Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij në tubimin e hapjes së fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale 2025, raundi i balotazhit. Në nisje të fjalimit, Kurti përshëndeti në veçanti qytetarët e komunave ku do të ketë balotazh. Ai u shpreh më tej se rritja e LVV në këto zgjedhje lokale ishte e ngadaltë por e sigurt.
Kryeministri shprehu siguri se qytetarët në balotazh do të votojnë Vetëvendosjen si forca politike që për vendin synon modernizimin dhe zhvillimin. Gjatë fjalës së tij, ai i bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë ato kandidatë që nuk e duan punën, pasi sipas tij ato nuk sjellin zhvillim.
“Lëvizim me ide dhe dije dhe studime. Këto zgjedhje janë për qytetarët e atyre komunave që kanë shkuar në balotazh. Ata kanë mundësinë të vulosin ndryshimin. Të votoni për atë parti e cila në nivelin qendror i ka rritur ndjeshëm pagat, pensionet e bursat për student. Ndërkaq niveli lokal kudo ku këmi qeverisur kemi investuar shumë më shumë se paraardhësit tanë,. Prej raundit të parë fituam tre komuna e kaluam në balotazh në 12 komuna të tjera më shumë se sa cdo parti tjeter. Rritja jonë në zgjedhjet lokale ka qenë e ngadaltë por e sigurt. Keni për të parë se ky popull do tju befasojë në balotazh dhe do të votojë kundër bllokimeve të prapaskenës, sepse ne duam hapjen e modernizimin dhe zhvillimin e punën. Ne kemi premtuar dhe do të mbajmë fjalën 1 mliardë euro investime në komuna. Por ju e dini unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk duan punën, e as ata që dinë e duan vjedhjen. Me ata nuk ka zhvillime as investim.”, u shpreh Kurti ndër të tjera.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën e votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili do të zhvillohet në 18 komuna. Komunat ku do të ketë balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti. Raundi i dytë do të mbahet më 9 nëntor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë raund do të shtypen 1.158.015 fletëvotime – rreth 16 % më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund.
Tag: punën
-

Hapja e fushatës së LVV për raundin e balotazhit/ Kurti thirrje qytetarëve: Mos votoni ata që nuk duan punën
-

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamje nga Rinasi: Vijojmë punën…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, kësaj radhe në Rinas, ku po punohet për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara.
Në postimin e tij në rrjete sociale, Rama thekson se aksioni kundër zaptimit të hapësirave publike vijon me vendosmëri.
“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkruan kryemininisti krahas pamjeve. -

VIDEO/ 14 782 raste të raportuara, Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin.
Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.
“Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”, shkroi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga prishja e disa ndërtimeve pa leje.
E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.
Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.
Deri sot në këtë portal janë raportuar 14 782 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 199 raste, ndërsa 3 583 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi. -

Rama: Vijojmë kudo, pa pushim, punën për të liruar hapësirat publike
Kryenimistri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.
“Vijojmë kudo, pa pushim, punën për të liruar hapësirat publike”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale. -

“Kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit”, kreu i KLSH: Punonjësi u largua nga puna, do i drejtohej…
kreu i kshl, arben shehu
TIRANË- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku tregoi rastin e një punonjësi të KLSH që u largua nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit. Për shkak të frikës për pasojat, punonjësi është larguar nga institucioni. Gjithashtu, Shehu ka cituar edhe letrën që punonjësi i ka dërguar pas largimit.
“Në një letër që më ka drejtuar, është shprehur se do t’iu kërkojmë institucioneve ndërkombëtare që mua personalisht (Kryetarit të KLSH) t’i jepet suporti i duhur për të audituar punën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, sepse siç shkruante “unë nuk kam mundësi për shkak të frikës që të auditoj punën e kryeministrit”, tregoi Arben Shehu. -

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
Qeveria miratoi disa vendime sot për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar, Elbasan. Ajo që bie në sy në njoftimin e qeverisë (KLIKO KETU) është se mbledhja drejtohej nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Drejtimi i mbledhjes së qeverisë nga Balluku nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një procedurë rutinë sa herë që kryeministri Rama udhëton jashtë vendit.
Por lënia e stafetës tek Belinda Balluku këtë të mërkurë është bërë në kontekstin e hetimit të SPAK, ku ajo është thirrur bashkë me një avokat në lidhje me tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë.
Ditët e fundit Balluku ka dalë në media për një takim me homologët për energjinë, pastaj për prezantimin e drejtorit të ri të portit të Durrësit Liburn Aliu dhe së fundmi duke prezantuar drejtorin e ri të DPRRTRSH-së, Kreshnik Bajraktari.
Mesazhi që numri dy i qeverisë po jep për publikun është se pozitat e saj nuk janë lëkundur dhe “Bela” është ende e preferuara e Ramës në mbikqyrjen e punëve të qeverisë.
Por se çfarë mendon Edi Rama nuk është e lehtë për t’u dekriptuar. Si momenti më flagrant i lojës së dyfishtë që bën me vartësit e tij është dalja publikë që bëri publikisht me Erjon Veliajn para se ky të arrestohej. Pas një viti që e kishte shmangur kryebashkiakun e Tiranës, Rama doli brenda ditës në dy aktivitete me të duke dhënë sinjale se e mbështeste në punën e tij. Nuk kaluan as dy javë dhe Veliaj u arrestua.
Publikisht, Rama e mbrojti kryebashkiakun edhe disa javë pas arrestimit, ndërsa në një prononcim për DW, kur u pyet për Belinda Ballukun, ai dha një përgjigje sterile, të vështirë për t’u deshifruar. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës” u shpreh Rama./Lapsi.al -

