Tag: punën

  • Balluku nën hetim nga SPAK, Rama ‘lëshon’ besniken e tij njësoj si Veliajn: Drejtësia të bëjë punën e vet

    Balluku nën hetim nga SPAK, Rama ‘lëshon’ besniken e tij njësoj si Veliajn: Drejtësia të bëjë punën e vet

    Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama reagoi duke thene se “drejtësia bën punën e saj”.
    Për DW, kreu i qeverisë u shpreh se “çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm”
    Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

  • Balluku nën hetim/ Rama flet për ‘Deutsche Welle’: Drejtësia bën punën e vet, por dënimet nuk jepen nga gjykata popullore

    Balluku nën hetim/ Rama flet për ‘Deutsche Welle’: Drejtësia bën punën e vet, por dënimet nuk jepen nga gjykata popullore

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Berlini marrjen nën hetim të zëvendëses së tij, Belinda Ballukut.

    Në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, Rama tha se drejtësia bën punën e saj.

    “Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama deklaroi se “drejtësia bën punën e saj”. Balluku dyshohet për shkelje të barazisë në tendera dhe është zëvëndëskryeministrja e dytë nën hetim nga struktura e posaçme anti-korrupsion, pas Arben Ahmetajt, nën akuzë për korrupsion,” raporton Deutsche Welle.

    Rama dha edhe një mesazh se njerëzit janë të pafajshëm derisa të ketë një vendim të formës së prerë.

    “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe medieve që i shërbejnë politikës,” tha Rama.

     

  • “Vijojmë punën”/ ‘Fshesa’ Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet e rradhës

    “Vijojmë punën”/ ‘Fshesa’ Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet e rradhës

    Kryeministri Rama ka ndarë sot në llogarinë e tij në rrjetet sociale pamje nga aksionet në terren për lirimin e hapësirave publike.
    Në postimin e tij, Rama shkruan se puna po vijon për të çliruar hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme dhe për t’i rikthyer qytetarëve ambientet e përbashkëta.
    “Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”, përfundon Rama.

  • I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij
    Deklaratat e fundit të Edi Ramës në lidhje me Brexit-in dhe krizën e emigracionit në Britani kanë shkaktuar jo pak reagime në Londër, ku burime zyrtare e kanë quajtur kryeministrin shqiptar “të shkëputur nga realiteti”.
    Në një intervistë për gazetën britanike “Daily Express”, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme britanike tha troç se Rama “nuk ka as idenë për çfarë flet” dhe se po të bënte siç duhet punën në Shqipëri, mijëra qytetarë nga vendi i tij nuk do ta braktisnin atë dhe të iknin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.
    Kritikat vijnë në një moment kur vetë Rama, në vend që të reflektojë mbi shkaqet që i shtyjnë shqiptarët të largohen në masë korrupsioni, mungesa e shpresës dhe dështimi për të ofruar perspektivë – preferon të bëjë ironi me vendimet politike të vendeve të tjera, si Brexit-i.
    Por përballë numrave të ftohtë dhe burgjeve britanike të mbushura me shtetas shqiptarë, ironia e tij nuk i bind më as akënd, madje është bërë si lolo në çdo tryezë ndërkombëtare ku merr pjesë.
    Artikulli i medias britanike:
    Burimi i Ministrisë së Brendshme në MB: Edi Rama s’e ka idenë çfarë thotë. Nëse do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë.
    Një burim nga Ministria e Brendshme, që ishte në detyrë kur dhjetëra mijëra shqiptarë kaluan në Britani, i tha gazetës Daily Express:
    “Edi Rama s’e ka idenë për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë. Ai duhet të kalojë më pak kohë duke i dhënë gojës kot dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona.”
    Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi tha se Brexit e ka bërë Britaninë “të dëshpëruar” dhe ka çuar në shtimin e kalimeve me varka të vogla.
    Në komente shpërthyese mbi vendimin historik për të dalë nga BE-ja dhe krizën e emigracionit të paligjshëm, Edi Rama tha: “Disa i quajnë varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it.”
    Ai shtoi: “Dolët nga Europa sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni të dëshpëruar.”
    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të presë të mërkurën liderët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe zotin Rama, teksa kërkon të forcojë përpjekjet për të ndaluar bandat e kontrabandës dhe për të ndaluar migrantët që kalojnë përmes Europës.

  • Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    Deklaratat e fundit të Edi Ramës në lidhje me Brexit-in dhe krizën e emigracionit në Britani kanë shkaktuar jo pak reagime në Londër, ku burime zyrtare e kanë quajtur kryeministrin shqiptar “të shkëputur nga realiteti”. Në një intervistë për gazetën britanike “Express”, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme britanike tha troç se Rama “nuk ka as idenë për çfarë flet” dhe se po të bënte siç duhet punën në Shqipëri, mijëra qytetarë nga vendi i tij nuk do të braktisnin iknin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.

    Kritikat vijnë në një moment kur vetë Rama, në vend që të reflektojë mbi shkaqet që i shtyjnë shqiptarët të largohen në masë – korrupsioni, mungesa e shpresës dhe dështimi për të ofruar perspektivë – preferon të bëjë ironi me vendimet politike të vendeve të tjera, si Brexit-i. Por përballë numrave të ftohtë dhe burgjeve britanike të mbushura me shtetas shqiptarë, ironia e tij nuk i bind më as akën, madje është bërë si lolo në çdo tryezë ndërkombëtare ku merr pjesë.

    Artikulli i medias britanike:

    Burimi i Ministrisë së Brendshme në MB:  Edi Rama s’e ka idenë çfarë thotë. Nëse do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë.

    Një burim nga Ministria e Brendshme, që ishte në detyrë kur dhjetëra mijëra shqiptarë kaluan në Britani, i tha gazetës Daily Express:

    “Edi Rama s’e ka idenë për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë. Ai duhet të kalojë më pak kohë duke i dhënë gojës kot dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona.”

    Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi tha se Brexit e ka bërë Britaninë “të dëshpëruar” dhe ka çuar në shtimin e kalimeve me varka të vogla. Në komente shpërthyese mbi vendimin historik për të dalë nga BE-ja dhe krizën e emigracionit të paligjshëm, Edi Rama tha: “Disa i quajnë varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it.”

    Ai shtoi: “Dolët nga Europa sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni të dëshpëruar.” Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të presë të mërkurën liderët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe zotin Rama, teksa kërkon të forcojë përpjekjet për të ndaluar bandat e kontrabandës dhe për të ndaluar migrantët që kalojnë përmes Europës. / Daily Express – Syri.net

  • Matthaus lartëson punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e vitit 1990

    Matthaus lartëson punën e Kompany: E ka bërë Bayernin si Gjermaninë e vitit 1990

    17 Tetor 2025

    12:45

    Alfred Lleshi

    Ish-kampioni i botës Lothar Matthäus nuk ka dyshime: Bayern Munihu është favoriti absolut për ta fituar përsëri Bundesligën. Në një intervistë për “Bild”, 64-vjeçari vlerësoi punën e Vincent Kompany, duke theksuar se trajneri belg i ka rikthyer klubit bavarez ato vlera që Gjermania tregoi në Botërorin 1990; solidaritet, respekt dhe unitet.
    “Kompany i ka rikthyer Bayernit diçka që trajnerët e tjerë nuk e kishin arritur; frymë skuadre, respekt reciprok dhe bashkim mes lojtarëve. Edhe rezervat i gëzojnë golat sikur të ishin në fushë”, – shpjegoi Matthäus, pjesëmarrës në 5 Botërorë dhe fitues i “Italia 1990”.
    Një nga protagonistët e Bayernit konkurrues është Luis Díaz. Matthäus vlerëson lart kontributin e tij në fazën sulmuese dhe mbrojtëse: “Kolumbiani sakrifikohet kur ekipi nuk ka topin dhe ka përmirësuar duelet e rikuperimet krahasuar me kohën te Liverpool. Díaz është ndër më të mirët për duelet e fituara dhe rikuperime në fushën kundërshtare, duke i dhënë energji dhe intensitet ekipit”.

