Bizneset në vend kërkojnë 60000 punëtorë. Pozicionet e lira në këtë stinë jane hapur në industrinë e prodhimit, shërbime, tregti, turizëm, teknologji informacioni, bujqësi dhe administratë.
Në portalin kombëtar të punësimit janë shpallur 6000 vende të lira pune.
Pozicionet e shpallura përfshijnë vende vakante në sektorë të ndryshëm, si në industrinë e prodhimit, shërbime, tregti, turizëm, teknologji informacioni, bujqësi dhe administratë. Këto mundësi janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga punëtorë të kualifikuar deri te specialistë dhe drejtues.
Procesi i aplikimit është i thjeshtë përmes portalit zyrtar www.puna.gov.al, ku çdo person mund të krijojë profilin e tij dhe të aplikojë për pozicionin që i përshtatet. Nëse qytetarët kanë nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, ata mund të drejtohen pranë zyrës më të afërt të punës, ose të kontaktojnë me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë 2025, norma e papunwsisw ishte nw nivelin 8.5 %, e cila ne numer perkon me 110 mije persona qe nuk figurojne ne sistemin tatimor te punësimit.
Tag: punësimit
-

Bizneset kanë nevojë për punëtorë, shpallen 6000 vende të lira pune
-

Banka Botërore: Rritja e PBB-së nuk ka prodhuar normat e duhura të punësimit
Ekonomia e Shqipërisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme në dy dekadat e fundit, por kjo rritje nuk ka gjeneruar punësimin e duhur.Ky është konkluzioni i Bankës Botërore, në një raport mbi rishikimin ekonomik të vjeshtës në rajonin ECA që përfshin 31 vende të Europës Lindore, Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.Ndërmjet 2000 dhe 2023 ekonomia e vendit tonw është rritur mesatarisht 3%–4% në vit, ndërsa punësimi me afërsisht 0.8-1% në vit. Kjo tregon se, ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur rritje të qëndrueshme, aftësia e saj për të gjeneruar vende pune ka qenë mesatare.Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi është zgjeruar 0.15–0.2%, shumë më i ulët se në vende si Turqia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, të cilat kanë përfituar më shumë në krijimin e vendeve të reja të punës nga rritja ekonomike.Të dhënat sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka gjeneruar punësim, por me intensitet modest krahasuar me fqinjët më dinamikë të rajonit. Kjo tregon se struktura e rritjes në Shqipëri ka qenë më shumë e përqendruar në sektorë me produktivitet të ulët ose punësim informal, duke e kufizuar potencialin e krijimit të qëndrueshëm të vendeve të reja të punës.Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i raportit të rritjes me punësimin kërkon zhvendosje drejt sektorëve më produktivë dhe politika që nxisin punësimin formal në ekonomi.Lidhja e dobët mes punësimit dhe rritjes ekonomike tregon se rritja ka qenë jo e barabartë. Kjo ndodh sepse në Shqipëri rritja ekonomike është përqendruar në sektorë që nuk kanë nevojë për shumë punonjës, si ndërtimi dhe tregtia. Por ka edhe një deformim që krijohet nga rritja e punësimit informal, pa kontrata dhe që nuk reflektohet në treguesit zyrtarë.Banka ka evidentuar se ekonomia shqiptare po rritet, por jo në mënyrë mjaftueshme për të punësuar më shumë njerëz. Për ta përmirësuar këtë, duhet që rritja të vijë nga sektorë që gjenerojnë më shumë punësim si prodhimi, shërbimet profesionale, teknologjia dhe industria përpunuese.Struktura e punësimit dy vitet e fundit po ndryshon, duke u zhvendosur nga sektorët e prodhimit drejt tregtisë dhe shërbimeve. Forcimi i Lekut dhe rënia e kërkesës nga jashtë ka çuar në tkurrje për të tretin vit radhazi të sektorit të industrisë këtë vit.Fabrikat e vogla dhe të mesme po falimentojnë, ndërsa të mëdhatë nuk po zgjerohen me punonjës. Gjithashtu, shumë punonjës të bujqësisë janë duke u transferuar në aktivitete ndërtimi dhe shërbimet, nisur edhe nga kërkesa më e lartë e viteve të fundit që këta sektorë kanë për punonjës.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Nga bujqësia te ndërtimi/ Shumica punojnë pa sigurime, ja kush humbet më shumë
Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me nivelin arsimor të të punësuarve.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm 29.5% e personave me arsim 8-9-vjeçar janë të punësuar me pagë, ndërsa përqindja rritet në 50% për ata me arsim të mesëm dhe arrin në 84.2% për individët me arsim të lartë.
Të dhënat e punësimit me pagë sipas nivelit arsimor tregojnë se individët me arsim më të ulët janë të përfshirë kryesisht në punë informale, vetëpunësim ose bujqësi familjare, ku nuk sigurohet kontratë pune apo të ardhura të qëndrueshme.
Punësimi total në vendin tonë është shumë më i lartë se numri i personave që marrin paga dhe paguajnë sigurime.
Kjo ndodh sepse në statistikat zyrtare konsiderojnë si të punësuar edhe fshatarët që punojnë disa orë në tokën e tyre, edhe pse nuk shesin prodhimin dhe nuk nxjerrin të ardhura.
Shumica e të punësuarve në bujqësi, gati 80%, nuk marrin paga dhe pjesa më e madhe e tyre ka arsim 9-vjeçar.
Gjithashtu, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin e ndërtimit janë me arsim bazë dhe kanë më shumë gjasa të punojnë në të zezë, pa sigurime dhe të përjashtuar nga të drejtat që garanton Kodi i Punës.
Edhe te punonjësit me arsim të mesëm ka një hendek të madh midis punësimit me pagë dhe punësimit total. Vetëm gjysma e punonjësve në këtë nivel arsimor janë të punësuar me pagë dhe paguajnë sigurime.
Ndërmjet arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës ekziston ende një hendek i madh, që kufizon mundësitë për punësim të qëndrueshëm për të rinjtë.
Ekspertët theksojnë se, për të rritur përfshirjen e të punësuarve me pagë, qeveria duhet të forcojë arsimin profesional, të nxisë formalizmin e punës dhe të krijojë mekanizma trajnimi të vazhdueshëm për punonjësit me arsim bazë.
Punësimi me pagë sipas nivelit arsimor tregon se shkolla luan rol të madh në sigurimin e të ardhurave të qëndrueshme.
Ndërsa personat me arsim të lartë gëzojnë mundësi më të gjera në tregun e punës, ata me arsim të ulët mbeten më të rrezikuar nga punësimi informal ose mungesa e punësimit dhe në të ardhmen mund të jenë një barrë e madhe për skemën publike të pensioneve./ Monitor -

