Zvicra po përgatitet të marrë mijëra punëtorë të huaj pas mungesës së vazhdueshme të stafit të kualifikuar që prej vitit 2020. Spitalet, hotelet dhe zyrat e inxhinierisë janë në krye të listës së sektorëve që kërkojnë urgjentisht profesionistë me përvojë, por edhe të sapodiplomuar. Autoritetet paralajmërojnë se hendeku i fuqisë punëtore mund të zgjerohet edhe më shumë muajt e ardhshëm, duke rritur presionin për rekrutim nga jashtë.
Qeveria zvicerane planifikon të punësojë rreth 85 mijë persona nga vende të tjera, duke ofruar paga që nisin nga 3.500 euro në muaj dhe mund të arrijnë deri në 6.500 euro, varësisht nga profesioni. Kërkesat më të mëdha regjistrohen në fushën shëndetësore, turizëm e hoteleri, si dhe në profesionet teknike, informatike dhe inxhinierike.
Ndër profesionet më të kërkuara renditen mjekët, inxhinierët, specialistët e teknologjisë, personeli i restoranteve, punëtorët e kualifikuar, mësuesit, personeli i kontrollit, informaticienët, përfaqësuesit e shitjeve dhe punonjësit shtëpiakë. Në disa sektorë kërkesa është e menjëhershme, veçanërisht në shëndetësi, ku një nga katër mjekë është mbi 60 vjeç, duke krijuar nevojë për zëvendësim urgjent.
Një prej rrugëve më të shpejta për punësim është aplikimi përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore.
Përparësi të madhe kanë kandidatët që zotërojnë gjuhën gjermane, italiane.
Tag: punësim
-

85 mijë vende pune për të huajt/ Zvicra “hap dyert” për punësim me paga deri në 6.500 euro
-

Raporti i Bankës Botërore: Rritja ekonomike nuk ka prodhuar punësim
Ekonomia e Shqipërisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme në dy dekadat e fundit, por kjo rritje nuk ka gjeneruar punësimin e duhur.
Ky është konkluzioni i Bankës Botërore, në një raport mbi rishikimin ekonomik të vjeshtës në rajonin ECA që përfshin 31 vende të Europës Lindore, Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.
Ndërmjet 2000 dhe 2023 ekonomia e vendit tonw është rritur mesatarisht 3%–4% në vit, ndërsa punësimi me afërsisht 0.8-1% në vit. Kjo tregon se, ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur rritje të qëndrueshme, aftësia e saj për të gjeneruar vende pune ka qenë mesatare.
Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi është zgjeruar 0.15–0.2%, shumë më i ulët se në vende si Turqia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, të cilat kanë përfituar më shumë në krijimin e vendeve të reja të punës nga rritja ekonomike.
Të dhënat sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka gjeneruar punësim, por me intensitet modest krahasuar me fqinjët më dinamikë të rajonit. Kjo tregon se struktura e rritjes në Shqipëri ka qenë më shumë e përqendruar në sektorë me produktivitet të ulët ose punësim informal, duke e kufizuar potencialin e krijimit të qëndrueshëm të vendeve të reja të punës.
Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i raportit të rritjes me punësimin kërkon zhvendosje drejt sektorëve më produktivë dhe politika që nxisin punësimin formal në ekonomi.
Lidhja e dobët mes punësimit dhe rritjes ekonomike tregon se rritja ka qenë jo e barabartë. Kjo ndodh sepse në Shqipëri rritja ekonomike është përqendruar në sektorë që nuk kanë nevojë për shumë punonjës, si ndërtimi dhe tregtia. Por ka edhe një deformim që krijohet nga rritja e punësimit informal, pa kontrata dhe që nuk reflektohet në treguesit zyrtarë.
Banka ka evidentuar se ekonomia shqiptare po rritet, por jo në mënyrë mjaftueshme për të punësuar më shumë njerëz. Për ta përmirësuar këtë, duhet që rritja të vijë nga sektorë që gjenerojnë më shumë punësim si prodhimi, shërbimet profesionale, teknologjia dhe industria përpunuese.
Struktura e punësimit dy vitet e fundit po ndryshon, duke u zhvendosur nga sektorët e prodhimit drejt tregtisë dhe shërbimeve. Forcimi i Lekut dhe rënia e kërkesës nga jashtë ka çuar në tkurrje për të tretin vit radhazi të sektorit të industrisë këtë vit.
Fabrikat e vogla dhe të mesme po falimentojnë, ndërsa të mëdhatë nuk po zgjerohen me punonjës. Gjithashtu, shumë punonjës të bujqësisë janë duke u transferuar në aktivitete ndërtimi dhe shërbimet, nisur edhe nga kërkesa më e lartë e viteve të fundit që këta sektorë kanë për punonjës./MONITOR
-

Koçiu: Hapen aplikimet për punësim me profil Shkencat Mjekësore Teknike
Aplikimet për profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë hapur prej ditës së sotme, 29 gusht 2025 dhe do të vazhdojnë deri në 12 shtator 2025.
Lajmin e bëri të ditur, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila u bëri thirrje të gjithë profesionistëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit të shëndetësisë publike.
Sipas Koçiut, aplikimet për punësim janë hapur në profilet si infermieri, mami, teknik laboratori, teknik imazherie, fizioterapi dhe Logopedi.
Procesi i punësimit nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” vijon të garantojnë transparencë dhe meritokraci, duke forcuar çdo ditë sistemin shëndetësor me profesionistë të rinj dhe të përkushtuar.
Portalet “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” janë një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, duke garantuar që profesionistët e kualifikuar të kontribuojnë në kujdesin për pacientët.
Këto platforma garantojnë një proces rekrutimi të udhëhequr nga parimet e transparencës, meritës, profesionalizmit dhe barazisë në funksion të ofrimit të një shërbimi cilësor infermieror në të tre nivelet e kujdesit shëndetësor.
Procesi i testimit të kandidatëve është transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurrimit. -

Qarqet me det vuajnë më shumë për punësimin
Tkurrja e fuqisë punëtore dhe kërkesat në rritje për punonjës në tregun e punës kanë rritur interesin e popullsisë në moshe mbi 15 vjeç për të punuar. Vitin e kaluar 63.7% e popullsisë mbi 15 vjeç u treguan të gatshëm për të punuar nga 62.4 % në vitin 2023.Por të analizuara sipas qarqeve, të dhënat mbi punësimin tregojnë diferenca ndërmjet njerëzve që duan të punojnë dhe shkallës së punësimit, ku qarqet me det kanë norma më të ulëta në pjesëmarrjen në tregun e punës dhe në punësim.Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2024 mbi shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës dhe shkallën e punësimit sipas qarqeve të Shqipërisë tregojnë dinamika të ndryshme.Lezha mbeti qarku me treguesit më të dobët. Vetëm 57.9% e popullsisë mbi 15 vjeç donte të punonte me 2024, ndërkohë që u punësuan vetëm 51.9% e tyre.Ky tipar i tregut të punës në Lezhë lidhet me varësisë së lartë nga sektori sezonal i turizmit. Edhe Shkodra, me 61.1% pjesëmarrje në tregun e punës dhe vetëm 57.2% punësim, përballet me sfida të ngjashme. Edhe Vlora, një zonë turistike me potencial të madh, ka një pjesëmarrje të ulët prej 59.1% dhe punësimin më të ulët në vend, vetëm 51.7%.Në anën tjetër në Kukës vihet re një situatë krejt tjetër, ku pjesëmarrja në tregun e punës është më e larta në vend me 77.7% të popullsisë mbi 15 vjeç, ku 70.9% janë të punësuar.Në Qarqet veriore si Kukësi, Dibra ka një bazë të gjerë punësimi në bujqësi, ku shpesh individët janë të vetëpunësuar dhe regjistrohen si pjesë e forcës së punës, ndonëse të ardhurat mund të jenë zero në të shumtën e rasteve.Në qarkun e Beratit, pjesëmarrja në forcat e punës është 66.0%, ndërsa punësimi arrin në 62.3%. Diferenca relativisht e vogël midis dy treguesve tregon një treg pune efektiv në këtë zonë.Në Dibër paraqitet me një pjesëmarrje