  • 150 naftëtarët e Bankers Petroleum bojkotojnë punën, 400 puse nafte mbeten pa mbikëqyrje

    150 naftëtarët e Bankers Petroleum bojkotojnë punën, 400 puse nafte mbeten pa mbikëqyrje

    Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum kanë ndërprerë punën këtë të enjte, në shenjë proteste për kushtet e tyre të punës dhe nivelin e pagave. Sipas burimeve në terren, si pasojë e bojkotit, mbi 400 puse nafte kanë mbetur pa kontroll dhe mbikëqyrje, duke rrezikuar aktivitetin normal të kompanisë.
    Pak pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, 10 përfaqësues të Sindikatës së Hidrokarbureve kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar zgjidhje urgjente nga drejtuesit e kompanisë. Ata shprehen të zhgënjyer nga mungesa e përmirësimeve ndër vite dhe theksojnë se prej një dekade kushtet e punës dhe pagat kanë mbetur të pandryshuara, pavarësisht kontributit të tyre në një nga sektorët më fitimprurës në vend.
    Tre muaj më parë, Prokuroria e Fierit nisi hetime për skandalin financiar të kompanisë Bankers, ku disa drejtues dhe ish-drejtues u arrestuan për abuzime me miliarda euro të ardhura nga nafta e Patos-Marinzës.
    Hetimet kanë zbuluar skema të dyshimta transferimi parash dhe bilance me fitime minimale, pavarësisht xhirimeve kolosale. Megjithatë, dosja ka mbetur në vendnumëro, ndërsa ende nuk janë hetuar bashkëpunëtorët, institucionet shtetërore dhe kompanitë nënkontraktore të përfshira në aferë.
     

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 16 tetor 2025

    Showbiz E Enjte, 16 Tetor 2025 08:54
    DashiShpresojmë që nuk do të keni nevojë të paraqiteni në punë sot, sepse, sinqerisht, jeni më mirë në modalitetin e relaksimit sesa në modalitetin e punës. Sigurohuni që t’i jepni vetes një pushim mendor nga çështjet që lidhen me punën. Kjo mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.
    DemiShijoje shkëlqimin e dijes se ke fuqinë për të arritur çdo gjë. Mos lejo askënd të të thotë të kundërtën. Vetëbesimi është 99% e fitimit të lojës. Pavarësisht nëse je në fushën e lojës apo jo, përqafoje këtë ndjenjë kudo.

    BinjakëtNjerëz të tjerë mund të përpiqen t’ju nxitojnë, por ky nuk është stili juaj, prandaj mos u dorëzoni para këtij presioni. Është më mirë t’i bëni gjërat me ritmin tuaj. Si rezultat, do të ketë shumë më pak konfuzion. Kjo do ta bëjë fundjavën shumë më të këndshme.

    GaforrjaBiseda pa fund vazhdon, por do të zbuloni se ka një kthesë të re në bisedë. Dikush po kundërsulmon. Opinionet kundërshtare po përpiqen të dëgjohen. Të gjithë mund të mos jenë aq dakord sa kanë qenë gjatë dy ditëve të fundit.