Kreu i KLSH ankohet në Kuvend: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu u ankua në Kuvend se institucionet shtetërore po pengonin audituesit që të kryenin punën e tyre – përfshirë edhe ankesa për pamundësinë e auditimit të punës së kryeministrit.
Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit pengohen nga institucionet publike për të aksesuar databazën e të dhënave të tyre për auditim, u ankua të mërkurën në Kuvend kryetari i i këtij institucioni, Arben Shehu, por pa pëmendur me emër këto institucione publike.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve për zgjatjen tej afateve ligjore të auditimeve, Shehu tha se kjo zgjatje nuk vinte për faj të të audituesve, por të institucioneve nën auditim.
“Kemi auditime në proces dhe nuk mund ecim përpara për shkak të mosdhënies së aksesit të institucionit që është në auditim,” tha Shehu në Komisionin e Ekonomisë, duke e shtuar se “ky është bllokim i procesit ligjor pa asnjë logjikë dhe përgjigje”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, pyeti se çfarë zgjidhje sugjeronte Shehu për të adresuar problemin dhe a kishte diçka që mund të bënte Kuvendi ndaj zyrtarëve shtetërorë që të mos shmangin përgjegjësinë ligjore.
“Ligji është i qartë, nevoja është për zbatimin e tij,” u përgjigj kreu i KLSH-së, duke lajmëruar komisionin se do të drejtohej në në rrugë institucionale për raste konkrete të pengimit të punës së audituesve.
Ndërkohë, Shehu adresoi edhe ankesa të punonjësve dhe ish-punonjësve të të KLSH-së se ishin gjendur para pamundësisë për të audituar punën e kryeminisrit, dhe iu referua një letër-ankese të dorëzuar në komision, ku kërkohej sipas tij, “suporti i Kuvendit për KLSH-në që të kishte mundësinë të auditonte punën e kryeministrit”.
Edhe pse kryetarja e komisionit, Milva Ikonomi pohoi adresimin e këtij shqetësimi nga punonjësit e KLSH-së, ajo kërkoi që çështja të trajtohej në një mbledhje tjetër dhe mbledhja të fokusohej tek raportimi i KLSH për punën e tij gjatë vitit 2024.
Shehu kërkoi që komunikimi mes institucionit të pavarur që ai drejton dhe Kuvendit të ishte i vazhdueshëm për të adresuar problematikat, duke iu referuar si një përvoje të mirë në këtë drejtim lidhur me një nënkomision të posaçëm që u ngrit në legjislaturën e shkuar për të adresuar zbatimin e rekomandimeve të auditimeve të KLSH-së nga administrata publike.
Duke paraqitur një ekspoze të përgjithshme të auditimeve për vitin 2024, Shehu tha se ishin kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Ai tha se për shkeljet e evidentuara, KLSH kishte bërë 13 kallëzime penale dhe 4378 rekomandime për masa disiplinore, administrative dhe financiare.
Pyetjet e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës u fokusuan tek çështje të veçanta, kryesisht në lidhje me auditimet e kontratave koncensionare. Për shumicën e çështjeve, Shehu tha se ishin në proces auditimi dhe sugjeroi që të rezultatet e tyre të diskutoheshin në seanca të posaçme me kërkesë të Kuvendit.
/BIRN -