Industria zhytet më shumë në krizë/ Punësimi në fason ra me një të pestën
Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT.
Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.
Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.
Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri. Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.
Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.
Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese. Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi. Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.
Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane. Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.
Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve./MONITOR
-

Rënie alarmante në fasoneri, mijëra punonjës largohen nga tekstilet dhe këpucët, zbulohet arsyeja
Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT.
Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.
Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.
Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri. Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.
Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.
Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese. Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi. Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.
Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane. Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.
Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve./Monitor -

Tekstilet e këpucët në krizë, punësimi në fason ra me një të pestën nga 2023 – 2025
Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT.Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri. Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese. Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi. Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane. Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës
Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në zyrat e punësimit në të gjithë vendin janë regjistruar 17 396 punëkërkues, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë gjetur mundësi punësimi.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 10 121 gra dhe vajza, duke reflektuar përpjekjet për të nxitur barazinë gjinore dhe për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës.Një tjetër kategori e rëndësishme janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ku 6797 të rinj janë futur në punë.
Në kuadër të mbështetjes sociale, referuar të dhënave, 1311 persona përfitues të pagesës së papunësisë janë rikthyer në skemën e punësimit.
1320 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike janë përfshirë në statistikat e punësimit, çka tregon përpjekjet për integrimin në tregun e punës edhe të atyre që varen nga ndihmat sociale.
-

Papunësia në fokus/ Ja sa qytetarë janë të regjistruar si punëkërkues
Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në zyrat e punësimit në të gjithë vendin janë regjistruar 17,396 punëkërkues, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë gjetur mundësi punësimi.
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 10,121 gra dhe vajza, duke reflektuar përpjekjet për të nxitur barazinë gjinore dhe për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës.
Një tjetër kategori e rëndësishme janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ku 6,797 të rinj janë futur në punë.
Në kuadër të mbështetjes sociale, referuar të dhënave, 1,311 persona përfitues të pagesës së papunësisë janë rikthyer në skemën e punësimit, ashtu sikundër 1,320 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike janë përfshirë në statistikat e punësimit, çka tregon përpjekjet për integrimin në tregun e punës edhe të atyre që varen nga ndihmat sociale.
Përfshirja ka prekur edhe grupet vulnerabël. Gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar për të gjetur një punë 797 persona nga komunitetet rome dhe egjiptiane, si dhe 291 persona me aftësi të kufizuara, duke synuar krijimin e mundësive të barabarta për punësim.
