Tag: punësuar

  • Informaliteti godet ekonominë, 1 në 3 persona në Shqipëri punojnë ‘në të zezë’

    Informaliteti godet ekonominë, 1 në 3 persona në Shqipëri punojnë ‘në të zezë’

    Gjatë një viti, nga tremujori i dytë 2024 në të dytin 2025, rreth 11,8 mijë të punësuar në sektorin e biznesit u përfshinë rishtas në skemën e sigurimeve duke e çuar totalin e punonjësve me pagë zyrtare në sektorin privat në 574,120.
    Në fund të vitit 2018, numri i të punësuarve kontribuues në sektorin e biznesit ishte rreth 508 mijë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2019 shënoi një ulje të lehtë në 502 mijë. Megjithatë, trendi vijoi në rritje dhe në tremujorin e tretë 2019 arriti mbi 525 mijë të punësuar.
    Të dhënat e fundit të vitit 2025 tregojnë se ky numër ka mbërritur në mbi 574 mijë, çka përbën një shtesë prej afro 66 mijë punonjësish krahasuar me fillimin e periudhës së raportuar, 2018.
    Ky zgjerim erdhi nga zhvillimet pozitive në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë dhe një prirje më e lartë për formalizimin e punonjësve nga ana e bizneseve.
    Shqipëria vazhdon të ketë gati një të tretën e fuqisë punëtore që operon pa kontrata, pa sigurime dhe jashtë mbikëqyrjes tatimore më përqendrim më të lartë në sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe shërbimeve.
    Megjithatë, diferenca mes treguesve të punësimit formal dhe madhësisë së forcës së punës sipas INSTAT tregon se ende një pjesë e madhe e punëtorëve nuk përfshihet në skemë.
    Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2024, rezulton se për grup-moshën 15 vjeç e lart, 45,7 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 30,1% janë të vetëpunësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 24,2 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
    Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore dhe raporteve të institucioneve vendase, niveli i informalitetit në punësim varion nga 30% deri në 35% të totalit të punësimit. Kjo përqindje është ndër më të lartat në rajon dhe përbën një problem të thellë strukturor për ekonominë.
    Sektori i bujqësisë është më i prekuri, ku pjesa më e madhe e punëtorëve punojnë pa kontrata dhe pa mbrojtje sociale. Një fenomen i ngjashëm vihet re edhe në ndërtim dhe turizëm, dy sektorë që kanë përjetuar rritje të fortë vitet e fundit.
    Në këto degë, shpesh punonjësit angazhohen në marrëdhënie të përkohshme, me pagesa ditore dhe pa regjistrim në skemën e sigurimeve.
    Qeveria ka ndërmarrë disa hapa vitet e fundit për të ulur nivelin e informalitetit. Fushata për regjistrimin e punonjësve në sektorin e shërbimeve, rritja e kontrolleve nga Inspektorati i Punës dhe nxitja e pagesave elektronike kanë dhënë një ndikim pozitiv, por hapësirat për përmirësim mbeten ende të larta./Monitor

  • Tiranë/ Kishte punësuar 15-vjeçarin si kamarier për t’i vendosur baste sportive në lokal, arrestohet 37-vjeçari

    Tiranë/ Kishte punësuar 15-vjeçarin si kamarier për t’i vendosur baste sportive në lokal, arrestohet 37-vjeçari

    Një 37-vjeçar me iniciale A. L., është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishte përshtatur lokalin e tij në zonën e Kombinatit për të organizuar lojëra fati.
    Gjithashtu në biznesin e tij, ai kishte punësuar ilegalisht dhe nj 15-vjeçar si kamarier, i cili vendoste bastet sportive për llogari të pronarit të subjektit. I mituri po hetohet në gjendje të lirë.
    “Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The game”.
    Kishte punësuar ilegalisht, në lokalin e tij në “Kombinat”, një të mitur, si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari.
    Vihet në hetim i mituri.
    Sekuestrohen 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.
    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.
    Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.
    Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në zonën e Kombinatit

    Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në zonën e Kombinatit

    Një 37-vjeçar është arrestuar në zonën e Kombinatit, pasi kishte punësuar ilegalisht në lokalin e tij një të mitur.

    I mituri, i cili është nën hetim, ishte punësuar si kamerier dhe po ashtu shërbente si organizues të lojërave të fatit.
    Në kuadër të operacionit “The Game” u sekuestruan 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.
    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.
    Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.
    Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Komisioni i Ligjeve/ PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, Gjoni rendit argumentet: Vetë i punësuar në spital privat, i biri në një kompani sigurimesh

    Komisioni i Ligjeve/ PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, Gjoni rendit argumentet: Vetë i punësuar në spital privat, i biri në një kompani sigurimesh

    Në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrtohet kërkesa e PD për “Propozim për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës”.

    Kërkesat e demokratit Gjin Gjoni konsistojnë në: shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Tiranë, ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.
    Gjoni shprehet se për kryerjen akteve, Presidenti s’ka pasur qëllim legjitim përveç se vullnetit të tij me qëllim shërbimin ndaj qeverisë. Vendimet e tij kanë pasur ndikim negativ, ka thënë ndër të tjera ai.
    Më tej Gjoni tha se Presidenti Begaj është i punësuar në një spital privat, ndërsa i biri në një kompani private sigurimesh.
    Anulona Bylykbashi, u shpreh se “Roli i Ligjeve është jo hetimor, por i rekomandon Kuvendit nëse mocioni duhet të kalojë për shqyrtim. Kërkesa është nënshkruar nga 41 deputetë. Nga pikëpamje formale kërkesa është e rregullt. Kërkesa për shkarkimin e Begaj për shkak të pretendimit se ka ndërhyrë në Kushtetuese paraqitet e papranueshme nga pikëpamja e Kushtetutës. Nuk mund të konsiderohet si akt antikushtetues”.