prej 68.0% në tregun e punës dhe punësim 59.7%, duke treguar se ende nuk ka punë mjaftueshëm për njerëzit që duan të punojnë.Durrësi, një zonë urbane dhe bregdetare, regjistron një pjesëmarrje në tregun e punës për popullsinë mbi 15 vjeç prej 67.7% dhe punësim në nivelin 62.8%, duke reflektuar mundësitë që ofron ekonomia lokale, sidomos në sektorin e shërbimeve, industrisë, logjistikës dhe ndërtimit.Në Elbasan, me 65.4% pjesëmarrje dhe 56.5% punësim, konstatohet një boshllëk që sugjeron mungesë të vendeve të punë për të gjithë të interesuarit për punë.Në Fier, një nga qarqet bujqësore më të rëndësishme, pjesëmarrja është 65.8% dhe punësimi 62.7%, duke treguar një treg pune të qëndrueshëm, por i lidhur fort me sektorin informal. Gjirokastra, me 66.0% pjesëmarrje dhe 60.1% punësim, ruan një balancë të mirë krahasuar me qarqet e tjera me strukturë të ngjashme demografike.Korça evidentohet për efikasitet në tregun e punës, nga 65.4% pjesëmarrje, 60.9% janë të punësuar, një tregues pozitiv për dinamizmin e ekonomisë lokale.Tirana, ndonëse është qendra kryesore ekonomike e vendit, ka një pjesëmarrje më të ulët (60.5%) dhe një shkallë punësimi prej vetëm 55.6% si pasojë e konkurrencës së lartë, informalitetit ose strukturës së tregut që nuk përthith menjëherë fuqinë punëtore të disponueshme./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Punësim i paligjshëm dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK në takimin me dyer të mbyllura
Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit.
Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës?
Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella nuk është konkluduar për këtë tipologji. Por kemi hapur kryesisht dhjetë, mes tyre edhe për këtë natyrë.
Ajo që kemi bërë është verifikimi në kohë i çdo pretendimi, dhe nëse verifikimi i kallëzimit kërkon 15 ditë ne e kemi bërë brenda pesë ditësh duke dërguar prokurorë e hetues që të kryenin veprimet hetimore.
-Para zgjedhjeve qeveria fali gjobat. A është duke parë SPAK nëse ka ndikuar falja në zgjedhje?
Dumani: Në dijeninë time janë bërë dy kallëzime dhe të dyja mosfillime. -

Policia e Kosovës vijon operacionin, merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri
Policia e Kosovës, me urdhër të autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut, më 16 maj ka marrë në kontroll një ndërtesë që përdorej nga Shërbimi Nacional për Punësim, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë. Ky aksion është pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra ditët e fundit, gjatë të cilave autoritetet e Kosovës, me ndihmën e policisë, kanë marrë nën kontroll ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, të palestrës sportive, muzeut të qytetit dhe të disa institucioneve të tjera që funksionojnë në sistemin e Serbisë.
Autoritetet zyrtare të Prishtinës i cilësojnë ato si struktura paralele dhe të paligjshme. Që nga fillimi i vitit 2024 janë mbyllur dhjetëra institucione të tilla serbe, përfshirë organet e përkohshme komunale, postat, bankat, qendrat për punë sociale dhe të tjera. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka reaguar duke deklaruar se “hyrja” në ambientet e Shërbimit Nacional për Punësim përbën “sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej të drejtave themelore të njeriut”.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se me mbylljen e institucioneve serbe, Kosova po përpiqet të “shkatërrojë prezencën e shtetit serb me qëllim frikësimin, margjinalizimin dhe dëbimin e popullit serb”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke thënë se nga Shërbimi Nacional për Punësim varen dhjetëra mijëra qytetarë dhe se autoritetet e Kosovës “po synojnë përndjekjen e popullit serb dhe nxitjen e konflikteve”.
Ndërkohë, anëtarët e klubeve sportive që kishin përdorur ambientet e palestrës së mbyllur sportive në Mitrovicën e Veriut, protestuan më 16 maj duke kërkuar kthimin e hapësirave në mënyrë që të mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Në tubim morën pjesë edhe disa përfaqësues të Listës Serbe. Të rinjtë, të cilët ishin kryesisht të shoqëruar nga prindërit e tyre, deklaruan se po u “mohohet e drejta për të ushtruar sport dhe për të marrë pjesë në aktivitete”.
Nga ana tjetër, Komuna e Mitrovicës së Veriut njoftoi se palestra sportive është funksionale dhe se të gjithë të interesuarit për ta shfrytëzuar duhet t’i drejtohen personave përgjegjës për caktimin e termineve. Ndërkohë, Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e fundit të autoriteteve kosovare, të cilat, siç thuhet, ndikojnë negativisht në ofrimin e shërbimeve për komunitetet jo-shumicë.
“Mbyllja e këtyre institucioneve, pa alternativa të qëndrueshme, pa përfshirjen e komunitetit lokal dhe pa një tranzicion institucional, e rrezikon seriozisht qasjen në shërbime themelore për komunitetet jo-shumicë”, thuhet në reagimin e misionit. Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, më 15 maj përsëriti shqetësimin për “veprimet e shumta të autoriteteve të Kosovës kundër strukturave të udhëhequra nga Serbia, të cilat ofrojnë shërbime për komunitetin serb”. “Çështja e këtyre strukturave duhet të zgjidhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me vëmendje ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës,” shkroi Guerot në rrjetin X.
Edhe shtetet e tjera perëndimore më herët kanë shprehur shqetësime për mbylljen e institucioneve të Serbisë pa dhënë paraprakisht ndonjë zgjidhje alternative për ofrimin e shërbimeve./REL -

“Më shumë investime, punësim dhe të ardhura të denja”, Kliti Hoti takim me banorët e Rajonit 4 të Shkodrës
Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- ASHM për Qarkun Shkodër, Kliti Hoti: Me banorët e Rajonit 4 na bashkon padurimi për t’u ndarë nga një qeveri që i ka harruar njerëzit. Por jeta e tyre do të ndryshojë pas 11 Majit. Me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh:
• Asnjë pensionist nuk do të jetojë më nën kufirin e dinjitetit.• Çdo person në ndihmë sociale do të mbështetet realisht.• Askush nuk do të ketë më frikë nga uria dhe mjerimi.
Më 11 Maj, voto PD 1️⃣ – për një jetë më të mirë, për më shumë investime, punësim dhe të ardhura të denja!Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Arrestohet ministrja e Punës në Sarajevë, dyshohet për punësim të paligjshëm
Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Paviq-Paçenkoviq, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve, nën dyshimet për punësim të paligjshëm, konfirmuan nga Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës.
Policia ka bastisur zyrat e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë në Kantonin e Sarajevës.
Bastisjet dhe arrestimi i ministres së Punës janë në kuadër të vazhdimit të operacionit të quajtur “Zarfi”. Në kuadër të këtij operacioni, më 10 prill u arrestua ministrja e Shkencës, Adna Mesihoviq, po ashtu nën dyshime për punësim të paligjshëm.
Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës i akuzon ministren Paviq-Peçenkoviq (nga Partia Socialdemokrate e Bosnje e Hercegovinës) që së bashku me ministren Mesihoviq (nga partia Për Gjeneratën e Re) se me ndërmjetësimin e Ibrahim Obhoxhash, kanë favorizuar motrën e Obhoxhashit për t’ia mundësuar punësimin asaj në Ministrinë e Punës.
Obhoxhash është anëtar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë e Punësimit në Kantonin e Sarajevës dhe ishte anëtar i Komisionit që kreu procedurën e punësimit.
Ai u arrestua më 11 prill dhe dyshohet për veprën penale të pranimit të dhuratave apo formave të tjera të përfitimit apo të ndërmjetësimit në emërimin e drejtorit të Qendrës Studentore në Sarajevë./REL/