    LuaniShpresojmë që sot të kesh pushim, sepse çdo lloj aktiviteti që lidhet me punën nuk do të jetë i këndshëm tani. Problemi më i madh ka të bëjë me pasigurinë tënde. Dyshimi në vetvete po ta vështirëson marrjen e një vendimi të çfarëdo lloji.
    VirgjëreshaEdhe nëse nuk jeni në punë, tensioni i lidhur me punën do të jetë i fortë brenda jush. Ndjeni presion të brendshëm që është përshkallëzuar gjatë gjithë javës. Nuk ka asgjë që mund të bëni për ta parandaluar këtë. Bëni çmos ta lironi atë në një mënyrë të shëndetshme.
    PeshorjaEdhe nëse nuk jeni në punë, njerëzit që kanë lidhje me punën tuaj ka shumë të ngjarë të bëjnë një përpjekje të përbashkët për t’ju kontaktuar. Mund të dëshironi ta lini telefonin hapur. Mos u përgjigjni emaileve që lidhen me punën. Merrni një pushim për veten dhe shijoni ditën.
    AkrepiVullneti juaj është i fortë dhe fjalët tuaja po u shkojnë qartë dhe shkurt njerëzve që kanë nevojë t’i dëgjojnë. Ky është një kombinim fitues, pavarësisht nëse jeni në vendin e punës apo jo. Përqendrohuni te talentet tuaja dhe mos u shqetësoni për dobësitë tuaja.
    ShigjetariDo të ketë një dialog të vazhdueshëm në mendjen tuaj që thjesht nuk mund ta hiqni qafe. Ndoshta po shpikni biseda që do të zhvilloni me kolegët ose punonjësit tuaj sapo të fillojë dita e punës. Bëni diçka për të qetësuar mendjen tuaj.
    BricjapiJi i hapur për një debat të mirë dhe të përzemërt me dikë. Pavarësisht nëse je në punë apo jo, një diskutim i mirë, i ndershëm dhe i gjallë në lidhje me situatën tënde aktuale do të të ndihmojë të hedhësh dritë të jashtëzakonshme mbi gjërat. Mos ki frikë të përballesh drejtpërdrejt me çështjet e vështira.
    UjoriDikush ka të ngjarë t’ju shtyjë në një cep dhe kjo nuk do t’ju pëlqejë aspak! Në fakt, ka të ngjarë të zemëroheni shumë. Nuk jeni të impresionuar nga personi që po e bën këtë, por për fat të keq, ka shumë pak që mund të bëni për ta parandaluar atë.
    PeshqitPërdor atë që di në vend që të shpikësh gjëra që nuk i di. Shakatë mendore të dikujt janë mjaft të egra, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shpërfillësh këtë person ose të pretendosh se di më shumë. Ji i ndershëm dhe i hapur ndaj një perspektive të re.

  • Berisha: Qytetarët i bllokuan, kompania e bashkisë ‘Binbin’ për skuterat elektrik vazhdon punën

    Berisha: Qytetarët i bllokuan, kompania e bashkisë ‘Binbin’ për skuterat elektrik vazhdon punën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar aksionin e djeshëm për bllokimin e skuterëve elektrike në të gjithë Shqipërinë, i cili vijon edhe sot, se është një aksion ‘fake’ i narko-policisë.
    Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë një video ku dallohet makina e kompanisë së bashkisë për skuterat elektrikë, ‘Binbin’, e cila i ka ndërruar bateritë pajisjeve dhe i ka nxjerrë sërish në terren.
    ‘Kompania “binbin” e skuterave të bashkisë mbrëmë ka vazhduar punën duke i ndërruar bateritë dhe për t’i nxjerr në terren’, shkruan Berisha.
    Postimi i plotë:
    Parodia me patinat!
    Dje dhe sot narko-policia vazhdon aksionin për të bllokuar patinat dhe motorrat elektrik qytetarëve që i përdorin për të kapur punën pasi trafiku i Tiranës është kthyer në tmerr, kompania “binbin” e skuterave të bashkisë mbrëmë ka vazhduar punën duke i ndërruar bateritë dhe për t’i nxjerr në terren.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 tetor 2025. Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodiakut?

    Horoskopi për ditën e sotme, 12 tetor 2025. Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodiakut?

    DashiJe në një pozicion harmonik me njerëzit dhe mjedisin kudo që je strehuar. Ngjarjet dhe bisedat po rrjedhin mjaft mirë për ty, dhe kjo po ndihmon për të përgatitur terrenin për një progres të jashtëzakonshëm dhe sukses të përgjithshëm për punën tënde.
    DemiJu kërkohet të bëni hapa të rëndësishëm personalë. Shkoni përtej kufijve tuaj të zakonshëm. Sa më shumë të shtriheni përtej zonës suaj të rehatisë, aq më shumë do të jeni në gjendje të përfitoni nga burimet dhe mundësitë e mrekullueshme që ofrohen përmes jetës suaj profesionale.

    BinjakëtNdihesh çuditërisht i qëndrueshëm, gjë që të ndihmon të përballosh çdo vështirësi që ke në punë. Mungesa e të qenit në vendin e punës këto ditë sigurisht që ndihmon. Nga ky themel i fortë, je në gjendje t’i shohësh gjërat me sy më të qartë. Nuk ka hile. Merri gjërat ashtu siç janë.

    GaforrjaEnergjia juaj e shpejtë dhe intensive e dy ditëve të fundit arrin një ngadalësim. Ke arritur në një pengesë shpejtësie dhe të kërkohet të frenosh. Mos e kundërshto këtë. Në vend të kësaj, prano faktin se ngadalësimi i shpejtësisë tani është për të mirën tuaj.

    LuaniKe arritur një harmoni më të madhe dhe më të qartë me veten, dhe kjo po të ndihmon të marrësh vendimet më të mira në lidhje me punën tënde. Je i sintonizuar me nevojat dhe qëllimet e tua personale. Përfito nga kjo dhe vazhdo me besim.
    VirgjëreshaGjendja juaj e përgjithshme shpirtërore është pak më konservatore se zakonisht, dhe kjo është pozitive. Tani nuk është koha për të shfrytëzuar çdo mundësi që ju shfaqet. Në vend të kësaj, duhet ta shikoni gjithçka me një sy më kritik. Gjeni kohë për të mbledhur fakte.
    PeshorjaNjë humor i fortë, i qëndrueshëm dhe i bazuar do t’ju pushtojë, duke ju ndihmuar ta shihni situatën tuaj nga një perspektivë më praktike. Ju jeni në gjendje të filtroni të gjitha informacionet dhe bisedat përmes një lente shumë të ndjeshme dhe kjo është thelbësore për rritjen tuaj.
    AkrepiPërdore ndjenjën tënde të tensionuar të acarimit në avantazhin tënd. Lejo që ky shqetësim të të nxisë të arrish diçka më të madhe nga sa e ke menduar ndonjëherë se ishte e mundur. Alternativa është të jesh i mërzitur dhe të poshtërosh veten – dhe kjo nuk do të të çojë askund në këto kohë të vështira.
    ShigjetariLëngjet tuaja krijuese po rrjedhin dhe ndiheni shumë të sigurt për punën tuaj. Dhuntitë tuaja artistike do të shkëlqejnë në çdo detyrë që ndërmerrni. Mos kini frikë të injoroni emailet dhe telefonatat në mënyrë që të mund të përqendroheni plotësisht në projektet tuaja.
    BricjapiMos u përpiq të nxitohesh me gjithçka. Në vend të kësaj, merr kohën tënde dhe bëje punën tënde mirë. Në fund të fundit, cilësia është shumë më e mirë se shpejtësia. Do të marrësh respektin dhe lavdërimet më të mëdha nga ekipi yt dhe shefi ose klienti yt kur të përfundosh një detyrë.
    UjoriKe arritur në një pikë kthese ku tani mund të vlerësosh progresin tënd gjatë dy javëve të fundit. Kritikat ose lavdërimet e të tjerëve po të ndihmojnë të kuptosh nëse duhet të bësh një ndryshim apo të vazhdosh në të njëjtën trajektore. Ji i hapur ndaj këtyre këshillave.
    PeshqitJi më kritik ndaj ideve të tua. Po, është e vështirë ta bësh kur punon i izoluar, por shumë herë të kap aq shumë emocioni i lindjes së ideve të reja saqë nuk je në gjendje të dallosh realitetin nga fantazia. Energjia e sotme do të të ndihmojë të bësh këtë dallim.