“Më tha kam frikë të auditoj punën e kryeministrit”/ Arben Shehu para deputetëve: Punonjësi i KLSH u largua nga puna
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu është shprehur se punonjësit dhe institucioni që ai drejton duhet të ketë mbështetje ndërkombëtare, për shkak të natyrës së punës për të audituar institucionet më të larta të shtetit.
Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tregoi rastin e një punonjësi që i kishte thënë se kishte frikë të auditonte punën e kryeministrit Edi Rama, dhe më vonë për arsye të paqarta ishte larguar nga detyra.
“Kur e kam marrë detyrën jam hasur në momentet e para me shqetësimin e një audituesi për punën audituese. Ka qenë pjesë e stafit auditues në Ministrinë e Jashtme, që në atë periudhë drejtohej nga zv.ministri z. Gent Caka.
Ai më ka shprehur pamundësinë për të adresuar gjetjet dhe konstatimet tek ministri. I kam kërkuar shpjegime, një lloj sqarimi të shqetësimit dhe më ka thënë se “nuk është problemi që ne të adresojmë te personat përgjegjës, të cilët kishin vlerësuar si përgjegjës të shkeljeve të mundshme”.
Më tha se shqetësimi nuk është transmetimi i gjetjeve te Cakaj, por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar ato kryeministrit, sepse ai duhet të jetë autoriteti drejtues në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka treguar kreu i KLSH-së, Arben Shehu.
Rasti që ai ka treguan, bën fjalë gjatë periudhës së qeverisë “Rama 2”, kur Ilir Meta në cilësinë e presidentit të Republikës nuk pranoi të dekretonte Gent Cakaj si ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe kryeministri Edi Rama mori vetë kompetencat e ministrit, të cilat më pas ia delegoi Cakaj.
Megjithatë, si titullar i institucionit njihej Edi Rama, ndërsa me delegim kompetencash detyrën e ushtronte Gent Cakaj. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka treguar se për shkak të situatave të mëvonshme, punonjësi që kishte frikë të auditonte punën e kryeministrit, u largua nga puna.
“Për shkak të situatave të tjera që pasuan, punonjësi është larguar nga institucioni dhe për rrethanat e largimit unë jam i gatshëm që t’ju vë në dispozicion jo vetëm praktikën, por t’ju relatoj gërmë për gërmë historinë e problematikave që ka mbartur. Në vazhdimësi më ka dërguar shkresa të ndryshme.
Në një letër që më ka drejtuar, është shprehur se do t’iu kërkojmë institucioneve ndërkombëtare që mua personalisht (Kryetarit të KLSH) t’i jepet suporti i duhur për të audituar punën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, sepse siç shkruante “unë nuk kam mundësi për shkak të frikës që të auditoj punën e kryeministrit”.
Tani unë çfarë duhet të bëj në këto lloj situatash? Këto janë raste konkrete, unë i vlerësoj të gjitha. Unë e fus veten tek ata individë që në radhë të parë i frikësohen Zotit dhe zbatimit të ligjit dhe deri në minutën e fundit që do të jem pjesë e do të drejtoj KLSH me korrektesën më maksimale. Këtë e them me përgjegjshmëri të plotë dhe përballem në çdo moment”, tregoi Arben Shehu. -

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit
Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, foli sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për rastin e një punonjësi në KLSH, i cili u largua nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit.
Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tha se është në dijeni të rasteve kur punonjës të KLSH-së kanë hezituar të kryejnë auditime që lidhen me Kryeministrinë, për shkak të frikës nga pasojat.
Kreu i KLSH-së tregoi se ka marrë edhe një letër nga një person që shprehej se do t’u drejtohej institucioneve ndërkombëtare për ta mbështetur në përpjekjet për të audituar punën e kryeministrit.
“Më është dërguar një letër nga një person që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më mbështetur mua për të audituar punën e kryeministrit, sepse unë nuk kam mundësi ta bëj këtë për shkak të frikës,” – tha Shehu.
Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, nuk ka frikë nga askush përveç Zotit dhe ligjit.
“Çfarë të bëj unë në këto situata? Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm zotit dhe ligjit”, u shpreh Shehu.
Arben Shehu: Një auditues më ka thënë se nuk është problemi për të komunikuar te ministri Cakaj gjetjet ne Ministrinë e Jashtme drejtuar prej tij, por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar keto gjetje Kryeministrit, sepse ai është përgjegjës për Punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera, punonjesi i KLSH është larguar nga institucioni.
Më pas më ka dërguar një letër, ku shkruante se do t’iu drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua (Kryetarin e KLSH) për të audituar punën e kryeministrit, sepse ai nuk kishte mundësi ta bente kete për shkak të frikës -

Kreu i KLSH-së: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, foli sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për rastin e një punonjësi në KLSH, i cili u largua nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit.
Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tha se është në dijeni të rasteve kur punonjës të KLSH-së kanë hezituar të kryejnë auditime që lidhen me Kryeministrinë, për shkak të frikës nga pasojat.
Kreu i KLSH-së tregoi se ka marrë edhe një letër nga një person që shprehej se do t’u drejtohej institucioneve ndërkombëtare për ta mbështetur në përpjekjet për të audituar punën e kryeministrit.
“Më është dërguar një letër nga një person që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më mbështetur mua për të audituar punën e kryeministrit, sepse unë nuk kam mundësi ta bëj këtë për shkak të frikës,” – tha Shehu.
Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, nuk ka frikë nga askush përveç Zotit dhe ligjit.
“Çfarë të bëj unë në këto situata? Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm zotit dhe ligjit”, u shpreh Shehu.
Arben Shehu: Një auditues më ka thënë se nuk është problemi për të komunikuar te ministri Cakaj gjetjet ne Ministrinë e Jashtme drejtuar prej tij, por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar keto gjetje Kryeministrit, sepse ai është përgjegjës për Punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera, punonjesi i KLSH është larguar nga institucioni.
Më pas më ka dërguar një letër, ku shkruante se do t’iu drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua (Kryetarin e KLSH) për të audituar punën e kryeministrit, sepse ai nuk kishte mundësi ta bente kete për shkak të frikës.