    7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj:
    Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës
    Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë
    Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore
    Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’
    S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025
    Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve
    I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private

    Top Channel

  • Shkarkimi i Begajt/Komisioni i Ligjeve diskuton sot për kërkesën e PD-së pretendojnë 7 shkelje të kryera nga presidenti

    Shkarkimi i Begajt/Komisioni i Ligjeve diskuton sot për kërkesën e PD-së pretendojnë 7 shkelje të kryera nga presidenti

    Sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratës Publike, që nis në orën 10:00, do të diskutohet kërkesa e PD-së për shkarkimin nga detyra, me akuzën se ka shkelur rëndë Kushtetutën.
    Demokratët depozituan më 15 tetor në Kuvend kërkesën për shkarkimin duke renditur 7 shkelje, nga dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, kërkesa e presidentit në Kushtetuese për sqarimin e mandatit të anëtarëve të kësaj gjykate, dekretimi i Diellës si ministre, dekretimi i ligjit për komisionet hetimore, apo edhe akuzat se lejoi përfshirje të trupës diplomatike dhe kabinetit të tij në zgjedhje për PD-në janë arsye që Begaj të mos jetë më kreu i shtetit.
    Po ashtu, PD pretendon se Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private në Tiranë, si edhe ka favorizuar një kompani sigurimesh duke i dhënë tenderët e Presidencës, ndërsa ajo në këmbim i ka punësuar djalin fiktivisht.
    Shkarkimi i Presidentit të Republikës, sipas nenit 90 të Kushtetutës së vendit, bëhet vetëm për shkelje të rënda të ligjit themelor dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit bëhet nga të paktën 35 deputetë dhe duhet miratuar në seancë plenarë nga të paktën 94 ligjvënës.
    Por shkarkimi eventual nga Kuvendi në të gjitha rastet i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila është ajo që vërteton fajësinë dhe deklaron shkarkimin e Presidentit nga detyra.
    7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj:
    1-Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës2-Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë3-Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore4-Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’5-S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 20256-Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve7-I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private

  • Nga klinika private, te tendarat për kompaninë ku punon i biri/ Kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt

    Nga klinika private, te tendarat për kompaninë ku punon i biri/ Kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt

    Nesër në komisionin e “Ligjeve” do të diskutohet në lidhje me kërkesën e Partisë demokratike për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj.
    PD pretendon se presidenti ka kryer 7 shkelje të Kushtetutës. Ndër to renditen dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, dekretimi i ministres virtuale “Diella”, nuk ndaloi trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025, ndërhyrjen e kabinetit të tij në procesin e administrimit të zgjedhjeve apo faktin që i biri është i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga Presidenca dhe që kreu i shtetit rezulton i punësuar në një klinikë private.

  • E rëndë! E mori në provë për ta punësuar, por klienti abuzoi seksualisht me 15-vjeçarin, e pëson edhe pronari

    E rëndë! E mori në provë për ta punësuar, por klienti abuzoi seksualisht me 15-vjeçarin, e pëson edhe pronari

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Konkretisht 48-vjeçari ishte klient në një lokal në Kamëz ku një 15-vjeçar ishte marrë në provë për t’u punësuar. Në lidhje me rastin po hetohet në gjendje të lirë edhe shtetasi T. Xh., 37 vjeç, pronari i lokalit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.”, -njoftoi policia.

  • Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin e punësuar ilegalisht, pranga 48-vjeçarit në Tiranë

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin e punësuar ilegalisht, pranga 48-vjeçarit në Tiranë

    Një incident është regjistruar në Tiranë, ku një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., ka përdhunuar të miturin, i cili ishte punësuar ilegalisht.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:-arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • “Mos manipulo”, përplasje e fortë mes Shehajt dhe gazetarit live në studio: E fillove me fake news, erdha të…

    “Mos manipulo”, përplasje e fortë mes Shehajt dhe gazetarit live në studio: E fillove me fake news, erdha të…

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përplasur me gazetarin Almer Toska. Debati nisi kur Toska tha se kreu i Mundësia ka deputet një person, i cili sipas tij, është nëpunës tek kompanitë e Shehajt.
    Shehaj e akuzoi për shpifje Toskën, dhe sipas tij, ky i fundit e nisi me fake neës dhe e përfundoi me shpifje.
    Debati i plotë:
    Shehaj: Erdha këtu për tu përballur me nnjë gazetar, dhe jo me nnjë shpifës që thotë kam punësuar. Po e mbyllim këtë diskutim me hpifje të tjera që ky thotë që unë kam punësuar deputetin tim Erald Kaprin.
    Toska: Nuk thashë asgjë të keqe!
    Shehaj: Ndryshe nga ty unë kam punësuar me mijëra edhe unë me punë të ndershme. Nuk është e ndershme të më ftosh dhe të përballësh me individë të tillë. Unë erdha me mirëbesim dhe doli që këtu zotëria ka ardhur duke shpifur. Ftesa filloi me një fake neës dhe mbaroi me një shpifje.

  • Bardhi: Begaj i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore

    Bardhi: Begaj i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona