Tag: punën

  • Skaneri nxjerr zbuluar 2 krehra armësh, policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes

    Skaneri nxjerr zbuluar 2 krehra armësh, policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes

    Gjatë kontrollit me skaner në një kuti, uniformat blu gjetën dy krehra armësh pa municion.

    Policia ka nisur punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.
    “Gjatë kontrollit me skaner, në PKK Rinas, në një kuti, shërbimet e Policisë gjetën 2 krehra armësh, pa municion. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • E rëndë në Tiranë/ Kuzhinieri vret me thikë kamerierin 34-vjeçar, autori: U zumë për punën

    E rëndë në Tiranë/ Kuzhinieri vret me thikë kamerierin 34-vjeçar, autori: U zumë për punën

    Një sherr mes kolegësh në një lokal në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.

    34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
    Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
    Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

    Top Channel

  • Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

    Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

    Greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë ka hyrë në ditën e 13-të.
    Nga dhjetë grevistët që nisën këtë qëndrim ekstrem, sot kanë mbetur tetë, pasi dy prej tyre u larguan për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbështesin shpirtërisht shokët e tyre dhe vendosmërinë për të mos u tërhequr pa marrë përgjigje për kërkesat legjitime.
    “Edhe pse kemi përjetuar lodhje dhe rrezik për shëndetin, qëndrojmë të bashkuar për drejtësi. Qeveria duhet të dëgjojë zërin tonë,” shprehen grevistët, të vendosur për të mos ndalur derisa të marrin përgjigje konkrete.
    “Do të qëndrojmë këtu derisa kërkesat tona të trajtohen me seriozitet. Nuk kërkojmë më shumë sesa të drejtat tona të njohura ligjërisht.”
    Përveç mbështetjes nga bashkëpunëtorët lokalë, grevistët kanë fituar solidaritet edhe nga organizata ndërkombëtare. Përfaqësues të Olof Palme International Center dhe organizatës Drejtësi Sociale vizituan çadrat e grevës, duke shprehur mbështetje të plotë dhe duke bërë thirrje për presion ndaj qeverisë shqiptare.
    “Kemi vënë në dijeni instancat dhe organizmat ndërkombëtarë që të ushtrojnë presion për zgjidhjen e çështjes së naftëtarëve. Ata meritojnë përgjigje dhe respekt për punën dhe dinjitetin e tyre.”
    Në ditët e fundit, pranë grevistëve janë bashkuar edhe veteranë naftëtarë, të cilët nënvizojnë se pavarësisht mbështetjes së tyre për qeverinë, ata e pranojnë se naftëtarët kanë të drejtë në kërkesat e tyre. Veteranët kanë kërkuar që qeveria të ndërmarrë rol aktiv dhe të ulet në tryezën e negociatave.
    “Qeveria nuk mund të qëndrojë në heshtje. Këta punonjës kërkojnë vetëm të drejtën e tyre për kushtet dhe pagat që meritojnë.”
    Grevistët kërkojnë përgjigje për kushtet e punës dhe sigurimin e të drejtave të tyre. Pavarësisht se ditët e grevës po shtohen dhe shëndeti i tyre po rrezikohet, ata qëndrojnë të bashkuar dhe besojnë se zëri i tyre po dëgjohet edhe përtej kufijve.
    “Ne kërkojmë drejtësi. Nuk është një kërkesë e tepruar; është ajo që na takon për punën dhe mundin tonë.”
    Kërkesat e naftëtarëve drejtuar kompanisë Bankers
    1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.
    2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.
    3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.
    4- Drejtësi e barazi në shpërblime.
    5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime
    Në ditën e 13-të të grevës, mes dhimbjes dhe shpresës, fjala që përsëritet në çadrat e Marinzës është “drejtësi”  drejtësi për punën, mundin dhe dinjitetin e naftëtarëve. Ata shpresojnë që përmes solidaritetit të shoqërisë dhe mbështetjes ndërkombëtare, qeveria shqiptare të ndërmarrë veprime konkrete.
      

  • Pas fletëthirrjes nga SPAK, Berisha reagon: Ja çfarë kishte rrëfyer Ahmetaj për Ballukun

    Pas fletëthirrjes nga SPAK, Berisha reagon: Ja çfarë kishte rrëfyer Ahmetaj për Ballukun

    Kreu i PD, Sali Berisha, ka shpërndarë një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfen rreth aspekteve të dyshuara të menaxhimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në emisionin “Çim Peka Live”. Aktualisht, Balluku është nën hetim nga SPAK.
    Ahmetaj deklaron se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi që Balluku ka shkaktuar në buxhetin e shtetit është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Ai sqaron se ky është vetëm dëmi i Ballukut, pa marrë parasysh ndikimin e pjesës tjetër të institucioneve dhe individëve të përfshirë.
    Ish-zëvendëskryeministri kritikoi gjithashtu rritjen e kostos së projekteve publike, duke përmendur si shembuj Unazën e Tiranës dhe Tunelin e San Gotardos në Zvicër, dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe analizash të pavarura nga inxhinierë dhe gazetarë investigativë.
    Ai nënvizoi se vetëm tuneli i Llogarasë ka konsumuar shuma ekuivalente me dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit dhe 15 shkolla të mëdha, duke e cilësuar Ballukun si “plaçkitësen më të madhe të buxhetit të shtetit”.
    Ahmetaj akuzoi gjithashtu Ballukun për emërimin e pesë ministrave në qeveri, të cilët sipas tij kishin për qëllim “plotësimin e zinxhirit të plaçkitjes”. Në listën e tij, ish-ministri përmendi edhe Pirro Vëngun, duke thënë se ky merret me pronat e ushtrisë dhe vepron me zell për t’i dorëzuar ato.
    Pjesë nga intervista e Ahmetajt:
    Peka: Të ikim ne nga batutat.
    Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë ëshë një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas…
    Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara…
    Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.
    Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?
    Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.
    Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.
    Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë. Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen …
    Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.
    Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.
    Peka: Vazhdojmë…
    Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero. Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt.

  • SPAK thërret zv.kryeministren Balluku për ta pyetur të hënën, reagon Rama: Drejtësia ka punën e vet, ne tonën. Të gjithë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës

    SPAK thërret zv.kryeministren Balluku për ta pyetur të hënën, reagon Rama: Drejtësia ka punën e vet, ne tonën. Të gjithë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës

    Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, sipas burimeve jozyrtare është thirrur të hënën nga SPAK.

    Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga SPAK se përse është thirrur zv.kryeministrja nga prokurori Dritan Premçi në Institucionin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
    Gjatë vizitës në Berlin, i pyetur nga Deutsche Welle, Rama u përgjigj se “drejtësia ka punën e vet”.
    “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”-ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama.

    Top Channel

  • “Drejtësia ka punën e saj”/ Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha komenton qëndrimin e Ramës: Kanë ndarë paratë bashkë

    “Drejtësia ka punën e saj”/ Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha komenton qëndrimin e Ramës: Kanë ndarë paratë bashkë

    Kreu i PD-se, Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për zëvendësen e tij, Belinda Ballukun, e cila eshte marrë në hetim nga SPAK.
    Kreu i qeverisë tha për DW se “drejtësia ka punën e saj”. Ndërsa Sali Berisha u shpreh se ‘Rama nuk ka koment, sepse ka ndarë paratë me Ballukun’.
    “Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkroi Sali Berisha teksa postoi videon e Ramës për DW.
    Për DW, kreu i qeverisë u shpreh se “deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm”.
    “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”, tha Rama.

  • SPAK thërret zv.kryeministren Balluku për ta pyetur të hënën, reagon Rama: Drejtësia ka punën e vet, të gjithë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës

    SPAK thërret zv.kryeministren Balluku për ta pyetur të hënën, reagon Rama: Drejtësia ka punën e vet, të gjithë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës

    Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, sipas burimeve jozyrtare është thirrur të hënën nga SPAK.

    Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga SPAK se përse është thirrur zv.kryeministrja nga prokurori Dritan Premçi në Institucionin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
    Gjatë vizitës në Berlin, i pyetur nga Deutsche Welle, Rama u përgjigj se “drejtësia ka punën e vet”.
    “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”-ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama.

    Top Channel

  • SPAK thërret Ballukun të hënën, Rama për Deutche Welle: Drejtësia bën punën e vetë!

    SPAK thërret Ballukun të hënën, Rama për Deutche Welle: Drejtësia bën punën e vetë!

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me mediumin ‘Deutche Welle’, teksa ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue. Gazetari i DW e ka pyetur Ramën lidhur me pretendimet e fundit në media, se zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është thirrur në SPAK.
    Kreu i qeverisë nuk ka dhënë asnjë koment ndërsa u shpreh se drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm.
    Gazetari i DW: Si i komentoi rastet e fundit lidhur me zonjën Balluku, sepse në të gjitha mediat kam lexuar që ka një thirrje për bisedë apo çfarë është?
    Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës.

    Një ditë më parë në raportimet e mediave, thuhej se Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën (27 tetor) mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi, por në lidhje me rastin Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se nuk ka asgjë për të ndarë me median dhe ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. 
    Belinda Balluku e ushtron detyrën e Zv.Kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019.

  • Balluku nën hetim nga SPAK/ Rama për DW: Nuk kam asnjë koment, drejtësia bën punën e vet…

    Balluku nën hetim nga SPAK/ Rama për DW: Nuk kam asnjë koment, drejtësia bën punën e vet…

    Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i speficikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati.
    Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim të ri nga Prokuroria e Posaçme duke u shprehur se “drejtësia bën punën e vet”.

    Gjatë një interviste për Deutsche Welle nga Berlini ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue, kreu i qeverisë është shprehur:
     

     
    “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”.

  • Balluku nën hetim nga SPAK? Reagon për herë të parë Rama: S’kam asnjë koment, drejtësia ka punën e saj

    Balluku nën hetim nga SPAK? Reagon për herë të parë Rama: S’kam asnjë koment, drejtësia ka punën e saj

    Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për DW, duke thënë se nuk ka asnjë koment, por inkurajon drejtësinë të bëjë punën e saj.
    Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.Lexo edhe :Related Posts
    Ditën e djeshme, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një reagimi në Facebook deklaroi se Balluku është mattë nën hetim nga SPAK dhe të hënën është thirrur në prokurori si e pandehur.

    Bardhi u bëri thirrje ndërkombëtarëve të cilët kanë interes në mbrojtjen e integritetit të SPAK, të monitorojnë nga afër çështjen në mënyrë që ky institucion të mos i nënshtrohet presionit politik apo kriminal.
    Në mes të majit të vitit të kaluar Balluku dëshmoi për më shumë se 3 orë ndërsa tha jashtë dyerve të prokurorisë se u pyet për inceneratorin e Tiranës.  Në pranga ka përfunduar edhe vartësi i saj Evis Berberi, drejtori i ARRSH për korrupsion.
    SPAK i pyetur zyrtarisht nga Vizion Plus një ditë më parë, tha se nuk ka asgjë për të ndarë me median./vizionplus.tv