuarve, sepse Gjermania është një shoqëri në plakje, por të moshuarit janë edhe votuesit më të besueshëm.
    Fenomeni i dytë është “paragjykimi ndaj të tashmes” – mendimi politik që reduktohet nga një mandat në tjetrin. “Politikanët besojnë se katër vjet të tjera do të kalojnë disi, dhe pastaj le ta zgjidhë këtë problem të tjerët.”
    Për momentin, asgjë nuk i motivon politikanët të merren me zgjidhje afatgjata, sepse pasojat nuk janë menjëherë të dukshme. “Askush nuk i mban pasojat e mosveprimit.”
    Ndërsa pasojat tashmë po ndihen: “Çdo ditë bëhet pak më keq, por nuk ka një përplasje të madhe që do t’i detyronte të gjithë të reagojnë.” Ose të paktën jo ende. Po nëse asgjë nuk ndryshon, kjo përplasje mund të vijë së shpejti.
    Përplasja më e madhe do të shihet kur brezi i “baby boomer” të dalë në pension. Atëherë do të shohim se si do të ofrojmë shërbime për qytetarët dhe si do të sigurohen fondet për pensione./ DW

  • Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

    Foto ilustruese

    Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa më e madhe për rritjen ekonomike në vend. Por ajo thotë se ky është një problem që ka mundur të zgjidhet dekada më parë. Tani “gjendja po përkeqësohet çdo ditë e më shumë”.
    Në fund të qershorit do të publikohet një plan i ri ekonomik i koalicionit qeveritar. Malmendier beson se shumë gjëra në draft janë të mira, por një pikë kyçe është anashkaluar: “Frena kryesore e rritjes nuk është korniza buxhetore, por mungesa kronike e fuqisë punëtore të kualifikuar”.
    Zgjidhja nënkupton mobilizimin e fuqisë punëtore në vend, veçanërisht grave dhe punëtorëve të moshuar në Gjermani. Njëkohësisht duhet të hapet tregu përfuqinë e huaj punëtore.
    “Duhet të krijohen kushtet që më shumë gra të kalojnë nga puna me kohë të pjesshme në atë me kohë të plotë dhe që të moshuarit të punojnë më gjatë. Por edhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ne kemi nevojë edhe për njerëz nga jashtë që duan të punojnë në Gjermani”, thotë ajo.
    Në këtë kontekst, ajo sugjeron një qasje ndaj migrimit më të bazuar në treg: “Nëse një kompani thotë: ‘Gjeta dikë në Indi ose Argjentinë, ata janë të kualifikuar dhe mund ta punësoj menjëherë’, ne nuk duhet të krijojmë barriera burokratike për ta. Lëreni tregun të funksionojë.”
    Statistikat janë mashtruese
    Ekonomistja kritikon edhe qëndrimin ndaj punës në debatin publik në Gjermani. Pasi kreu i CDU-së, kancelari Friedrich Merz, paralajmëroi se “një javë pune katër-ditore dhe ekuilibri punë-jetë nuk do ta ruajnë prosperitetin gjerman”, Malmendier kundërshton: “Do të doja që puna të mos ishte më një frikë e madhe. Puna mund të jetë edhe argëtuese – ku njerëzit kanë bindjen, se përmes saj mund të arrihet diçka, të takohen me njerëz dhe të ndryshojnë gjërat.”
    Në të njëjtën kohë, ajo pranon se numri i përgjithshëm i orëve të punës në Gjermani është me të vërtetë një pengesë për rritjen ekonomike. Por me një shpjegim të rëndësishëm: “Kjo nuk ndodh sepse punojmë më pak, por sepse shumë njerëz punojnë me kohë të pjesshme. Statistikat ‘prishen’ nga gratë dhe të moshuarit që përfshihen rishtas në tregun e punës – gjë që është një sukses, por ata shpesh punojnë me kohë të pjesshme. Nëse do të shikonim vetëm punësimin me kohë të plotë, pamja do të ishte dukshëm ndryshe.”
    Prandaj, gjermanët me kohë të plotë nuk punojnë shumë pak – problemi është në strukturën e punonjësve.
    “Përparime të vogla në këtë drejtim janë të mundshme, por ndryshimi i vërtetë do të ishte nëse do ta bënim më të lehtë për të moshuarit dhe gratë të kalojnë në punë me orar të plotë”, thekson ajo.
    Zhgënjimi më i madh, megjithatë, shkaktohet nga fakti se kjo çështje është e njohur për dekada dhe politikanët nuk kanë reaguar.
    “Është një problem vërtet i dukshëm. Matematika është e qartë: njerëzit po plaken, fuqia punëtore po zvogëlohet. Ne e dinim këtë edhe 10, 20, madje 30 vjet më parë.”
    Pse nuk është vepruar?
    Pse pra nuk është bërë asgjë në këtë drejtim? Malmendier sheh dy arsye. E para është oportunizmi politik dhe raporti ndaj të moshuarve, sepse Gjermania është një shoqëri në plakje, por të moshuarit janë edhe votuesit më të besueshëm. Fenomeni i dytë është “paragjykimi ndaj të tashmes” – mendimi politik që reduktohet nga një mandat në tjetrin.
    “Politikanët besojnë se katër vjet të tjera do të kalojnë disi, dhe pastaj le ta zgjidhë këtë problem të tjerët.”
    Për momentin, asgjë nuk i motivon politikanët të merren me zgjidhje afatgjata, sepse pasojat nuk janë menjëherë të dukshme.
    “Askush nuk i mban pasojat e mosveprimit.”
    Ndërsa pasojat tashmë po ndihen: “Çdo ditë bëhet pak më keq, por nuk ka një përplasje të madhe që do t’i detyronte të gjithë të reagojnë.” Ose të paktën jo ende. Po nëse asgjë nuk ndryshon, kjo përplasje mund të vijë së shpejti.
    Përplasja më e madhe do të shihet kur brezi i “baby boomer” të dalë në pension. Atëherë do të shohim se si do të ofrojmë shërbime për qytetarët dhe si do të sigurohen fondet për pensione. Ulrike Malmendier ka qenë anëtare e Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë të qeverisë gjermane që nga shtatori 2022. Ndër të tjera ajo është profesore e financave në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley./DW

  • Shpopullimi i Shqipërisë/ Turistëve nuk ka kush t’u shërbejë

    Shpopullimi i Shqipërisë/ Turistëve nuk ka kush t’u shërbejë

    Kontratat me garanci kanë ardhur në rritje dhe grupet e organizuara po diversifikohen çdo vit, ku pas polakëve e çekëve tashmë, turistët spanjollë, portugezë, francezë apo izraelitë po rriten dukshëm.
    Suksesi i papritur duket se na gjeti të papërgatitur në disa drejtime, duke shtuar presionin për ndërhyrje të shpejta nëse duam që rritja të jetë e qëndrueshme. Operatorët turistikë presin që viti 2025 të shënojë një tjetër rekord të vizitorëve të huaj me rritje të turistëve të huaj mes 10-15%.
    Sfidë mbetet infrastruktura rrugore dhe aeroportuale për të përballuar këtë fluks, fuqia punëtore e kualifikuar në mungesë apo operimi i sektorit pa një lidhje të qartë me industritë mbështetëse për të maksimizuar përfitimin e ekonomisë.
    Numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë po rritet dhe ky padyshim është një lajm i mirë, por paralelisht po shtohet presioni për t’i mbajtur ata. E kapur në një fluks në rritje nga viti në vit, Shqipëria duket se nuk po arrin të përballojë në disa raste kërkesat që sjell me vete një turizëm me rritje të shpejtë.
    Tendenca po shihet në disa drejtime, duke nisur së pari nga infrastruktura e pamjaftueshme në rrugë, ajo aeroportuale apo në marina. Së dyti, një bujqësi në tkurrje ka zhvendosur balancën në anën e importeve.
    Pra, të huajt “po i ushqejmë” me produktet e tyre të shërbyera shqiptarçe. Kjo e ul ndjeshëm ndikimin real që turizmi do të kishte në ekonomi.
    Nëse bujqësia dhe agropërpunimi do të ishin të përfshira me një strategji më të mirëmenduar në zinxhirin e industrive mbështetëse, vlera që do të merrte ekonomia do të ishte më e lartë. Së treti, të huajve po u shërbejnë “të huajt” të sjellë me kontrata nga vende të tjera, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në vend.
    Vijnë turistët e parë “të verës”, kontratat me garanci në rritje, diversifikohen grupet
    Turizmi i organizuar po njeh rritje nga viti në vit dhe paralelisht me këtë edhe turizmi individual ka pasur të njëjtën tendencë. Tregjet që pëlqejnë Shqipërinë mbeten të qëndrueshme, teksa vijojnë të shtohen edhe grupe të reja.
    “Kanë nisur të vijnë turistët e parë të organizuar, sipas kontratave me garanci që kemi nënshkruar. Të parët janë polakët dhe më pas këto javë presim të vijnë edhe grupe të tjera.
    Golemi dhe Durrësi janë konsoliduar si destinacione, sepse u bënë më shumë se një dekadë që kanë turizëm të organizuar.
    Tregjet që po vijnë të organizuara janë diversifikuar nga viti në vit, por disa janë të qëndrueshëm. Tregu spanjoll është me rritje këtë vit, edhe portugezët.
    Në rritje janë edhe turistët hungarezë dhe sllovakë. Po kështu janë edhe izraelitët, ku njëra nga linjat e fluturimeve po operon edhe si charter”, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.
    Edhe për Arben Çipën, administrator i “Sipa Tours”, ky vit pritet të jetë pozitiv, duke pasur parasysh ecurinë e mirë që ka pasur në muajt e parë të vitit.
    Prilli, sipas tij, ishte me rritje rreth 10% në raport me prillin 2024, të paktën nga përshtypjet e marra nga strukturat në Jug të vendit, konkretisht në Ksamil dhe në Sarandë.
    “Kryesisht janë europianë, por sidomos po vijnë francezë. Janë një grup që dominon këtë vit për këtë periudhë. Janë mosha relativisht të reja, me qëndrime javore”, – shprehet Çipa.

    Shumë turistë, pak rrugë, edhe më pak aeroporte, kujdes i shtuar për shërbimet detare
    Një nga problematikat e ngritura këtë sezon ishte ajo e mosnisjes në operim e aeroportit të Vlorës. Pritshmëria ishte që të paktën në sezonin veror të fillonte operimi i linjave charter dhe në bazë të këtij premtimi vitin e shkuar u nënshkruan edhe kontrata me garanci me strukturat akomoduese në Vlorë. Por, tashmë, kjo nuk është e mundur.

     

     

    “Është një problem shumë i madh për ne mosfillimi i fluturimeve nga Vlora. Ne i nënshkruam këto kontrata duke marrë parasysh që na u premtua nisja e fluturimeve në disa biseda të vitit të shkuar, kur na u tha se për charterat ndoshta do të ishte e mundur ulja.
    Tashmë jemi përpara faktit dhe kjo na ka sjellë shqetësime. Në raste më ekstreme, kur marrëveshjet nuk respektohen, mund të shkojnë në gjyqe, por ne po negociojmë me agjencitë e huaja që të paktën ulja e charterave këtë verë të bëhet në Tiranë.
    Kuptohet që janë operatorët turistikë shqiptarë që marrin kostot e transportit përsipër” tha z. Kasa.
    Por duket se edhe devijmi i fluturimeve në Tiranë është sfidues pasi Aeroporti i Tiranës po punon thuajse me kapacitet maksimal dhe nuk ka frekuenca të disponueshme për fluturime të paparashikuara.
    Nga ana tjetër, edhe infrastruktura rrugore, pavarësisht investimeve, nuk e përballon dot ritmin e rritjes së turizmit në vend.
    “Nuk mund të them që nuk janë bërë rrugë, ka pasur investime serioze por mendoj se nuk mjaftojnë për të përballuar këtë rritje të fluksit që kemi.
    Ne presim që këtë vit të shkojmë në 14 milionë turistë dhe ky është një numër i konsiderueshëm dhe mendoj se Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të përballuar këtë. Po kështu, disa destinacione shumë popullore mbeten me një akses që lë për të dështuar.
    Po sjell si shembull infrastrukturën rrugore që të çon për te Lumi i Shalës, kemi kërkuar të ndërhyhet prej vitesh. Po kështu edhe Golemi, i cili mbetet peng i trafikut”, – nënvizon kreu i Unionit Turistik Shqiptar.
    Shqipëria njëkohësisht vuan për marina të mirëfillta turistike, diçka që kufizon ndjeshëm një segment të turizmit që orientohet tek ai më luksoz. Gjithsesi, përtej kësaj, rritja e turizmit kërkon një vëmendje të shtuar edhe ndaj shërbimeve detare për të ofruar siguri dhe standarde.
    “Duhet të ketë vëmendje te shërbimet e detit. Flas këtu për të gjitha shërbimet ku duhet të operohet me rregull, norma dhe në zbatim të një kuadri rigoroz. Duhet të funksionojë ligji dhe kontrolli për të gjithë skafet, anijet dhe të gjithë mjetet e ujit”, – shprehet z. Çipa.
    Të huajve po u shërbejnë “të huajt”, por problem gjetja e forcës së kualifikuar të punës
    Turizmi po orientohet qartësisht drejt gjetjes së një zgjidhjeje jashtë kufijve të Shqipërisë në lidhje me forcën punëtore. Bëhet fjalë për plotësimin e pozicioneve që nuk kërkojnë ndonjë kualifikim të veçantë.
    “E kemi gjetur një zgjidhje. Po sjellim të huaj nga vendet e treta duke nisur nga Afrika, vende si Nepali, Filipinet. Kemi vendosur kritere në kontratat e nënshkruara në mënyrë që të jemi të sigurt dhe të kemi qëndrueshmëri, sepse edhe kjo ka koston e saj.
    Sigurisht bëhet fjalë për forcë punëtore që duhet për pozicione që nuk kërkojnë kualifikim, pra të natyrës punonjës pastrimi, mirëmbajtje, sanitare, të cilët janë gjithashtu shumë të rëndësishëm në shërbim” pohon z.Çipa.
    Edhe z. Kasa ka të njëjtin qëndrim duke nënvizuar se për strukturat akomoduese është më e vështirë gjetja e stafit të kualifikuar.
    “Strukturat janë gati dhe tek-tuk mund të kenë probleme me stafin, por e kanë zgjidhur thuajse, sepse po marrin punëtorë të huaj, të paktën për ato pozicione që nuk duan kualifikim.
    Pra problem mbetet stafi i kualifikuar që është i vështirë për t’u gjetur” shprehet ai.
     / MONITOR /

  • 900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH deri në 2029 për politikat industriale, inovacionin dhe teknologjinë

    900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH deri në 2029 për politikat industriale, inovacionin dhe teknologjinë

    Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë.
    Banka e Shqipërisë në konferencën e përbashkët me BERZH dha disa sugjerime për qeverinë ndërsa cilësoi si të rëndësishme kualifikimin e fuqisë punëtore.
    “Këto “shërbime të inovacionit global” si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale”-u shpreh Sejko.
    Për të rritur konkurueshmërinë në tregun europian, BERZH pritet të ndihmojë Shqipërinë me 900 milionë euro investime deri në vitin 2029.
    “Strategjia gjithashtu synon të ndihmojë sektorin privat shqiptar që të përgatitet për akses në tregun e përbashkët evropian. Kjo do të arrihet përmes rritjes së financimit direkt dhe indirekt, përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe integrimit të bizneseve shqiptare në zinxhirët globalë të vlerës. Financimi do të shoqërohet me asistencë teknike të shënjestruar për rritjen e produktivitetit dhe nxitjen e inovacionit”-u shpreh Ekaterina Solovova, drejtuese e zyrës së BERZH në Shqipëri.
    Në konferencë u prezantua edhe raporti i tranzicionit i BERZH për vitet 2024-2025, ku fokusi kryesor do të jenë investimet në energji të gjelbër por dhe fuqia punëtore.

  • Shpërthen fabrika kimike në Kinë, 5 të vdekur dhe 19 të plagosur

    Shpërthen fabrika kimike në Kinë, 5 të vdekur dhe 19 të plagosur

    Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një fabrikë kimike në provincën Shandong të Kinës lindore.
    Në të njëjtën kohë, 6 punëtorë të tjerë mbeten të zhdukur. Shpërthimi ndodhi në ambientet e Gaomi Youdao Chemical Co dhe ishte aq i fuqishëm sa theu xhamat e një depoje më shumë se tre kilometra larg.
    Gaomi Youdao Chemical është e specializuar në prodhimin e pesticideve dhe kimikateve për përdorim mjekësor dhe, sipas të dhënave zyrtare, punojnë mbi 500 punëtorë.

    Forca të zjarrfikëseve nxituan në vendngjarje, me më shumë se 230 burra që morën pjesë në operacionin e shpëtimit, sipas CCTV. Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të gjetur personat e zhdukur.